Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shemsi Veseli pohoi se deri më tani nën ortekun e borës janë gjetur 10 trupa të pajetë

Trupat e Forcës së Sigurisë dhe njësitë e emergjencave civile posa kanë gjetur edhe tre trupat e fundit, që ishin ngujuar në gërmadhat e shtëpive të tyre në Reselicë pas rënies së ortekut.

Lajmin për gjetjen e viktimës së dhjetë në fshatin Rastelicë, për Gazetën Express, e konfirmoi edhe Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shemsi Veseli.

Ai pohoi se deri më tani nën ortekun e borës janë gjetur 10 trupa të pajetë, derisa vajza 5 vjeçare siç dihet i shpëtoi kësaj tragjedie.

Veseli tha se megjithë gjetjen e trupave që kërkoheshin, prestarët e FSK’së po vazhdojnë pastrimin e shtëpive nën ortekët e borës.

Ai tha se janë marrë të gjitha masat për sigurimi e banorëve të kësaj ane nga ortekët e mundshëm.

Sipas Zëvendësministrit Veseli, pjesëtarët e FSK’së për t’u dal në ndihmë banorëve të bllokuar nga bora kanë marr aksione për sigurimin e tyre edhe në Morinë e disa rajone të tjera.

Dje, u gjenden 7 trupa të pajetë, ndërsa sot 3.

 

Qeveria ngushëllon familjen

Qeveria e Republikës së Kosovës ka përcjellë nga afër gjendjen pas rënies së borës mbrëmë në komunat e rajonit të Dukagjinit, duke pasur kontakte të drejtpërdrejta me kryetarët e komunave të Pejës, të Gjakovës dhe të Deçanit. Po ashtu, Qeveria ka angazhuar Forcën e Sigurisë të Kosovës për t’iu dalë në ndihmë banorëve të fshatit Restelicë të komunës së Sharrit, ku helikopterët e KFOR-it nuk kanë mundur të aterojnë për shkak të kohës, ndërsa njësitet e FSK-së tanimë kanë arritur dhe do të angazhohen maksimalisht për ndihmë. Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është duke e përcjellë nga afër gjendjen duke qenë në kontakt me ministrin e Infrastrukturës, Fehmi Mujota, si dhe kryetarin e Komunës së Sharrit dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të këtij rajoni, Rasim Demiri e Duda Balje, të cilët janë në vend të ngjarjes. Qeveria u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave të motit të vështirë në fshatin Restelicë.

Jahjaga ngushëllon familjen Reka

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një deklarate, ka shprehur dhimbjen e saj të thellë për humbjen e jetëve të anëtarëve të familjeve Reka në fshatin Restelicë të Dragashit, si pasojë e rënies së ortekut të borës, si dhe për fatin e personave që kanë mbetur të ngujuar në shtëpitë e tyre. “Vdekja e anëtarëve të familjes Reka dhe zënia nga orteku i borës i disa anëtarëve të tjerë të këtyre familjeve, është një ngjarje e rëndë dhe e trishtueshme. Duke ndjerë fuqishëm dhembjen për të vdekurit, angazhohem me të gjitha forcat që qytetarët e tjerë të shpëtohen pa pasoja nga kjo tragjedi.

Telegram ngushëllimi i AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me shqetësim të thellë po i përcjell ngjarjet tragjike të ditës së sotme, në fshatin Restelicë të Dragashit, ku si pasojë e ortekut të borës humbën jetën dy persona dhe kanë mbetur të ngujuar në shtëpi disa të tjerë. AAK-ja solidarizohet dhe ndan dhimbjen me familjet e viktimave dhe uron që të nxirren të gjallë personat e tjerë të ngujuar nga bora në shtëpitë e tyre. AAK-ja duke e vlerësuar kontributin e njësiteve të Forcës së Sigurisë të Kosovës për t’i shpëtuar personat e bllokuar, fton Qeverinë që të marrë masa shtesë në shpëtimin e tyre dhe t’iu gjendet pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë atyre që pësuan nga kjo tragjedi.

3 Komente

fatkeqesi.smiley  ngushellime familjeve te viktimave!

Po ndigjojme e shikojme kronika nga Shqiperia per kete ngjarje te Rende . Eshte nje teme e domosdoshme te nderuar admin .

Nu ka ka mbetur asnje cop vend i thate ne Shqiperi per te kenduar e ndigjuar kikikikikiki - te e kaposheve  per "suksese madheshtore"  te Demokracise e krimeve  te komunizmit smiley

Njerez pa buke , pa ngrohje , pa drite , me Ujq neper oborre  Pa ndihme shendetsore ..Po Femijet ?????

Apel Gora

Apel Tropoja

Bllokuar Puka ....Apel Shqiperia . "Rrezikohemi per energji ."Hec qe nuk perballojne nevojat . Thatesire e papare keo 1000mike vjet  ... Apel Shqiperia ..." Me shkrirjen e Bores do permbytemi"  .A ka Bloo MOOT te na Justifikoje ?

 Ne Janar te 85 Ju dha urdher USHTRISE " Ne ora 12 te dites pasardhese te Hyhet me cdo qender QYTETI te bllokuar nga BORA "....e tmerrshme e atij viti shume here me e shumte dhe me rende se kjo  . Ne ora 11 e 45 u Raportua .U KRY !

Kemi ne SHTET apo vetem Llalpaqene e Llapaqenka Kuvendi te politizuar deri ne thonj Mashtrues e Denglaxhij kafenesh Europe e Arabie !

" Se ja u them une zotrie ...na jemi ma te suksesshmit , po ka ba Dielli stuhi or tie , dhe na s'mundna me e nalue . Na kena thane me IK nieri nga ato vise po ata nuk nigiojne  . Rrnofte Liria ! "

 Dëborat e kohës sime

A mund të bashkohen, dëbora dhe zjarri?
A mundet që, poshtë trupit pajetë, të 10 burrave, vrarë nga orteku
të mund të mbjellim trëndafilë të kuq?
... A mundet që, qiellin e ëndrrave të fëmijëve tanë
ta ngjisim në zenith, të pasqyrave të ardhëshme?

Po kohën, a mund ta shëndrrojmë, në një puthje
për fëmijën, që sapo lindi, i çliruar prej prangash?
Po bukën e përditëshme, a mundet ta gatuajmë
në magje buzëqeshjesh të arta, si dielli?

Miq,
dëborën shoh, si kërcënon njerëzit
dhe karvanët e gjorë të shpresave, pasi kanë humbur zjarrin;
Miq,
unë dua që kjo ditë, të shumfishojë vullnetet tona
dhe ne të jemi duar, këmbë, sy dhe zemër, pranë tyre.

Ankthin shkrij
në dyluftimin tim me gruan, që më bën të lumtur;
ankthin, që më mban peng gjatë natës pa hënë,
ndërsa burrat ndezin flakë të zbehta, në fshatin rrethuar nga dëbora,
për t’i ndriçuar rrugën një ambulance.

Orteku i vullneteve tona, më i lartë se dëbora në male
do ta shkrijë ulërimën e ujqve të uritur.

Mjaft më
me pallavra donkishotësh
që, lundrojnë në kaike premtimesh,
vetëm dhe vetëm, që të mos lëshojnë kolltukët.

Populli im, fle në shtrat të bardhë dëbore…

Shkurt 2012 (A.P)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).