Yosa Buson (1716 - 1784), A little cuckoo across a hydrangea (Haiga)

 

 

Të shprehësh në pak vargje të gjithë atë që të zgjon frymëzimi është një dhunti shumë e madhe për një poet. Që nga lirikët klasikë grekë (Alkeo, Safo, Anakreonte, ...), deri te krijuesit e poezive, pak vargje thonë shumë. Sepse poezia, edhe kur përbëhet nga një varg i vetëm, mund të prodhojë ndjenja dhe përshtypje. Vargu i famshëm ungaretian [i Ungarettit] “Ndriçohem në pafundësi”! nuk është një telegram, por një afresk me dimensione të “pakufishme” dhe të shumëfishta. 

Kush lexon poezi e di se fjalët tregojnë mbi të gjitha sipërfaqen e asaj që ndjenja poetike, njësoj si një ajsberg, fsheh nën të. Kjo ndodh në çdo vend të botës me ndjeshmërinë dhe aftësinë shprehëse të çdo populli. Kështu edhe me poetët japonezë.

Atje, në Japoni, raporti midis njeriut dhe natyrës ka vlerën e dyfishtë si të delikatesës, ashtu dhe të tronditjes tragjike, që u duk nga “demonstrimi” i fundit para disa muajve: tërmet tokësor, tërmet detar, katastrofë atomike që duket se u nënshtrohen mjaft lehtë banorët. Dhe pikërisht për ndjeshmërinë e tyre të stërholluar në asnjë vend tjetër të botës nuk do të mundje, për shembull, të merrje një ftesë gati si në një gosti që të shkosh e të admirosh qershitë në lulëzim, ose tjetrën, që është akoma më e çuditshme për ne, të shikosh gurin tek rritet. 

Poetët japonezë shpikën haikun: strofa me tre vargje me rrokje që nuk e kalojnë numrin shtatë; radhitja është si më poshtë: vargu i parë pesë rrokje, vargu i dytë shtatë rrokje, vargu i tretë pesë rrokje. Është edhe tanka, që e zgjat strofën me dy vargje shtatërrokëshe. Ç’mund të thotë një poet në tre vargje! Të lexojmë një shembull. Nga “Haiku klasike japoneze të Matsuo Bashõ (përkthyer në metrin e lashtë nga Fujimoto Yoko – Kojima Masataka):

Furuike ya

kawazu tobikomu

mizu no oto.

 

Pellg i i moçëm!

Aty kërcen një bretkosë.

Dhe me një pllaq-plluq! Bie në ujë.

 

Sot ka shumë poetë italianë që shkruajnë haiku. Por përmbledhtazi dua të citoj, në cilësinë e krijuesit të haikut, vetëm një poet të huaj me famë shumë të ndritur: Jorge Luis Borges. Nga libri “La Cifra” – Diecisiete Haiku – (Oscar Mondadori) [“Shifra” – Shtatëdhjetë Haiku – (bot. Oscar Mondadori)] :

 

1.

Diçka më thanë

mbrëmja dhe mali.

Por e humba.

 

2. 

Nata e thellë

nuk është tani tjetër gjë

veç një parfum.

 

3.

Ekziston apo jo

ëndrra që u fik

para agimit? 

 

Haiku është kultivuar edhe mes shqiptarëve tanë. Shkrimtari Nasho Jorgaqi ka një numër të madh botimesh me proza poetike dhe me poezi, mes të cilave tre libra të kohëve të fundit me haiku. Nga “Nën hiret e bukurisë” – Hajku (135 f., Ombra GVG, Tiranë 2005):

Kur fjalët heshtin

dhe heshtja flet

trokitur ka dashuria.

 

Një kalë i vetmuar

do kullosë mbi dheun tim

kur njerëzit t’më kenë harruar. 

 

Nga “Momente” – Hajku (195 f., Weso, Tiranë 2007):

Ah, trupi i plakut

lum i shterur

brigje kokallash.

 

Vetëm erën kam këtu:

askush tjetër m’i dëgjon

mendimet e mia të fshehta. 

 

Nga “Nën zë” – Hajku (127 f., Ombra GVG, Tiranë 2010):

Si përhera fjalët e tua

mbushur me lule e gjemba

të gjitha për mua. 
 

Shumë i njohur në vend si lëvrues i haikut është edhe poeti shqiptar Milianov Kallupi. Nga “Antologia di scritti albanesi” (Comune di Lecce, 2007):

Në udhën e zbrazët

mbaj mbi krye hënën

kapele të artë verore.

 

Karafili në vazon e kuzhinës:

aroma e tij

mbyt erën e qepës.

 

Në qiell ka mbirë

lotusi i bardhë

i një reje. 

 

Haiku shqiptar përgjithësisht nuk merr parasysh gjatësinë e vargjeve siç parashikohen nga haiku klasik. 

Po ndër arbëreshët? Kam pasur rastin, duke jetuar në “fqinjësi” të ngushtë me autoren, të lexoj gjithë volumin e bukur me poezi të Margherita Scilippa-s që i dedikon haikut klasik, me përkthim në italisht, dhjetë faqe. Po ashtu edhe tanka-s. Nga “Re me rreze dielli” nga Margherita Scilippa (141f., Pitti Editore, Palermo 2010):

Një lul’ e kuqe

mes kripvet: u e bukur

te syt’ e tij.

 

Mbi t’lertit take

valëzonte krenarekalli i artë.

 

Si pika mjajti

nga buzët i pikojën

të tijat fjalë.

 

Midis persianëvet

nduhta e erës luajti

e pran’u qet.

 

Shiu me lotë xixëlluese vitret

perlash stolisi. 

 

Edhe një shembull i tanka-s:

Si një airon

nga nostalgjia i marrë

të hirtët krahë

te ujrat e liqenit

të qeta e blu kumbis.

 

Dhe kjo tjetra:

Më shum’ se fjalët

duart tote din’ të flasjën

më shum’ se fjalët

me dhelkat zëmrën time

të njomjen dinë mirë. 

 

Është poezi e bukur ose jo? Haiku është një dhunti që të nderon.

 

17 Komente

Haikute shqiptare qenkan aty-aty me skicat e peshkut.

S'ka shans nje karafil i vetem ndaj eres se qepes, edhe tre zymbyla do te hiqnin keq.

Borgesi ok smiley

Po heshtjen e lexove ti? smiley

Haiku ne shumes s'me ngjit fare.

 

Vetëm Hajkun kam këtu:

askush tjetër m’i dëgjon

mendimet e mia të fshehta. 

 

Vetëm Hajkun kam këtu:

askush tjetër m’i dëgjon

mendimet e mia të fshehta. 

- mesdreke pranvere.

dita me vodhi oren

skuerpusheri

nje gjysme dite te ter'

pjata mbi tavoline bosh

kepusim lulelakra me duar jeshile

ne te dale te dimrit

Ja t'iu jap dhe nje model tjeter klasik nga Haritsu

 

Mbjell bythen

mes gjetheve te patateve te mbjella

e henen sodis.

smiley

Fantastike e.

c'sfide polifonike

une nje e ju tre

po iso kush do te mbaje?

Katrori i karrieristit

i fundme si hapesira-

skajet nuk i shoh.

 

Me mesdreke pranvere

frytet e kumbulles nuk hahen.

Bie zogu nga pema.

OMG. Haikuja eshte shume me teper se rradhitja 5/7/5. Haikuja eshte nje tentative e hapur per "prerjen e arte" minimaliste ne poezi. Haikuja teknikisht eshte pjese e nje kulture te vecante dhe teknike gjuhesore te nje gjuhe te vecante.

Esenca e hai-ku eshte kundervenia e dy imazheve qe ndahen ne mes nga nje kiraji, qe eshte nje fjale ndarese, qe ne nje fare menyre luan edhe rolin e shenjes se pikesimit.

Gjithashtu, nje referim i domosdoshem eshte nje paraqitje statike e nje dukurie a peisazhi natyror qe sherben njesoj si fare e kosit ne tasin me qumesht, pra per mpiksjen e saj.

Ja nje shembull klasik i nderthurjes se ketyre elementeve.

I vetmuar

pasi e vrava merimangen -

muzg vjeshte.

 

Pa keto elemente nuk ka hai-ku. Si rrjedhim edhe nje strofe e tipit

 

Ekziston apo jo

ëndrra që u fik

para agimit? 

 

Ose

A e pa njeri

celesin e makines

qe e humba mbreme?

nuk mund te jene hai-ku. Nese duam patjeter qe t'u veme nje emer, le ti quajme p.sh "treshka" (me tre vargje), por ato jane aq larg nga hai-kuja sa c'eshte nje gomar i veshur me bizhama me vija nga nje zeber.

P.S. Sa per fjaline e fundit 

 

Haiku është një dhunti që të nderon.

une do te kisha shtuar:

Haikuja eshte nje dhunti qe te nderon ty, familjen, shoqerine dhe me gjere. (Mos e harroni kurre "dhe me gjere", ju lutem!)

 

Pf fenomenal.......por ato jane aq larg nga hai-kuja sa c'eshte nje gomar i veshur me bizhama me vija nga nje zeber....!!!!!!!!!

Sinqerisht nje nga percaktimet me te THELLA qe mund te mbetet postulat per filosofine Popullore ne cdo Antologji Poetike . Me sinqeritetin me te madh prane Saadiut ( devese ,mbi kope gomeresh i bejne nder ) dhe si nje nga me pershtatshmerite me te kuptushme per kohen "sali sali ti je per Shqiperi " Nje krahasim i perkryer per te percaktuar InteliDjencen e Kohes se Derstilave te  Mendimit qe shkrujne " me stil Europian"  . Le me vuvuzelerine qe e ke zberthyer ( oh te perndertmen Left me ....yyyyyyy ne fund e soin e Hunddderrave ))  qe duan te imitojne  revanin e  Kalit nga pozicionet e sprintit te  Gomarit .

Sinqerisht (ne qofte e pahuazuar) qe nga Rilindesit e tek tuk ndonje Vargu krahasimor tip Agollian , nuk kam lexuar gje me te bukur e gje me te Thelle per te Pasqyruar Shqiperine SOT edhe ne 8 Mars !

FALEM !

Je me te vertet nje njohes i cilesuar Shqiptar i HAI -KUT ! Nje zberthim perle edhe teknikisht si rryme Letrare !

Edhe ketu ..... FALEM

"Është poezi e bukur ose jo? Haiku është një dhunti që të nderon.", kjo është një fjali idiote. Ose është përkthyer keq.

Për më shumë rreth poezive Haiku mund të lexoni në këtë adresë :

http://bllokshenimesh.unblog.fr/category...

Paska ardhur nje me "bizhama " smiley

Sa ve re ne ti mo. Ves t'keq e ke...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).