Aleanca Kundër Importimit të Plehrave bëri të ditur se të martën do të dorëzojë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, 60 mijë firmat e mbledhura për organizimin e një referendumi kundër importit të mbeturinave.

Përfaqësuesi i Aleancës Kundër Importimit të Plehrave, Ardian Klosi bëri të ditur se AIKP-ja është pranë fillimit të një forme të re të demokracisë. “Kjo është një iniciativë që vjen nga populli.”- theksoi Klosi.

Sipas Aleancës, ligji e dëmton Shqipërinë, pasi vendi ynë nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar mbetjet nga importi. Sipas AKIP, lejimi i importit të plehrave bie ndesh me Strategjinë Kombëtare të një Zhvillimi të Qëndrueshëm si dhe me Konventën e Aarusit.

Aksioni i Aleancës u përshëndet edhe nga ambasadorja britanike në vendin tonë, Fiona Mcwilliam, e cila theksoi se kjo iniciativë është shembull i një veprimi demokratik.

“Parimi i një referendumi është evropian dhe demokratik.” – theksoi ajo.

11 Komente

lajm shume i mire por jam e sigurt se po te ishin treguar pak me popullor organizusit do te kishin mbledh me sh se 100 mije firma! Still bravo !

Per ke Shtet e Shoqeri e ke fjalen si Lajm i Mire ? Per Lefqenine ?

I mire eshte treguesi qe njerzit DUAN te pyeten , te ndihen qe jetojne , qe kane pergjegjesi per Jeten e tyre dhe te femijeve , qe e duan ate truall ashtu si eshte por te Tyren jo HALE  , perkunder Arrogances se Banditeve me Pushtet e Garde dhe Xhepave te tyre te Pafryre edhe me para Bajgash .

Ndersa per permbajtjen ....si zakonisht , Njeriu Bandit qe NY Times e quajti "Leter Higjenike " do ti gjeje edhe kesaj Letre te Firmosur nje pershtatje ku Jozefpercka do gajaset se qeshuri dhe ministrat do lene mbledhjen nga qe do i zere barku nga te qieshurat e shakate e Holla te Berishes . Dhe si gjithnje Rusi i Malit do gjeje me tekniket e tij se "ne rreshtin tre faqja pese pikat e bojes mbi disa emra nuk perligjin shifren . Te Behen LISTA me te Qarta !

ne fakte ate frike kam dhe un,do ta manipulojn edhe kete aleance ,mjetet dhe eksperienca nuk u mungon si te djatheve dhe te majteve

megjithate duket sikur diçka po leviz ne atdhe,duket sikur po fryn nje ere e re,

 

KE do nisë një hetim pas të dhënave se në Shqipëri kanë hyrë MBETJE të rrezikshme nga viti 2003 deri në vitin 2010
 

Edhe pa u miratuar ligji i qeverisë Berisha për importin e plehrave, në Shqipëri kanë hyrë qindra ton mbetje të rrezikshme.

Siç raporton Balkan Insight, çështja është bërë shqetësuese dhe vetë Komisioni Europian ka deklaruar se do të nisë një hetim. Monica Western, zëdhënëse e Komisionerit për Ambientin, i ka thënë Balkan Insight se do të hetohet për dyshimet se Franca ka eksportuar mbeturina të rrezikshme në Shqipëri.

Sipas të dhënave që ka siguruar Balkan Insight nga Sekretariati i Konventës së Bazelit, Franca ka sjellë në Shqipëri 588 ton mbetje vetëm në vitin 2004.

Mbeturinat që ka sjellë Franca në Shqipëri cilësohen si Y-17, d.m.th mbetje që rezultojnë nga trajtimi në sipërfaqe i metaleve dhe plastikës. Këto mbetje karakterizohen si të dëmshme. Në Shqipëri nuk u regjistruan kurrë të dhëna që këto mbetje të kenë hyrë në Shqipëri. Kurse Franca depozitoi në Sekretariatin e Konventës së Bazelit të dhëna për to.

Të dhënat e siguruara nga një agjenci e OKB tregojnë se me dhjetëra dërgesa me mbetje të rrezikshme, kanë hyrë në Shqipëri nga vendet e BE prej vitit 2003 deri në vitin 2010.

Sikur te gjitha procedurat te vene pa problem, referendumi nuk mund te behet perpara shtator-tetor 2013 shprehen juristet.

Nuk ka fare rendesi se kur mund te behet referendumi. Periudha kohore eshte me pak e rendesishme sesa sensibilizimi shoqeror per nje problem qe na prek te gjitheve njelloj. Por nese zhvillohet para zgjedhjeve parlamentare dhe merr nje Jo nga shoqeria atehere ky refuzim ka per te qene nje mesazh po aq i fuqishem sa dhe refuzimi i projektkushtetutes se viti 94.

Yes!

Po s'do ishte cudi nese i qisin klecka firmave. Ja prit kur te thote Berisha qe kush ka firmosur te paraqitet para Kuvendit dhe te kerceje Makarenen krah per krah me Gjergji Ndrecen, ndryshe do quhen firme te fallsifikuara.

Po nuk u paraqiten ose do i vare Mesila tek pishat ne Divjake ose do i beje Ruci pjese te partise te forumit pleqeror te te perndjekurve te PS-se (FPRESH).

60 Mije firma te mbledhura ne Popull dhe 5 komente ne peshk,mua per vete nuk me del llogaria.

do jetosh me shume se un !

Larg qofte!

Nuk kane per ti lene te bejne referendumin. E ka thene fjalen i madhi te medhenjve: Referendumi ka prapaskene politike nuk do behet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).