Gjigandi ajror i Evropës, Airbus shpreh shqetësimin e fillimit të një lufte tregtare

Airbus se bashku me 6 prej kompanive kryesore ajrore te BE ,British Airways, Virgin Atlantic, Lufthansa, Air France, Air Berlin dhe Iberia i kane kerkuar urgjentisht liderve te vendeve kryesore te Evropes te c'fuqizojne ligjin e perfolur te takses se karbonit. Ata sipas nje deklarate te perbashket paralajmerojne per humbje te mijera vendeve te punes dhe miljarda dollareve deme. Se bashku me linjat ajrore dhe Airbus jane bashkuar kompanite franko-gjermane te sateliteve dhe armatimeve, Safran dhe MTU. Gjithashtu kompania britanike e prodhimit te motorreve reaktive Roll-Royce PLC bente pjese ne grupin e te shqetesuarve.

Letrat ju derguan kryeministrit britanik David Cameron, atij francez Francois Fillon, kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit Spanjoll Mariano Rajoy. Keto kater vende ishin themeluesit e kompanise Airbus.

Me shqetesuese eshte gjendja e Airbus, Kina ka ngrire nje sasi prej 45 aeroplanesh(A350,A380) te porositur vitin e kaluar, nje porosi qe i kalon 12 miliarde dollare(9 miljarde euro) . Kjo erdhi si pasoje e rritjes se tensjoneve BE-Kine per shkak te takses se karbonit. Nje c'fuqizim direkt i kesaj kontrate mund te kete pasoja te renda per gjiganitin e Evropes i cili ka kohe qe vuan probleme te medha financjare.

"Kjo po jep pasoja teper negative ne industrie ajrore te BE-se dhe mund te pershkallezohet nga momenti ne moment" shprehet Airbus dhe kompanite ne leter.

"Ne jemi te shqetesuar se ky konflikt do te pershkallezohet ne nje lufte tregetare dhe ne do te kthehemi ne pengje" u shpreh ne nje interviste,Louis Gallois, shefi i EADS(simotres se Airbus)

Ne pyesim BE-ne te marre parasysh opooziten globale te pothuajse cdo vendi jashte kesaj skeme dhe cdo marreveshje duhet te behet ne baze te parimeve te traktatit te Montrealit pe Avjacjonit Civil Nderkombetar, shton ai

Vendet qe kundershtojne TEK(Taksen Europjane te Karbonit) do te mblidhen gjate ketij viti ne Arabine Saudite, vend i cili i eshte bashkuar bllokut te vendeve kunder takses, por Komisjoni Evropjan ne anen tjeter nuk ka dhene ndonje shenje kompromisi apo ngrirje te projektligjit.

Komisjonerja e BE-se per Mjedisin,Connie Hedegaard shprehet ne nje mesazh ne twitter "Une kam nje pyetje: Pas kesaj mbledhje ne Arabine Saudite, c'fare alternativash konkrete do te na paraqesin keto vende?"

Por kompanite Ajrore qe i jane bashkuar letres shprehen se seciles prej tyre, kjo takse do ti kushtonte 70-100 milione euro ne vit, gje qe do te sillte rritjen cmimeve te transportit ajror dhe do te shkurtonte shume vende pune.

Rusia ne anen tjeter eshte shprehur qarte se do ti dyfishoje taksat per Avjonet e BEse qe fluturojne ne zonen e saj ajrore.

Zyrtaret e SHBA po perpiqen te ta bindin BE, te ngrije kete ligj pa u pershkallezuar gjendja. Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ne nje leter te derguar Komisjonit Evropjan thekson " se SHBA do te detyrohet te marre masa reciproke". SHBA deklaron se deri tani jane 41 vende qe kane shprehur hapur shqetesimin e tyre kundrejt sistemit mates te emisjoneve, si nje veprim unilateral i cili shkel ligjet nderkombetare. Keto vende gjithashtu pritet te marrin masa reciproke. Ligjevenesit ne SHBA jane ne artikulim te nje ligji qe ti ndaloje kompanite amerikane te paguajne kete takse. Por ngrirja e porosise kineze per Airbus ka dhene sinjalet e para se gjendja mund te perkeqesohet dhe ky eshte vetem fillimi i nje beteje tregetare.

Foto nga Reuters

13 Komente

Airbusi eshte tu ndje pasojat e mos plotsimit te kontratave ne kohe.. Ska prodhu akoma avione qe duhet ti kish dorzu para 2 vitesh.. Eshte duke pagu LDs 100k/ dita...

Bame, kur vjen puna tek vonesat edhe Boeing nuk eshte me prapa. Dukuri normale.

Kina ben presion dhe mendon se shpejt do prodhoje vete avione pasagjeresh vetem se mos dalin si puna e atyre trenave qe nuk frenojne dot pastaj.

Frenon apo jo, ai treni Komunisto-Borgjez nuk ka te ndalur...Ka mbi 1miljarde pasagjere, keshtu qe nuk ka problem nese firojne ca rruges.

Gjenerata e dyte e trenave del me cilesore...Jo per gje por inxhinjeret dhe projektuesit pervec favoreve qe ju jep Partia kane dhe ate alternativen e toges se pushkatimit...

Edhe Boeing-u ne anen tjeter ferkon duart kur degjon lajme te tilla.

Une personalisht nuk arrij dot ta perceptoj kete histerine Evropjane ,Po ju versulen gjithe botes ne nje kohe kur ju kane rene breket ne fund te kembeve..

Nje korrigjim, se keta perkthyesi e shqipes na lolisin- taksa e dioksidit dhe jo e karbonit (thac u bo evropi me taksa qymyri e nuk e paskam mesuar :O)

 

 Konventa e Kiotos vlen deri në vitin 2012. Konventa e Kiotos 10 vjet më parë u miratua me qëllim të përballimit kundër gazrave karbonik, ngrohjes së tokës dhe katastrofave natyrore. Amerika e cila konsiderohet si prodhuesi më i madh i gazrave karbonik asnjëherë nuk ka respektuar ligjet e konventës së Kiotos dhe ne vitin 2001 në mënyrë zyrtare u tërhoq nga konventa në fjalë. Po keshtu ene Chinezeve nuk jua ka ndje hic.

Nuk jam fut te kontrolloj kur eshte konferenca e rradhes per kete ceshtje, po te kemi parasysh qe ne Bali u be nje vrim ne uje, [nderkohe qe ajo e ajrit (ozonit) shef terezeni e vete], por mesa duket dicka duhet te diskutohet. Bizneset gjithmon u paraprijne ketyre me kerkesa.

O perkthys'...

karbonit eshte shkurimisht per doksidin e karbonit...Besoj se e kuptove kete....Thjesht e perdora per te bere fjaline me te shkurter dhe kjo nuk i ndryshon aspak thelbin fjalise smiley

kimikisht duhet ta shkurtoje dioksidit atehere, mgjtht perktheni sipas terezise se kot nderhyra ene une, kjo eshte parregullsia me e vogel teknike, yyy sa gjen perdite ne faqe zyrtare, ketu forum eshte fundja...

Nejse..

Te pergjigjem per ate qe the me lart Vecse nje fraze..Taksa,taksa,taksa,taksa.....Te gjitha keto do te bien ne kurriz te konsumatoreve,qytetareve ...BE po germon menyra te tjera qysh te mbushi thesin por sic e kam shprehur me perpara po i bie ne koke guri qe hodhi...

mos u lolit, se takse karboni i thone pergjithesisht ne media, carbon tax, dhe nuk eshte gabim smiley

Art, e pe dje komisjonerin europian, qe iu kundervu me te drejte Amerikes, qe ne fshehtesi, subvenciononte Boingun. 

Eh mor Pjero,ti ke nja 2 vjet,te pakten,qe flet per CO2 ,ndersa keta u kujtuan tani per "betejen e karbonit". thua se zbuluan ameriken...smiley

ne fshehtesi? pse pak i japin hapur e ne drite te diellit?

Pjero,...kjo kritika per subvecjonet qe i ben Evropa SHBAse i bie te jete ca si keshtu... smiley

smileysmileysmiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).