Si ka mundesi qe e njejta ngjarje te  pasqyrohet kaq  ndryshe nga dy gazeta te pavarura?

Pse ta ndërtojë pallatin këtu ky komunisti?

 Nga  Dashamir Biçaku

TIRANE- Është ish-tregtar dhe ish- i përndjekur politik, madje edhe ish-pjesmarrës i grupit që rrëzoi bustin e Enver Hoxhës, personi që tentoi dje në mbrëmje të vetëvritej publikisht në qendër të kryeqytetit. Xhemal Zhuri, 53 vjeç kërcënoi se do të hidhej nga krahu i një vinçi në mbi 100 metra lartësi, pranë pallatit të njohur 30 katësh në ndërtim e sipër pranë selisë së PD-së në Tiranë.

Zhuri rezulton banues në Tiranë në rrugën “Stavri Themeli”. Tentativa e tij ka zgjatur më tepër se një orë dhe mbajti në ankth të afërmit dhe qindra efektivë policie dhe kureshtarë, që ndiqnin veprimet e Zhurit në cepin e krahut të vinçit, në qendër të Tiranës. Pas më tepër se një orë, ai u arrit të bindej që ta linte lartësinë ku ndodhej për të diskutuar me policinë dhe për të gjetur rrugëzgjidhjen e mundshme të problemit të tij. Shefi i komisariatit nr.2, Erzen Breçani, e Zv/Drejtori i Policisë, Rrumbullaku, u vunë në krye të operacionit që arriti ta bindte që të riulej me këmbë në tokë.

 

Si u arrit të zbritej nga super-vinçi

Rreth orës 18:30, Zhuri, kishte vetëm pak momente që kishte mbërritur mbi vinçin e pallatit 30 katësh që ndodhet pranë selisë së Partisë Demokratike, në rrugën “Murat Toptani”. Disa qytetarë që kalonin aty dëgjuan zërin e një njeriu që bërtiste dhe konstatuan në lartësi njeriun që lëkundej mbi vinç. Nuk kaloi shumë dhe disa patrulla të komisariatit nr.1, mbërritën në vendin e ngjarjes. Nuk u desh shumë kohë që në vendin e ngjarjes, të mblidheshn qindra efektivë policie, po kështu shumë kureshtarë ndiqnin veprimet e 53 vjeçarit në majë të vinçit. Të vetmet thirrje që dëgjoheshin prej tij nga lartësia, ishin: “S’më lënë komunistat që kam afër shtëpisë të jetoj i qetë”. Ndërkaq komunikimet e tjera të tij, humbisnin dhe nuk dëgjoheshin të qarta për shkak të shiut dhe erës që frynte.

Policia krijoi një rreth me një perimetër të gjerë, nga rruga “Xhorxh Bush”, “Luigj Gurakuqi”, “Abdi Toptani”, si dhe në pjesën e perëndimore të vendit ku ndodhej pallati. Efektivët e RENEA-s, Drejori i Policisë së Tiranës, i sapoemëruar Bernard Çaushaj, Zv/Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, e drejtues të tjerë të Policisë, mbërritën aty, për të menaxhuar dhe situatën. Thuajse gjatë gjithë kohës, Zhuri, qëndronte në mënyrë thuajse të pabesueshme në ekuilibër në këmbë në cepin e krahut të vinçit.

Një negociator i RENEA-s dhe drejtues të policisë pas komunikimit të vështirë me ish- të përndjekurin, arritën ta bindën atë, që fillimisht të bënte një lidhje me vinç, për të mos rrezikur jetën, për shkak edhe të lagështirës së sipërfaqes ku ai ndodhej. Pasi e bindën të kryente këtë veprim, policia arriti ta bindte, personin të sigurohej.

Gjatë kësaj kohe disa drejtues të policisë, si shefi i komisariatit nr.1, drejtori policisë, zv/drejtori i përgjithshëm, si dhe një grup i forcave të RENEA-s, një negociator i saj, mbërritën në tarracën e pallatit, duke negociuar me personin. Gjatë kësaj kohe ai u bind dhe nisi të lëvizte nga skaji verior i krahut të vinçit dhe mbërriti tek kabina e më pas u fut në pallat, ku u mor nga efektivët e RENEA-s të cilët më pas e zbritën. Më pas ai u fut në mjetin e zv/ drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

 

“Pse ta ndërtojë pallatin këtu ky komunisti?”

Kur efektivët e policisë, së kryeqytetit, morën për ta pyetur 53 vjeçarin Xhemal Zhuri, për të mësuar se për se e kishte kryer një veprim të tillë ai iu përgjigj atyre shkurt. “Hipa se këtu po ndërton pallatin një komunist. Pse ta ndërtojë ky komunisti pallatin këtu”. Një fjali e tillë duket se la pa mend drejtuesit e policisë së Tiranës, të cilët prisnin një motiv të qartë prej tij. Ende nuk dihet se për cilin nga aksionerët e kompanisë që po ndërton këtë pallat, e kishte Zhuri, por ai këtë fakt ua ka përsëritur edhe hetuesve të drejtorisë së Policisë së Tiranës.

 

Ish-tregtar i divorcuar, në grupin e atyre që rrëzuan bustin e Enverit

Historia e Xhemal Zhurit, duket se është një nga ato historitë e mijëra shqiptarëve që vuajtën nën diktaturën komuniste, por që duket se nuk po arrijnë dot të gjejnë paqe as sot 21 vjet pas rënies së saj. Në fundin e viteve ’70, ai është dënuar me akuzën e agjitacionit dhe propagandës. Plot 15 vite burg ishte vendimi i dënimit të dhënë për të nga gjykatapër Zhurin, i cili vuajti më tepër se 10 vite në burgjet e kohës deri në fund të vitit 1990, kur edhe u lirua. Kulmin e lirisë së tij, Zhuri, duket se arriti, me 20 shkurt të vitit 1991, kur rezulton në grupin e njerëzve që i vunë litarin monumentit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës.

Pas martesës së tij, pas daljes nga burgu, ai pati tre fëmijë. Në 2009, ai u ndaj prej bashkëshortes pas një padie për divorc në gjykatë. Në vitin 2003, ai u bë preh e bastisjes së banesës së tij nga dy persona të cilët më pas u arrestuan nga policia dhe u dënuan. Sipas vendimit të gjykatës personat kishin mundur të merrnin nga një magazinë e tij, një sasi pijesh alkoolike, me vlerë afërsisht 2 milionë lekë të vjetra. Që prej vitit 2009, kur edhe u divorcua miqtë dhe shokët e kanë parë vazhdimisht në gjendje jo të mirë dhe herë pas here në gjendje të dehur. Gazeta Shekulli

 

Tentoi të hidhej nga vinçi, 50-vjeçari: Kërkoj kompensim për vitet e burgut 

 Kërkoj kompensim për vitet e burgutTIRANE – Një ditë më parë Xhemal Xhurra kërcënoi të hidhej nga një lartësi prej 84 metrash, për arsye ekonomike. Ai kërkon lekët e kompensimit të burgut në periudhën e komunizimit.

I kontaktuar nga televizioni NEWS24, jashtë kamerave, Xhemal Xhurra bën të ditur se ka qenë i dënuar për agjitacion-propagandë dhe tentativë arratisjeje. Tetë vitet e para të burgut i ka vuajtur në Burrel dhe pjesën tjetër në Spaç.

Ai tregon se ka plotësuar të gjithë dokumentacionin për të marrë kompensimin financiar për 22 vitet e burgut.
Sipas Xhurës, në vitin 2009 ka marrë 10 milionë lekë të vjetra, si këstin e parë dhe të vetëm, ndërkohë që nuk ka përfituar më fond kompensimi.
Xhurra shpjegon se sipas ligjit duhet të përfitojë kompensim financiar deri në vitin 2020 dhe shuma që duhet të marrë është e konsiderueshme.

Ai bën të ditur për NEWS24 se ndodhet në një gjendje të vështirë ekonomike, i papunë, i pastrehë dhe nuk merr asnjë asistencë apo ndihmë tjetër nga shteti.

Mosmarrja e fondit të kompensimit për vitet e burgut, që përbëjnë edhe burimin e vetëm të jetesës për të, ka qenë arsyeja që ka shtyrë 50-vjeçarin të tentonte vetëvrasjen duke u hedhur nga 84 metra lartësi.

Gazeta Shqiptare
 

 

3 Komente

Të vetmet thirrje që dëgjoheshin prej tij nga lartësia, ishin: “S’më lënë komunistat që kam afër shtëpisë të jetoj i qetë”. Ndërkaq komunikimet e tjera të tij, humbisnin dhe nuk dëgjoheshin të qarta për shkak të shiut dhe erës që frynte.

smiley

Ketij ja merrte era dhe shiu te gjitha llafet, pervec ketyre fjaleve, perballe te cilave eres i dridheshin leqet e shaleve.

Me Fidelin e kishte ky mo? Po Fideli ka vetem 2 katet e para dhe nuk eshte komunist por socialist smiley

Ai qe i ka thene vetes pirdhu, nuk kthehet mbrapa!

Po ne shqiperi ndodh edhe keshtu. Njerzit afrohen ne buze te gremines, bejne "kerkesen" policise dhe pastaj, si rezultat i eksperteve ne komunikim me vetvrasesin keta te fundit shpetojne,smiley pastaj vjen faza tjeter, interevista dhe pyetjet ne TV-zione. "Zemer e hapur" Mesiguri qe ne Shqiperi per nje shuk paresh, mund te hypi tjetri ne maj te vinxhit 84 m i larte, dhe te bej cirk sic beri ky zotnia, i persekutuar! smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).