Po përse nuk po kthehen, edhe pas njëzet vjetësh ndryshime në Shqipëri, edhe pse kriza botërore ka kapluar gjithandej e po rrënon ekonominë dhe standardet, sidomos të vendeve fqinje ku janë përqendruar më së shumti emigrantët shqiptarë?

Po lajmërohet si dukuri kthimi i emigrantëve shqiptarë përfundimisht në shtëpi. Edhe zëra institucionalë ‘për shtim të të kthyerve në atdhe’, por pa shifra të sakta, si gjithmonë. Por një tendencë e tillë në rritje përkapet nga gjithsecili prej nesh, duke dëgjuar biseda sa andej-këtej, që tregojnë raste që shtohen e shtohen. E sidomos me të zhgënjyer prej Greqisë dhe Italisë, vendet më në krizë të Eurozonës dhe me përqendrimin më të madh të emigrantëve shqiptarë. Do të ishte gazeta greke “Ekathimerini” që në shtator të 2011-ës raportoi një shifër: ‘Rreth 10% e emigrantëve shqiptarë të Greqisë janë kthyer në atdheun e tyre gjatë 5 vjetëve të fundit”. Por ka të kthyer edhe nga ShBA, Kanada e ngado nëpër botë ku ka shqiptarë. Kthime vështirë për t’u matur saktësisht, por që e mbartin një domethënie. Dëgjohen emigrantë shqiptarë që kthehen, që duan të kthehen, por pavarësisht kësaj më shumë duket se janë ata që as kthehen, e as duan të kthehen. Pjesa më e madhe nuk po kthehet. Edhe në një anketim që gazeta ‘Shekulli’ bëri me 100 të intervistuar, emigrantë shqiptarë që jetojnë nëpër botë, nëpërmjet profileve të tyre në facebook, del përafërsisht ajo matje më sipër që ka bërë gazeta greke. Vetëm 1/10 e tyre mendon seriozisht rikthimin.

Po përse nuk po kthehen, edhe pas njëzet vjetësh ndryshime në Shqipëri, edhe pse kriza botërore ka kapluar gjithandej e po rrënon ekonominë dhe standardet, sidomos të vendeve fqinje ku janë përqendruar më së shumti emigrantët shqiptarë?

Pse nuk kthehen së paku në Tiranë, meqë kryeqyteti është shndërruar në modelin më të mirë të zhvillimit të sotshëm shqiptar? Qendra ku mund të  përqendronin shtëpinë, familjen, punën, shkollimin apo biznesin vetjak, argëtimin mjaft emigrantë shqiptarë, që së paku standardin më të mirë të vendit të tyre mund ta gjenin në Tiranë?

Më poshtë janë shkëputur opinionet e dhjetë emigrantëve shqiptarë të moshave, profesioneve, gjinive dhe vendbanimeve të ndryshme nëpër botë. Nëntë prej tyre nuk pranojnë t’i lënë vendet ku kanë emigruar për shkak të standardeve më të larta që kanë atje, edhe pse në krizë, e që nuk mund t’i gjejnë ende në atdheun për të cilin thuhet se ‘balta është më e ëmbël se mjalta’. Vetëm njëri prej tyre, gazetari Fatos Mahmutaj, azilanti në Bruksel i pas ‘21 janarit’, mezi pret të rikthehet në Shqipëri, nëse do të rrëzohet qeveria aktuale.

 

Natasha Bedaj, Athinë, Greqi

Mosha: 45 vjeç

Profesioni: shitëse lulesh

Vendlindja: Vlorë

Vendbanimi: Athinë, Greqi

Kam shumë vite dhe këtu e kam ngritur jetën, shoqërinë dhe punën. Kam shumë nostalgji dhe mall për vendin, por s’e në mund të isha më mirë apo më keq aty. Por me këto përpjekje që kam bërë, besoj se po. Dhe diçka tjetër: për kaq përpjekje që kam bërë këtu, po të isha në një vend evropian tjetër mund të isha dhe më mirë akoma. Kjo varet dha nga mbështetja e shtetit tonë për emigrantët kudo në botë. Standardi është më i lartë, këtu, kuptohet. Por ajri, trafiku, edukata, janë shumë elementë, detaje dhe varet sa të rëndësishme janë për ty.

T’i merrja ca gjëra me vete që këtej në Shqipëri do ishte akoma më mirë.

 

Marsela Bozhani – Ravenna, Itali

Mosha: 36 vjeç

Profesioni: punëtore

Vendlindja: Vlorë, Shqipëri

Venbanimi: Ravenna, Itali

Në Shqipëri nuk ma ha mendja të kthehem tani për tani. Jemi mësuar me këtë jetë këtej. Fëmijët janë ende duke bërë shkollën. Atje nuk di nga t’ia filloj po vajta.

Standard ii jetesës ka rënë shumë dhe këtu. Është rritur vlera e benzinës, punë nuk ka si më parë. Na qan zemra për Shqipërinë, por atje s’ke liri, s’ke mundësi për një punë stabël. Ligji atje nuk zbatohet njësoj për të gjithë dhe ka shumë dallime mes njerëzve. Edhe Italia ka probleme, port ë paktën për dokumenta, për shkollat e fëmijëve, për rregullat e punës nuk janë keq.

 

Masar Dogani – Aargau, Zvicër

Mosha: 47 vjeç

Profesioni: drejtor arti

Vendlindja: Kosovë

Vendbanimi: Baselaugst, Aargau, Zvicër

Për momentin gjendem në emigrim, Zvicër. Nuk e shoh të arsyeshme të kthehem deri në rregullimin e situatës që po mbretëron në Kosovë. Shqipëria mendoj se është në tërësi pak më mirë se Kosova, por dhe Shqipërisë i duhen disa ndryshime. Do ende edhe pak kohë të arrijë disa standarde.

 

Vasil Bardhi – Athinë, Greqi

Mosha: 35 vjeç

Profesioni: punëtor ndërtimi

Vendlindja: Librazhd

Vendbanimi: Athinë, Greqi

Duam të kthehemi. Nuk ia vlen të rrish më këtu, me këtë krizë që ka zënë Greqinë, po ku të shkosh se? Dhe në atdhe druaj a do të gjej punë dhe nuk ndiej siguri për të ardhmen e fëmijëve. Më shumë anoj nga kthimi, por prapë në dilemë jam.

 

Leonard Toma – Toskana, Itali

Mosha: 48 vjeç

Profesioni: artist

Vendlindja: Tiranë

Vendbanimi: Rosignano Solvay, Toscana, Italy

Mentaliteti ka ndryshim të madh. Për atë që ka kaluar mbi dhjetë vjet në një vend tjetër të kthehet në Shqipëri përbën traumë. Nga ç’dëgjoj nga miqtë e mi atje…Domethënë emigrant nëpër botë, emigrant në Shqipëri! E mban mend atë këngën “s’di si me ia bërë”?

Në Tiranë, kam dëgjuar se po ta shoqërojë një komshi (mashkull) deri në Rinas komshien (femër) të nesërmen edhe meshkujt, edhe femrat do t’i vënë diçiturën: “Aha, e hëngri ajo!”. Domethënë presion, presion dhe thashetheme. Në Tiranë shkoj shpesh dhe këto janë lajme reale. E varet pastaj se sa i fortë është njeriu, kur presioni shtyp enët e mendimeve e veprimeve të tij.

 

Dhurata Lilaj-Koellner – Bremen, Gjermani

Mosha: 35 vjeç

Profesioni: Punonjëse sociale

Vendlindja: Poliçan

Vendbanimi: Bremen, Gjermani

Ia vlen më mirë të rrish në Gjermani për mendimin tim, sepse cilësia e jetës është shumë më e lartë se sa në Shqipëri. Siguria është shumë më e lartë, sepse minimumi i ekzistencës është i garantuar nga shteti. Mentaliteti dhe mënyra e sjelljes me njëri-tjetrin është më e përparuar se sa në Shqipëri dhe kjo nuk është gjë e vogël, pasi të krijon shëndet mendor dhe mirëqenie në çdo fushë të jetës.

 

Vilma Koçllari – Detroit, ShBA

Mosha: 24 vjeç

Profesioni: Studente

Vendlindja: Maliq, Korçë

Vendbanimi: Detroit, SHBA

Po t’ia vlente do isha kthyer. Por edhe ndoshta dëshira nuk ka qenë e koordinuar me mundësitë e momentit dhe si pasojë përfundimi mbetet i njëjtë. Për sa i përket arsyes, pjesa tjetër e përgjigjes qëndron në realitetin e themelit që unë po ndëtoj me studimet dhe paralelisht me punën time këtu dhe për mua është më e qëndrueshme për momentin. Plus dhe standardi i jetës as që krahasohet me Shqipërinë. Nuk di ku ta filloj; njerëzit, kultura, ligjet e rregullsisë qytetare, komunikimi profesional, vlera e privatësisë vetjake dhe pa dyshim edhe pastërtia e qytetit.

 

Adolon Troqe – East Haven, ShBA

Mosha: 35 vjeç

 

Profesioni: shitës

Vendlindja: Orikum, Vlorë

Vendbanimi: East Haven, Connecticut, ShBA

Të them të drejtën si këtu në ShBA nuk gjen më mirë. Dhe nuk të bezdis asnjë. Të gjithë shikojnë punën e tyre. Nuk ka racizëm si në Evropë. Nëse do të punosh ka punë sa të duash. Ka liri të plotë. Vetëm me shtetin mos u ngatërro dhe je mirë. Do të hapësh biznes? Nuk të pengon njeri. Do të bësh tre punë? I bën. Do të vesh në shkollë? Vete. Nëna ime mori diplomën në moshën 55-vjeçare dhe ne po marrim shkollim në moshën 35 vjeç. Në Shqipëri më bezdis mentaliteti i prapambetur i bashkatdhetarëve të mi. Për shembull, nuk ka inisiativë për të ndryshuar gjërat, nuk

shikojnë të zgjedhin kush ia vlen, por ecin me gjakun ose mbiemrin akoma. Ka shumë injorancë.

 

Ilda Hoxhallari – Melburn, Australi

Mosha: 24 vjeç

Profesioni: studente

Vendlindja: Korçë

Vendbanimi: Melburn, Australi

Për mua Australia është vendi më i mirë në botë. Më ka ofruar në pesë vjet që kam këtu mundësi që nuk do t’i kisha kurrë në Shqipëri. Shkoja dhe në shkollë, gjimnaz, dhe punoja dhe tani kam makinën time, vazhdoj studimet e larta për farmaciste dhe e di që këtu të ardhmen e kam të sigurt që shkon drejt progresit dhe jo e kundërta. Është shtet social, ekzistencën e ke të siguruar, shëndetin e ke në duar të sigurta, të gjithë shtetasit janë njësoj përpara ligjit, si unë e si kryeministri i Australisë. Më merr malli shumë shumë për Shqipërinë, por vendi që më ofron të ardhme është Australia.

 

 Fatos Mahmutaj – Bruksel, Belgjikë

 Mosha: 33 vjeç

Profesioni: gazetar

Vendlindja: Mallakastër

Vendbanimi: Bruksel, Belgjikë

  Jam i detyruar të rri larg vendit tim, që pas ngjarjeve të 21 janarit, kur më kërcënuan për jetën time. Më merr shumë malli. Atdheu me mungon më shumë se gjithçka. Sidomos kur ndodhesh larg e ndien mungesën e njerëzve të dashur, familjes dhe gjithçkaje me të cilën je rritur dhe ke jetuar bashkë me të. Por fatkeqësisht, për mua atdheu është pushtuar nga klane mafioze, që për më tepër po drejtojnë vendin. Në fakt, të paktën në Belgjikë, nuk jam vetëm unë që kam përfunduar azilant, pasi janë shumë të tjerë si unë, që mezi presin të ikë Berisha nga pushteti dhe të rikthehemi në vendin tonë.

 

13 milionë shqiptarë në planet

Sipas Wikipedias, shqiptarët numërohen rreth 13 milionë në të gjithë botën. Ja edhe lista e publikuar në këtë faqe, aty ku shqiptarët janë më të shumtë në numër. Por janë njerëz me etni apo pasaportë shqiptare:

 Turqi                             5,000,000

Kosovë                          2,000,000

Maqedoni                      509,083

Greqi                             500,036

Shtetet e Bashkuara     300,000

Itali                                238,000

Britania e Madhe                   200,000

Holandë                        105,706

Gjermani                       100,000

Zvicër                            40,000

Suedi                             35,000

Mal i Zi                         31,163

Australi                         20,000

Austri                            20,000

Francë                           20,000

Kanada                         16,135

Kroaci                           15,082

Bosnje/Hercegovinë      15,000

Rumani                         10,000

Danimarkë                    8,000

Norvegji                        7,000

Slloveni                         6,200

Finlandë                        5,000

Belgjikë                         5,000

Egjipt                            5,000

Luksemburg                 4,802

Ukrainë                         3,300

Afrikë e Jugut               2,000

Rusi                               1,200

  

 

137 Komente

Se numri i kembes 45 moj Magdalena ! smiley

Thuhet : me mire i pari i katunit se i funi i qytetit. smiley

Keq eshte ku i funi i katunit kujton se eshte i pari i qytetit.

O Pjer ! O kuksian Belgjike ! smiley

Në Tiranë, kam dëgjuar se po ta shoqërojë një komshi (mashkull) deri në Rinas komshien (femër) të nesërmen edhe meshkujt, edhe femrat do t’i vënë diçiturën: “Aha, e hëngri ajo!”. 

Bah! smiley ne Tirane?

Ama,prandaj doni te rrini jashte ju mo?smiley

jane te turpshem dreqet smiley nuk dun njolle ne bio

po mo,po,por nuk e prisja ta thoshte nje artistsmiley

sa te rrosh do mesosh smiley

lere me, po te vi andej, sa do mesoj unesmiley

Nje dite pse jo..smiley. Une amanetin e kam lene po vdiqa ne kete vend dua te prehem ne vendlindje. Vetem kam hall cmimin e biletes se mos rritet shume..smiley

As mos vdis hic.

smiley Nuk ka lezet te mos vdesesh hic, se do thone pastaj ajo plaka e mocme shqiptare qe jeton ne Amerike dhe nuk vjen te vdesi ne Atdhe..smiley

S'ka gje ,se vdesim ne per ju.Kursejini paratesmiley

ose, ajo qe ka 200 vjet goce e re...

Kthehen emigrantet e ri. Pa te vjetrit, dhe ne se duan,nuk i lene femijet.Pastaj nuk eshte e njejta gje nisja e nje jete te re ne Shqiperi me nje ne perendim!Ketu eshte xhungel akoma.

 

Po me numrat e shqiptareve ne bote ja ka futur kot wikipedia apo gazetari/a

po he mo, 5 000 shqiptare ne belgjike... imagjinoje. vetem pjerin kane numeruar atje, dhe belulin ne france. shifrat i marrin nga worldfactbook i cias, qe le kokrren e namit ku nxjerr 5% shqiptare ne mal te zi dhe 5.3% shqipfoles. imagjinoje vete tani.

une kam takuar me qindra malazeze qe nuk flasin shqip fare dhe qe ne muhabet e siper te thone vete qe prinderit ose gjysherit nuk u kane ditur fare "jugosllovenski"...

gjithsesi, po te shohesh ketu: http://en.wikipedia.org/wiki/Albanians kjo ja fut edhe me kot. (ne krah te djathte te faqes)

5000 shqiptare ne belgjike i njoh vetem une smiley 

Po 5 milion ne Turqi? Bashke me serbet dhe boshnjaket jan numeruar? ehh pike e zeze.

jane me shume se 5 miljone ne fakt (mbi 7). megjithate, sipas viqipedhjase qe te cova, jane 500 000. 500 000 i deboi vetem titoja. 300 000 i deboi greku e i shkembeu per turq me greqer te anadollit

posi ore jane mbi 7 leshte. Po serb sa jan pastaj? Se zyrtarisht Turqia pranon te pakten dy here me shume sllav sesa shqiptar ne turqi. Po boshnjak?

Se i bie qe nqs jan 7 milione shqiptar te kete dhe dhe nja 10 milione boshnjak, po edhe nja 25 milione kurd, po nja 5 milione zaza, po nja 10 milione te tjere, dhe vetem turq nuk paska. Mos ja fusni kot o njerez aman. 1 milione shqiptar jan ne Turqi. Nja tre milione sllav, nja 1.5 milione boshnjak, 1.5 a me shume jane cirkasian, 1 milione jane gjeorgjane, 1 milion jan arabe 10 milion jan kurd etj etj. Pra ngelet te jene rreth 50-55 milione turq. Mua me duken shume te besueshme keto te dhena.

ku e gjen ti ate qe po thua? shpejt e shpejt ketu ndonje link.

Une ne wikipedia. Kam pare shume edhe ne vende te tjera, dhe kam folur edhe me turq shume. Nuk mendoj se ka me shume se 1 milon shqiptar ne Turqi, madje edhe ata te cunguar... qe nuk e kan konceptin e shqiptarise sic e ke ti e une. Na gjej ti ndonje link se ti ja fute me top 7 milione. Mund te thuash qe ti mendon se 7 milione njerez ne Turqi kan ndonje pike gjak shqiptari ne origjinen e tyre, por kjo nuk i ben ata shqiptare.... edh me turq qe kam biseduar me kan thene qe shqiptaret jan asimiluar aq shume me turq sa shume pak mund te kete shqiptar ne Turqi..

Kete llogjike e pranoj. Per ashtu lloj shqipesh e kisha fjalen. Jo per nga ata me identitet si une e ti.
Po nje turk psh, ciceron I xhamise blu, me ka thene qe stambolli vetem duhet te kete 5 miljone arnaute. Bursa, me tha I ka shqiptaret me te paster dhe jane diku te 3 miljon. Ne cdo qoshe ne stamboll kishe nga nje shqiptar ose nga ata qe s'dinin asnje fjale shqip por qe gjysherit kishin shkuar nga shqiperia.

sa pa vajt kalamajt ne shkoll ka nje perqindje probabilitet per tu kthyer, perndryshe 99% i ka vdek nona atij muhabeti!

un per vete po loboj fort qe te fitoj sarkozy ne france e tme ekspulsoj, tpakten do ti kujt tja hedh fajin ca do qe te ndodhi smiley

Po përse nuk po kthehen, edhe pas njëzet vjetësh ndryshime në Shqipëri

Burimi: Gazeta Shekulli

Do te te heqe Koqo nga puna moj e zeze, se po thua qe gjerat jane permiresuar* dhe po e thua para se te behet Rama kryeminister.

*Sa seksdyqane jane hapur ne Tirane deri tani?

*Sa seksdyqane jane hapur ne Tirane deri tani?

patjeter qe jane hapur mo vlla.., ce ke kete pyetje?  nuk e pe cbehej te ''Mumja'' per  8 Marsin?smiley  

po kete cucen qe i beri nje ''dhurate te vogel vetes''.smiley per 8 Marsin, e pe?

p.s   nuk duam te kthehemi, jo?      ''se ne kemi ardhe ketu, e ketu do te rrime  gjithmone... viva Duçe''smiley

Kjo kot qenka torturuar me operacione, mjafton te mesonte te gelltise, dhe gjuhen do e kishte si me pare dhe i dashuri do ishte me i kenaqur.

Por une e kisha fjalen qe fjala "porcelan" ka dicka qe nuk shkon tamam me seksdyqanet, se eshte e ftohte dhe aspak e bute. Te pakten kete pershtypje s'kane pasur nja dy peshqe kur kane shkuar per te blere kinkalerira per tavolien e zyres.

Por une e kisha fjalen qe fjala "porcelan" ka dicka qe nuk...

hahaha o xhib o minator i ppu

Ja ty p.sh. s'ta mban te thuash pa perplasur qerpiket qe s'ke blere ndonje gje aty. Jo se ka gje te kesh a mos kesh blere gje, po fjale qe s'vjen. smiley

Te ajo lista se ku banojne shqiptaret, cuditerisht jane fshire shqiptaret qe jetojne ne Serbi, perkatesisht ne Presheve, Bujanoc e Medvegje, ku ka mbi 60 000 shqiptare autoktone. A thua vellazeria shqiptaro-serbe e ka mberthyer dhe Shekullin? 

Me mire i varfer ne nje vend te pasur se sa i pasur ne nje vend te varfer.Jeta e emigranteve  te brezit te pare eshte ne pergjithesi modeste por femijet e tyre kane mundesi per perparim.Emigracioni ne fillim te viteve 90 u perceptua si dicka e perkohshme ku te ikurit do te punonin per nje fare kohe derisa shqiperia te krijonte mundesi per pune e investime.mirepo avash avash u bene 20 vjet .Ata qe iken 25-25 vjec tani jane bere 40-45 vjec kane hedhur rrenje ndertuan jeten diku tjeter femijet u shkojne ne shkolla me te mira e me te sigurta .Femijet e shqiptareve te lindur ne emigracion jane shqiptare vetem nga gjaku sepse linden e formohen ne nje kulture krejt tjeter.Nuk i shkul dot aq kollaj e ti cosh ne shqiperi.Pastaj kur iken per nje kohe te gjate njerezia ne vendin tend  te heqin nga defteri pavaresisht se mund te mbash kontakte .nje brez tjeter vjen te zevendeson  e behesh i huaj ne vend tend.

Ke fol dhe per mua.smiley

Mentalitet tipik shqiptar kjo thenia "me mire i pari ne Shqiperi se i fundit ne bote". Personalisht s'kam pasur asnjehere kete idene jo i pari, jo i fundit. As me ka interesuar te jem "I Pari", por si jam ndjere. Atdheu eshte vendlindja, por jeta lidhet me vendin ku ndihesh me mire. Nese eshte ne vendlindje ok, por nese gjendem mire (qofte edhe i fundit) ne Honolulu, aty eshte vendi im.

Si te duket Honoluluja ty mosmiley Hawaii smiley

Guri i rende ne vet te vet ka thene i pari e kete se luan as topi.Edhe ata emigrante qe kane bere hair te madh pavaresisht se ne biseda me shqipot e tjere nuk duan ta pranojne po ti germosh thelle thelle do vesh re se vendi i huaj nuk te behet dot si vendi yt sado mire te pershtatesh.Dhe kjo jo vetem me ne si shqiptare po edhe ata emigrante qe vijne nga me te zhvilluara se ne si psh gjermania e ve re se edhe ata kane nje mungese comforti kur jane ne vend te huaj.Fakti qe si vendi yt s'ka nuk do te thote qe te ngresh plackat e te vesh atje sidomos kur ke persona te tjere ne ngarkim e ardhmja e te cileve varet nga vendimet qe ti merr.Per mua pike kthese ne mendjen e shume emigranteve ka qene viti 1997.deri ne ate kohe shume emigrante te cilet enderronin te ktheheshin nje dite ne shqiperi e nderruan mendjen dhe shikuan ta ndertonin jeten pergjithmone ne nje vend te huaj.

Mbaj mend edhe vete kur e lash Shqiperine, kurre nuk mendoja se do rrija me shume se 6 muaj ne emigrim, nuk konceptoja dot jeten jashte ambjentit tim, rrethit familjar dhe shoqeror, por ja qe historia e emigrimit eshte histori gracke. Ajo qe me dhemb me shume nga te gjitha eshte ajo qe ke thene me siper per te qenit i huaj ne vendin tend.

Jane shume shume faktore.

Para gati dy vitesh eshte zhvilluar nje konference per emigracionin Shqiptar. Te ftuar te ndryshem, istitucione shqiptare, gazetare - analista, OJQ dhe Caritas. Me fjale kshu bla bla te thanin piten te gjithe. Fjale, diskutime, coffee break e perseri fjalime. Te vetmit qe kishin bere nje studim (me shifra, me numra, me kontribut ne ekonomi, lloj profesioni, arsyet e emigrimit etj etj) ishin ato te Caritas. Studim i gjere mbi emigracionin ne Itali, ku pjese te madhe zinin shqiptaret si komuniteti i dyte atje. Te tjeret jo emigracioni kshu, jo ashtu. Po e gjeta neper internet do ta nis.

Hape teme ketu, do jete interesante per te gjith.

Me vjen keq. E pashe, ne website te Caritas eshte edhe Dossier 2011, por ashtu si si Dossier 2010 eshte me pagese.

Dy gjera interesante me kujtohen. Keto te Caritas, qe kishin bere studimin (e perseris me shifra, tabela, trend dhe jo me llafollogji te tipit Emigracioni eshte i mire, emigrantet e vuajtur etj) theksonin dy gjera.

E para lufta kunder emigracionit klandestin qe trumbetojne partite ekstremiste eshte thjesht propagande. Pjesa me e madhe, 60% me duket, e emigranteve klandestin kane hyre me viza te rregullta (studenta, punetore sezonal, vize tranzit).

E dyta, per Europen, flukset e te ardhshme nga Europa Lindore do te ulen. Flukset me te medha do te jene nga Afrika. Emigrantet nga Europa Lindore integrohen me lehte. Perfundimi? Ato te Caritas per parim (pietas cristiana) nuk e thonin kurre, sepse per ato gjithe emigrantet jane te barabarte, por nenkuptohej qe duhet favorizuar, lehtesuar emigracioni nga Europa Lindore. Ky muhabet perpara se te liberalizoheshin vizat per ne shqiptare.

I pare si i shikuar apo i pari si i nr. 1?Pse ne shqiperi te gjith  jane te pare?

5000 shqiptare ne belgique ?!

loool

Cilido rast eshte rast me vete.por me ben shume pershtypje nje gje.Per shumicen qe jane larguar prej shume vitesh nga Shqiperia sidomos do me pelqente te degjoja,nuk vij ne Shqiperi jo vetem per standarte jetese,por vendi ku jetoj me eshte bere i afert ,e dua,shpesh eshte vendlindja e femijeve tane.Prej shume vitesh kam krijuar me kete vend lidhje te qendrueshme afektive.Eshte vendi qe mu be atdhe kur atdheu im nuk mundi te me jepte ça kisha nevoje,lirine..Ne fund te fundit te provosh keto ndjenja te pasurojne si njeri.S'ka me te shtrenjte se e kam Shkodren por edhe Romen e dua.Te ndodhe ndryshe s'ka se si.

Artikulli ishte interesant djema, prandaj e postova, e ajo qe me beri pershtypje ishte shifrat e shqiptarve neper bote, ku kish disa pasaktesi, si ne Belgjike, ku shqiptare numurohen rreth 15-20 mije, te Shqiperise+Kosoves dhe te Maqedonise. Pa llogaritur shqiptare te Turqise e Greqise qe ndodhen ne Belgjike, nje pjese e te cilve nuk flasin shqip tashme. Ne Itali gjithashtu, numri i shqiptarve eshte me i madh, e po te shtosh edhe kosovaret, i bie ta kalojne gjysem milioni. Po keshtu edhe ne Greqi, vetem nga Shqiperia, ndodhen rreth 600-700 mije, shtoji permbi 1 milion arvanitas e çamer te krishtere, qe po asimilohen, behen rreth 2 milione. 

nga censusi doli qe kish rene nr i popullsise se ketushme, qe nga viti 2001.

Eshte interesante se si Sala i vetmi dallim qe ka nga Verua eshte propagandimi per te ulur popullsine e vendit, qofte duke stimuluar emigrimin, qofte duike keqqeverisur. Imagjinoni sikur sala te rrije ne pushtet dhe per 30 vjet, popullsia e shqiperise do katandiset serish ne 1 milion si ne kohen e zogut, do fillojne te shfaqen epidemi malarjesh, kolerash, do shfaqen kenetat. 

Kur te lexoj kam fillu e mendoj a je a ban sikur je....me duket se je....Dynjaja po plas nga kolesterol ti thu malarja,popullsia mbase shkon ne nje milion sepse nuk ka ma oficere me ba nga gjashte apo shtate femije,ka kontraceptive...Ma serioz nji fije mor burre ,jo keshtu

Zana, asgje nuk eshte cudi me salen. Eshte ne gjendje te ktheje dhe rroten e historise mbrapa

Pastaj, po flasim per shqiperi jo per ne bote. Faktikisht, popullsia brenda kufijve eshte zvogeluar. E thote censusi, nuk e thom un, dhe kjo eshte kthyer ne trend deh nuk eshte ceshtje planifikimi, por emigrimi dhe faktoresh te tjere

Ps. te paska kap mikrobi seriozitetit keto kohet e fundit.

 

Më mirë i fundit nëpër botë apo i parë në Shqipëri?

Pytje 1 miljonshe smiley 

 

p.s, sa lonely je mor rob, vallahe per meshir je 

 

A le Buall Mavria njeri ti dali para, natyrisht qe jo, keshtu qe kushdo qe kthehet, nuk eshte i pare as ne mehallen e vet, e jo me ne Shqiperi. 

Perse nuk kthehen ne Itali ato qindra mijera Emigrante Italiane qe Emigruan ne Amerike perpara 40 vjeteve?

Pyetje 50 cent - eshe.

Perse nuk kthehen ne Gjermani ato mijera Emigrante Gjermane qe Emigruan ne Amerike perpara 40 vjeteve?

Pyetje 30 cent - eshe.

ai qe eshte mire atje ku eshte, ne emigrim apo ne Shqiperi, nuk ka pse te levize. Njeriu leviz nga halli, kudo qe te jete. Ata qe ne shqiperi do te ishin me mire se jashte, do te vinin. Ata qe jane mire, s'kane pse levizin, dhe sikur te arrije Shqiperia te njejtin nivel me ate vend.

Kam pershtypjen qe pjesa me e madhe e atyre qe ankohen per shqiperine pavaresisht se mund te jene jete qeni atje ku jetojne, nuk kthehen se pastaj nuk do kene kujt ti hapen bythesh 1 ne here ne vit kur shkojne per pushime. Pastaj ne si komb e kemi ne gjak ankimin per gjithcka na rrethon, asnjehere te ngopur apo te kenaqur. Mbaj mend dikush nga Kosova ne kohen e Titos kur e pyesje se pse nuk ishin mire ne nje kohe qe kishin makina, shtepi, udhetonin lirshem ne Europe etj thoshte "Te tana po i kena, vetem liri s'po kena".

Dhe YES, me mire i pari i fshatit se i fundit i qytetit. Dhe kur thua " i pari" nuk merret si baze gjendja financiare por statusi social.

Kane ndryshuar kohet daku, nuk jemi me ne 1992. Nuk e di ke ke pare ti.

Ne Shqiperi hapet bythesh ai qe ka pare tani, ne dac jetofte ne amerike ne dac ne shqiperi te jetoje.

Shume e frustruar me duket mua kjo pyetja, megjithate po i pergjigjem sinqerisht.

  • Nese perballe zgjedhjes i pare ne Shqiperi apo i fundit neper bote, do te zgjidhja, i pare ne Shqiperi.
  • Per variantin klase e mesme ne Shqiperi apo klase e mesme neper bote, do zgjidhja klase e mesme neper bote.
  • Per variantin argat ne Shqiperi apo argat neper bote, do te zgjidhja, argat neper bote.
  • Per variantin paralli ne Shqiperi apo paralli ne bote, do zgjidhja, paralli ne bote.
  • Per variantin i pare ne bote apo i fundit ne Shqiperi, prape do zgjidhja i pare neper bote.

 

- Po ti?

- ...

- Po pra, ti...ti...

 

Po per variantin dashuri ke do zgjidhje? smiley

Me mua e ke moj shoqe?

smiley Po pra me ty cilin vend do zgjidhje per variantin dashuri, ate qe vertet do donte zemra jote ku te jetonte atdheun apo boten? Ndoshta nuk e formulova mire pyetjen..smiley

Pse mos te dukem gje si budalla, une ty? Boten mi, boten. Zaten, nje nga aresyet qe perdorja per te bindur gruan qe te iknim ishte gjithmone: po ti ke lindur ne Shqiperi dhe do te vdesesh po ne Shqiperi, sikur me qene peme? 

Po perfundimisht mendja ju mbush vetem kur shkuam ne nje plazh ne Bahamas per pushime, dhe e pranoi qe ishte me i bukur edhe se plazhi me i bukur ne bote: Jali.

Tani po ti shtosh kesaj edhe pyetjen per gocen time maturante, nese do te donte te kishte lindur ne Toronto apo ne Tirane, peshorja anon goxha fare nga bota.

Ah edhe nje gje tjeter. Mos shif brezin tone ti, se ne jemi brez sick in mind. Ne gjithe rinine tone e kishim mendjen vete "te ikim...te ikim" dhe gjysma e muhabeteve ne shoqeri ishin per femra dhe gjysma plane per t'ua arratis. Ndaj dhe "çëfësht" sic thoshte Qazim Mulletja. smiley 

smiley Ahhh moj bote qe na i more te gjitha dashurite me vete.. Une per veten time do zgjidhja Shqiperine, e di qe do dukem si budallaqe por s'ka gje e pranoj me dinjitet qe jam ne dashuri me Shqiperine.

Ska gjo, mi. Edhe budallenjt njerez jane. smiley

Zgjidhje te persosura nuk ka ne jete.Cdo zgjidhje ka nje cmim.nese jeton ne shqiperi do kesh miq shoke e farefis po te ngelet pishman aventura ne vendet e huaja.nese iken ndahesh per se gjalli me mexhlisin andej po shikon gjera e eksperienca te reja.asnje jete nuk eshte me e mire se tjetra.fiton dicka humbet dicka tjeter.

Sakte. A e ke menduar ndonjehere se pse libri "Odisea" eshte libri me i bukur ne bote edhe pas 2000 e sa vjetesh. Ja dhe nje poezi per te gjithe ata qe kane guximin te hapin velat

 

ITAKA
                        K. Kavafis.

Kur mendjen ta ndash per tu kthyer ne Itake
shpreso qe te kesh nje udhetim te gjate 
me zbulime e aventura mbushur plot.
Nga Lestrigonet, Qiklopet,
a Poseidoni i zemeruar - mos u tremb;
te tille kurre s’ke per te hasur ne rrugen tende
per sa kohe qe lart e mban mendimin
per sa kohe qe nje ngazellim i rralle
ta shkriferon trupin e shpirtin.
Lestrigonet, Qiklopin,
Poseidonin e eger - Kurre s’ke per ti takuar
vec nese vete brenda shpirtit tend i mban
vec nese vete shpirti yt ti nxjerr ato perballe.

Dhe shpreso qe udha te te jete e gjate.
E qe te shumta te jene mengjeset e veres kur
plot kenaqesi e gezim
do te hysh nder mole qe i sheh per here te pare.
E te ndalesh ne pazaret Fenikase
per te blere gjera plot shije
perla, korale,qelibar dhe ebanoz
parfume sensuale te cdo lloji -
merr sa me shume parfume qe te mundesh;
E te ndalosh ne sa me shume qytete te Egjiptit qe te mundesh
Qe me shume dituri te mesosh prej te diturve te tyre.

Dhe Itaken gjithnje ta mbash ne mendje.
Te arrish atje eshte qellimi yt i sprasem.
Por mos e nxito udhetimin tend
lere per vite te tera te te zgjase
e keshtu ishullin kur te arrish i plakur te jesh tashma
i pasur nga ato qe rruges ke fituar
e pa pritur qe te pasur, Itaka te te beje.

Itaka te dha udhetimin mahnites
Pa te ti s’do te kishe hedhur kembe jashte
e asgje tjeter me s’i ka mbetur ty per te ta dhene

Dhe nese e gjen te varfer, Itaka ty s’te ka genjyer
I zgjuar sic duhet te jesh bere pas tere atyre ke pare
do e kesh kuptuar tashme. Itakat c’duan te thone.

Kaq e vertete eshte kjo saqe Odiseu pasi u sos ne Itake, u cmall me Penelopin, ngriti velat dhe rinisi udhetimin perseri. Sirenat jane perhere joshese smiley

Kete pjesen e fundit nuk e dija. Burre i poshter paska qene.

E ke fjalen per Homerin me siguri.Po, mashtrues mer,ka glorifikuar historine. E verteta eshte se Penelopa ishte martuar, pronat ja kishin xan te zbriturit nga malet.Askush se njifte me, pervec Argos-it.E c`te bente me ne Itaken e enderruar? Mblodhi leckat dhe iku perseri smiley

Eh sa vete mori me qafe p* e Helenes!

Këto janë shpikje mikroborgjeze. Odiseu i lashtë, do rrinte në Itakë gjithë jetën po të mund të vendoste vetë.

 

E mire ti! Shoqeri skllavopronare akoma, cfare pret? Marksit as leshi i mjekres nuk i kishte dale atehere. Le qe c'them edhe une! Atehere as babait te Marksit nuk i kishte dale leshi. smiley

Po ta marrim një çikë më seriozisht (jo shumë), unë nuk besoj se Odiseja i lashtë, do të kishte natyrën e njëjtë me njeriun modern. Odiseja është një epos, dhe rrëfimet epike, janë të lidhura kryesisht me sakrificën dhe shpërblimin më pas. Shiko psh nocionin "kohë" në epos. Pa një përmbledhje të paktën 10 vjeçare, epos nuk ka. Odiseja pa Itakën, nuk ekzistonte. Ishte "askushi", kështu nuk i tha dhe Qikllopit? 

 

Eh mer lale, sa zgjuarsi ka ajo fjala 'Jam Askushi". Seriozisht qe me merrte fryma kur ma kujton. Po duhet te jesh i rrahur me vaj e uthull si Odisea, te kesh ndertuar kalin-dhurate per te genjyer armiqte pas nje lufte 10 vjecare, te kesh nga nje dashnore ne cdo ishull po dhe nje grua qe te pret ne shtepi etj...etj.

Me nje llaf, duhet te jesh burre me koke te rrumbullaket dhe bole katrore qe t'i thuash tjetrit: Une jam Askushi. Kurse per ato me koke katrore dhe koqka te rrumbullakta, lexo komentin e AK-istit poshte qe thote se shqiptari safi punon me pordhe.

Unë ta kam fjalën që pa Itakën, ai vërtet ishte "askush". Diku kam lexuar nga dikush që siç thotë Spiritusi, Odiseja duhet të ikte përsëri nga Itaka. Heroit të aventurave, nuk i shkonte të ngryste jetën në një ishull të vogël. Duhej marrë pena përsëri dhe duhej ndërtuar me aventura të reja. Mirëpo sapo e dëgjova përsëri si tezë nga Spiritus, më lindën dyshime mbi këtë teori. Dhe arsyeja kryesore pse, është tek natyra epike e mitit. Nuk do kishte kuptim që Odiseja të vërtitej sa andej këtej nëpër botën e atëhershme, pa pasur një Penelopë që e pret 10 vjet. Pa Itakë, nuk do kishte Odise. Pa të, ai është vërtet askushi. Normalisht, kjo teori, nuk i përshtatet njeriut modern, i cili kërkon ta presë dhe qepë Odisenë, sipas kutit të vet. 

 

Oranje, Odisea eshte ai qe shpiku kalin dhe u dha fitoren Akejve, jo burri i Penellopit, shiteses se bukes.

O njerez, a e dini qe ka gojedhena qe Homeri ishte Ilir dhe Odisea po ashtu...???

oranje, me te nigjume e kom, a eshte e vertete qe Odiiseun dhe Homerin sikur nuk i permendin me shume qef greket????'

Kavafi më lart, me shumë qejf e përmend. smiley Edhe emrin kalamajve ua vënë Odise. 

Dhe meqë flasim për Kavafin: Qëllimi yt i sprapsëm, është Itaka thotë, PF!

 

Jo vetem ilir, por po te kishte jetuar ne ditet tona do te ishte padyshim Aleancist.

smiley

po mire o alidemso po pse e thu gjithe gezim ket "fakt"? Po ja e zeme se ishin Ilir e ca pastaj? Se mos me thuash qe kjo automatikisht i ben shqipetar? lol  

 

ej, po sikur me vje mire me ua dhi atyre qelbove greke....se na çane trapin me historine e tyre se .......atje ka le demokracia mer jahoo.....

I bashkohem mendimit të Oranjes Odisea ësht miti i atdhedashurisë e besnikêrisë ndaj njerzve të tij që dhe pse :

 te kesh nga nje dashnore ne cdo ishull po dhe nje grua qe te pret ne shtepi 

ai parapëlqeu gruan në shtëpi me bindje në besnikërinë e saj por dhe me dashurinë e Itakës pa tê cilën ai e vlersonte vehten "Askushi" megjithse ai e përdori kte emër për të ngatruar qikllobin 

Edhe pse shpiku Kalin kali s'ka emrin e tij por quhet Kali i Trojës dhe Itaka quhet e Odisesë e anasjelltas Odisea i Itakës .

ai parapëlqeu gruan në shtëpi

e verteta per te nuk eshte thene kurre e plote. por dita do vije. ai kthim ne jerm s'eshte gje tjeter vecse kthimi i kriminelit ne vendin e krimit. Krahasuar me Trojen, shtepia eshte me kriminale.

smiley

Oranje, kjo nuk eshte teza ime.Me duket si dikush nga keta modernistet e ka kthyer me koke poshte mitin dhe ka shkruar pikerisht te kunderten. Une them se kjo teori i pershtatet per bukuri njeriut modern te luftrave moderne. Lexoje pak keshtu: ky mendjemprehti qe shpiku kalin dhe u dha akejve fitoren, pas peripecish kthehet ne Itake. Askush nuk e njeh (pervec qenit ). Askush nuk  e pret.Eshte harruar madje se perse filloi ajo lufte dhe heronjte e saj duken viktima te fatit.Eshte nje lloj si Prometheu qe njerzit e kishin harruar fare, edhe pse shqiponja shkon serish dhe i cukit mushkrite. Koha nuk ka kujtese. Keshtu qe u shpik arti si kujtese e kohes smiley

Po e di që nuk është tëndja. Këtu ke kapur një pikë interesante, sepse mesa di, sot nuk ka më "letërsi epike". Ndërsa për të lashtët, Odiseja ishte një shenjues i mentalitetit të atëhershëm, prandaj dhe u bë shumë popullor. Normalisht, i atëhershmi, ishte heroi i një lufte të paharruar që kthehet në shtëpi. Edhe lëvdatat, në shtëpi i merr. Edhe këngën epike, njerëzit e shtëpisë së vet ia ngritën. Kavafi psh, e trajton Odisenë, si një sfidues të realitetit të prapambetur të një vendi që kërkon të modernizohet. Mos u mërzit prej Itakës, i thotë. Nëse është e varfër, s'të ka gënjyer. 

Prometeun e kam patur në mendje këto kohë, për të bërë diçka me të. I përshtatet kësaj kohe. Zjarri, moderniteti... pasojat.... 

Po kur nuk ka art, si i bëhet? 

Varianti me i bukur eshte qe Odisea kthehet ne ishull. Sipas hartes i bie te jete Itaka, por atij nuk i duket ashtu. Pallate te reja ngado. Nje tram (akoma ne planimetri ne fakt) can ishullin mespermes ne 40 stacione. Rruga e Nish Tulles quhet Xhorxh Bush, Rruga e Kavajes ka nderruar ne Elton John, kurse Bulevardi "Deshmoret e Kombit" quhet "Sofika". Nderkohe fshati ka rrethuar qytetin i cili ne vetvete ka rrethuar fshatin qe perfaqesohet nga nje trotuar i ngushte me dopio-peme, nje korije e vogel para Muzeut dhe nje fushe e punuar qe pret te mbillet me panxhar ne sheshin kryesor qe ruhet nga nje roje me kale dhe me shpate me emrin Skenderbe. 

E vetmja qenie e gjalle qe i duket se e ka pare dhe me pare eshte nje qen plak me tre kembe, qe kur ishin te vegjel e therrisnin ne anglisht "tripod"...

Nje liber emri i te cilit s'me kujtohet kur fliste per kryeministrin e greqise papandreu i cili kishte jetuar per nje kohe te gjate ne amerike shprehej:"...Atij iu desh nje kohe e gjate  ta kthente veten ne amerikan dhe kjo pati nje barre te rende psikologjike, tani qe u kthye ne greqi i duhej po aq shume pune ta kthente veten perseri ne grek..."

Balkan Ghosts? (Robert Kaplan)

simbas studimeve të mia sociologjike mbi specimenë shqiptarë, ai që s'ka pasur ndonjë shanc  të bëhet dikush në shqipëri s'është bërë askush dhe në botë. dmth ata që janë bërë dikush në botë, dhe në shqipëri do ishin bërë dikushi. tani më duhet vetëm të publikoj studimin që tu heq pishmanllëkun të tërëve atyre që kanë (pishmanllëk).

+ 1

Une shoh nje kontradike Ohu: ti ke bere kete studim jashte, e nuk do e kishe bere dot kurre brenda kufinjve meme. Pra, ti je bere dikush jashte e sdo ishte bere i tille brenda! smiley

Paradoksi i Ohuse do e quajme kete. 

po në mos këtë studim, një tjetër do kisha bërë... no paradoks of ohu here.smiley

Po ti me speca e ke bo studimin. Gjej mer burre ndonje frut e perim me te fisem. smiley

sipas studimeve të fundit të një grupi shkencëtarësh amerikanë, speci është edhe bukë, edhe gjellë. smiley

Ja paska fut patates e?

Patatja vuan nga kolesteroli i garniturave...

E zëmë se do kishe bërë studimin e kundërt, dmth, ata që janë në Shqipëri a do kishin carë jashtë, do arrije të njëjtin konkluzion, apo jo? Kush ecte ne atdhe do kishte ecur edhe jashte? 

 

po po dhe po. 

p.s. që të mos më citojë ndonjë gazetar kot më kot, nuk ka ndonjë studim të mirfilltë e, thjeshtë po shpreh dellin tim gazmor prej emigranti vëzhgues. smiley

Ohu unë kam bër ndonjë studim në Shqipëri po as një pordhë këtu.

edhe saliu do ish bere dikushi ne bote. vetem se politikan dhe kryeminister jo. po profesor kardiologjie qe do e mbanin me urdher gjykate larg politikes dhe qendrave te votimit, po. kete do ta arrinte.

varet se per cfare dikushesh flet.

Studimet mbi emigrantet tregojne qe ne pergjithesi, emigrantet arrijne te njejtin status shoqeror dhe ekonomik sikurse kane pasur ne vendin origjines ne nje hapsire kohore 3-5 vjet. Pastaj ketu ka vend shume per te debatuar, pasi ka edhe raste qe dalin jashte rregullit.

Megjithate, une per vete jam kthyer ne Shqiperi para afer 6 vitesh pas nje largimi 13 vjecar; dhe kam kaluar pjesen me kryesore te jetes jashte - adolishence, studime, eksperiencat e para te rendesishme per nje njeri.

Ajo qe do te thoja, pervecse ne rastet kur njeriu ka shume vullnet dhe deshire qe te kthehet, kthimi eshte shume i veshtire. Kjo jo per arsyen e mundesive, lirive, apo mbeshtetjes qe te ofron Shqiperia, por sepse pasi te kesh jetuar me shume se pese vjet jashte dhe shkeputur nga vendi, kur kthehesh, e vetmja gje e perbashket me Shqiperine eshte fakti se je Shqiptar dhe di Shqip. Nderkohe qe cdo gje tjeter ka ndryshuar, dhe gjithe faktoret e lirise, mundesive etj jane te paperfillshme. Me pak fjale eshte emigracion nga fillimi me nje ndryshim: po emigron ne vendin e origjines.

Mua gjithmone me ka motivuar kthimi mbrapa dhe ndihem mire aty ku flitet shqip, me vjen mire kur takoj edhe njerez te tjere qe kane mare vendimin te kthehen dhe te kontribojne ne kete vend te dashur, por per mendimin tim nuk eshte e thene qe te gjithe duhet te kthehen, dhe kur vendosin te kthehen duhet te gjejne tapetin e kuq. Thjesht kthimi mbrapa do te thote emigracion nga fillimi.

Ah edhe nje gje tjeter. Mos shif brezin tone ti, se ne jemi brez sick in mind. Ne gjithe rinine tone e kishim mendjen vete "te ikim...te ikim" dhe gjysma e muhabeteve ne shoqeri ishin per femra dhe gjysma plane per t'ua arratis. Ndaj dhe "çëfësht" sic thoshte Qazim Mulletja. smiley

PF

ps. sa me i varfer do ishte ky blog pa ty, bro!!!

I varfer, po krenar ama. smiley

Pyetja eshte e ndertuar krejt jashte realitetit, dilema ka qene i pari ne fshat apo i fundit ne qytet jo kjo.

Une e them me bindje te plote qe per çdo shqiptar safi me mire i pari ne Shqiperi sesa i pari ne Amerike ( vendet e tjera as qe llogariten).

Kur thu safi, cfare kupton? Se mua safi me sjell nermen nje katunar tirone, me qeleshen pak shtremet edhe cinare n'goje, qe ngre brekushen e zeze qe ti laje gruja komet.

Safi domethene i rritur me kulture shqiptare, shpjegimi eshte i thjeshte ai qe do jete i pari ne Shqiperi do i shese njesoj pordhe atij shqiptarit qe do behej i pari i Amerikes, ti je i pari i botes po ama i Shqiperise jam une (dmth ti si shqiptar, meqe une jam i pari i shqiptareve, maksimumi mund te jesh i dyti pas meje).

Aha, nga pikepamja e pordhes ke te drejte. Harrova qe shoqeria safi shqiptare mbeshtetet mbi energjine e pordhes.

Domosdo, i vetmi rivalitet ontologjik/qenesor qe njeh shqiptari eshte me shqiptarin tjeter.

Pyet kedo, do doje te kishe qene si Qyprillinjte apo si Ali pasha, nja 99% do pergjigjeshin Ali Pasha, kurse 1% si Qyprillinjte duke argumentuar me histori se Qyprillinjte ishin edhe te paret e shqiptareve meqe ndodheshim nen turkun, por edhe ky 1% do jepte nje pergjigje hipokrite, jo te ndjere.

Domosdo, i vetmi rivalitet ontologjik/qenesor qe njeh shqiptari eshte me shqiptarin tjeter.

Jo mor trim. Ne qe kemi dale ketej, kemi dale te matemi me boten, jo me shqiptaret e pjerdhur qe u dashka ti zgjedhin rol-modelet e tyre midis Ali Pashes dhe Qyprillinjve.  

Pyet kedo, do doje te kishe qene si Qyprillinjte apo si Ali pasha, nja 99% do pergjigjeshin Ali Pasha, kurse 1% si Qyprillinjte duke argumentuar me histori se Qyprillinjte ishin edhe te paret e shqiptareve meqe ndodheshim nen turkun, por edhe ky 1% do jepte nje pergjigje hipokrite, jo te ndjere.

Ca te pys mo une tani? Ti ma dhive pyetesorin ne dore. Me nje llaf edhe ai qe do thote te kunderten e studimit tend, qenka hipokrit!

Po po per ate ke dale ne bote ti, dhe rri 24 ore tek peshku, mos na dhi se qeshuri.

Ta dhiva pyetsorin se s'me pelqen te me mashtrojne sy per sy.

Tani pyetsori i shqiptarit safi taman taman nuk eshte Ali Pasha apo Qyprillinjte, por:

  1. Si quhesh?
  2. Nga je?
  3. I ke letrat andej?
  4. Cfare pune ben?
  5. Sa e ke rrogen?

dhe rri 24 ore tek peshku

e bukur kjo se e pashe dhe ne nje vend tjeter sot.

per  mua "te rrish 24 ore te peshku" do te thote edhe t'i kesh punet ne terezi, ta besh parane ne po ate tryeze ku komenton per peshkun, te mos te te qihet mema ne gjithfare vendesh ku te rrjepin lekuren per nje page minimale gjithfare sylybeterish vendas, te mos shkosh ne kafenete patriotike mbushur me maloke qe qelbin ere fernet dhe tregojne 20 here ne muaj te njejten histori etj etj... te gjitha keto ne rastet kur nuk jeton me asistence, e? Se perndryshe, me mentalitet asistence, do habitesh deri ne qesendisje sic beri ktu nje tip nga ingliterra kur thashe qe arvizu mediokri qe e beri lemsh vendin nga kam ardhur me gomarlleqet e veta, ndonje cent te rroges se tij e ka edhe nga taksat e mia, per te cilat hyqymeti me luan fene dhe me levdon ne fund fare duke me thene qe ishe ne top 5-10% te kontributoreve.

Shume azat i leshoni kuajt kur i viheni tjetrit personalisht ne kushte te anonimitetit. smiley

 

Nejse mo se kete 24 oreshin ne peshk nuk di nga ta kapesh. Kam idene se kjo vjen nga koha e qyprillinjve kur kompjuteri punonte me llampa, ishte i madh sa nje dollap dhe ishte i gdhendur ne dru arre ngjitur me biblioteken ne dhomen e pritjes. Tani del me Blekderrin ne bythe dhe i dergon mesazhe bosit ne mledhje duke qene me breke ne plazh. Nejse.

Ana tjeter pastaj eshte qe behemi si Beqoja tek Kapedani qe i tha "Gruaja jote po te pergjon 24 ore ne internet." "Po ti, nga e di kete" e pyeti Sulua. "Po ja dhe une...ashtu...pergjoj gruan tende 24 ore ne internet!"

Mor as me rruhet te jap shpjegime. E rendesishme eshte te kesh grade lirie per te ndenjur aty ku do, ku ka muhabet me te omel per ty. E ku ka me mire se ta zeme te te thote nje gallate Swedi nga Shqiperia, t'ia ktheje Pedro nga Gjermania, nje t'i fut nga nje berdaf dajoshi e mrroklla nga US vjen edhe ti me kopjuter te Ebu Qerimit me dru arre smiley  smiley  ku ne te semes do ta gjej une kete vecse ketu? Pra kur e gjej, s'kam pse ta vej ne dyshim qe do kaloj aq kohe ne ate ambjent sa te me doje nje gjesend.

Le qe kta tipat qe thone "get a life" jane nga ata kingat qe te bukuren e jetes e gjejne nga vizitat ne mall, nje dendje e mire ne taco bell a dairy queen dhe ndonje xhiro nga roller coaster, pash Zotin. Ehuu, vrimat e gardhit s'myllen kurre tha ai tjetri. Ky avaz eshte kaher!

smiley

Ana tjeter pastaj eshte qe behemi si Beqoja tek Kapedani qe i tha "Gruaja jote po te pergjon 24 ore ne internet.....

...too much anger neighbor,..ke fillu me hup durimin kohet e fundit..

Shiko tani, nderrimi i muhabetit nga plani filozofik ne sulme personale nuk eshte se u jep force argumentave te tua, aq me teper kur as me njeh as te njoh. 

Po te dush rriji argumentit te pyetesorit ose thuj qe po iki se po me maro bateria e kompjuterit dhe une nuk te them gjo. Se edhe nuk pres nga shqiptare safi si puna jote qe ta pranojne qe jane gabim, ose qe ketu ja ka fut kot. As nje cope Ali Pasha nuk kishte per ta bo e jo me nje zotni kuqezi si tina.

Harrova qe shoqeria safi shqiptare mbeshtetet mbi energjine e pordhes.

Green energy: Gjithe diten gri sallate, ha sallate, bej pordhe, rrit sallaten me dioksidin e karbonit qe cliron. Cilkel krejt natyral, pa demtime ne ozon, 100% self-sustained.

Shume e aplikuar dhe ketu tek Peshku.

Ne e shpikem qe qemoti, perendimi tani po e zbulon konceptin e green energy.

PF, Ke harru edhe kapardisjen ul perdhe me komet ke vija ujit dhe duke pi raki.

Ene 'i drandofille m'vesht!

Booo cfare zhgenjimi smiley

Po kur s'me intereson te jem as i pari ne katund, as ne qytet, as ne Shqiperi, as ne Amerike, askund. Me intereson te jem MIRE, le te jete ne katund, ne qytet, ne Milano, Londer apo Honululu.

Po hiqi mo keto ide nga koka. Dhe shume shqiptare safi as i intereson kjo gje, ta kesh te sigurte kete.

 

Eshte çeshtje kulturore hunter, nuk eshte çeshtje pushteti, paraje e te qenit mire apo keq, si puna e atyre te barsaletes qe duan te ulen te gjithe ne vend te pare, si puna e atyre qe i blejne mobiljet me te mira se te komshiut e me radhe.

Kultura shqiptare eshte shume komplekse ne kete drejtim dhe ky eshte shkaku kryesor pse heqin picirr shqipot kur u duhet nje i pare apo pse pastaj votojne tipa si Enveri, Berisha, Rama e me radhe.

Kultivimi i rivalitetit me te huaj do kish qene shume pozitiv, si psh rivaliteti anglo-francez, ti ben nje gje me te mire se une, une perpiqem ta bej akoma me mire. Ne psh nuk krahasohemi asnjehere me serbe e bullgare edhe pse jane me mire, ti kalojme ata ekonomikisht, shkojme tek Gjermania sa per te hedhur nje shashke, ne fakt s'na kercet shume rivaliteti sesa objektivi utopik per t'u arritur.

Por kjo per momentin eshte e pamundur, qe te zhvendosesh aksin ontologjik te rivalitetit nga brenda-jashte kerkon pune te madhe.

S'po flas per "aksin ontologjik" te shqiptarit dhe te them te drejten as me intereson fare (pervecse nuk di se cfare eshte "aksi ontologjik" te them te drejten).

Une them, qe s'me intereson kapelja e te parit. Me intereson ne radhe te pare te jem MIRE (Shqiperi, Itali, Amerike), se kjo ishte tema apo jo? Kshu e mendojne edhe shume shqiptare te tjere. Nuk e mohoj, ka injorante qe i pelqen te fryhen si i pari i vendit, por shume i kane tejkaluar keto ide.

Per kete eshte çeshtja, kur flitet per te parin apo te fundit gjekundi, jo per te qene mire, se 'mire' eshte shume relative, varet nga interesat e botekuptimi i individit.
 Te gjitheve u intereson ne radhe te pare te jene 'mire', 'mire' nuk sherben si njesi matese, se ta zeme edhe ti ne punen tende, ne ndonje sport a ku di une do e kesh nje fushe ku do te pelqente te jesh i pari mes 2-3-4 apo n personave, jo thjesht te jesh 'mire'.

Forca e madhe qe ka i pari i vendit, vjen prej perçarjes historike, jo injorances (se pastaj na duhet te shpjegojme gjithe te shkuaren me injorancen si deux ex machina) dhe ky bosht qenesor i rivalitetit eshte brendashqiptar per kete arsye, te pakten sipas meje. Transferimi jashte do te vinte me zhdukjen e faktorit krijues e riprodhues, dmth perçarjes dhe do te na vendoste perballe botes, duke pretenduar te jemi sa me mire mes te tjereve si komunitet, si bashkesi, si komb. Nejse muhabet i gjate qe s'te intereson.

 

 

Njere nga arsyhet pse nuk kthehen ne Shqiperi mund te jete edhe per shkrime te tilla mediokre ne gazeten me serioze dhe me te lezuar ne Shqiperi. Titulli eshte IDIOT dhe teper ofendues ( se kam kuptuar kurre pse e kane kaq te lehte ne median shqiptare te ofendojne, mbase tregon dhe vete nivelin e sotem te ulet qe ndodhet shqiperia).

Mund te besh me qindra studime mbi emigracionin dhe kurre nuk mund te arrish ne nje perfundim te sakte, sepse emigrantet nuk jane bageti dhe as numra por njerez me interesta vetjake dhe te ndryshme qe dallojne shume edhe midis 2 emigranteve, jo me mijerave.

Ne fund te fundit aryeja thelbesore eshte se Shqiperia eshte "mut", mbase eshte "muti yne" dhe perseri e duam, por eshte "mut" dhe vine era nga do ta kapesh. Sot per sot njeher, neser si dihet.

Akoma me, me mire i varfer dhe i pasukseshem ne Perendim se ne Shqiperi.... akoma me teper, shume here me mire i sukseshem ne Perendim se ne Shqiperi prape. 

Megjithate, mua me duket se ne Shqiperi kane nje percetim bizare per suksesin, p.sh. nese je femer duhet te jesh ose kengetare/modele apo deputete, nese je mashkull duhet te jesh kryeminister/ president / deputet ose pimp apo te merresh me krime te tjera.. ( gjithmone duke ndjek percetimin ksenofob te njerezve ne pergjithsi qe fryhet shume nga media).

Shqiptaret jane si gjithe emigrantet e tjere te Evropes, me shume ngjane me greket, italianet dhe turqit (kta ngjane me shume me te Kosoves).. Shqiptaret nuk kthehen ne atdhe per te njejta arysye qe nuk kthehen greket dhe italianet ne vendet e tyre.. Njeriu vendos te jetoj aty ku ndihet me mire, eshte instikt human, te tjerat jane "bullshit". 

Nejse, cdo vit kthehen robte ne Shqiperi per pushime, nese do ktheheshin pergjithmone dhe me shpesh do merziteshit dhe do dilte ndonje debile tjeter gazetare me tituj si p.sh " Me mire i fundit neper Shqiperi apo i pari ne Evrope".. smiley

 

 

 

Hamendesoj qe ka mbet holle Koco dhe keto shkrime ua jep ti bejne studenteve stazhiste, prandaj dhe cilesia bloze e tyre

Po mire studentet stazhiste, po redaktor nuk ka aty? Eshte per te ardh keq kur Shekulli mundohet te imitoje "Panoramen" e filliqsires.

Kot po lodheni me diskutime per njeri-tjetrin. Shekulli e ka bere kete shkrim per Arvizun, kete diplomat te deshtuar kinez (e provuar kjo dhe ketu tek Peshku me referenca shkencore) i cili ka vendosur te mos jete me i fundit i botes por erdhi u be ambasador qe te ishte i pari i Shqiqperise.

Tradhetaret, JASHTE!

Tradhtaaar, ku ma gjen! Poliaxhent mer, poliaxhent...

Poliaxhent e ca poliaxhentesh. U bone ata.

Juve qe keni ikur jashte dikur si puna jone dhe jeni kthyer jeni akoma me shume kunder ikjes. Poshte ikja e te tjereve!

TRADHTAR m.
    1. Ai që del kundër atdheut, popullit etj., duke u bashkuar me armikun, duke bashkëpunuar me të ose duke bërë punën e tij; ai që bëhet armik, duke kryer veprimtari spiunazhi kundër popullit a vendit të vet, duke nxjerrë të fshehta të rëndësishme, duke u arratisur në një vend tjetër etj.; ai që nuk u qëndron besnik parimeve, ideve a një çështjeje të madhe; ai që shkel betimin, ai që tradhton. Tradhtarët e popullit (e atdheut). Tradhtarët e klasës punëtore.
    2. Ai që shkel besën a fjalën e dhënë; ai që pret dikë në besë. Tradhtar i mikut të vet.

smiley

Po të kthehen ata 5 000000 shqiptarët e Turqisë ku të shkojnë 3 000000 milion shqiptarët "safi" dhe hajd e gjej një vend të parë me 5000000 vende moj Magdalenaa Magdalena që në ballkon më rrije dhe pyetjen e kbën mbrapsht.

Ja pyetja për ty: më mirë i fundit nëpër botë apo i fundit në mëmëdhe që është i fundit i botës.Thuaj inshallah nuk kthehen ata të greqisë se do ta shohësh të parin e vendit dhe ti dhe ata dhe ai që bën si i pari i vendit. Dhe më e keqjakjo se ditka që i pari i vendit është nga Bota.

 

Artikull me kot e me me pa kuptim nuk e bo nona ...

personalisht do te thoja se vetem ata numrat ku dhe sa shume shqiptare ne bote ka ...sepse ka disa bukshkale albanezi qe pretendonin se ne Greqi kane shkuar pas pas 90 dhe jetojne 1.3 milione shqiptare.

Sic e tha dhe PF me lart, "çëfësht mer". smiley

Juve qe thoni dhe nxirrni justifikim gjendjen e Shqiperise apo kaqqeverisjen dikush ju beri nje pyetje me lart.

Perse nuk u kthyen italianet ,greket apo gjermanet(qe jane grupi me i madh e emigranteve ne SHBA) ne vendet e tyre?

Ja Gjemania eshte vend shembullor ,Italia po ashtu ka ecur para dhe Franca po ashtu.Perse italiano amerikanet apo gjermano amerikanet nuk kthehen ne vendet e tyre,por akoma emigrojne dhe sot e kesaj dite ne SHBA?

 

Se nuk jane cigane te bejne jete endacake .Njehere e nje kohe njerezit primitiv e kishin jeten te kushtezuar nga ushqimi dhe si rrjedhoje rendnin ne kerkim te tij.Sot njerezit pervec te mirave materiale qe u siguron nje vend ,krijojne dhe afeksione me njerezit ,vendin perreth.

keq qeverisja eshte sebep per ikjen kane thene robte me lart, se kthimi eshte ceshtje integrimi ne vendet respektive, se edhe sikur tu pergatise sala vaskat me flori, meazallah se kthehen shumica.

Ka dhe qe jane kthyer, por eshte si pune e flokeve bien me shume se sa mbijne, keshtu dhe shqiperia sot, nuk rresht se u beri tulle, nderkohe qe vendet qe ke permendur me siper prej kohesh nuk kane me emigrime. Po te pyesesh te rinjte ne shqiperi, ende pas 20 e kusur vitesh e kane po aq te forte impulsin per tia mbath nga vendi, per shkak se nuk shohin te ardhme ketu..

 

O Krist, gjermani apo italiani nuk kthehen sepse nuk u ka mbetur asgje ne vendet e tyre.  Pozicioni i emigrantit shqiptar eshte i ndryshem (per shumicen te pakten, per ata qe nuk i lane shtepite tek Sudja) per faktin se jane emigrante te rinj (me pak se 20 vjet) ata kane akoma familje, miq dhe nje strehe ku te fusin koken nese kthehen. Kuptohet qe cdo dite qe kalon i largon ata nga kthimi permanent. Njoh plot shqiptare qe jetojne ne mizerje ne NY, ne pallate te qelbura qe vijne era lageshti ku miu eshte sa nje mace dhe as qe u ben pershtypje fare nderkohe qe kane 1 milion ankesa per Shqiperine. Jemi rast i vecante.

Pse mer kshu ose i pari ose i fundit ... po aty nga mesi kush do te jete? smiley

ja shembulli konkret: pas thuajse 12 vjet ne emigracion me duket se s'kam rruge tjeter vecse te kthehem ne atdhe...kjo kriza nuk kurseu as mua, ne emigrantet nuk jemi as ne qiell e as ne toke, te huaj jashte e te huaj brenda vendit...ricominciare dal Zeroooo

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).