Rozafat

 

E gjithe brenga e saj ish fëmija

A do kish kusha ta mëkojë

Ta mjekojë kur vritet

E kur fle ta ledhatojë?

 

E gjithë brenga e saj ish fryt i barkut të saj

Ndërsa sakrifikohej që kulla të mbante...

 

Argjiro

 

Fëmija i saj buzëqeshte ëmbël

Ndërsa në krahët e të ëmës fluturonte

(ah sikur ta dinte se fluturonte drejt vdekjes!)

asaj i shkulej zemra

 

Ajo hidhej nga bedenat për të mos qenë

mbretëreshë e popullit të saj të robëruar

 

Shote Galica

 

I thanë burrneshë

Por ajo me fisnikëri

E përulësi

Ngeli nënë,

Nënë jetimësh

Duke u përpjekur

Pa ndihmë

Pa burrë

Të rrisë fëmijën që s'e lindi kurrë

 

Edit Durham

 

Erdhi prej botës moderne e gjeti

Se themelet dhe bedenat e kësaj toke

Ishin legjendë

Legjendë nëne

Kuptoi

Se gruaja në këtë tokë ish e shenjtë.

 

E pagëzuan mbretëreshë.

E bënë legjendë.

 

A thua e kuptoi ajo mallkimin e

Mbretëreshave të legjendave

të kësa toke?!

4 Komente

Faleminderit qe i kujton keto gra-mbretëresha të cilat ja përkushtuan jeten vendit te tyre. Sakrifica teper e larte qe te ngjall respekt. 

Cute Shkinaks.Mund ta vazhdosh serine e mbretereshave, ke plot te tillasmiley

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).