Një orë e zezë elektronike mbi komodinë shënon 6:59, kur në fraksion të sekondës nga brenda saj shpërthen tingulli cingëritës i alarmit: një përzierje shkel e shko notash, sikur të jenë bashkuar qëllimisht për të të ngritur përpjetë qimet e kokës. Për ca sekonda nuk e kuptoj se ç’po ngjet. I pandërgjegjshëm shtyp butonin e kuq të orës; dhoma bie në paqe, e unë kthej kurrizin nga ana tjetër. Nuk di sa kohë kalon, derisa ca goditje të lehta në tavan, të cilat sa vijnë e shpeshtohen, bëhen më acaruese, pastaj një trapan që shpon murin mbi kokën time, më prek në neuronet e trurit si të ishte një turjelë dentisti në dhëmballën e prishur. Ngrihem vetiu në këmbë dhe instiktivisht hedh sytë nga dritarja: një matrapik godet çan asfaltin, dy punëtorë më tutje hapin një kanal me kazmë, ndërsa pak metra më tutje një shitës u bën reklamë domateve të kuqe sa t’i hajë palla.

Mbrëmë u përpoqën të më vjedhin makinën dhe sipas udhëzimeve të oficerit të policisë, në orën 8.00 duhet të paraqitem në komisariatin nr.1 për të bërë denoncimin. Rubineti i ujit lëshon një gurgullimë si të vinte nga fundi i humnerës së pavendosur në kohë dhe hapësirë. Një currilë e hollë zbret lakmueshëm mbi duart e mia. Pa ujë!? Ah, matrapiku. Bëj durim e nis të vishem gjithë përtesë: në fillim pantallonat, këmishën… Zëri femëror në televizor diç flet për ndërprerje dritash, orare… Stisem si të mundem, mbath këpucët, mbyll derën dhe thërras ashensorin, kati 0. Pasqyra e tij më shtyn të rregulloj flokët, por në atë çast errësira më përpin të tërin. Qetësi. Nëpër shkallë s’pipëtin asgjë. Është e shtunë. Të gjithë flenë.

14 Komente

dobet, dobet shoki.

Lesh-tersi.

O Jozefk. Mos e trego emrin, se po e mori vesh Olsi do te shkelyj per shalesh.

uuuu po vdes nga frika, o pëf

Thashe se te pakten do kishe pak sens humori smiley

Shif mos te kane lidh nonji magji-gur i zi se s'ka mundesismiley

Kalem, mprehu ca po munde. Po ne te tretin c'ka? 

propozoj një kategori me titull "kur të vijnë, hapu derën", në mënyrë që mos tu harxhohet koha kot njerëzve që vijnë me shpresën të përmbushin kuotën e leximit letrar te rubrika "letërsi".

Hajde letersi hajde smiley

 

Kalemi eshte rastesi,shenje apo detyrim...?

 

si perfundim e beri ne breke ne ashensor ky renatua ?

Yes, ky shkrim mund te ishte lene pa sjelle ketu, ose pa bere fare, me mire pak e sakte se me norme, se i bie mesatarja rubrikes ne pergjithesi dhe pastaj perfundon shkrimi ne plotesime te fetisheve te Tushes me berje cici smiley

Rene'...aman ...

Renato, mendoj se duhet ti zgjasi pakez me shume tregimet qe ti dalin me te plota smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).