Në njoftimin për mediat botuesi i librit ka dërguar edhe një parathënie ku shkruan: "Ky botim në shqip ka për qëllim, ashtu si edhe botime në gjuhë e vende të tjera, të 'çmistifikojë' këtë libër..."

Megjithëse Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë e ndalon botimin e veprave që nxisin urrejtje ndërmjet kombësive, feve e racave, në shqip ka ardhur më në fund një nga librat më të përfolur të shekullit XX. Bëhet fjalë për "Mein Kampf" të Adolf Hitler, botuar nga shtëpia bo-tuese "Belina H", i ndaluar në disa vende të botës, e kryesisht në Gjermani ku aktualisht po bëhet një debat i madh për të. Për botimin e tij 'Gazeta' është njoftuar në mënyrë elektronike dhe të dhënat për të janë këto: Adolf Hitler "Mein Kampf" (Lufta ime), përktheu Kushtrim Gjosti, nr. i faqeve 528, ISBN 978-9928-40-71-7-7, çmimi 1500 lekë, Botimet "Belina H". Po a mund të botohet në shqip ky libër? Të pyetur për këtë, shumëkush ka hezituar të flasë, mbasi konsiderohet si libri kryesor që nxit urrejtje, si libri prej nga nisi shfarosja e hebrenjve. Nga ana tjetër, 'Gazeta' ka kontaktuar për t'iu marrë një mendim, drejtorin e librit të Ministrinë e Kulturës, Ermir Nikën dhe Drejtorin e Bibliotekës Kombëtare profesor Aurel Plasarin. Nika u shpreh i habitur për botimin dhe tha se nuk e ka parë ende librin dhe nuk mund të flasë konkretisht për të. Megjithatë ai shtoi se, librat që janë ndërkombëtarisht të ndaluar, që nxisin urrejtje dhe që bien ndesh me nenet dhe parimet e ligjit shqiptar të librit në Shqipëri, janë të ndaluar". Sipas tij ka autoritete që i kontrollojnë veprime të tilla. Nga ana tjetër, Aurel Plasari botimin e "Mein Kampf" e sheh të lidhur me lirinë sikundër mund të shihet në intervistën e tij. Ndokush tjetër pyet nëse libri është i nevojshëm sot për publikun tonë, në një kohë kur na mungojnë botime të albanologjisë e autorë të huaj që kanë shkruar për Shqipërinë, sot kur ne festojmë 100-vjetorin e Pavarësisë? 

Kodi Penal 
Kodi Penal në Republikën e Shqipërisë ka dy nene që i dedikohen urrejtjes ndërmjet kombësive, racave dhe feve. Në të dy nenet përcaktohet edhe dënimi që parashikohet në rastin ku një person shkel ligjin. Nenet po i citojmë më poshtë: "Neni 265 - Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve. Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve raciale, nacionale ose fetare, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja me qëllim përhapjeje e shkrimeve me përmbajtje të tillë, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet. 
Neni 266 - Thirrja për urrejtje nacionale 
Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë, duke i fyer ose shpifur për to, duke kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet".

Botuesi shqiptar 
Në njoftimin për mediat botuesi i librit ka dërguar edhe një parathënie ku shkruan: "Ky botim në shqip ka për qëllim, ashtu si edhe botime në gjuhë e vende të tjera, të 'çmistifikojë' këtë libër. Botuesit bashkohen në një pikë kur vjen fjala për librin 'Mein Kampf', që ky libër ka një fuqi të errët, por kjo më tepër vjen nga fakti që askush nuk e ka lexuar. Miti i këtij libri është shtuar vetëm nga aureola e gjësë së ndaluar që e ka mbështjellë". Sipas tij, në një farë mënyre, një libër i tillë nuk e meriton kaq shumë zhurmë e vëmendje, dhe një mënyrë për t'ia hequr është bërja publike e tij. Botues të ndryshëm njëherësh mendojnë se lexuesit sot është aq i kulturuar e i pjekur sa ka aftësi ta gjykojë këtë libër. Që prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, libri në Gjermani ka qenë tabu dhe është ndaluar të shtypet dhe të shpërndahet. Botuesi shton se: Pas Luftës së Dytë Botërore, disa vende të botës e kanë botuar e ribotuar librin si Shtetet e Bashkuara, Franca, India, Britania e Madhe, Suedia, Turqia, Kanadaja, Australia, Italia, Holanda, Japonia, disa vende amerikano-latine, vendet e botës arabe, vendet e Ballkanit, Polonia, Çekia, Rusia (të paktën tri ribotime pas 1992-it, ndërkohë që në Bashkimin Sovjetik ishte botuar një variant i përzgjedhur dhe shkurtuar). Në disa prej këtyre vendeve është i detyrueshëm shoqërimi i librit me parathënie sqaruese ndërsa në disa të tjera lejohet botimi dhe shpërndarja, por jo përdorimi i tij për qëllime politike dhe propagande". Në të njëjtën parathënie, botuesi (të cilin nuk mundëm ta kontaktojmë, ndonëse i kërkuam një numër kontakti po me e-mail) thotë se ndalesat për botimin e librit duke e vlerësuar atë si propagandë me parulla armiqësore dhe mjet për nxitjen e urrejtjes në popull nuk qëndrojnë më. Sipas tij, me ndalimin kërkohet të pengohet shpërdorimi dhe ndikimi politik mbi lexuesit, një argument që shumë vetë e shohin si të pakuptimtë, duke pasur parasysh raportet demokratike të forcuara prej kohësh. Në fakt libri gjendet edhe pjesërisht, edhe i plotë në internet.

30 Komente

Shume mire kane bere qe e kane perkthyer. Njesoj si biblen, apo kuranin.

Pershendetje prej meje miku im!

Pershendetje Ron. smiley

Dhe me ironikja.....

"One can from this postulate that Hitler was related to people whom he despised,"

We despise in others what we deny in ourselves.

Martin Flaxman(Psychology 101)

Hitleri sipas analizave te ADN  kishte origjine cifute dhe afrikane...

39 Familjare te Adolf Hitler u testuan dhe perfundimi ishte se kishin nje kromozon teper te ralle per Evropjanet, i quajtur Haplogrup E1b1b1 i cili i perket Berbereve te Marokut,Algjerise,Tunizise dhe cifuteve ashkenazi. Kjo mund te shpjegoje teorite se babai i Hitlerit(Alois Hitler) kishte origjine cifute nga familja e njohur cifute, Frankenberg(Gratz). Ai u lind si femije i jashteligjshem dhe keshtu qe nuk u provua asnjehere vertetesia e kesaj teorie.

 Hitler's DNA was found to contain Haplogroup E1b1b, commonly found in the Berbers of Morocco

Berber

 Hitler's DNA was found to contain Haplogroup E1b1b 

Cifute Ashkenazi

 

 

Me kujton nje personazh homofobik ne South park, Mr Garrison(qe shume prej jush mund ta njohin mire) smiley

 

 

 

Art, gjithmon kam dyshuar per Hitlerin se nuk ishte gjerman puro, se po ta veshtroje ne fytyre, vinte pak si race jugore, nuk kishte fare tipare te veriorve. 

Ca thu ma? Nuk e ke sriozisht kte qe thu, apo e kam gabim? 

Sa kohe qe njerezit jane kurioze te dine cka shkruan ky liber,eshte e drejte te botohet.Secili di te zgjedhe cte marre e cte lere nga nje liber.

perderisa nuk kane dale jashte ligjit veprat e enver hoxhes, nuk ka pse hitleri. ne fakt ky i fundit nuk vrau gjermane.

Na jep ca argumente se pse duhet te dalin jashte ligjit veprat e Enverit? Se keshtu per llafe te hedhura kuturu jemi ngopur.

po ti ke lexu nai liber te enverit apo e ke kot si me vesh muzikor pietjen? po per te njejtat arsye pra se frymezojne dhune, dallime racore, lufte klasash, revolucion te armatosur, genocid.

Gjermane ka vra me shumice Hitleri, si puro Gjerman, dhe nga ato Gjerman me origjine jo Gjermane.
Ky libri i Hitlerit gjindet kudo neper biblioteka te shkollave dhe ne librari. Neper socioligji te shkollave diskutohet Hitleri per politken e tij per pastrimin e Gjermanise.
Por dhe teoria e Enver Hoxhes diskutohet si forme e paster e komunizmit.
Sa per librin e Hitlerit - pse e bejne kaq buje kur eshte botuar ne kohe ne Angli, SHBA, France, Poloni dhe Rusi?

Titulli i ketij artikulli eshte shembulli me i mire i injorances edhe manovrimit gazetaresk dy lekesh. 

Pervec kesaj, s'e kuptoj këtë shqetësim për botimin e "Mein Kampf". Krahasuar me racizmin mesatar të një shqiptari, Hi****i është diletant.

+11

ne turqisht kjo do quhej demek debat.

Le te lexojne njerezit, sa me shume libra aq me mire, i vetmi problem eshte se mos lexojne vetme kete libersmiley

Para nja 15 vitesh kisha shume kuriozitet dhe diku e gjeta na Anglisht a kam akoma disketen, lexova vetem nje kapitull komplet diletant patetik.

Pa merak!Askush nuk e nis dot leximin me nje liber 500e kusur faqe.Nese nuk ka lexuar me pare nuk mund te lexoje kurre e aq me pak nje liber te tille qe kerkon durim dhe reflektim.

Ky eshte nje liber qe kerkon durim dhe reflektim? smiley

Hitleri ishte nje cope muti pervers i shpifur impotent.

Ishte poashtu piktor diletant dhe vegjetarian 

Bojaxhi ,jo piktor

 

Ky akuareli ketu poshte u shit  rreth 200.000 euro..

 

 

http://1.bp.blogspot.com/_mmBw3uzPnJI/TM67bAQse7I/AAAAAAABtmo/CumZYsZ7PvQ/s1600/Adolf_Hitlers_Paintings_05.jpg

Cmim real,po te fusesh ne llogari qe piktura eshte 1.pas vdekjes,2.i njeriut qe pushtoi cerek bote.E qarte qe s'eshte shit per vlerat.Po ky qenushi sa e kishte cmimin?

Nuk e di per vizatimin e qenushit(Me duket se ndodhet ne koleksjon privat)..Ky autoportreti eshte teper interesant(1910)...Duket qe ishte nje njeri i vetmuar

po te ribotohet ''kerrici i pikelluar'' do te sheshe me shume kopje se libri i hitossmiley.paraqitja qe i behet si i ndaluar eshte  qe mbase genjehet ndonje kureshtar

Who cares?

S'ma ha mendja te kete influence negative, na mjafton e keqja dhe urrejtja qe kemi brenda nesh per njeri tjetrin,te trasheguar nga  lufta e klasave sa na mjafton te rrojme keq edhe pas 20 -200 vjet demokraci,kush eshte i vaksinuar kupton,perversi jo!

Libri "Mein Kampf" eshte "copyright" deri ne fund te vitit 2015 ,prandaj me intereson nese shtepia botuese i ka paguar te drejtat e autorit.Nese jo,atehere le te kene kujdes ,sepse pronar eshte shteti i Bavarise(ne kuader te RFGJ) dhe nuk eshte hera e pare qe nxjerrin para gjygjit ndonje shtepi botuese.Ata nuk jane aspak krenar me kete liber,prandaj shpeshhere bejne te pamunduren per te penguar botimin e tij.Nje grimce kujdes gjate promovimit te librit,do te ishte nje rekomandim miqesor nga une.

Sa i takon librit,ka kohe qe e kam lexuar.Shteti belg ndalon reklamen dhe debatet mbi "Mein Kampf",por libri mund te huazohet nga secila biblioteke lokale.

Pershtypjet per librin? Asgje speciale dhe asgje qe  nuk e kemi lexuar nga shtypi dhe webfaqet tona.Perfundimisht,jo per shijen time.

 

Shoqata shqiptaro-izraelite: “Mein Kampf” në prokurori

 

Pamfleti politik i Adolf Hitlerit, “Mein Kampf” (Lufra ime), ka ngjallur debat dhe më pas edhe reagime nga Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael. Historiani Apostol Kotani, një nga themeluesit e kësaj shoqate, ka deklaruar se botimi i këtij libri prek së pari hebrejtë dhe reagimi duket legjitim ndaj ndalimit të botimit. “Ky libër prek në radhë të parë hebrejtë. Shqiptarët janë kombi i parë në botë që kanë ndihmuar hebrenjtë, pavarësisht përkatësive fetare, etnike etj. Të bëjmë një protestë që ky libër të hiqet nga qarkullimi. Për këtë do të vendosë kryesia”, ka deklaruar historianin Kotani. Dr. Apostol Kotani (historian) është ndër themeluesit e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Israel dhe i vetmi autor i studimit “Shqiptarët dhe Hebrejtë Gjatë Shekujve”. Ai në shtypin shqiptar ka bërë një sërë shkrimesh për problemin e hebrejve para dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë, në konflikt botuesi i librit  Beqir Haluli është dhe me zyrën shqiptare të të drejtave të autorit. Kjo e fundit, pavarësisht debatit të hapur nuk shkon dot përtej asaj që i jep ligji: gjobitjen e botuesit për nxjerrjen në treg të librit pa siguruar më parë copyright-in. Të drejtën e dorëshkrimit të Pamfletit politik të Hitlerit, forcat aleate ia kaluan pas luftës qeverisë së landit të Bavarisë, kjo e fundit deri tani ia ka arritur ta ndalojë publikimin e librit. Ajo ka deklaruar se deri më 2015, kur kësaj qeverie i humbet e drejta e copyright-it, do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për të penguar botimin. Në këtë linjë ka qenë edhe shefja e inspektimit e kësaj zyre, Albana Pulaj, e cila ka deklaruar se kjo zyrë ka të drejtë vetëm ta gjobisë botuesin sipas ligjit. “Inspektorët e Zyrës shqiptare të të drejtës së autorit e kanë të drejtën që të gjobisin botuesin, por legjitimimin për të ngritur një procedim gjyqësor penal nuk e ka. Në këtë rast është shteti gjerman i cili është mbartës i të drejtës së autorit për veprën në fjalë dhe kjo e fundit mund t’i drejtohet organeve gjyqësore shqiptare për ndalimin dhe ndëshkimin e subjektit që ka cenuar të drejtën e autorit.”- thotë Pulaj, e cila sqaron se kjo zyrë nuk ka të drejtën e konfiskimit të librit. Sipas dhe botuesit Beqir Haluli, në treg janë hedhur vetëm 500 kopje dhe ai nuk ka asnjë informacion deri tani nëse libri është shitur dhe kërkohet apo jo nga lexuesit. Siç dhe shpjegon ai, ka disa vite që përgatitet për këtë botim, por ka vendosur ta publikojë pavarësisht se e kishte paramenduar se do të ngjallte debat. Për këtë qëllim ai i ka vendosur librit një paralajmërim në kopertinë me germa të dukshme në ngjyrë të verdhë ku shkruan: Ky libër duhet lexuar për të kuptuar më mirë Holokaustin dhe totalitarizmin e çdo ngjyre. Është një paralajmërim për brezat e rinj, që çmenduri të tilla të mos përsëriten më kurrë”. Ndërkohë që në krye të tij nuk ka hezituar të shkruajë se “Mein Kampf” është një nga librat më me ndikim i të gjitha kohëve. “Kemi bërë gjithashtu edhe një parathënie me kritika për librin. Ai që lexon një libër kritik nuk frymëzohet, përkundrazi ndien urrejtje dhe kupton marrëzinë e kësaj ideologjie”- shton botuesi, të cilit gjithsesi do t’i duhet që të përballet me një gjobë dhe me një kallëzim penal nga shoqata e miqësisë Shqipëri-Izrael.

MAPO

Ka shume qe do t'a blejne ne Shqiperi, po pak qe do t'a lexojne e me pak qe do t'a lexojne nga fillimi ne fund. Po bravo megjithate, pikerisht libra te tille qe promovojne agresivitet dhe urrejtje duhen publikuar, per kete ka shume nevoje Shqiperiasmiley

Per kur 'Libri i Dyte'?

Ta kete lexu autorja librin ne fjale? Nga shkrimi dhe rendesia qe i ka kushtu neneve te kodit penal rreth urrejtjes e rracizmit, duket se jo. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).