Gjergj Bojaxhi, Gjergj Bojaxhi, i përfolur së fundmi si pjesë e Aleancës Kuq e Zi, ka dhënë një intervistë të zgjeruar për revistën Java. Në këtë intervistë, Bojaxhi ka sulmuar ashpër qeverisjen e PD duke thënë se ishin tetë vite të humbura për shqiptarët

Ai thotë se ajo që u quajt fryma e duarve të pastra është një dështim marramendës. Bojaxhi thotë se LSI është një parti e përbuzur nga gjithë segmentet e shoqërisë shqiptare. Sipas tij, PD është kthyer në një parti rurale, një lloj agjencie punësimi. Sipas tij, edhe të ardhurit e KOP-it nuk kanë futur një frymë të re brenda, por kanë mësuar melodinë e vjetër.

Zoti Bojaxhi, jeni shprehur së fundi në media në lidhje me disa vërejtje e kritika ndaj mënyrës sesi po qeveriset vendi nga maxhoranca aktuale. Keni deklaruar se është shkelur kontrata që PD lidhi me zgjedhësit në vitin 2005. A mund ta zhvilloni më në detaje këtë ide? Cilat janë devijimet kryesore në kursin qeverisës?

Nuk mendoj se ja vlen te flasesh per disa devijime per te qene kritike ndaj koalicionit qeveritar. Mjafton te marresh elementin e korrupsionit, aktiv apo pasiv, i cili eshte futur pothuajse ne cdo qelize te struktures shteterore per te kuptuar devijimin nga premtimet e vitit 2005. Sigurisht qe elementi i korrupsionit eshte fija, e cila i lidh te gjithe sektoret e ndryshem dhe pavaresisht faktit se sa reforma sektoriale pretendojme te bejme keto nuk mbeten vecse zgjidhje te perkohshme teknike te cilat eventualisht deshtojne pasi mesazhet qe merret nga veprimet e elites politike jane te kunderta nga fjalet e bukura qe kane mesuar kaq mire t’i thone. Shkurtimisht fryma e duarve te pastra dhe e nje morali te ri ne politike ka deshtuar ne menyre marramendese. Sidoqofte te mos genjejme veten, duhet ta themi qe kjo eshte edhe nje deshtim per shoqerine shqiptare, jo vetem per nje parti, dhe 8 vjet te humbura kot per sa i perket thelbit te problematikes me te cilen eshte perballur shoqeria shqiptare ne keto vite tranzicioni pa fund. Fshehja pas vendimit te gjykates per ceshtjen e pergjimit Meta-Prifti eshte shembulli me kuptimplote i deshtimit te frymes se duarve te pastra dhe vendosjes se nje morali te ri ne politike.

Emri juaj është lidhur së fundi me dy formacione të pritshme politike që po lindin, nga njëra anë partia e re e presidentit Topi dhe ajo e zotit Spahiu. Përtej faktit nëse do të aderoni në njërin prej këtyre siglave të reja, si e shihni ju këtë fermetim që po ndodh në radhët e maxhorancës në javët e fundit?

E shoh si nje fenomen normal ne kushtet e mungeses se nje kulture diskutimi te brendshem institucional brenda partise, e cila nqs do te ekzitonte do te conte rrjedhimisht drejt nje reflektimi. Per ta pare si nje fenomen me te gjere ne politiken shqiptare per aq kohe sa sistemi politik mbetet ne formen e nje duopoli dhe dy partite qe e perbejne kete duopol nuk kane kulturen institucionale per te debatuar dhe reflektuar ne kohe reale rrjedhimisht fermentime te tilla cojne ne krijimin e formacioneve te reja. Fakti qe kjo po riperseritet ne fund te mandatit te dyte te PD, sic i ndodhi edhe PS ne mandatin e dyte, perforcon ate qe thashe me siper: kemi humbur 8 vjet kot qe asnje nga keto parti nuk ja kthen dot qytetareve te ketij vendi.

Sa e mundshme është që PD të pësojë një frakturë të ngjashme me atë të PS në vitin 2004, kur u formua LSI?

Nuk mendoj se ja vlen te diskutojme akoma nese do te kete frakture apo jo pasi fakti qe nje deputet tashme e ka deklaruar shkeputjen dhe nismen per krijimin e nje formacioni te ri politik e verteton kete gje. Thellesia apo madhesia e fraktures eshte pikpyetja qe mbetet pa nje pergjigje per momentin. Sidoqofte shoh edhe nje element tjeter te rendesishem nga krahasimi i bere ne pyetjen tuaj. A ka nevoje shqiperia per nje LSI nga e djathta?  Nje parti shpk e perbuzur pothuajse nga te gjitha segmentet e shoqerise shqiptare, madje edhe nga shumica derrmuese e militanteve demokrate, eshte nje model i gabuar dhe tashme i faktuar si i tille te cilin votuesit jo vetem qe nuk duhet ta perserisin, por edhe ta fshijne perfundimisht nga skena politike.

Një deputet i maxhorancës, Selami Xhepa, por edhe Mark Marku, kanë nënvizuar se ka mungesë lirie dhe demokracie te brendshme në Partinë Demokratike. Sa e keni ndjerë ju personalisht, si përfaqësues politik e anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, këtë fenomen?

Sigurisht qe ka nje mungese te tille, por kjo nuk vjen per faktin se ne rregulloren/statutin e partise ka pengesa per te pasur diskutime te hapura, por per faktin se historia e partise qartazi te meson se kush ka mendime apo deshira per parime te tilla spostohet menjane pasi ne mos sot, neser do na hape probleme. Pas nje seleksionimi rigoroz per me shume se 20 vjet eshte normale qe gjithmone e me shume mbeten dhe forcohen ata te cilet keto parime i konsiderojne te “bezdisshme”.

Ka një vërejtje, e cila duket se përmbledh jo pak zëra brenda forumeve drejtuese të PD, në lidhje me ndryshimet ne qeveri. Ju keni qenë një funksionar me përvojë i kabineteve qeveritare pas vitit 2005. Si e gjykoni performancën e qeverisë aktuale?

Mendoj se ne kete pike ku ndodhemi shumica e atyre te cilet brenda PD-se shprehen ne kete menyre nuk jane te interesuar per permirësuar imazhin e PDse por per te zene vete nje karrige. Sic e permenda me siper e kemi kaluar fazen ku ndryshimi i nje ministri me nje tjeter do te sillte permiresime ne qeverisje. Nje demokrat i vertete eshte dikush qe pas berjes publike te aferes Prifti-Meta te kerkonte largimin e LSI nga koalicioni pavaresisht pasojave qe mund te sillte.

Një tjetër ide mjaft e debatuar këto ditë është ajo e ndryshimit të elitave politike djathtas dhe majtas. A i bashkoheni ju me tezën se pas dy dekadash, pjesa dërrmuese e klasës politike ndodhet e ezauruar dhe e konsumuar përballë shqiptarëve?

Une kam vite qe e kam te kristalizuar mendimin se kjo elite politike ka deshtuar ne menyre spektakulare ne drejtimin e Shqiperise dhe sigurisht do e mbeshtesja nje ndryshim edhe rrenjesor po te linde nevoja. Por te jemi te kujdesshem dhe te mos e marrim te mireqene qe nje ndryshim i kesaj elite me figura te reja do te sjelle automatikisht nje ndryshim cilesor real ne manaxhimin e vendit. Mund ta themi me plot gojen se shume prej figurave te reja te prezantuara nga PD kryesisht ndermjet KOP-it ne vend qe te fusnin nje fryme progresive ne parti, e kane mesuar melodine e vjeter me mire se te vjetrit. Thjesht dua te them se nqs votuesit shqiptare nuk imponojne nje tjeter sistem seleksionimi mbi eliten politike nuk do shohim politike te re, por vetem fytyra te reja.

A do të qëndroni më në Partinë Demokratike?

Kam qene ne vitin e 3 tek gjimnazi Petro Nini Luarasi kur filluar demonstratat e studenteve ne vitin 90te. Mbas demostrates se pare kam qene pothuajse cdo dite ne Qytetin Studenti ku ndiqja mbledhjet ne Sheshin Studenti dhe fjalimet qe mbanin pjesemarresit. Kam qene ne Sheshin Studenti kur drejtuesit e levizjes per demokraci u kthyen nga takimi me presidentin e asaj kohe Ramiz Alia dhe deklaruan se do te shpallej pluralizmi politik. Nuk mund ta harroj kurre ndjesine e asaj mbremje kur mund te therrisje “liri, demokraci” dhe ndjeje nje clirim ne kraharor. Ne menyre fare naïve e them se per mua mbetet e paharrueshme ndjesia e asaj nate. E dhashe kete pershkrim pasi emocionalisht eshte e veshtire te shkeputesh nga PD per shkak te emocioneve te perjetuara ne ate dimer dhe te simbolikes qe ka me levizjen e Dhjetorit. Megjithate, gjithmone e me shume PD eshte larguar nga parimet dhe nga grupimi social i cili e mbeshteti dhe e mundesoi te dilte me sukses ne skenen politike shqiptare. Nga nje parti urbane eshte shnderruar ne nje parti rurale, nga nje parti per te rrezuar luften e klasave, ka perfunduar si partia e vetme, e cila vazhdon te flase me gjuhen e luftes se klasave, nga nje parti per tu dhene mundesi dhe oportunitet te barabarte te gjithe shqiptareve eshte kthyer ne agjenci punesimi per militantet dhe mbledhesit e votave.  Mbas me shume se 20 vjet mendoj se qofte une si individ qofte shoqeria shqiptare jemi pjekur mjaftueshem politikisht per ta kuptuar se nuk mund te lejojme me askend qe duke perdorur emocionet e atij dimri qe ne nje menyre apo nje tjeter inicioi ndergjegjesimin tone politik te neperkembi bindjet tona per nje shoqeri me te drejte.

Tek ju duket i ndërthurur prej vitesh sporti dhe politika. Si do të qëndrojë në të ardhmen e afërt, sfida e ngjitjes në Everest, me atë të vijimit të karrierës politike? A do të kthehet sërish me kohë të plotë Gjergj Bojaxhi në politikën aktive?

Sporti sigurisht ka qene dhe mbetet nje shplodhje nga politika.  Megjithate synimim per te tentuar ngjitjen ne majen e Everestit e kam menduar si nje perpjekje per t’i bashkuar shqiptaret ne kete vit jubile, per te respektuar ato burra e gra qe ne shekuj kane sakrifikuar nga vetja e tyre per te cuar perpara kete vend dhe per t’i dhene nje shembull rinise shqiptare se nuk ka maja qe nuk merren kur vullneti eshte i forte dhe aspiratat e pastra. Uroj qe keto bindje te na mundesojne mua dhe anetaret e tjere te ekipit vendosjen e flamurin e shqipetareve ne majen me te larte te botes.

Persa i takon rifutjes me kohe te plote ne politike do te me duhet akoma kohe te gjykoj veshtiresite midis ngjitjes se nje mali te madh si Everesti me realitet e politikes shqiptare.

Çfarë presidenti i duhet sipas jush Shqipërisë? Një president i zgjedhur nga një parti apo koalicion i vetëm, apo një figurë e negociuar mes palëve?

Pyetjen dhe ceshtjen do doja ta diskutoja ne forme dhe ne substance.  Ndryshimet e propozuara nga PS ne 2008 ne thelb e kane shnderruar zgjedhjen e presidentit nga nje shumice e cilesuar ne nje shumice te thjeshte. I gjithe thelbi i zgjedhjes me nje shumice te cilesuar ishte qe ne minimum t’i conte palet ne nje zgjidhje konsensuale. Nga momenti qe PS propozoi zgjedhje me shumice te thjeshte, une nuk arrij te kuptoj se si PS mund te pretendoje per nje president konsensual apo president te zgjedhur nga opozita. Nqs i qendrojme lojes politike te iniciuar ne 2008 nga dy partite kryesore, PS nuk ka asnje te drejte morale te kerkoje konsensus dhe PD e ka te drejten ligjore dhe morale perpara opozites ta zgjedhe vete presidentin.

Personalisht mendoj se asnje nga format e propozuara per te zgjedhur presidentin ne vetvete nuk garantojne zgjedhjen e nje individi te pershtatshem per kete post. E them kete pasi shpesh here kur degjoj fjalen president konsensual ne kontekstin shqiptar fare mire mund te kuptohet si nje individ i tredhshem lehtesisht nga te dy palet. E c’fare fituam nga kjo lloj zgjidhje? Ngerc politik kur ne fakt ne kemi nevoje per zgjidhje politike. Per kete arsye gjykoj se eshte me e rendesishme te diskutojme se c’fare duam nga presidenti i ardhshem.  Kerkojme te qendroje mbi palet, te kete jo vetem vullnetin por edhe aftesine te egzekutoje nje reforme te mirefillte te gjyqesorit si kollonen e trete te demokracise shqiptare. Kjo do te thote se pavaresisht nga filozofia partiake qe ka individi ai apo ajo te kene treguar qartazi gjate karrieres politike aftesine per tu motivuar nga interesat publike mbi ato partiake. Nqs PD propozon nje kandidature te tille nuk kemi pse te mos e mbeshtesim.

21 Komente

Eh mer Gjergj, cudi si u kujtove per keto gjera vetem kur s'te qasen me ne parti e jo me pare smiley

Po ne cdo gjeje do i gjejme ndonje gje.smiley

Gjergj Bojaxhiu ishte figur e forte ne fillim kur fitoi PD me 2005, dukej njeri me integritet, i pakomprometueshem. Me vone e hoqen nga posti, e i dhane KESH-in ne mos gaboj, pastaj su ndigjua me. Eshte e çuditeshme, se si njerzit me integritet, nuk para rrijne me Buall Mavrine, me siguri ky, kryeministri yne , duhet te kete alergji nga njerzit me integritet. 

..dukej njeri me integritet, i pakomprometueshem.

Më poshtë kabllogrami i zbardhur nga Wikileaks për këtë çështje:

Titulli: PD po shikon (me kujdes) drejt jetës

Datë 20 nëntor 2008

Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers

Gjergj Bojaxhi, Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it i ka thënë Ambasadës Amerikane se edhe pse është mbështetës i PD-së, “në mënyrë intelektuale” ai shpreson për një humbje të PD-së verën e ardhshme si të vetmen mënyrë për të larguar Berishën nga kreu i partisë dhe për ti hapur rrugën drejtuesve të rinj(Bamir Topit).

 

tashti ku del mungesa e integritetit dhe kompromentimi ne ket koment?

ktu del qe nuk e ka dash Salen, po. Apo ka naj gjo mes rreshtave qe s'shifet me sy te lire?

Po ta kom thone une ty qe nuk mush ti nga disiplina partiake! jo po na shet ene men masnej se ke bo zbor!

Gjergji eshte nje Figure e Paster Shqiptare . Te pakten per aq sa eshte CFAQUR ne Publik ! Kam mendimin qe  kjo lloj kategorie te duhet perkrahet nga cdo krah Politk . Nga keto lloj figurash e arsyetimesh ka qarr edhe Opozita ! Jo vetem i ditur e i shkolluar por edhe i Qarte e i pa Kompromentuar. Nuk mund te rrinte Ne Kesh me kremastaret e Dollapeve e dallkaukeve te Berishes  . Nuk mund te pranonte denglat e propogandes berishiste qe "do kemi 24 ore drita pa nderprerje zotrie  " e me pas te perdorej per "koke turku " Shkoi e pranoj Drejtor i Pergj i Policise Ndertimore. Aty besoj se edhe lekundjet e vogla qe kishte per grupimin Politik Klanor te babasqapit i zhduku . Para tij u Shfaq me tere Kuptimin e FJALES Nje Grup KUSARESH , Politikane te Papergjgjeshem per Fatet e Vendit ,  qe per shkak te sherbimeve "nene dore " e "doracaker " te militanteve , nuk donin te dinin per asgje . Per ate grupim Banditizmi dhe Klani , Grabitja dhe Kusaria jane GJITHSHKA .  Iku . Nuk duhet te "thyhet " ! Ja Uroj nje Lufte te tille Inteligjente per te ndricuar edhe ate pjese elektorati qe mbeshtet Mullahun Berisha , se Koha e Bajraktareve e VDEKUR njehere e pergjithmone , nuk mund te ringjallet perseri .

Desheroj gjithashtu te jete i pregatitur per te mos rene PRE e sulmit qe nuk do vonoje nga zecjerret e Ballijve dhe  mediave te shkruara e te para . Vuvuzeleria do ti gjeje diku dicka , deri edhe " PSE ka qene ne shkollen "Petro Nini ..." afer bllokut ku jane shkolluar edhe pjesa me e Madhe e femijeve te ish Bllokmeneve !

"Ku ishe z.Gjergji kur Xhibi dhe Lefkofeja perlesheshin  me  Diktaturen " imagjinoi titullin me shperthyes  te prure nga Permetari smiley ?

Shume pak e shume vone mer gjergj ziu

Ziko, ai muabeti petroninit s'osht pa gjo jo, po hajt ti... nen driten e fakteve t'reja smiley

hej, t'kujtohet, si ai muabeti i mehmet shehut ke tablloja sinoptike: tani merr nje tjeter kuptim qe pse mehmeti i tha ashtu Hrushovit, qe mylle gojen ti, etj etj...

as shkolla fultzit nuk ka qit aq poliagjenta sa petro nini, Ziko.

 

Nga nje parti urbane eshte shnderruar ne nje parti rurale, nga nje parti per te rrezuar luften e klasave, ka perfunduar si partia e vetme, e cila vazhdon te flase me gjuhen e luftes se klasave

Nga nje parti urbane eshte shnderruar ne nje parti rurale!

A e di sa ke thon me 5-6 fjale mer cun! Respekt!

....dhe ne Vazhdim tuajes Emi ja dhe rezultati Praktik ku "pleqte" gjytyrym  me moshe te re te vuvuzelerise se PPU duan edhe ca dhjetra vjet ta kuptojne "se diktatura zotrie " eshte gjelle e PRISHUR .Mirpo cfare ti bejne luges se corbes smiley E kush esht ai Shqiptar qe nuk e PREK perdite kete Realitetin e meposhtem ?

""""Mbas me shume se 20 vjet mendoj se qofte une si individ qofte shoqeria shqiptare jemi pjekur mjaftueshem politikisht per ta kuptuar se nuk mund te lejojme me askend qe duke perdorur emocionet e atij dimri.... "

E mer z.Gjergj , ketu po mbahen Konferenca shkencore per Mukjen , ty te vjen keq se kalun 20 vjet .. 

Vjershe nga Poeti Kombetar "Permetari" :

 kur te vije vjeshta / ti kreh Leftit leshkat / ti leviz Xhibit sumen / dhe Hundederri  nos kruaj me hunden ......

Pa do ti rregullojme Punet smiley

Naten i dashtun !

Partia Demokratike: 

Kush e gjen kush eshte Saliu nga kta?????

Gjithmone e kam pyetur veten perse nje njeri si ky e lejon veten te behet krem per fytyren e rrudhur te nje lavireje plake si PD-ja.

Sa me te lehta do qene gjerat ne rast se qe ky kandidat per bashki dhe jo

Basha. Fatkeqesi qe PD-ja humbet njerez te tille.

Jo mer met jo, fatkeqesia me e madhe eshte qe ketyre njerezve ju vjen goja kur sjane me aty. Asnjehere nuk e gjejne kurajon e guximin njerezor keta Oketerat, Toperat e Bojaxhinjte te ngrihen njehere e te flasin burrerisht ne nje mbledhje kryesie a ku di une e tja numerojne te gjitha nje me nje kane ckane. Tja plasin ballit...ti o vella ti thone e ke kthyer pd ne parti malokesh, je rrethuar me maloke apo pilivesa te tipit Doda apo Basha e une si cun tirone..durresi a vlore skam me pune ne kete han injorantesh..PIKEE!! Fol njehere si njeri me shtylle kurrizore o ja kifsha jeten fol se ashtu do te rrespektojme me shume, edhe sikur te ngelesh pa pushtet. Do kujtehesh me respekt sic kujtohet akoma Manol Konomi.

 

 Edhe Kadri Hazbiu ka folur me gjate dhe e ka mbrojtur veten me ndershmerisht se keta langaraqe.

Sa i percipte je mor romak...tipik i personave qe s'kenaqesh asnjehere...

Gjergji eshte nje nga personat e vetem qe ka punuar ndershmerisht dhe pa u kompromentuar. Hyri ne 2005 ne PD kur dukej nje fryme e re (cila eshte alernative sipas teje? Te mos hynte fare?). U vendos ne krye te KESH dhe puna e tij solli ndryshime shume pozitive me aq sa mundej. Pas kesaj kaloi ne policine ndertimore ku perseri puna e tij ishte evidente dhe shume pozitive. Kur afroi 2009 e lane "menjane" pasi duke punuar ndershmerisht kushedi sa armiq kishte bere. Pas kesaj u terhoq nga jeta aktive politike...

Tani cfare dreqin do ti? Apo te duket vetja me i mire duke bere ger-ver ne nje blog VK?

Pse te punosh ndershmerisht e pa u kompromentuar mjaftoka te jesh njeri persembari sot? Jo or jo, ajo pritet nga cdo nepunes shteteror. Po ndryshimi vjen jo vetem duke bere si duhet punen e shtetit po duke nxitur edhe ndryshimin ne jeten politike te nje vendin, duke e emancipuar ate me kurajo e dinjitet. Kete gjergji e gjergjerat e tjere sditi ta beje atehere kur ishte koha sepse skishte byce, kishte frike, ja u ka bere Sala 8 me 2. Keshtu thuaj gjergjit ti.

Po mor po me llafe ti dhe ca si puna jote beni namin....Gjergji te pakten ka kontribuar ne nje menyre (qe sipas teje s'mjaftoka)....po ti si ke kontribuar? duke grire lakra te peshku?

gjergji alpinisti kshu e ?

ncqqq

 

...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).