Artistë e shkencëtarë mblidhen në një grupim të ri

Shkrimtarë, artistë, filozofë, historianë, mjekë, shkencëtarë janë mbledhur së bashku për të krijuar një akademi të re. Dje, Gjykata e Tiranës miratoi krijimin e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, e cila u themelua më 17 dhjetor 2011. Në përbërje të saj janë emra të shquar të artit, kulturës, shkencës shqiptare, si Ismail dhe Helena Kadare, Inva Mula, Ermonela Jaho, Adrian Civici, Fatos Tarifa, Limoz Dizdari, Pëllumb Xhufi, Isuf Kalo etj. Sipas njërit prej themeluesve e sekretarit shkencor të kësaj akademie, Fatos Tarifa, ideja e themelimit të saj ka lindur 7-8 muaj më parë dhe ka gjetur entuziazmin e një sërë figurave të shquara shqiptare, të cilat nuk janë të përfshirë politikisht, por janë fokusuar në punën e tyre artistike apo shkencore.

Duke pasur parasysh që në Shqipëri ekziston një Akademi Shkencash, Tarifa thotë se kjo e reja nuk do të jetë një rivale e ASH-së, por një plotësuese e saj. Sipas tij, e ideuar sipas modelit të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave (American Academy of Arts and Sciences), e cila dallon nga Akademia Kombëtare e Shkencave (National Academy of Sciences) në SHBA, Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave u krijua me dëshirën dhe vullnetin për të promovuar krijimtarinë më të mirë kulturore, shkencore, artistike dhe letrare të realizuar në Shqipëri, në trojet shqiptare dhe në diasporë. Kjo akademi nuk shihet si një institucion ku anëtarët të marrin një rrogë e të dalin në pension, por falas të japin kontributin e tyre për gjallërimin e jetës kulturore dhe shkencore në Shqipëri dhe për t’i ndihmuar krijimit të një sfere publike, në të cilën shoqëria civile të konsolidohet si një institucion demokratik. Kjo akademi synon, gjithashtu, të shërbejë si një forum intelektual serioz, duke bashkuar preokupimet e shkencëtarëve dhe të artistëve shqiptarë për dijen teorike dhe rekomandimet praktike në të mirë të zgjidhjeve racionale të problemeve të shumta e të rëndësishme me të cilat ballafaqohet shoqëria e sotme shqiptare, për të shërbyer si një katalizator për ngritjen e vazhdueshme të standardeve akademike dhe artistike në çdo fushë të krijimtarisë intelektuale, si edhe për të popullarizuar edhe më mirë në tregun global të vlerave dhe ideve arritjet më të mira të artit, të letërsisë, të kulturës dhe të shkencës shqiptare. Tarifa thotë se Akademia nuk do të ketë një numër të kufizuar anëtarësh dhe ai mund të shkojë në qindra, në bazë të propozimeve që do të bëhen nga seksionet e ndryshme të saj.

Në mbledhjen e themelimit të saj, Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave zgjodhi President Nderi të saj shkrimtarin e njohur Ismail Kadare. Po në këtë mbledhje, anëtarët themelues të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave zgjodhën presidencën e parë të saj, të përbërë nga: Ksenofon Krisafi (president), Alajdin Abazi (zv. president), Isuf Kalo (zv. president), Inva Mula (zv.presidente) dhe Fatos Tarifa (sekretar shkencor). Mësohet se Akademia do të funksionojë përmes forumeve shkencore, botimit të revistës së saj dhe prononcimeve sa herë që të lindë nevoja dhe kërkohet mendimi i tyre për çështje nga më të ndryshmet, në shkencë, kulturë etj.

Anëtarët 
Anëtarët themelues të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave janë 33, prej të cilëve 26 janë shqiptarë ndërsa pjesa tjetër të huaj dhe anëtar nderi:

Anëtarët themelues të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave janë (në rend alfabetik):

Alajdin ABAZI, fizikan (Maqedoni)
Panajot BOGA, mjek
Luljeta BOZO, inxhiniere
Adrian CIVICI, ekonomist
Limoz DIZDARI, kompozitor
Dhimitër DHORA, biolog
Përparim FUGA, fizikan
Romeo GURAKUQI, historian
Gëzim HOXHA, arkeolog
Ermonela JAHO, soprano
Helena KADARE, shkrimtare
Ismail KADARE, shkrimtar
Isuf KALO, mjek
Ksenofon KRISAFI, jurist
Xhevat LLOSHI, gjuhëtar
Piro MILKANI, regjisor
Inva MULA, soprano
Mina NAQO, matematikan
Llukan PUKA, matematikan
Skënder RIZA, historian (Kosovë)
Marenglen SPIRO, fizikan
Sali SHIJAKU, piktor
Fatos TARIFA, sociolog
Thoma THOMAI, skulptor
Pëllumb XHUFI, historian
Aleksandër XHUVANI, inxhinier

Anëtarë nderi të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave:
Jean-Philippe ASSAL, mjek (Zvicër)
Amitai ETZIONI, sociolog (SHBA)
Lord Anthony GIDDENS, sociolog (Angli)
Pierre HASSNER, filozof (Francë)
Peter LUCAS, gazetar/shkrimtar (SHBA)
Mateo MANDALA, gjuhëtar (Itali)
Obrad SAVIÇ, filozof (Serbi)

39 Komente

Hehehehe!!

Detyra e pare e Akademise!

T'u shkruhet nje leter gazetarkave dhe t'u thuhet qe nje Akademi "formohet", nuk "krijohet"! smiley

E i ka ardhë rradha Peshkut të formojë një akademi : Akademia e peshkut të artë " sa jemi nga fillimi, pastaj si të bëhet bllog e zanat  Akademi s'ka lezet.

Lajm i mire.

Me pelqen fakti qe anetaret "e qesin buken" me te tjera aktivitete, dmth nuk se vijne perdite "ne pune" te akademia per te diskutu ca u tha te bluetoothi duke thekur nderkaq buket e marra me vete tek rezistencat poshte tavolinave (pse m'kujton akademine dhe institutet e pafundme shqiptare te shkences mu kjo?).

Ka plot plot plot material bruto shqiptar qe ka nevoje per berdaf akademie prej verteti, sidomos ne diaspore.

Ishalla nuk shkon "ne fis" si cdo organizim shqiptaresh deri me sot! Ishalla shteti shqiptar e mbeshtet dhe bon dicka qe te themi "cfare te permbysim"? (pa nenkuptu qeverin, as filxhonin, por sendin me te afert).

Veri nais!!

Le te jete berthame per nje akademi edhe me koridore ku theket buka e marre me vete te rezistenca. smiley  Neqofte se i mungon dicka Shqiperise, per mu, eshte ligjerimi i standardizimit.  Per ket arsye duhet edhe pak burokraci.

ndihej shume munges e kesaj akademie, shpesh here kisha degjuar njerez te zakonshem qe te flisnin per kete problem qe, nuk po them se nuk i zinte gjumi, po aty afer,

po ja qe erdhi kjo dite e bekuar edhe per ne,

Ore pse kaq ciniqer juve? Edhe ne mos befte asgje, cfare problemi ka, akademia pershesh po ha.

Ke te drejte Xhibi: ne fund te fundit, thua ti, buke e kos po hane,

sipas meje,

1-pa bere gjera konkrete, kot qe flasin. E, me sa shoh, u be i muaj e me shume qe jane formuar e s'kane nxjerre ne drite as statutin, as qellimet,

2- kane nxjerre ne drite, ne fakt, vetem ca thashetheme  e inate intelektualesh kunder akademise tjeter, kur thone "Kjo akademi nuk shihet si një institucion ku anëtarët të marrin një rrogë e të dalin në pension, por falas të japin kontributin e tyre për..."

3-nuk eshte e vertete qe hane buke e kos sepse, secili prej tyre, mund te krenohet se eshte anetar i kesaj Akademie, te kerkoje privilegje e te beje cv mbi Hiçin absolut,

Kaq per momentin: e perseris. Nese bejne gjysem gjeje te hajrit, jam i pari qe do ndryshoj mendim! Deri me sot nuk kam degjuar te kene bere ndonje gje perveç vete-themelimit.

Mujin e ardhshem ka me shku ne 100 numri i antarve. Lol

shpresojme te shkoje per mbare, por me ndonje emer qe njoh nder themelues, shpresojme te mos shkoje si puna e qumeshtit qe kthehet me nje pike kos...

.

M'u kujtua nje akademi tjeter quajtur Albshkenca smiley

Urime. Suksese.

Pergezime per nismen!

Shpresoj te mos jete Akademi e shokeve e shoqeve.

shpresoj qe kjo akademi te mos shenderrohet si akademia e  EUNUKEVE (qe ka zaptuar emrin e shkencave)te cilet te ngarkuar me tituj profesor, docteur  ,docent ,rekteur ,profesor-doctor etc nuk bejn gje tjeter veç lepihen si langaraq pas qeverrive te ndryshme per te shijuar kocken e radhes,por kurr ate detyr qe i perket elites se vertet te nje kombi !

Po nuk e bejne altin sepse nuk jane elita. jan nje tufe drunjsh

Urime Akademise se re, e shpresoj te bejne diçka, se ate Akademine tjeter, sikur e ka zene gjumi. 

Formimi  i kesaj Akademie eshte nje nisme e mire   dhe shpreh  ate qe Akademia ekzistuese e formuar dhe e drejtuar nga mundesa  dhe peshngrites, nuk nderonte  kete vend i cili  ka nje histori dinjitoze ne shkence dhe kulture...

Shpresoj se do te flase me  zerin e saj per tere  problematiken qe ka jo me Shqiperia por i gjithe kombi yne.

Do uroja  nje unifikim me ate te Kosoves. U hodh nje ide per nje "Akademi  te ketij Blogut", tone.Nuk eshte pa gje....

Shume gje e mire, qofte per hajer! 

a ka ndonje nga keta akademiket qe ben pjese ne te dyja akademite? apo jane me perjashtim kto?

Me beri te ve buzen ne gaz akronimi "ASHASH", kjo eshte nje nisme shume e mire, shpresoj te funksionoje. 

Sipas njërit prej themeluesve e sekretarit shkencor të kësaj akademie, Fatos Tarifa, 

Shqipnia Centeniale, diaspora ne Amerike te pershendet me keto vargje:

Tani qe te pashe serish,

Te shoh qe ke te njejten etje,

po jo dhe me te parin lezet

 

ca nga kto kane bo demek sikur na kane dhone msim

oh pleaseeeeeeeee...........

akademia................

vari trajsen, po qe kjo akademia, cte presesh nga ne te varfrit

Urime dhe sa me shume forma te tilla orgnizimi jo Politike me njerez autoritare te Fushave . .Nuk do kishte gje me te mire se sa Organizime te Specialiteteve jo te formes se GOP-it te babasqapit per karrike. As te "komisioneve" te Partive
Te pakten Ju hiqet megafoni Politik ketyre Tufrave me Tope e Hunjerve me shumice , qe nuk lene vend pa u afishuar si Historiane , Kritike , Vizionare ( te mos ngatrohet me VQ ) e Llapaqene te te gjitha kategorive qe e kane perdhosur Inteligjencen shqiptare ne artikuj gazete e ne ate shkalle sa qe dhe Jozefpina Topalli quhet pjese e Inteligjences , biles e Shkrimit Shqip smiley
Biles biles dhe Akademiku Berisha perdori e argumentoi Gjurmen ne TEC-e dhe Shelfin Komtinental ne Det . Me vlere gjithashtu po nga ky Akademik jane studimet ne fushen e pemtarise Shkencore per mbareshtimin e Llojeve arrorro- shegoro - ullishtoro - bishtajore sipas pervojes se arave me eksperience te Vucidoles or tie smiley me e shndrrue Shqiperine Lokomotive te Enonomise , makari mbi sikaret Ballkanas !

kete fatos tarifen sikur e kane akuzuar njehere per vjedhje kur ka qene ambasador ne USA !!!

M'vje keq me e thone, po Ismaili ka nje tendence qe t'a leje emrin e vet t'ia lakatredhin personazhe t'dyshimte. smiley

 

Ismaili I pas 90-es eshte nje emer josignificant, Mrrok. Flas per vete.

E di, po dashnia e pare t'bo t'a mash i' sy n'te! Flas per vete!

M'vje keq qe perzihet me turli-fare karagjozesh! smiley 

sa romantik qe je mrroklla! smiley

smiley

Rri tashi se na vune n'siklet! smiley

Me fal, sec pata nje moment prej goce klase-laraskë dashamirese. smiley 

Sweet child!! smiley

smiley 

S'e kom kutpu as vete se si e qysh. Natyrisht, edhe tani llafin qe thote ai, s'e thon dot  asnji nga kta bumbashirat aktual. Por a-ha! harro mushke valerene se ismailin e prene, i thon ksaj. mase jemi dhe ne qe kerkojm shum, xhanem. ose esht ajo qe s'ka tjeter. merre me men, arrin nji cofetin si lubonja e krijon sekt me radikal shicker dhe cuna te turbllum prej sinqeritetit te teprum, ne kohe te tjera kandidat per dylbera. merr vesh ti se deri ku shko puna?

Varja, s'ke ca me bo. smiley

Pashe nje interviste te tij ne TV. Bo ca kenaqsie!  smiley

buke e vjeter smiley

ps. kocken ta run.

Duke parë emrat e disave nga antarët e akademisë më kujtohen ato disketat e para, katrore, petashuqe, që sot nuk gje kompjuter që ti hapi/lexojë. Prodhim i një kohe tjetër. 

Thonë se kur plakemi bëhemi si fëmijë. Kështu që dhe këto pleqtë kanë patur dëshirë që të luajnë akademirash. E pse jo ?

...njërit prej themeluesve e sekretarit shkencor të kësaj akademie, Fatos Tarifa...

smiley

Qosja???

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).