Ora 6.30-07.00, 09 Mars 2012, Tiranë

 

Mirë se vini në geton tonë. Eshtë e lezetshme apo jo?!

Tirana zgjohet herët. Vrapon drej asgjëkundit. Ashtu, të gjithë, fshatarë, pseudo-qytetarë shkojmë drejt një objektivi që shpesh herë qëllon të jetë thjesht kafja e mëngjesit. Por gjithsesi këto janë oret e vetme në të cilat qyteti është pothuajse esëll.

50 nga 186 foto të shkrepura.

Didaskalitë vendosini vetë.

_______

Shënim i peshkut: Meqënëse formati i ppu lejon vetëm 30 foto për album, fotot u ndanë në dy pjesë.

Pjesa I

62 Komente

faleminderit per fotot dhe per mundimin. vallai un kam kohe pa bredhur i kthjellet ne 6 te mengjezit neper tirane smiley

 

rrofsh anon k, 

ato kabllot mbi koke duhen shpallur monument kulture smiley

Tamam si ne... New York. Apo harrova, te tera jane rregulluar ne ate vend, kabllot akoma. Duhet te vendoset si prioritet sa me shpejt nga Basha.

mjess miku im, geto taman, gjeja e pare qe  ndjeva sot ishte keqardhja per  gazetaret qe lexojne  titujt e artikujve te gazetave  te perditshme, vecanerisht kur i vjen radha 55-ses, RD-se dhe Zerit te "popullit" .. cfare tmerri 

sa e bukur ka qene me perpara Tirona, por ce do se nuk ja dinim vleren. Duhet te vinin keto kohera te ndyra qe te kujtohesh per dicka te mire qe nuk e ke perfillur.

kape spiderman-in ka bo xhiro neper shtylla

Car nuk ju pelqen juve semaforat dhe shenjat e qarkullimit apo veturat, se une nuk shof noj ndryshim tjeter nga c'ka qene.

Ja kjo eshte Tirana ideale. Nje e treta e banoreve mund te jetonte bukur ne ate qytet. Kuptohet sikur te hiqnin edhe nje te treten e ndertimeve, edhe me mire do te ishte. Le pastaj sikur te permiresonin edhe me 30% me mire infrastrukturen e padukshme, (kanalizime ujrash te bardha e te zeza, elektrik, telefoni...) do isha kthyer ne Tirane kur te dilja ne pension.

Eh te kishim ca qereste...

O Olso, du me t'bo nji pyetje. A di gjo sepse ky palla i Bashkise ka mbjelle peme nga dy anet e trotuarit tek sheshi?!!! (Foto 5) Me nji llaf, ka dash me dale diku, apo i ka fut ashtu tafti-bafti?

Arrore te jene valle? smiley

Ja kete nuk e kisha menduar. A thua ka dashur te plotesoje numrat qe mungonin tek zotimet arroro-shegore te komandantit!!!

Se vertet, une kam pare rruge me peme nga dy anet, po trotuar 1.5m te gjere me peme nga te dy anet, vetem ne Tiranen post-luliane  kam pare.

eshte nje "risi" kjo PF. "Risi" me theks te i-ja e dyte. sjellja e njeriut kembesor me prane me natyren. Ne gjuhen urbanistike ka nisur te "thirret" smiley (tm idris) "shkartisja e pyllit". Nje lloj sfide per "Me mire ne pyll se sa n'qytet".

Ashtu po. Une them te mbjelle edhe ndonje bisk hardhie te bashkia. Me kalimin e kohes, edhe bashkine e zbukuron, edhe punonjesit e bashkise hapin penxheren e hane nga nje vesh rrush.

jam duke imagjinuar bathoristet mureve te bashkise duke ngrene rush te papjekur...... dhe direkt mbas bashkise bicga....smileysmileysmileysmiley

Olso..... ja dhe disa te tjera per te kompletuar tablone e pergjithshme......

...ja nje ndertese italiane e pershtatur per Banke, se si eshte bere nderhyrja ne fasaden e saj, nuk ka lidhje fare etalboni me tulllat dekorative... maskarallek arkitekturor.... tek BKT e Bllokut

....ja dhe vila e Lenkes, shyqyr qe e kthyen ne Komanden e Gardes, se kushedi se çdo ish bere me te....

...kjo eshte me thagma e ndertimeve tek Tirana e Re...(shtepia e Xhozit) shikoini se si jane ndertuar pallatet.... me i derrase kalon nga shtepia jote nepermjet dritares tek dashnorja, te palllati tjeter.....

....the same.....

...uguale..........

...si ka thone ai heroi, ......bari i kositun len ma i gjallshem.... ja ra theror vila e bukur e Gjeneral Arianitasit, dhe mbi germadhat e saj u ngrit ky goxha palllat.....

...dhe therori tjeter per interes te çeshtjes...vila e Haxhi Lleshit.....

 

 

Kubizem by Edi Rama

Traspozicion i artit ne jeten e perditshme

http://th02.deviantart.net/fs71/PRE/i/2010/119/b/4/Style___cubism_2_by_monguz.jpg

Ore po kto vilat e lenkes e haxhi lleshit me shoke, se mos kon pas nai pronar perpara?

Po pse geto?  Apo te bejme pak si snobe e vetekritike qe ne fakt eshte vetetallje si pune boratizimi?

Duke lene menjane Tiranen qe njohim, me te mirat e te keqijat e veta, vetem duke gjykuar nga keto foto, pra ta zeme se kontakti i pare me Tiranen vjen vetem nepermjet ketyre fotove, mua nuk me duket geto.

Eshte nje qytet qe se pari me aq sa dalloj (gjithmone nga fotot) nuk ka plehra rrugeve, eshte i paster, ka ndertesa te mira, rruge te shtruara, autobusa te mire qe sherbejne per transportin urban, njerez me veshje te mira dhe te modes, makina te mira etj.  Pra pa pretenduar ndonje gje te madhe, por nje qytet i Europes Lindore qe vetem me geto nuk me ngjan.   

Ne nuk po themi qe Edi nuk ka punuar fare per Tiranen, po thjesht qe mund te kishte punuar me me shume plan dhe te mos lejonte kete dendesi ndertimesh. Por ke te drejte, Tirana eshte shume me e bukur me c'ka qene ne 1996.

Kjo qe mund te kishte punu me mire ....me kujton ato mbledhjet e partise, qe kur diskutohej per te kritiko ndonjerin thjesht i thoshe....heeem, ke punu, ke punu, por mund te bohhej me shume...... E ku ka fund e mira o PF..... njerezia asnjehere nuk kenaqet pafundesishht...... kenaqet vetem nga gjera qe nuk mund te behen me, apo qe autoret nuk jane ne gjendje qe te kundershtojne..... (antikiteti, apo mesjeta)...

Nuk behet fjale per Ramen.  Sa te kompleksuar jeni.  Ore mos doni ndonje numer psikologu se njoh shume?

Betoni pa kriter ne Tirane eshte i ditur dhe shqetesues, eshte punuar pa plan, me sakte me planin vetem per te perfituar para duke shkaterruar jeten e qytetareve.  Nderkaq ketu po flasim per Tiranen qe shohim ne foto, ku ka ndertesa qe nuk duhet te ishin aty, por ka ndertesa qe jane ndertuar dhjetera vite me pare.  Nga keto foto kuptojme se nuk kemi te bejme me nje geto dhe ku mbizoteron pastertia (bravo bashkise se Bashes), njerez me veshje mderne, makina te mira etj.

Tregojani cilitdo te huaj keto foto dhe vetem per geto nuk i jep pershtypjen.    

Ku e shef kompleksin ketu, se nuk e kuptova? Une thjesht mbeshteta ate qe po thoje ti, qe Tirana nuk eshte geto.

Them se megjithese ke gjezdisur ne shume psikologe, prape nuk e ke gjetur ate qe mund te te beje derman.

PF Rama te kishte marre shembull nga Xhelal Mziu dhe gjithe qyetaret demokrat Kamzali qe e kane kthyer Kamzen ne model te arkitektures.

Xhelali do i boj i kurs te pershpejtuar ne Lulit si duhet ta mantaxhoje qytetin.

O Olso, du me t'bo nji pyetje. A di gjo sepse ky palla i Bashkise ka mbjelle peme nga dy anet e trotuarit tek sheshi?!!

...sepse Shkreli dhe Lame per 8 vite ,vetem beton dhe hekur derdhen ne tirane.Keshtu qe pas gjihte asaj katraure qe na bene  "Rama Tim" nuk do ishte keq te mbilleshin some peme pavaresishte se bejne apo jo  kokrra...

po pra duhet me ardh pak ere maloku edhe ne qender, se vetem ne periferi do te dukej si shume brutale.  

Mu duk sikur kot u shprehe i qarte me ate "aha " i nderuar PF.

Sipas shpjegimeve te nje mikut tim ( madhor ne PD) , keshilltaret e Bashes pas mbledhjeve mezi u mbahet 'shurra" dhe nuk arrijne dot ta bejne ne ndonjen Hale . Pse -ja eshtebaza e arsyes po mesele me vete smiley Keshtu qe bravo Basha edhe shefit i vesh " "kostum pyjesh " rreze mureve ...edhe keshilltaret i shpeton nga plasja e qeskes se shurres .

Ide e mirë, po duket që do i kesh bërë me celular duke shkuar në punë. Do ishte mirë të ishin bërë më me nge, me një aparat më të mirë. Gjithsesi, do të këshilloja të përzgjedhësh më mirë (ato që s'janë në fokus s'duhet të ishin aty).

Shpresoj s'ma merr për keq. Faleminderit për fotot!

I kam lene enkas ato foto jashte fokusit doro. Doja qe te ndihej ajri i Tiranes. Uroj t'ja kem arritur qellimit.

Didaskalitesmiley

 

shiko ndertimet bashke me kabllot,te njohesh parlamentinsmiley

Ne foto, Tirana duket e bukur, ndonse eshte bere qytet qe nuk jetohet me, ngjeshje, trysni, gaz CO2 me shumice, urban qe te plas, plehra, etj. 

''CO2 me shumice....

Pjero, puna eshte se ata s'dine ç'te bejne me CO2..smiley

Miremengjes!

Ols, rrofsh per fotot. Ka dicka kaotike ne to, sidomos ato kabllot elektrike dhe telefonike, mgjth kjo eshte Tirana me te mirat dhe te keqijat e saj. S'e njoh me Tiranen, faji im kuptohet se kam vite pa u kthyer smiley

Fotografi shume te bukura. Nga 220,000 ne popullsine qe ka sonte, kur gjithashtu konsideron korrupsionin dhe varferine e atij vendi, eshte me te vertet e habitshme sesi Tirana ka perfenduar ne kaq pozicion te mire. Kaotike por e bukur.

Fale Edvin Kristaq Kriminel Rames cdo i huaj qe nxjerr perfundimin "Shqiperia po ndryshon " ketu e ka bazen ...ne ish Tirane . Bile - bile shume kengereke te PD sidomos  Ciljeta , kete i tha babasqapit ta muzikonte .  Babasqapi ka ne mend se ka ndryshuar dhe Vucidoli eshte tjeter gje se edhe ai brenda Shqiperise eshte i pa shitur deri tani  !

Me sa e si mundi , me kufizime te jashtezakoneshme Moorale e Ekonomike , Arbitraritet e Arrogance , Kercenime e Shpifje deri tek finalja e Perzenies me Police e Therres ( kasape ) me "kurban " Edi  beri si beri dhe qendren e saj e RUAJTI pak a shume me konceptin TIRANE .

  Skota e babasqapit do arrije qe shume shpejt ta ktheje ne Nevojtore dhe te mos kini asnje dyshim per kete , ne se ......Lulja e Partise  alias Lul Basha , kesaj rradhe do qullose dicka jashte " buzeqeshjes " hipokrite kur eshte prane Komandantit . Tirana si do qe te  te fotografohet ajo nuk eshte me Tirane !

... Edi beri si beri dhe qendren e saj e RUAJTI pak a shume me konceptin TIRANE .

...e ruajti o ziko e ruajti....ja ky ishte koncepti i Rames per qendren e Tiranes

Keta jane ata te atij te marit qe bertiste :

" Bini Burra .Kamunistet iken. Bajeni shurren ku te mundni se Tiranene e kane bae kamunistet " Ndoshta mund te jesh edhe ti ..smiley po mbase dhe je i fshehur ne cepat e ministrive per te mbajtur shenim "kush pshurr demokracine e sqeperve " qe na ka prue fale o zot per te gjithe edhe ne Tirane Babasqapi me Mamadhine e Perckave !

Prandaj e beri Lulka ate kodren para Skenderbeut qe te pshurrin para Skenderbeut tani?

Autoshkolla e pare shqiptare

Traktori i pare shqiptar.

O Fate ti e ke mor te vjeter une e kom mor te re per te bo krahasimin....

kjo eshte sot, me keto qepena karakteristike tironce me lloz hekuri....

Me sa duket nga krahasimi i fotove autoshkolla paska realizu shum fitim dhe qenka rikonstruktu...

keto jane dy tre rruge te zgjedhura.

Kush ben rrugen e unazes se re qe te con per nga teg-u duke i rene nga kopshti botanik, do te shikoje peisazhet me te shemtuara qe mund te ofroje ky qytet. Eshte per te ardhur keq se si ja kane marre frymen parkut te liqenit artificial.

Pare Tiranen me syrin e kritikut, ka vend per to, por ama nga si dhe sa ka qene, ka nje ndryshim kolosal, e kjo jo per merite te njerit apo tjetrit, po per merite te banoreve apo qytetareve te saj te cilet kane bere restaurime te mrekullueshme, mbi ato shtepite e vjetra, e po keshtu edhe ato ndertimet e reja e kane zbukuruar pak kete qytet te vjeter, po te zhviilluar keto 50 60 vjetet e fundit... Rruga e Tufineve, Rr Qemal Stafa, Rr Dhimiter Kamarda, Rr Shemsi Haka, te cilat une i kam pare me kujdes jane nje ilustrim shume i mire per kete. Keto rrugica e kane bere zgjedhjen e tyyre mbi riparimin e shtepive eksistuese te vjetra duke i dhene nje hijeshi ketyre rrugicave. Por ka edhe shume shtepi te vjetra te cilat jane ne meshire te agjenteve atmosferike, e ku banuesit e tyre per njemije e nje arsye nuk i kane riparuar keto banesa dhe per nga vendi ku jane, ne qender te qytetit, te vjen shume keq per gjendjen e tyre. Une kam nje sasi shume te madhe te ketyre bbanesave te vjetra te pariparuara dhe te reja te riparuara....gjynah...

Kafe Taivani naten te jep pershtypjen sikur nuk je ne Tirane.

PF, sheshi karakterizohet nga jeshilleku. Mendoj se e kane perdorur is "mbushes" te lire. Nje nga keto 50 fotot e kam bere ekskluzivisht per ty. smiley

Al ban, keto nuk jane rruge te zgjedhura. Jane te rastesishme brenda rrezes te vendit ku isha duke shkuar. Mbase do bej nje seri te dyte me foto ne zona te tjera.

E kuptova, e kuptove. Thanks man.

Mirmengjesss... vertet je cuar dhe ke bere 186 foto qe ne 6.30am? smiley

Ja disa objekte per te ardhur keq ne rrugen e Kavajes...

kjo eshte nje dere tipike tiranase prej derrase e me çengel te madh nga prapa...

Kjo eshte nje vile tek Hotel Internacionali...eshte nje vile 80 vjeçare e cila se shpejtii do te prishet dhe do t'ja lere vendin nje pallati...

ja dhe keto vilat tek rruga e Kavajes, per te ardhur keq...

...ja dhe nje pjese e historise sone, ish Radio Tirane, tash nje germadhe. nje ndertese e hijshme e lene komplet pas dore...

edhe kjo nuk komentohet dot.....

e megjithate po nga rruga e Kavajes, shembujt pozitive jane te shumte......

hotel Internacionali

tek Samsungu

tek ish stacioni i autobuzit te Kamzes, prane progresit.....

Ja dhe kjo vila ne krah te ish Radio Tiranes

Ja dhe hyra e hotel Dajtit ...dikur

Pamje e nji zone te Tiranes 1989

Bulevardi ne vitet '70

Godina e parë e Radio Tiranës, Rruga e Kavajës, Tiranë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).