Pas vrasjes së dy të rinjve shqiptarë nga një polic maqedonas në Gostivar, filluan të dalin në sipërfaqe si ndjeshmëria ashtu dhe brishtësia e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni

 

Mirjana Maleska, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Shtul të Tetovës, vlerëson për Deutsche Wellen: "Nëse vrasja tragjike pas një zënke për parkim në Gostivar mund të kërcënojë sigurinë në vend, atëherë ne mund të shtrojmë me të drejtë pyetjen: çfarë kemi bërë ne ndërkohë? Me se dhe cilat janë prioritetet me të cilat merret qeveria, politika dhe politikanët? Në shoqëri të tilla si kjo e Maqedonisë e cila 11 vjet më parë ka dalë nga një konflikt i armatosur, ndërtimi i besimit ndëretnik duhet të ketë gjithmonë prioritet. Kjo nuk duhet bërë vetëm sa për të përmbushur detyrimet që dalin nga marrëveshja e Ohrit, kjo nuk ka të bëjë vetëm me ndarjen e buxhetit dhe monumentet që ndërtojnë shqiptarët në anën e majtë të Vardarit të Shkupit dhe maqedonët në anën e djathtë. Ky është një shqetësim i përditshëm për njërën dhe palën tjetër. Përgjegjësia më e madhe për krijimin e një atmosfere të besimit dhe respektit të ndërsjellë i takon qeverisë, politikës dhe politikanëve. Maqedonasëve më shumë se shqiptarëve sepse një shtet demokratik vlerësohet në bazë të asaj se sillet shumica ndaj pakicës" vlerëson Maleska.

Rrjetet sociale 'vlojnë' nga komentet mbi ngjarjen

Ne kërkuam mendimin e shumë qytetarëve si maqedonas, ashtu dhe shqiptarë për ngjarjen në qytetin e tyre. Por ata nuk deshën të shprehen në mikrofonin tonë. Por ndryshe nga deklaratat në hapësira publike dhe komunikimit fizik publik, në rrjetet sociale të internetit si Facebook, vlon nga komentet e lexuesve.

Profesori i Shkencave Politike në Universitetin FON të Shkupit Nazmi Maliqi sqaron: "Në Facebook mund të gjesh shkrime të tilla, të cilat jo vetëm që nuk dënojnë vrasjen e dy djemve të nacionalitetit shqiptar, por bëjnë të kundërtën...Të gjitha incidentet e kohëve të fundit nuk janë të rastit, ato janë pjesë e një politike e cila është duke u formuar në Maqedoni. Deklaratat publike të politikanëve ndikojnë ngjarjet në vend", nënvizon Maliqi.

Partia opozitare "Rilindja Demokratike Kombëtare", lider i së cilës është pikërisht kryetari i Bashkisë së Gostivarit, Rufi Osmani vlerëson se: "Vrasja është një ngjarje që ka edhe dimension multi-etnik, e cila mund të rrezikojë ekuilibrin e brishtë në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve, jo vetëm në Gostivar por në të gjithë vendin". Partia dërgoi një apel publik "për të gjithë qytetarët, në veçanti qytetarët e Gostivarit, që të jenë gjakftohtë dhe të përmbahen nga çdo koment që do të nxiste urrejtje", duke vënë në dukje se "qytetarët shqiptarë kanë të drejtën legjitime për të shprehur zemërimin e tyre nëpërmjet protestave paqësore dhe demokratike. "

Vetëm një ditë pas deklaratës publike të Partisë së Rufi Osmanit ndodhi e kundërta: Në mitingun e djeshëm (01.02.) protestues në qendër të Gostivarit, në të cilën morrën pjesë disa mijëra shqiptarë u dëgjua një retorikë me fyerje kombëtare dhe urrejtje ndaj popullit maqedonas në përgjithësi dhe Maqedonisë si shtet. Në fund të protestave janë thyer dritaret e disa dyqaneve dhe firmave në qytet.

Luajta me ndjenjat kombëtare garanton suksesin elektoral

Megjithatë profesoresha Maleska është kategorike: "Këto dhjetë vitet e fundit në praktikë kanë treguar se luajtja e qëllimshme me ndjenjat kombëtare të qytetarëve garantojnë suksesin elektoral dhe politikanët kanë manipuluar me të. Dorë për dorë me nacionalizmin shkon kufizimi i lirisë dhe përforcimi i stilit të sundimit autoritar. Si shoqëri, ne jemi duke ecur nëpër një teh të hollë, buzë greminës. Partneri në koalicionin qeverisës, BDI-ja është në një pozicion të palakmueshëm: të qëndrojë në pushtet dhe ngadalë të humbasë sipmatinë e elektoratit apo të largohet nga pushteti dhe të shkaktojë një krizë të thellë politike në vend. Këtë të dytën nuk e lejon bashkësia ndërkombëtare. Unë dyshoj se tek VMRO DPMNE dhe lideri i saj ekzisiton dëshira e vërtetë për bashkëjetesë... Nuk është e mjaftueshme vetëm ndarja e pushtetit në kuptimin e plotë të fjalës. Sistemi i ndarjes së pushtetit, e cila bazohet në një lloj marrëveshje mes elitave, mund të mbijetojë vetëm nëse elitat me të vërtetë shohin një të ardhme në një shtet të përbashkët. Por nëse ato fshehurazi punojnë kundër saj, ose nuk punojnë asgjë atëherë ndodhin manifestime të tilla të pakënaqësisë masive të shkaktuara nga tragjedia e cila ka mundur të ndodhë kudo".

Analisti politik nga shoqëria civile në Gostivar, Albert Musliu në miting paralajmëroi se "dy vrasjet mund të bëhen një gjenerator i shqetësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndëretnike, të bashkëjetesës, në qoftë se institucionet nuk japin përgjigjen e duhur në mënyrë që vrasësi të marrë dënimin maksimal". Për Deutsche Wellen Musliu shton se "incidente të mëtejshme dhe pakënaqësitë në mesin e shqiptarëve" janë të mundshme nëse përgjigja nuk është "e shpejtë dhe adekuate".

31 Komente

bullgaret e felliqodonise jane kafshe. pike.

S'po gjej dot një lajm për këtë ngjarje. I vetmi lajm në anglisht që më doli në Google News ishte nga FOCUS/Makfax:

http://www.focus-fen.net/index.php?id=n2...

Të paktën në shqip se ky artikull s'jep shumë detaje për ngjarjen

Shif setimes.com se duhet ta jape kete lajm

S'gjeta gjë as aty

E kerkova edhe une tani te SETIMES.com por nuk e gjeta ...te kishin qene ata dy te vdekurit Serb ose maqedonas, urgjence do te ishte ne faqen e pare dhe do te behej buje neper ate dhe sitet e tjere! Por do tu shkruaj ketyre te setimes se pse nuk e kane dhene kete lajm.

Rrofsh Filan.Nese ke ndonje adrese me te sakte te Setimes,beje publike ketu,qe ti shkruajme te gjithe( ata qe kane mundesi sigurisht)

rrofsh,thashe mos kishe ndonje tjater,por rrofsh againsmiley

p.s. Sapo e dergovasmiley Hajt per hajer.

Nuk kane address emaili ato, keshtu vetem ai linku na ka ngel per tu ankuar smiley

   Nje ngjarje shume e  rende dhe  mu per kete  duhet trajtuar me shume kujdes e maturi.Duhet pare  ne teresi problemi.Ka nje fobi sllavo -ortodokse, me diapazone te ushqyer pertej Ballkanit, ndaj arritjeve  te kombit shqiptar.Ne kete situate na duhet te  reagojme sipas parimit  nje shfaqe egersie perballe nende mençurive.

Edhe ne kerte rast nuk jemi  vetem perballe ca langarqeve maqedonas, por perballe nje fronti te  vjeter, te lashte, te lig.Na duhet  te bejme Boten Vendimmarrese  me shume akoma pro nesh.Kjo kerkon strategji kombetare  dhe jo  nje hakmarrje primitive

E ardhmaj  Ballkanike dhe Evropiane eshte me shume e shqiptareve.Kete e kane marre vesh, ata qe nuk na e kane dashur te miren.Kam frike, se ne vete, nuk e kemi dhe aqe te qarte......Kjo bindje me  ka ardhur kur  kam degjuar lideret  shqiptare,  te pjeses matane kufirit...

Nga une ke nje 10*

Cfare arritjesh ka kombi shqiptar? Jo or jo ata skan zili ndaj asgjeje thjesht na percmojne, na quajne inferiore.'

Sa per ngjarjen eshte mire te priten hetimet para se te dilet ne perfundim.

une i jap tendes nje 10.

situata flet vete. jemi langot e ballkanit. na bejne zbor te gjithe. edhe felliqodonia na kercenon ose na i vret bashkekombesit ne sy dhe kurre nuk guxuam te pipetijme. greku na e ben ligjin brenda shqiperise; ne mal te zi shqiptaret po shfarosen... dhe beogradi eshte pimpi i putanes berishe, mu ne mes te tiranes.

edhe krimineleve si serbo malazezte dhe felliqodonsve evropa u rri gati, edhe pas 200 vjet masakrash te vazhdueshme kunder shqiptareve. edhe shqiptaret vete kane arritur vetem te shajne cdo gje qe eshte e mire per ta. popull mjeran.

arritje... leshte!!!

zoto, nuk e ke tamam.E di se ça domethene t`i shkeputej, nje goxha mbretrie,  17 %  e territorit qe e zoteronte prej 100 vjetesh, dhene po prej atyre qe i vune bombat? A thua se bota  eshte sot  e rregullimeve te  pergjitheshme?Jo ore, vetem shqiptaret, pas gjermaneve, e paten kete  fat.Kjo eshet  arritja  jone madheshtore, ne 2000 vjet jete. 

E  di  ça domethene qe ky vend i vogel, per ironi te  fatit te vet, faktor ne Ballkan por dhene bote edhe ne perjudhen me diktature  edhe ne demokraci?Me gjej nje  tjeter shtet me popullsi sa e jone te kete ndenjur 12 dite rresht udheheqesi i fuqise me te  forte te botes,me rreth 400 milione njerez, vetem e vetem qe ti mbushte  mendjen udheheqesit te popullit me as 3 milione banore? Pas atij Çu  Enlai,.....Koha e re, e  solli qe te vinte dhe i fuqise tjeter me te madhe, Bushi..Nuk ju  duken risi te pa marra maximumin  keto?

   Ju duket pake, qe ne Ballkanin e kohes moderne shqiptaret gjenden me  dy  shtete ? Dhe.... ka edhe me por ti  them kur te na thyeje qafen... TERSI

me keshtu "arritjesh" do ngopet shqiptari mo grava?

me gjej nje vend tjeter ne te gjithe lindjen e kuqe qe sot eshte me keq se shqiperia.

ne jemi me 2 shtete ne ballkan?

shtetet jane o grava, po a jane tanet se... apo duhet te gjej ndonje shtet tjeter ku perdhosen varret e vendesve qe fqinjet te ndertojne lapidare dhe varreza ultranacionaliste ne kujtim te krimineleve qe kane kryer masakra dhe shfarosje tek vendesit... apo te gjej ndonje shtet tjeter qe i mohoet 3 here kandidatura per ne BE... apo ndonje shtet qe ka 5 here me shume shtetas ne mergim sesa ne vend te vet, dhe ende vazhdon te jete ne gjendje te mjerueshme?

apo te gjej ndonje shtet ne mes te evropes ku ikin dritat, ku iken uji, ku kryeministri te vret si kafshe ne mes te sheshit dhe para mediave te te gjithe botes...

po te gjej ndonje anetar tjeter te natos qe eshte kaq i begate sa ne?

po flasim KU JEMI grava. jo ku kemi qene. e jo ku pretendojme te jemi... apo sa lepirashe tregohemi ndaj te gjitheve...

une te them, qe ajo aty, nuk eshte shqiperia te cilen une do ta quaja atdhe dhe te ndihesha krenar per te. ata aty, (vipat) nuk jane bashkekombesit me te cilet do krehohesha.

po neqoftese ju, jeni te kenaqur me ate... te pakten abrogojeni ligjin e shtetesise qe ka firmosur shqiperia me OKBne... qe te jemi/jene te lire ta leshojne ate kombesi ata qe nuk duan te identifikohen me ate pacavure.

Ii dashur  Zoto, te gjitha ato qe me rreshton  tregojne se realisht jemi DY  Shtete Shqiptaresh edhe pse halleshume.

Keta, qe mi quan VIPA, ne fakt jane DHIPA.Jane çibanet brenda nesh dhe fati i madh eshte se jane te perkohshem.Kane bere e po bejne deme shume, por te  mos harrojme Zoti na ka pozicionuar  ne kete toke me kufitare qe kurre nuk na kane dashur dhe nuk na duan.Se kemi dhe na ...nga ato  tonat.Nuk jemi  qiqer fare

Ama, dije prej meje se  kemi  vend te  embel shume, mor i hengesha temen! U be dhe ZOTI me neve vitet e fundit. Nga nje qe kishin ..ja ku na dha dhe nje tjeter ALL - LLAHU. Ma ka thene AI mua:"Shpejt do t`ju  bej Bashke"... NJE !

Na duhen mend, pune e besim qe  te  ecim perpara.Te  tjeret(qe nuk na duan) e shikojne se si Zoti eshte  me neve.Kurse keta, te paret tane,  merren vesh me djallin,duke ja u bere me sy....  gjitoneve...

Ja pse duhet, tu "kerrejem syte" ketyre, qe kemi per te  paret...

Syte nga e ardhmja se eshte e Shqiptareve .Kam bindjen e patundur

 

Dy shtete ME shqiptare. Ky eshte perkufizimi me I sakte.
Zoti nuk na ka pozicionuar ne kete toke me kufitare ... ata qe na urrejne per vdekje na erdhen ne kufi. Dhe sot nuk I ke thjesht ne kufi, por ne majat me te larta te pushtetit, aty ku vendoset per te ardhmen e nje kombi te tere.
Ne jemi ndoshta i vetmi komb qe po te mos Kishim armiq do kishim rene ne gjume dhe do ishin zhdukur.
Dhe kete lufte qe po na bejne nga brenda o grava, une nuk e marr dot lehte. Jane 20 vjet. 20 vjet krijojne mentalitet. 20 vjet jane mjaft per t'i helmuar shpirtin nje kombi. 20 vjet antishqiptarizem te brendshem I ve fqinjet qe investojne per te, te pakten 40 vjet para. Une nuk do I merrja aq lehte sikur te konsideronim qe per 20 vjet asgjesuam dhe perpjekjet e 50 viteve per liri dhe atdhe qe investuam me pare. Duhet kthyer koka grava qe te pakten te shohim se c'mund te behemi dhe c'dmth LIRI. Zoti te veten e ka bere, po e ben dhe do vazhdoje ta beje, por budallalleku yne assesi nuk ka justifikim.
ps: nuk do I permendja idhujt e shkretetires ne nje kontekst kaq madhor dhe te shenjte. Allahu eshte gje e huaj dhe e peshtire. Nuk mund te permendet ne nje vend me ZOTIN.

Gjynah.Kjo eshte nje ngjarje shume e rende.

Ne pergjithesi, gostivarsit, jane njerez te qete, te shtruar. 

Nje zgjidhje ka.shperberja e shtetit pa emer

Gjysmen e familjes e kam nga Gostivari. per here te pare kam qene atje ne vitin 1995. Nje atmosfere e zymte qe nuk e harroj kurre.

Nuk eshte evertete qe Maqedonasit i percmojn shqiptaret. Maqedonasit shqiptaret i kan frike dhe jan ziliqare. Kushdo qe ka qene ne Maqedoni nuk ka se si mos ta ket evne re se fshatrat dhe qytetet shqiptare jan shume me te ngritur nga ana ekonomike. Maqedonasit jan ziliqare dhe te friksuar kundrejt shqiptareve edhe per nje arsye tjeter. Rritja demografike. Shume fshatra perreth Shkupit qe kan qene te banuara nga maqedonas sot jan te banuar nga shqiptare te cilat kan pasur mundesi ekonomike tu a blejne tokat maqedonasve, te cilet me kto para kan blere apartamente ne Shkup.

  

Me sa di une - Shkupi qytet Shqipetar ka qene, keshtu qe i bie te bjejne token dhe shtepite e para-ardheseve te tyre!

shum e sakte, Filani, shqiptaret po blejne pikerisht tokat e paraardhesve te tyre. 

Goxha arkitekture Gostivari! Dicka midis barokut dhe neoklasikes!

Kjo eshte qendra imagjinoj?! The best of the best!

Me falni a di njeri nese ka reaguar Tirana zyrtare per kete ngjarje?

Tirana zagare si zakonisht nuk e hap gojen per te drejten e Shqiptareve. Ti thuaj a mos ka reaguar kunder ketyre demostratave qe bejne shqiptaret e gostivarit.

Uaaa sa bukur! Fiks si periferia e Cuneo-s!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).