Banorët e lagjes 1 të Kukësit kanë parë dje në mëngjes një ujk të kalojë mes përmes pallateve, i ndjekur nga një turmë të rinjsh që e gjuanin me hunj, ndërkohë që kanë pasur shumë frikë t’i afrohen. Njerëzit kanë lajmëruar një gjahtar, i cili ishte në një kafe atypari, por derisa ai ka shkuar në shtëpi për të marrë armën e gjahut, ujku ka hyrë sërish në pyll dhe është zhdukur në zonën e dushkut, duke e çarë dëborën me shumë vështirësi.

Disa persona thanë se në orët e vona ujku ishte vrarë nga një rojë stalle, nga frika se do t’i dëmtonte bagëtitë. Tre vjet më parë, në një dëborë të ngjashme, katër ujq zbritën në qytet nga malet e Hasit, ku më pas u vranë nga gjahtarët. Edhe pse vrasja e këtyre kafshëve është e ndaluar me ligj, kur ata janë shfaqur në komunitet të uritur, nuk janë kursyer aspak. Fenomeni i afrimit të egërsirave pranë qendrave të banuara është vërejtur këto ditë edhe në zona të tjera të Europës që po vuajnë pasojat e motit të keq.

nga gazeta Shqip

28 Komente

Sot ne mengjes verejta nje mize. Miza ishte permasave 4x7mm. Fluturonte ne lartesine 1.34m deri 2.14m deri sa ndaloi te bente pushim ne murin anesor diku ne lartesine 1.87m. Ishte nje gje e pazakonte ne kete muaj dimri. Mbase e uritur? Pasi zgurdullova syte per ngjarjen e pazakonte, hapa computerin me shpresen te kontaktoja adminin e ppu-se per ta pyetur per ligjin e mbrotjes se "egersirave". Nuk arrita ta kontaktoja dot sepse, sic mora vesh me vone, ishte i impresionuar nga nje lajm i gazetes shqip per egersirat e kuksit e hasit dhe po punonte fort te na e pasqyronte, e pasuronte me te, ketu ne ppu. Ne saje te paditurise se vepruari, mora nje vendim fatal por shqiptarce, ta vrisja ne momentin me te pare qe do te luante bithen. E vrava! Tashme ajo mize e pazakonte eshte nje kufome e ngjitur akoma ne mur. Mendoj ta lej aty varur me nje kembe ne ajer per ekzempel. E mundshme eshte edhe nje ekspertize ligjore e mevonshme qe mund ta inicioje Ina me ndihmen e FBI. Une vete u nisa pastaj ne drejtim te paditur...

P.S. Nje bravo per admin per intelektin ujk te kapjes se lajmeve te rendesishme dhe prezantimin e kulluar!

kev smiley

"Une vete u nisa pastaj ne drejtim te paditur..."

Mire qe paske gjetur deren e Peshkut, se bota, pervec se plot me pula, eshte edhe plot me miza.

eshte edhe plot me hunj smiley

nga pervoja kete? 

Kjo ishte pergjigja e pyetjes deri me sot te papergjigjur: ku shkojne mizat kur bie bore?

Interresant, se si ju aristokracia, ju ajka e evropes, qe shperlani gojen me vere (e pire nga gota dhe jo nga shishja) pasi perfundoni pertypjen dhe gelltitjen e kafshates se pizzas se ndare me thike dhe e shoqeruar per ne goje me pirun, i keni mizat kaq te majme e t'shndetshme. Miza e majme, ju nderon! - Tregon mirqenje fizike dhe kulturore!

Dhe per ta mbylle kte muhabet, merlot apo cabernet? smiley

Dhe per ta mbylle kte muhabet, merlot apo cabernet?

Pse te dha njeri gjo muhabet? apo ec si ujku i uritur per muhabet ne ppu? qofte ashtu, - mer lot or tej mer lot! - kap hurin tani dhe bej roje per sot smiley

hahahahahahahaahahahahahahahaha, meqe nje gazete antiqeveritare ka shkruar per nje ujk te uritur qe i afrohet qytetit, ti je ndjere i ofenduar sepse mendon se te kane tallur babane. Por jo more kavie jo, sepse shprehja "ujku qimen e nderon por zakonin s'e haron" dhe qe i dedikohet babait tend, nuk ka lidhje me ujkun prej verteti qe u sorollat rreth qytetit. Gazeta, ne kete rast i ben me dije edhe njehere qytetaret se kafshet ashtu si dhe njerzit mbrohen me ligj dhe nuk mund ti vrasesh, aq me teper ne ruge e bulevarde. 

mizat, qysh nga koha e Shvejkut, kane zakonin e keq qe dhjesin mbi fotot e diktatoreve. Mizat jane me te poshtra se mishngrenset. Mizat jane kafshe politike. Nje mize e vrame ne pranvere (ose shkurt) eshte baraz me 100 mije miza te vrame ne vere. Pytja qe shtronte edhe Migjeni ishte: po sikur miza e vrame te ishte mashkull?

atehere do e lije kete sport edhe do kerkoje dicka tjeter me shance me te mira se kto

"Banorët e lagjes 1 të Kukësit kanë parë dje në mëngjes një ujk të kalojë mes përmes pallateve, i ndjekur nga një turmë të rinjsh që e gjuanin me hunj..."

Vetem ne Shqiperi ujku luftohet akoma me hunj. 

In den Ministerien haben wir Computer mit 286 Technologie gesehen. Dies ist ebennfalls ein Feld für Einführung höherer Technologie...

Se po pertoj ta kopjoj nga allamancja, vazhdon:

Furniture. One has beautiful wood, as well as the specialists which are necessary to do the work.

Njerëzit kanë lajmëruar një gjahtar, i cili ishte në një kafe atypari, por derisa ai ka shkuar në shtëpi për të marrë armën e gjahut, ujku ka hyrë sërish në pyll dhe është zhdukur në zonën e dushkut, duke e çarë dëborën me shumë vështirësi.

Nuk e kuptoj si e pi kafen gjahtari pa armen e gjahut me vete? Se po ta kishte me vete (ate gjen) duke pire kafen, ujku nuk do e kishte care deboren me veshtiresi. smiley

Gjahtare te papergjegjshem..smiley

Eshte tragjike se nje kafshe e mahniteshme si ujku eshte demonizuar ne rang global.... smiley

Every revolver is tied to a lover
of something. A chirp chips in
to the morning tableau.
A sac would be nifty about right now
with so much around us
collecting. To be collected
to be calm and—as the description goes.

+ 1

Normal,me kete zhvillim te papare Ekonomik.

Edhe dicka tjeter interresant. Se si mendja fyen nje kafshe te uritur duke ju drejtu me gjithfare fjalesh, e cili thjesht zbriti n'qytet per te hanger i kafshate buk dhe pastaj do i drejtohej persri pyllit. A nuk i sheh kto kafshet tjera qe jane ule ne qytet e qe pasi hane nuk u drejtohen pyjeve me debore por mercedezave dhe bmw-e e ne rastin me te pare fyejn familjet e njerzve dhe quajme Zanin e Amerikes, "Tevevizion Kafeneshe!", pasi mundohet tu kushtoje vemendje e ti respektoje duke i ftuar e intervistuar, ne mje kohe kur ne nju jork askush si pjerdhe. 

Edhe dicka tjeter interresant. Se si mendja fyen nje kafshe te uritur duke ju drejtu me gjithfare fjalesh, e cili thjesht zbriti n'qytet per te hanger i kafshate buk dhe pastaj do i drejtohej persri pyllit. 

   smiley kashata bukes, per ate perpiqen te gjithe. ujku i uritur per per njeriun nuk eshte ujk smiley

Kafsha e uritur eshte e vetmja kafshe qe jeton ne grup familiar dhe respekton anetarin e grupit, si dhe eshte monogam rigoroz. Njeriu ka ditur ta ruaje dhe ta perdore duke e zbutur. Aty ku ka bere gabime dhe ka dashur ta zhduke perfundimisht, ne zona te caktuara, ka pare qe ka prishur zinxhirin unazor biologjik, dhe demi ka qene me i madh.

Ne rsatin qe permendet ujku afrohet perreth zonave te banuara pasi kerkon ushqim ku temperatuarat e ulta nuk ia mundesojne mbijetesen dhe kapjen e gjahut ne grupe. Fshataret ose qytetaret e veriut e njohin mire rrezikun dhe dine ta ndajne prej frikes. Sot ai mbrohet me ligj.

Kevi shqetesohet per mizen, por duhet te pastroje ambientin perreth sepse miza shkon dhe ushqehet ne mjedis pislleku. Mund ta vrasi por pisllkekun jo qe nuk e pastroi, por te kunderten e shtoi, beri edhe murin pis.

i ndjekur nga një turmë të rinjsh që e gjuanin me hunj,

Kam lexuar para disa vitesh 1 ndodhi me Robert De Niro...nè artikull shkruhej se nè Kaliforni shpesh dhelprat zbresin nga kodrat nè qytet nè kèrkim tè ushqimit,De Niro ishte nè makinè dhe sheh njè grup fèmijèsh qè po qèllonin me hunj njè dhelpèr...zbret nga makina shumè i acaruar e shpèton dhelprèn nga torturuesit e saj duke e çuar tek veterineri..artikulli nuk shpjegonte ...por imagjinoj sa mund tè jenè tmerruar fèmijèt kur kanè parè pèrball AL KAPONEN me nerva...http://youtu.be/_Vhv8cW5sAo

Nje vizite surprize nga dhelpa disa muaj me perpara....E mahnitshmja ishte se arrita ta perkedhelja smiley

 

Art, megjith men apo tallesh

Ou qenka shume bukuroshe!smiley

shume e kuqe kjo mer...ne knej kemi plot po i cik si mo ngjyr hiri

Ketu ku jetoj (Jetoj ne countryside) ka shume kafshe te egra perreth..Te rastis shpesh te shikosh dhelpra,kapronj dhe shqiponja...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).