Trashëgimtarja e vetme Eqerem bej Vlorës, nipit të Ismail Qemalit, tregon jetën e saj pas largimit të të atit në Itali, ku punoi si gazetar. Çfarë trashëgoi në pasuri dhe në mënyrën e jetesës nga sëra e bejlerëve të mëdhenj, të cilëve u përkiste.

“Në hyrjen juglindore të qytetit të Vlorës, në kryqëzimin e shumë rrugëve, që duke zënë fill nga Rruga e Skelës, të çonin në qendër të qytetit, në mes të një parku të madh prej 40.000 metrash katrorë, rrethuar me mure të larta tetëmetërshe dhe me dy porta në të, ka qenë deri në vitin 1925 një ndërtesë e stërmadhe me një tjetër më të vogël përpara. Ai ishte konaku i Vlorajve, përfshi haremin (banesën e grave) dhe selamllëkun (banesën e burrave). Kurse populli këtë kompleks e quante thjesht “sarajet e beut”. Këtu, më 1 dhjetor 1885 linda unë, si bir i Syrja bej Vlorës dhe i Mihri hanem Toptanit. Dhe siç më tregon nëna, “linda me këmishë”, d.m.th si kanakar i fatit. Kjo besëtytni popullore më ka sjellë vërtet fat në jetë, por i lumtur unë nuk kam qenë kurrë”. Këto copëza përshkrimesh nga fëmijëria e të atit, vajza e dytë e Eqerem bej Vlorës, Ajnishaja, e vetmja pasardhëse e mbetur sot prej tij, i ka të lexuara, si të gjithë ne, prej librit “Kujtime” të shkruar nga i ati. Fragmente të vogla prej tij i ka dëgjuar edhe nga e ëma, në vitet e gjata që jetoi me të dhe të motrën, porse nga babai vetë nuk mundi të dëgjojë asnjëherë asgjë. Fati e desh, që ndryshe nga i ati, ajo të mos lindte “me këmishë”, të mos ish kanakar e fatit, dhe e lumtur, të ndihej vetëm në vitet e fundit, gjatë pleqërisë së saj. Lumturi kjo e dhuruar nga pasardhësit që do t’i jepnin fëmijët e nga ato kujtime materiale që do të rifitonte sërish prej babait të saj. ‘Shtëpia e beut’, siç vazhdon të quhet e është quajtur gjithëherët në Vlorë, i ka kaluar tashmë trashëgimtares së mbetur të familjes, duke i dhënë kështu mundësinë për t’u futur realisht në kujtimet që babai pat hedhur në letra. Vetëm përfytyrimet mund ta ndihmonin, që si në “puzzle”, të formonte oxhakun e stërmadh të sallonit, bibliotekën e pasur, prej së cilës kishin mbetur vetëm drurët e qershisë me njolla mole. Pra, çka parë në fotografitë e mbetura të familjes, dhe ç’mban ende në kujtesë, nga rrëfimet e frikura të mamasë. Në kohën kur ajo ishte rritur, e denjë për të kuvenduar shtruar me të ëmën, bisedat për të atin mund të bëheshin vetëm nëpër dhëmbë, duke e kontrolluar zërin për të mos u dëgjuar, ndryshe rreziku mund të shfaqej në çdo çast. Anishanë, Eqerem bej Vlora e la aq të vogël sa ajo vetë nuk mund të ketë as edhe një parafytyrim të turbullt të imazhit të tij. Prandaj edhe kur e pyet për ngjarje familjare lidhur me të (ato që i kanë thënë e që nuk janë pjesë e kujtimeve në librat e tij), ajo nuk i ndërton dot në rrjedhë kronologjike, porse shkëput situata a përjetime që, pavarësisht viteve që mban sot mbi supe, i kanë mbetur ende përpara syve.

Përtej politikës e historisë, a keni ndonjë kujtim të gjallë prej babait tuaj?

Kujtime të gjalla nuk mund të kem, sepse kam qenë fare e vogël, kur ai është larguar nga Shqipëria. Isha vetëm nëntëmuajshe. Ime motër që ish gati 12 vite më e madhe në moshë se unë, e pati fatin për ta njohur e për ta kaluar një pjesë të fëmijërisë me të dy prindërit, ndërsa unë jo. Përveç kësaj, vitet që kanë kaluar, por edhe vështirësitë fizike që unë kam kaluar, kanë bërë të vetën, as rrëfimet rreth tij nuk i kam më të gjitha në kujtesë. Një arsye tjetër pse ndodh kështu, është edhe sepse ato më janë rrëfyer thuajse në gjysmë zëri. Pas largimit të babait, jetesa u bë për ne shumë e vështirë, u degdisëm sa nga njëri vend në tjetrin dhe, që të rrije në këtë nivel jetese, pra të mos përfundoje edhe më keq, duhet të kishe sjellje ‘korrekte’, pra temat rreth tij të mos ishin të shpeshta. Pa dyshim që askush në asnjë rrethanë nuk mund të na i mohonte, veçse i bënim gjithnjë me drojë.

Mund të na sillni diçka prej atyre rrëfimeve? 

Sikundër mund të dini nga historia, pas formimit të qeverisë së Ismail Qemalit që ishte xhaxhai i tim eti, babai është zgjedhur deputet, ka qenë anëtar i qeverisë dhe ka vazhduar që prej kësaj kohe të jetë në poste të ndryshme drejtuese si ministër i Jashtëm, ministër i Tokave të Çliruara të Kosovës etj. Ka qenë mik me Fan Nolin, edhe pse me pikëpamje të ndryshme me të, ka qenë mik i Princ Vidit, e të tjera si këto, që ndoshta i keni të lexuara. Në 1925 është martuar me time më, Hadije Vrionin, dhe lindi pas kësaj ime motër Lajla, vite më vonë edhe unë. Lajla ka lindur në Romë, ndërsa unë në Shqipëri.

A nuk kanë pasur Vlorajt lidhje fisnore me Vrionasit?

Po, kanë pasur dhe në fakt im at i binte ta kishte time më njëkohësisht kushërirë të tretë. Por martesa e tyre është bërë me mblesëri, kështu funksiononte atëherë. Ishte një siguri nga ana e të dyja familjeve, që pasuria të qëndronte mes tyre. Im at e ka shprehur edhe vite më vonë pas martesës, duke e konsideruar atë si një gabim. Ka thënë shprehimisht se “nuk duhet të isha martuar me time kushërirë”.

Në fakt ka ndodhur e njëjta gjë edhe me babanë e tij, e ëma e Eqerem beut ka qenë prej familjes Toptani…

Po, ka funksionuar e njëjta skemë, që siç dihet është bërë për të njëjtat arsye.

Lukset e bejlerëve, përveç jush, të gjithë i kanë shijuar. Motra juaj vetëm për disa vite, por mamaja po, sepse edhe vetë vinte prej po këtij rangu. Ç’ju kanë treguar? 

Po ju tregoj për humor diçka që më ka ndodhur pas viteve ’90, kur shkuam në Itali me tim shoq, si gjithë shqiptarët e tjerë. Ishim edhe ne mes turmave të njerëzve që prisnin lëmoshë prej nga t’i vinin. E kam fjalën për ushqimet që na hidhnin italianët në kohën e eksodeve. Tim shoqi i pat rënë një banane pranë dhe nuk dinte si ta hante. E kthente e rrotullonte, duke u përpjekur ta kafshonte me gjithë lëkurë. As unë nuk kisha parë ndonjëherë, ama sa ma tregoi, më erdhën në kujtesë, mes asaj lufte për mbijetesë, tregimet e sime motre për një frutë tropikal që piqej në vendet e ngrohta. Më tregonte se si ky fryt hahej, pasi i ishte hequr lëkura. Bëhet fjalë që ajo i kishte provuar që në vitet ’30-të. Vetëm nga përshkrimi i kam njohur dhe i kam thënë tim shoqi se si duhet ta hante. Ky është një episod që e kujtojmë shpesh e qeshim. Pastaj mamaja më ka treguar për vitet e bukura të jetesës së tyre. Udhëtimet e darkat, ku ftoheshin nëpër vende të ndryshme të Europës. Emocionet e mira që ndiente, kur e veçonin si më të bukurën nga të tjerat për ta fotografuar. Më ka treguar për një darkë në Vjenë, kur babai ka qenë ministër i Jashtëm. I ishin afruar për t’i kërkuar leje, nëse mund të fotografonin të përzgjedhurën e asaj darke. Atë fotografi të familjes mund ta shihni këtu mes të tjerash.

Ju ka ardhur keq që ju s’keni qenë pjesë e këtyre privilegjeve? 

Atëherë ndoshta po, tani që jam mirë me familjen time, me nipër e me mbesa, gjërat kanë ndryshuar, sado që tepër vonë. Atëherë po, domosdo që kishe keqardhje. Për shembull, gjatë ecejakeve në Tiranë, kur ende ishim të pastabilizuar, sepse nuk dihej se ku do na çonim, kaloj përdore me mamanë përpara godinës së Ministrisë, ku kishte pasur zyrën babai. Ime më më tregon duke kthyer shikimin andej nga kishte qenë dritarja e zyrës së tij, me pamje nga rruga. Në atë situatë që ishim ne, ku s’i dihej se si do të na vinte filli, të kishe të tilla përjetime, të vinte keq patjetër. Apo koha kur kishin jetuar për pak në Angli e babai pyeste mamanë nëse do t’i pëlqente të jetonin përgjithmonë aty. Pretendimet e saj për kohën kur më rrëfeheshin mua këto gjëra, ishin krejt qesharake e të dhembnin. “Jo, i thoshte, nuk më pëlqen të jetoj këtu, sepse s’e duroj dot avullin nëpër xhama, brenda dritareve”. Më tregonte se prej të ftohtit, xhamat atje ishin dopio dhe krijonin avuj, që atë e bezdisnin. Edhe sot, këto teka të bëjnë të qeshësh.

Tekave ajo nuk mund t’u shpëtonte. I kishte lënë në shtëpinë e vjetër e i kishte gjetur në atë të renë…

Po, po, ime gjyshe, Mihrije Toptani, ka qenë më shumë se kaq. Më tregonte mamaja se si njëherë kishte kërkuar prej kuzhinierit italian të familjes, Hozesë, t’i gatuante arapash, siç i thoshte ai, polenta. E meqë ish zevzeke nga natyra, kalonte nga kuzhina demek për ta kapur në befasi. E bëri këtë gjë edhe kur kishte kërkuar arapashin dhe e gjen Hozenë duke provuar gatimin me lugë, të cilën e rifuti në enë. Reagimi i saj ishte i menjëhershëm, aq sa kuzhinieri u pushua nga puna. Pas viteve ’90-të kemi takuar Mirton, punëtorin që bënte pazarin. Rrëfimet e tij, që ne i bëjmë tashmë në të qeshura e sipër natyrisht, janë pa fund. Nuk numërohen herët që gjyshja ia kthente mbrapsht mishin që kish blerë, sepse nuk bënte. Një nga këto herë Mirto kish takuar rrugës Eqeremin, i cili pasi e merr vesh ç’kishte, i thotë që të rrijë, të pushojë ca kohë në stol e të kthehet në shtëpi, demek e ka ndërruar mishin. Mihrija as që kuptonte gjë dhe e lavdëronte mishin e dytë. Kështu shpëtuan të gjithë.

Ç’u bë me ju, pas largimit në Itali, në ’44-n, të babait?

Pasi vendosi të largohej, babai na çoi te halla në Tiranë, te ish-ambasada kubaneze. Jetuam atje deri në ’50-n. Mamaja i kërkoi të na merrte me vete, por ai kish frikë nga të papriturat e detit e motit të keq dhe nuk na mori. Pasi na hoqën edhe nga halla shkuam në Babrru, te një kushërirë jona e pas asaj në Durrës. As aty nuk na lanë, derisa përfunduam në Kavajë, ku mundëm të gjenim strehim e ku më në fund njerëzit nuk po na trajtonin si në vendet e mëparshme, ku kishim qenë, ishin të mirë me ne.

Ndërkaq kishit lajme nga babai, ç’ishte bërë me të?

Babai kishte shkuar në Itali, ku vazhdoi të qëndrojë për 10 vite, duke punuar si gazetar në Raiuno. Në kohët e para nuk dinim asgjë, përveçse që ishte gjallë, sepse të gjitha letrat a pakot që niste ktheheshin mbrapsht. I lejuan vetëm për një farë kohe në vitet ’60-të, pastaj sërish u ndërprenë. Dërgonte letra të shkurtra me pseudonim, kartolina ku shkruante fare thjeshtë.

Me ç’pseudonim, e kujtoni?

Po, si të mos e kujtoj, andej i kishim të gjitha shpresat. Nënshkrimi i tij ishte Adalxhiza Rosi.

Po ju si e ndërtuat jetën në Kavajë?

Jetonim me ato pak që mund të merrnim prej babait, disa para ai na i dërgonte përmes vajzës së hallës, që jetonte gjithashtu në Itali. Mbaruam shkollën deri në fund të gjimnazit. Pastaj unë, ndryshe nga shoqet, nisa punë në fidanishte. Motra punonte në ndërtim, por vdiq në moshë të re prej një gripi që atëherë quhej “Hong Kong”. Pas vdekjes së saj unë u sëmura dhe kalova vite të këqija. Ime më kërkoi punë në Komitetin Qendror, ku i qëlloi një vlonjat që e ndihmoi. Edhe mua, pasi u përmirësova, më futën të punoja në qeramikë, në artistiken e Kavajës, ku punova derisa dola në pension. Po aty u martova e krijova edhe familjen time. Mamaja vdiq në vitin ’84.

Prej babait deri kur patët lajme? Ç’u bë me të pas largimit nga Italia?

Pasi u mund pak në moshë, babai ishte transferuar në Vjenë, ku punonte po si gazetar, por me kohë më të reduktuar. Atje ka jetuar me motrën e mamasë, që ka qenë e ëma e Hëna Këlcyrës, derisa ka vdekur 78 vjeç nga zemra.

Meqë jemi në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë, por edhe sepse është gjithsesi e rëndësishme, na tregoni pak për historinë e flamurit që Eqerem bej Vlora solli prej France. 

Sipas gojëdhënave, kur babai ka qenë në Francë, ka takuar një të ri që ish nga fisi i Skënderbeut, Aldo Kastrioti quhej. Ai i pat dhuruar një flamur, të cilin babai e vendosi në kornizë dhe e mbante në shtëpi, në dhomë të gjumit madje, siç më ka treguar mamaja. Në ‘12-n, kur do ngrihej flamuri, Ismail Qemalit i ishte treguar kjo gjë dhe ai dërgoi Eqeremin në shtëpi për të marrë flamurin kuq e zi. Babai i pat thënë se këtë flamur mund t’ua jepte vetëm hua, megjithatë u kishte treguar se në lagjen “Muradije” ishte një Marigo, që qëndiste shumë bukur. Në bazë të këtij modeli, ajo mund të qëndiste flamurin që dëshironin. Dhe kështu ngjau…

Biblioteka e tij, në mos jo sa flamuri, ka qenë mjaft e dëgjuar për pasurinë. Aq sa në atë shtëpi që sot është juaja, ka qenë për vite të tëra biblioteka e qytetit. Çfarë kishte mbetur prej saj kur rimorët shtëpinë? 

Babai ka ditur 11 gjuhë, kështu që mund ta merrni me mend se ç’literaturë e larmishme gjendej në raftet e shtëpisë së tij. Thuhej se biblioteka e tij ka qenë një ndër më të mirat në Ballkan. Pas ’90-s, prej saj kishte mbetur vetëm mobilja e shkatërruar. Një pjesë të tyre është thënë se i mori jugosllavi në ’45-n, ndërsa pjesa tjetër mund të jetë edhe në Tiranë. Ajo ka qenë kryesisht e pasur me enciklopedi. Përmes të njohurve kemi mësuar se disa prej tyre janë edhe në Vlorë. Tani vonë madje është zbuluar se ‘Vallja e Shpatave’ është në Muzeun e Vlorës.

* * *

Kush ishte Eqrem bej Vlora (1885-1964)

Eqrem Bej Vlora u lind në Vlorë. Familja e tij ishte një nga familjet më të pasura të Jugut të Shqipërisë. Ai u arsimua në Vjenë në vitet 1899-1903 dhe studioi për Drejtësi dhe Teologji në Stamboll në 1904. Pasi punoi për Ministrinë e Jashtme otomane për një farë kohe, tre muaj prej të cilave në ambasadën otomane në San Peterburg në 1907 dhe pas disa viteve udhëtimesh nëpër Europë, Shqipëri dhe Orient, Eqrem Bej Vlora iu bashkua xhaxhait të tij Ismail Qemal Vlorës në lëvizjen për pavarësinë e Shqipërisë.

Gjatë luftërave ballkanike, ai shërbeu si komandant i batalionit territorial të Vlorës me gradën “Major në rezervë”. Pas disa luftimesh të suksesshme me forcat greke në zonë, ai u thirr në Vlorë nga xhaxhai. Në 1912 u bë zëvendës president i senatit. Më vonë, ai u dërgua në Neuwied për të takuar Princ Vidin, i cili ishte zgjedhur për të mbretëruar në Shqipëri. Pastaj ai shërbeu në Ministrinë e Jashtme gjatë mbretërimit të Princit. Ai ishte austrofil dhe mbështetës i njohur i fuqive qendrore, arsye për të cilën u mbajt nën arrest në Itali, për pjesën më të madhe Luftës së Parë Botërore, por më pas u bë një nxitës i marrëdhënieve të ngushta mes Italisë dhe Shqipërisë. Vlora u zgjodh në Parlament në vitin 1924, duke përfaqësuar krahun konservator dhe në 1925 u bë senator për një periudhë të shkurtër kohe. Marrëdhëniet e tij me Ahmet Zogun ishin të rralla, megjithëse ai shërbeu më vonë në misione të ndryshme diplomatike jashtë vendit. Ai ishte një mik i ngushtë i baroneshës bavareze Marie Amelie Freiin von Godin, me të cilën ai përktheu Kanunin e Lekë Dukagjinit në gjermanisht.

Eqrem Bej Vlora mirëpriti pushtimin italian të prillit 1939. Në 1942, Mustafa Kruja e emëroi atë ministër për Kosovën, gjysma perëndimore e së cilës iu bashkua Shqipërisë. Në verën e vitit 1944, ai u bë ministër i Jashtëm dhe ministër i Drejtësisë para se të shkonte në mërgim në Itali gjatë sundimit komunist. Eqrem Bej Vlora vdiq në Vjenë në vitin 1964.

64 Komente

Shume e mire per ta lexuar per qetesim nervash, shume interesante si histori.

Ps: kjo Dora Noli paska talent ne te zgjedhur.

Faleminderit Brad.Po si e diele qe eshte,thashe qe ndermjet artikujve me te persekutuar dhe prostituta e donte rrobi nje pauze historikesmiley

p.s.po sdq disave i qeteson disave i shqeteson nervatsmiley.

Ky ja beri gropen vetes.. Familje vertet me tradita dhe vlera.Me veren e 44-s miku behet minister i nazisteve... e mbante veten edhe per burre te zgjuar.. palo burre.

 

Gjerat nuk jane kaq bardhezi liqen. 

Nuk jane ore nuk jane... pershembull ky perkrahasi i Ismail Vlores per pavaresine, u be edhe perkrahasi i princ Vidit per te heq Ismailin. Ca te thuash beju qejfin bradve qe i kane pas dajat ballist edhe ky muhabet dhe sill cdo lloj pacavure.

e dike mire historine. ku vidi e ku ismail qemali. dhjete me yll.

haahahah nuk e di jo.

Ishim edhe ne mes turmave të njerëzve që prisnin lëmoshë prej nga t’i vinin. E kam fjalën për ushqimet që na hidhnin italianët në kohën e eksodeve. Tim shoqi i pat rënë një banane pranë dhe nuk dinte si ta hante. E kthente e rrotullonte, duke u përpjekur ta kafshonte me gjithë lëkurë. As unë nuk kisha parë ndonjëherë, ama sa ma tregoi, më erdhën në kujtesë, mes asaj lufte për mbijetesë, tregimet e sime motre për një frutë tropikal që piqej në vendet e ngrohta. Më tregonte se si ky fryt hahej, pasi i ishte hequr lëkura. Bëhet fjalë që ajo i kishte provuar që në vitet ’30-të.

''Biblioteka e tij, në mos jo sa flamuri, ka qenë mjaft e dëgjuar për pasurinë. Aq sa në atë shtëpi që sot është juaja, ka qenë për vite të tëra biblioteka e qytetit. Çfarë kishte mbetur prej saj kur rimorët shtëpinë? 

''Babai ka ditur 11 gjuhë, kështu që mund ta merrni me mend se ç’literaturë e larmishme gjendej në raftet e shtëpisë së tij. Thuhej se biblioteka e tij ka qenë një ndër më të mirat në Ballkan. Pas ’90-s, prej saj kishte mbetur vetëm mobilja e shkatërruar. Një pjesë të tyre është thënë se i mori jugosllavi në ’45-n, ndërsa pjesa tjetër mund të jetë edhe në Tiranë. Ajo ka qenë kryesisht e pasur me enciklopedi.''

kleni degjuar vazhdimisht neper intervista te afermit e E.Hoxhes kur thone me krenari:  Enveri i ka dashur shume librat.., ka pasur nje biblioteke te madhe etj etj..  ja pra, keshtu e pasuroi ''biblioteken e famshme'' e E.H , me librat e Eqerem bej Vlores e shume te tjereve...

 

me sa di une, shtepia (nje pjese e saj) e Eqerem bej Vlores, ka qene biblioteka e femijeve (pioniereve) . ndersa biblioteka e madhe e qytetit ishte: shtepia e çifutit, thoshim ne, po nuk me kujtohet  emri dhe gjendet perballe shtepise se Vlorajve nga krahu i kullave.

 

Pse e quanit "shtepia e çifutit"?

sepse ishte shtepia e nje tregetari te pasur vlonjat, por ebre, (çifut) nga origjina. dmth, nuk thuhej negativisht..

Kete nuk e kuptoj dot une : si iken ky dhe braktis femijet ..? Mbahet per burre i ditur , politikan,antikomunist  e s'mund te thuash se nuk e parashikonte dot fatin e tyre te metejshem.. Kurse kjo lumemadhja mburret me nje baba qe as emrin nuk do duhej t'ja degjonte.

Pastaj keto marrezirat qe e paska pasur xhaxha I.Qemalin, apo mik i Fan Nolit, pa le kjo puna e flamurit , qe nuk mbeti kush pa e privatizuar . Nuk ben sens t'ia kerkosh keto informacione nje femije qe as e ka njohur te jatin.

po ka ikur ne kohe lufte. bombardoheshin anijet, trenat makinat. ashtu e ka lene edhe qazim mulleti e sa e sa te tjere qe nuk kishin hic lidhje me fashizmin a me qeverite. te gjithe e dinin shqiperine vend te hapur, si ne kohe te turkut, me pushtimin serb e etj etj. askujt nuk i shkonte nder mend se shqiperia do mbyllej aq sa te mos dilte me njeri gjalle prej kufijve.

ta ka tregu tata gabim ty historine se nuk ka ik ne kohe lufte por pas lufte.. U be minister i gjermanit ky ne vere te 44-s .. Petllaxhi ja maten koken me spango ktij andej nga eshte.. edhe i ka ngel vula e turpit keqe.. nuk e shlyhen dot turpin smiley

 

edhe si ta ka tregu ty partia kur mbaroi lufta?

petlla, jo kohe lufte po kjameti te behej nuk lihet femija vetem. E.Vlora kishte aq flori sa dhe pamporr personal mund te blinte. Le qe mjaftonte nje qese e vogel gjermanit qe t'i conte me eskorte ne Han te Hotit. Kam takuar nje ketu qe la gruan dhe djalin nje vjec vetem, mbushi rripin e brezit me verdhushka dhe i harxhoi me kurva e baste kuajsh,burre me i peshtire nuk behej. Kur u plak ankohej pastaj qe nuk ia varte njeri..

loloto - sot mendojme ndryshe. ne ate kohe ishte krejt ndryshe. fjala vjen ja ku ke ismail qemalin, ku i la femijet? ketu. ate tipin tjeter qe ke pas rastin ta njohesh, do kete qene aventurier, ose e ka shkaterruar vetmia dhe mungesa e familjes. duhet ta kujtosh gjithmone askush nga keta nukiku per te mos u kthyer me. nuk i shkonte kujt nder mend se do hapej porta e ferrit te kuq ne shqiperi.

loloto,mendova pikerisht te njejten gje kur e lexova.ne asnje vend te librit te vet si burre i mire e i mencur nuk e ka permendur qe ka lene grua e femije ne Shqiperi.

Me thene te drejten mu shlye, edhe pse kisha krijuar simpati prej librit `Kujtime` smiley

Eshte dicka qe mendja ime nuk e percepton,ngado qe ta rrotulloj!

Çi  duam llafet duke degjuar ate e kete, te na thote dokrra per  te shtyre  netet  e  frurit te sivjetem, ndersa historia eshte  e shkruar.Nga jane keta qe na bejne dhe gaxhira alla llogje Kavaje, sikur   per  here te  pare te degjojme per kete bej.Te gjithe bejleret  dhe agallaret, kane qene e mbeten ne histori me hije te renda.  Klasa e bejlereve  kurre nuk ka punuar  per mbaresine e kombit.Ka pare vetem interesat e ngushta te saj ne dem te atyre  te kombit.Ne te gjitha evenimentet qe ka ofruar  historia, pergjithesisht,  jane bashkuar me okupatoret.

  Kane qene ata qe vune ne shenje dhe zhduken  ajken e intelektualeve idealiste te ketij vendi, per Rilindjen. Libohoven, Gurakuqin etj.

  Sillni ne  kujtese veprimtarine e Rilindasve tane dhe perplasjet  e tyre  me shtresen e  bejlereve anadollake.Lexoni Nolin e madh, se aty i keni, ne paraden e turpit,.... derbederet dhe bejleret...

Lexoni po deshet  dhe Sali Allkokondin ! 

grava mos i shaj bejleret kot smiley se po erdhen ata te malit t'i moren leket e te dhane lopaten e kanalit smiley

Une nuk shava njeri.Citova vetem Nolin, pake Konicen dhe diçka  historianin brilant Sali  Allkokondi, more petlle.Kush deshiron une mund ti  ve ne dispozicion  Librin e Sali Allkokondit Historia e Shqiperise.Mbajtesi  i proceverbaleve te Qeverrise Vlores...

po mor burre, po dy nga tre te permendurit kane titullin bej, dhe kane qene bejlere.

Eh mer Grave po sot njerzit kan nevoje per fetishizma, eshte me kollaj te jetosh me idhuj. Shumica "te keqen" fillojne dhe e numerojne nga 45 e ketej. Harrojne qe 45 nuk mund te merret e hequr nga konteksti historik i ngjarjve prej 1912. Ish pikerisht makuteria dhe injornca e klases bejlere qe e coi shoqerine shqiptare ne antagonizmat te cilat ne 45 moren trajta te mirfillta dhune. Injorantet nuk arriten te kuptonin shenjat e fortunes sociale edhe kur e paten shembullin mu perpara syve. Rrevolucioni i 24 e tregoi haptazi qe cdo force politike qe do te premtonte reforme agrare do te kish mbeshteje popullore. Makutet bejlere turkoshake nuk e kuptuan qe krijimi i nje klase te mesme fshatare do te garantonte dhe pronat e tyre dhe do te sherbente si mbrojtje kundrra rrebeshe socio-politike. Arma me e forte e komunsteve ish pikerisht reforma agrare. Per te gjithe do te ish me mire nese kete reforme do ta benin vet bejleret. Por tamam si ai idioti qe mbush xhepat me flori kur anija po mbytet dhe pastaj nuk noton dot dhe perfundon nga sarajet dhe sherbetoret tek artistikja e Kavajes. 

Revolucioni I 1924 ishte grusht shteti .

Ne kte qe po diskutoj une nuk ka rendesi se cfar emri i ve. Ajo qe ka rendesi eshte qe pati mbeshtetje popullore. Une po diskutoj arsyet e mbeshtetje. Ti mund ta quash dhe synetllik po deshe. Kjo eshte jashte ceshtjes.

Ty te kane bere synet nga koka se sa here hap gojen do te thuash dicka injorante.

Duket qartazi qe ke rene ne dashuri me mua!

smiley

Ja te na rroje Haxhi Qamili

Po keto i di dhe bufi, pse te duket cudi ty, vetem juve s'i dini keto. Bejleret, borgjezet dhe te pasurit e te dalet e te shkolluarit s'kishin se si te punonin per kombin. Po mos ishte bythegrisur, injorant dhe barkbosh nuk kishte si te te shkonte mendja per gjera te medha si kombi, afermendsh.

Po juve jeni bukeshkale, ja u beri tjetri vendi fanar ndricues per gjysem shekulli dhe tani ja mohuat te gjitha, tani jeni kail te beheni me kulaket, tradhetaret, kolaboracionistet dhe revisionistet.

Turp, po s'keni faj ju, ka faj partia qe megjithe mendimet qe keni prap ju ushqeu dhe ju rriti, ju la te jetonit!

Shi copa mishit si gajaset!

Eh more Roni.Ja qe gjendet dhe nje qenie qe shan e pergojnon  varferine, shprehur me nje "sarkazem" tharetire, vershura larte me nisje   qe nga fundi i stomakut.Ku e di ai  mavri se varferia kurre  nuk ka qene turp.As  breket  e grisura, ndersa  turpin e ka shprehur  vetem faqja e bere zgjyre, prej tradhetive.... te  derbedereve e bejlereve.

Noli nuk do te  vdesi kurre............. 

Noli nuk do te  vdesi kurre............. 

Amin!

Po, varferia dhe injoranca nuk jane turp, po ama s'kane si te jene as virtyt, pervecse ne veprat e Enverit ku te qenit te pasur dhe te ditur perbente ves e krim, se normal i duhej t'u vinte nga nje damke para se tja merrte pasurine te tjereve.

Dhe kjo behej 50 vjet me pare, dhe sado qe ishte marrezi e turp e krim, nuk ishte aq habi atehere sa c'eshte akoma egzistenca e kesaj teorie te pjerdhur ne mendjen dhe zemrat tuaja akoma dhe sot, sipas te ciles te qenit i shkolluar dhe i pasur te ben tradhetar dhe armik dhe automatikisht te skualifikon ndaj kontributeve per atdheun.

Por atdheu nuk lindi me Enverin, as u be nga ai, perkundrazi. Pervecse me mendjen tuaja dhe ne veprat e tij.

Ismail Bej Qemali p.sh., meqe eshte tema per familjen e tij, do ishte ne mendjen tuaj kolaboracionist me pushtuesin dhe qeveritar i pushtuesit dhe kulak i pandreqshem, armik i klases puntore dhe proletariatit, sikur teoria juaj e pjerdhur enversite te kishte lindur qe ne kohen e tij.

Nejse mo, me mire qe mendon ti keshtu sesa une, shyqyr zotit.

P.S. Citatet e Nolit nuk te shplajne dot mykun qe ke ne tru, as te bejne nolist, nuk jane hajmali.

Ju, dh  shfaqeni  krejt ndryshe nga cilido qe i  ka pese gram shkolle. Ju mbani perhere  nje maje huri,  te cilen e dini per  pene, te cilen e  ngjyeni  ne  gjiriz, per te lene veper.Duke kujtuar  se po shkruani me  shkronja te  arta. Je unik per kesi vepre me "arome humori".Mbaje dhe  rehatohu me te por kujdes me mua ne sa krejt jangelleç e pa shkak grricesh dhe sos duke me treguar mykun.

 Ju ka mbet ora Enver dhe Ramiz e kjo them se nuk te  ben te mençur.Po qe per  shtrese me takon mua te flas dhe jo juve, por ketu  flitet jo nga ju se ju  allabraca flisni nga here, por nga te shkolluar  qe dini pese gram histori. Shtresa e bejlereve shqiptare jo vetem qe ishte antiperendimore ne fryme po  edhe  antikombetare.E  kete nuk e them une por mendjet me te  ndriturate ketij kombi si  Noli i Madh.Nuk e pohon kete fakt  veç ndonje injoranti, i cili jo  se  ka gen beu, por per  fryemn e kundert, me humorin me te shpelare, qe mund te  perdorin teneqexhinjte dhe sarahoshet.

Dhe kur e ze  ne goje Ismail Beun e gjer   Nolin... "Maqo Pelivani", po  kjo eshte nje  lloj "hajmalie".

Here tjeter do  besh mire te   grricesh, ashtu  si perhere "allabraca"  me shoket  e tu!  

Me mire cope mishi se cope guri.

Copen e gurit ku ta gjesh se ben ndonje tavell duhani a ndonje vazo. Po copen e mishit vetem byftek mund ta besh, qe e han dhe pastaj...e dhjet ne hale.

Me behet qefi qe te kane me sy te mire adminet

Pjeserisht jam dakort me grava. smiley

Po na tregojne perralla injorantet.. 

Cfare trishtimi ky artikull, nje rrenim, nje grope, nje gri e madhe, nje fare e pambire, nje dhe qe nuk jep buke.

Gjithe puna eshte  se  jane shtuar  bufat bere tashme  te ditur me shkolle plepash. Dhe jane pikerisht ata qe me gjuhe e mendje  bufi, na trajtojne historine me llafe alla braca mejhanesh.

grava, meqe permende L.Gurakuqin:

 

 

Luigj Gurakuqin s’ka kush ta kujtojë

Et'hem bej Vlora, Luigj Gurakuqi, Ismail Qemali dhe Qazim bej Vlora

Dhe pse në vitin e 100-të të shpalljes së Pavarësisë, shteti dhe institucionet e tij përkujtojnë çdo ngjarje apo datë me rëndësi historike, 87-vjetori i vrasjes së një prej nënshkruesve të aktit të shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur dhe një prej figurave kryesore të kësaj periudhe, Luigj Gurakuqit, është kaluar në heshtje.

Shkodra, qyteti i tij nuk ka treguar as shenjën më të vogël të kujtesës institucionale për Gurakuqin. Tek shtatorja e tij në sheshin kryesor të qytetit që mban emrin e kësaj figure të rëndësishme të historisë sonë, janë vendosur vetëm dy kurora me lule, nga veteranët e luftës antifashiste. Heshtja ndaj Gurakuqit dhe harresa për të nuk është e panjohur për shkodranët dhe as e paqëllimshme, por në 100-vjetorin e Pavarësisë shpresohej të mos ndodhte. /Anila Dushi/ 

 

loloto  Gurakuqi eshte njera prej  figurave me te shkelqyera te perjudhes Rilindase.Por eshte ajo qe dhe  e cituam.Anadollaket   nuk i  jane ndare ketij vendi.Ne te gjitha kohet kane qene kunder frymes perendimore, Rilindjes dhe  Demokracise.Gjithe jeten sherbetore te te huajve , pushtues.

Ja i kujtojme ne me nderim e respekt....

Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, vitet '30

Do  te mbeten keta more alidems, nder figurat qe ja kane zbardhur  faqen historise tone.

Le te  gjejne nje figure beu qe te  qendroje me vepren e vet edhe sikur nje sekonde perballe ketyre kolloseve.

Rrofsh qe  e sollle foton !

Bravo vertet ai qe e solli foton ,figura te medha te historise sone ,te pashembellta ,shkodrane  smiley

 

Gurakuqi u vra ne 1925.

Figure anadollaku. Edhe ato kujtime qe ka shkruajtur i ka plot me mllefe politike dhe personale perbrenda, ku te gjith i shan dhe mburr vetem veten e tij. Kur vlonjatet lufonin ky fshihej si mi, as nje grosh nuk ka dhene ne ndihme te ceshjes kombetare ky njeri, vetem ka fituar ne kurriz te ceshtjes. KY QE ISHTE KUNDER PAVARESISE TE SHQIPERISE dhe qe nuk donte te ngrihej flamuri ne shtepin e vlorajve se ishte anadollak turkoman, por ja futi dy kembet ne nje kepuce Ismail Vlora, kushuriri i vet. Do mbahet mend si nje anti-rilindas anadollak qe pa gjithmone vetem interesin e  tij kunder te mires te popullit shqiptar dhe Shqiperise. Mbasi Vloren e cliruan fshataret doli ky dhe te tjere agallare e bejlere dhe kapardiseshin ne Vloren e cliruar, kurse atyre shpirtrave te raskapitur nga lufta dhe te uritur as buke nuk ju dhane Eqeremerit por u ndane ca rrush sa per sy e faqe, se kishte dale i gjith populli te festonte clirimin e Vlores ne shesh te flamurit.. dhe do beheshin kapadei keta posi... me gjakun e te tjereve. Edhe njehere ky eshte nje anti-rilindas dhe kaq mjafton.

1oora je shume i sakte  ne sa pohon.Na tregojne ca palo historiane, historine,...  qe beri  Vlora....

 Tregojua nje  çike  ate kengen, qe kenuan Gorrishjotet,ata more  fshataret me brruca kur  hyne ne V.Komanden e Piaçentinit dhe zune vallen.Se munden... nje mbret me 40  milione...Kendoje ta  degjoje dhe ai  xubi 

 Bejleret  nga Risilia

 Thane "rrofte  Italia"

Por ja si behet historia....!

grava

Bejleret e agallaret me krye kete Eqeremin, eshte fakt se nuk u dhane buke, por per sy e faqe se kishte dale gjith populli ne feste, nuk rrinin dot fshehur keshtu qe dolen edhe keta te festojne clirimin e Vlores, dhe u ndane nga nje verige rrush, atyre qe kishin uri ! Jo vetem qe nuk kane kontribuar por edhe  ju kane vendosur shkopinjte ne rrota vazhdimisht atyre qe jane perpjekur te bejne dicka. Shqiptaret nuk e filluan dje historine GRAVA, keshtu qe ska gje, le te lehin keta, karvani shkon perpara. Sado te shkruash e ngjyrosesh e katranosesh, asgje nuk ze vend ne zemren dhe mendjen e popullit po nuk ishte e vertete.. dhe te vertetave sic the ti me lart populli yne u ka bere vend ne konakun e shtepise, ne kengen labe e ne lahuten e malcise.

Italia do te kishte sjelle zhvillim ne shqiperi ndoshta beleret nuk e kishin dhe aq keq.si I tha ay ministri Turk eqrem vloressmileyhqiptaret nuk jane as punetore te mire as qytetare temire.e shumta mund te jene ca kusare te mire....dhe i doli fjala.

...Italia do te kishte sjelle zhvillim ne shqiperi ndoshta beleret nuk e kishin dhe aq keq.

..ja disa nga figurat e ndritura te kombit te asaj kohe  ;

Shkurt 1938: Nga e majta, 2. Lola Gjoka, 3. Ernest Koliqi, 5. Tefta Tashko, 6. Asdreni (Aleksandër Stavre Drenova), 7. Lasgush Poradeci.

Alba2265

Muhabeti eshte e as turqit as italianet nuk i ftoi njeri ne Shqiperi. Populli jo njehere. Nqs Eqeremerit e kishin aq shume qejf le ti jepnin pepinove shtepite e tyre, sarajet me gjith grate e tyre, por jo shtepite, tokat dhe grate e shqiptarve qe ishin ne pune te vet pa i rene ne qafe njeriu apo jo? Sejcili ne te veten them une. Nuk kan thene kot ne Laberi,

"Rri mire ne ate prag, se ka bere Cecua bicak"

Po c'ne qe do vinin te na zhillonin njehere apo se ju hap barku per ne? Aq shume ju hap barku per ne sa edhe me dyfek mezi ju a mbushem mendjen qe nuk ishte dashuri reciproke. C'ti besh qeje qejfe ko dynja tha..

eqerem bej vlora eshte nje person shume dubius ne kuptimin neutral te fjales ..sepse dihet shume pak per aktivitetet e lidhjet e tij ne kohen pre dhe post pavarsia smiley

Figura e E. Vlores eshte kontraveste dhe e veshtire per tu analizuar bardh e zi. Pa i lexuar kujtmet, gjykimi ndaj figures se tij nuk ishte dhe me pozitivi megjithate dua te them qe mbetet nje personazh shume interesant i cili dha kontributin e tij gjate ndertimit te shtetit shqiptar.

Nuk jam pro gjykimit bardh e zi te historise. Besoj se duhet pare konteksti perkates dhe ne raport me veprimtarine individuale te vleresojme cdo figure historike.

Po cfar konteksi thua a derebardhe? Si mund ta gjykoje historia ndryshe nje njeri qe ishte kunder pavaresise te Shqiperise ne 1912 por edhe me tutje? Nje njeri qe kur i gjith populli shqiptar i kendonte kenge djalit me opinga te cara qe ja numuroi anadollakut tjeter Bej Toptanit mu ne lule te ballit ne mes te Parisit, ky kishte nisur nje fushate baltosje kunder Avni Rustemit? Si ndryshe nje njeri qe ne 1920 jo vetem nuk u perfshi as edhe nje cik ne ceshtjen kombetare, por u FSHEH gjate luftes, dhe nuk strehoi apo ndihmoi me mjekime te pakten, apo sic kam thene edhe me lart me njecik buke ata qe te uritur luftuan edhe trup me trup me talianet bash ne shesh te famurit ku u arrit edhe kulmi  luftes. Nje njeri qe te gjith jeten politike dhe publicistike e kishte kunder rilindasve dhe rilindjes kombetare. Patjeter qe me zi nuk ka, dhe nuk ka se si te shihet ndryshe nga historia kjo figure pervecse zi e katran me boje.

1oora

Ne perpjekje te nje vleresimi individual mbi E.Vloren kam parasysh versionin zyrtar mbi veprimtarine e tij politiko-shoqerore por (nuk e fsheh qe se fundmi me ka befasuar) dhe jeteshkrimin i tij "Kujtime". Eshte nje liber tejet interesat ku vete autori mundohet te hedhe drite mbi ngjarjet me rendesishme te fillim shekullit dhe perpjekjet per shtetformim nga ajka e familjeve shqiptare. Pranohen nga ana e tij mjaft gabime ashtu sic dhe na sillen shume episode a ngjarje pare nga nje kendveshtrim tjeter se ai zyrtar i deritanishem. Eshte interesant dhe fakti qe "Kujtimet" e tij ndalen nga nje "vdekje e papritur" vetem ne vitin 25.....pa patur mundesi te pozicionohet per here te fundit mbi veprimtarine e tij politiko-shoqerore mbas viteve 25.

Megjithate, historia jone e mbushur me dritehije, komplekse dhe jashtezakonisht shume kompromise eshte ajo qe eshte. Une te pakten keshtu e shikoj dhe e kam te veshtire te pozicionohem ne ndonje "barikade historike". Preferoj vleresimin per aq sa mundi, duke mos harruar ne asnje moment rrethanat krejt te pasigurta individuale, familjare apo dhe te trashegimise, te cdo familje te madhe. Nese ne nje ballafaqim faktesh dhe veprash rezulton qe demi i shkaktuar eshte me i madh se kontributi atehere kjo duhet evidentuar vetem ne menyre shkencore.

Librin ta rekomandoj te lexosh. Ca voluminoz por meriton ta lexosh.

Miqesisht..

Eqrem Vlora ne fakt me sa kam lexuar/degjuar nuk eshte se ka ndonje rol kaq te rendesishem. Kurse si personalitet...keq me vjen por tek 'Kujtimet' e veta eshte shembulli tipik i orientalit. Mjafton te lexohet pjesa kur E.Vlora flet per ngritjen e flamurit (kush e solli e kush e qepi) qe mire qe genjen (fundja te gjitheve mund te na ngelet ne kujtese nje "kujtim" i rreme) por menyra si flet eshte shume orientale per shijet e mia. 

Per aktivitet patriotik para-Pavaresi mesa di une E.Vlora "s`e ka bere ate gabim". Nenshtetas besnik osman. Thuhet qe per origjinen e vet "njihte" Konien (Anadoll) dhe kohet e fundit iu "kujtua" Kanina. 

Nqs ka ndonje aktivitet pozitiv qe i eshte mohuar, nuk do e kundershtoja, por me kaq sa dihet deri sot figura e E.Vlores nuk eshte se ka shume "ngjyra". Peme pa kokrra.

 

 E falenderoj autorin Jaupaj per kete shkrim me ndjeshmeri te mrekullueshme humaniste.

E kam lexuar librin me kujtime te Eqerem Vlores dhe ky shkrim me ndihmon duke hapur nje dritare te re, kete radhe nga kendveshtrimi i vajzes se tij te pervuajtur.

Jam mjaft i besdisur nga komentet e lexuesve- nga ana tjeter- te cilet perbetohen duke u ndare ne kampe pro dhe kundra duke i ngjasuar tifozeve te futbollit tek komentojne ndeshjen e radhes. Dua tu kujtoj atyre se eshte tashme viti 2012 dhe ngjarjet e pershkruara  e personat e perfshire ne to, i perkasin nje te kaluare te larget. Per kete aresy duhen pare me kuriozitet por pa emocione te ekzagjeruara. Imagjinoni sa te paafte do te tregoheni per te percjelle ngjarjet politike aktuale ne menyre te qyteteruar kur nuk keni aftesine per tu permbajtur kur diskutoni ngjarjet politike te fillimit te shekullit te kaluar.

Po ashtu dua t'ju inkurajoj perdorimin e shenjave te pikesimit se kam veshtiresi te kuptoj ate qe shkruani.

Gjithe te mira!

 

Fukarenjte nga gjiri I kllases qe ngriti ne fuqi dulla kur e bene pashallare therren edhe baballaret e tyre.

Respekte zonjes ne fjale.

Por grava ka te drejte per bejleret, cifligaret si element regresiv.

Nuk eshte fjala te mohojme nje shtrese ardhur kjo prej ndonje kompleksi apo dhe cmire.Problemi eshte  te gjykojme duke e sjelle opinionin per ta  ashtu sikunder e ka shtruar historia e veprimtarise se tyre.Mundesite me te medhaja per kombin i kane patur çifligaret, bejleret dhe agallaret.Por nuk kane hedhur asnje kacidhe per  mevhetesine, per dijen, per nje fryme rilindjeje.Cingune jane treguar   gjer ne pakufi.Pse vlalle po ky popull i kendoi Abdyl Frasherit
Abdyl prishe pasurine

Nje barre  flori...

  Dhe vetem per te ruajtur pasurine jane bashkuar kurdohere mepushtuesit. Mbeten te  mebrthyer  me Turqine gjer sa dha shpirt.Kur Turqia kishte  vdekur pothuajse bejleret  nga te gjitha viset tona  harxhuan dhe mobilizuan mbi 70.000 shqiptare (mercenare ) dhe u  nisen shulthi .."per  te shpetuar  Baba Sulltanin".Po thenien "Dum Baben" a nuk e leshuan po bejleret  dallkauke?Po  kur ishte ne ditet e saj Qeverria e Vlores dhe trupat mbeturina  te ushtris Turke ardhur prej Malit te Zi,  me ndihmen e bejlereve  Vrionas"Qeverrisnin" Myzeqene e Beratin e Fierin.Ne fakt po e ripnin popullin fukara.Ne vend qe ti  bashkoheshin memish e shpirt qeverrise se Ismail Beut beheshin akoma me turqit duke e lene qeverrine e porsalindur te mbetej si peshku pa uje.Jo Bejleret dhe agallaret, por vetem  ata  "brekgrisurit e te pangrenet" i vajten dhe ju ben krah Ismail Beut.Me ata  u mbrojten trojet edhe nga greket  qe ju versulen jugut ne ato vite.

  Mbi  te gjitha,  ajo qe per mua eshte  thelbesoria, eshte   e mungesa historike e  frymes se tyre joperendimore.Gje qe na ka sjelle demin me te madhe si  komb.Histroia jone  e lashte nuk ka qene fryma anaddollake, por perendimore.Cili  bej  apo aga ka ndjekur e ka punuar per kete? Jo  me kot, Korifenjte  tane si Noli, Konica, Fishta Asdreni, e plot te tjere  e kane shprehur  me shperthim ankimimin ndaj kesaj shtrese.Te gjithe keta  u luteshin e u pergjeoheshin per te  kontribuar per dijen, per  shkollat,per  arsimimin e popullit te tyre  ne padije, injorance, ne ...turqnine e erresires.Ata asnje kacidhe por jepnin mergimtaret e Rumanise nga ato qe kishin kerryer si kurbetllinj.Me thoni  nje shkolle te  hapur me paret e nje beu apo agai a çifligari? Asnje ndersa kemi me dhjetra xhami...

 Konica shpertheu sa tha "Do behet  Shqiperia mu  per inat  te shqiptareve"..Per cilet  shqiptare e kishte  valle?Per barktharet qe i pergojojne sot disa te  panxene mendesh ?Po Gjergj Fishta  qe arriti  gjer atje se tha: 'le ta  marri vesh gjith bota mbare se At  Gjer Fishta nuk asht ma shiptar'..., mos e pati kete shperthim prej shtreses se te varferve? Po i plasi shpirti duke fole e nuk e degjonin veshet e te pasurve.Po Fanoli  qe i quajti derbedere e  mercenare,  gjithe bejleret mos e pati nga padija?

Jane keto qe nuk me lene mua te them fjalen e mire sot, kur disa na kthejne permbys historine si degjojne nje vajze  beu,  te molloise per beun baba.Ajo mire ben qe e kujton, por nuk ja harron historia ca bema jo  te lavderushme.Ajo ben mire qe thote ato  qe thote, por ajo nuk e di sa ka shume gjera qe as i ka ditur e as i di per ti thene.Ato i thote historia e cila duhet  lexuar te çveshur prej paragjykimeve.Ajo shtrese i patiborxhe te medhaja  kombit.Prej saj dhe vetem prej saj jemi  duke vuajtur per eliten me fryme perendimore te munguar.

Sepse eshte ajo fajtoria qe neve qeverrisemi akoma jo prej  elitash ne qarkullim  por  prej shpellaresh....me fryme anadollake

Mos shkruj me per marsin Grava smiley ose mendohu mire te nxjerresh me mire se kjo !

Ke vene nje Pike mbi I te Madhe . Ne linjen tuaj ....Shpesh po ke lexuar has fraza si 'bardh e zi " dmth qe nuk jane dalort . Nje antiteze ngjyrash me te vertet percaktuese por askush nuk kemi lexuar se perse e referon ?

Per figurat si A.Zogu verete nuk mund te flitet bardh e zi . Por kur Vjen puna tek AKTI i Braktisjes se Atdheut , grabitjes se Floririt dhe "mbathjes e opingave " per t'ja mbathur rrugeve te makinave ...ateher cfare mbetet si VLERE per Kombin ? bardh e Zi apo TRADHETIA si nje nga ekstremet me te denueshme ne Moralin , Ngjizjen e Ekzistencen te pakten te Kombit tone .

Kur vjen puna tek keta bejlere qe mbajne "ditare e shkruajne " per cfare bardh e zi behet fjale .?....Ajo shtrese i pati borxhe te medhaja kombit. Prej saj dhe vetem prej saj jemi duke vuajtur per eliten me fryme perendimore te munguar..... Infinit vleresime nga une !

Dhe vetem nje po te rreshtosh si fakt qe nuk lejonte OXHAK tek te tjeret dhe shtepi DYKATESHE ? E cfare ka ketu per bardh e zi ?

Ky beu pavaresisht se ka nje Mbiemer Madheshtor e nga me Historiket per mua eshte nje individ "Koqja e dembelit " tipik i KOHES se baballareve , qe nuk kishin as HALE ne shtepi ,Megalloman dhe i shkeputur Fare nga Jeta e Popullit . Ai perfiton nga ajo qe ndersa popullin e kishin LENE Qorra , pa arsim e "anes detit te palare "  vete moren arsim me verdhushka e me cingie dhe me pas molloisnin alla frenga neper fletore copeza letrare meditimesh  te lexuara posht e lart neper vendet ku kane qene duke i shitur si mendime shqiptare per Sjqipeine .. Motamo si Koliqi ne M.Krujen ne kohe me te vona . E njejta Linje e njejta histori me babaret e Kombit !!!! E perse  u  duhej KOHA tjeter ketyre lloj Robve ? Pervecse per te numeruar Verdhushkat neper Qypa e per tu Lidhur me kedo qe u jepte para  u shtonte e u garantonte  pasurine personale te Familjes .

"Po po zotrie ,do vi une dhe te fshatari i varfer ....ta them une tye ... femijet e mi jane Miljonere " ne shtetin me te varfer te Botes ...dhe nuk eshte cudi te na lere kujtime si baba@ar .. Kombi

Rrofsh Grava !

 

Duhet ta pronaojme se frymen per mevehtesine, per  gjuhen, per kombin dhe rilindjen e fryemn properendimore e kemi prej DIASPORES(kyresisht ate arbereshe)  krejt ne kundershtim me shtresen e te pasurve vendalinj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).