Lule-Bora

 

Nga qielli bien copa të lehta

Lumturie.

Shndruar porsi Lule-Bore

por jo të ftohtë,

janë nga plepat e lartë.

Njëra prej tyre

qëndron në supin tim

e dicka kërkon të më thotë;

-Fol, thuaj dicka, unë e di se ju takoheni me njerzit vec në parajsë

-Ne, thotë Lule-Bora, i mbajmë në fotografi të gjitha Oqeanet

sepse, përtej xhamit ato janë ujvara shumë-ngjyrëshe

-Më fal një puthje, që dhe unë të jem fëmijë i lumtur prej Lule-Boreje - i them

-Unë jam e vjetër, plakë, thotë Lule-Bora. Pas disa shekujsh,

kur të kthehen shoqet e mia,të premtoj se do të lajmë me puthje.

Mua më kanë mbetur vecse disa përkëdhelje, i don?

-Përkëdheljet të vënë në gjumë ! Ato më kanë kërrusur të tërin, se shikon?!

Nga qielli bien copa të lehta Lumturie.

Lule-Bora fluturoi në supin tjetër.

Dukej tmerrsisht e lodhur

ngrysi vetullat e Bardha

u shtriq

dhe Qau.

 

* * *

Lamtumirë ...

 

Lamtumirë

o shprehje kaq e shenjt

o timbër vrasës

por me një personalitet ushtarak;

 

Tani po heq këpucët

e muaxhirit

dhe po pastroj jakat e bardha

të marinarit

 

Po vendos me imtësi

librat e ndaluar mbi rafte të grirë

që babai

ta gjej gati përqafimin

 

Pastaj

do të shtrihem në minderin e vjetër

[me molat gërryese]

për një gjumë të thellë

të pafundm.

 

* * *

Vetmia

 

Vetmia

është një pëllumb i lagur

pentagramesh

që shkruan muzikë puplash

mbi oqean

 

Aty ushtari fillon të qajë

pa e lexuar letrën

që i mbërriti në muzg

nga dashuria e parë

 

Vetëtimthi

një tufë galash fluturuan

shumë pranë

dhe mëngjesi zbardhi i marrë

pothuaj

i vrarë

8 Komente

mishmash i bukur smiley

Dy poezite e fundit me pelqyen shume.

Bashkohem me parafolsin.

Vetmia ishte cute-

Shume te bukura vertete e preferoj "Vetmia"-ne... Komplimenti!

 

"Nga qielli bien copa të lehta

Lumturie.

Shndruar porsi Lule-Bore"

 

shume bukur deri ketu. ideja me pelqen shume.plepat, i ftohti, puthjet dhe shoqet e lule-bores kerkojne nje perpunim te fuqishem dhe poezia del....smiley

edhe "Vetmia" shume e bukur, pervec strofes se pare, pellumbi dhe muzika keshtu sic e ke shprehur ti, sikur nuk ta krijojne ndjesine e vetmise, per mendimin tim. strofa e 2te dhe e trete jane smiley

 

"Vetmia

është një pëllumb i lagur

pentagramesh

që shkruan muzikë puplash

mbi oqean"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).