Lumturia nuk është e njëjtë për të gjitha vendet dhe ndryshimet vërehen mes popujve të ndryshëm të botës. Një nga vendet ku lumturia zgjat për shumë kohë është Holanda. Amerika është në vendin e 26 në këtë klasifikim, ndërsa Franca në vendin e 74-t

Je i lumtur? Është një pyetje pak e ndërlikuar, të cilës të gjithë dëshirojmë t’i përgjigjemi me “Po”, edhe pse rrallëherë, në momente të veçanta të jetës e kemi ndier prej vërteti peshën e kësaj fjale. Që prej viteve ’30, shifrat e prodhimit të brendshëm bruto janë bërë treguesi kryesor, ndonjëherë edhe ekskluziv, i gjendjes së një shteti dhe i mirëqenies së banorëve të tij. Duke mbledhur sasinë dhe vlerën e të mirave e shërbimeve të prodhuara në një vend (ose të kundërtën) atë të të ardhurave të banorëve, produkti i brendshëm bruto është në fakt treguesi i saktë i gjendjes së një ekonomie. Problemi është se prodhimi i brendshëm bruto nuk na tregon asgjë se si jetojnë njerëzit, apo se sa të lumtur janë. Madje nuk na tregon nëse të ardhurat janë rritur, sepse pasanikët janë bërë edhe më të pasur apo varfanjakët edhe më të varfër. Franca është në krye të klasifikimit të vendeve më të lumtura. Ndryshe nga Franca, Koreja e Jugut e ka rritur 200 herë prodhimin e brendshëm bruto që prej vitit 1960, por kjo nuk ka bërë që numri i vetëvrasjeve të mos dyfishohej. Pra prodhimi i brendshëm bruto jep një imazh të pjesshëm dhe të deformuar të një shoqërie. Këtë e thoshte dyzet e dy vjet më parë edhe i paharrueshmi Robert Kennedy: “Prodhimi i brendshëm bruto mat gjithçka, përveç gjërave që ia vlen vërtet të jetosh”.

Por jemi apo jo të lumtur? Në fakt në pamje të parë do të thuhej po. Nga sondazhet e fundit, është vënë re se një në shtatë persona deklaron se është shumë i lumtur, një koncept ky relativ, por edhe mjaft domethënës. Sot kemi një tregues, që na jep masën mesatare të lumturisë së një popullsie. Nga 142 shtete, Franca është në vendin e 44-t, ndërsa SHBA-ja në të dyzetin. Lumturia është e rëndësishme edhe sa zgjat. Dihet që lumturia nuk është e njëjtë për të gjitha vendet dhe vërehen ndryshimet mes popujve të ndryshëm të botës. Një nga vendet ku lumturia zgjat për shumë kohë është Holanda. Amerika është në vendin e 26 në këtë klasifikim, ndërsa Franca në vendin e 74-t. Por a dëshironi të dini se cili shtet është në krye të klasifikimit të lumturisë? Janë Kosta Rika dhe Danimarka. Në fakt lumturia është një koncept paksa i ndërlikuar. Ajo që ne duam të matim nuk është fuqia e një ekonomie, por progresi human dhe civil i një shoqërie, përveç atij ekonomik. Në fakt sondazhet nuk mjaftojnë. “Të ardhurat, puna, inflacioni, pabarazia ekonomike dhe sociale, koha për lidhjet njerëzore: të gjitha këto elemente ndikojnë dhe kontribuojnë në lumturinë e njerëzve”, thotë një ekonomist.

Nga ajo që vërehet, duket se gjërat janë të komplikuara. Kohët e fundit organizata ndërkombëtare si OSBE-ja dhe Banka Botërore po bëjnë të pamundurën për të gjetur tregues që matin nivelin e lumturisë, progresin dhe zhvillimin e një vendi. Dy studiues holandezë kanë vërtetuar në bazë të studimeve të tyre, se të varfrit nuk bëjnë zgjedhje të shtrenjta, sepse kanë frikë se mos ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës. Ose më saktë ata i përmbahen shprehjes që “paratë nuk e bëjnë lumturinë”.

Në fakt, ajo që të bie më shumë në sy nga sondazhet është se në vendet e pasura, 15,84 për qind e të intervistuarve deklarojnë se janë shumë të lumtur. Në vendet më të varfra përqindja është pak më e ulët: 13,47 për qind. Si duket këto shtete lartësojnë shprehjen që paratë nuk janë gjithçka. Gjithashtu nga sondazhet është vënë re se pasanikët i kushtojnë më pak kohë vetes, me qëllim që të kalojnë më shumë çaste mes miqsh. Por për fat të keq ndonjëherë paratë nuk i blejnë miqtë. Por cila është ajo gjë që na tregon jo vetëm që kemi shumë para, por edhe që jetojmë mirë? Mbretëria e Butanit, në Himalaja është i vetmi vend ku llogarit rregullisht prodhimin e brendshëm bruto. Edhe “Lumturia kombëtare bruto”, është si PBB, një shifër e vetme. Është e bazuar në llogaritjen e treguesve si objektivë ashtu edhe subjektivë, duke qenë se në bazë të parimeve budiste, mes dy kategorive nuk ka ndryshim. Me fjalë më të thjeshta do të thotë që nëse ndërtohet një spital, matet edhe aftësia që kanë personat, të cilët do të punojnë aty. Nëse nuk rritet mirëqenia e tyre, nuk ka vlerë.

Gjithashtu një matës i mirë i lumturisë nuk është vetëm progresi e zhvillimi njerëzor. Treguesi i zhvillimit njerëzor kombinon tre faktorë: jetëgjatësinë, arsimimin e të rriturve dhe atë të adoleshentëve dhe standardin e lartë të jetesës. OKB-ja e publikon çdo vit këtë lloj klasifikimi. Klasifikimi i fundit, i cili u publikua para një viti, tregon se në dy vendet e para ishin renditur Norvegjia dhe Australia. Franca ishte në vendin e tetë, ndërsa Amerika në të trembëdhjetin.

54 Komente

''Problemi është se prodhimi i brendshëm bruto nuk na tregon asgjë se si jetojnë njerëzit, apo se sa të lumtur janë''.

po afermendsh, çlidhje ka ''prodhimi i brendshem bruto'' me lumturine individuale te dikujt?!  e huu.., sa  faktore te tjere te rendesishem  ka  qe luajne rol ne jeten e njerezve......

une habitem me ca nga keto studimet ''serioze'' te ketyre shkencetareve. e forta eshte se me keto studime, keta marrin grada shkencore..smiley

Ajnshtajni, vella, u degjua 100 vjet me vone edhe nga ekonomistet, dhe lindi varferia relative.

une ne fakt, sa qe  here kam kaluar  momente te lumtura ne jete, kam shtruar pyetjen fondamentale ne fillim: sa eshte prodhimi bruto i shtetit? po borxhi i jashtem?.....  (sa u gezua minatori.smiley)....  ndryshe smund ta shijoja lumturine..smiley

Keto studime behen vetem per lumturine e atyre qe mbushin xhepat me to.  

Tashi, disa nga keto vendet e kane dhe bimore lumturine, si hollanda psh..

Shifni belulin psh, e keni pare te nervozohet ndonjehere ketu ne peshk. Vetem batuta filmash te real-socit thote, megjithse eshte anti komunist i betuar.

dakort, po nuk ka lidhje me Hollanden. Lumturia e Lulit lidhet me faktin se trurin e ka pa rudha ose ndryshe e ka dyst.  lol

berbero, qe kishe njohuri per leshin e dija (se pune zanati mo) , po qe je kaq ''multi'' paske  edhe njohuri anatomike.. ,kete se dija.  bravo!smiley  sikur te me pershkruaje edhe strukturen apo formen e nje ''organi tjeter''... do ta dija per nder.smiley

qenke edhe ironik!   smiley

Qe PBB nuk mat lumturine kjo ok, por ama edhe njerezit sa me shume kane aq me shume ankohen. Francezi mund te ndihet "fatkeq" se ne lagjen e tij tregtohet shampanje jo aq e mire sa te ai dyqani X qe i duhet 10 min me makine per te vajtur. Dhe kjo mund te hyje tek lista e "tragjedive franceze" kurse nje afrikan ndihet i lumtur se ka dy muaj qe ka gjetur nje perrua qe e ka vetem 8 ore ne kembe nga fshati i vet. Kurse 98% e shqiptareve po t`u thoshe para krizes greke "A doni te hyni ne Euro?" do pergjigjeshin "Qe tani". 

Por e gjithe kjo nuk ka te beje me lumturine. Francezi ka pordhe, afrikani mbijeton (kur qellon te mbijetoje), shqiptarit i ha b....

Kur vjen puna tek ndjenjat abstrakte tip "lumturia" njerezit jane konfuze saqe nuk dine se cfare flasin. Ndoshta nje mates me i sakte do ishte testi i "optimizmit". Por serish rezultatet mund te dilnin kontradiktore.  Francezi normal qe do jete "jo-optimist" se i ka te gjitha. Kurse afrikani do dilte me optimisti...se po te mos jete optimist do vdese nga etja se nuk do perballoje dot rrugen deri te perroi. Shqiptari pastaj do ishte "flegmatiku": Po na ndihmoi Europa/Amerika ia hudhem b... Po nuk na ndihmuan ketu do jemi prape".

Prandaj me mire shikoni PBB dhe shperndarjen e fitimeve dhe ai eshte treguesi me i mire. Ne mos i lumturise, te pakten i zhvillimit po njehere.

treguesi kryesor per kete punen e lumes  eshte ai muhabeti,,,smiley

Natyrisht qe rritja e GDP/PBB, nuk ndikon ne lumturine, sepse kemi Kinen me rritjen me te madhe çdo vit dhe si perfundim, kinezet ndihen tashme jo dhe aq te lumtur, perkundrazi thone se ndihen nen stres, te merzitur, etj. Edhe matja shtet me shtet, me duket e gabuar, sepse marrim Francen psh, qe u permend shume ketu, psh, ne firmen e telekomit francez, kemi çdo muaj nga 1 punonjes te vetvarur, te vethedhur apo vethelmuar, sa u be problem qeveritar, dhe e gjitha kjo se firma ne fjale ka qysh nga koha e krizes (2007-2008) qe shkurton punonjes dhe te gjithe aty ndihen te stresuar. Nderkoh po ne France, ne fshatra, kemi njerez qe jetojne ne paqe dhe te lumtur. E kjo tabllo, shihet edhe ne shtete te tjera, njerzit prane qendrave te mbipopulluara, kryeqyteteve, ndihen te stresuar dhe te palumtur, nderkoh qe ata te qyteteve te vogla dhe me pune ndihen mire e relativisht te lumtur. 

Une psh, me i lumtur ndihesha ne socializmem, megjithse e urreja dhe e luftoja regjimin, se sa tani ne kapitalizem, qe ha e pi shum here me mire se ne socializem. Mund te duket e çuditeshme dhe e pabesueshme per ndonjerin, por ja qe keshtu eshte. 

Po fucktori kryesor a llogaritet?

ose siç i thone ndryshe: the x-fucktor.smiley

Si eshte ajo shprehja, Pasuria nuk jep Lumturine... aq me teper Varferia.

Nje gje nuk kuptoj une, ne nje ane keto studimet i nxjerrin vendet skandinave si vendet me te lumtura por ne anen tjeter kane nivelin me te larte te vetevrasjeve ne bote.

Epo, ata qe mbesin per te dhene intervista...

Keto studime Art, iu ngjajne studimeve qe bente qeveria e Nanos, (kur une iu shkruaja per energjine alternative) dhe si perfundim, grupi i studimit e nxirrte kete energji pa vlere. Okej, iu thosh Nano pa menduar, dhe ia fuste fluturimeve per qejf. Pra pune karagjozesh. 

Kjo qe thua ti Art mund te kete nje  shpjegim. Njeriu merzitet shpejt nga cdo gje qe i vjen me teprice. Ata qe vrasin veten ne keto vendet skandinave mbase jane ngopur me lumturine ne toke dhe e kerkojne ate gjetke.

Dora ketu e ke listen e plote nga WHO. Lexova nje artikull nga WHO, ku shprehte shqetesimin ne Greqi po rritet me ritme alarmante numri i vetevrasjeve.

Sidoqofte Premetar une besoj se ka te beje shume klima..Ketu ku jetoj une psh eshte ne jug te Suedise dhe perqindja e vetevrasjeve eshte fare e ulet, po ta krahasosh me veriun ne te cilin perqindja eshte teper e larte. Ne veri klima eshte teper e ashper, bie ne rrethin polar dhe arrijne temperaturat -40grade. Gjate dimrit ke me teper se nje muaj qe eshte vetem erresire e plote dhe gjate veres, e kunderta, nje muaj qe nuk erret fare. Dendesia e popullsise eshte teper e rralle dhe ka te beje dhe izloimi. Perafersiht kete klime kan dhe Norvegjia apo Finlanda(e cila ka perqindjen me te larte ne Evrope)

Po po Art e pashe.Tek Wiki thjeshte ishin me te rradhitura.Suedia ishte shume poshte ne klasifikim.Duke marr parasysh qe vende te tjera ishin me diference shume te madhe.Mua keshtu mu duk te pakten.Rusia e kishte te larte per burra ( 53.9 ne 100.000) po dhe vende te ngrohta si Sri Lanka (44.6).S'jane shume te qarte faktoret e vetvrasjes.

Ajo fjala e urte qe njerriu nuk kenaqet kurre...Megjitahte une besoj se luajne faktoret socio-politike dhe ato te klimes. Ne Rusi eshte problem i madh alkoli dhe klima..

Lumturia eshte koncepti me subjektiv ne bote,eshte madje me subjektiv se sa merzitja.Po artikulli me lart,eshte treguar me shume si ne forme perralle,sesa ka ndonje baze shkencore.As nje koncept s'eshte percaktuar, asnje burim s'eshte permendur.Duket qe eshte nje nder artikujt tipik qe shkruhet per te mbushur cepat e gazetave.

Varet,ndoshta nga Kieli lumturija keshtu duket.

Jo po nga Parajsa,Bradsmiley.Eshte e qarte qe lumturia eshte subjektive.Madje eshte aq subjektive,sa qe dhe pyetesore te tille kane kohe te caktuara kur nuk duhet ti besh.Psh po ta pyesesh nje Suedez ose Danez,pasi ka dal nga nje parti me shoqnine,jam i lumtur do thote edhe sikur te jete ne dite ferri.E njejta gje vete dhe per nje burre qe s'ka be sherre me gruan,nje nate me paresmiley C'eshte me e keqja qe studime te tilla,ja shpifin rrobve qe s'jetojne ne keto "vende te lumtura",dhe shtojne nivelin e merzitjes.Po nejse nejse,se muhabet i gjate.Thjeshte keto kerkimet keshtu me duken humbje kohe dhe paresh(Pike) smiley

 

..

PPU ne cilin vend renditet ne liste? smiley

Jam i sigurt qe, nga gjithe treguesit e ndryshem socekonomike, indeksi i arritjes se orgazmave nga femra eshte ne korrelacion me pozitiv me ate te lumturise, si te saj si te te shoqit/partnerit.  smiley

Ti po thu qi lumturia eshte me se shumti e fejkur? smiley

Correlation does not imply causation, thoshte gjagji Arkimedi kur verente qi, sa here sillte ndermend nje leve te madhe per te levizur gjithe globin, e shoqja buzeqeshte.

Une po them qi po qe femra e lumtur* jemi te gjithe te lumtur, po s'qe ajo, na morri lumi te gjitheve. Ne rastin kur s'kemi femra jemi duke lundruar drejt dëtit.

*Treguesi orgazmik me bast qi le ne balte pbb-rat e plot tregues te tjere per korrelacion me ate te lumturise. smiley

* kejsi juaj per OBB, druj se damtohet prej zerit " vetesufiqienca ". Eshte nje e dhene qe nuk na jepet.

më ndjeni që po ndërhyj me kaq vonesë në argumentin tuaj, por ju po ngatërroni pasojën me shkakun. nuk kam ngelur ta vërtetoj unë që arritja e orgazmës është në korrelacion pozitiv me lumturinë ekzistuese të femrës. ta kam fjalën që lumturia iz dhë ki. adhërwajs shi iz fejking.

Jo jo

ti po thua qe pas orgazmes gruaja qesh se eshte e lumtur qe para saj, une po them orgazma e ben te lumtur, prandaj qesh, vesh me vesh

nuk kam ndonje studim te citoj per kete shkak-pasoje direkte nga orgazma ne lumturi, tip sa me shume sinqerisht te renkoje gruaja ne klimaks aq me larte e tregon indeksin e lumturise kur shkojne ta pyesin keta qe bejne studimet, por ka plot studime qe kane bere te qarte shkak-pasojen e nje aktiviteti te shendetshem seksual me shendetin e njeriut ne pergjithesi, dhe sic thote fjala e urte eskimeze, sa me i shendetshem aq me i lumtur njeriu, ose ndryshe sic thone indianet indogjene amerikane nga meksika, one fukc* a day keeps the doctor away.

*nuk behet fjale per bluza te markes fukc

Le te flasin te lumturuarit per lumturine, ne te tjeret qe nuk jemi te lumtur po mbajme vesh.. smiley

eh, e di une se cfare do ti mi Keto, por s'te ndihmoj dot, jam shume shume larg. smiley

Por nje kenge po e kendoj per ty:

Sikur te kisha krahe dhe moj, 

dhe te fluturoja,

permbi gjoksin tend moj Ketlina,

une do te qendroja.  smiley

 

Sikur te kisha krahe dhe moj, 

dhe te fluturoja,

permbi gjoksin tend moj Ketlina,

une do te qendroja.  smiley

Ketyre u them dite te lumtura une smiley

Ka nje korrelacion mes pbb/fryme dhe ndjenjes se lumturise, ne mos gaboj deri ne rreth 20,000 $/fryme kam lexuar se fudnmi nje studim*. Mbi kete nivel, parate nuk jane me relevante, dueht te jete niveli ku parate jane mjaftueshem per shendet e arsimim relativisht te mire.Pastaj hyjne faktore te tjere me sa duket.

* Jma i sigurt se ka edhe tre-kater studime qe kane dale me vone qe thone gjera te ndryshme me te njejtat shifra pare nga nje kendveshtrim tjeter. Econometrics smiley

 

 

Lumturia eshte gjendje mendore dhe nuk ka te beje shume me gjendjen ekonomike.para do kohesh bera sehir nje interviste ne oprah me njerez te cilet kishin fituar llotarine.ata deshmonin se nuk ndjeheshin asnje fije me te lumtur se me pare.ndoshta prifterinjte kane te drejte kur thone se lumturia vjen nga perendia.

Kush e mban mend ate komedine e Fadil Hases, ku luante rolin e ciganit me 12 kalamaj,i cili ahenge e kishte dite e nate...

Komshia miljoner, zemermire i fali nje miljon leke te vjetra.....Kalon nje jave nuk u degjua aheng nga kasollja e Fadilit...Kalojne ditet dhe shfaet Fadili te dera e komshiut ...Meri mor vella keto leke se nuk jena rehat,..Nuk punon dajra se e ka zene parja... smiley

Kur s'ke shume para e ben gjumin rahat,e le deren e shtepise pa qyc se s'kane se c'vjedhin.njerezit s'te bien me qafe per pare borxh.parja e madhe te ben me hije,gjithkush do dicka prej teje,ca te kane zili ca te mbajne meri.Pune dreqi medemek.

Sa kam pare e degjuar kubanezet jane njerezit me te lumtur ne bote.

Nuk kane te hane 3 vakte,mund te shkosh ne Havane dhe te kalosh nje nate me nje femer duke i dhene 5$,po te shkosh ne dyqanet e tyre jane si ato tonat ne vitet 1980 dhe perseri thone jemi me te pasur se Amerika!Jane ne delir dhe kjo mund te quhet lumturi.

Pashe nje dokumentar njerin qe kishte stervitur disa kampione bote ne boks dhe bile njeri prej tyre ishte arratisur ne amerike dhe kishte filluar boskin profesionist duke u bere milioner.

Tani ky kubanezi kishte nja 2-3 medalje ne shtepi,nje shtepi si te jevgjeve tane ne vitet 1980 dhe ishte i lumtur ne kulm,nderkohe quante bukeshkale ate qe kish ikur ne Amerike,ndonese i uronte suksese.

Ka njerez me te lumtur se keta kokeboshe?

....para do kohesh bera sehir nje interviste ne oprah me njerez te cilet kishin fituar llotarine.ata deshmonin se nuk ndjeheshin asnje fije me te lumtur se me pare....

Nuke di por kur fitoj pare me stocks une ndihem i lumtur ja sot bleva nja 300 share te netflex me 107$ tani eshte rreth 109$,600$ ne 2 ore te them te drejten jam i lumtur.Lumturia vjen nga paraja,ata qe nuk jane te lumtur kur kane para jane thjesht specie te vecanta.

me sa pak kenaqesh dhe ti...

Nuk eshte puna per tu kenaqur apo jo.

Por shume nga komentuesit sjellin kete klishe qe ata qe kane fituar lloton nuk jane te lumtur.

Do tju sugjeroja te shikonin emisionin "Lottery changed my life" dhe do te shihnin sa te lumtur jane njerezit qe kane fituar llotarine.

Thjesht mendoj qe njerezit qe jane te palumtur kur kane para jane thjesht te tille,pra te gatuar qe te mos jene te lumtur.

...me sa pak kenaqesh dhe ti...

600$ ne 2 ore jane ok,po te kisha fituar 600,000 do te isha 1000 here me i lumtur.

Kristi na trego si ndihesh kur humb $600 ne 2 ore.

Te them te drejten me shume kam fituar se kam humbur,nuk investoj ne stock qe jane te pasigurta.

Nga investimet e mija veten netflex eshte stock qe ka pasur ups and down me shume.

Me shume investoj tek coca-cola apo exon e te tjera si keto qe shkojne me indeksin kryesor.Natyrisht fitimi eshte me i vogel por eshte me i sigurte.

Kur humb 600$ ne 2 ore ,nuk me ka ndodhur por them le te rrine deri sa te kaloje ne plus.

Kush thote qe paraja nuk te ben te lumtur, nuk e besoj. Aq te lumtur te ben o njeri sa duhet vetem ta provosh. Paraja kot nuk thone qe ngre ujin perpjete jo me lumturine. Po pate para i siguron vetes tende, femijeve te tu, familjes tende mireqenie per te jetuar. Kush nuk do ta deshironte nje shtepi te bukur, me pishine, me sherbetore brenda. Te harxhonte per veshje, te shkonte me pushime ne cdo cep te botes, te hante neper lokale te mira.. Te gjithe pa perjashtim do enderronin kete lloj jete. Por aq e kemi hapin, dhe kembet i shtrijme sa kemi jorganin.  Te enderrosh si ne parajse  dhe te jetosh si ne parajse jane larg njera-tjetres. Provo mos te kesh dhe shife te afrohet njeri, te ben shoqeri njeri. Pse te pasurit nderohen dhe respektohen, sepse eshte paraja ajo qe u jep force dhe pushtet. etj, etj..

Warren buffet dikur thasmileyaraja nuk me Ben te lumtur por kenaqesia e fitimit te saj me Ben te tille.

“Të ardhurat, puna, inflacioni, pabarazia ekonomike dhe sociale, koha për lidhjet njerëzore: të gjitha këto elemente ndikojnë dhe kontribuojnë në lumturinë e njerëzve”

Kjo eshte e vertete - lumturia eshte nje koncept paksa i nderlikuar dhe ka shume faktore qe ndikojne ne te. Te perjashtosh parane (te mirat materiale) nga ekuacioni mund te merret si ngushellim, por gjithashtu edhe si tallje, per te varferit. Studimet kane treguar qe vlera e parase eshte sigurisht e madhe atje ku mungon me teper. Rritja me milione dollare e pasurise se nje bilioneri sigurisht nuk ka te njejtin efekt mbi jeten e tij se c'do te kishte fitimi i nje llotarie multimilionshe nga nje familje e varfer.

Problemi eshte qe keto studimet akoma nuk kane dhene ne menyre te detajuar se si dhe sa ekzaktesisht ndikon njeri faktor mbi lumturine krahasuar me te tjeret. Sigurisht qe jo te gjithe njerezit kane pritshmeri te njejta per cfare i ben ata te lumtur. Por ketu behet fjale per nje kompozim statistikor - dicka qe kap te perbashketen e lumturise pertej ndryshimeve individuale. Pervec kesaj, duhet pasur parasysh se lumturia nuk eshte thjesht pasoje. Lidhur me faktore te tjere mund te jete gjithashtu shkak. P.sh. ne pergjithesi, sa me i lumtur te jete nje person, aq me produktiv do te jete ne jete, duke e bere te kete nje status social me te larte e te ardhura me te mira.

Pabarazia ekonomike, p.sh., besoj se luan nje rol me te madh se c'mund te mendohet mbi lumturine. Njerezit kane tendencen ta krahasojne veten, sukseset e tyre ne jete me ato te te tjereve. Statusi i tyre ne shoqeri eshte thjesht pozicioni qe ata kane ne lidhje me te tjeret per sa i takon fuqise ekonomike apo fuqise per te influencuar te tjeret. Pothuajse te gjitha qellimet apo pikesynimet qe njerezit kane ne jete jane vleresime relative te tyre ne lidhje me te tjeret. Prandaj sa me e madhe te jete pabarazia ekonomike ne nje shoqeri, aq me teper do te jete numri i njerezve qe jane te pakenaqur me statusin e tyre social, me teper njerez qe jane te zhgenjyer me cfare kane arritur ne jete. Megjithate, evolucioni i ka pajisur njerezit me sisteme te tjera ndihmese, menyra te tjera qe jane relevante me lumturine. No one left unsatisfied. Seksi, dashuria, vetmburrja, te ngrenet, etj. jane disa nga keto elemente te sistemit te kenaqesise. Po te vihet re, rritja me e madhe e popullsise vjen nga shtresat me te varfera. Me vjen ne mend ajo shprehja nga Gjeneral Gramafoni: "U dalldis fukaraja." Megjithate, keto kenaqesira kane ne nje fare menyre efektin e droges - me kalimin e kohes fillojne e veniten. P.sh. femijet jane dhurate e zotit vertet, por kur ke shume dhe je i varfer gjasat jane qe ata femije do te rriten ne varferi.

Nga ana tjeter, nje shoqeri me egalitariane mund te rrise indeksin e lumturise, por nga ana tjeter mund te ule fuqine motivuese te njerezve per te ecur perpara ne jete. Deshirat, arritja e suksesit, pasja e gjerave qe s'i kemi na motivojne te punojme me ore te gjata e sakrifikojme per t'i arritur. Kjo s'do te thote qe deshirat e arritura te sjellin domosdo kenaqesi, lumturi. Lumturia e plote eshte nje lloj mirazhi qe njerezit ndjekin, dhe ndoshta eshte mire qe te ngelet ashtu, jo 100% i arritshem. Sic ka thene Shaw me gojen e nje pesonazhi ne dramen e tij Man and Superman, "A lifetime of happiness! No man alive could bear it: it would be hell on earth!"

Pra, lumturia duhet pare si nje koncept relativ, produkt me teper i imagjinates se sa i arsyes, nje mirazh qe secili nga ne perpiqet ta arrije. Ne se dikush qe mund te kete parane e dynjase mund te kete momente qe s'eshte i lumtur, kjo s'do te thote qe paraja s'ka te beje fare me lumturine.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).