Çmimet e siguracionit për automjetet janë rritur në mënyrë të papritur me 2-3 herë. Agjentët e shitjeve thonë që çmimet e reja kanë nisur që nga data 1 shkurt dhe janë të njëjta gati në të gjitha kompanitë e sigurimeve.

Para datës 1, çmimi i siguracionit për një autoveturë me fuqi deri në 1600 centimetër kub, ishte rreth 4500 lekë. Por pas datës 1, çmimi për këtë siguracion ka shkuar rreth 14 mijë lekë ose mbi 3 herë më shumë.

Rritje ka për të gjitha llojet e siguracioneve duke filluar që nga motocikletat e deti tek mjetet bujqësore apo dhe zjarrfikset. Deri para 1 viti cmimet në tregun e sigurimeve ka qenë të fiksuara mes kompanive, me bekimin e Ministrisë së Financave.

U desh shumë kohë që të ndërhynte Autoriteti i Konkurrencës për ta shpallur marrëveshjen si të jashtëligjshme dhe në kundërshtimet me rregullat e konkurrencës. Burime nga Autoriteti të vënë në dijeni për rritjen e fundit të menjëhershme të çmimeve thonë se do të shqyrtojnë mundësinë e nisjes sërish të hetimeve në këtë treg.

16 Komente

Prap se prap shum i ulet esh po ta krahasosh me siguracionin ne vende si Anglia/Italia etj,ku nji makine 2000cc mund te shkoje deri ne 800 pound per ta siguruar...

Kto duhet te rregullojn ate punen e doganave per automjetet kte te bejn.

po sigurisht qe ne Angli apo Itali etj., siguracioni eshte i larte sepse makina po u aksidentua demshperblehet, ndersa ketu vetem kompanite e sigurimeve nuk merren me kete pune sepse si shqipetare te ndershem qe jemi e zgjidhim vete me njoni tjetrin. Biles na duket edhe si ofendim nese do te vije nje pale e trete per te nderhyre. 

hajt se kane lek shqiptaret...

40 lek ne dite, asigjo s'eshte, 200 grame benzine, me trafikun e Tiranes i bie te jete konsumi per 1,6 km ne dite. Kush ka makine eshte i ftuar te shkoje me kembe te bleje qepet dhe ne bilancin vjetor familjar nuk do e ndjeje fare shtrenjtimin e siguracionit. Njekohesisht do i beje mire njerzve dhe per uljen e kolesterolit se i jane mbush miletit venat me margarine ngaqe levizin vetem me makina.

Fuqia u matka me centimetër kub (zhvendosje), dhe për më tepër çmimi i sigurimeve u bazoka në këtë? S'ka lidhje me vlerën e makinës, të dhënat e pronarit, qytetin ku jeton, etj??

Cfare kerkesash paske dhe ti smiley

Aty jane bere te gjithe me makina, kush ka leke le t'i mbaje, kush s'ka te eci ne kembe.. smiley

Po kjo eshte normale shteti  me i krah rrit  siguracionet 3 fish, kurse nga krahi tjeter  Saliu rrit rrogat dhe pensionet 4 fish!smiley

Me shume brenda e keni me ate sitemin e takses shesht te Berishes, sdoni ate taksen progresive ju! smiley

Pse nuk i vën çmimet simbas cilidratës së makinës plus dhe taksat të vihen simbas fuqis së motorrit dhe kraburantit që përdorë(naftë.benzinë)...Të shikojmë sa do ti mbajnë bencat shqipot dhe SUV-et...Si dhe të futet skema që nëse nuk bën aksident siguracioni të vijë me zbritje dhe kur bën aksident siguracioni të të rritet...Por thuaj çfarë ligji zbatohet në Shqipëri që të  vendosen këto lloj ligjesh.

Si dhe të futet skema që nëse nuk bën aksident siguracioni të vijë me zbritje dhe kur bën aksident siguracioni të të rritet...

Pse si e kane ne Shqiperi te kunderten? smiley

Në Shqipëri paguan aq sa e kanë ata çmimin e prerë dhe nuk ka asnjë lloj ulje apo ngritje në varësi të bërjes ose mos bërjes aksident.

Flm, nuk e dija!

Siguracionet, ne te gjith boten, kane nje fytyre, te shtrenjta dhe kur vjen puna per te kthyer leket ne rast demi, te nxjerrin lloj-lloj pretekstesh. Ka njerez ketu qe kane vite qe pretendojne te marrin leket dhe siguracionet ua zvarrisin. 

Pjero ne gjithe boten siguracioni te siguron mallin apo pronen...Ndersa ne Shqiperi eshte thjesht nje takse se demshpeblimin harroje se nuk te japin qindarke

Mundet Art, por e njejta gjendje eshte edhe kendej i dashur, çdo dite ndigjojme per zvarritje te çeshtjes me vite, jo me muaj. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).