Diku rreth orës 7 të mbrëmjes së djeshme mediat raportuan për vrasjen e parë: një farmaciste e qëlluar disa herë më pistoletë vetëm pak metra larg shtëpisë. Vetëm pak më vonë u raportua për një tjetër vrasje dhe plagosje, po me armë, në Komunën e Parisit. Vajza e vrarë në këtë rast ishte vetëm 25 vjeç. U vra thjesht sepse po kalonte në vendin e gabuar në kohën e gabuar. U raportua po ashtu brenda një harku të shkurtër kohor edhe për grabitjen e një pike karburanti diku në autostradë, ndërkohë, që në mëngjes mediat kishin raportuar edhe për grabitjen dhe plagosjen me armë të një argjendari në Vlorë. Aq shumë raportime për vrasje e plagosje pati dje, sa raportimi për një tjetër plagosje apo vrasje në Gramsh kaloi vetëm me disa titra në News24 dhe nuk po e llogarisim fare në këtë bilanc një aksident me pasojë vdekjen që ndodhi në Qafë Plloçë. Me një fjalë mbrëmja e djeshme kishte një bilanc lufte.

Është e vërtetë se numri i lartë i incidenteve të dhunshme në një hark aq të shkurtër kohor përbën një përjashtim. Por është po aq e vërtetë se vitin e fundit është rritur ndjeshëm numri i vrasjeve, grabitjeve me armë, atentateve me eksplozivë e të tjera incidenteve të dhunshme dhe praktikisht nuk kalon ditë pa dëgjuar për ndonjë të vrarë a të plagosur. Po policia ç’bën, mund të pyesë dikush? Nëse lëmë mënjanë fjalimet dhe raportimet ku krerët e saj të lartë flasin për rritjen e zbulueshmërisë dhe arritjet e papara në luftën kundër krimit, nuk duket sikur po ia del të bëjë ndonjë gjë të madhe. 

_____

Shënim - Mbi këtë ceshtje ështe diskutuar më parë këtu: Edhe njëherë ... për Jetën

42 Komente

IDEA: Rritet kriminaliteti në vend, KShH: Shteti duhet të marrë masa

Komiteti Shqiptar i Helsinkit duke marrë shkas nga vrasjet e mbrëmshme në kryeqytet ka reaguar sot mbi rritjen e kriminalitetit në vend. KShH i ka bërë thirrje shtetit se duhet të ulë nivelin e kriminalitetit në vend dhe të sigurojë jetën dhe pronën e qytetarëve, pasi është rritur numri i vrasjeve dhe i vjedhjeve.

“Shtetasit shqiptarë meritojnë të jetojnë të qetë në punë dhe në shtëpi si dhe tu ofrohet siguri në ambientet ku ata ndodhen. Shteti ka detyrimin pozitiv për tu siguruar shtetasve brenda juridiksionit të tij garanci dhe mbrojtje efektive për gëzimin e kësaj të drejte”,- thuhet në reagimin e KShH.

KShH bën të ditur gjithashtu se kemi një numër të lartë të veprave kriminale kundër jetës dhe pronës. Sipas tij edhe pse janë bërë përpjekje për zbardhjen e krimeve nuk janë marrë masa për uljen e kriminalitetit dhe mënyra më mirë do të ishte bashkëpunimi midis organeve kopetente.

Para disa ditesh ne Fushe-Kruje, i zoti i shtepise qelloi per vdekje nje 38 vjecar qe po i vidhte kabllin elektrik, e treta here qe i vidhet.

Ne tregun cam ne Tirane, pronari i nje furgoni plagosi per vdekje nje 30-vjecar qe e kapi duke vjedhur.  

Ne Luz te Kavajes, mosmarreveshjet ne keshillin bashkiak per buxhetin arriten deri aty sa nje granate u hodh ne kafen ku rrinte kryekeshilltari.  Fatmiresisht, nuk shpertheu.  Por nese me pare sherre te tilla ne komuna arrinin deri ne grushta e pistoleta, granata perdoret per here te pare.

Ne nje fshat ne Elbasan, 70 vjecari u vra me arme gjahu ne shtepine e tij.  Autori nuk dihet akoma.

"Koincidence e hidhur" qe tema perbri ka fragmente te qyteteve shqiptare, dje e sot.  Keto kronika jane po ashtu "fragmente".

Duke lene menjane policine, eshte e paimagjinueshme qe njerezit qe jetojne ne ate vend nuk ngrene te ndenjurat dhe te dalin ne shesh te protestojne.. 

Nje vajze vritet duke parkuar makinen ne mes te Tiranes dhe nuk ngrihet  njeri, pa orientime politike, te protestoje.. jo vetem kunder shtetit por edhe kunder krimineleve qe lajne hesape ne mes te qytetit. 

Nuk kam fjale.. 

 

Po sikur te dale ndonje mirditor i pabese, si Ndrea Prendi dhe te thote qe jam duke mbrojt institucionet dhe te vrase serish?

Pastaj te kemi dhe ca jetime te tjere ? 

Jo mer daj se nuk ka qejf njeri t'i thone kokepalare apo pederast.

aman mer koth, kaq shume e duan koken e vet shqiptaret ... saqe ikin nga kjo bote ne 1001 menyra te tjera  (si po ikin tani) pa u shqetesuar njeri per ta.. sikur me qene gjeja me normale te vritesh duke parkuar makinen...

Urrej qe njerezit duhet te protestojne ne emer te PS PD dhe jo sepse po vriten si lepuj apo sepse po jetojne ne kushte mizerje totale. 

 

Per here te pare degjoje qe eshte normale te dalesh ne protesta kur vritet nje njeri normal, pa lidhje me politiken, per arsye jo mire te njohura. Keto potesta do jene per c'fare tamam? O kush e vrave, pse e vrave?

Eh jeni mesu ne Amerike ju ku nuk ka kriminalitet fare...oh wait...

Krimi ndodh per shume shkaqe, nga me te ndryshmet.....e policia me thone te drejten, rralle here ndodhet atje ku ndodh krimi....(per te mos thene asnjehere, pasi e tille eshte dinamika e jetes) por detyra e saj eshte ta zbuloje dhe te shpjere kriminelin para drejjtesise......gje qe cilesisht pak e ka bere, dhe kur e ben, ja dhjet gjykata..... Problemi me i madh eshte tek gjykatat  ..ky eshte krimbi qe po e ha shoqerine shqiptare.....Diku kam postuar po nje koment te Respubllikes, ku tregonte se si nje minister,diku,  rezikonte te hante nje burgim te perjetshem, vetem e vetem se kishte penguar drejtesine......

http://www.respublica.al/artikuj/2012/2/3/sa-larg-be-se-jemi

Pra ketu fle lepuri...se krime do te ndodhin, kriminele perseri ne çdo kohe do te kete, por e rendesishme eshte denimi i tyre, qe te behet mesim per te gjithe...si e hoqi Enveri hakmarrjen me kanun nga vbiset e shqiperise...? vetem nepermjet zbatimit me rigorozitet te ligjit, dhe shume, po shume te ashper bile...dhe arriti deri ne ate mase qe gjate periudhes se komunizmit, krimet e vrasjes te ishin ne minimumet e mundeshme te tyre....

jo mer shok, krimbin e ke ne krah. se ai buzeqeshuri shoku yt eshte krimbi, dashje pa dashje. muhabeti i rakise eshte, do me dal ne protesta ti? ha plumbin vella. e bukur si situate per vitet 2000... dhe nqs je shume "anarkist" shko pyet ate komshien qe e mori buken falas per zgjedhje. it's really fucked up man.

Rritja e krimeve vitet e fundit flet vete per gjendjen e rende socjale qe ndodhet vendi.

te hiqet nga PS Edi Rama!!!

Ja u hoq......Pastaj?  smiley

1. hiq Edi Ramen nga PS

2. ?

3. Shqipria e Begate

----

kshu po ma shpjegonte Hunteri nje dite.

ncuk ncuk po be si tip interesant eee? Ne mendimin tim, nje qeveritar, politikan nuk eshte ne gjendje te permiresoje asgje. E vetmja gje, qe mund te beje eshte te perkeqesoje gjerat. Shqiperia e begate, terminologji kamuniste smiley, pff eshte dicka qe s'me thote gje. Secili sheh e ben mire te shikoje interesin e vet brenda nje konteksti loje fair play ku shteti eshte arbitri. Kshu qe heqja e Rames nuk mund te permiresoje asgje, por maksimumi te prishe gjerat.

lexoje njehere kete ketu se mbase e gjen vehten.

Është e vërtetë se numri i lartë i incidenteve të dhunshme në një hark aq të shkurtër kohor përbën një përjashtim. Por është po aq e vërtetë se vitin e fundit është rritur ndjeshëm numri i 

perjashtimeve?

1-Keta te Respublica i here e i kohe kane qene njerez serioz, botonin artikuj te mire,

kohet e fundit e kane humbur toruan, botojne llafe pazari, i tjeter blog thashethemesh,

te thuash se policia "nuk duket sikur po ia del të bëjë ndonjë gjë të madhe" pa futur raporte, shifra, studime nuk eshte as gazetari as opinioni i mire. Ja ku e keni edhe raportin e Janarit, plasini syte. Pasi ta keni lexuar, ne doni te sulmoni policine, te pakten bejeni me arsye konkrete, jo sepse ju duket se ...s'po ben ndonje gje te madhe.

 

2-Juve aq ju ben sa njerez kane vdekur dje a sot ne atdhe. Ju skandalizoheni sepse mendoni qe keto vrasje behen ne Gramsh, Vlore, Gjirokaster e kur shikoni qe u bekan te Komuna e Parisit a te Parku i Autobuzeve, aty indinjoheni e kerkoni polici e shtet.

një nga arsyet që policia e shtetit është kritikuar, qëndron se; hapi veshët mirë: NË RAPORTIN E FUNDVITIT (për 2011) NUK KA PËRFSHIRË NUMRIN E VRASJEVE. Ia kanë bërë këtë kritikë, në parlament. As në raportin e e sjellë prej teje nuk përfshihen shifra, por ndarje të vrasjeve në formë piteje me %.

Policia as nuk raporton numrin e vrasjeve, që sipas perceptimit të drejtë - se nuk të ngelet shifër ku të kapesh - është rritur. Dhe është rritur jashtë mase.

Policia nuk kryen as detyrën elementare të raportimit të shifrave, për tua bërë punën të lehtë ca qënieve si ty, të kritikojnë vetëm perceptuesit. 

edhe një gjë të fundit: perceptimin e kritikon, e megjithatë e jep një të tillë në fund. Demek që kush kritikon vrasjet, e bën për shkak të shpërndarjen gjeografike, apo ça leshin ke të nënkuptuar aty... 

një nga arsyet që policia e shtetit është kritikuar, qëndron se; hapi veshët mirë: NË RAPORTIN E FUNDVITIT (për 2011) NUK KA PËRFSHIRË NUMRIN E VRASJEVE. Ia kanë bërë këtë kritikë, në parlament. As në raportin e e sjellë prej teje nuk përfshihen shifra, por ndarje të vrasjeve në formë piteje me %

Sipas meje, Oranje, gazetaret ndaj duhen: qe kur fshihen keto lloj informacionesh, t'i gjejne. Nese nuk e bejne, ça dreqin hyjne ne pune, ma shpjegon te lutem? Qe te dalin te Opinion e te diskutojne mbi "SHQIPTARET DHE SEKSI", apo te shtiren shume te rendesishem ne Top Show?

Policia as nuk raporton numrin e vrasjeve, që sipas perceptimit të drejtë - se nuk të ngelet shifër ku të kapesh - është rritur. Dhe është rritur jashtë mase.

Me shume qetesi e edukate: si mund te jete perceptimi i drejte kur artikulli nuk tregon sa vrasje jane kryer ne 2009, sa ne 2010 e sa ne 2011? Pastaj, perceptimi urban eshte nje gje shume shume e komplikuar Oranje.

edhe një gjë të fundit: perceptimin e kritikon, e megjithatë e jep një të tillë në fund. Demek që kush kritikon vrasjet, e bën për shkak të shpërndarjen gjeografike, apo ça leshin ke të nënkuptuar aty...

Kam nenkuptuar nje gje shume te thjeshte, ri-lexoje me kujdes. Edhe e bej se jam i komentues çfaredo ne nje sit çfaredo, jo shkrues ne nje prej platformave me te rendesishme shqiptare. Nese shkruaj te Res Publika, te Peshku a gazete tjeter e di ama qe kam nje pergjegjesi shume me te madhe, edhe i mas fjalet. Apo e kam gabim?

Policia nuk kryen as detyrën elementare të raportimit të shifrave, për tua bërë punën të lehtë ca qënieve si ty, të kritikojnë vetëm perceptuesit.

Nuk kritikoj perceptuesit: kritikoj gazetaret! Gazeta, Oranje, ka te beje me fakte, numra, emra e mbiemra, shifra, fakte te mbledhura ne terren, e te gjitha keto ja kalon lexuesit. Te thuash " M'roma ka ora 7 pati shum vrasje, po s'kemi shtet ne joooo o joooo" nuk eshte gazetari, eshte thashetheme qe shkemben me komshine kur s'ke ça t'i thuash. As shendetesi nuk kemi ne, jo jo, ka marre fund ky vend...

Sipas mendimit tim, po e konceptuam  policine si pergjegjese per rritjen e shkalles kriminalitetit jemi  ne gabim.kriminaliteti  eshte pasoje e nje sere faktoreve, ku  me kryesori eshte aspekti ekonomik. Dhe mandej gjendja e pergjitheshme e sedimentit qytetar.Pastaj mungesa e plote e alternatives per rinine.Ne fakt une vrej nje tension nervor  ne krejt kondicionin qytetar.Per.. "pese pare  spec" nis  sherri.Jene te kapercyera tashme sharjet  me nene e moter.Dora  vete menjehere mbi brez tek te  rinjte,  17-25 vjeçare.Dhe tek ata "me  aguridhkat "  nga 30 - gjer  sa  Salihu...Jemi  sot nje  shoqeri e sherrnajes dhe e humbjes se vlerave qytetare.Ketu as policia vete, brenda ne gjirin e saj nuk perjashtohet.Kemi rraste  kur ja ka terhequr koburen polici policit.Kemi rraste kur edhe brenda kabinetit qeverritar,Zoti  i  ka ndalur per  te mos arrire  dora permbi  brez..te  rrahurat  e grushtat  kane qene te bollshem.Nuk diskutohet me per humbje te vlerave dhe  mundesia per  tu rikthyer  tek ato e tek e mbara  por  me ke eshte nje pufte si  Arvizuja...Qe ze e keput mufkat  e dynjase per moralizime, bla- bla,  si te jete Jezu  Krishti...

Rend ketu? E dini kujti them une Rend ? Marreveshjes qytetar - shtet per te zbatuar  ligjet.Kurse tek ne "marreveshja" eshte, per  te mos i  zbatuar ligjet..

  Ne fake  tere shoqeria jone "zien"  ne sherrnaje... si  nje mbledhje parlamenti... Keshtu qe  ketu  mund "te beje pune te  mbare" nje murtaje e zeze, ndertimi i nje centrali  berthamor,  si  deshi  i  marri, ose ndonje termet 5-6 ballesh.Keto  besoj se e zgjidhin situaten  e kurresesi ..policia. 

Neuroza fillon qe nga pushtetaret qe duhet te jene shembell per te tjeret.ata perdorin fjalor si psh ; ta bej fytyren si sholle kepuce , do te te var,jot'eme ku te shkon, i tredhur etj .Pra ka nje psikologji te rrahuri dhe te zgjidhjes se gjerave me hu ne dore qe nga i madhi deri tek i vogli.

S'u kenaqet njehere ju te Shqiperise. Mire qe dolet si vendi me ekonomine me te forte ne Europe, po tani doni te dilni dhe vendi me kriminalitet me te ulet. Ku ta kete mendjen me perpara kryeministri yne, tek kuleta apo tek patllakja?

Nuk eshte ceshtje policie e shifrash kjo. Eshte ceshtje degradimi te tesutit social, sic thote dhe Xhep Qosja.

Per kete gocen te vjen keq, ajo eshte nje zone e mbipopulluar. Atje per cdo atentat qe kryhet eshte e sigurt qe nje i trete, kalimtar i pafajeshem, do ta haje gjithashtu. Aty duhet te vihet ndonje tabele me shenjen: ndalohen atentatet

Për Mrrokun: a e ke nigju fjalën "tapanxhë"?

po kur policia vete eshte abuzuese dhe kriminale, cfare mbetet te themi? smiley

Gjera normale. Keto i ka shoqeria moderne. Nuk e shikoj sesi policia mund ti ndaloj keto vrasje pa nje sistem diktatorial qe e bente dhe ate te Enver Hoxhes te dukej i  bute.

Ne shqiperi duhet rivendosur urgjentisht denimi me vdekje.Keto denimet me burgim te perjetshem ku i denuari vete ne shtepi me leje ben seks me grun nen mbrojtjen e policeve nje rruge e dy pune vret dhe nje tjeter pastaj kthehet ne burg nen mbrojtjen e shtetit nuk po i bejne derman uljes se krimit. edhe ne france qe e mbajne per vend te kulturuar deri para 30 e ca vjeteve ta kepusnin koken si te zogut ne gijotine. ne s'jemi ne nivelin e frances te viteve 70.

Alba2265 -edhe une kohe me pare kam qene ne  mendimin qe Ju shprehni.Por paskam qne i  gabuar.Me kete nuk du t`Ju them se dhe ju jeni  ne gabim, por bindjen time tashme  se denimi  me vdejke asgje nuk do te  ndryshonte.Do vriteshin disa  me ligj, por jo e keqja, vrraga ne shpirt, plaga qe ka marre ndergjegjia e kesaj   shoqerie.Ka 20  vjet  qe kemi  mbrujtur kete "brume" e  prej te cilit asnje here nuk do te pjekim buke, por vetem....m 

Eshte  Problem Sistemi .Nje sistem i shemtuar,  te cilin  ne e shperfytyruam edhe me shume.

Ne dime te  shemtojme shume me shume,  te  shemtuaren. 

E mira dhe e keqja kuvendonte nje dite prifti i nje kishe lokale ketu jane si dy qen qe luftojne kunder njeri tjetrit.Do te fitoje ai qe e ushqen me teper.ndersa jo gjithshka varet nga qeveria dhe policia ka me teper rol zbulues dhe jo parandalues nuk shoh asnje qeveritar te flase e te frymezoje popullin per hallet tona te perbashketa.Shikoj vetem sharje te ndersjellta nga te dyja krahet ndersa njerezia jane lene ti zgjidhin hallet vete me kobure ne dore.

Ne fakt, pritej kjo vale krimesh apo shtim krimesh, nga shkaku i krizes, qe ndikon jo vetem psikollogjikisht por edhe ekonomikisht. Jane te lidhura gjerat, bie ekonomia jote, imja e te tjerve, e kjo gje ndikon ne anen psikollogjike, ne prishjen e ekuilibrave mendore/psiqike. 

Top Channel: Vrasjet në Tiranë, ikin drejtuesit e policive

Dy ngjarjet e fundit në kryeqytet, ku mbetën të vrarë dy femra, të cilat tronditën opinionin publik kanë qenë shkaku që drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka nisur valën e lëvizjeve në polici. Ne perfundim te analizave per gjendjen e kriminalitetit Burgaj ka argumentuar se duhet te kryheshin levizje. Dy vrasjet ne harkun kohor te tre oreve te se enjtes kane qene zanafilla e shkarkimeve.

Drejtori i Policise se Tiranes, kryekomisar Sajmir Muça, eshte shkarkuar nga posti i drejtuesit duke u derguar ne akademine e Rendit, ndersa vendin e tij, e merr kryekomisar Bernard Çaushaj, i cili me pare ka drejtuar, qarqet e Korçes, Shkodrës dhe Beratit. Por ne analizen e tij, drejtori i Pergjithshem Burgaj ka firmosur edhe lirimin e dy nendrejtoreve, Dorian Muça dhe Gjergj Jorgo. 

Muca i cili u sulmua vetem pak kohe me pare me nje sasi te kosniderueshme tritoli ne banesen e tij do te drejtoje seksionin  e pastrimit te parave ne Drejtorine e Pergjithshme, ndersa Jorgo i akuzuar shpesh edhe nga opozita, si nje militant partiak u dergua ne krye te forcave levizese operacionale, vend qe me pare mbahej nga Shemsi Premci. Ky i fundit dergohet si drejtor i policise ne qarkun e Dibres.

Ylli Metko ka marre drejtimin e policise se Korçes dhe Artan Cuku drejtimin e Policise se Vlorës. Dy nendrejtoret e rinj te policise Tirane, do te jene Arjan Kurti dhe Gazmend Hamitaj. Drejtoria e policise qarkut Tirane, gjate vitit te shkuar arriti te zbuloje 22 nga 24 vrasje qe ndodhen ne kete qark. Po gjate vitit 2011, ajo i referoi prokurorise mbylljen e hetimeve per nxitje te dhunes ne protestat e 21 janarit. 

Po gjate vitit 2011, ajo i referoi prokurorise mbylljen e hetimeve per nxitje te dhunes ne protestat e 21 janarit. 

 

Ketu me qendro. Thashe cne, kur

 

Drejtoria e policise qarkut Tirane, gjate vitit te shkuar arriti te zbuloje 22 nga 24 vrasje qe ndodhen ne kete qark. 

Nje komshies time,qe pas 15 vjet pune ne Itali bashke me te shoqin,ishte kthy dhe kishte ngritun i buisness ne Tr, mrena nates i'a bane hajnat hi smiley

Oh sa mire me ken' shqiptar!!

Gjithmone rolandb! Gjithmone!

plumbi qorr te kap gjithanej...ne dac ne irak, ne dac ne afganistan, ne dac ne honduras. gjona qe ndodhin...robi me kallash ne mes te tiranes, gjona normale kto

Shqiptar po e po me ken' ,por ne Shqiperi ama smiley

 

Shokët e Çimit dhe shokët e Lulit

Sokol Balla

Lul Basha me siguri po e vonon vetë kthimin në Shqipëri. Tashmë i janë shtuar sikletet. Deri dje kishte intervistën te Zëri i Amerikës, kur, mesa duket i kthjelluar nga erërat e ftohta që atje fryjnë së fundmi me origjinë nga Lindja, ai shpërtheu duke i quajtur të pafajshëm “kokëpalarët” e vrarë më 21 Janar dhe duke kërkuar “nxjerrjen e përgjegjësve politikë, nga të gjitha palët”. Por sot Luli e ka pak të vështirë të vijë në Tiranë. Disa nga shokët e tij janë shkarkuar nga puna dhe sot kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmën dhe fjalën e tij. Por ai nuk i ndihmon dot.

Arsyet përse ish-ministri i Brendshëm nuk ndihmon dot krerët e shkarkuar të drejtorisë së Policisë së Tiranës, janë të shumta. Janë ato publike të parat: në kryeqytet vriten pothuajse çdo ditë njerëz dhe publiku po bindet se nuk është thjesht se krimi është sofistikuar, porse uniformat e policisë janë katandisur në një gjendje të dëshpëruar. Puna aty ishte katandisur në zero, aq sa nuk u arrit të zbulohej as kush i vuri tritol njërit prej krerëve të policisë së Tiranës (jo rastësisht, një prej të shkarkuarve të djeshëm). Për të, thonë se është djalë i mirë, por dreqi e mori, si të ketë besim publiku, kur policia nuk kap dot as kriminelët që i vënë asaj tritol? Ndërkohë që institucione shtetërore kërkojnë të censurojnë në mënyrë absurde reklamën e “shokëve të Çimit”, për nxitje dhune, ata nuk mund të justifikohen pas argumenteve të ngjashme, për rritjen e frikshme, skandaloze dhe të rrezikshme të kriminalitetit në kryeqytet (kur them këtu, mendo si është në Vlorë, në kryeqendrën e Tritolit, apo në zona të tjera, që mezi ishin qetësuar nga zallamahia e viteve ‘90).

Ndërkohë, dy të tjerë të shkarkuar nuk mund të futen dot te kategoria e çunave të mirë. Njëri, shoku i Lulit gjatë zgjedhjeve të qershorit 2009, ishte më shumë aktiv për nxjerrjen barazim të mandateve në Elbasan, sesa për barazinë e qytetarëve atje, para ligjit. Për këtë “meritë” dhe vetëm për këtë, ai u katapultua në Tiranë, pak muaj para zgjedhjeve të tetë majit, në vend të një tjetër militanti, i cili gjithsesi nuk kishte pranuar të hiqte me dhunë çadrat e grevistëve të opozitës në prill 2010 nga Bulevardi. Ai erdhi në Tiranë me premtimin që ta bënte atë si Elbasanin e qershorit 2009 dhe duhet thënë se kësaj ia arriti me sukses. Vetëm koha do tregojë sesi mijëra votues elbasanas të djathtë, nuk mundën të votonin dot kundër Qazim Sejdinit, por u mobilizuan në javët para zgjedhjeve të tetë majit, për të blinduar votën e tyre për Bashën në Tiranë. Por edhe kjo mbeti “merita” e vetme politike e komisarit që erdhi nga Elbasani. Ai nuk arriti dot as të grumbullonte prova për puçistët, përveç deklaratës pompoze për gjetjen e një fraksioni imazhi të atij që u quajt nipi i Tom Doshit, me diçka në brez, që nuk u provua kurrë të ishte pistoletë. Për këtë deklaratë ai u vesh dhe me uniformën e tij më të shtrenjtë e të mirë. Uniformë që sot mund t’ua tregojë pa shumë bujë e entuziazëm studentëve të Akademisë së Policisë. Ai sot duhet të ndihet edhe fort i mërzitur dhe i braktisur nga shefi i tij i dikurshëm, bile i mashtruar, pasi nuk u tregua as në zgjuarsinë e një “vëllai armësh” të 21 Janarit e 8 Majit, që sot, megjithëse i shndërruar në personazh Portokallie, ka zënë një vend të rehatshëm, nën sqetullat e parfumosura të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Një tjetër i shkarkuar është edhe Gjergji. Ah Gjergji… Ai prej qershorit 2009 ishte shndërruar në “pinjatën” e protestuesve të majtë. (Pinjata është ajo kukulla e mbushur meksikane, që goditet derisa çahet nga njerëzit dhe i derdhen gjërat që ka brenda.)

Gjergji ishte kudo ku kishte protesta: më 25 qershor përleshej me Fatmir Xhafën dhe shoferin e Andis Harasanit, ndërsa nuk linte të ngrihej në Bulevard skena e mitingut të opozitës. Më 20 nëntor 2009 ishte po në bulevard, përballë njerëzve të inatosur të opozitës. Në prill 2010 ishte aty, ndërsa nën zë kërcënonte njerëzit e opozitës që të hiqnin çadrat e grevës. Më 21 janar vinte vërdallë i fryrë nga antiplumbi dhe me syze intelektuale, pak sekonda para se të niste përleshja e dhunshme e ka rrezik që “pa dashje” të ketë provokuar njerëzit, vetëm me praninë e tij permanente përballë popullit opozitar. Në kushte normale ky komisar duhet të quhej hero i uniformave blu, por sot maksimumi ai mund të quhet hero i Bulevardit. Por edhe kjo nuk e shpëtoi dot nga shkarkimi si numri dy i drejtorisë së Tiranës, qytet i shndërruar prej muajsh, në fakt, në diçka mes Tihuanës dhe Ciudad Jimenez, në qendër të përqendruar trafikantësh, kriminelësh, killerash të paguar, policësh të goditur nga krimi, ose agjentësh të korruptuar. Vrasja e dy vajzave, paradoksalisht të dyja mjeke, mesa duket e mbushi kupën dhe derdhi “pinjatën”. Për të gjithë ata që njohin strukturën e policisë, të emërohesh shef i forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, e të hiqesh nga zëvendësdrejtor policie i kryeqytetit, është si të të emërojnë shef të zjarrfikësve, pasi ke qenë më parë kolonel.

Lëvizjet e fundit në drejtorinë e policisë janë prova jo thjesht e dështimit të vendosjes së rendit në kryeqytet. Ato janë prova të dështimit të thellë të policisë, e cila, pavarësisht medaljeve të marra në kompensim, ka regjistruar hapa të rëndësishëm prapa, krahasuar me vitet 2005-2007, duke iu larguar gjithnjë e më shumë profilit apolitik, që me shumë zor e mbajti deri atëherë. Provë për këtë është gjithashtu se kronologjikisht këto janë ndryshimet e vetme që nuk janë bërë në kohë fushatash, çka tregon edhe njëherë sesa politikisht e njëanshme dhe e përfshirë ka qenë jo vetëm emërtesa e drejtuesve, por edhe zinxhiri i komandimit të policisë. Dhe kjo dikur do të plaste erë. Plasi sot. Kur dy gra u vranë në mes të Tiranës, kur vjedhja e bankave është bërë po aq frekuente sa vjedhja e portofolave në autobusë, e kur agjentët e thjeshtë kriminalë në vend të punojnë për të parandaluar krimin, merren prej një viti me hetime absurde, për të gjetur çadra me helm e stilolapsa pistoletë. Këto shkarkime janë, mesa duket, zgjimi i vonuar i ndërgjegjes profesionale – nëse ka mbetur diçka akoma – të krerëve të policisë, të cilët mesa duket nuk mund të lejojnë më që “shokët e Çimit” të fitojnë sfidën kundër “shokëve të Lulit”. Në këtë dritë duket se është ngritja në përgjegjësi e Shemsi Premçit, i cili ishte i vetmi që i rezistoi një urdhri politik gjatë fushatës së tetë majit. Vërtet ikja nga Tirana mund të jetë një hakmarrje e vonuar ndaj tij. Por detyra e re, është shumë më e nderuar se ajo që sot e tutje do ta mbajë “pinjata e opozitës”.

Ndoshta shkarkimi i “çunave të Lulit” është më banal se kaq. Ndoshta shkarkimi i tyre paradoksalisht mund të jetë edhe politik, si një farë paralajmërimi ndaj vetë Lulit, që po i jep shumë gojës “pa lejen e mamasë”. Por edhe sikur shkarkimi të jetë bërë krejtësisht për arsye profesionale, prapë kjo nuk mjafton.

Shkarkimi i disa të emëruarve të përkëdhelur nga politika në radhët e policisë nuk ka për të qenë dot mjaft, për të rikthyer besimin e humbur të qytetarëve te forcat e rendit. Por ky shkarkim mund të shërbejë si shembulli më i mirë, që të gjithë  ata të kuptojnë se politika nuk të mbron dot, pavarësisht favoreve që mund t’i kesh bërë asaj, nën petkun e uniformës blu. Ajo uniformë është për të “mbrojtur e shërbyer”. Por jo shefit të radhës në Bulevard. Këta të rinjtë e sapoemëruar, bëjnë mirë mos ta harrojnë. Le të zgjedhin të jenë vetëm “shokët e ligjit”.

Kështu të paktën, edhe nëse i heqin, shumë-shumë do t’i çojnë komisarë në Dibër. Ku e ku më mirë, se “profesor” i Akademisë dhe me bishtin ndër shalë.

mapo

 

Para ca kohesh,ne qender te qytetit tim u vodhen nja10 tv plazma,ngjarje qe u pasqyru dhe ne peshk permes nje shkrimi.Ja ky asht kap nga kamera dhe ne dore une arrij te dalloj, televizorin e nje shokut tim

Para ca kohesh,mu ne qender te qytetit tim, u vodhen rreth 10tv plazma,ngjarje e cila eshte publiku dhe ktu ne peshk,permes nje shkrimi.Ky eshte kap nga kamera.Ne dore,une arrij te shquaj,tv-ne e nje shukut tim.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).