Me Afganistanin, as që flitet. Afganistani që prej disa vitesh po rrezikon lirinë tonë; të shqiptarit të zakonshëm, atij në Kavajë, burrit dhe gruas në veri perëndim të Shkodrës, ish skafistit vlonjat, trimit nga Llogaraja, e bufit nga Devolli.

Shteti i  Afganistanit me idenë e Vorio Afganistanit po rrezikon që me një sulm të beftë të zhdukë nga harta gjeodezike malin e Korabit, për të na vënë para turpit të një vendi shqiponjash me male si kodra. Sikur të mos kishim malin e Ilir Metës në Jug për të mos u turpëruar. Sikur maja Ismet Sali Bruçaj të mos ishte mjaft. Afganët janë të rrezikshëm, kanë qenë gjithmonë. Frika prej tyre është reale. Vetëm se nuk jemi treguar dhe aq seriozë në luftën ndaj kësaj race pervertësh kanibal hartash. Veten po e mbronim me vetëm 40 ushtarë (pak a shumë).

40 kundër 40

Koincidenca bën që kundërshtarë të luftës si koncept mund të jenë gjithë e gjithë 40 vetë. Nëse vë re konfigurimin në anën e ambasadorit amerikan ishin në apel të gjithë. Ishte pronari i qeverisë z Sali Pronari. Ishte Zhan D'Ark i popullit të përzgjedhur të barcaletave në Shqipëri, Jozefina Jozefina Topalli. Nuk mungonin në keqardhje emrat e Neritan Cekës, Sami Matoshit, dietologes së Ardit Gjebresë. Në Shqipëri është e pabesueshme përshtatshmëria gati hipnotike në të njëjtin drejtim mendimi. Janë bashkë të majtë e të djathtë, burra më namuz e me mustaqe, komuniteti gay, myslymanë, body gardë apo politikanë, maratonomak dhe të ngadalshëm, byrazerë dhe matrapaz, të matshëm dhe të pa matshëm, samuraj me dokumenta apo me letra fallto, policë dhe letra gjobash. Të gjithë bashkë. Me një mendje. Lufta në emër të lirisë duhet luftuar. Dhe në fund nisim vetëm 40 ushtarë. Ushtarëve një epror në emër të lirisë i sekuestron gjysmën e pagesës për “Hero”, përpara nisjes. Kjo për tu siguruar se ushtari nuk niset në luftë vetëm për motive të dobta pagese. Eprori e harxhon më pas pjesën e tij  duke u ushqyer me pula, në dalje të Tiranës, diku rrugës së Elbasanit. Aty ëndërron për mrekullinë e  lirisë në Afganistanin armik. Eprori i ushqyer duket shume demokratik. Në përplasje me të 40 kundërshtuesit e luftës, janë bij komunistësh të padenjë për diskutim logjik.

Të varfër kundër të varfërve

Industria e luftës është një nga industritë që dhe historikisht është parë me sy tolerant. Historia e pushtimeve të mëdha, të perandorive ka patur në fusnotën e vet zhvillimin e rrugëve tregtare. Aleksandri i madh, Romakët, Bizantinët, Xhingis Kan, Napoleon Bonaparti, spanjollët, portugëzët, Spanjollët, Hollandezët, Anglezët gati gati emra të dashur, se dikur në mungesë të Tv dhe emalit dukej sikur eksportonin teknikat e zhvillimit. Historia nuk i “fal”, por historia është shkruar keq nga ata vete.

Nëse do të duhej të tregohej ajo që ka ndodhur, ngjarja nuk do të kishte lavdi. Pushtimet kanë sjellë fitime si në kohë e vjetra, ashtu dhe kohët moderne. Multinacionalet sot kryejnë funksionin e ushtarëve të tërbuar pas futjes në qytet, me ndryshimin që duke përdorur kontrata rimëkëmbje gjithçka zgjat për vite me radhë. Vite më vonë pushtuesi duket sikur ka sjellë zhvillim, dhe harrohet se ka patur dorë të lirë në pasuritë e tua. Rezultati në fund është pak dashuri për vetën, duke e parë gjithmonë në pozicionin e të pa-aftit historik, dhe më shumë dashuri për pushtuesin. Kjo dashuri nuk lind nga premisa mazokiste të një populli të sëmurë, por nga lexim i censuruar i asaj që ka ndodhur në realitet.

Jemi në luftë

Vetëm se lufta jonë nuk duket. Ajo është e fshehur në mënyrën më të mirë. Nuk flasin për të politikanët, as gazetat e shumta nuk e shkruajnë. Ka një luftë të madhe por tek kjo luftë jemi bashkë me Afganët, amerikanët e periferive, grekët, turqit, italianët e jugut dhe kur janë në Veri, me veriun tonë dhe jugun e tyre. Jemi të gjithë bashkë, në luftë më jetën e vështirë.  Jemi bashkë në klasa sociale. Nuk jemi në luftë midis popujsh. Nuk ka qenë asnjëherë e tillë. Si popull kudo kemi qenë turma e padëshirueshme, që duhet vetëm të drejtohet në mënyrë “inteligjente”. Jemi në luftë midis atyre që kanë spitale, kanë shkolla, kanë hotelet me 5 yje, me ata që dhe aspirinat i marrin kur tashmë janë të skaduara. Jemi në luftë për lirinë, por lirinë nuk e kemi as vetë. Pabarazia ku jemi detyruar të jetojmë na bën heronj vetëm kur vritemi për interesat e tyre. Si ushtari Vogli, që vdiq i varfër në një vend që më parë nuk e kish’ kërkuar kurrë në globin që duhet t’i ketë dhuruar gjyshja; me shpresën që djali i vogël i shëndetshëm ta shëtiste botën si turist, si ata të tjerët, si në filma. Ushtari Vogli u vra në luftën që si përkiste, nga njerëz që si ai do të niseshin në Shqipëri për tw luftuar nëse dikush do t’i paguante aq sa për të mbijetuar. Nuk do të kërkonte shuma marramendëse, dhe pak do t’i mjaftonin. Asgjë personale me kundërshtarin. Asgjë kundër dhe përhapjes së lirisë qoftë dhe me bomba. Jemi në luftë realisht, duket e ngadalshme por është aty, mjafton të hapim portofolin.

28 Komente

ueee, ca ironie holle. i papare Kanani!

po do bohet bota o lla!  mo u merzit.

 

p.s  Kanani...... Captain Obvious.smiley

Pesa qi ja kisha premtu adminit, e vuna.

 

Feti Vogli dhe minatorët  ublications" style="color: rgb(0, 0, 0); " typeof="foafsmileyerson">FIQIRI XIBRIescription"> 

Vetëm para pak ditësh opinioni shqiptar u njoh me incidentin e dy ushtarakëve shqiptarë të forcave paqeruajtëse në Afganistan, ku kapiten Feti Vogli humbi jetën. Në ditët vijuese u bëmë të gjithë dëshmitarë të një shpërthimi, sipas meje të pajustifikuar, patetizmi institucional, politik dhe mediatik.

Kapiten Feti Vogli u shpall nga Ministria e Mbrojtjes “Dëshmor i Atdheut”. Presidenti Bamir Topi u ka dhënë familjarëve të tij “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për merita të veçanta. Varrimi i bëhet tek „Varrezat e Dëshmorëve të Kombit“. Një pjesëmarrje në homazhe për t’u admiruar, që nga koka dhe figura të spikatura të shtetit dhe politikës e deri tek trojka e ambasadorëve më të shquar. Institucionet, politikanët dhe mediat lëshojnë pa doganë lloj lloj vlerësimesh superlative për të, duke e quajtur deri edhe hero!

Megjithë respektin për të rënin në krye të detyrës dhe duke i shprehur ngushwllimet më të sinqerta familjes, nuk rri dot pa thënë mendimin tim, se i gjithi ky nderim për Voglin nuk është veçse një rast për politikanët, që të bëjnë politikë, të na hiqen patriotë dhe të denjë për NATO-n.

E di se më të shumtit e politikanëve do ta injorojnë këtë qëndrim timin, ose edhe nëse do prononcohet ndokush syresh, do të më akuzojnë për herezi. Por unë megjithatë do këmbëngul, se incidenti me pasojë vdekjen e kapiten Voglit nuk përbën kurrsesi një rast të veçantë për kaq shumë pathos, pasi është thjesht një fatkeqësi ‘në punë’.

I aksidentuari me vdekje gjatë punës, kapiten Vogli nuk ka asnjë dallim nga të gjithë ata mijra minatorë, që kanë humbur jetën në punë në 50 vjet (vetëm në Bulqizë këto 3 vitet e fundit janë afro 20 minatorë të aksidentuar me vdekje). Si ushtarakët shqiptarë të NATO-s, si minatorët shqiptarë (apo të tjerë shqiptarë profesionesh të rrezikshme) janë në vëndin e punës që kanë zgjedhur vetë, pa i detyruar kush (paçka se nga halli e bëjnë). Si ushtarakët shqiptarë të NATO-s, si minatorët shqiptarë e kanë marrë parasysh propabilitetin e lartë të rrezikimit të jetës për punën që kanë marrë përsipër. Si ushtarakët shqiptarë të NATO-s, si minatorët shqiptarë janë të gëzuar që e kanë atë vend pune, sepse ushqejnë familjet e tyre. Minatorët paguhen 18 USD dita, diçka më mirë se profesionet e tjera, ushtarakët e Natos paguhen 100 USD (50 USD po qe se heqim parapagesën e korrupsionit), pra shumë më mirë sesa minatorët.

Minatorët përveç rrezikut për jetën përballen përditë me kushte të rënda pune, që u shkaktojnë probleme me shëndetin dhe shkurtim të jetës, ushtarakët jo. Minatorët bëjnë pjesë (jo më kot) tek kategoria "A" në specifikimin e profesioneve, bashkë me pilotët dhe polombarët, ushtarakët jo. Pra minatorët duhet të ishin më të privilegjuar në paga, trajtim social, pensione etj. ndërkohë që ndodh e kundërta. Etj.

Sipas përkufizimit gjuhësor, as ushtarakët e as minatorët nuk mund të quhen dëshmorë, pasi dëshmor quhet «ai që vritet në luftën për liri e për drejtësi shoqërore, ai që fal jetën për të mirën e popullit e të atdheut». Si ushtarakët, si minatorët do mund të përfshiheshin në përcaktimin
përkufizues «ai që fal jetën për të mirën e popullit dhe atdheut», vetëm nëse togfjalëshin “fal jetën” do ta zevëndësonim me “humb jetën”.

Ky është një lapsus në përkufizim, mund të më thotë dikush. Jo. Këtu nuk ka kurrfarë lapsusi. Ka dy raste, kur dikush që humb jetën, e meriton emrin dëshmor. E para: - Kur dikush gjatë pjesëmarrjes së tij vullnetare në një veprimtari dhe i nxitur nga ideali i tij «vritet në luftën për liri e për drejtësi shoqërore». E dyta: - Kur dikush, i cili paguhet për ushtrimin e një veprimtarie, gjatë së cilës në rrethana të caktuara kushtëzohet arritja e objektivit me sakrifikimin e jetës, me vetëdije të plotë dhe i nxitur nga ideali i tij «fal jetën për të mirën e popullit e të atdheut».

Humbjen e jetës të të nderuarit kapiten Feti Voglit mund ta quajmë rastësi, pakujdesi, incident, aksident, pabesi apo ku di unë se çfarë akoma, por nuk arrij të shoh këtu asnjë shenjë bindëse për sakrificë, vetëmohim, princip të veçantë moral ose idealist, akt sublim ose heroik. Nuk i jap të drejtë askujt, që të ndjerin Vogli ta quaj thjesht mercenar, ngaqë ai ndodhej në një vend të huaj. Jo, sepse ai ishte aty në kuadër të NATO-s, ku ne bëjmë pjesë. Ama me plot gojën mund ta quaj atë rrogëtar.

Me këtë nuk dua t’i heq askujt të drejtën për të folur për kapiten Voglin ashtu siç e ndjen dhe siç frymëzohet, me pathos apo me superlativa. Me shpalosje respekti apo shpalosje patriotizmi. Këto janë gjëra për të cilat nuk ka etalone matëse. Po  pikërisht pse nuk ka etalone, ndodh shpesh që pas patetizmit fshihet demagogjia dhe hipokrizia.

Ngushëllime familjes! Iu prehtë shpirti në paqe!

 

 

Vazhdon cinizmi i feshehur nen petkun e pacifizmit ketu ne PPU!

Si nuk ju vjen turp...

Turp kane pas then kur harroje komcat e pantallonave zberthyer dhe dilje krenar para Popullit Liridashes e Luftetar  Vetmohues e Vdekleres por pak shume pak veshderr shqiptar , qe duhet te lexoje sot nga Njerzit me te Paturpshem qe ka njohur ky vend edhe rimbllacitjen e nje Fjale te Harruar .... TURP.

Kanani i Madh po nga te medhejte e kalemit .I njejte me .. Perandori yne Babasqap ( alias Franc Jozefi ) eshte Piktor .Ai ka talent ne piktura . E do natyren dhe ja ka  trasmetuar dhe mbese bukurite e saj . Ai pikturom peisazhe ne natyre . . Aty ai vendos USHTARE , dhe ca topa , pushke e shpata dhe ne fund te kembeve lumej Gjaku e anash lumit , pellgje te arte qe vezullojne si para kallpe. . Ai inaguron pavionin e tij te Pikturave ku mbrapa duke duartrokitur e nagazellyer  e hedhur perpjete si keca prilli , si gjithnje te parat jane ATO ... Te Pacipat gashke me  te PATURPET  te Paturpeve .

ku e pe pacifizmin ti ktu?

Fare.  Po hic fare ama. 

E ka fjalen per tjeter vorio ai...Thjeshte eshte e bojatisur me ironi dhe maraz

Zhgenjen Kanani. 

Po pritsha me lexu Proletare te te gjitha vendeve bashkohuni po sic duket e paska lone per shkrimin tjeter. 

i keshilloj kananit te shkoje te bej ndonje udhetim marksisto-leninist andej nga amerika latine, se i duhet nje rizhytje ne vlerat e verteta komuniste!!

nuk behet lufta popullore nga lokalet e bllokut o kanan!!smiley

Luften ne Shqiperi e bejn veteme gjysemopingat dhe gjoksevrimet...E di ai shefi yt, i ngjallin ca kujtime te hidhura sa here degjon ndonje iso labe..

Ti edhe ne simBole te vdes o Left me ...yyyyyyy ne fund . Kur te shoh ashtu qe kercen hop hop nga te ngazellyerit me kujtohet ajo  Historia.

Hajde ...tha shefi .....te bejne nhe Fotografi ! Ta fiksojme kete pune te paqne ! Na kini mbajt Lart Moralin e Ushtareve tane trima !

U afrua dhe Left me ......yyyyyyy ne fund ,prane gjirit te ngrohte te shefit dhe .Shtrak. Fotografi Historike . Ne , prezent si sehirxhij pame se Left me ....yyyyyyy ne fund  kerceu   " hop -  hop "...

" nga gezimi"... tha Bradi  . "Po hajt ta pyesim njehere" ...dhe Left  me ...yyyyyyy ne fund pak e ckuqur na tha : "Pse nuk e dini Ju ? Une ashtu kercej gjithmone kur dal ne foto me shefin . Me fut GISHTIN ...smiley  Bradi mund te thote edhe " nuk me kujtohet " smiley

e shikoj qe sju kane ngelur me argumenta shoku idriz ferra perderisa pergjigjeni me humor butakesh. 

ju ka rene morali komunist shume poshte.

ju keshilloj dhe juve te shkoni bashke me kaRnanin "dore per dore", ne pelegrinazhin ideologjik. ti duhet ta kesh me te thjeshte se hugo chavezin e fidelin e ke me afer se kaRnanismiley

pra mos humb kohe, o burra drejt vlerave te "verteta" sa kohe jane akoma verdall!smiley

Merre me te qeshur Lefkofeeeeeeeee . Mos e kruaj shume  Ka lidhje dhe jane   MIQTE me te ngushte te ATIJ.. ( shefit ) .  Le qe ti je mesuar me te futur Gishtin smiley Po Bradi perse nuk tha ndonje llaf .Te pakten ta mohonte .

e shikoj qe sju... c'eshte kjo sju moj Lefkofe. Sikur je edhe me Lice...yyyyyyy ne fund. Edhe ne te llafosur rralle perdoret ose nga fshatar  te nxehur ..psh "s'ju vjen pas vëre "Ndersa keshtu me te shkruar ,hera e pare qe e lexoj nga nje Liceiste  me.... yyyyyyy ne fund smiley

Kur te vije koha do te tregoj edhe nje ndodhi te shefit tend me kastristet smiley , po vetem ne se me premton qe nuk do ja tregosh ( rrefesh ) njeriu. Ose shkruaje "vdes e s'ftenj " qe te te ze bese.

 

E lexova me kenaqesi.

Paska pare enderr me lufte Kanani.

Mire e thua o Kanan, por kujt i thua, thuaj..

'''Koincidenca bën që kundërshtarë të luftës si koncept mund të jenë gjithë e gjithë 40 vetë.'''

E dashur Monda, te kam shpirt e te kam xhan, pse boton tipa qe thone se shqetesimi i tyre ndahet nga gjithe-gjithe 40 vete ?

A e din ti se nje shqetesim si koha e duhur e mbjelljes se preshit ndahet nga te pakten 10 000 here me shume njerez e megjithate nuk shohim te behet publik nje shqetesim kaq i perhapur dhe i ndjere.

Ka nje asimetri te llahtarshme ne kete mes, duket sikur nje takem njerezish ka zaptuar hapesiren e debatit publik dhe ngre e trajton problematika fare te parendesishme pa pjerdhur fare per ato qe shqetesojne masat e gjera.

Problemet e nje kopshti pa dreke ne Leskovik apo Bajram Curr, shqetesojne me siguri me shume sesa 40 veta.

Po ne fund te fundit edhe ti s'ke shume faj jo, fajin e ka ai Thanua qe i le hapesire tek Shekulli.

I bote 100 milion firma ju mo?smiley

Po paturpesisht po them serish qe meqe ishin 40 qe njihte Kananaj, ja u bene 41.  Kjo sa per kete debat specifik.  Sa per debat publik ne pergjithesi, sqaroji kur te kesh kohe, a ku te jete nje teme tjeter per asimetrine e llahtarshme te problematikave te parendesishme qe ka ngritur autori

E dashur Monda, nuk e dija qe ishe kaq e paturpesishme.

p.s Sa per bemat e Kananit, une njoh vetem ato te Kanan Tafilit.

Nice...e paska kap shpirtin dhe idealin e luftes.

Kanani thote 40 se keshtu e ka thene Sherezadja, pa per ate pune, jane me shume se 40. Keshtu qe mos u zini jo 40 po 41. Po pse 41? Po sa?! 42! Po pse...

smiley

po ti, cben:  fotografon aksionet e Kananit?smiley

  Rrini ore se e ka mire fare.Qenkemi te detyruar, per konformizem, te degjojme dengelat e Salihut se paskemi derguar atje kontigjent  djemsh, .....qe te ndikojne ne shkollimin e djemve afganas...

Kur eshte nje lufte kryekeput si  te gjitha luftrat pushtuese.Nje lufte e palnizuar si mosmekeq.

I çkikuam tanet  ketu po na mbeten vetem te atyre,.... ne filifistun

Ah sikur.... Sikur Brukseli te ishte ne Baku te Kaukazit,...Ah sikur kriteret e civilizimit te sinin tendera dhe kontrata....Sikur kjo opozita te jepte doreheqjen dhe shkeputej perfundimisht nga skena politike...Ah sikur halla te kishte ashtu dhe ta therrisnim daje...Ah sikur

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).