skicë

Prit se erdha. Mos m'u llasto me pikën tënde të lotit që nxjerr një nga një nga ajo koka jote e bukur që më njomëzon edhe shpirtin brenda. Prit praaaaa.....  Ktheje kokën nga ana tjetër të lutem, sa të zhvishem. Mos qesh të lutem. Si? Të ka marrë malli për aromen e trupit tim? E di pra e di që të ka marrë malli ....... 

U zhvesha  ngadalë  dhe pashë veten në pasqyrë. Disa rrudha të vogla në bisht të syrit, sikur qesheshin me vijat e tyre të holla, që sa vinin dhe zgjateshin nëpër fijet e flokëve. Bebja e syrit, sikur ishte  zvogëluar. Ndoshta  ngaqë s'kisha  bërë gjumë të rehatshëm mbrëmë, -  mendova. 

Pastaj zgjata duart per ta prekur dhe i lashë rrugë të lirë kënaqesisë. Mijëra thërrmija loti vershuan mbi lëkurën time të brishtë. Një mjegull e lehte u shpërnda brenda mureve. Ndiej si lagen flokët e mi. Pastaj zbret duke ledhatuar cdo pore, duke lëpirë qafën e hollë si të mjelmës e zbritën mbi supet e lakuriqta. I mbylla sytë nga kënaqësia e ngrohtë. Ndjenjat e ëmbla sikur çelen flake mbi trupin tim. Pastaj u ktheva me fytyrë nga ai. Filloi të më puthte me zjarr buzët e mia engjellore. Përcëllonin puthjet e afshta të mallit të ditëve të mbledhura. Me krahët e tij më mbështolli trupin, duke hedhur nga lart fjollat e holla të shiut që kercenin si te harlisura e rreshkiten poshtë këmbëve duke rrjedhur nga qielli shiun e perjetimeve. Kënaqësia ishte aty tek ajo, vend i këndshëm, i veshur me ngjyra të kaltra si deti, dhe une isha dallga që po valëvitej mbi të. U ktheva në të gjitha anët, duke u fërkuar lehtë me shampon me aromë rozmarine: ai i jepte një tjetër kënaqësi flluckave që fryheshin mbi sipërfaqen e trupit  dhe ngriheshin si flutura lart në ajër. Ai shkrihej nga kënaqësia dhe merrte frymë me zor. Nuk donte të ndalonte  rrjedhën e kënaqësisë. Me përkëdhelte pa pushim, duke më prekur gjithkund, duke më futur ndjesitë e ëmbla nën lëkurë, nëpërmjet  poreve që ishin hapur si lule të vogla. Gjaku vërshonte nëpër kapilare, pastaj derdhej në venat e zemrës. Ja dëgjoja ritmin e dashurisë përmes këngës që fëshkëllente, sa here që unë futesha në gjirin e tij te ngrohtë. Ishte një nga kënaqësitë, që nuk e mendoja  gjatë, edhe kur ndihesha e lodhur, mendoja se ishte i vetmi që do më jepte një kënaqësi të plotë me ato përkëdheljet e gjata e të pafundme. E putha për herë të fundit, pastaj e shkunda lehtë me dorë për të larguar piklat e vogla nga trupi im. Zgjata duart me gishtat e vegjël dhe mora peshqirin e varur.  Ndihesha më e qetë. U fshiva ngadalë dhe u vesha me rrobat e gjumit  e shkova drejt shtratit. Sytë po më mbylleshin dhe ëndërrat rrinin në pritje të fshehura nëpër qerpikët e gjatë. Kurse në banjë, ai akoma këndonte nën tingujt monotonë e të ngadalte pikë-pikë që rridhte nga  rubineti. Priste ditën e nesërme, që të më kishte prane tij.......

 

Shënim

Kjo skicë erdhi drejt meje rastësisht dhe më pëlqeu me thjeshtësinë, të papriturën e këndshme që më krijoi, dhe me lejen e krijuesit/es që është një peshk i ëmbël e i këndshëm mendova ta ndaj me ju me shpresën se do t'ju pëlqejë, a do të bëni kritika dashamirëse. Prizren

71 Komente

Po pse nuk vazhdonin te flinin bashke keta te dy??pse duhej te priste edhe nje dite te tere?Non sens...smileyBukur shume

Sepse behet fjale per koken e dushit me te cilen nuk fle dot.

cfare jane skicat dhe perse botohen ato?

perfytyro sikur te kishe skicuar nje fustan ne letra ambalazhi dhe pastaj ta vishje e te dilje. 

hë de mjaft mjaft se do të bien dhëmbët !

me fal,por une sebep dua dhesmiley

 

Edi e di mos kërko falje, unë kënaqem kështu, po ato janë fjalët e teta Ollgës si kam thënë unë smiley

Prof Trop :Ledi Gaga ka veshur një fustan të tillë a veshje të ngjashme me fustan më duket,  dhe një stiliste e re ka bërë krijimet e saj me mbetje qytetse si letra ambalazhi qese plastike etj  ndosht Art change th... mund të më ndihmoj.

Skica në teknikë e art është një vizatim i thjeshtë i një ideje a sendi qê e shpreh të përgjithshmen pa shumë detaje dhe besoj se nga kjo shprehje tekniko-artistike vjen dhe në letërsi fjala skicë letrare për të përcaktuar një shkrim që e jep të plotën dhe pa shumë detaje .Tani si përkufizohet në teorinë e letërsisë nuk e di ti si prof (se di në çfar fushe po s'ka rëndësi, prof je)mund të na e spjegosh.

Unë po prisja sulme nga Zoto e 1ora dhe kisha hapur dhe libra ti përballojasmiley po jo duhet ti përgjigjem sarkazmës therse të prof Tropit.

Skicat botohen për të njëtat shtysa që botohen dhe veprate thjeshta e kryeveprat e mëdha ndër tê cilat besoj se ka dhe skica sidomos nê pikturë. Pse botohen ato të tjerat se di nqs do të botoja do të ishte thjesht kënaqsia për të ndarë me të tjerët aq sa do ishte e mundur tê ndahet një mendim krijim a budallallëk.

Po të paktën të kishe dhënë një mendim për shkrimin qoftë dhe negativ kështu mund ta ndihmoje autori apo ti shprehesh veç për ata që njeh

Dr. prizrenzaranika, smiley

... e shpreh të përgjithshmen pa shumë detaje dhe besoj se nga kjo shprehje tekniko-artistike vjen dhe në letërsi fjala skicë letrare për të përcaktuar një shkrim që e jep të plotën dhe pa shumë detaje.

Prof. Tropizma smiley shumë faleminderit për titullin dhe për përgjigjen nqs se e kam kuptuar drejt se jeni të fellë ju profesoret (nga ti e kam merr vesh që je prof .)smiley

Prizren, kete tregim smiley dore femre smiley ti e ke shkruar, apo ndonje tjeter. 

I mbylla sytë nga kënaqësia e ngrohtë

smiley

 

duke më futur ndjesitë e ëmbla nën lëkurë

ndjesite pse ca. Si tha Vasillaq Vangjeli tek Gjuetia e fundit kur po i thoshte ai fshatari per stacinet e televizionit, "Tiranen Tiranen, se te tjerat..."

Priz me pelqeve me kete etyd te thjeshte dhe te ngrohte. Natyrisht qe gjithsecili ka çastet e veta te dobesise, ngga ku mund te dalin perla artistike.... thjesht me pelqeve.... E vetmja e mete, sipas meje eshte qe materialin e ke postuarr brruuuutoooo

Tani sa per te thyer kuorumin e levdatave.....

Pastaj zgjata duart per ta prekur dhe i lashë rrugë të lirë kënaqesisë. Mijëra thërrmija loti vershuan mbi lëkurën time të brishtë. 

........sikur nuk kane gjera te perbashketa loti dhe kenaqesia....

Filloi të më puthte me zjarr buzët e mia engjellore. 

....e ku e di ti se i ke buzet engjelllore????? me i llaf ti per vete e jo ai tjetri per ty.....!!!!!!!!

E putha për herë të fundit, pastaj e shkunda lehtë me dorë për të larguar piklat e vogla nga trupi im.

dhe e fundit kjo fjali sikur nuk ka logjike brenda ....e shkunda ate me dore ....per te larguar pikat nga trupi im.....fizikisht eshte e pamundur, vetem nese eshte nje makine e teknologjise se larte....

Pjer e Ali faleminderit për besimin por e kam shënuar se shkrimi s'êshtë i imi por i një peshk u/e që unë quajta "peshku i ujit të ëmbël" e unë jam postieri.

Ali bëhet fjalë për një dush para gjumit që krijues i/ja ka pasur ndjesinë ta përshkruaj me ëmbëlsi dhe arsyeja që më pëlqeu përveç tërësisë ishte dhe kjo lojë me një dush që s'më kishte shkuar mendja që mund të quhej dashuri.

....e ku e di ti se i ke buzet engjelllore????? 

smiley Unë di se ma kanë thënë; ndoshta dhe peshkut të ujit t'ëmbël ja ka thënë dikush ose ja fut kot 

 

E di pra e di që të ka marrë malli ....... deri ketu isha shume okej se vertet te le pershtypjen e personit te mallosur per tjetrin. Me poshte kur lexon dhe kupton qe gjithe ky mall dhe pasion i dedikohet kokes se dushit, te duket e pabesueshme lol. Sidoqofte, eshte shkruar me nje embelsi per te cilen kemi nevoja ta degjojme ne si njerez, dhe jo t'i shprehet kokes se dushit smiley

Belle  unë mendoj se bëhet fjalë për dushin si tërësi,  si veprimtari dhe si send shërben vetëm si ndihmës i idesë.

Te kuptoj, por prape do deshiroja qe tere kjo gje te mos i shprehej dushit por njeriut. jam idealiste e pashprese smiley

Njerezit te zhgenjejne por jo koka e dushit

Sidoqofte, eshte shkruar me nje embelsi per te cilen kemi nevoja ta degjojme ne si njerez, dhe jo t'i shprehet kokes se dushit smiley

http://i43.tinypic.com/vwy0xy.jpg

Belle, ne si njerez po e lexojme, dushi s'di shkrim e kendim smiley

P.S. Prizren & peshku/ja autore, mos e merrni per shumeilustrimin e , eshte kryesisht shaka. smiley

aman se do te kritikojne edhe ty per fotot pastaj, por rri se je rehat smiley

Bel , qenka përgjigjur "idealisti jot" ashtu do thoja dhe unë .Ku idealizmi?

e kendshme . Prisja te finalizohej me prishjen e dushit.smiley

Mund te ishin prere dhe dritat dhe imagjino c'tmerr eshte ,te ta lene ne messmiley

te ka ndodhur? smiley

Ehetallafere

smileysmiley

Vijon: Kur flija ne krahet e ... vaskes. 

Vaska kush eshte?

Nje korcar i ndezur, nga ata te urtet qe jane allasoj njerez smiley.

smiley

me falni ju burra pe korce po dhe burre me dialekt grash...uhhhhh

po ti Monda vazhdo po ke plansmiley

Qe c'ke me te.  

Apo s'eshte tip romantik, te sajdis me nje gote vere para dhe gjate, petale lulesh, qirinj, aroma.  Per te mos hyre ne detaje te tjera qe s'ka pse behen publike por le te themi qe edhe me rehatshem smiley

ketu u bene publike punet e nje koke,s`po fliske ti per Vaskensmiley

Epo vaska me ka thene me serenate "te dua po mos trego" smiley.

thengjill i mbuluar dmth smiley 

thengjill i mbuluar qe te mbulon, te pushton, te zhyt, te deh ne thengjillikun e tij.  

Jane te gjitha keto asociacione dhe ndjesi ne fakt ne kete skice.Ke te drejte. Atmosfera eshte dehese, pushtuese, zhytese dhe te gjitha keto jane thene me delikatesen dhe embelsine e nje femre qe projekton fantazine seksuale ne nje objekt te animuar. Subjektivisht duket e penguar. Disa gjera, shprehje, fjali, mund te perpunohen.

Kushdo qofte peshku/ka i urojme suksese dhe prurje te tjera me arome gruaje smiley

vasillaqi

Kushedi sa i vjen billa e ujit kesaj peshkes!

Dashuri e perjetshme smiley

Dashuria ne kohen e koleres, ku te ha morri per se gjalli se nuk ka uje, apo lahesh nje here ne jave nga frika e billit se do vije i larte, apo nuk ka drita se hidrocentralet jane ngrire.. smiley

Se mos kishte noj gjo tjeter per te bo atehere Ketlina.

Beheshin edhe kalamajte.. smiley

Jo moj jo, le te lahet tre here diten, po cik me karar e kisha llafin une se kjo duket sikur u harroka me keto veteferkimet ne dush. Per te mire e kisha. Me mire do i dilte me ndonje vaske sic tha Monda. Po t'i duhej per te gjetur ndonje, e ndihmoja dhe une, meqe pe Korce...andaj. smiley

Kur eshte zbuluar dushi ne Shqiperi? Se vaska erdhi bashke me demokracine. Pasi ja nxorren sevdane e munguar dhe vaskes, tani  eperdorin per te lare leveret smiley

Ka vaska me hidromasazhe sot korcarke qe me nder "te pjerdh" ty edhe mua ajo bashke smiley I lini robte te shijojne gjerat ashtu sic i pelqejne jo si na pelqen ne, hiqni dore nga vesi i keq shqiptar.. smiley. Epo ne Amerike dhe nuk nxute fare moj gra? smiley

E di moj e di, po vesi eshte ves (si edhe dashuria e pare nuk harrohet ). Jo me hidromasazh ta kete kjo, por me c'te jete, kjo prape te koka e dushit ka per te perfunduar smiley

Eh cme gjeti me ty mua qe ste mbushet mendja.. smiley.

Spiritus ,Dushi ka qenë gjithmonë por ujin e nxirrte në forma mê të ashpra me sapllake ,dhe ambjenti s'të lejonte të kishe mendime kaq të ëmbla si tek skica, pastaj shpikëm dushin me vajguri. 

ne fillim ishte kanacja, tha smiley

jo ishte pellgacja ku laheshin te gjithe bashke, thoshin.. smiley

Me "D" te madhe tani, he? smiley.

vijon: Dudush, Dulurush etj. 

vijon;

Du dush...d...dush..ush...shshshssh smiley

smiley

Po de me "shshshsh". 

Vaaaskëhhhh, dhe pike smiley

e gjeteeeee...smiley

 

smiley

Tani, me shendet, edhe nje cigare pas smiley.

hahhaa e madhe, e ka shpik frengu dhe cigaren post smiley

Monda po gabim shtypi me dhe ti si bën se s'kam aq nderim për d.smiley

historia e shqiptareve me dushin si historia me seksin, nje here ne jave smiley

perndryshe sdo ti thonim njeri tjetrit "me shendet" pas aktit!! ky "urim" me deshperonsmiley

perndryshe sdo ti thonim njeri tjetrit "me shendet" pas aktit

me shendet une e di qe i thonin njerzve kur laheshin, po s'e dija qe i thonin dhe kur q... smiley

mgjths urimi "me shendet" ka me shume kuptim per kete te fundit me gjithe ato semundje qe mund te marresh vitet e fundit. smiley

"Me shendet" u thuhej kur qetheshin njerezit jo delet dhe kur rruheshin burrat.. smiley

Edhe une tek e qethura e kisha fjalen me q... se me te njejtin brisk te berberit qethen te gjithe dhe ka rrezik semundjesh. smiley

Mire ate por asnjehere se kam kuptuar kur shkonin tek berberi per te hequr dhemballat smiley

Po ja ti p.sh. s'ke shkuar asnjehere tek dentisti qe te te shkulle pak floket? smiley

smiley Me ka qelluar grua gjithmone.

Nuk eshte ceshtje fatkeqsie kjo, eshte thjesht pakujdesi ne urgjence e siper nga ana jote. Merre ne tel para se te shkosh here tjeter qe ta dish a eshte burre a grua. smiley

smiley ku të shkon mendja.

aktit te larjes o xhibo mos u keqkupto. Megjithse dhe ai akti tjeter ndikon ne shendet!

po zotrulesit a i pelqeu valle? smiley 

Patjetër që i ka pëlqyer ndryshe do shkruante .smiley

priz e kendeshme shume te shtie ne silloi.Nuk e shikon si pyesin? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).