Requiem për të gjithë ju emigrantët që keni lënë një copë të shpirtit tuaj këtu në dheun mëmë, keni lënë copëza kujtimesh të vegjëlisë, kur keni kapërcyer gardhet e shkollave duke grisur këpucët, çantat, apo këmishat bashkë me pantallonat.

Festa e 7 Marsit eshte quajtur festa e mesuesit.  Me ose pa te drejte, ky emertim u ka hequr te drejten pjeses me te madhe te shoqerise qe ta festojne si festen e kombit shqiptar, sepse vetem nepermjet kultivimit te gjuhes se shkruar mund te dallohet kultura e nje kombi nga nje tjeter, si festen e arsimimit, pasi nepermjet ketij arsimimi popujt behen me te vetedijshem per rolin qe kane, e per fatin tone te keq ne e kemi njohur kete rol shhume vone por ende nuk e kemi mesuar dhe pervetesuar....

Nje perulje shume te madhe per te gjithe ata qe vune nje tulle ne ndertesen madheshtore dhe te bukur te gjuhes shqipe!

Nje respekt shume te madh per mesuesit tane te thjeshte e te palodhur qe i gdhenden kokat tona dhe i mbushen me dituri!

162 Komente

smiley

Emin Duraku, petro smiley

7 marsi rekuiem per emigrantet smiley alidems ke sens humori te vecante.

8 marsi elegji per burrat.

Pse mi ca ke, 5 maji rekuiem per rrugicat e Tiranes.

he se te gjitha me kernacka ne dore e ne goje festohen smiley

2 kernacka eeeeee nje ne dore nje ne goje smiley duhet pyetur zysha e njohurise per shoqerine se c'mendon per kete.

cherchez les femmes! smiley

hahahha per te provuar qe di frengjisht the te paren qe te erdhi ne mendje smiley, kjo ishte me shume per cherchez les kernacka (theksi tek a-ja e dyte)!

te paren gje bët wiz a pluhal tuizt smiley

kjo zgjidhet kollaj. poshte kernacká! smiley

gezuar*!

*vecanerisht zyshave te astronomise, fiskultures, njohurise per shoqerine, anglishtes, frengjishtes dhe zyshave te ardhme te gjuhes kineze smiley

astronomise? she she smiley

she she ben sikur di frengjisht, se per astronomi te kemi pare, yll me 4 cepa smiley

astronomia e dinte vete e shkreta qe ne i dinim tashme te gjitha cfare duhet te dinim per hapesiren e pafundme ... dhe na e linte librin hapur smiley

keshtu ju ndihmonte me misteret e hapesires se fundme?

meqe jemi tek kujtimet e zyshave, 2 zysha letersie dhe 1 burrezysh matematike i uroj te jene mire e ngrohte e me zemren plot.

hapesira e fundme eshte, por polikendveshtrimet e bejne te pafundme. 

1 burre matematike qe pinte shume dhe nje zysh letersie tropojane i kujtoj me mall smiley 

"Burre matematike qe pinte shume"

Lad Cuci ne Ekonomik?

Cuk, s'ia kemi pare deren shkolles se larte ne memedhe. 

Cuk, s'ia kemi pare deren shkolles se larte ne memedhe.

E pse bo sikur ke bo shkolle te nolte ti?

S'e di as vete pse u grrica me ty. Po noshta ngaqe m'vje inot qe na detyrove Nohine me e dredh pllaken te tema e Milanit, dhe ngaqe nuk du me i thone Tepros qe me pelqeu shume batuta e yllit me 4 cepa per Katrorin.

smiley

Nohia ka ik pergjithmone? smiley M'vje keq per ju, ne qofte keshtu, por gezohem shume per te. 

si pergjithmon mi  smiley  ik anej e shprehu mir  

E re he... shihe mire smiley

sorry  smiley tani e pash  me vmendje 

te thirra Nafije, po ti s'mu pergjigje,

te thirra Nafije, po ti s'mu pergjigje,

femit e mi po qajn me lot, kerkojn Nafijen s'e gjejn dot,

femijve t'mi keshtu iu thaaaa, Nafija, iku dhe na la,

O Nafije, moj Nafije...

(excerpt nga teksti i konges se Nafijes, i induktum nga ngjashmeria rastesore e emrave Nafije me Nohije).

polikendveshtrimet

ja dhe zysha e greqishtes, jasu smiley

nese mundesh, vazhdoje edhe cik kete te fundshmerise, por ne menyre elegjike, po munde.

jasu koricaqi! 

niqja ish i pari qe erdhi me kete ide. pafundesia e re e quajti, ne mos u gabofsha.

*tzsch

koricaqi? me shau me duket smiley

ne perpjekje per te gjetur koordinatat e polifundshmerise smiley po germoja neper fjalore turqisht-frengjisht per perkthimin e 'kofte', sepse boulettes jane ne trajte topash, por pa fat, edhe nje quenelle qe gjeta behej zakonisht me peshk dhe kishte formen e topave te hallves, eliptiko-majoshe.

ku eshte zysha e frengjishtes e poussecarre-se kur nevojitet?

koordinatat vendosi vete ti, pse lodhesh t'i gjesh?

Mua vetem ky deleduku me ndihmon smiley

KOFTËR m.Sharrë e gjatë e me doreza në fund, që përdoret nga dy punëtorë për të prerë trupa. Si s'mesova pak fjale frengjisht! smiley

e gjeta! fricadelles (frika del kur i provon), por qenkan thuajse dyfish te gjata nga ato tonat smiley

Oh, po keshtu eshte edhe ne gjermance! smiley

e shikon qe di frengjisht ti, vetem se me theks gjerman? smiley

frika del, o dele duku, o admin fshiji keto po deshe se po behemi nxenes zhurmaxhinj (si thoni ju kernacka?)

ashtu themi! dua t'dal nga klasa

lol, pouce,

ekzagjerimi eshte specialiteti i francezeve smiley

te mesojme ndonje gje te re dhe ne (per fundshmerine) smiley

vone tashi squari. ta kishe pasur mendjen aty ku duhej! smiley

ah u pa puna, mbeta 'a la recherche du temps perdu' smiley

Behu sa nje foton dhe te shpie une ne kohen qe do, sa here te duash smiley

Gezuar 7 Marsin

Ne kete dite arsimetonjese na shpjegoni se nga vjen fjala analfabet dhe kush ka qene analfabeti i pare shqiptar?

Loku, lezeqem ajo fotoja. Me pelqejne shume keto fotot e vjetra te shqipove, jane shume tregonjetare (telling), mimikat/veshtrimet e njerzve, body language ne pergjithesi ne foto (no Permetari pun intended lol), veshja...

Nje dite Miri ne mengjes
teksa hapi syte e zeze
ju kujtua se çfare tha
kjo mesuesja kur e pa

Qe mesimin ta mesosh
mua ti te me degjosh
Librat uje duhet ti besh
asnje faqe mos ti lesh

REFRENI..
Miri duhet te mesosh
librat kurre mos ti ngaterrosh
uji çezmes nuk eshte per to
libri duhet per mesim
asnjehere mos bej gabim
se me to dijet fiton

 

Po e dija une qe ti andoleshente je! C'jone keto vjersha per klase te pare fillore mi!?

Kjo eshte kenge, ka fituar dhe cmim te pare, nuk e shef refrenin.. smiley

Car refren mi atij i ka hum ene rima. Per sefte shof nje konge kalamojsh me rime :

A
A
B
C
C
B pothuajse

Lere rimen po shifi muziken, e kam me gjithe mend eshte kenga fituese e festivalit 39-te per femije ne Fier.smiley

Pervec zyshave te fillores, qe jane te gjitha yll, vleresimi me i larte qe kam pasur per ndonje zysh a presor ka qene "Cka". Budallenj, qorre dhe grrica: satdush.

A po, i vetmi garip rob zoti ka qene Meti i ushtarakes ke Ismail Qemali.

Hasani I vizatimit teknik,xhepi I punes prodhuese,stiliani Rhmet paste.

Nuk e dija qe paska vdekur Stiliani. Gjynah, burre i mire. Xhepin se kam pas presor. Kam pas ate tullacin.  Hasani smiley Ca boni, u martu ne fund, apo ia fali pleqerine Demokratikes?

Po Balozin e ke arrit?

Stiliani u be nja 10 vite qe ka vdekur as une s'e dija por kur isha ne varreza per te vene  lule tek varri i mamase vura re varrin e tij.Kishte ikur i ri vetem 60 vjec.Bleva ca lule te tjera dhe ia  vura ne varr .e meritonte ishte zotni burre i ndershem e i drejte ne kulm.Tani kur i mendoj cuditem me ta se ku e gjenin ate pasion per te punuar praktikisht pothuaj falas.Thjesht kenaqesia per te pregatitur nxenes te mire.Xhepi ka pas qene burre i mire po bente poza si anetaret e birose se ishte sekretar partie.Balozi si emer i degjuar po  nuk me kujtohet .cfare lende ka pas dhene?Hasani ka pas qene kopetent ne lenden e tij e noten s'ta jepte kollaj po do ti ato njohurite e lendes se  tij me hyne ne pune .kur ra komunizmi u cudita qe doli demokrat i thekur  se kur vdiq enveri pinte duahn nga hidherimi si ti kishte dek kusheriri i pareMegjithate e mbaj mend atehere se thoshte qe shkolla duhet te kete fushe me bar pa pluhur etj.Mu kujtuan fjalet e tij kur regjistrova vajzen ne shkolle te mesme.shkolla kishte 6 fusha futbolli e basebolli me bar si tapet, kishte piste atletike , fusha tenisi palester basketbolli salle peshash , teatri .

Mire ke bere. Per Stilianin edhe une do i vija dy lule.

Ika se e prisha betimin e te ikures. smiley

C'me kujton kjo video Halimin e matematikes kur kontrollonte detyrat, e kush nuk i kish bere perfundoje ne rrjesht me te tjeret deri sa te te vinte rradha per shpullen apo shqelmin , pale kur i vinte rradha Beqos( trup vogel vesh llapush) e kapte per te dy veshet e e peshonte dhe e merrte e nxirrte ne dritare si per ta hedhur jashte (kati i dyte) .

Ah GEZUAR!Nderime per gjithe arsimtaret e ndershem ne Shqiperismiley.

Ah Shkolla e Kuqe smiley

  Perulje para  pedagogeve te mi.Turdiut, Zhejit, Babametos,Mandilit, Xoxes e shume te tjereve.Kane qene te mrekullushem si njerez, si edukatore dhe shkencetare te  zanatit me njerezor ne bote.Me  te  tillet shkolla jone  nxorri kuadro te  mrekullushem.

   Mjerisht, poltika e mbrapshte nuk lejoi krijimin e elites intelektuale qe do te ishte drejtuese e shoqerise tone, nje shoqeri ecila  per nje perjudhe shume te shkurter  hodhi hapa kolosale ne arsimdije, por ngjiti lart marangoze dhe  elektriciste, roje magazinash e brigadiere stallash.Ngriti duke i futur ne parti, jo  te perzgjedhurit ne cilesi qytetarie, por shpellare dhe njerez me inspirime  per  pune cubash dhe vese brigante, te  mbeshtjella me servilizmin provincial.Ju hap rruga jo asaj qe bente  shkolla por ligesise.Dhe ....e pame

   Analizoni ne kete dite, te  shkuaren e arsmimit tone, lidheni  me bazat e shkolles ne vendet  ku  keni  vajtur.Krahesoni  nxenesit e dale nga bankat  e shkolles shqiptare (sigurisht jo derdimenet  se dhe nga ata kemi patur).

   Merrini  me radhe figurat  qe  kemi ne krye, te cilat  medoemos jane edhe shfaqje, modele e pasqyrim i formimit te tyre, te shkolles se tyre e tones bashke, per te pohuar ose mohuar sa them une...!Se shkolla nuk eshte nje  proces rutine por kudhera me e madhe,e papersritshme dhe e pakrahesushme  per personalitetin e  njeriut.Domozdo,  dhe te  shoqerise.

   Une mendoj se vetem keshtu  duhet ta trajtojme, si shqiptare,    analizen e preoblemit qe simbolizon  kjo dite..!Pa.... nje karafil a tufe me lule na sherben pake fare.

alidems, te falenderoj !

Programin e shkencave ne e kemi patur te forte.Tani te jemi te sinqerte niveli nuk ishte i njejte si ne qytet edhe ne fshat.rrethet sidomos ato te voglat kishin nje prapambetje krahasuar me tiranen.shkollat e fshatrave me nga 30 40 nxenes kishin nje nivel tmerresisht te ulet.Shkolla kishte shume mangesi persa i perket pergatitjes emocionale.ka eksperte qe mendojne se EQ eshte me e rendesishme se IQ.Dmth aftesia e te gjykuarit ne menyre te kritike te pavarur,vete besimi marrja e rrezikut pergjegjesise,debati te folurit ne publik etj pra aftesi qe pregatisnin udheheqesit e ardhshem shkolla shqiptare i kishte ne nivelin zero.Por me aftesite e mira te shkencave dhe gjuheve te huaja mund te ishte krijuar nje pool e trajnueshme e fuqise punetore per industrine mekanike, makinave , avioneve, teknologjise se larte etj.Fatkeqesisht gjithe investimi  ne arsim nuk sherbeu per asgje tjeter vecse te furnizoje perendimin me pjatalares, fshires bythe te pleqve ne azilet e romes dhe athines, bahcevane, bojaxhinj etj  kur mund te kishin patur profesione te mira ne vendin e tyre sikur vendit te mos i vihej flaka.

Fisniket me te medhej nder fisnike si gjithnje arsimtaret qe edukuan nje Brez te Talentuar dhe arriten ta ngrene ne Nivele Boterore deri Doktor si saliu , nga bishtuku i kandilit dhe tymi Pishes . Dhe pas tyre edhe kjo aradhe tjeter qe ndjek shembullin e tyre ne kushte shume te Veshtira ekonomike dhe trysnije Politike !

Respekte ne jete te jeteve Ju shkofshin , me rastin e dates  Simbolike 7 Mars  !

hallall !

je i madh

smiley

Mesueset qenkan tu kenaqe sot me tufa me lule smiley

Pse vetem me lule , edhe me ndonje varese floriri apo byzylyk, vathe, komplet carcafesh nga nenat e femijeve biznesmen smiley

Kur dola sot ne aty nga ora 9, pashe nxenesit me tufa lule, me pako neper duar, me torta, e me plot dhurata te tjera dhe behet llaf per shkollen Kushtrimi, qe eshte ne nje nga lagjet e varfera te Tirones. po midis tyre me zune syte nje djale te vogel, duhej te ishte ne klase te 2 ose 3, me nje zarf ne dore.... dore per dore me t'emen..... mu dhimsen qe te dy, nga e ema qe i kishte heq nga goja ato pare per t'ja dhene zyyshes, dhe nga ai femije qe qysh sot po mesohet se ...pa dhone pare nuk fitohet asigjo ne ket bote....... moral shume i shemtuar......

dhe ne kete moral te ndyre kane roliin e vet te shemtuar edhe vete mesuesit, te cilet i paralajmerojne nxenesit se ç''fare duuan per dhurate per feste....palaçollek....

ps

me rrdhi zor me i fotografu.....megjithese e kisha aparatin gati....

.....megjithese e kisha aparatin gati....

Bereqaves ai aparati yt ka bere shkrepje sa nuk eshte lodhur, prape gati gjithmone. Gjithmone e mban te karikuar baterine bravo. smiley

Keeeet, mos po me savit......?????

smiley Me fal te dija ne gjume ne ket ore..

hahaha, mei lllaf ti po gju mrapa kraheve..... e pse nuk ta ma me dal ne duel.....loool

ne duel dalin burrat, jo grate.. smiley, na trego te pakten marken e aparatit tu themi burrave qe ta blejne smiley

eshte çeshtje preference aparati Ketline, eshte dhe çeshtje shijesh...... nuk ka formula te gatshme per te.......smiley

ps

se harrova, po ka edhe gra burrnesha ket mos e harro..... jane ato qe vishen si burra....

.........fotografuar surratin? smiley

te ......... ... ate...

smiley edhe une gjeta aparat qe te pyes..

Ahaa haa kam degjuar per bemat e femijeve te biznesmenve dhe te doktorava, ato u bejne dhurata me zarfa mesueseve, darka neper restorante te shtrenjta, pushime tek pronat e familjes etc smiley

Por lezet kishte kur zjusha mbushte krahet me lule (duje lulesh) dhe hecte me buzeqeshje te madhe neper korridore dhe rruge ...

Kjo eshte nje dite per te qene mirenjohes ndaj nje grupi njerezish qe marrin pak mirenjohje, vleresim dhe shperblim per punen e tyre fisnike dhe te palodhshme. Faleminderit mesues!

Me behet qefi qe keni vene foton e komisionit te alfabetit. Ato rilindes ishin mesues te vertete te kombit.

Shpersoj qe arsimi te marri vleresimin e duhur ne shoqerine tone ne te ardhmen. Mendoj se ai duhet te jete guri themeltar per te ndertuar shoqerine dhe te ardhmen te cilen shpresojme dhe deshirojme te kemi.

Faleminderit për requiemin, por ne nuk kemi vdekur.

Nderim për mësuesit!

jo, ju nuk keni vdekur, dhe ju uroj jete te gjate dhe te llumtur, por jam i bindur se per ju, ashti si dhe shume gjera te tjera edhe ndertesa e vjeter e shkolles ka vdekur, jo se doni ju, po se keshtu vjen jeta, kur ju vini ne memedhe, thjesht rastesia ju shpie ndonje here tekk shkolla, e jo deshira,  e prandaj e taksoj me kete fjale, ndokujt edhe nuk i vjen mire, po s'ka çben, jeta e tille eshte ndonjehere edhe e pameshirshmme....

Gezuar festen..Alidems gjeja ma e bukur qe ke sjell te ppu qe kur te lexojsmiley

 

flm, per ju po munohena.......smiley

flm. Do me pelqente te ishte dhe Kongresi i Pemetit (Servete Maci sot) e Sami frasherin te ky album...

Po e sjell edhe nje here kete foto pasi ne te duken te gjithe ata qe dhane kontributin e tyre te çmuar ne krijimin e alfabetit te gjuhes sone... ne 1908, çka solli me pas ne diten e shpalljes se pamvvaresise...

Kjo eshte nje foto e vitit 1914 qe tregon nxeneset e nje shkolle femerore ne Shkoder

...edhe kjo eshte nje foto po e ketij viti 1914, ku tregohen nxenesit e nje shkolle ushtarake po ne Shkoder, ne kohen e pushtimit austro - hungarez

Kjo duhet te jete shkolla e pare shqipe ne korçe..... (duhet, po nuk mund ta vertetoj).....

Kjo eshte shkolla shqipe e vashave ne Korce ne 1891.

Drejtor Gjerasin Qiriazi dhe mesuese Parashqevi dhe Sevasti Qiriazin.

ok, faleminderit per sqarimin....

Gezuar! Si iken koha! Tani, sa here shikoj shkollen - Ismail Qemali - them me vete, me sa mend jam hedhur nga tarraca e katit te dyte?smiley

Thanx alidemso, 

Une pershnes Shkollen Shqiptare te Athines ne vecanti, dhe Shkollat Shqipe ne Amrik!

I bashkangjitem pershendetjes.Respektesmiley

Ja dhe nje foto qe e kisha borxh per nji patriotin tim atje ne USA.... respekte.... miku im.....

..Kjo eshte shkolla Fan Noli Sot... e bukur dhe e kendeshme, e jo si ne kohet tuaja......loool

 

Tani, meqenese disa me kritikuan se vallaha i kisha bere te "vdekur" ... a mund te ma vertetoni qe jeni akoma gjalle dhe i mbani mend keto pamje ........

Kjo mimoze ka qene ketu ne deren e kesaj shkolle per te pakten sa e mbaj mend une, per nja 35 vjet....... cila shkolle eshte....

...Kjo eshte ne nje nga rruget me te rahura te Tirones, eshte dhe prane nje shkolle 8- vjeçare dhe prane nje dy institucioneve te rendesishhme....... te cila rruge eshte dhe prane ciles shkolle...?

...kjo ka qene pamja e nje shkolle po 8-vjeçare ne Tirane, kjo shkolle i ka vene edhe "emrin" e saj kesaj lagje....

...ja dhe nje shkolle e mesme, qe ka festuar edhe 55 vjetorin e saj (ndoshta 60, por nuk e mbaj mend saktesisht) ka qene nje nga shkollat e mesme me ne ze ne Tirane.....

Nuk di a jeni gjalle apo jo, se me shate me siper pse permenda fjalen reqiuem....... ma vertetoni te kunderten dhe do bej otokritike....

O alidemso, 

 

une kom qen ke Noli kur prof A. u kapte vazhdimisht tu bo pislliqe smiley Ne prof T. e bojshim vazhdimisht karroqe aq sa nuk i hypte dot as kizes smiley 

Tani ishallah s'gaboj.

Dy te parat sic e ke thene jane foto te Fan Nolit.Foto e trete eshte shkolla Partizani.E katerta me duket eshte rruga Qemal Stafa tek Pazari qe ka perseri Fan Nolin dhe Prokurorine( ene Ambulancen parasmiley )Pff. E katerta me duket si Siri Kodra( po no essere e sigurtesmiley )Ene e fundit eshte shpyrti i Tiranes Qemal Stafasmiley

 

p.s. A fitova ndo1 gjo? smiley

i/e modh je..... i ke ra pikes, e trego se je tironc/e i/e vertete..... hallall buka..... po te katerten nuk e ke gjet........ edhe i sforco te vogel........

ps

ke fitu i dopje kur te vish ne Tirone...ose nji shishe vere te vjeter, jo nga ato thartinat e Pjerit, po vere te vertete shtepie......loool

me vasil shanton bo gjeegjeza ti?

hallall plako...kjo trego se je i vemendshem .... ene i teke prej meje....loool

po me e bukra ju qe me levdut moret pjese ata qe me "shajten" nuk ma varen fare.....

Pah ju s'te leni as me honger bukesmiley.Na falni se sna pane syzet mire urensmiley Po si mundet me e ngaterru Vasilin aty ku u hap dhe Kutia e Funditsmiley Po AliDemso,shiko, tani lagjes i kane vune emrin e hotelit perkrahe..lol

Edhe nje gjo, e ke do me genjy me ate shishen e veres se shtepise se vjeterume?smiley Vera e shtepise pihet e fresket si flladi pranverore se po u vjeterua e hedh si uthull tek sallatasmiley Nga hardhia e shtepise ishallah ?..Lol

p.s.mos u merzit per ata qe te shane,po shohin gjithe zili nga mbrapa perdeve smiley

Faleminderit nderkohe.U shtofsh e shumofshsmiley

Vasil Shanto

O Bame, ke te tjere qe e njofin ate shkolle, se une nuk e njof, po ke Emon dhe Pf (me duket) qe kane njohuri me te medhoja......loool

 

Sa i dashur me eshte shkollimi, po aq me bezdis mesimdhenia dhe 90% e operatoreve te dijes. Mesuesi eshte si ndonje ide platonike: nje model i perkryer diku ne ndonje qoshe virtuale te historise kolektive e personale, dhe qindra-mijera surrogato mediokre rreth e perqark.

Keshtu qe: Gezuar 7 marsin modelit nostalgjik!

Ketu ke te drejte (them per mesimdhenien jo per shkollimin, une per vete e kam bere nga e keqja, preferoja metoda autodidakte smiley ). Shume jane mesues por shume pak jane pedagoge.

Po t`i vesh veshin kujteses apo bisedave per mesuesit do shohesh qe shumica permenden per shkulje veshesh e basetash, per shpulla te shendosha apo plasje koke pas derrase, per hundeskuqur nga rakia, apo per pune "qejfliu" qe iu vinte nota te mira gocave te bukura, apo servili qe mbante me hater femijet e "pecove". Po sa mbahen mend per vlera pedagogjike? Mua psh edukaten ma jepte nje zyshe qe hante fara ne ore te mesimit dhe qe bente tualet para klases. 45 vjece tjetra (se te ishte ndonje goce e re, hajt se po kullosnim syte). smiley

Gezuar te gjitha zyshave dhe presorave, edhe zysh kaliopit qe na shkulte favoritet, edhe atij bert sumqimit te histori-gjografise qe me ngrinte perdite qe te me kapte te papergatitur smiley

Ai Berti qy ngacmote gocat e? smiley 

Fiks ai kopili. Mo m'thuj qe ke qene te samiu smiley

edhe ke Samiu.. Me hoqen nga Smaili si kalamo i keq qe isha e me cun nen syrvejim ke Samiu.. smiley 

Ti qeke i persekutum lale, kerko demshperblim smiley

smiley komunizma komunizma.....

Hehehehehe, s'ke pas presor gjeografie si i yni.  Cunat duhet te dinin veriun, gocat (me minifund) jugun.  Presor i parashikueshem.  Kur doje note vishje fund e flije mendjen deri muajin tjeter.  E kemi qa ket hall njehere ne peshk, por meqe po qaheshe ti, thashe te te fshij lotet smiley.

____

Gezuar 7 Marsin!  Sidomos mesueses sime ne shtepi smiley.  Dhe te fillores, edhe te letersise, kimise, frengjishtes ... ueee, paskam shume per t'i uruar. 

E paskan pas persekucion nga fakulteti mesa duket, se ne fakultet jua shkepnin shoqet e klases studentet e inxhinierise smiley

hahahha o swed, kshu eee, inxhinieret shkepaxhinj te tmerrshem smiley

Shihhhhh smiley.

Studentet e "tre nga ato qe ke ti" smiley

O cuca, e kane pas nga halli po jo se kane qene te papam. Inxhinierite kishin vetem burra-burra dhe gra-burra e tek tuk dhe ndonje femer smiley Muncia e vetme me zone dashnore ishte filoqyli qe kishte superpopullim femrash smiley me ardhjen e demokracise kohet kane ndryshuar, studentet e inxhinierise pervecse s'kane femra ne sholle, jane dhe pabuksa dhe mezi ju dalin leket per cigare*
* une e kam bo fakultetin ne kohen e demokracise smiley

Or cun! 

S'po te sosen gjynahet i ziu ti e te zeza cuca per ty! smiley

Kush kush??

Agim Sulaj "Banke shkolle", pikture ne vaj 60x50cm
atelier An Girard Paris

Wow! 

Rrofsh per keto piktura goce! 

 

Tironce, faleminderit. Kur po lexosha me lart urimet e po shikojsha fotot, u mundova me kujtu vitet e fillores po aha vetem shkuljet e favoriteve nga zysha dhe druni per dite enjte nga baba me vite nder mend. 

Kur pashe ket pikturen masanej fillun me mu kujtu te gricmet e pikturat qe bojshim neper banka, kur filloshim tu u mcef kur zysha pyste "Kush do ngrihet?" mos me fol per diten e hartimit pastaj.....

une kam qene ne shkolle muzike e kam pas nje zyshe cifute qe kur nuk i binim mire vegles na pikturote nje 2 te modh me stilolaps ne balle... e thoshte "nuk ke per ta fshi deri sa te shkosh ne shtepi"... eh si i binim atyne rrugicave tironse me vrap e rruge me rruge, e gardhe me gardhe per te mos na pa robt 2 ne balle...

Pikture ne vaj e piktorit Agim Sulaj
"Duke bere detyrat", atelier an girard . Paris

smiley, xhepi. 

Monde, u habita jashte mase, kur pashe te pazari tek Medresja...u shitshin ......llastiqe.... u befasova pa mase.....

ps

po nuk ishin si ato tonat, ishin tjetersoj..... po nejse....

Nuk ishin tonat?  Kineze?  Po kane hy e pervetesu edhe tregun e llastiqeve, duhet me ua msu per respekt 5000 alfabet-simbolet me gjithe 14 e kusur dialektet. 

hahahahaha

Urime, Urime.

Urime per 7 Marsin. Vecanerisht nostalgji kam per ata te 8 vjecares qe ishin  kualitet shume i larte, icik me pak per gjimnazin dhe shume me pak per fakultetin. 

Asnji nga Q Stafa ktu?!

Alidems, ma bej hallall qe s'te mora pjese tek gjeagjeza dhe qe te "shajta" "per te miren e popullit". Rruget e Tiranes i kam bredh shume dhe i kam dash jo pak dhe gjeagjezave te tua iu pergjigja pa ze (isha gabim edhe une me Siri Kodren).

Desha te sjell 2 foto nga shkolla "1 Maji" dhe "22 Tetori" ne Berat por s'paska qene e thene, nuk gjenden, provincializmi ka qene kerthi dikur e tani eshte bere gogol, ato shkolla rrezik i ka zene merimanga e i ka ngrene me gjithe kujtimet e mia.

Trop, po nuk te maj meni une ty....jo, jo, po e thashe thjesht per te fut ne seder....

Alidemso, flm, per foton e shkolles 23 Nendori, ku kam bere klasen e 5-6-7-8,  ndersa filloren (1,2,3,4) tek Vasil Shanto. Qe nje foto ketu qe i ngjante shkolles Vasil Shanto, po qe me emer tjeter. 

Me kete rast pershendes edhe gjithe mehmetakifset, ish-zyshat e teknikes po ne ate godine (perfshire vjehrren time), xhajen, tezen, hallen dhe gjithe mesuesit e mesueset e fisit tim dhe tuajit.

mgjs nuk jam akifse dhe une i pershendes,kam shume te njohur me ato anesmiley

kush ish vjehrra jotesmiley?

uo vlora, mos i thuj 'ish' vjehrres se na ngrive gjakun smiley - ti ke qene gje te politeknikumi qe pyet apo kujtove se kam marre per vjehrre ndonje zysh te kolegjit, largqofte smiley

Zysh jo po nonji verdalle mendova,pastaj'kam marre per vjehrre'?upupupu ajo po,larg e tutjesmiley ce o vjehrren marrme a te zone e punes-ve smiley

"...Polikumi..." i thoshin dikur nxenesit e Sancos

po ti tani e gjete me prsh vjehrren, apo do me bo nusen e mire.....smiley

haha, nuk e ha vjehrra ime ate kokerr ulliri se me njeh mire, per me teper qe ia thashe gabim emrin e shkolles se duhet te kisha thene 'elektrikja'.

Gezuar 7 marsin!

Faleminderit per fotot qe na zgjojne shume kujtime.

Vetem mi perzine zorret pershendetjet e salistanit e jozit ne mediat e tyre. Njeri si baba para 90`vazhdon ti kujtoje mesuesit per misionin e tyre te lavdishem e tjetra sikur ta kishte kopju fjalen e tij i shton edhe rendesine qe duhet ti japin matematikes.

Vazhdojne me direktivat e partise...me ka marre malli te hap nje here tv e mos te shohe politikan, fjalime pershendetese per festa e perkujtime nga psikot qe na drejtojne...

Mosegezofshin 7 Marsin!
Te gjithe ata mesues dhe mesuese qe kane mare rryshfete,te gjithe ata mesues dhe mesuese qe kane marre rryshfte ju befshin leket qe kane marre Aspirina dhe antibiotike .......jarabi o zot.......

 

Ue na tromakse a e uruarsmileyVallahi me ate rroge qe kane...gjynah.

DoraNoli -"....na tromakse a e uruar..." u sa me kenaq me keto fjale.Flori  safi te kemi Dor

Grave rrofshsmileyJeni ju pa jemi nesmiley

Meqe paska dale ne mode qe pershendeten vjerrat (tropizma smiley) po e pershendes edhe une ate timen. 

Mamiii smiley ta gezosh 7 Marsin dhe boll punove edhe tani qe ke dale ne pension. (ishalla lexon peshkun se s'kam per te marr ne telefon.. smiley)

 

Gezuar 7 Marsin! Faleminderit gjithe mesuesve te mi, vecanerisht Irenes, mesueses se fillores. smiley Per nivelin e mesueseve sot, jam shokuar kur kam marre vesh qe nja dy shoqe qe mezi kalonin klasen, kane mbarur Ciklin e Ulet e punojne si mesuese. Uroj te mos jete e pergjithshme.

Po te jesh ngeles ne matematike per vjeshte dhe te behesh mesues matematike ne gjimnaz? smiley

Gezuar mama smiley

 

PS: Ka ndonje qe e ka bere shkollen tek "Ali Demi" ne Vlore? smiley

Mbaruar perpara 1997-es?

Tashiii.....aty rrotull

kurr s'e kisha menu qe TI alidemso e kishe zemren aq te miresmiley, uroj qe te gjth' mesuesit qe me kane lene mbrese ta gezojne kete dite!

Po pse o xheni, si te jom dukur una si gogol????? pse nuk jom rob zoti una...?

Shumë urime dhe gëzime për mësuesen time të parë! Eftiminë, tek Urani Rumbo, Gjirokastër. smiley

 

Eh c'na mungon ai emisioni "Muzike me kerkesat e spektatoreve dhe telespektatoreve".

Mirenjohje per te gjitha mesueset e mesuesit, vecanerisht per ato dhe ata qe nuk tradhetuan kurre misionin e tyre, madje edhe ne kohe mjaft te veshtira. Personalisht mendoj se mesim-dhenia ka nevoje per nje reformim rrenjesor. Shkolla nuk duhet te vrase vokacionet, por t'i zhvilloje ato.

Gjimnazi "Sami Frasheri" dikur e sic e mbaj mend une... se tani ngjyrat ja kane mbuluar suvane...

Po ky kokbardhi,mos osht vllai i Igli Tares....?????

rrofsh! s'ma paske kap ate dritaren e cepit (poshte sheshpushimit te shkalleve)  ku pihej cigarja ne 5 minutsh. 

fatmiraaaa

       

jo me jo,po prej emrit t'lagjes t'kom pas fryk,po mir thone" mo mir t'dali syri se nomi"smiley

Kur flisni per shkollen Vasil Shanto e kini per te vjetren, ate qe eshte afer gjykates se Tiranes(qe tashti nuk po me kujtohet emri) ku une kam bere klasen e 5 deri ne klasen e shtate ne vitete 1955-1958 (atehere u hap si 11 vjecare dhe kane qene nxenes Alfons Gurashi,Agron Cobani ...) ,apo per te rene qe eshte tek ura e lanes.

Kur kam qene une ne 7 vjecare,shkolla Vasil Shanto ishte ne fundin e Tiranes,unaza nuk ishte ndertuar akoma dhe pas shkolles gjarperonte lana e hapej nje fushe qe ishte ekonomia ndihmese e ushtrise(mbilleshin zarzavate e ishin stallat e derrave) ,me vone puntoria ushtarake ,sot nji universitet privat..

.Shkolla Arben Broci,ish Luigj Gurakuqi ne vitet 1951-1955 ku kam bere klasen e pare deri ne te katert...

http://www.peshkupauje.com/2012/03/album...

15 femije shqiptar sot te rrahur barbarisht kur autobuzi i shkolles ishte ndaluar rruges nga maqedonsa te maskuar.... ketyre do shkerdhyer raca.. ketyre do ven flaka se mesa duket keta maqedonsit nuk kan provuar ndonjehere dru shqiptari injorantet. Na can bythen kur bejne dhe keta si te forte... shqiptaret e maqedonise kan probleme te thella edhe ne i kritikojme, por te arrish deri aty sa te rrahesh femijet pse jan shqiptare eshte kaluar kafsherise. Dhe pastaj na dalin kokmedhenjte tek opinioni i fevzos duke na care trapin sa racista jane shqiptaret...ik mor ju qifsha robt ku ti kini, po ju ate doni ta provoni njeher shqiptarin racist se nuk e keni provuar ndonjehere, tju marrim vertete per zhelesh e tju zbythim tek fqinjet tane ta shikoni sa te mire e te kultuar jan .... kan pas bere gabim rilindasit qe ngriten nje shtet demokratik modern dhe mbi lirite dhe te drejtat e njeriut ne nje rajon me KAFSHE... 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).