Historiani i njohur Prof. dr. Kristo Frashëri, në 92-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet, ka treguar në një rrëfim të veçantë që nis me historinë dhe përjetimin e tij personal sesi u bë Tirana kryeqytet

“Unë nuk kam lindur në Tiranë, kam ardhur në Tiranë kur isha 7 vjeç, para 85 viteve, më 1927.  Në atë kohë, Tirana kishte vetëm puse, ujësjellës nuk kishte. Thoshin në atë kohë, pleq të thjeshtë tiranas që thoshin ‘Tironë’, që ‘po pive 40 kova ujë je bërë tiranas’. Unë kam pirë jo 40, por kam pirë nja 4000 kova ujë, kështu që unë e ndiej veten tiranas. E bëj këtë për të thënë se e ndiej veten krenar që jam tiranas dhe ia kushtoj këtë dashuri punës që bëra për historinë e Tiranës. Tirana ka qenë një qytet i qetë, qytet i dashur me njerëzit që e vizitonin, qytet i thjeshtë, qytet me një sistem urbanistik të krijuar nga shekujt dhe pikërisht te ky sistem urbanistik i Tiranës unë mora fillin sesi është origjina e qytetit.

Tirana nuk është nga ato qytete që krijohen nga pozitat strategjike, apo nga ato qytete që krijohen nga pozita e trafikut, ekonomike. Tirana nuk është si gjithë ato qytete që i kanë krijuar njerëz të shquar, Tirana është qytet që e krijoi treva ku është. Është një trevë shumë interesante. Tirana bregdetare është kryqëzim rrugësh nga Dalmacia, nga Shkodra, Ulqini, Lezha, për të shkuar në Lindje, duhej kaluar njëherë nga Tirana, Qafë-Krrabë dhe në Elbasan, rrugën “Egnatia” e shkonin drejt e në Manastir, Selanik, Stamboll e më tutje. Kjo ishte rruga veriore, ishin dy rrugë të tjera pastaj horizontale, njëra nisej nga Durrësi, bregdeti, qyteti bregdetar, vinte në Tiranë dhe kalonte në rrugën e “Shën Gjergjit” e lidhte Malësinë me detin. Qe një rrugë tjetër që nisej nga Kavaja, që ishte një qytet tregtar, po aq i lulëzuar sa edhe Durrësi e vinte nga Kavaja e shkonte nëpër Ndroq, tek Urë e Beshirit në Tiranë e hynte në Rrugën e Dibrës e në Qafën e Tujanit, Qafë të Murizës, në Mat, në Dibër, në Maqedoni. Po t’i shikosh në hartë këto tre rrugë kryesore, të shikosh ato takohen në Tiranë, në sheshin “Skënderbej”, prandaj Tirana lindi si qytet, kur u gjallërua krahina, treva dhe treva u gjallërua, kur u krijuar stabiliteti.

Dy herë është krijuar stabiliteti në këtë zonë, një herë në antikitetin e vonë, atëhere shikoje Tiranën si gjë që del me një kala, që është zbuluar atje ku është pranë Akademisë dhe rruga “Murat Toptani”, pastaj erdhën dyndjet barbare, u zhduk Tirana, pastaj erdhën përsëri turqit, u vendos stabiliteti dhe në shekullin e 17-të, Tirana u ringjall përsëri, se e ringjalli treva. Prandaj, kjo vijë, këto rrugë janë edhe sot pak të deformuara, rruga e Shkodrës quhej qëmoti, sot është rruga “Mine Peza”, Rruga e Durrësit e ka ruajtur emrin, Rruga e Kavajës e ka ruajtur emrin, Rruga e Dibrës po ashtu, Rruga e Elbasanit po ashtu, Rruga e Shën Gjegjit, ajo është rruga që vazhdon edhe sot e kësaj dite, me gjithë dredhat që ka vazhdon të lidhë Malësinë.

Më 1912 Tirana ishte qytet, por ishte vetëm nënprefekturë, varej nga Prefektura e Durrësit, e cila kishte 3 mijë banorë, kurse Tirana kishte 12 mijë banorë dhe prapë varej nga një Prefekturë që ishte shumë më e vogël. Kur u bë kryeqytet Tirana, më 1920, Tirana ishte qytet, në kuptimin “ballkanik” të fjalës, ishte qytet sepse nuk merrej me bujqësi, me bujqësi merren fshatrat apo qytezat që janë ende fshatra, merrej me zejtari dhe me tregti, edhe me kopshtari, se kopshtaria ishte pjesë e pandarë e jetës qytetare.

Tirana në Kongresin e Lushnjës nuk ishte nga ato që u vendos menjëherë të bëhej kryeqytet i Shqipërisë. Problemi ka qenë i tillë që kryeqyteti i Shqipërisë në atë kohë ishte Durrësi dhe ligjërisht ishte Durrësi dhe me statut ishte Durrësi, por Durrësin e kishin pushtuar italianët dhe ushtritë italiane lajmëruan qeverinë që u formua në Lushnjë, “po të afrohen në Lushnjë i pret mitralozi.” Dhe këta nuk deshën gjakderdhje dhe vendosën ku të venë përkohësisht, si kryeqytet sa të liroheshe Durrësi. U hapën biseda, jo do venë në Shkodër, jo në Krujë, jo në Elbasan, jo në Vlorë, pika të forta kishte Vlora, se Vlora ishte kryeqyteti i parë i Shqipërisë, por Vlora thoshin ishte shumë larg Shqipërisë veriore, shumë larg Kosovës, shumë larg Maqedonisë, thanë Shkodra, por Shkodra ishte shumë afër Malit të Zi, ishte një qytet me shumë banesa, qyteti më i madh i Shqipërisë, por u vendos Tirana. Tirana u vendos, se kur u pyet atje: “Po Tirana ka banesa?” – e pyetën Abdi Toptanin, a ka banesa për zyra, do vejë Kryeministria, do vejë Parlamenti, do vejë qeveria, ministria, legatat, zyra, gjykata, a ka ndërtesa? Dhe tiranasit u përgjigjën: “Ka dhe po të jetë nevoja ia krijojmë” dhe u vendosën në Tiranë përkohësisht.

Tirana i mirëpriti, fotografia e hyrjes së organeve qeveritare shqiptare në Tiranë, ekziston fotografia kur hynë krerët e shtetit dhe u vendosën në Tiranë, u sistemua Tirana dhe kur u lirua Durrësi nga ushtritë, nuk deshën të shkonin më. Këtu qenka mirë, në mes të Shqipërisë, me lidhje gjithandej, me këto rrugë që lidhin rrugët e Tiranës, rrugët e lidhin Tiranën me gjithë viset e Shqipërisë, kështu që Tiranë u bë kryeqytet, megjithëse me statut është vendosur kryeqytet më 1925, sidoqoftë Tirana e meritoi të ishte kryeqytet i Shqipërisë, për historinë e saj të mëvonshme. Ajo, po e mbyll edhe njëherë, kur erdhëm ne më 1927 në Tiranë, Tirana ishte akoma një qytet, siç i thoshin “me baltë”, nuk kishte rrugë të shtruara, nuk kishte ujësjellës, nuk kishte korrent elektrik, por pastaj u zhvillua, eci përpara, u pajis me mjete moderne dhe lulëzoi me hapa, siç po lulëzon sot me hapa të paparë, ndaj në këtë rast unë përshëndes të gjithë banorët e Tiranës që kanë qenë kaq të ngrohtë dhe dashamirës, ndaj vëllezërve të tyre shqiptarë”.

88 Komente

Awww this Kristo Frasheri guy, is so cute! smiley

Shume ngrohte e shkruar...

mendo,fillova dhe une ta dua Tiranensmiley

Pse, se ke dashte deri tashi? Tirana e ka marre me zor, e njikohsisht me hile, dashnine tone. Kush asht ai shqiptar qe se don kryeqytetin, pak randsi ka a asht fshat apo lagje periferike e ndoj fshatit apo miniqyteze. smiley

une te dashmen e mas me mallin qe kam per nje qytet.

ne Tirane une kam ndenjur gjif gjif 7 vjet dhe pjesen e madhe te shoqerise e kam atje.per ta me merr malli,per Tiranen jo.

ndersa per Vloren me keput malli,po me keput ama,s`eshte me zor,eshte me zar smiley

Kurre se kam kuptu dhe vazhdoj t'mos kuptoj, pse muzika juaj m'kujton funerale? Mos ma merr per mbrapsht kte pyetje. E kam seriozisht!

ndjesite jane shume personale tef,kur s`te ngjit s`te ngjit,mos caj koke smiley

kam nje vella qe eshte si tip i pandjeshem pergjithesisht,kur une qaja me lot e qurra kur vrihej partizani ose komisar katani per here te 17,ai kishte kulmin e te qeshurit.provo ti vesh ketij burrit tani ndonje kenge labe,i shkojne lotet vu(edhe une qesh smiley )

pasi shijon polifonine ama,zor te pelqesh shqipnira t`mesme e tollovira...

I like you! 

 

P.s. Nqs je mashkull, ta dish se like women. Nqs je femen, merre si te dush. smiley

po e marr vllaznisht pra,si femen e martume smiley

pasi shijon polifonine ama,zor te pelqesh shqipnira t`mesme e tollovira...

yeap!

 

pasi shijon polifonine ama,zor te pelqesh shqipnira t`mesme e tollovira.   ..............................................................................................................smiley

Edhe une e dua Tiranen, kurse tiransit jane njerez shume mendjemedhenj. (te me falin tiransit e peshkut) smiley

Ketlina smiley mos na shaj eee , ne fakt ne tironsit jemi ca pordhaliqer smiley por pa zarar smiley

Jeni kryeqytet e u takon t'u vije era. Pordha asht tregues bollekut e mirqeniet. smiley

Shum i kendshem..... Nuk jam dakort vetem me kete pjesen ketu 

'' siç po lulëzon sot me hapa të paparë ''..... Me duket shume e vjeter Tirana sot smiley

amin !

Ta gezoje 92vjetorin.

Shume pak vjet per nje kryeqytet por ky eshte i vetmi qe kemi.

Se kuptoj pse duhen thene llafe te keqija ne ket rast.

Me sa shof kompleksi Vuçidolian nuk i perket vetem Vuçidolasve dhe njerezve te pas '90.

 

Aman mer, lart e me lart Tirana me gjithe Dajt por VICIDOL, jo Vucidol, se me cmendet!

(Dhe meqe e lexova artikullin, argumenti qe Tirana s'eshte 'krijuar' nga pozitat e trafikut - par.2 - qe shtjellohet duke permendur rruget nderlidhese eshte per te qare hallin. Po ashtu edhe shprehja se Kavaja ishte "po aq e lulezuar" sa Durresi. Historian jo shaka.)

Nejse, edhe njehere, urime Tiranes nuse.

 Sqaruese per :

...." por VICIDOL, jo Vucidol, se me cmendet ! "...

Nuk ka perse merzitesh Trop .Eshte VUÇI Doll ...Ose "Lugina a Ujqerve" nga e ka Origjinen edhe ky qe kemi k/minister .

Ndahet ne dy pjese  Lugjin e Eperm dhe Lugjin e Poshtem .

Ne Lugj te Poshtem ka perseri dy pjese    Kreu i Lugjit e Bith i Lugjit .Ne "bith te Lugjit " ka pas Kullen njeriu i ndershem e Patriot , besnik deri ne vdekje i Atdhedashurise dhe ish Partise malesori Shqiptar i Malesise se Gjakoves   Ram Berisha . Ne se nuk  ke nigju nonji gjo me pare , eshte nje nga baballaret qe ka mund Berisha dhe "do ua baje djemve te tyre , ma zi se baballareve "

Nuk ke pse merzitesh me Toponimet e Verteta .Kane Histori qe jane emertuar te tilla !

uji ne tiron ka qene i paster,sidomos uji i selites, dhe tironsit kane qen te paster, tani e mbrapa uji ne tiron ne cezma vje er squfuri.. dhe tirona ka qene e paster se kush e ndyu ket uje, se kush e boni te piset ate ven, ju e merni vesh, ene mimazat i kane zhduk, nje nga lulet me karakteristike te qytetit tirones...mos te themi blinin, pemet e tjera te rralla si hurma, caraca e tj....Kristo Frasheri historian me integritet te plot tha se tirona eshte shkatru prej stabilitetit te vet, dy here, nje prej barbareve dhe njehere prej turqeve, une do te thosha edhe njehere prej vicidolve!smiley  kjo do te thote se i eshte transformuar identiteti eshte zevendesu, me hekur dhe beton! 

Shume keq i mban persiper 92 vjetet qe ka persiper Tirana, tashme e plakur dhe e rrudhur.

 

ka 110 te meta si qytet, qe nga njerezit e deri tek ndertesat..por per momentin eshte i vetmi "qytet" qe i ka ngel Shqiperise...

ndersa kur sheh kush po ja feston 92 vjetorin te perzihet.

 

 

Tiranasit nuk jane mendjemedhenj madje mund te them se jane disa nga popujt me drejt e drejt ne vend.

rrofte Tirana dhe Tiranasitsmiley

Ça thu moj? smiley

Po me mbush mendjen mua per popujt e tiranes.. smiley

Ketline mos jane `te ardhur` ata per te cilet po flisje.ata po qe jane mendjemedhenj.

Epo te ardhurit ta bane tiranen kryeqytet, lexoje shkrimin ma siper te ktij professorit plak. Tirana pa te ardhurit do kish kene, nejse se spo du me nxeh gjaknat. smiley

 

Dhe po thoje qe ju nuk jeni mendjemdhoj??? E lexon se ç'shkruan? E vetmja "way out" aht te thuash qe ti nuk perfaqson tironen. Kshuqe thuaje! smiley

Tu hanger i sufllaqe ne nje lokal te rr e dibres,pra ca vitesh ishte i plak prej korce gjys i rrjedh.- kur erdhem ne në Tirane me 1925,vendalite na thonin,erdhen kaurkat bytheperjashta.smiley

Thank you! smiley

Enka i love you smiley, mos degjo Teefen se eshte ziliqar per tiransit.. smiley

Prâj iher ti! smiley

varja Enushe

Kollaj eshte me shajt cdo qytet, fshat dhe popullsine perkatese.

Puna eshte  kur sharja kthehet ne tendence , dhe behet me cmirë

Mendimet personale per tironsit eshte mire me i lene jashte diskutimeve. Edhe une e kam nje te tille.

Por keta qe e shqyejne argumentin, dhe flasin ne tym, se kane njoft nje dore tiranas, duhet para se gjithash te marrin parasysh qe populli i tiranes eshte perball me ndryshime te medha demografike qe nga berja kryeqytet e tutje. Dhe ndryshime te tilla nuk ndodhin pa e influencuar kete popull, dac per mire , e dac per keq. Plus transformimi i pronave te tyre si ne asnje qytet tjeter.

po sic te thashe, lene krejt, sja vlen 

smiley

smiley

 

ke te drejte Ruzhesmiley

 

Ketlina love backsmiley

sot bera kumpir vetesmiley

u bene shume te mire...

yum

Shume e bukur. Gezuar.

Per respekt te kesaj Tirane qe na dha buke, uje, edukate dhe tolerance...disa foto historike me rastin e 92 vjetorit te berjes kryeqytet....

Pazari i Vjeter Tirones

Kjo eshte nje nga fotot me te vjetra te Tirones moderrne e vitit 1918

Kjo eshte piaca e Tirones ne vitin 1930. Sot eshte nje vend bosh, as lulishte e as e kultivuar, thjesht nje vend ku ne vape fllene endacakket dhe ne dimerr te myt balta.....

 

Nje pamje e sheshit te Tirones e vitit 1928 Perballe pazari i vjeter...

Xhamija e Hetem Beut..... simbolizon qendren e Tirones. Ja shikojeni se si e kane konceptu te paret.... me nje pus uji per te gjithe udhetaret, nje rrrap i madh per te bo hije si dhe stola per tu ul e per tu shlodh.... (1939)

Pjesa e mbrendeshme e Xhamise...

Kisha ortodokse e Tirones, tek Pazari i vjeter...foto e vitit 1939

Pamja e Parlamentit ne vitin 1940

Ja dhe sheshi i ndertimit te 15 kateshit.....(sot eshte hotel Tirona)

....dhe ket foto e vuna thjesht per nostalgjiket e asaj kohe, qe te vetmin argetim me parè e kan pas tek varkat, loja e pingpongut, apo qitjet me pushke sportive ....

 

Shume te lezetshme foto.Faleminderit.Kjo xhamia sikur paska me shume harqe se ajo sot,mos ka qene gardhi i oborrit? Ose eshte ndonje tjeter?

Tirana ka pas (ne qendren e sotme) edhe 2 xhami te tjera. Njera ka qene aty ku sot eshte Monumenti i ushtarit te panjohur dhe eshte shemb ne kohen e komunizmit, ndersa tjetra ka qene aty ku u ndertua bashkia (shiko foton poshte), dhe u shemb ne kohen e fashizmit per t'i lene vend pikerisht nderteses se bashkise, e cila u shemb ne kohen e komunizmit, per t'i lene vend sheshit.

Pastaj ka pas edhe nje kishe orthodokse qe u shemb per te ndertu 15 katshin si edhe nje Kishe katolike aty afer orthodokses qe u shemb, nuk e di per cfare arsye.

Histori te zakonshme, shemb vlera historike e nderto plehra "Made in Albania"... smiley

Nga kjo foto ketu duket qe xhamia e shembur ka qene ne mes te sheshit qe eshte sot (ku ka qene shatrivani) dhe jo te bashkia.

Nuk mund ta them me 100% siguri, por diku kam lexuar qe u shemb per t'i lene vend bashkise. Edhe nga foto nuk mund ta lokalizojme me saktesi vendndodhjen e saj.

Sipas kesaj llogarie i bie te kete pas 3 xhamia ne shesh?Shume ngjitur me njera-tjetren.Plus dhe kisha.Paska qene si kampus fetarsmileyNejse une e kisha per foto me lart sepse ishte referuar si xhamia e Et'hem Beut.

"Feja, opiumi i popullit". smiley

???????????

Histori te zakonshme, shemb vlera historike e nderto plehra "Made in Albania"... smiley

Prape pa qethur ti smiley Pse keshtu mer burre kaq "shqeto " e " thate " si pune parrulle me gelqere neper muret e Qerpicit "Viva il Duce , Viva il RE "smiley Po mer pamjen e Berishes qe i thoshte Rames "prishe shtepite e Qerpicit " smiley dhe "renove Kullat ne Malsie "...smiley

Cfare di ti per ato Vlerat qe jane prishur,  kur po nga keta PRISHES qe,  nuk e rrokanisnin fort cfare do themi une e ti pas ca vjeteve  si njOheS e InteliDjente te mBedhej te prishjeve  , Ruajten Xhamine e Shkodres apo ate te Korces , xhanibe e Tabakeve ,  apo  apo shume e shume VLERA Kulturore qe sot nuk u gjendet as Nishani i Partise  ?????

Hiq dore nga llafet pa dogane ! Them e ke aq kulture sa te mos cfaqesh si Polic apo kok Kedhi  si informaTiCuS  e me rradhe .

Them e flas se kam nje Vleresim per PunenTuaj , ne se ma kupton Drejt .Mos u cvlereso kot se koti me Kurverite e Kohes per tu dukur INTERESANT! Flm !

Cfare di ti per ato Vlerat qe jane prishur

Ne fakt, nuk di shume pervecse ndonje fotoje. Dhe nga fotot duken si xhami dhe kisha funksionale. Nuk me rezulton qe ne ndonje vend tjeter te botes te jene shembur ndertesat fetare per t'i lene vend atyre laike, me kete lehtesi qe jane shembur ne Shqiperi.

Keto veprime jane te pajustifikueshme. Nuk e di se ku e gjen kurajon me i dale ne mbrojtje?!

Hajde ketu os e shko tek "Arthur Avenu " Mont Blan eshte shndruar si Banese ku jetojne nierez ........Dhe cfare INVESTIMI pa Qerpic ???? Sikur vetem ajo .....ka vleren e te gjithe Objekteve te Kultit te  ndertuara ne Shqiperi Dhe me shume nuk po flas per Qela e per Tyrbe se ke vete aftesi te futesh ne webe e ti gjesh si psh vendin e shenjte te Shna Nout , apo Gurin e shenjte te Shatrivacit me Hicisht ,  ku po te ferkojne Grate Shalet "mbarsen dhe Pjellin smiley

Nuk e di se ku e gjen kurajon me i dale ne mbrojtje?!

Eshte muhabet i gjate dhe ti ke spekulluar me kete fraze si veti e "kokebosheve" qe mashtrohen me parulla mitingjesh . Nuk e prisja !!!!  Une vet jam Ateist dhe Heqjen , Zhdukjen e Fese si KULT Shoqeror e quaj nje nga FITORET me te medha te Njerzimit . Kjo nuk me pengon te respektoj e mbroj cdo BESIMTAR e FE si pikpamje e rit Personal .

Njekohesisht Ruajtjen me LIGJ , teper te ASHPER ,  Financimin per Mirembajtje e Trashegimin e OBJEKTEVE qe jane me te VERTETE te vecanta e  trasheguese te Historise , qe shprehin ate PASTERTI Intelektuale e naivitet KULTI ,  te KOHEVE te shkuara dhe kane Vlera ( evenimente Historike , pervec psallmave te prifterijve e hoxhallareve ) e quaj si shenje Pjekurie te nje SHTETI e Shoqerie .

Ndersa nderhyrjen e kisha te drejteperdrejte : Cfare di ti pervec parullave propogndistike ( te MEKSIT e NERITANIT qe po mernin Pushtetin me 92 smiley )  per prishjen e Vlerave te Kultit ?

Them se nuk duhet futur ne Logjiken e ktij @oles se   "kullave" qe ka lexu Sefer Dajen ne Biblioteken e Vucidolit . Nga ky lloj ka ps PLOT  te ngarkuar nga Partia te mblidhnin shkrimet ne "dyert e haleve Publike ne Tirane " ku Seferi ka qene NJESH !smiley

 

 

Une vet jam Ateist dhe Heqjen , Zhdukjen e Fese si KULT Shoqeror e quaj nje nga FITORET me te medha te Njerzimit

Po nuk kane zhduk gje mor i dashur. Keto ndertesa jane rindertuar keto 20 vite e po vazhdojne te ndertohen anembane Shqiperise, me nje arkitekture pergjithesisht mediokre dhe me fonde shpeshhere te dyshimta.

Nqs. ky qytet do te ishte drejtuar nga njerez normale, ne sot do te kishim nje stratografi shume te lexueshme te Tiranes: 1) nje Tirane romantike e orientale 2) nje Tirane racionalizmi fashist, 3) nje Tirane racionalizmi komunist dhe 4) nje Tirane post vitesh 90.

Do ishte nje qytet normal si gjithe qytetet e tjera te Europes. Ndoshta nje Sarajeve e dyte. Nje destinacion turistik e kulturor. Sikur vetem ata qe e kane drejtuar te mos ishin kaq injorante e destruktive...

Sot te gjitha keto stratografi te Tiranes se vjeter jane demtuar rende dhe ato qe mbijetojne rrezikojne te zhduken.

Ky eshte thelbi i asaj qe po shkruaj. Te tjerat, nuk me interesojne.

E mbyll qe ti ke te drejte .

Gjithsesi kerkesatose interpetimet  jashte realetitetit me "nqs " 'solure "  etj sherbejne per nje komunikim kulturor qe nuk ndryshon asgje , pervecse per te kenaqur egon tone  eper te zhvilluar fantazine !

Por puna eshte se ketu dhe ne cdo prurje nderhyhet POLITIKISHT " se diktatura zotrie " dhe jo profesionalisht qe eshte dhe duhet te jete shume e arsyesjme .Dhe per kete ti ke te drejte ...te tjera Kohe te tjera Mendesi dhe vemi ne Rrenje te thenies :

"mendje sivjeme qesh mendjen e vjeme"  Ja lexo nje nga peshtytesit me lart se cfare argumenti ka ... me Seferin ????? ne mes te kesaj qe thua zotrote se  " te tjerat nuk me interesojne "

Ndersa une ta thash dhe ta perseris , nderhyj pasi me Intereson mendimi Juaj shpesh FLUTURUES e Jashte Realiteteve me pakez gri nga "Se diktatira zotrie " pavaresisht se je pjese e Inteligjences dhe i Vleresuar !

Flm

Une mendoj se pertej ideologjive, qofte ne kohen e babaqemos, qofte ne kohen e fashizmit, qofte ne kohen e komunizmit e madje edhe ne keto kohe te shpifura te barbareve (ne te cilat po jetojme), kane egzistuar shume shqiptare qe ne nje menyre apo ne nje tjeter kane punuar per kete vend, te ndihmuar apo te penguar nga ideologjite.

Valle Skenderbeu si emigrant qi eshte ne Tirane, qfare mendon per te, qytetaret dhe per takimet para tij?

Po mjaft bre u grindet per dasira, diversiteti yne eshte plumb per armikun dhe hajmali per syrin e kuq.

Gezuar 92 vjetorin e kryeqytetarsise oj ti shocia Tirane. smiley

“Unë nuk kam lindur në Tiranë, kam ardhur në Tiranë kur isha 7 vjeç, para 85 viteve, më 1927.  Në atë kohë, Tirana kishte vetëm puse, ujësjellës nuk kishte. Thoshin në atë kohë, pleq të thjeshtë tiranas që thoshin ‘Tironë’, që ‘po pive 40 kova ujë je bërë tiranas’.

Unè kam lindur nè Tiranè...por nuk kam aritur ti pi ato 40 kovat ujè smiley! p.s. mè kujtohet 1 shprehje nè fillim 90',kur u ndryshuan kohèt..njerzit thoshin..Tirana 50 vjet larg evropès...shqipèria 50 vjet larg Tiranès!!Vetèm diçka i kam patur inat Tiranès..."S.K. 17 Nèntorin"!!

Tirana u be kjo qe eshte ne saje te ardhurve nga trevat e tjera te shqiperise.arkitektet italiane i dhane forme qytetit dmth qendres sepse pjesa tjeter eshte nje fjetore e pluhurosur  gjigande prej betoni.Tironsit den baba den perkunder pretendimeve te tyre  pervec dylberllekut dhe faljes ne xhami 5 here ne dite  nuk jane shquar per ndonje gje tjeter qe ia vlen te shenohet .

pervec dylberllekut 

Hera e pare qe e degjoj.

 

Sa te rrosh do te mesosh.

Jo. Nuk me rezulton ky lloj pergjithesimi e kam fjalen. Si vrer me duket.

Nese une them ta zeme qe Teefa eshte katolik shkodre dhe pederast, kjo nuk dmth qe shkodranet jane dylbersa.

 

+1

Kafe KursalTirane Kafe Kursal

Tani sa per tju rikujtu ju tironcave te vjeter..... bojini pak gjimnastike mendjes..... sidomos e kom me tironcen.....

a e dini se ku kane qene keto toponime....

1. Hani i Dika Beut?

2. Xingoni?

3. Gastranomi?

4. Ura e Shengjergjit?

5. Rruga e Postes?

etj, e tj.....

Po Pusi i Conit? 

Po agjensia e SATA-s? smiley Kjo eshte gjalle edhe sot. Se perse nuk e kane shemb ende, nje zot e di. Ndoshta nga qe nuk ka ndonjelloj vlere arkitektonike ose nga qe ka shume ujqer qe e kane vene nen shenjester edhe s'po merren vesh midis tyre.

dhe ka qene per gjithe kohen e komunizmit axh(gj)ensia.... nga nieshin te gjithe autobuzet e linjave nga Tirana.....deri sa doli hekurudha dhe lloja e kursimeve.....

tirana ka qene me siguri eksperimenti me fatlum i komunizmes. te tjerat pastaj jane romantike lokale.

ca ka thon instituti Luce per ket gjo?

Tirana eshte qyteti me i bukur ne bote per ata qe kane mallengjim vendlindjeje por nga ana sociale, arkitektonike e kulturore eshte nje lokalitet i rendomte provincial.

ah se harrova, ne Tirane jeton familja "me e nderuar dhe me e respektuar e kombit tone" -thene e me mburrje krahinore prej qemoti, ne bese te traditave shqiptaro-otomane, nga i pari i shtetit otnom - familja gjynafqare Topi(!) ...a te jete kjo deshmija se Tironcit jane mendje-medhenj e kane shume pordhe? ...une qe kam lindur ne Tirane ju siguroj se PO !

tirana eshte nje gjendje mendore... dhe jo si ajo e new yorkut, sepse tirana ka vlere vetem si kunderfakt, dyzim, refleks, antimaterie qe prek dhe antitrup qe nuk sheron.

Emo, le te jemi te sinqerte vella. Tirana eshte semundje mendore!

PO !

...eshte kryeqyteti i te semureve mendore eshte akoma me e sinqerte!

shko ore, imbecil!

po pra i te gjitheve nesmileysmiley

 te pish ilacet e doktorit tre here ne dite nga nje koker, i semure mendor do te jesh, 

Xhamia ne qender te Tiranes eshte quajtur e Karrapiceve dhe eshte prishur sipas planit te rregullimit te Tiranes duke ja lene vendin Bashkise,ndersa Bashkia e Tiranes ndertuar 1929-1931,prishur ne vitin 1981 per te zgjeruar Sheshin Skenderbej perpara Muzeut Kombetar.

Ne vitin 1614 Sulejman Pasha  ndertoi  -Xhamia e Vjeter-,e quajtur Xhamia e Sulejman Pashes.Ajo u prish ne vitin 1945 ku u ndertua Monumenti Partizanit.

Xhamia prane sahatit eshte Xhamia e Et'hem Beut:

Xhamia e Et'hem Beut, është një xhami e ndërtuar  nga Mulla Beu, nga Petrela, rreth fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë. Mbi derën e parë të xhamisë edhe sot e kësaj dite gjendet një rrasë, në të cilën vërtetohet që kjo xhami u ndërtua nga Mulla Beu, një njëri i pasur tiranas, i cili me qëllim bamirësie i hodhi themelet e para të kësaj Xhamie me 1791. Mulla Beu vdiq më 1807.  I biri i Mullait, Haxhi Et hem Beu, i pasur me dije dhe pozite, arriti të plotësojë minaren e xhamisë. Ai bëri dekorimin me piktura të xhamisë, ndërtoi tavanin e portrikun, dhe kështu mundi të përfundoje xhaminë më 1830-1831

Faleminderit fat-mir.

http://farm8.staticflickr.com/7056/68664...

Mqs fotot nuk po mundem ti posoj dergova linkun e fotos dhe me poshte pershkrimin e objekteve qe jane ne foto

Tiranë, vitet ’30. Zona e Xhamisë së Sulejman pashës dhe Kalasë së Tiranës, përbëjnë bërthamën më të vjetër të qytetit dhe që fatmirësisht ende mbart gjurmë të dukshme të kësaj historie. Natyrisht që shqiptarët po bëjnë gjithë ç’kanë në dorë për ta shkatërruar dhe ka mundësi që me këto ritme t’i shuajmë të gjitha këto gjurmë. Në këtë foto të marrë nga ajri, diku në fund të viteve ’30, shihet pjesa më e madhe e kësaj trashëgimie. Gati në qendër të fotos shihet xhamia e Sulejman pashës (nr.1) e fillimit të shekullit XVII, godinë me të cilën zinte fill edhe historia e qytetit. Kjo xhami u dogj më 14 nëntor 1944, gjatë luftimeve për çlirimin e Tiranës dhe, në vendin e saj, sot ngrihet monumenti i Partizanit Fitimtar. Përballë saj, në anën tjetër të rrugës, shihet tyrbja e Kapllan pashës (nr.2), të cilën historia na e kurseu dhe mund tia kundrojmë elegancën edhe ca kohë, sa nuk ka përfunduar ende qiellgërvishtësi që e ka gllabëruar brenda. I gjithë pellgu i ndërtesave tek nr.3 nuk egziston më prej kohësh, duke na kënë një zonë të rrafshët që kohët moderne i kanë dhënë emrin surreal “Gropa e Sejdisë”. Godina nr.4, egziston ende sot e ngjitur me ndërtesën e selisë së PD-së dhe gjatë pushtimit italian, aty kishte selinë Partia Fashiste Shqiptare. Në anën tjetër të godinës, me nr.5 janë sarajet e në të cilat pas luftës deri në vitin 1998 u vendos Instituti i Monumenteve të Kulturës. Më pas, ajo ju kthye pronarëve duke u transformuar në restorant me emriun “Saraji”. Tek ai boshllëku me nr.6, sot ngrihet godina e Infosoftit dhe ajo e PD-së, ndërsa në krahun tjetër shihet lulishtja e Pallatit Mbretëror (nr.7). Edhe kjo lulishte na la shëndenë para disa muajsh dhe sot aty po ndërtohet një tjetër godinë e stërmadhe. Pallati Mbretëror (nr.8), i ndërtuar si godinë private në çerekun e fundit të shek XIX, ishte ndoshta godina më e madhe për shumë kohë në Tiranën e posa shpallur kryeqytet, në vitin 1920. Për këtë arësye, ajo u përdor fillimisht edhe si seli e Parlamentit dhe pas zhvendosjes së këtij në godinën e re të ndërtuar në vitin 1926 (Teatri i Kukullave), kjo godinë shërbeu si Pallat Mbretëror deri në fund të Luftës. Sot aty gjendet selia e Akademisë së Shkencave. Në foto është shumë qartë i dukshëm muri rethues i Kalasë së Tiranës (nr.9) me portat që janë ende sot. Nga godinat brenda mureve, egziston ajo me nr.10, që shërben sot si seli e Policisë Bashkiake të Tiranës si edhe Sarajet e Toptanëve (nr.11). Më majtas, shihet Vila Mbretërore (nr.12) e ndërtuar në periudhën e fundit të Monarkisë së Zogut si rezidencë qeveritare dhe e përdorur më pas si seli e KQ të PPSH, seli e Komitetit të Miqësisë Shqipëri–BS; më pas si Pallat i Pionierëve dhe vitet e fundit si seli e Institutit të Monumenteve të Kulturës, ndërsa në vitin 2006 ju dha Familjes Mbretërore. Më tej, shihet shtrati i Lanës (nr.13) e cila është ende e pasistemuar. Përtej saj, duket zona ku sot ngrihet Piramida (nr.14), ndërsa në krah të saj tek ajo fusha me nr.15 u ndërtua në vitet ’70 godina e Radio-Televizionit. Më tej akoma, shihet rruga e Elbasanit (16) dhe Rezidenca e Ambasadorit Italian, që deri në vitin 1990 shërbeu si Muzeu Lenin-Stalin. Zona e qytetit që shihet në fotografi është ende disi e ruajur, pasi ka shumë zona të tjera të Tiranës të cilat nuk njihen më dhe ku mes pallatesh mes të cilëve nuk hyn as dielli, vijnë vërdallë fëmijë të stresuar që për mungesë vendi dijnë të luajnë vetëm me kompjuter.

a

Foto eshte <aq e vogel duhet nje superlupe me pa ndonje gjesmiley

Nuk duket gje fatmir. Vecse nje foto e vogel.

Nqs. mund te te ndihmoj, me thuaj.

Nuk po postoj dot fotot

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).