Sapo është prezantuar iPad 3, produkti më ri i Apple. Me retina display dhe një rezolucion prej 2048×1536, për një total prej 3,1 milion pixel, ose më saktë një sasi miliona herë më e madhe se një ekran HD.

Bateria tani do të jetë shumë më e fuqishme dhe do të zgjasë mesatarisht 10 orë. Për sa i përket procesorit, ndodhemi përballë një A5X, quad core (GPU), i krijuar posaçërisht për të suportuar një display Retina si ai i sapo integruar në iPad. Procesori i ri është 4 herë më i shpejtë se Tegra 3 dhe dy herë më i shpejtë se sa Apple A5.

Le të kalojmë tani tek fotokamera, 5Mpx dhe iSight të integruar me pesë lente me një filtër IR dhe face detection. Më në fund një fotokamera e denjë për një pajijse Apple. Normalisht dhe me ekspozim automatik dhe auto-focus. Falë kësaj fotokamere të re, iPad do të jetë në gjëndje të rregjistrojë video në 1080p të qëndrueshme, me një reduktim të zhurmave që do të jenë perfekte në ekranin Retina të Apple.

Funksioni i katër mjaft interesant është edhe voice dictation, sistemi që bën të mundur rregjistrimin e zërit për të shprehur mendimet tona pa pasur nevojë që ti shkruajmë ato. Si për Siri, edhe për voice dictation do të përfshihen vetëm gjuhët kryesore për momntin si: anglisht, frengjisht, gjermanisht dhe japonisht.

Funksioni i katërt është 4G LTE, teknologjia që bën të mundur lidhje në rrjet me një shpejtësi me të vërtetë të madhe. Duke e krahasuar me iPad 2, bëhet fjalë për një diferencë prej 52Mbps! Natyrisht që për sa i përket këtij funksioni, për fat të keq në Shqipëri duhet të presim futjen e teknologjisë 4G nga operatorët vendas.

Për sa i përket çmimeve:
16GB WiFi + 3G - $629
WiFi + 3G - $729
WiFi + 3G - $829
16Gb WiFi - 499$
32Gb WiFi - 599$
64Gb WiFi - 699$

9 Komente

A5X eshte dual core cpu, quad core eshte GPU-ja (procesori grafik) 

Eshte quadcore A5X-i, i bere enkas per iPad3. Deri ne kater here me i shpejte se Tegra3 (sipas apple). Me ate rezolucion qe ka ekrani, pertej Full-HD, eshte mese normale qe vinin nje quadcore. Gjithsesi, Tablet ne pergjithesi, ngelen LODRA.

Pardon, dual core smiley me gpu quad. 

Po peshku pa ujë, paguhet për t'i bërë reklamë Mollës? smiley

me duhet nje nga keto t' listumit , ka met me e porosit   smiley

Autori: iphonealbania, thote.

Samsung 4ever!!!!smiley

S'ka Flash, ska menyre lidhje te jashtme... i njejti BS nga molla..

i grine nga leket ata qe i bejne qokat sales.

për një total prej 3,1 milion pixel, ose më saktë një sasi miliona herë më e madhe se një ekran HD

si i bi, qe nje ekran HD ka maksimumi 3,1 pixel? C'me paskan rrejt mu kur kam ble televizorin

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).