“Dikur gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm” është përgjigjja e zakonshme, varësisht prej asaj se sa do të jetë e shpejtë rritja e SHBA-së – që aktualisht është numri një – dhe e Kinës. Megjithatë, disa ekonomistë besojnë se tejkalimi tashmë ka ndodhur.

A është shndërruar Kina tashmë në ekonominë më të madhe të botës? Pjesa më e madhe e ekonomistëve nuk e kanë një mendim të tillë, derisa po bëhet një lojë e madhe e hamendjeve se kur do ta tejkalojë ajo SHBA-në. “Dikur gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm” është përgjigjja e zakonshme, varësisht prej asaj se sa do të jetë e shpejtë rritja e SHBA-së – që aktualisht është numri një – dhe e Kinës. Megjithatë, disa ekonomistë besojnë se tejkalimi tashmë ka ndodhur. Po qe se është ashtu, kjo do të ishte një ngjarje me rëndësi të madhe simbolike, duke ia dhënë të paktën Kinës mundësinë për mburrje. Por a është ashtu?

Në një shkrim të mëparshëm, Arvind Subramanian nga instituti “Peterson” për Ekonomi Ndërkombëtare argumenton se Kina e ka kaluar SHBA-në qysh në vitin 2010, apo edhe më herët. Ai thotë se Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që publikojnë vlerësime të shumëpërdorura të prodhimit të shteteve (produktit të brendshëm bruto), e kanë nënvlerësuar me të madhe ekonominë e Kinës.

T’i shikojmë shifrat. Në vitin 2010, në bazë të shifrave të Bankës Botërore ekonomia e Kinës ishte rreth shtatëdhjetë për qind e asaj të Amerikës. GDP-ja e saj kapte një shumë të përgjithshme prej 10.2 biliardë eurosh, krahasuar me 14.6 biliardët e SHBA-së. Telashi, pohon Subramanian, qëndron në faktin se udhëheqja e SHBA-së paraqet një iluzion statistik dhe se GDP-ja e Kinës është rreth 47 për qind më e madhe, sesa vlerësimet zyrtare. Kjo e rrit shifrën e 2010-s në 15 biliardë dollarë, apo pak më të madhe sesa GDP-ja e SHBA-së.

Në të vërtetë, thotë Subramanian, studimi i ri sugjeron se nënvlerësimi mund të jetë më shumë se 70 për qind. Kjo nënkupton se GDP-ja e Kinës më 2010 e kishte kaluar 17 biliardë dollarëshin.

Për fillestarët t’i mbajmë gjërat në perspektivë. Standardet e jetesës në SHBA, të matura nga të ardhurat për kokë banori, mbesin shumë më të larta sesa në Kinë, bazuar në çfarëdo vlerësimi të GDP-së. Ta kemi parasysh se i tërë prodhimi dhe të ardhurat e Kinës ndahen midis 1.34 miliardë banorëve, derisa GDP-ja e SHBA-së ndahet midis 309 milionë amerikanëve. Duke shfrytëzuar shifrat zyrtare të Bankës Botërore të ardhurat amerikane për kokë banori ishin 47.153 dollarë më 2010, krahasuar me 7.599 dollarët e Kinës.

Po ashtu, duhet ta kemi parasysh se kontesti është thellësisht teknik. Ekzistojnë dy paqartësi: së pari të dhënat mbi prodhimin kinez dhe çmimet e përdorura për vlerësimin e GDP-së në renminbi (RMB) dhe së dyti konvertimi i vlerave të RMB-së në dollarë, për lejimin e krahasimeve ndërkombëtare. Kjo fazë e dytë, e quajtur “pariteti i fuqisë së blerjes” (PPP) përfshin gjetjen e një mënyre të përbashkët për ta matur prodhimin në shtete të ndryshme.

Ta themi këtë thjesht: Po qe se një artikull kushton 6 RMB në Kinë dhe 1 dollar në SHBA, mallit kinez do t’i caktohej vlera 1 dollarë. Problemi është se ndonëse shumë artikuj janë të ngjashëm midis shteteve të avancuara – “Toyota” mbetet “Toyota” – dallime të mëdha ekzistojnë midis shteteve të pasura dhe atyre të varfra. Duhet të gjenden mënyra për matjen e artikujve që nuk janë të përbashkët kudo.

Kjo detyrë i bie Bankës Botërore. Ajo mbikëqyr Programin Ndërkombëtar të Krahasimit, që mbledh statistika dhe zbaton metodat e PPP-së në 197 shtete dhe ekonomi. Ky proces vë një raport të përgjithshëm midis çmimeve lokale në secilin shtet dhe çmimeve të dollarit në SHBA. Megjithatë, integriteti i rezultateve varet prej saktësisë së çmimeve lokale. Ankesa kryesore në lidhje me shifrat e GDP-së kineze është se në sondazh përfshihen rajonet rurale të nënpërfaqësuara, ku çmimet janë më të ulëta. Ekonomistët e Bankës Botërore thonë se çfarëdo shtrembërimi është modest; derisa Subramanian dhe të tjerët e shohin si burim të madh nënvlerësimi.

Kjo çështje mund të mos marrë fund deri nga fundi i 2013-s, kur ndodh rishikimi i ICP-së. Ndërkohë është interesante të vlerësohet se kur Kina mund ta kalojë SHBA-në, po qe se vlerësimet aktuale janë korrekte. Po qe se supozojmë se Kina rritet me 8 për qind në vit dhe SHBA-ja me 3 për qind – tejkalimi mund të ndodhë më 2018.

Artikulli origjinal: Washington Post - Is China No. 1

12 Komente

Problemi diskutohet  si  gare mes dy shteteve. Me qellim eshte shtruar si  i tille.Kurse per mua  eshte gare  mes dy sistemeve, qe ne dukje jane te  ngjajshem, por ndryshojne ne thelb.Nga klasiket( e te dy  sistemeve) dime qe e  fiton garen  a sistem qe sjell vellimin me te madh prodhimit  duke  ruajtur stabilitetein makroekonomik.

Per mua,  Kina e ka fituar.Sot per sot eshte Baka e Amerikes, sepse  shet fuqi puntore.Neser,  vete ky artikull  thote  shume...  

Jo per gje por qendra me e rendesishme monetare ne bote nuk eshte Fed por ne selia e Partise Komuniste Kineze..Megjithate te dyja nuk bejne dot pa njera tjetren..Shba ja ka nevojen Kines per furnizim me mall te lire dhe krah te lire pune dhe Kina ne anen tjeter ja ka nevojen SHBA si furinizues dhe investitor i fuqishem.

SHBA qe kur ju hapi deren korporatave amerikane drejt Kines thjesht hapi kutine e Pandores...Une shoh ne horizont heqjen e dollarit si monedha nderkombetare valutore, gje qe eshte kerkuar fuqishem nga Kina,Rusia dhe Brazili

Grave me pelqeu shume qe e perceptove si gare sistemesh,sepse qartazi ajo eshte optika e shkrimit.Por ajo qe te bene pershtypje tek artikulli eshte qe ende shtrohet si pyetje" A eshte Kina e para".Nderkohe qe zhvillimi ekonomik i vendit s'eshte si gare bukurie,ku disave i duket i bukur njeri e disave i duket i bukur tjetri,domethene gjykim subjektiv.Isha e mendimit qe analistet ekonomik( qofshin keta dhe amerikane) e kishin kaluar fazen e pyeturit dhe ishin ne fazen e te kuptuarit.

Habitem Grava qe thua Kina e ka fituar. Jo qe mbase do ta fitoj, por qe e ka fituar. Dhe jo thjeshte si ekonomia numer nje, por si sistem ideal.

Domethene nje sistem qe ka krijuar pasuri per qytetaret normal sa ka krijuar Shqiperia, dhe shume me pak se Greqia, ja kalon amerikes qe ka gdp per capita tek rreth $48,000. Si shtet mbase po, se popullsia bene te sajne dhe vete bufi e di qe si Kina si India duhet te kene ekonomi shume me te madhe nga c'ka Amerika. Por si sistem, ku rendesi i kushtohet njeriut normal... me duket pakez e habitshme... sikur te thuashe qe Shqiperia ja ka kaluar Luxemburgut.

Apo valle mos flet per mungesen e krizave? Po prit, se as 20 vjet ekonomi tregu nuk kane patur, dhe kur fillon afer 0, eshte veshtire te kesh kriza dhe depresione, sic shembulli i shqiperise ne 2009 tregojti.

muhametali, mos u habit por  thellohu  se nuk me duket se i bie ne shenje.Flasim per diference sistemesh dhe  sa di une eshte thene qe do fitoje ai  sistem qe do te arrije rendimentin me te  larte dhe stabilitetin makroekonomik.Kapitalizmi ka deshtuar ne tere  piramiden e vet, si sistem.Perme teper, te  sygjeroj te mesoshe cilat jane fazat  e zhvillimit ne gjithesi.Per te gjitha...Di te kete ndonje ... faze te fundit ?

hajde o burra ta zgjidhim dhe kete dileme. rrofsh admin per prurjen se u merzitem duke u marre me ceshtje minore, tip "si te nxjerrim greqine nga kriza" etj

i vje verdalle qveriut po sta mba ta vesh ne shenjester.. smiley 

jo me, c'ne me qeveriun une smiley

Ne fakt, nenvlersimi qe i behet produktit kinez nepermjet çmimit, e mban te ulur artificialisht GDP e saj, ne krahasim me GDP e Amerikes. Kryeministri kinez, para nje jave premtoi per nje permisim te kushteve te punes per puntoret, me shume vakancie per puntoret, e rritje rrogash per puntoret, dhe me shume subvencionim ndaj fshatarve, per prodhimet bujqesore. Dhe e gjitha kjo , nga rezervat e medhaja te valutes/parase.  

ca kine mer jahu.... ne jena rrot me rrote me gjermanine ti thu kina.. prit sa te mesojme kinezce dhe tja kalojme dhe kines qe ja paska kalu amerikes... sa tmire qe jena mer amon!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).