Në atë që ndodhi në Lezhë nuk u turpërua politika, se ajo s’ka ç’të bëjë më shumë për t’u turpëruar, por politika dhe langonjtë e saj sërish i turpëruan simbolet e vendit tim, flamur, stemë, Besëlidhje, protokoll, Kushtetutë...

Pasi kemi 568 vjet që u biem daulleve e çiftelive për të përkujtuar Besëlidhjen, papritur kuptuam se politika jonë s’qenka e aftë as ta përkujtojë atë, e jo më të jetë në gjendje për një besëlidhje të re. Dhe meqë provat për punë evropianësh nuk bëhen me këngë majë krahit, edhe kjo provë kaloi përmes një fjalë të vetme, të cilën edhe atë, evropianët na i kanë mësuar: protokoll.

U shkrua aq shumë për këtë punë këto ditë, sa më bëri çudi, por në fund kuptova se shqiptarëve që s’kanë gjë në dorë, karagjozllëku i 568-vjetorit u bëri më shumë përshtypje e u la më shumë shije të keqe, sesa vetë atyre që e organizuan e që u zhgërryen para kamerave atje nën hijen e Monumentit që ka ndërtuar Enver Hoxha. E përmend Komandantin për arsyen e thjeshtë se Monumentin e Lezhës e ka ndërtuar ai dhe, edhe ai, teksa shkonte atje, nuk qaste njeri pranë, por të paktën atij i shkonte kjo punë se e kish ngritur vetë, ndërsa këtyre shertarrëve të sotëm vetëm sherrin po u shohim. Që të mos u hamë hakun, edhe koha jonë ka bërë ndërtimin e vet atje. Prapa monumentit lartohet tani një vilë e madhe e shëmtuar, nga ato pa leje, e ndërtuar nga ndonjë trim azgan m’u midis lulishtes. Është shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur, të bësh sot një foto të monumentit, pa të dalë në sfond ballkonet me brekë të nderura të trimit azgan. Çdo kohë lë monumentin e vet.

Madje jo vetëm në rrëzë të Kalasë, por edhe në majë të saj, ju kujtoj se së shpejti koha jonë do të ngrejë monumentin e vet. Sapo është miratuar ndërtimi bash midis Kalasë së Lezhës i kompleksit me pishinë e me fushë tenisi, me restorante tallavaje dhe, qershi mbi tortë, edhe me një motel, se helbete, pasi të jenë dëndur me pilaf e zhgërryer në pishinë, do t’u duhet edhe një dhomë ku të shfrejnë e të shfryjnë. Kemi dy muaj që ngremë zërin për këtë turp, të gjithë thonë që është faqe zezë, por prapë ata që i kanë hyrë kësaj udhe nuk bëjnë pas.

Meqë kisha ndërmend të shkruaja për këtë punë, i ndoqa lajmet me kujdes në disa stacione dhe në fund kërkova edhe TVSH-në, për të dëgjuar edhe variantin zyrtar. Vojta ca për ta gjetur, se nuk e shoh gati kurrë, si më të shumtit e shqiptarëve, po në fund ia dola: “Me ç’duket presidenti Topi ka vendosur ta mbyllë presidencën e tij me skandal pas skandali ... Presidenti nuk pranon të nderojë ... Edi Rama dhe Bamir Topi, braktisën bashkarisht përkujtimin e Besëlidhjes shqiptare, e lla-lla, e lla-lla” – vazhdonte folësja e Televizionit publik. Ishte aq e pabesueshme ajo gjuhë të foluri, sa, më tepër e se një herë kontrollova kanalin për t’u siguruar që ishte TVSH-ja.

Për sa kohë gjëra të tilla i shkruan e i thotë 55-a apo RD-ja, kushdo mund të mjaftohet me një “turp t’u vijë” dhe shko tutje, pasi as që më detyron njeri të nxjerr paratë nga xhepi e t’i blej me pará këto profka. Por kur këto i dëgjoj në Televizionin Shtetëror, të cilin e mbaj unë me rrogë dhe ku secili prej nesh i paguan me detyrim taksë, kjo kthehet në maskarallëk shtetëror, për të mos thënë kurvëri mediatike. Dhe deri sa e bëjnë këtë me liderin opozitës, prapë mund edhe ta gëlltis, se do më thonë që nga halli e bëjnë, për të shpëtuar bukën e gojës, por kur këtu kurvërohet duke përdorur për çarçaf dinjitetin e shtetit dhe të kryetarit të shtetit, kjo është vërtet e padurueshme. Haram e paçi bukën, pisa që po na bëni pis të gjithëve!

Unë jam i majtë dhe, si i tillë, mund të thoja me vete “sytë i nxjerrshin njëri-tjetrit”, por në atë që ndodhi në Lezhë nuk u turpërua politika, se ajo s’ka ç’të bëjë më shumë për t’u turpëruar, por politika dhe langonjtë e saj sërish i turpëruan simbolet e vendit tim, flamur, stemë, Besëlidhje, protokoll, Kushtetutë, e gjithçka tjetër që e kanë shpikur të qytetëruarit dhe me të cilat tallen barbarët.

Qëkurse Saliu është prishur me Topin, i vetmi që ia ka dalë t’i bëjë bashkë, ka qenë ambasadori amerikan në ndonjë pritje a mbledhje ku i ka ftuar që të dy. Në këto raste, si njëri dhe tjetri kanë ulur veshët dhe urtë e butë kanë shkuar pa bërë as gëk, as mëk. Edhe kësaj radhe, nëse do ishte bërë sebep amerikani dhe t’i thërriste në ambasadë, ose të kish shkuar në Lezhë dhe që atje t’i ftonte të dy, do shihnim se si do shkonin urtë e butë dhe çdo gjë do vente fjollë. Në fakt, kjo nuk është ndonjë shpikje as e imja dhe as e ambasadorit amerikan. Edhe 568 vjet të shkuara ata që u bënë sebep t’i mbledhin bashkë, qenë ambasadorët e kohës, venedikasit. Lezha e 1444-s ishte zotërim venecian dhe kjo u bë sebep të mblidhen bashkë atje. 568 vjet më pas, kaposhi ynë nuk ka nxjerrë ende asnjë mësim nga historia.

Midis kësaj hollallaje pa kokë e bisht, më kingu nga të gjithë u duk kryetari i Bashkisë së Lezhës, i cili deklaroi se “Presidentin po të kishte ardhur, nuk do e ndalonte njeri të fliste”, sikur të bëhet fjalë për kafenenë e fshatit, ku kushdo që e sjell rruga mund të thotë ç’t’i dojë e bardha zemër.

E gjithë kjo lukuni arnautësh as që e di se ç’do me thënë shtet, rregulla, e nder, e protokoll, ndaj s’kanë faj kur me të tilla gjëra fshijnë të ndenjurat teksa zhgërryhen para kamerave. E kemi thënë këtë dhe gjithmonë ia kemi vënë fajin faktit se sapo kanë zbritur nga malet, ndaj shkojnë akoma me kanun. Por besëprerja e Lezhës tregoi se këta as kanun s’kanë. Na kanë përrallisur gjithë jetën se për mikun malësori ka ra n’gjak, e asht vra e pre. E tani nëse ju gjeni shenjë kanuni e bese në sjelljen e kryetarit të Bashkisë me Presidentin e Republikës, thomani të ndërroj mëndje. Na kanë bërë kokën daulle për fjalë e besë të dhënë të malësorëve. E tani nëse gjeni shenjë fjalë-mbajtjeje tek gjithë këta që lëpinë atë që kishin pështyrë, thomani se edhe unë do ndërroj mëndje. Saliu e bëri proçkën dhe krisi e iku, duke ia lënë turpin në derë gjithë lezhjanëve, se në derë të tyre u pre miku në besë.

Halli ynë edhe sot mbetet ai përhershmi, se drejtohemi nga njerëz që kanë zbritur nga malet dhe kanunet e maleve nuk i zbatojnë më, por megjithëse kanë zënë qytetet, as ligjet e shtetit nuk u kanë hyrë ende në kokë. Të mëdyshur mes dilemës që të vjetrën e kanë lënë dhe të renë s’duan ta nxënë, shkojnë përpara vetëm me parimin ia futa dhe ia hodha, parim ky që s’ka nevojë as për kanun e as për ligj.

 

* Fotoja eshte marre nga Gazeta Panorama

23 Komente

eee,  mire e ke more LAme, po kujt i flet se edhe ti kot ja fut se diku thua qe keta qe kane zbritur nga malet nuk kane as din e as iman e ketej shkon e u kerkon te bejne autokritike.......pfff

Shume i bukur nga fillimi deri ne fund, me nje frymemarje e lexova te teren. Rrofsh o Lame me rinove.

E kemi thënë këtë dhe gjithmonë ia kemi vënë fajin faktit se sapo kanë zbritur nga malet, ndaj shkojnë akoma me kanun. Por besëprerja e Lezhës tregoi se këta as kanun s’kanë. Na kanë përrallisur gjithë jetën se për mikun malësori ka ra n’gjak, e asht vra e pre. 

Ja dhe nje argument me shume per te dalluar qartazi "malesorin" nga "maloku".  Prandaj, kur une flas per maloket si saliu me shoke, nuk kam ne mendje aspak te ofendoj malesoret. Jane dy koncepte te ndryshme pavaresisht se kane te njejten renje (qe eshte mal).

Ka muzike tallava po kohet e fundit kane dale ne skene dhe shkrime tallava. E Lame eshte nje nga perfaqsuesit me te denje te kesaj "rryme te re".

Një festim entuziast i Bashkisë lokale me rastin e përvjetorit të Kuvendit të Lezhës u kthye befas nga eveniment festiv, në një debat politik. Shkaku qe i mjaftueshëm për këtë. Presidenti deklaroi se Protokolli i Shtetit i kish hequr të drejtën e fjalës.  Ai vendosi të mos marrë pjesë në ceremoni dhe përtej kësaj, e bëri publik në Presidencë fjalimin e përgatitur për t’u mbajtur përballë varrit hipotetik të Skënderbeut në qytetin veriperëndimor.
Deklarata e Presidentit, shqetësuese në çdo vend të botës, hapi një debat publik krejt normal. Por a u refuzua realisht fjala e Presidentit dhe çfarë ndodhi me të. Njoftimi i parë ishte se refuzimi i fjalës kish ardhur nga Protokolli i Shtetit, për t’i dhënë prioritet Kryeministrit në raport me Presidentin. Një rivalitet historik ky që është shfaqur edhe më herët, që nga viti 1997 deri sot (kujtoni debatet e Nanos me Meidanin e Moisiun, apo të Majkos me Meidanin deri për drejtimin e delegacioneve dhe përfaqësimin e Shqipërisë në evenimente ndërkombëtare). Një ditë më pas, Protokolli i Shtetit sqaroi se nuk kish asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se axhenda qe përgatitur dhe zbatuar nga pritësit e evenimentit, Bashkia e Lezhës. Ende një ditë më pas, Bashkia e Lezhës e konfirmoi këtë gjë duke sqaruar se Presidenti qe i ftuar me shkresën e këtij institucioni numër 668 të datës 20 shkurt 2012. Në të njëjtën ditë që qenë njoftuar edhe personat e tjerë të ftuar në këtë eveniment në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni. Kryetari i Bashkisë së Lezhës deklaroi publikisht se ai nuk mori asnjë përgjigje zyrtare nga Presidenca për këtë ftesë. Siç shtoi, se mbi bazën e përgjigjeve për pjesëmarrje, ndërtoi protokollin dhe fjalimet e rastit. Kryebashkiaku i Lezhës, Viktor Tusha, ka dalë publikisht. Ai ka cituar edhe një shkresë. Presidenca nuk ka publikuar ende asnjë letër ku të dëshmojë se i është përgjigjur pozitivisht kësaj bashkie dhe se Presidenti do të ishte aty atë ditë.
Vështirë të hysh në marrëdhëniet shkresore mes Bashkisë dhe Presidencës, por një gjë është e konfirmuar, Protokolli i Shtetit, që u atakua i pari, realisht s’kishte lidhje me këtë histori. Siç nuk kishte dy javë më parë, më 17 shkurt, kur në fillim u akuzua se nuk kish ftuar Presidentin në ceremoninë e hapjes së selisë së Ambasadës së Kosovës në Tiranë. Më pas doli, ashtu siç duhet të jetë normalisht, që protokolli qe bërë nga Ambasada e Kosovës dhe Presidenti qe ftuar zyrtarisht. Edhe në këtë rast, Presidenca e mohoi ftesën fillimisht, më pas pranoi se e kish marrë me gojë dhe në fund, kur Ambasada posedonte firmën e Presidencës që kish marrë në dorëzim ftesën, pranoi se Presidenti kish qenë me grip.
Në rastin e Lezhës, shtypi nuk i shkoi historisë deri në fund. Ose së paku nuk e nguci Presidencën të publikonte shkresën ku Presidenti pranonte zyrtarisht pjesëmarrjen e tij. Më shumë ai u mor me faktin nëse ishte kjo një gjë e mirë apo e keqe për Shqipërinë. Pa dyshim që ishte një gjë e keqe dhe madje më shumë se sa e kanë komentuar shumë gazetarë. Ata që janë në dijeni të zhvillimeve informale në Tiranë e dinë se Presidenti qe ankuar më herët te përfaqësues të Trupit Diplomatik duke kërkuar ndërmjetësimin e tyre për të qenë atje. Dhe për të qenë “i garantuar”. Përtej gjesteve të qaravitjes te ndërkombëtarët, që nuk i shkojnë asnjë politikani shqiptar, i çdo rangu dhe force politike qoftë, historia duket pa sens. Më shumë se sa një histori protokolli, ajo ngjan një histori fushate elektorale. Që nuk ka lidhje me Presidentin, por me partinë e re të zotit Topi, që pritet të lindë.
PD u shpreh se Presidenti u tremb nga një organizim i mundshëm kundër tij. E para, Presidenti është një figurë tejet e rëndësishme dhe serioze e një vendi, Shqipëria përfshirë. Presidenti nuk mund të ketë frikë se një individ apo një grup mund të fërshëllejnë apo bërtasin ndërsa ai flet. E dyta, dyshoj që dikush do t’ia bënte këtë Presidentit. E treta, jam i bindur që në një rast të tillë, ai që lartohet është Presidenti, dhe jo ata që fërshëllejnë përballë tij. E fundit, s’ka asnjë autoritet në vend që mund të pengojë fjalën e Presidentit në momentin që ai ndodhet në një eveniment, përfshi atë në Lezhë.
Historia e Lezhës ngjan çuditërisht me atë të tri viteve më parë. Në janar të vitit 2009, sipas WikiLiks-it, Presidenti Topi i kishte deklaruar ambasadorit amerikan Uidhers se ai nuk mund ta kthente ligjin e lustracionit sepse kishte informacione që do të godisnin dritaret e Presidencës dhe rreth saj do mblidhnin militantë. Kjo ngjan akoma më pa sens. Presidenti i merr vendimet në bazë të interesit të vendit dhe në përputhje me Kushtetutën. Ai nuk vendos ta bëjë diçka në varësi të faktit nëse do ta duartrokasin apo do ta gjuajnë me gurë. Ai vendos se cili parim është i drejtë për vendin, merr një vendim dhe i qëndron atij. Presidenti është numri një i shtetit për kohë të mirë dhe të keqe, jo thjesht për të qenë objekt adhurimi.
Ajo që është shqetësuese në këtë rast është përdorimi i Presidencës për fushatë politike. Topi është President i vendit dhe ai duhet t’i kryejë të gjitha funksionet e tij. Ai s’duhet të trembet të jetë në krah të atyre që e duan apo nuk e duan dhe aq më pak mund të përdorë autoritetin e Presidentit për të penalizuar një bashki të vogël, që ka qenë tejet korrekte me të. Që e ka ftuar me letër për të marrë pjesë në gëzimin e saj dhe që ende ai s’ka botuar një shkresë ku të dëshmojë se i është përgjigjur pozitivisht. Presidenca e Topit mbaron në korrik 2012 dhe pas kësaj ai ka të gjitha mundësitë dhe të drejtat të ndërtojë parti, ta fuqizojë atë, ta kthejë në një makinë politike e, pse jo, të kryejë misionin kryesor, atë të nxjerrjes së të djathtës në opozitë. Kjo është betejë politike, është një gjest i ndershëm dhe ai vendos vetë të ardhmen e tij. Por përdorimi i Presidencës për PR partiak nuk është një gjest fisnik dhe, mbi të gjitha, është një gjest që në Shqipëri nuk përdoret më që prej 28 nëntorit 1998, kur Kushtetuta e re e Shqipërisë hyri në fuqi!

http://www.panorama.com.al/opinion/kush-genjen-per-skenderbeun/

Lame,

Do te te lexoj me vone... por meqe n'foto pash Palin... Ta dinte Gjergj Kastrioti se token e tij do ta sundonte nje dite Pali, do kish var veten te muret e kalase me citjane..

Ehh, sikur te ngjallej Skenderbeu, me siguri do ikte i pezmatuar nga kjo klase politike. 

Ose do i shkonte ne shpate e do binim rehat smiley

Edhe Skenderbeu u prish me te gjithe ata te "Partise" se vet mer burre i dheut.smiley Arianiti, si puna e Bamirit, nuk i fliste me me goje andej nga fundi. Kurse keta te tjeret, Dukagjinet, Spanet, dy niperit, Mosiu ia bene te gjithe "pucin" me radhe, s'ngeli njeri pa e tradhtu. Kuptohet qe ne histori, te gjithe keta kane dale me cene, vetem Kastrioti ka mbet "burre i mire". Me duket se Salen e ka kap e njejta dalldismiley

Po ku ka me kredibilitet Lamja more njerez amani. Qellimet e verteta te Lames i gjeni midis rreshtave. Ky kujton se eshte i zgjuari qe ja fut te gjithve. I eshte qepur stilit "kapu mbas nje kauze e vockel te drejte qe te fshehesh pas saj nje kauze te demshme te madhe"... Ik o Lame ik...

Mo ma shaj Lamen ,se e kam xhan...

I eshte qepur stilit "kapu mbas nje kauze e vockel te drejte qe te fshehesh pas saj nje kauze te demshme te madhe"

 

 

Po keshtu eshte moda ketej mo  1oora dhe Lame s'ka pse ben perjashtim.Keshtu bejne te gjithe ata qe jane ne pushtet ,jo me Lamja qe celsat e kashtes ka.

Ja pra u permbajta... ca tu shash me ketyre?

O Lame, ju s'i dini politikat e lajkat e kohes mes Skenderbeut dhe principatave apo dhe familjareve te tij, dini vetem ca data rrethimesh dhe betejash. Sepse po ti dinit, ju te majtet, s'do e kishit dashte aspak dhe do kishit dale tue e sha se per ta nderue as qe bahet fjale. Ti si i majte i deklatuem, duket me kene shume i kujdesshem me ato qe shkuen apo nxjerr nga goja, sepse ashte shume e lehte me u kuptue; mjafton nji fjali, nji koncept, per ta marre si injorance dhe mungese intelekti. Stonon! Dhe kur nji muzikant qi pretendon se ashte maestro, sikurse ban ti, stonon vazhdimisht, nuk ashte sheje e mire. S'po du me vazhdue e me te fye ma randshem. Ti nuk je as Da Vinci e as Idromeno qe jo vetem te dijsh e zotnosh çdo zanat, por dhe te jesh maestro n'to. Kur nuk je, s'ke pse me kerku me kene me çdo kush. Me ban shume pershtypje kur te shoh ne televizor nate per nate, duke ba debat me professionistat e fushave te ndryshme, fusha me te cilat ti s'ke lidhje dhe as kredenciale e as formimin e duhun per te vu ne dyshim dijet dhe aftesite e tyne. Ti je si t'tane ne, njeri normal, kshuqi shikjo dhe gjej ate per t'cilen je gdhende sepse jam i sigurt qi je shume i zoti ne nje zanat. Zanat i cili me siguri qe nuk ashte ky qe je duke bae tashi, si shtata n'trembdhete. S'ke pse me kene pyke, pa pase nevoje. smiley

Sepse po ti dinit, ju te majtet, s'do e kishit dashte aspak dhe do kishit dale tue e

 

sha se per ta nderue as qe bahet fjale.

Edhe periudhen e Skenderbeut e politizove me te djathte e te majte? Po pse ,vetem te majtet e kane mesuar historine ne kohen e komunizmit  ? Apo mbajtet distance ju,qe atehere dhe per Skenderbeun ?

Hoppa,teefa.......ta dish qe librat e historise per Skenderbeun dhe  ne 21 vjet demokraci (hiq ca botimi te studenteve qe kane studiuar ne Turqi ku  duket ndikimi i atjeshem)  si per te majtet dhe te djathtet jane te njejtat libra qe  lexohen  e studiohen smiley

po c'paskeqeni qene ju te djathtet mo,Nostradam te lindursmiley

E para e punes, kur kta nuk ishin ne gjendje me i cu i lule Leka Zogut, s'kane se si ta nderojne as Skenderbeun. Pastaj me kto taksat progresiste e luften e klasave qe kerkojne ta bajne dhe sot, Skenderbeu do kishte kene ma pak i dashtuni ne krejt shqyptari. Plus skenderbeu ka dhane e marre me Venedikun qe at'here, dmth ai na i ka lane punet gadi ne shkodranve, edhe pse here-here kemi pase mosmarrveshje, mund ti quash nerva pune. smiley Plus qe Skenderbeu, sikurse Mustafa Merlika apo Pader Gjergji, i kane sherby per pak kohe pushtuesit. Etj etj. Lol

Politike e beni ju. Une u pergjigjem me te njejten monedhe. 

 

Sa i perket leximit. Per sa kohe kam kene ne shqipni, dhe ato librat e shkolles i kemi lexu gjysa-gjysa. Mbaj mend oren e historise (bahet fjale ne demokraci) qe na kalote vetem duke korrigju librin, dhe professoresha qe na paraqit'te kopje dokumentash qe nxjerrshin librin gabim. Tashi meqi ishte dhe 7marsi, gjithmone e kemi dite se ka pase shkolle shqip para asaj qe shkruhej nder libra. Ne fillim te shekullit 18 ka kene nji ne shiroke, e dokumenta te tjere ne te cilen permendeshin shkolla qe nga fillet e shekullit 16. Pastaj ato qe kam lexu ne shqipni nuk kane te krahasume si volume me ato qe kam lexu ne itali, pak nga deshira e ma shume nga detyrimi. Dmth une nuk e konsideroj vedin te edukuem ne komunizem. Kjo ashte e kuptueshme, besoj! smiley

Sa i perket leximit. Per sa kohe kam kene ne shqipni, dhe ato librat e shkolles i kemi lexu gjysa-gjysa. Mbaj mend oren e historise (bahet fjale ne demokraci) qe na kalote vetem duke korrigju librin, dhe professoresha qe na paraqit'te kopje dokumentash qe nxjerrshin librin gabim

Po mire ajo profesoresha jote ,kur paska qene kaq e zonja dhe me fakte e dokumente historike neper duar ,pse nuk botoi ndonje liber ? Do na kish ndricuar dhe neve injoranteve ,se ende ne librat tona ai 7 Marsi permendet akoma (mgjth ,nuk eshte se po t'i hell poshte ,se dhe une i kam degjuar,por pse nuk i ndryshojne keta demokratet tekstet ,qe kane bere komunistat?

Ato ndryshimet jane bere ,por jo per periudhen e Skenderbeutsmiley mos fol kot,se mllefi yt per komunizmin eshte kaq kaotik sa fillon haperdihet dhe atje ku s'duhet.

Meqe ti qenke i edukum ne perendim,po keta te djathtet  qe jane eduku ketej nga ne,pse qenkan ndryshe nga te majtet ,kur kane studiuar te njejtat tekste?smiley Po i meshohem kesaj ceshtje te djathte VS te majte,se nuk e kuptova pse vetem te majtet mendojne ashtu si Lamjasmiley

Rasti i Leka Zogut cfare lidhjeje kishte me Skenderbeun ,apo te dy i pelqenin shume shpatatsmiley

 ky Tan Lamja seç ka nje stil te shkruari si ai i rilindasve.... (p.sh Çajupi).., po rilindas i vonuar.smiley

smiley Ku ?

Duhen ,duhen ca raprezalie te tilla,per te miren e perbashketsmiley

 

te them te drejten ajo çka ne te vertete na jep te lezetshme ppu jane komentet qe u fshine  ,smileypo nejse ,po kthehemi te Lamja...Nje artikull shume i keq ,shkruar me shume mllef ,inate e ku dalin te gjithe komplekset e nostalgjite ma negative.Problemet evropiane nuk zgjidhen me kenge maje krahu thote ,as me perla polifonike labe them une...Problemet e Evropes me ne do fillojne e zgjidhen kur te kete sa me pak shkrime te tilla ne shtyp.

Tashti nuk e di se si mund te jete menduar por ne kompleksin e ndertimit qe qenka miratuar me pishine e motel ne Kala njerezit do shkojne per te pushuar ,ç'lodhur e kenaqur...ne gjuhen e Lames me tru te erresuar nga urrejtja eshte shfryjne ,zhgrryhen ,kurverohen...keto jane disa vocaboli te marre nga shkrimi.Nuk thote asgje veç le nje shije prej zderhalli.

Ja kete rradhe nuk genjeve Zana, prandaj je shkodranja ime e preferuar. smiley

Nuk di a do te kenaqesh shume Ketline. Po po deshe te tjera me thuaj qe ti postoj... ishallah nuk i djegin prape keto komente....

Kjo eshte nje ndertese e restauruar tek dugajt e reja...eshte nje ndertese e vitit 1881

kjo eshte Kafja e madhe ne Shkoder ne vitin 1923

dhe ja si eshte sot, e pa zene me dore....

Po pse, po u kenaq pak ca ka? Te kenaqet sa te kenaqet, vete deshi smiley

swed kopraci smiley

Sa e urren Veriun ky Lame Laluci

Po pse re Lame? Po vetem ata qe zbriten na malet e Jugut do qeverisin gjithmone re? Po boll 50 vjet o Lame gjoli

Aa zoti Lame jo gjithmonë me hile ..apo s'thot kshu Belulo ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).