Gjykata e Apelit “rrëzon” aktin e ekspertimit te FBI, provë pas së cilës kapet fort prokuroria për të vërtetuar dyshimet se Ndrea Prendi, ish-komandanti i Gardës së Republikës, ekzekutoi me pistoletën e tij, demonstruesin Faik Myrtaj

Sipas treshes gjykuese të kryesuar nga Artan Broci, me anëtarë Gjin Gjoni dhe Edmond Gogo, është konstatuar mangësi në mënyrën e caktimit të ekspertëve të FBI-së nga prokuroria shqiptare. “’Raport- Ekzaminimi’ nr.163G-SP-215, datë 05.01.2012, i Laboratorit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) është hartuar dhe nënshkruar nga Ekzaminuesi (eksperti) Douglas P. Murphy, kurse Vendimi i datës 14.07.2011 i Prokurorëve “Për kryerjen e ekspertimit teknik-balistik”, i cili është nënshkruar dhe nga avokati mbrojtës e që i është përcjellë autoriteteve të SHBA-së me Letër-Porosi sipas K.Pr.Penal, ka caktuar si eksperte Heather Seubert, eksperte pranë Laboratorit të FBI-së. Në dosje nuk ka ndonjë vendim për zëvendësimin e ekspertit apo ndonjë deklaratë të ekspertit Heather Seubert të caktuar me vendim, për heqje dorë nga ekspertimi, si dhe nuk ka një vendim për caktimin e ekspertit Douglas P. Murphy”, thuhet në vendim, çka duket se vë në dyshim rregullsinë e këtij akti mjaft të rëndësishëm për dosjen e “21 janarit”. Më poshtë po botojmë të plotë vendimin e Apelit, ku me dy vota pro (Broci dhe Gjoni) dhe një kundra (anëtari Gogo) firmosi që Ndrea Prendi të qëndrojë në arrest shtëpiak, duke rrëzuar në këtë mënyrë prokurorinë, e cila tentoi me çdo kusht ta dërgonte prapa hekurave ish-kreun e Gardës.

Vendimi i plotë 

Nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë është sjellë për gjykim kërkesa për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim Ndrea Prendi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “vrasje në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim” dhe “shpërdorim detyre”. Nga shqyrtimi gjyqësor rezulton se me vendimin nr.79 akti, datë 22.01.2012, Gjykata e Rrethit Gjyqësor ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj shtetasit nën hetim Ndrea Prendi. 

Brenda afatit ligjor të komunikimit të kësaj mase palët në proces, prokuroria dhe personi nën hetim, kanë paraqitur ankimet e tyre respektive ndaj vendimit të shkallës së parë. 

Kolegji Gjyqësor i Gjykatës së Apelit si dëgjoi shkaqet respektive të ankimeve, si dhe pa aktet e ndodhura në fashikullin e sjellë për gjykim, konstaton se vendimi për caktimin e masës së sigurimit sa i takon masës së sigurimit “arrest në shtëpi” është i drejtë dhe si i tillë duhet të miratohet. 
Kështu, nga aktet rezulton se: Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, më datë 21.01.2011 ka regjistruar procedimin penal nr.285 të vitit 2011 që bën fjalë për ngjarjet e ndodhura në këtë datë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, pranë godinës së kryeministrisë, pasi në këtë datë (21.01.2011), në intervalin kohor midis orës 13.30’ deri në orën 17.00’ në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Tiranë, pikërisht para ndërtesës së kryeministrisë ishte njoftuar zhvillimi i një demonstrimi. Gjatë këtij grumbullimi masiv njerëzish persona të ndryshëm kanë qëlluar me sende të forta në drejtim të forcave që përgjigjen për ruajtjen dhe sigurinë publike, si dhe ndërtesës së kryeministrisë. Pas përshkallëzimit të dhunës, thyerjes së rrethimit të forcave të policisë së rendit në trotuar, ngjitur me murin rrethues, si dhe hapjes së portës së gardhit rrethues të godinës së kryeministrisë nga efektivat që kishin marrë nën mbikqyrje këtë objekt, është paralajmëruar me megafon dhe më pas janë përdorur armët e zjarrit. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore është provuar se kanë gjetur vdekjen shtetasit Ziver Veizi, Hekuran Deda, si dhe Faik Myrtaj. Kurse shtetasi Aleks Nika ka vdekur pas disa ditësh, si pasojë e goditjes me armë zjarri. 

Po ashtu, kanë pësuar dëmtime të ndryshme të shkaktuara me armë zjarri gjashtë shtetas. Gjithashtu, rezultojnë të jenë dëmtuar me mjete të ndryshme 36 punonjës policie, si dhe 25 pjesëmarrës në demonstrim. Janë dëmtuar me mjete të forta mbrojtëse, duke pasur dëmtime serioze dhe një numër i madh i efektivave të Gardës së Republikës. Më datë 21.01.2011 është bërë kqyrja e viktimave, ku gjatë këqyrjes janë gjetur në trupin e shtetasve Ziver Veizi e Faik Myrtaj, respektivisht nga një predhë metalike e kalibrit 9mm, të cilat janë marrë në cilësinë e provës materiale për ekzaminime të mëtejshme. Gjithashtu janë këqyrur dhe marrë në cilësinë e provës materiale edhe rrobat e viktimave dhe të tre të dëmtuarve me armë luftarake. Janë bërë vendimet për ekspertimin mjeko-ligjor mbi ekzaminimin e kufomave, si dhe vendimet për kryerjen e ekspertimeve mjeko-ligjore për të dëmtuarit, me qëllim përcaktimin e kategorisë së dëmtimit dhe mjetin që i ka shkaktuar. 

Janë bërë edhe vendimet për kryerjen e ekspertimit kimiko-ligjor për rrobat e sekuestruara të viktimave dhe të të dëmtuarve me armë zjarri, për të përcaktuar në to praninë e faktorëve plotësues të qitjes. Po më datë 21.01.2011 ora 18.00 është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes, ku ka rezultuar se brenda oborrit të kryeministrisë janë gjetur një sasi gëzhojash, prej të cilave 131 gëzhoja të kalibrit 9mm si dhe gëzhoja kalibër 7.62 mm, të shpërndara në mënyrë të çrregullt, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Për të përcaktuar llojin e fishekëve dhe të armëve nga të cilat janë qitur gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes, janë bërë vendimet për kryerjen e ekspertimeve teknike dhe balistike. Për këtë qëllim janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armët e efektivave të Gardës së Republikës, të cilat sipas planit të masave dhe instruktazhit të datës 21.01.2011, si dhe urdhrit nr.28/1 të datës 19.01.2011, kanë qenë të dislokuara ditën e ngjarjes në objektin e Këshillit të Ministrave. Prokurori, konform nenit 244 të K.Procedurës Penale, ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg” ndaj shtetasit nën hetim Ndrea Prendi, duke pretenduar se ka kryer veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim” dhe “shpërdorim detyre”. 
 

Gjykata e Shkallës së Parë si ka administruar aktet ka vendosur masën e sigurimit “arrest në shtëpi”. Kolegji gjyqësor i Gjykatës së Apelit të Tiranës çmon se Gjykata e Rrethit ka gabuar, kur analizon në caktimin e masës së sigurimit elementët e cilësimit të veprës penale, duke bërë një kualifikim të ndryshëm nga ajo e organit të akuzës. Kolegji vlerëson se në këtë fazë të procedimit penal, i vetmi organ procedurial për t’i dhënë faktit një cilësim ligjor është organi i prokurorisë. 

Gjykata vetëm gjatë gjykimit në themel të çështjes dhe me vendimin përfundimtar mundet sipas rastit dhe provave të administruara prej saj t’i japë faktit një cilësim të ndryshëm ligjor nga ai i paraqitur për gjykim nga organi i prokurorisë, duke bërë ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale, dhe jo siç ka vepruar në rastin konkret, kur në vendimin e caktimit të masës së sigurimit ka bërë kualifikimin e veprës penale. 

Ky konkluzion i Gjykatës së Shkallës së Parë gjendet i gabuar dhe Kolegji çmon se për këtë pjesë ankimi i bërë nga organi i akuzës është i drejtë. Kjo dhe për faktin se nga ana e organit të akuzës nuk ka një aktakuzë për personin nën hetim, por dyshime se ndodhemi përpara kryerjes së veprës penale “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim” dhe “shpërdorim detyre”. 

Nga aktet në dosje rezulton se organi i Prokurorisë menjëherë mbas ndodhjes së ngjarjes së datës 21.01.2011, ka regjistruar procedimin penal nr.285 të vitit 2011. 

Në kërkesën e paraqitur për gjykim nga ana e organit të akuzës, gjykatës së shkallës së parë, për caktimin e masës së sigurimit, objekt i këtij shqyrtimi, ndër të tjera parashtrohet se: Forcat e Gardës, përfshi personin nën hetim Ndrea Prendi, i cili ka qenë komandant i Gardës, janë efektivë ushtarakë që kanë si detyrë të vetme ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore të objekteve e rezidencave shtetërore, sipas procedurave të përcaktuar në ligjin nr.8869 datë 22.05.2003 “Për Gardën e Republikës”, si dhe aktet normative e rregulloreve. Sipas provave të administruara në dosjen hetimore rezulton se, për datën 21.01.2011 është bërë planizimi i masave, si dhe i shërbimeve që do të kryheshin nga forcat e Gardës, në objektin e rëndësisë së veçantë, godina e Kryeministrisë. Për këtë është kryer dhe instruktazhi përkatës, para se të fillonte shërbimi në këtë objekt. Si rezultat i përshkallëzimit të situatës, nga ana e protestuesve në drejtim të Kryeministrisë, nga ana e Gardës së Republikës janë përdorur armët e zjarrit, nga përdorimi i të cilave, kanë mbetur të vdekur dy shtetasit Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj. Ky fakt është provuar me anë të ekspertimeve balistike. Ndërsa për viktimat Hekuran Deda dhe Aleks Nika, deri në këtë fazë të hetimit, nuk është provuar se nga cila armë është qëlluar në drejtim të tyre. 

Prokuroria ka parashtruar përpara Gjykatës së Shkallës së Parë, se arma nga e cila ka dalë predha që ka sjellë vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj, është arma që ka disponuar personi nën hetim Ndrea Prendi. 

Rezulton se janë kryer ekspertime të ndryshme balistike dhe është konkluduar se predha e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrtaj ka lënë gjurmë në mekanizmin mbushës të pistoletës me numër P52796Z. 

Ky konkludim është nxjerrë nga “Raport-Ekzaminimi” nr.163G-SP-215, datë 05.01.2012, të Laboratorit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Sipas “Raport-Ekzaminimit” nr.163G-SP-215, datë 05.01.2012, të Laboratorit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI), është konkluduar se predha e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrtaj ka lënë gjurmë në mekanizmin mbushës të pistoletës numër P52796Z, si dhe kjo predhë ka gjurmë të vjaskave të tytës së pistoletës me numër P52778Z, duke shtruar dhe versionin ese mund të jenë shkëmbyer tytat e këtyre pistoletave, asaj me nr. P52796Z me atë nr. P52778Z. 

Prokuroria pretendon se pistoleta me nr.P52796Z, është pistoleta që ka përdorur personin nën hetim Ndrea Prendi. Gjykata e Shkallës së Parë nga aktet e administruara nga prokuroria deri në këtë fazë hetimi ka konstatuar se nuk ka një provë të plotë që të provojë saktësisht se kjo pistoletë është përdorur në datën 21.01.2011, nga personi nën hetim, pasi në “Regjistrin model 34”, ku pasqyrohet pajisja me armatim e efektivëve të Gardës, personi nën hetim nuk ka firmosur tërheqjen e kësaj pistolete nga magazina e armatimit. 

I pyetur rreth këtij fakti nga Kolegji Gjyqësor i Gjykatës së Apelit, prokurori i seancës deklaroi se e disponojnë fletë-daljen e këtij armatimi, ku personi nën hetim Ndrea Prendi ka firmosur, por do ta paraqesin në një fazë të mëvonshme. 

Gjithashtu, Kolegji Gjyqësor i Gjykatës së Apelit Konstatoi se: 

“Raport-Ekzaminimi” nr.163G-SP-215, datë 05.01.2012, i Laboratorit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) është hartuar dhe nënshkruar nga Ekzaminuesi (eksperti) Douglas P. Murphy, kurse Vendimi i datës 14.07.2011 i Prokurorëve “Për kryerjen e ekspertimit teknik-balistik”, i cili është nënshkruar dhe nga avokati mbrojtës e që i është përcjellë autoriteteve të SHBA-së me Letër-Porosi sipas K.Pr.Penal, ka caktuar si eksperte Heather Seubert, eksperte pranë Laboratorit të FBI-së. 

Në dosje nuk ka ndonjë vendim për zëvendësimin e ekspertit, apo ndonjë deklaratë të ekspertit Heather Seubert të caktuar me vendim, për heqje dorë nga ekspertimi, si dhe nuk ka një vendim për caktimin e ekspertit Douglas P. Murphy. 

Përveç sa më sipër, për Kolegjin Gjyqësor të Gjykatës së Apelit çmohet me rëndësi të sqarohet edhe se: Sipas përfaqësuesit të akuzës rezulton se nga akti i ekspertimit të mësipërm është konkluduar se: 

1. Këto predha vijnë nga fishekë që u futën dhe u nxorën manualisht nga pistoleta P52796Z (pa u bërë qitje) dhe u qitën më pas nga pistoleta P52778Z. 

2. Në kohën e qitjes së predhave, tyta e ndodhur aktualisht në pistoletën me numër P52778Z ndodhej në pistoletën me numër P52796Z. 

Nga të dhënat e hetimit, shpjegimi i parë rrëzohet poshtë, për faktin se pistoleta Nr.P52778Z nuk ka qitur asnjë fishek të vetëm (citohet kërkesa për gjykim). 
 

Ky konkluzion i organit të akuzës bie ndesh dhe është i ndryshëm me konkluzionet shkencore të arritura në Aktin e Ekspertimit Nr.3995 datë 16.05.2011 ku në pikën 1 të tij na jepet si konkluzion: Në armët objekt ekspertimi, pistoleta me Nr.P52796Z, P52788Z dhe BO 1343 u evidentua prania e faktorëve plotësues të qitjes. 

Siç shihet, ndërmjet akteve dhe provave të paraqitura nga organi i akuzës ka parregullsi dhe kontradikta të atilla, sa i vënë në dyshim vlefshmërinë e këtyre akteve në kuptim të Nenit 151/4 të K.Pr.Penal. 

Kolegji çmon se në Nenin 228 të K.Pr.Penale janë parashikuar kushtet për caktimin e masave të sigurimit personal dhe sipas kësaj dispozite rezulton se: 

1. Askush nuk mund t’u nënshtrohet masave të sigurimit personal, në qoftë se në ngarkim të tij nuk ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova. 
2. Asnjë masë nuk mund të zbatohet kur ka shkaqe padënueshmërie ose të shuarjes së veprës penale. 
3. Masat e sigurimit personal vendosen: 
a) kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës; 
b) kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që ai të largohet; 
c) kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit, ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet. 

Gjykata e Apelit Tiranë çmon se vendimi i Gjykatës së Faktit është në përputhje me kriteret e dispozitës së mësipërme, pasi në ngarkim të personit nën hetim ekzistojnë indicie dhe dyshime të arsyeshme dhe se nuk rezultojnë shkaqe padënueshmërie apo të shuarjes së veprës penale. 

Gjithashtu, nisur nga rëndësia e faktit dhe rrezikshmëria shoqërore e veprës, masa e sigurimit e vendosur nga Gjykata e Faktit është e përshtatshme. 

Pretendimet e parashtruara në kërkesën ankimore nga ana e organit të akuzës dhe personit nën hetim janë të pabazuara dhe si të tilla nuk duhet të pranohen. 

Në rastin konkret, pavarësisht se nuk vihet në rrezik marrja ose vërtetësia e provës apo nuk provohet rreziku i ikjes, për shkak të rrethanave të faktit dhe të personalitetit, Kolegji çmon se në masën e sigurimit, ndërmjet të tjerave Gjykata e Faktit ka mbajtur në konsideratë përshtatshmërinë, raportin e shkallës së nevojave të sigurimit, me rëndësinë e faktit dhe sanksionit që parashikohet në rastin konkret, si rrethanat lehtësuese e rënduese. 

PËR KËTO ARSYE VENDOSI 

Miratimin e vendimit Nr. 79 Akti, datë 22.01.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

8 Komente

Hajde Teater hajde. U ka qelb peshku nga koka. Keshtu eshte kur ska kinema, teater dhe cirk. Kete rol e ka mare Gjykata tani. Ca pret nga nje vend ku numri i shikuesve te seancave te parlamentit eshte me i larte se shikuesit e nje ndeshje futbolli te kampionatit boteror. Mjere kush ron atje

smiley

ueee? kush e ka postu ket me? une kam postu ate versionin e shkurter nga gazeta tema, pse na shtoni meritat kot? smiley

 

1. Këto predha vijnë nga fishekë që u futën dhe u nxorën manualisht nga pistoleta P52796Z (pa u bërë qitje) dhe u qitën më pas nga pistoleta P52778Z. 

2. Në kohën e qitjes së predhave, tyta e ndodhur aktualisht në pistoletën me numër P52778Z ndodhej në pistoletën me numër P52796Z. 

Nga të dhënat e hetimit, shpjegimi i parë rrëzohet poshtë, për faktin se pistoleta Nr.P52778Z nuk ka qitur asnjë fishek të vetëm (citohet kërkesa për gjykim). 
 

Ky konkluzion i organit të akuzës bie ndesh dhe është i ndryshëm me konkluzionet shkencore të arritura në Aktin e Ekspertimit Nr.3995 datë 16.05.2011 ku në pikën 1 të tij na jepet si konkluzion: Në armët objekt ekspertimi, pistoleta me Nr.P52796Z, P52788Z dhe BO 1343 u evidentua prania e faktorëve plotësues të qitjes. 

 

A mund ta perktheje njeri ne anglisht kete? 

Arvizuja:

Dua të them se asistenca e FBI-së në veçanti për disa ekspertiza do t’i shtojë besueshmëri provave që po paraqiten. Hetimi vazhdon ende.

C'e do FBI-ne, kur ke Apelin

Si tha i madhi fare qe jep intervista : Per gjyqin e Metes ndryshonte puna se ishte firme private amerikane qe beri ekspertizen, ndersa per 21 Janarin kemi te bejme me shtetin, me FBI..  kinezri!  smiley

 

E thene ndryshe armet i ka shkrehur shejtani jo gardistet.

     Me nje fjale, nuk besoj se do kete me ndokush dyshim,ketej e tutje, pas ketij vendimi dhene prej atyre dy  te plepave , se  ne se  i marri, arrin te  veri ne dore dhe prokurorine  dhe presidentin, ky vend  eshte perfundimisht nden tirani.

Si duket duan ta zvarrisin deri pas zgjedhjeve  te reja.Por po ecin ne akull te holle sepse po ia dhjesin edhe FBI.Amerikanet jane teper hakmarres i shoh perdite ne marredhenie te te gjitha niveleve nuk ta falin kur ua dhjet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).