Portali "Gjuha ime" u dedikohet fëmijëve dhe të rinjve (nxënësve) shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë atdheut. Per te lexuar me shume rreth projektit mund te klikoni ne faqen e tyre: www.gjuhaime.com. Per t'u dhene nje dore ose për t'u bërë fansa shihni faqen e tyre ne fb: https://www.facebook.com/gjuhaime?sk=info.

48 Komente

Abetare Digjitale smiley

Mos qesh por thuaj ta korigjojnë smiley gabim shtypi është .

Nuk mendoj se eshte gabim shtypi.Eshte  tipike e atyre qe u pelqen te flasin me "Q" ne vend te "Ç" dhe "GJ" ne vend te "XH"smiley

Venus nuk flasin por e shkruajnë më shumë se është vështirë të thuash viq për viç apo gjaketë për xhaketë. e kundërta është më e lehtë në të shprehur psh xhak për gjak ; xhithë për gjithe

Dhe unë mendoj se është nismë e mirë sidomos në fb.

Kam patur nje shok qe aq shume e ngacmoja sa fillon t'i thoshte xhaketes zhzhaket dhe ¢ajit shshaj. Imaxhinoje qa do I bajke shshipes mtshkrujme.

nejse ne Kosove ata ashtu flasin.sdq mendoj se nuk duhet te tallemi per nje shkronje me kete nisme te bukur.

Enka, kur ne nje gje si kjo merr pjese dhe Ministria e Arsimit, une qesh qe c'ke me te. Duan te mesojne shqipen dhe bejne gabime te tilla qe ne faqen e pare. 

Gramatika dhe drejtshkrimi i shqipes ka disa ndryshime tashme.

Fjala Dixhital shkruhet, sipas standartit, Digjital. Ashtu sikurse fjala tangente shkruhet e lexohet tangjente.

Standardi do duhej te ish dixhital, perndryshe te ben te qeshesh.

Ose "me gishta" ose shifrore, numratore a si u thone shifrave shqip, germa, prej nga vjen djakarta gremine ... gremina e gjuhes shqipe, me nje fjale.

Sa bertet o goce. smiley

S'e di ne eshte ndryshim i duhur apo jo, por eshte zevendesuar zyrtarisht me fjalen digjital, po keshtu edhe me fjalet e tjera te huazuara nga italishtja qe ne origjinal lexohen me xh, tash shkruhen me gj.

Ne nje konference ne biblioteken kombetare, lart shkruhej: "Digjitalizimi i te dhenave", e po ashtu shqiptohej nga Aurel Plasari e natyrisht edhe nga Berisha ne krah. Njejte edhe ne librat shkollore te gjuhes shqipe.

Ah, epo meqe qenka keshtu, me mire ta shqiptonte Tiqital zoti Plasari e le ta shoqeronte mandej natyrshem me Tiqitan Berisha na krah.  

zevendesuar zyrtarisht

Dhe burimi per kete thagmen ktu lart eshte kjo konferenca e bibliotekes kombetare...

po keshtu edhe me fjalet e tjera te huazuara nga italishtja qe ne origjinal lexohen me xh, tash shkruhen me gj.

Njejte edhe ne librat shkollore te gjuhes shqipe.

Cilet libra? Sipas standardit, gjuha shqipe shkruhet ashtu sic shqiptohet, pra xh-ja shkruhet e tille, jo gj.

Nje kerkim i shpejte ne google, nxjerr afro dyfish me shume rezultate per fjalen dixhitale, e gati te gjitha keto ne faqe nga Shqiperia. Perkundrejt digjitale-s ne faqet nga Kosova apo Maqedonia.

Ceshtje drejtshkrimi qe do vullnet per t'u korigjuar, asgje me teper.

Te siguroj qe ne librat e Gjuhes Shqipe shkruhet digjitale; hapi! .

Po ashtu  koefiçent shkruhet koeficient dhe  çertifikate - certifikate. Gene - Gjene, tangente-tangjente. 

Dhe kjo sepse: Ne drejtshkrimin e gjuhes shqipe fjalet e huazuara prej gjuheve latine, te cilat mbartin nje g apo c te ndjekur pas nga nje e apo i duhet te shkruhen me gj dhe c .  Liçense- licence, defiçit - deficit.

Pra, te shkruash Dixhital eshte jo e sakte, paçka se shumica ashtu e shkruajme dhe e lexojme. E kjo nuk ka te beje fare me Kosoven, maqedonine, malesine a ku di une.

Tung!

 

Standart shkruhet Standard Visar.

Tung.

Nisme e mire kjo, me pelqen. 

Me gj-e eshte.

E megjithate ajo me gj-e eshte smiley.

Ajo qe thote Visari qe eshte bere standarde eshte te fjalori elektronik shpjegues i botuar nga gjuhashqipe.com, ne Kosove, dhe auto-correct-i i Microsoft Word, i prodhuar po nga kjo kompani. Ne librat e vjeter shqip te p.e.t (para epokes se traplliqeve) shkruhej me "xh", te gjithe shqiptaret ne Shqiperi e perdorin me "xh", dhe asgje nuk ka ndryshuar zyrtarisht, sepse gjuhashqipe.com s'eshte asgje zyrtare. Nejse, sot te sjellin dhe eshtrat e Ismail Qemalit nga jashte, jo me te te bejne xh-n gj.

Fjalori i IGJL te Tiranes ,me "gj" e ka .

i cilit vit?

Une kam te 2006-es

si e shkruan fjalen "logjike" ti zoteri/zonje? po legjende, legjislacion e keshtu me radhe?

Nuk kane te bejne keto, sepse "to manage" ne shqip behet "te menaxhosh" dhe nga ana tjeter "analogic" behet "analogjik". Pra zgjidhet forma qe me pak vret syrin dhe veshin. Digjitale eshte thjesht qesharake. 

Ncuq, s'behet gjuha me vesh, behet me rregulla.

Njera prej tyre thote:

Ne pajtim me shqiptimin e sotem letrar, fjalet qe burojne kryesisht nga greq, lat. dhe nga gjuhet romane dhe qe ne shqipe kane ne gj te ndjekur nga nje e ose i, shkruhen me gj dhe jo me g:

agjenci, agjent, agjitator...

Drejtshkrimi i gjuhes shqipe, § 36g (Tirane, 1973)

Rregullat i ndryshojme Fin.

Po edhe perjashtime ka, perderisa ka edhe perjashtim.

po, ashtu eshte

Po aty, pak me poshte:

Shënim. Shkruhen me xh dhe jo me gj fjalët: inxhinier, xhandar, xhandarmëri, xhenier, xhenio, xhirim, xhiro, xhiroj, inxhinieri, xhirues, si edhe fjalët xhaketë, xhelatinë, xhol. 

Pse mos beje perjashtim dhe dixhital smiley

po bre, edhe gishtit do t'i themi xisht smiley 

nga pergjigjet shmangese, kjo ishte me e dobeta qe mund te gjeje

Nuk eshte perjashtim, eshte ne rregull me xh dhe qesharak me gj. Sikur Eqrem Çabej te cohet nga varri e te me thote qe e kam gabim, prape i ketij mendimi do ngelem. 

 

.

Xhaz, Xhaul, Xhel, Xhelozi, inxhinier, xhandar, dixhital, e shume fjale te tjera jane te grupi i "g-ve" qe behen "xh", ndryshe nga grupi i "g-ve" qe behen "gj".

me duket mua apo eshte cik e cuditshme kjo abetarja?

Per shkronjen "R" ka figuren e Referit ne Ring? Dhe Referi eshte gjyqtari i ndeshjes? :o

http://www.gjuhaime.com/abetare

Fjali shembull per U "Ujin nuk duhet ndotur".

Pastaj "Ai iu pruri trotinetin". 

Dhe c'eshte trotineti?

Ore, nese ka ndonje gjuhetar, apo ndonje njeri qe eshte marre me kete pune......dikur ka pasur nje rregull ne fjalorin e drejteshkrimin e gjuhes shqipe.......me sa mbaj mend une, (me korigjoni nese e kam gabim) qe thoshte.......te gjitha emrat e huaj shkruhen ne shqip, ashtu siç shqiptohen (jo siç shkruhen)

pra ne rastin tone fjala dixhital....eshte fjale e huazuar nga gjuhet latine, e si rrjedhoje shkruhet digital....po shqiptohet dixhital...dhe per rrjedhoje duhet te shkruhet me xh........e jo me gj

emrat e perveçem

Jo vetem emrat e perveçem. KOMPJUTER nuk eshte emer i perveçem por shkruhet ashtu siç shqiptohet. Biznes, futboll, volejboll, ka pafund shembuj.

Mos e bej me te veshtire nga sa eshte. Edhe vete emrat e perveçem kane me shume se nje rregull ne te shkruar. Pa llogaritur qe nje pjese e tyre (bashke me Evrope), drejtshkrimin ia detyrojne ndikimit te kultures sovjetike.

Nuk e bera te veshtire, te dhashe shembuj qe hedhin poshte ate pohimin tend. Persa i perket fjales Evrope, eshte me shume fashiste (latine) sesa sovjetike. 

Per Elian.

"Tërë puna për digjitalizimin e «Drejtshkrimit» gjatë periudhës mars 2008–shtator 2010 (me shumë ndërprerje) i dedikohet mësuesit Hasan Mehmeti, pronë e të cilit ishte edhe ekzemplari në të cilin u bazua kjo faqe, i blerë më 15 nëntor 1974. "

OOOO Fin!  smiley

Rrofsh per ket' faqen!! 

Me ter' men' m'ke bo pune! smiley

Mrrok, a e shef qysh ne balline se sa gabim e shkruajne shqipen ata qe kane marre persiper tu tregojne te tjereve shqipen...? perveç fjales digj(xh)itale, edhe mbiemrin e te madhit çabej, e kane vene Qabej...... 

It's ok!

Le te mos bohemi shume t'ashper them una! 

Dikush tjeter do boje pune me t'mire! 

Po mos i vehena tjetrit me gure n'torbe!  smiley

 

Mua me mjaftojne dy parrullat "Gezuar Pavarsia" (sikur eshte person smiley ) dhe "Rrnofte Pavarsia" per te mos marre parasysh asnje risi gjuhesore qe vjen nga Kosova.

 

me vjen shume mire mrroklla smiley 

portali gjuha jote...jo imja.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).