Pas humbjes se tre jetëve nga i ftohti, vendi duket se vazhdon te jete i mbërthyer serish nga temperaturat qe ne zonat malore shkojnë deri ne minus 15 grade celsius. Por përveç te ftohtit dhe ngricave, ne disa qytete kane nisur edhe mungesat e gjata te energjisë elektrike. Si pasoje e një defekti ne hidrocentralin e Vaut te Dejes, i gjithë qarku i Lezhës është pa drita qe nga mesnata e te hënës. Ndërkohë qe mësohet se ka fshatra qe vuajnë prej pese ditësh mungesën e plote te energjisë elektrike. Edhe ne qarkun e Korçës ka mungesa te energjisë elektrike, ne një pjese te fshatrave te Devollit, por edhe pjesët malore.

Ne qarkun e Kukesit zonat rurale janë ne errësire qe nga mbrëmja e te hënës, ndërsa ne qytet ka ndërprerje me më shume se pese ore paradite dhe po ashtu edhe pasdite. Mësohet se shkak është bere një defekt ne linjën e tensionit te larte qe vjen nga Fushe Arrëzi. Mungesa ka edhe me ujin i pijshëm pasi kane ngrire tubacionet. Reshjeve te dëborës i është shtuar këtë te marte edhe era e forte qe ka rrezuar disa shtylla te energjisë elektrike, si dhe peme. Ndërkohë situate e renduar mbetet edhe ne qarkullimin e automjeteve ne disa akse te vendit. Ne qarkun e Kukesit janë te pakalueshem akset Bajram Curri-Qafe Morine, Fierzë, e Valbonë. Ndërkohë ne segmentet e tjera kalimi behet vetëm me zinxhirë. Ne Qarkun e Dibrës ka te paktën 7 akse te pakalueshme për shkak se janë bllokuar tërësisht nga dëbora.

Ne Qarkun e Shkodres, akset ne drejtim te Dukagjinit janë tërësisht te pakalueshme. Te bllokuara janë edhe rrugët qe te çojnë ne zonat e thella te Mirditës ne drejtim te Lurës. Ne Elbasan nuk kalohet dot ne aksin Librazhd-Bulqizë. Me dhjetëra shkolla ne te gjithë vendin janë mbyllur. Kështu ne Korçe te gjitha shkollat do qëndrojnë te mbyllura deri ne datën 10 shkurt. Te mbyllura pa afat janë edhe shkollat ne Kukës, Peshkopi e Tropojë.

Vizion Plus

46 Komente

who cares!

who gives a rat's ass!

Emo po flitet per atdheun!!!!

well... edhe une per idealet e lirise, zoti Hunt.

ajo who eshte shum e papercaktume, Ron.

ah, edhe i gjo: te mos nigjoj mo te me folesh per nrofjen glabale. n'japoni 10 m bore... atje lart ne malet... se ju a ka bo menien ozon ai al gore ju a ka bo.

Tashti...une spara ndigjoj Al Gorin. Por nga ana tjeter si mund ta shpjegojme legjislacionin e BE per CO2. Dicka ka.

per CO2 them se kemi instance kompetente. si rregull nuk flas ne dy raste: a) kur s'kom NJOHJE (tm Idr.); b) kur ka te tjere te pranishem qe e dine me mire ceshtjen.

Ne rastin konkret zbatohet edhe pika a), edhe b)-ja.

...brrrrrr....

Ketej nga ne eshte koha e bukur me diell, apo si gjithmone na mban perendia me hater. smiley

Kete pjesen e ngrices e besoj, ate te mungeses se energjise elektrike nuk e besoj, kryeministri ka thene qe para dy vjetesh qe qeveria e tij i zhduku perfundimisht nderprerjet e energjise.

ta ket nez ate me vaj thu? 

une kom nji teori timen per ket pik. them qe ne na kon bo "te tillet" autobuzat. ti mase nuk e di se si u ngjishte gjindja dikur. ka qen njoni qe merrte rrugen vore tirane vore  vetem me "ndi i cik" material. ishte allosoj ai. kur e nigjova u habita, thashe po ca lesh do nish n'autobuz mer? me than: eee, ashtu thu ti, po der m'tiron e ka bo gjymsen e qejfit ai. smiley

kjo eshte reale, e?

Emo, a mendon se ky realitet i ri do te ket implikime ne mikroekonomi??? Gati 10% e popullsise po del se ka stil jetse dhe nevoja te ndryshme nga pjesa tjeter e popullsise. A mendon se tregu do jet i afte ta shfrytezoj kte realitet socioekonomik????

bo, bo , bo, i modh je. Kisha kohe pa i kujtuar keto ndjesite n'autobuz. Sa pak pretendime kemi pasur atehere.

kohe e keqe po ben ne Ballkan dhe ne te gjithe Europen ne fakt..  ketu te ne, u be rreth 2 jave qe jane shenuar temperatura te pazakonta. gjate nates eshte rreth -15,-20 grade ndersa gjate dites -8, -10 grade.  sidoqofte, me ngrohjen dhe energjine jemi mire..smiley

Fermeri ka hall te shpetoj koken tashti. Prit kur te ndegjojm se nje kope ujqrish ka sulmuar qytetin e Pukes. 

ahahaha, o rrote, me ka plas nje gaz ! Shefja ktheu koken smiley

The Gray of Puka.. Ka ca zona anej qe dilli nuk bi as ne vere..

Kjo kohe ma ngroh zemren, se po e ben tane Shqiperin si Vicidoli

Ky Berisha paska qene i pameshirshem, e beri akull dynjane!

jo, jo meritat ai do ti marre kur te shkrije akulli, sepse do te thote qe ishte qeveria e tij qe i hapi rruget e bllokuara nga debora. 

Kjo ironia xhibit si diare pleqsh.

Plakdiareolog punoke, apo e ben thjesht si hobi?

 

Qe te ngrinte liqeni, e papame kjo...... Kukës, i ftohti ngrin liqenin

KUKES – Temperatura -10 gradë dhe era e fortë që fryn nga veriu shkaktojnë probleme të mëdha në Kukës dhe në zonat rurale. Era që ka trazuar dëborën, ka bllokuar shumicën e rrugëve të hapura si në qytet, ashtu dhe fshatra. Në mbrëmje, për shkak të erës dhe temperaturave që kanë ardhur gjithnjë në zbritje, lëvizjet në qytet kanë qenë shumë të rralla. Ky dimër që po përsëritet pas 27 vitesh që nga i famshmi i 1985-s, ka bërë që në pak ditë të ngrijë dhe shumica e sipërfaqes ujore të liqenit të Kukësit. Shtresa të mëdha akulli, por dhe dëbore mbi të, e kanë bërë të padallueshëm liqenin me pjesën tjetër të territorit që e rrethon. Nuk është hera e parë që nga krijimi i këtij liqeni artificial në vitin 1978, që sipërfaqja e tij është ngrirë. Në vitin 1985, kur dëbora arriti lartësinë 1.3 metër në qytetin e Kukësit, liqeni u ngri saqë njerëzit kalonin lirisht nga njëra anë e bregut në tjetrin, madje dhe kafshët shtëpiake. Poshtë akullit janë të gjitha rrjetat e peshkatarëve që moti i ftohtë i zuri të lëshuara për gjueti. Peshkatarët thonë se kanë tentuar të shkojnë t’i tërheqin, por ka qenë e pamundur çarja e akullit mbi ujë. Sipas peshkatarëve, ekziston mundësia që rrjetat përfundimisht të dëmtohen dhe për ta kjo është një humbje e madhe.

 

Edhe kjo jave keshtu do te jete, e ftohte, ndoshta pas 15 shkurtit, mund te shpresojme per nje ngritje te tempratures. Ne Bullgari kish patur permbytje, shira te medha, gje qe tregon se tempratura aty ishte ngritur ca. 

Pjero per vec ngritjes se cmimit te gazit cilat mendon se do te jen ndikimet ne treg nga ky i ftohte?????

Edhe pakez ngritje te çmimeve te artikujve te ndryshem ushqimor. 

Ftohte i madh. Sillet disku i sahatit eletrikut per lezet. smiley

po ,po ,sot e dhane per diten me te ftohte..sot ishte pranvere smiley

kjo eshte per ate me lart

I ke veshur brendshme te trasha ti njehere, ate thuaj...

po dhe si tangat e tua nuk do vesh une.....

 

me body eh, mire ja ben. smiley

Mos shpresoni ngritje temperaturash përpara fundit të marsit, them unë. Tek tuk me ndonjë qoshe mbase, po në përgjithësi ngricë e paparë qëmoti ka thënë topi i kristalit. Mbani gjithmonë gati: një palë benevrekë leshi, një palë çorape leshi të gjata, shall, kapuç dhe një batanije shumë të trashë për tu mbuluar në rast rrotullimi polesh, ndalese rrotullimi toke, apo shpërthimi diellor. Pampersat nuk janë të nevojshëm, se ngrica nuk lejon përhapjen e lëngjeve smiley

Mos shpresoni ngritje temperaturash përpara fundit të marsit, them unë. Tek tuk me ndonjë qoshe mbase, po në përgjithësi ngricë e paparë qëmoti ka thënë topi i kristalit.

Si i behet qe ketej nga kontinenti jone ka patur dimer me te ngrohte se zakonisht?

të paktën për në Evropë, flas, pa kontinentin tuaj e ka marrë dreqi me kohë... ciklone, tufane, të çame kontinentale dhe fashizëm... ça doni më shumË

Do falimentokan Carefree, Lines etj etj smiley

smileysmiley

Te Opinion po flasin per kohen e keqe.

Fatos Lubonja dhe Lorenc Vanjeli meterolog smiley Opionista te gjithanshem vallahi.

TIRANE- Prej 11 ditësh vijojnë problemet nga moti i keq kryesisht në zonat veriore të vendit. Rrugë të bllokuara nga dëbora, komuna që prej ditësh nuk komunikojnë dot me qytetet, shpesh njoftohen situata emergjence shëndetësore, ndërsa janë shtuar ankesat për mungesa ushqimore.

Bora që prej disa ditësh nuk ka të pushuar në veri ka shkaktuar një izolim total të zonave të Pukës nga pjesa tjetër e vendit. TVNews24 njofton se të gjitha akset këtë mëngjes rezultuan të bllokuara dhe paraqitet shumë e vështirë hapja e rrugëve për shkak të borës që vijon të bjerë me intensitet. E pamundur rezulton lëvizja dhe brenda në qytetin e Pukës, ku këtë mëngjes njerëzit janë përballur me një trashësi bore rreth 1 m në rrugë që ka bërë të pamundur lëvizjen. Në këtë zonë prej ditësh është pezulluar mësimi deri në një përmirësim të kushteve atmosferike.

Një situatë po aq shqetësuese vërehet dhe në Kukës. Në qytet trashësia ka arritur 85 cm dhe 2.5 m në fshatra. Reshjet e dëborës janë aq të dendura sa kanë vështirësuar ndjeshëm edhe lëvizjen në akset rrugore brenda qytetit të Kukësit, ku është bërë urgjente ndërhyrja e mjeteve borëpastruese për hapjen e rrugëve brenda qytetit. Sot në mëngjes të gjitha zonat rurale në rrethin e Kukësit janë ribllokuar sërish si pasojë e reshjeve të pandërprera të dëborës, që vazhdojnë me intensitet të lartë. Aktualisht në rrethin e Kukësit janë të izoluar komunat e Zapodit, Shishtavecit, Topojanit, Grykë Cajës, Kalisit, Bushtricës, Malziut, Surrojit dhe Arrnit.

Reshjet e dendura të dëbora kanë riizoluar thuajse tërësisht edhe rrethet e Hasit e të Tropojës. Në të dy këto rrethe po punohet nga mjetet borëpastruese për mbajtjen hapur të akseve rrugore që i lidhin këto rrethe me Kosovën, gjë që deri tani është arritur megjithë dëborën e dendur që vazhdon të bjerë.
Të izoluara janë dhe komunat e Bulqizës, Peshkopisë, komuna Ostren. Në këtë komunë u shfaq një rast emergjence me një fëmijë të sëmurë me temperaturë. Familjarët kanë qarkulluar në borë me fëmijën në krahë derisa kanë mbërritur në rrugë të hapur dhe me makinë kanë mbërritur në spitalin rajonal të Bulqizës.

Vështirësi raportohen dhe nga zona e juglindjes së vendit në Korcë e Pogradec ku bora po bie me intensitet të madh. Në qarkun e Korçës që prej disa ditësh vijojnë të mbeten të bllokura disa prej komunave, ndërsa dita e shtunë ka zgjeruar edhe më tej izolimin e tyre.
Sipas Shtabit të Emergjencave Civile pranë Prefekturës së Korçës, komuna e Çlirimit në rrethin e Kolonjës dhe komuna e Lekasit në rrethin e Korçës, të cilat u izoluan disa ditë më parë, vijojnë të mbeten të bllokuara pa asnjë mundësi qarkullimi për automjetet dhe njerëzit. Natën e së shtunës u bllokua edhe komuna e Trebinjës në rrethin e Pogradecit dhe Komuna e Liqenasit në rrethin e Korçës.
Vështirësi të shumta paraqet Qafa e Thanës, veçanërisht për mjetet e rënda, ndërsa është bërë e pakalueshme rruga nga Kapshtica në drejtim të Kozanit në Greqi.  Ndërkohë mbetet e bllokuar rruga, që lidh Boboshticën me pikën turistike të Dardhës dhe rruga që lidh Korçën me pikën turistike të Moravës. Probleme paraqesin edhe segmentet rrugore Sovjan- Petrushë, Korçë-Ersekë dhe Korçë- Lozhan, ku edhe pse në këto akse, qarkullimi mund të kryhet me zinxhirë, segmente të caktuara të tyre paraqesin vështirësi serioze, pasi rruga mbulohet vazhdimisht nga dëbora, që sjellin erërat e vrullshme. Në disa zona si në fshatrat e komunës Dardhas, në fshatrat e rrethit Kolonjë, në fshatrat e komunës Progër dhe në komunën e Mirasit në rrethin e Devollit ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.
Gjatë natës të së shtunës ndërprerje të energjisë elektrike pati edhe në qytetin e Korçës dhe në atë të Pogradecit. Ky ka qenë informacioni i përcjellë nga shtabi i emergjencave, por ndërkohë sipas kryetarëve të komunave, probleme të shumta paraqiten edhe në komunën e Velçanit dhe të Buçimasit në Pogradec. Institucionet shtetërore dhe ato arsimore të gjendur në këto kushte ende nuk kanë dhënë asnjë informacion nëse do të rifillojë ose jo procesi mësimor. Shkollat do të vazhdojnë të jenë të mbyllura. Aktualisht temepraturat janë mjaft të ulta. Pritet që edhe në ditët në vijim qarkullimi i automjeteve të mbetet problematik.
Situata që po vijon prej ditësh ka shkaktuar emergjenca në shëndet dhe ushqime. Qeveria aktualisht ka ngritur shtab emergjence dhe po operon me ndihma ushqimore nga toka dhe ajri.

Has, dy persona të zhdukur në dëborë
Teksa gjendja paraqitet e vështirë nga bora në veri, vjen edhe një informacion nga Kukësi, ku dy persona rezultojnë të zhdukur që prej ditës së djeshme. Mësohet se këta persona janë nga fshati Qarre i komunës Golaj. Të zhdukurit janë kushërinj me njëri-tjetrin. Ata janë shtetasit Isa Qarri 45-vjec dhe Myrteza Qarri 35-vjec. Mësohet se janë punonjës të një kompanie telefonike.
Ditën e djeshme ata kanë shkuar në malin Oplas për të vendosur një antenë interneti, ndërsa që nga ai moment kanë humbur edhe kontaktet me të afërimit. Telefonat e tyre rezultojnë të fikur.
Policia e Kukësit, banorë të zonës e nënprefekti Ismet Jaku janë vënë në kërkim të dy personave. Edhe pse nuk ka asnjë komunikim me ta, ka një fije shprese që mund t'i kenë shpëtuar të ftohtit e borës, duke u strehuar në ndërtesën e antenave në këtë mal, sic raporton korrespondentja Matilda Dolke nga Kukësi.

Librazhd, bariu i bllokuar në stan
Një informacion tjetër vjen nga Librazhdi. Raportohet se një bari i quajtur A.Skura ka mbetur i bllokuar në stan me bagëtitë. Skura është bllokuar në fshatin Pishkash, ndërkohë që kryetari i komunës Qukës, shprehet se nuk mund të ndërhyet për shpëtimin e tij, duke kërkuar ndihmë më të specializuar.

Një kamion del nga rruga në Korcë-Kapshticë
Një kamion ka dalë nga rruga në aksin Korçë-Kapshticë. Shkak për këtë është bërë era e fortë që fryn në këtë aks. Raportohet se në vendngjarje kanë shkuar borëpastrueset, për t’i ardhur në ndihmë kamionit, ndërsa lëvizja në këtë aks bëhet vetëm me një kah.

Orteqet bllokojnë dy furgona në Kukës
Dy furgona me pasagjerë janë bllokuar nga rënia e orteqeve të borës në aksin Kukës-Topojan-Shishtavec. Raportohet se drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta policie dhe ushtrie.

Mirditë, orteku zë një borëpastruese, shpëton drejtuesi
Një ortek ka rënë sot mbi një borëpastruese në Qafë Mali të Mirditës, shpëton drejtuesi i saj. Mësohet se borëpastruesja është prishur në mes të rrugës, e më pas është përfshirë nga orteku. Drejtuesi i saj Sherfi Mula, nga fshati Lajthizë është shpëtuar nga banorët e zonës dhe është strehuar në banesën e njërit prej tyre.
Ky i fundit mësohet të ketë qendruar mbi 5 orë i bllokuar në dëborë.
Ndërkohë që policia e Mirditës flet për mjete të tjera të bllokuara nga bora në aksin Fushë Arrëz-Mirditë, në segmente të tjera rrugore borëpastrueset kanë mbetur pa karburant.

Bora, ministrat në terren
Ministrat në terren nga situata e krijuar prej borës. Petrit Vasili shkon në Kukës, ndërsa Arben Imami në Librazhd. Imami ka qënë i pranishëm gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave, ku ka apeluar për shmangien e dëmeve në njerëz. Imami deklaroi se duhet të ketë bashkëpunim mes komunave e bashkisë, më qëllim që të “sigurohet gjithcka në zonat në nevojë”. Nga ana e tyre, krerët e komunave kanë shprehur vështirësitë për të ndërhyrë në zonat e izoluara. Ata thonë se “nuk ka karburant për mjetet borëpastruese”.
Raportohet se në disa fshatra të Librazhdit si pasojë e reshjeve të borës është, është pezulluar edhe mësimi.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka vizituar këtë të shtunë spitalin rajonal të Kukësit. Nga ky spital Vasili theksoi se situata paraqitet shumë e vështirë dhe se dikasteri i shëndetësisë është vënë në gatishmëri maksimale.
“Mjekët e spitalit të Kukësit janë në shërbim 24 orë, pa pushim për cdo rast. Bëj thirrje të tregojnë kujdes të vecantë, fëmijët dhe të moshuarit”, theskoi Vasili.
Ministri Vasili në një lidhje telefonike për News 24, tha se “Kjo është dita më e vështirë, nga të gjitha ditët e tjera”, duke e konsideruar situatën aktuale emergjente.

Policia e Shtetit njofton për situatën e sotme në të gjitha akset rrugore në vend.
Në qarkun Kukës:
1. aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2. aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
3. aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
4. aksi B.Curri – Fierzë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5. aksi B.Curri – Valbonë i pa kalueshëm,
6. aksi Krumë – B. Curri i pa kalushëm,
7. aksi Krumë – Qafë Prushi i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
8. aksi Kukës - Topojan i pakalueshëm,
9. aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i pakalueshëm,
10. aksi Shëmri – Qafë Shllak i pakalueshëm,
11. aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,
Trashësia e dëborës varion nga 70 cm në Kukës në 150 cm në Tropojë. Po punohet në vazhdimësi në bashkëpunim me entin pronar të rrugëve për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark, si dhe për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2. aksi rrugor Klos – Burrel - Ulëz i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i pakalueshëm,
4. aksi Krastë – Bulqizë i pakalueshëm,
5. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit i pakalueshëm,
6. aksi Peshkopi – Muhurr – Arras i pakalueshëm,
7. aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm,
8. aksi Steblevë – Librazhd i pakalueshëm,
9. aksi Arras – Lurë i pakalueshëm
Trashësia e dëborës varion nga 60 cm deri në 110 cm. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Shkodër – Muriqan i kalueshëm me zinxhirë
3. aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Qafë Çelë - Pukë - Fushë Arrës i pakalueshëm,
5. aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,
6. aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal i pakalueshëm,
7. aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Koplik – Razëm i pakalueshëm,
9. akset Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
10. akset në drejtim te Dukagjinit të pakalushme,
11. aksi Qafë Mali – Dardhë - Fierz i pakalueshëm,
12. aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm.
Trashësia e borës në zonat malore është deri në mbi 150 cm. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me një kalim,
2. aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës i pakalueshëm,
3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore janë të pakalueshme. Si rezultat i uljes së temperaturave ka ngrica në disa akse rrugore. Në të gjitha akset rrugore nacionale në rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e kalushme. Po punohet me entin pronar të rrugëve, për hedhjen e kripës dhe skorjeve.

Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë,
2. në drejtim të Dajtit i kalueshëm pa zinxhirë,

Në qarkun Elbasan:
1. aksi Librazhd - Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë,
1. aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm,
2. aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë - Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë,
1. aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë janë të pakalueshëm,
2. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik i pakalueshëm,
3. aksi Korçë – Goricë i pakalueshëm,
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulta. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes. Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2. aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës e kalueshme pa zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e
gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:
1. në aksin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes,Momentalisht ka reshje dëbore në Llogara. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.

(d.b/m.a/BalkanWeb)

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/bora...

TIRANE-Kanë kaluar 12 ditë dhe në vend vijojnë problemet nga moti i keq kryesisht në zonat veriore të vendit. Harta e situatës problematike u zgjerua dje dhe në juglindje. Shume e veshtire te jepet ndihma me ushqime apo ajo mjekesore, rruget rurale dhe nacionale te bllokuara stuhite e bores veshtiresojne nderhyrjen nga ajri. Banoret i vijne ne ndihme njeri-tjetrit.

Edhe sot e vështirë situata paraqitet në Puke, Dibër, Kukës ku bora po mban të bllokuara të gjitha komunat e zonave. Vazhdimi i reshjeve po e përkeqëson gjithnjë e më tepër situatën, ndërsa nga pushteti vendor dhe forcat e policisë u kërkohet banorëve të shmangin lëvizjet deri në rihapjen e akseve rrugore. kjo edhe për faktin se ende rreziku i rënies së orteqeve është i madh.

Gjendja emergjente ka ngritur shtetin në këmbë. Një ditë më parë ishin ministrat Petrit Vasili dhe Arben Imami që vizituan zonat veriore, kurse sot udhëton drejt Kukësit kryeministri Sali Berisha se bashku me 6 ministra.

Puke
Dimri i ashpër që ka mbërthyer prej ditësh veriun e vendit duke shkaktuar probleme të ëmdha tek banorët e këtyre zonave. Puka e izoluar nga bora po vuan mungesën e ujit të pijshëm pasi temperaturat e ulëta kanë shkaktuar ngrica në tubacione.
Zona të tëra në Pukë rezultojnë të bllokuara pasi rrugët hyrëse dhe dalëse nacionale janë tërësisht të bllokuara nga bora.
Në qytet trashësia e borës ka arritur 1m e gjysëm kurse në fshatra rreth 3 metër.
E vështirë po bëhet situata dhe në furnizimin me ushqime. Furrat e bukës në Pukë po ndiejnë mungesën e furnizimit me miell

Kukës
Në Kukës vijojnë ende reshje bore, por me intensitet më të ulët. TVNews24 njofton se frikë orteqet në zonat e Kukësit janë të shpeshtë ndaj rekomandohet kujdes.
Për shkak të bllokimit total të rrugëve, banorët e kanë patur të vështirë të lidhen më qytetin për furnizim me ushqime dhe ilace.
Një familje në një fshat të Pukës ka patur një emergjencë gjatë natës. Familja Shpata kanë patur gjyshen 80 –vjecare sëmurë. Por, për shkak të pamundësisë së qarkullimit në rrugë automobilistike dhe ajore për shkak të kushteve të vështira atmosferike, asnjë mjek nuk ka hyrë në zonat ku ka patur emergjencat. Janë vetëm banorët që i vijnë në ndihmë njëri-tjetrit.
Trashësia e borës në Kukës ka arritur rreth 3 m.
Dibër
Komuna të tëra në qarkun e Dibrës rezultojnë të bllokuara. Sot paradite në qarkune Dibrës ka nisur borë e shoqëruara me stuhi duke parashikuar një ditë tjetër të vështirë. Banoret kane patur emergjenca te ndryshme, por e pamundur nderhyrja e mjekeve ne zonat e thella malore. Fshatra te tera qe deri dje kishin nderprere komunikimin me qytetin, sot nuk arrijne te lidhes as me tyre.
Rreth mesditës u hap rruga Peshkopi-Tiranë që ishte bllokuar prej orëve të para të mëngjesit për shkak të borës së rënë. Rruga ishte bllokuar në 3 pika, kurse tani njoftohet se kalimi i automjeteve kryhet me vështirësi, por me zinxhirë.

Juglindje
Vështirësi raportohen dhe nga zona e juglindjes së vendit në Korcë e Pogradec ku bora po bie edhe sot me intensitet të madh. Në qarkun e Korçës që prej disa ditësh vijojnë të mbeten të bllokura disa prej komunave, ndërsa dita e shtunë ka zgjeruar edhe më tej izolimin e tyre.
Sipas Shtabit të Emergjencave Civile pranë Prefekturës së Korçës, komuna e Çlirimit në rrethin e Kolonjës dhe komuna e Lekasit në rrethin e Korçës, të cilat u izoluan disa ditë më parë, vijojnë të mbeten të bllokuara pa asnjë mundësi qarkullimi për automjetet dhe njerëzit. Natën e së shtunës u bllokua edhe komuna e Trebinjës në rrethin e Pogradecit dhe Komuna e Liqenasit në rrethin e Korçës.
Vështirësi të shumta paraqet Qafa e Thanës, veçanërisht për mjetet e rënda, ndërsa është bërë e pakalueshme rruga nga Kapshtica në drejtim të Kozanit në Greqi.

Të bllokuara pikat turistike
Ndërkohë mbetet e bllokuar rruga, që lidh Boboshticën me pikën turistike të Dardhës dhe rruga që lidh Korçën me pikën turistike të Moravës. Probleme paraqesin edhe segmentet rrugore Sovjan- Petrushë, Korçë-Ersekë dhe Korçë- Lozhan, ku edhe pse në këto akse, qarkullimi mund të kryhet me zinxhirë, segmente të caktuara të tyre paraqesin vështirësi serioze, pasi rruga mbulohet vazhdimisht nga dëbora, që sjellin erërat e vrullshme. Në disa zona si në fshatrat e komunës Dardhas, në fshatrat e rrethit Kolonjë, në fshatrat e komunës Progër dhe në komunën e Mirasit në rrethin e Devollit ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.
Gjatë natës të së shtunës ndërprerje të energjisë elektrike pati edhe në qytetin e Korçës dhe në atë të Pogradecit.

Por sipas parashikimit të motit kjo gjendje do të zgjasë. Pritet që edhe në ditët në vijim qarkullimi i automjeteve të mbetet problematik.
Situata që po vijon prej ditësh ka shkaktuar emergjenca në shëndet dhe ushqime. Qeveria aktualisht ka ngritur shtab emergjence dhe po operon me ndihma ushqimore nga toka dhe ajri.

BORA I BLLOKOI, VDES NJË PREJ KUSHËRINJVE
Për rreth 30 orë kanë qëndruar në një bunker të kohës së Enverit për t’i shpëtuar vdekjes nga i ftohti dhe sulmit të kafshëve të egra. Kushërinjtë Isa dhe Myrteza Qarri nga rrethi i Hasit u gjetën mbrëmë nga të afërm dhe bashkëfshatarë të tyre pa ndjenja në bunker, gjysmë të ngrirë. Vetëm pas rreth 40 orësh në mal, mes dëborës dhe lukunisë së ujqërve, ata u transportuan për në spitalin e qytetit të Krumës. Burime zyrtare nga Prefektura e Kukësit bëjnë me dije se për shpëtimin e dy kushërinjve, përkatësisht 45 dhe 35 vjeç u mobilizuan 60 burrat më të fuqishëm të zonës. Vetëm pak minuta pas mbërritjes në spitalin e qytetit të Krumës, Isa Qarri ka ndërruar jetë, ndërsa kushëriri i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ata kishin udhëtuar drejt malit Oplas për të vendosur një antenë interneti. (shkeputur nga Gazeta Shqiptare).

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/bora...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).