Sot thjesht mbaron sezoni i Futbollit (me kokore.)

Sot për 11 minuta lojë do jepen 58 reklama me vlerë 75 milionë dollarë, ku më e shtrenjta u pagua 5.84 milionë dollarë*.

Sot këndon Madona në half-time*.  

Sot 111 + 1* milionë njerëz do hanë BBQ ribs, potato chips, chicken wings, dhe do konsumohet një numër i panjohur birra.

Ok.  

Hmmm, çfarë është lënë pa permendur?

Ah po, sot luajnë me kokore, streçe, top oval New York Giants (9-7) dhe New England Patriots (13-3). 

Shijim të këndshëm, të përvuajtur, të hareshëm.

_____

*Kostoja mesatare për një reklamë 30 sekonda është 3.5 milionë dollarë. 

** Madona ka deklaruar që edhe pse ka pësuar plagosje në tezje të gjurit dhe në hundë gjatë nxemjes, ajo do luajë.

*** 111 milionë ishte audienca për Super Bowl vjet, rekord ky që ka të ngjarë të thyhet copë e çik sivjet.

91 Komente

Hej, a ke degjuar ndonjehere per ca cuna e goca te Circus de Soleil. Jo po qe ta dini se nuk boni dot pa kanadezet! smiley

Shpresoj shume te kendojne e t'i lujne fene smiley.  

Madona per "half-time"??? Bahhhhhh.

M'beso, jeta do ishte ma e bukur pa kanadezet. smiley

Sa loje e shpifur...

Ishalla s'u hyn nepsi shqiptareve per te kopjuar dhe kete loje

Mos u tremb Venuso. Do bythe kjo loja. Kur se kopjun dot pellazget e lashte, zor se do e kopjojne keto skarlatinat e sotem.

kush tha ?!ore, une kam frike se mos e kemi shpikur ne dhe na e kane huazuar kanadezet ...Mbase duhen deshifruar mire ato viatimet e shpellave smiley,meqe gje  te shkruar ,s'kemi mundur te gjejme gje.

Ose te presim  kur te dalin ne drite ndonje dite te bukur nga germadhat,e atehere shife ti c'do bejne shqipet. 

S-weeeeeet! Kondra gjajntsave ne Indjanapolis.
Go Pats!

Para ca kohesh mbaj mend ne nje analize te WSJ permendej qe koha totale e lojes reale ishte rreth 13 minuta. Kusuri i 4 oreshit eshte reklama, pushime, muhabet, perplasje skafandrash etj. Lezeti me i madh kuptohet qe jane reklamat. Male me patatina do konsumohen dhe lumenj me nje lloj uji qe thirret "Coors Light" dhe qe e shesin per birre.smiley

Megjithate, Go Giants. Ishalla po fitojne t'na gzohet edhe fmija smiley

...sot eshte ha,pi dhe shiko super bowl.Pas Thanksgiving kjo eshte dite me e madhe e konsumit.

sot parashikohet  te konsumohen per te ngrene;

...1.25 miljarde cope krahe pule(50 miljone kg)

...5 million kg. of potato chips, 4 million kg. of tortilla chips, 2 million kg. of pretzels.

  dhe per te pire do konsumohen;

        325.5 million gallons of beer

 

 

Amerikanet hane kot, jo me kur kane sebep smiley

Ai orakulli Arun kishte zgjedhur Giants...te jete i sakte si oktapodi Paul, thua? smiley

Sporti me "overrrated" qe mund te gjesh ne kete bote. Urrej me pasion!

Nese doni te shikoni RUGBY per burra dhe jo "Football" per gra hapni syte se filloj 6 nations..

E drejte. Ameriqeneve u prishet makiazhi nqs larg qofte lozin rugby smiley

 

Liqen, e verteta eshte, burrash bile e jo grash smiley qe ne futbollin amerikan ka demtime me te renda se ne rugby.  Sa per perplasje burrash kjo.

Per te tjerat, sipas qejfit a preferences smiley.  

Po ka si jo, me kokore hekuri ne koke edhe me "XXL socks" qe mbajn mes kembeve padyshim qe ka "injuries".. smiley

Kur bejne si te forte njeher se hodhen 2-3 hapa ne fushe dhe me ato festimet e tyre teper irrituse eshte vertet e shpifur..

Si t'thush ti smiley Plus different tackling rules smiley.

Rugby eshte sport (burreror dhe shume fisnik, jo i dhunshem do thoja smiley ), ndersa American Suckball eshte... shfaqje. Njesoj si wrestling.

Kur u ndane keto u rane.  E rrjedhimisht edhe na smiley.

Go get 'em Monda, I got your back! smiley

si vajti muhabeti kush fitoi? se eshte normale qe eshte si them une.. Une vdes per kta shqiptaro-amerikonte qe shohin football amerikan.. yeh bro! Go Giants e ku di une se c'thone tjeter smiley

Of of era zgare e tym nga nahija jon.
Ps. Matematika e tblemes s'birrave nji dite para esht art me vete.

GO PATS!!

Fatjonin s'po e shoh si pjestar te ekipit.

kush eshte Fatjoni?

Cfare do te thote 11 minuta loje?

Sot për 11 minuta lojë do jepen 58 reklama me vlerë...

Turp me thon po as se marr vesh fare kete loje,di vetem qe perplasen behen kapice me njerez bije bilbili cohen me kembe,dhe prap avazi.

Deja vu?

Go Pats!!! smiley

go Giants - again!!

omg, a Rav commercial smiley

&

so far so Good 

M&Ms namber uan!

Dorrito nice too.

____

Weatherford, damn you, you ex!

9-3 Giants per momentin

Di ndonjeri cfare website mund ta shof nga PCja ndeshjen?

Omg omg omgggg the golden asssssss omggggggggggggg

This is for my friend Mathew. His father, dedicated Giant fan and wonderful man, passed away with cancer a couple of weeks ago. Mat is understandably in tears at the moment. Raporting live instead from an emotional NY state of mind smiley.

Bah, cfare ankthi. Fantastike. Vetem tani filluan te levizin makinat rrugeve ne NYC. Cdo gje ishte ne standby. Pats nuk ja dalin dot me Giants, gjynof gjith ato bbq iken kot smiley

Ta gezoni fitoren, na ben me zemer.smiley

Mire Giants mire. Na nerun sonte. Hallall pulat e barbëkjosura. smiley

We still eating, i just got done with a painting of some cat (using art rage for ipad) and now that the giants won, it looks better than before the game. Maybe its just the beer.

Anglo-shqiptaret qe bejne sikur merrnin vesh nga regbia kur ne i binim maces me luge nje; dhe patriotsat dy: suck my GIANT balls!!!

Ty te dalshin GIANT balls nga veshet.. smiley

Ku na i mban ne anglo-shqiptarve te merremi me ju.

Mua me zuri gjumi, kush e fitoi?

s'e kisha menduar kurre se do te vuaja per nje ndeshje futbolli amerikan. kushedi cfare problemesh kam me new yorkun qe s'i kam kuptuar.

This is why winners, win..., and losers, lose! smiley

Nje gje nuk e kuptoj ketu ne SHBA.
Dje shumica ishte me Giants dhe jo me Pats megjithese Pats dominuan lojen dhe humben thjesht prej shansit te keq.
Ka ndonje inat personal me Bostonin shumica e Amerikes?
Po keshtu dhe kur luajne Red Sox apo Celtics dhe Browings.
Nuk e di se cfare ju ka bere Bostoni por vete fakti qe keto ekipe kane marre 7 kupa ne 10 vjet ndoshta i acaron njerezit.
Me kujton ca njerez qe ne futboll kur i pyet me ke je,thone jam me ekipin e dobet...Kompleks inferioriteti?Ndoshta...

Pervec faktit qe Giantsat i kane tifozet me te cmendur se Patsat (mendoj se ka pasur shume me shume tifoze te Giantsave ne stadium), New Yorku perfaqeson Ameriken shume me shume se Bostoni - ne New York thone se 'behesh', ne Boston duhet te jesh 'i bere'.

Ca thu ma? Are you kidding me? Po ju shqiptaret qe bani tifozllek per pats, si ja bani? Apo mundoheni me ba theks prej irishit? Lol

lale une dhe ti qe bejme tifozllik per skuadrat vendase tregojme fqinjesi te mire, dhe aq, ne s'jemi pjese e ekuacionit.

Nuk humben nga fati i keq! Humben nga nji taktike e theshte, push the time to the limit then score, then... no morre tajme forre da luzarrs tu skorre!!! Se duket se asht e kote me ju fole ju femnave pune sportit, shyqyr qi jane njato rreklama! smileyHail to the Big Blue!!!!

Teefa, ti ose po flet ne keqbesim, ose s'e ke ndjekur lojen, se e ke pas mendjen ketu.

Please! Vetem 5minita nga krejt loja, keni kene para. Kjo me interreson mu, the score! Shyqyr qe ska autogola nfutboll amerikan se kushedi ca do kishit ba ju. LolKto muhabetet qe bani tashi jane muhabete humbsish! smiley

Teef, une dje per here te pare nisa ta kuptoja pak me qarte futbollin amerikan, por edhe une e kuptoj lehte qe ti s'po flet per lojen seriozisht. Giantsat e humben perqendrimin per nje kohe goxha te gjate, ndersa Patsat u ndeshkuan nga gabime idiote si ai i safety-t, nga 2 moskapje fatale dhe nga nje interception i Giantsave per turp (per Patsat). Ne rastin e kesaj loje s'thua dot as qe topi eshte i rrumbullaket smiley, ai shkon ku t'i doje kokrra e qejfit.

Kur te te vijne 'cunat' mblidh kujtimet, perqendrohu, dhe fol per futbollin.

E para njehere nuk jam femer.
E dyta fati ishte me Gients,se te hedh topin Tom Brady dhe tjetrit i shpeton nga dora 5 yard nga goli eshte fat i paster.
Po nejse fituesi nuk gjykohet.
Gjithashtu nuk eshte se jam ndonje tifoz i Pats por u habita me urrejten qe tregoi pjesa tjeter e SHBA ndaj Pats.
Personalisht akoma ndjek futbollin europian dhe jam me Bayern-in.
Tropizma,
Ketu nuk behej fjale per te perfaqesuar Amerine ne aktivitete nderkombetare,por thjesht per nje aktivitet kombetar.
Nejse ju thashe ekipet e Bostonit kane merre 7 kupa ne keto 10 vjetet e fundit dhe ndoshta ka shtyre ndjenjen e disa njrezve qe urrejne ekipet e medha.
Ke degjuar ti ne Gjermani psh?
Atje ka tifoza pro Bayern dhe anti Bayern.Tani une keta pro Bayern i kuptoj,por ata anti Bayern nuk i kuptoj fare.I kane inat thjesht se eshte klub i madh...

Gallate e madhe ishte ne fakt kur po pergezohej fituesi si World Champion smiley. Amerikanet jane nje planet me vete, fundja ata i kane dhene botes Hollywoodin. Nejse, une po flisja per perfaqesimin, disa koncepte sportivo-gjeografike perfaqesojne popullsine me mire se disa te tjera.

World Champions, Baseball World Series, reklama e Clint qe STALKER do ishte kuruar perfundimisht po ta kishte pare smiley. Reklama Anti-Sindikate, e fjalet kyce te reklamave "qen, femra te bukura." 

What's there not to love about this planet, I tell ya smiley

 

Pats jane prepotene, po te ishin vetem tifozat e giants kunder pats, do ishte e kuptuese por e gjithe amerika ishte kunder pats (ka mundsi dhe obamasmiley), kjo sepse ato simbolizojne te keqen, jane evil! Kurse giants ishin the big blue white angels! Dhe seriozisht qe nuk e kuptoj se kush shqiptar mund te baj tifozllek per pats, po te jetosh ne MA hajt thot njiri, por ka disa fuckin losers nga NY apo thir-stejt-erja! I dont get that!!!

Lol sorry. Nuk asht faji jem, bane emnin Chris, apo J (xhej as in Jesus), se tash t'kapin me zor. Apo si kemi capeshq  prototipa ktu!!! smiley

U munova me i hudh ka i sy lojes gjer ne fun te pjese se pare.. tmerr loje.. shume kec per matemirintop.. masanej pash breket me xixa te Madones ene sesi mu perzi.. gati gati me shkumezoi Yuengling nga goja.. aq e pata ne lidhje me matemirintop..

Finalen e SuperBowl e 10jet komplet komercializmi dhe sidomos paraqitja ne maksimum si nje spektakel. Show ne pushim ne ndeshjes si ai i Madones eshte i shpifur. Reklamat pa fund po ashtu. Menyra se si mbyllet ndeshja me dhenien e kupes ne nje stadium te zbrazur dhe me deklarata te ftohta te fituesve stonon. Nuk i afrohet kurre atmosferes se nje finaleje te kupes se botes. Megjithate kur nje skuader e NY (ose kudo ku jeton) fiton, ja vlen te ndiqet si sport. Njeriu pa e kuptuar behet pjese e ambjentit ku jeton.

ishte mire te dilje ne oren e ndeshjes perjashta. per arsye qe nuk varen nga une, dola te blej nje calzone. Eshte nje pizzeri "radhiko" ne amsterdam ave dhe 69-70 rruget. rruges per atje nga nje dritare degjova ca britma tifozesh. mu kujtua qe ka ndeshje, s'di ku e kisha degjuar; mu kujtua edhe ndrek luca ne rolin e priftit kur pyeti "pse e bejne ate zhurme ata? Para deres se kishes... mekat... mekat". Eca dhe nje cike. pashe ate termometrin pas sheshit verdi; 35 grade fahreneit. Nje fresk shume i kendshem. Pak njerez, ja gjeja me e mire e "fubollit" (pffff) "te ktyre" thashe me vete.

u futa te ajo pizzeria koti - imagjino eshte afer nje macdonaldsi. Nje kalzone i thashe nje tipi aty te banaku, qe ishte gjithe pucra hormonale. Ne ate kohe ai ishte duke marre nje dore pizzash te njelme e bajate dhe po i hudhte ne kosh. Jam i sigurte qe po te mos kisha vajt une, te njetin fat do kish pesu edhe kalconia ime, te cilen ai e mori dhe me tha a do ta boj ktu apo e merr kshu si e ke? Boje, boje i thashe. E mire, e futi ne nje sobe qe ishte bosh fare smiley  I kerkova edhe nji salce ekstra.

Sa te bo, i thashe. 6 dollare e 50 cent tha. Paguva cash. E vetmja gje qe s'mora vesh qe qe pse mu dhimbsen me shume ato 50 cent se sa 6 dollaret. Dola.

se ato 50c kane peshe, kane kuptim dhe vlere smiley Per ato pune 50c na ka pushtu dhe facizma atheri smiley 

ata na pushtun nga dashnia. Na pushtun ne kuptimin e perqafimit, se mos e mendon ndryshe. e pushtova, thone nga Jugu. Kshu qe propozoj te mos i themi pushtimi fashist, por perqafimi fashist. smiley

sepse na donin afer, ngjitur, ne s'shkonim dot, po vijme ne thane, dhe erdhen... eh ta dish sa lule jane hedhur ato dite (pa tallje kjo), kishte hyre pranvera, kohe e dashurise, ose sic thote poplli yne qefli: prill-maj, mos iu daj...

smiley I kam pare fotot n'origjinal... lulebort te sjella enkas nga Shkoderlocja!  smiley  Kam pas komshi nje elbasanlli, oficer i larte i edukum ne Itali por qe kish zbraz pushke kur erdhen taljont(u munu i shkreti me hedh themelet e italishtes, inglishtes dhe gjermanishtes qy filiz ke une...)

Yea, edhe karajfili qi keni n'flamur ka mundsi qe asht nga kopshtijet e shkoderloces. smileysmiley

Nigjo, shum seriozisht, nuk du me dit per gjona te diskutueshme, jo shkodra, jo venecia, jo demokracia e u liru kali ne dere te hanit; du me te thone qe s'di a ka qytet ne bote qe mund te mburret me nje kong si kjo:

http://youtu.be/8qbp7sWJ5Qg

pa asnji dyshim, ne top 10 hits te kengeve qe nji individ apo kolektiv shqiptar kan kriju artistikisht. eshte pa asnji ekzagjerim gjeniale. Gjeniale!

Po une qe kisha ndermend te blija kalcone per dreke dhe shkoj e lexoj kete?  Si i behet tani qe nuk di ku te shkoj?

Po nuk te pelqeu italiani shko tek kinezet.. smiley

Po jo moj se nuk kam ndermend te qelb gjithe zyren une.

sushi (rolls dhe tre sashimi) tek trader's joe. 5.99$.

Mua me pelqen chicken lo mein me baby shrimp edhe beef chow fun..smiley

Edhe ky nje variant eshte.  Po ajo dreq kalcone (me djathe e spinaq) me kujton byrekun e Shqiperise.

dje kom honger i gjys tepsie byreky me spinoq.. po ti bosh icik duret pis, mun te hash gjys tepse ne ti.. smiley 

Cimo, c'me kujtove me ket kalconen. Sapo kisha ardh ne NY para vitesh dhe me nje mikun tim qe kish kohe ketu futemi tek nje nga keto delit me open bar. Ishin afer mbylljes dhe ushqimet po i derdhnin ne ato qeset e zeza, me ta shpif. Uria na kish vu poshte dhe me shpjetesi mbushem kutite plastike. Ky miku im i thote kashierit qe te paguanim gjys cmimi sepse ushqimi po hidhej se po hidhej. Kashieri nuk leshonte as centin dhe ky shoku im u nxef dhe donte te ikte pa blere. Aty triumfoi burrnia ime prej shqiptari. Nuk do e bojshim veten per $12.... Isha i fresket athere.........smiley

e tmerrshme; xhoni dep ia kishte dredh vanesa paradisit me anxhelina xholin!

nji nga gjonat qe do iki pa kuptu nga kjo bote esht qe ca i pelqejn ati xhoni depit, pash zotin!!! s'ka femer qe s'e pelqe. na ka bo me hije. sepse ideja eshte qe per xhoni depin ta bojn naften te gjtha! sa shef nanji, shkon puna mire e bukur, kur tak, te vje ajo hala e akllit, mu n'kurriz te ther: a do e kalonte kjo proven e xhoni depit? thu...

smiley

 

s'ka femer qe s'e pelqe

Mos e ver doren ne zjarr smiley

M'kujtove nji gallate tjeter. Kur po xhirohej "Shoku yne Tili" diku afer parkut Rinia ishim mledh cunat e mhalles duke pa xhirimet. Qetsi e modhe, kur vecse kur nigjohet zeri i nji mhllaliu, tornitor, qe thote : "Ti q! nonen. Shkojn morin kto kopilat e vegjel per film, nuk me morin mu me bo nej film me Alen Derrlonin". smiley

ju kalconen e keni pas metafore per topin, me siguri.

Na kon inot, se jena ma tmirt.

gota nuk eshte gjys plot, gotes i thyjme gjysmen dhe tashi eshte plot smiley

Mu me vjen inad ma vlla, pse mondas i dalin komentet te shkrueme ne leter te verdhe/portogale? Du me m'dale edhe mu te shkrueme ne leter bluhe!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).