Kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi sot në mbledhje qeverie se cdo shtetas i huaj që investon mbi 100 mijë euro në Shqipëri, mund të marrë shtetësinë shqiptare. 

“Në cështjet më kryesore është ligji për shtetësinë. Ligji duhet të rishqyrtohet, duhet të përcaktojmë standarte të reja, duke ruajtur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjeja për heqjen e vizave. Shqipëria duhet të japë shtetësinë shqiptare të gjithë atyre shtetasve të huaj që investojnë mbi 100 mijë euro në territorin e saj”,- theksoi Berisha. 

Shefi i qeverisë në fjëlën e tij nënëvizoi se ligji duhet të përfshijë dekretin për shtetësinë e miratuar në vitin 1994. 

“Ligji duhet të përfshijë dekretin për shtetësin, i miratuar nga presidenti në vitet '94. Ligji do japë shtetësinë në përputhje që rrjedhin nga marrëveshja e heqjeve të vizave, duhet ta marrin të gjtihë qytetarët shqiptarë në përputhje me dekretin e vitit 94. Shumë biznesmenë ma kanë kërkuar, por tani duhet tu jepet me ligj”,- theksoi Berisha. 

BalkanWeb

14 Komente

Me thene te drejten gjithmone ka pasur kerkese per pasaportat shqiptare ne boten arabe. dhe ne me thene prape te drejten, gjithmone u jemi gjendur vellezerve tane luftetare islamike. I pari qe e filloi kete tradite te nderuar mikpritjeje ka qene Kryetari i Shoqates se Intelektualeve Islamike dhe asokohe kryetar i SHIK, Bashkim Gazidede i njohur edhe me pseudonimin "Gazi i Deges". U desh vite qe te çmorriteshim nga Alqedistet shqiptarodashes, qe u vrane nga CIA e Policia, apo u kapen dhe u varen shesheve te Egjiptit etj. 

Kjo tradite vazhdoi edhe me pashaportat biometrike sic e sqaron edhe ky artikull

 

New Albanian Passports Being Used By Terrorists

Tani ngjan se Berisha po perpiqet qe me nje gur te vrase dy zogj. Hem "miqve" te Konferences Islamike t'ua beje qejfin, hem ndonje leke per arken e shtetit qe e ka lene drangull ta beje.

Ah po, lufton edhe korrupsionin gjithashtu!!!

E keqja eshte qe me sa duket pashaporta shqiptare do filloje shume shpejt te shikohet si zgjebe ne aeroportet e botes, vec ne mos ardhte ndonje vale e papritur azilkerkuesish amerikane e neozelandeze qe duan te ikin nga ekonomite e tyre te pasigurta dhe te investojne ne tregun shqiptar bllokadeçares.

Jo po se kishte merak njeri qe nuk kemi treg Hallall ne Shqiperi. Ja ku e filloi Berisha me Pasaportat Hallall.

hallall pashaporten, Ebu Qerim! smiley

Nuk la gjo pa shit ky matrapaz vicidoli. Tokat e detin po, ajrin po se po, tani po shet edhe titujt. PO na e shit edhe te ardhmen o derr i felliqur.

Nuk gjej fjale qe te pershkruaj neverine qe ndjej per kete frymor. Ma hoqi oreksin e drekes.

1-Shqiperia 1 euro    (wow! )

2-Pashaportizimi 100 mije euro ...(Hallall)

3-..........      (  Bingo)  smiley

 

E ka dhe mali i zi nje ligj te till po nuk e kan ul pazarin sa ky nga Vucidoli. Ata e kan 500 mij euro.

P.s. Vucidol, serbisht do te thot lugina ujqerve.

Mali i Zi e ka heq ate ligj se i shkuli veshet europa. Edhe ky hunderri kot shfry hundet ne mbledhje qeverie se nuk e le njeri

shume larte piacen ky...ule mer...10mij euro, mbase

Mu kujtu i here e kam lexu diku ne kohen qe ne Shqiperi te mbanin leke kur dilje ne aeroport.

Thonte nje i huaj: Leket qe me mbajten kur dola nga Shqiperia ishin "the best money I have spent in a long time" smiley

Po ky u merzit qe po merrnin leke nen dore ata te MB per te leshuar pasharporta dhe vendosi ti mbledhi vete? smiley

Nigjo, per Shqiperine ka shume batuta, po nje me e madhja ka qene e nje gazetari nga Texasi qe jetoi ca kohe ne Tirane dhe qe ishte:

Shqiperia eshte vendi ku benzat Mercedes, shtegtojne per te vdekur!

Bencat e Shqypnise me bone 100 dallar me te pasur sot. Po shifsha Evos-in e Fordit ne po bojsha muhabet me nji nga ai shteti exportues i makinave, Ditroid'. 

M'pyti me i kallcu a kishim makine kombtare... I thash normal, Benci.. Para mrapa, vume bast qe ka ska benca me shume se cdo lloj tjeter ene uala, 100 dallar me i pasur. rrofte gugllja..

kane vene gurin qysh ne mengjes njerezit. radha sikur per buken. presin te behen shqiptare.

Ose:

Shqip: “Shtetësia”, mafia do të mësyjë Shqipërinë

Alarmohet SHISH

“Nisma e kreut të qeverisë u hap rrugë strukturave kriminale ruse, afgane dhe italiane”

Burimet nga strukturat e SHISH-it bëjnë të ditur se kjo nismë do ta vështirësojë më shumë luftën për sigurinë kombëtare, pasi sjell një zyrtarizim të investimeve të mafies në vendin tonë. Madje, kjo ndihmon sidomos mafien e vendeve të lindjes që të vijnë në Shqipëri, të investojnë paratë e fituara në rrugë kriminale, me motivin se do të përfitojnë shtetësinë shqiptare. Këtu bëhet fjalë sidomos për mafien ruse, narkotrafikantët afganë, mbase edhe turq. Megjithatë, Shërbimi Informativ Shtetëror nuk përjashton edhe investimet nga mafia italiane. Shqetësimi tepër i madh për sigurinë kombëtare, është vënë në dukje nga SHISH-i prej rreth një viti e gjysmë.

[...]

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).