A duhet vertete te merremi me cdo gje qe ndodh neper bote dhe te leme pas dore ate cfare ndodh nen kembet tona?

Gjendja e jashtezakonshme ne veri.

Shendetesia: E cila per shendetin aq pak mendon. 

Arsimi: Ndodh vertete diku ne Shqiperi te arsimohesh? 

13 Komente

Gjendja e jashtezakonshme ne veri.

Rama: Veriu dy javë pa ndihma. Shteti ka rënë

TIRANË- Ndërkohë që kreu i qeverisë, nga Kukësi ka kërkuar marrjen urgjente të masave për përballimin e situatës së krijuar për shkak të borës dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve të izoluar, lideri i opozitës, Edi Rama e quan qeverinë të paaftë për përballimin e emergjencave.

Në profilin e tij në Twitter, Rama  shkruan se në “Veri nuk ka shkuar asnje ndihme prej dy javesh dhe ndihmat qe mund te shkojne nga sot do jene thjesht mediatike, sepse shteti ka rene!”

Sipas tij, kryeministri mund te gënjejë për ngricën që ka bllokuar ekonominë, po s’mund të fshehë dot dëborën që ka bllokuar Veriun, e gjunjëzuar tërësisht shtetin.

“Deklarimet e KM ne veri per fonde per banoret kopje e premtimeve per Shkodren e permbytur: Askush s’eshte ndimuar me fonde ende sot!”- shkruan ai.

Rama thotë se kjo qeveri s’ka asnje fuqi per te perballuar emergjenca, arka e shtetit eshte bosh kurse shteti eshte rrenuar ne moral e ne profesionalizem!

Po sala ca ka thone xhibo?

Sipas te dhenave jane te bllokuar rreth 50 000 vete.

Ministri i Puneve te Permrencme Nishani tha vetem disa minuta perpara se jane shperndare ndihma per 1000 familje.

Shqiperia ka ne dispozicion ne emergjences vetem dy borepastruese te cilat mbajne hapur vetem Rrugen e Kombit.

Tani ne fakt Kombi eshte i bllokum, por rrugen e ka ama.

Dreqi e mori ! 6000 km rruge thote miku qe ka bere dhe te gjitha jane o te pakalueshme o kalohen me zinxhire.smiley

po si ka mundesi pra, qe kur eshte ky ne pushtet, gjithmone ka permbytje, termete, vale nxehtesie dhe thatesire te papara (sic thote vete ay: nivele rekord!), te ftohte-ngrica-acare te paperballueshem shoqeruar me nivelet me te uleta te regjistruara te ujit ne liqene dhe diga, termete... e kur cdo gje premton per vit te begate, ja kercet me gerdecera, 97ra, 98ra, etj etj etj...

Duke pa lajmet mund te them se jetojme nja 100 vjet mbrapa. Nuk shikoje nje punonjes te veshur si punetor rruge. Spaskan pare me ble nja dy kostume portokalli me viza te bardha me u dallu nga te tjeret ?

Ne gjithe ket kjamet 6 fadroma punojne ne te gjithe vendin. Dhe nga ato 3 jane te ushtrise se natos. Dhe aty ku ka bore mbi 30 cm nuk bojne pune se vetem e shtyjne boren edhe nuk e hedhin ne lartesi dhe larg.

Te dhjefsha shtetin dhe ushtrine e natos.  (Mos na thoni qe Edi ka per te ble ca borepastruese tani). Mjer ai popull. Megjithese fajin e ka vete. Ne interviste thoshte nje plake, qe kur u duhen votat vijne e na sjellin noj gjo por tani qe na duhen as qe na shofin fare. Keshtu eshte me popull qe rehet per dy dite dhe ha bar 4 vjet te tjera. Prandaj mbreteroi Enveri per 45 vjet.  

e njejta me ndodh kur i shoh lajmet me syrin e nje te huaji.obobo turp e faqja zeze..kur ndodhi nje aksident ne portin e durresit me marinare turq,e pashe disa here kroniken,rrethimi i portit me tela,ferra,hyrja e portit me lope qe nuk linin ambulancen te kalontesmiley

por me e trishtuara eshte vdekja makaber e gjyqtarit ne Vlore!

ajo skene sa te jem gjalle nuk me shqitet nga mendja...iku kot,se nuk kishte zjarrfikese dhe ambulance...Zoti ua shperblefte!

Mesa lexova e njejta gje kishte ndodhur edhe me ate vajzen Megi Jukiçi, ne mes te Tiranes, me furgonin e policise e kishin cuar ne spital. Horrible!!!  

 

Ka qene nje skene gallate, kur ra nje zjarr i rende ne Greqi para nja dy-tre vjetesh edhe shume vende derguan zjarrefiksat e skuadrat e shpetimit. Nejse, edhe Birisha si djale i zellshem qe eshte coi menjehere "trupat e tij" te ndihmes se shpejte.

Shoh une kroniken ne tv, nga cfare perbehej ndihma e Shqiperise do thuash ti?!

Nga 3 zjarrefikse, me targa njona angleze e tjetra talione e tjetra nuk e di se cfare. Anash te shkruajtur me te madhe "Vigili del fuoco", njona me rrangalle se tjetra...  The freaky show...praktikisht... skuadra e teveqelave. Me te ardh turp.

Si perfundim, ndihma u refuzua ne kufi nga pala greke. smiley

PS: Po ambulancat ne trafikun e Tiranes? Sa njerez mund te kene vdekur vetem sepse ambulanca nuk i ka ardhur ne kohe?!Po karvanet e varrimeve ne trafikun e Tiranes? Me te ardh turp nga vdekja! Ne Shqiperi edhe vdekja nuk ka dinjitet.

lum si na kolajt/qe beme krushq kongjolajt...thosh rahmetlija gjyshja ime.

sa here o sha nona e fatos nanes per ato ambulanca qe bleu para do vitesh aq ambulanca qofshin. 5 milion evro, nuk di a mban mend ti se une po. veq numrin e makinave e kam harru smiley

Shqiptarët nuk mund të kenë arsye tjetër për të ekzistuar si bashkësi përpos ndërtimit të një shteti-komb legjitim e të qëndrueshëm, i cili të garantojë lirinë, mbarëvajtjen e sipërmarrjes së lirë dhe të drejtat individuale të çdo qytetari. Sipas logjikës historike, çdo alternativë tjetër është logjikisht e paqëndrueshme dhe kërcënon mbijetesën e kombit shqiptar. Arsyeja e shqiptarëve për të bërë shtet funksional nuk mund të jetë integrimi me Europën, sado që në aspektin formal ai mbetet objektiv i dëshirueshëm. Shqiptarëve u duhet të krijojnë një shtet, i cili t’u përshtatet vlerave të shqiptarëve, zakoneve dhe mënyrës së tyre të jetesës. Pra, integrimi është pasojë e konsolidimit të një shteti të qëndrueshëm, e jo anasjelltas.

Right on.

Nga te paktat shkrime qe has te cilat s'jane sa per te kaluar kohen dhe marre honoraret, apo sa per ti bere fresk nje ane apo tjetre politike.

Artikulon mirefilli thelbin e problemit, dhe faktin qe pa nje shtet te mirfillte s'ka integrim, e s'ka integrim (edhe sikur te kete) qe i zgjidh problemet e shipove.

Per mendimin tim duhet te ishte ne krye te faqes. smiley

Tani e di qe ky info (tek link me poshte) s'eshte shume new por sinqerisht me ka ardh shume keq kur e kam degjuar ndaj dua ta sjell:

http://www.youtube.com/watch?v=WG0AvOJhwOs

Ne kuadrin e dimrit te acarte neper Europe ne Shqiperi migruan disa shpend te cilet rane pre e gjuerdhetareve tane.Shume te paepur...pffffffsmiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).