Privatizim? Tek ne ekziston e drejta zakonore e përdorimit, e cila sipas Kombeve të Bashkura është një e drejtë që duhet të njihet me ligj. Nuk ka dhe as që duhet menduar koncensioni në pyje.

Fshati, komuna dhe përdoruesit tradicionalë, shoqatat, duhet të mbeshteten dhe të këshillohen si duhet të menaxhojnë më mirë këto pasuri në dobi të tyre. Në mbi 6800 fshatra janë krijuar tashmë komisionet e pyjeve e kullotave. 

Ajo çka deklaroi kryeministri ynë në vizitën e fundit në Austri, në fakt më kujtoi një film të hershëm shqiptar, të vlerësuar në kohën e tij, filmin “Rrugicat që kërkonin diell”, batutat e të cilit i përmendin sot e gjithë ditën edhe brezat që nuk e kanë jetuar atë kohë. “Ajde gazeta “Tomorri” me lajme të reja”, “Blini gazeta “Tomorri”, “Hitleri do të takohet me Duçen”, “Lexingtoni në fund të detit”, “Robrit rusë nuk kanë ç’të hanë”, etj.etj.

Këto ishin batutat që mbahen mend, por që më tingëlluan të njëjta me ato që dëgjuam këto ditë në Vjenë. “Ajde pyje kemi, blini pyjet tona”. “Për privatizim i kemi, blini pyje”,- iu tha kryeministri gazetarëve austriakë në takimin që zhvilloi me ta. Thënë thjesht, ky ishte konteksti, të cilin na ndihmoi ta mësonim gazeta e njohur “Die Presse”. Ajo e botoi njoftimin për privatizimin e pyjeve të Shqipërisë.

Historia e re dhe e vjetër e privatizimit

Kryeministri e ka me shumë dëshirë që t’i japë jashtë vendit “sihariqe” të tilla. Nuk është rasti i parë. Në fakt ajo që shefi i qeverisë e quan privatizim, ka nisur nga viti 2002 dhe sot më shumë se gjysma e inventarit të pyjeve dhe kullotave të Shqipërisë nuk janë më pronë e menaxhuar nga qeverisja qëndrore, por nga ajo vendore. Janë më shumë se 750 mijë hektarë, ose diçka më shumë se gjysma e inventarit kombëtar që tashmë janë në pronësi të pushteteve vendore (250 komunave të vendit). Ekspertët e fushës komentojnë se rreth 25 % e fondit pyjor janë shpallur me ligje të posaçme “zona të mbrojtura” dhe “parqe kombëtare”. 

Që në vitin 2002 qeveria ka pranuar ligjërisht angazhimin për të respektuar një direktivë të BE-së për të shpallur 15-18 % të territorit si “zonë të mbrojtur”. Kjo në vetvete do të thotë nja 430 mijë ha. Pyetëm ekspertë të fushës dhe mësuam se Shqipëria disponon edhe rreth 300 mijë hektarë pyje të mbrojtura, pra pyje mbrojtës së tokës, pyje mbrojtës të baseneve të ujëmbledhësve etj dhe llogaria doli që rreth 800 mijë hektarë pyje nuk mund të privatizohen. Do të thotë, kërkohet të mbeten pronë shtetërore. Pra, nuk paska hiç pyje për t’i privatizuar?!

“Pro” apo “kundër” privatizimit?

Si në çdo fushë tjetër, edhe në atë të pylltarisë problemet tona nuk kanë të sosur. Në 20 vitet e fundit asnjëherë nuk kemi parë ndonjë fond të veçantë buxhetor për pyjet. Në 20 vitet e fundit kemi parë veçse barbarizëm në shfrytëzimin e kësaj pasurie kombëtare. Që nga “afera e drurit të arrës”, e sot e gjithë ditën, më shumë se 250 subjekte private merren me shfrytëzimin e pyjeve. Askush nuk e di se si, se me çfarë strategjie, teknologjie, profesionalizmi bëhet kjo punë. Ministri i Pyjeve thoshte në fund të vitit që shkoi në Akademinë e Shkencave se “raporti midis pemëve të mbjella dhe atyre të prera në një vit është katastrofal” dhe se pyjet mund t’i shpëtojë vetëm partneriteti publik privat dhe reforma e thellë. Po cila reformë? Duke mbajtur shteti vetëm 10 % të inventarit kombëtar të pyjeve dhe kullotave dhe duke e shitur pjesën tjetër? Kryeministri pak ditë më parë kërkoi nga ministria perkatese dhe institucionet e lidhura me të, që ky të jetë viti i zgjidhjes përfundimtare, në vija të përgjithshme, të problemeve të pronësisë së pyjeve. Sipas shtypit të ditës,  kreu i qeverisë nënvizoi faktin se është shumë i rëndësishëm përcaktimi sa më parë i sipërfaqeve pyjore, të cilat do të mbeten publike, duke theksuar se qeveria qendrore nuk mund të administrojë më shumë se 10 % të pyjeve në të gjithë vendin.

“Qeveria nuk do të mund të ketë me shumë se 10 % të pyjeve. U takon ju, së bashku me institucionet e varësisë të përzgjidhni këtë 10 % se cila do të jetë, por më shumë se kaq, nuk mund të administrojë. Ky është një standard kudo në vendet e BE-së “, u shpreh kryeministri. 

Në fakt Ministri i Pyjeve është më racional se shefi i tij në qeveri. Ai është konkret: Pak ditë më parë është konsultuar edhe me ekspertët dhe profesionistët e Universitetit të Kamzës. Ministri zhvillon disa zgjidhje:

1) Kritere të forta për kompanitë e shfrytëzimit dhe forcim i ligjit;...

2) Zhvillim të industrisë bioenergjetike (ka nevojë për lëndë të parë investimi në Porto Romano që prodhon biokarburant);

3) Dhënia falas e terreneve të degraduara për të nxitur interesin për pyllëzime;

4) Dhënia me koncension e pyjeve të lartë, qoftë edhe e Parqeve Kombëtare, etj, etj. Por nuk flet për privatizim. (Ndërkohë që dhënien me koncension e kundërshtojnë fuqishëm anëtarët e Federatës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave Komunale të Shqipërisë, që propozojnë një ide të njohur për privatizimin e pyjeve, siç është hapi drejt përdoruesve tradicionalë të fshatit, si njësia bazë që kujdeset për pyllin, por dhe familjeve që banojnë në fshat, të cilët njihen si “pronarë” tradicionalë.)

Por…

Këtu hyjnë standardet, për të cilat flet edhe kryeministri. Kjo pasuri nuk mund të mbrohet dhe kultivohet me “ajde blini pyjet tona!” Dhe as duke iu gjetur “të zotin”! Ndërsa këtë 10 % nuk e gjen askund!

Sipas FAO, legjislacioni për pyjet në Europën Qendrore dhe Lindore është analizuar në një studim të botuar në 1999 dhe përditësuar në vitin 2002 (Cirelli 1999: FAO 2002). Disa shtete si Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Rusia, Sllovakia, Sllovenia dhe Ukrahina kanë hartuar ligje të reja për politikat pyjore, që me ndryshimet politike të vitit 1990. 

Studimi arrin në perfundimin se vendet e Europes Lindore përqëndrohen më shumë në mbarëvajtjen e pyjeve, sesa në privatizimin apo jo të tyre. Shembuj? Sipas ligjit austriak të pyjeve (1975), nëse merren me koncension sipërfaqe pyjore  “do të ripyllëzohen brenda vitit sipërfaqet e dëmtuara (Neni 13, pika 3). Qeveria mund ta shtyjë afatin deri në dy vjet, atëhere kur edhe fidanet e rinj kanë lëshuar lule”. Në Bullgari: Ligji i vitit 1997, 30% e totalit të inventarit pyjor është në dorën e shtetit dhe kjo është e padiskutueshme. Në Slloveni 72% e pyjeve janë pronë private, 28% pronë e shtetit dhe e komunave. Sipërfaqja mesatare për çdo privat është më pak se 3 hektarë.

Në Poloni, njohja legjislative e të drejtave së pronës private në pyje nuk është ajo e zhvillimit “revolucionar”, si në disa vende të tjera të Evropës Lindore. Një pjesë e konsiderueshme e 8.6 milionë ha e pyjeve të Polonisë mbeti në duar private gjatë gjithë periudhës së komunizmit. Në fund të kësaj periudhe, 17 për qind e pyjeve të Polonisë janë në pronësi private, e njëjta përqindje që është në pronësi private sot. Qeveria polake pret të riprivatizojë rreth një milionë hektarë të tjerë të pyjeve shtetërore në të ardhmen, e cila do të sjellë raportin e pyjeve në pronësi private në pothuajse 30 për qind. Por vetëm kaq, jo më shumë. 70 % i mbeten shtetit. Edhe SHBA, që ka një strukturë të qartë të pronësisë mbi pyjet, ka vetëm 57 % pyje private.

Një studim dhe ... avokati amerikan i  mjedisit

Pse e përmendëm Poloninë në fund? Ata që kanë punuar me FAO, të paktën që nga viti 1993, e kujtojnë Paul A. Barres, avokatin amerikan të mjedisit nga SHBA, (Ford Foundation Fellowship), që ishte i pari që bëri një studim krahasues për pylltarinë mes Shqipërisë dhe Polonisë. Sipas Barresi-t, “vendet e rajonit i kanë konsideruar gjatë pyjet e tyre si burime të çmuara. Në disa raste, pyjet kanë qenë fokusi i ligjeve të veçanta për shekuj me radhë”, thotë ai, duke shtuar se “Polonia dhe Shqipëria kanë qenë pionierë të vendeve të Lindjes në reformën e ligjit pyjor evropian. Polonia miratoi një ligj të ri gjithëpërfshirës - Akti mbi pyjet - në vjeshtën e vitit 1991. Shqipëria pasoi një vit më vonë me legjislacionin e ri të vetin - Ligji për Pylltarinë dhe Policinë e Shërbimit Pyjor”. 

Barresi jep një këshillë. Ja si shkruan ai në raportin e tij krahasimor për Shqipërinë dhe Poloninë: “Çdo vend që dëshiron të largohet shpejt dhe dukshëm nga sistemi i centralizuar i pronësisë në sektorin e pyjeve, do të bënte mirë që të shikojë frymëzimin te ligji polak për pyjet”. Shqiptarët atëherë iu referuan ligjit francez. Nuk dihet se cili model është zgjedhur nga ekspertët në projekligjin që janë duke përgatitur këtë vit. Por këshilla duket e vlefshme, nisur nga ajo që gjen sot në Poloni.

21 Komente

Kjo pune eshte e gjate e gjere.Duke pasur parasysh paaftesine konkrete te gjitha qeverive ne menaxhimin minimal te pyejeve,privatizimi mund te jete nje zgjidhje.Por nga ana tjeter me ndihmen e motit dhe te Zotit,uroj qe te pakten te kemi fat dhe kompanite qe do ti marrin persiper 1.te jene nga vende te cilat kane kulture ambjentaliste te zhvilluar,2.ti dhimbset Shqiperia me shume sec i dhimbset atyre brenda.Meqenese keto kritere per nje biznes jane thjeshte utopike,i bie qe privatizimi te jete nje debat per zgjedhjen ndermjet dy paleve.Nga nje ane nje qeveri qe administrimin e vendit e sheh si biznes nga ana tjeter nje kompani qe biznesin do e shihte si administrim te vendit.Kjo e dyta ka pak gjasa te ndodh,por na prifte e mbara.

Pse,ka akoma pyje ne Shqiperi?!!!!

+11. Sa do e thoja dhe une kete fakt. Por ndryshe nga ju qe e thoni ne formen e pyetjes, une do ta thoja ne formen e pohimit se ne shqiperi ka letra me fonde pyjore por nuk ka pyje apo pill sic i thote gjirokastriti. Thjesht duhen privatizuar teritoret qe ne letra figurojne fode pyjore per te futur qeveritaret ca para te tjera ne xhepat e tyre te shpuar nga korupsioni i pa fund. Perderisa kemi pranuar te mos e luftojme pushtuesin cdo fjale eshte e tepert dhe e kote.

Nje artikull i tille ka qene edhe tek gazeta Standard e Austrise e dates 05.03.2012.

Une nuk po i shtoj me shume komentit te nje lexuesi te kesaj gazete.

"Private managen besser als der Staat"

sagt einer, der ein zumindest für albanische Verhältnisse stattliches Gehalt dafür bekommt, den Staat zu managen. Was soll man da noch sagen ...

 

"Privatet administrojne me mire se Shteti"

e thote ai qe mer rrogen nga Shteti shqiptar, per te administruar ate Shtet. Cfare duhet te thuet me shume....

 

Ne artikull thuhet se do te vihen ligje te forta per menaxhimin. Une do te thosha se ju kur nuk administroni dy pyje si do te administroni dhe kontrolloni ligjet e zbatimit per privatin. Megjithate shashka e radhes e kreu veprimin. 

hahahahaha, e ç'te dhime qe i paska bo ketij trapit tone????? Yll  fare, je emilo......

Faleminderit per komplimentin por i takon atij komentuesit tek gazeta austriake smiley

 Edhe nje tjeter nga nje komentues tjeter i po kesaj gazete:

die Reagonomics als Vorbild...

echt krass der Typ!

Es waren halt noch Zeiten, als es Cowboys gab...

Reagonomics sie shembull

Tip i rrafshum  me te vertete

Atehere ishin kohet, kur egzistonin Cowboys ...

smiley

Thanks!!!

ps. ne na kane si koncept u bo kohe, per rrumpallen dhe me gjere. Albanien ka pak te beje me shqiperine si fjale, ne kontekst te caktum. Ndersa processi i dhjerjes se gjerave, fare mire kapet edhe nga "Albanisierung".

Na njofin mire, s'ke c'thu.

emigrant puna eshte qe Berisha e be ate popull per budalla. Harron qe psh EVN ku ka dhene koncesione ose do te privatizoje hidrocentralet i takon me 51 Landit te Austrise se poshtme (Land Niederösterreich) pra eshte shteterore. Po ashtu edhe CEZ eshte shteterore. Ai vetem po e kalon nga nje dore ne tjetren per te mbyllur vrimat e buxhetit per te qendruar ne pushtet. Kjo eshte paturpesia e tij. Puna eshte se ska kush ta ndal dhe kjo eshte fatekeqesia jone.

Ndryshimi eshte qe shteti mund te administroje kudo me perjashtim ke ne smiley per fat te keq tonin.

Puna eshte se ska kush ta ndal dhe kjo eshte fatekeqesia jone

Nuk do beje me c'te doje jo, kane dale burra qe po ja vene kufirin te twitter-i, me fal, te thana smiley

fjalet gardh e? smiley 

kape icik smiley

adaptohet kollaj ene per pyjet... smiley 

Kur një tribuje indigjene të Amerikës u kishin vajtur disa të bardhë për t'u kërkuar t'u blinin tokën, vendasit ia kishin plasur të qeshurit, pa kuptuar se si mund t'i kërkoje dikujt të të shiste mëmën. (P.s.:tokë dhe nënë na qenkëshin të njejtat fjalë në gjuhën e tyre).

po m'vjen ne mend thenia :ai shet edhe t'emen per pare.... smiley

po po ... ka edhe kështu smiley

po shqiptari ka harru që e ëma e vet kryesore është toka që e mbart... pastaj femra që e pjell dhe e rrit...

ajde blini pyjet tona!” Dhe as duke iu gjetur “të zotin”! Ndërsa këtë 10 % nuk e gjen askund!

Sidomos kjo Perla e Fundit eshte Mashtrimi i Rradhes nga Kryemashtrusi i Shqiptareve. I paafti i te Pafteve , Banditi e Grabitsi i Gjithshkaje Shqiptare per te shtuar te ardhurat e Familjes e gjeti dhe nje term Europian smiley Dhe ne kete RAST te jemi plotesisht te bindur se si zakonisht cdo Pasuri KOMBETARE shihet si Burim per te mbushur Xhepat surrogatot ekonomike e "miqt e miqve " prane tij !  Si duket nuk i doli varianti Shegoro - Arror , Ullishtoro - Goricor dhe tani e gjeti me "10% e Administrimit Shteteror te Pyjeve te cilat  "Gjejni Jue Zotrie se une s'munem me majte ma shume as ne Vucidol " Pis e Hajdut ordiner qe nuk i dhimset asgje Shqiptare !

Cdo lloj Nisme e Ligji i miratuar per "privatizim pyjesh " fsheh pas vetes SHITJE TRUALLI . Pyjet dhe Kullotat jane plotesisht te administrueshme nga Pushtet Lokale ku perfshihen keto zona . Por dembeli NDYRESIRE dhe Karagjoz ne krye te Shtetit sajon endrra me "privatizime " per qellime te tjera . Dhe patjeter nuk do mungojne "argumente " te Privatizimit me rezerva" e plotesime Intelektuale  te pyjeve . Ne mos qofte shashka e rradhes eshte nje Hajdutllek i Paster !

A mundet ? Po deshi Sala,gjithcka eshte e mundshme.

Ja nje shembull i trajtimit te pyjeve te Shengjergjit....

Keto pyje kane qene te medhenj me peme te vjetra. Siç e shihni ne foto, keto peme jane prere ne menyre barbare....deri sa vete fshati vendosi qe te mos prese me pyll.....

...dhe ja erdhi ne kete çast, kur pyjet jane nen ruajtjen e vete komunitetiit dhe nje pyll i ri po rritet shendetshem pa  friken e sepates...

por ama vete fshataret e gjeten zgjidhjen... Tani ne Shengjergj, nuk pritet me pylli, por ruhet dhe eshte ne zhvillim.... Ky eshte shembulli qe duhet te ndiqet e jo te privatiizohhet e  te shitet...

avash avash! smiley

Ajo qe me habit eshte, se, ç'ne ne Austri behet nje deklarate e tij per privatizimin e pyjeve. Mos ka te beje me lidhjet/lejimin qe Buall Mavria iu ka bere austriakeve per manaxhimin e emisive te CO2 ne Shqiperi me perpara.  Ngaqe kryeministri yne eshte i paafte, ngaqe ai s'di si ti manaxhoje pyjet dhe emisit e CO2 te pyjeve, ai eshte i gatshem t'ua shesi austriakeve, thjesht per disa miliona, sa te hedhi lumin, duke harruar se pyjet jane te perjeteshme. 

prit o vella se dun edhe noi lek tjeter keta para se te ikin hajt mo te marrin ca te marrin edhe nga plepat smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).