Shtatëdhjetetetë marsi i këtij viti, solli pak gjëra. Për shembull, performancat e striptizës në disa club-e erdhën në përmirësim – gratë kishin nevojë për ballafaqim modelesh burrnore; për shkak të krizës, shumë drejtues/e kompanish që dikur jepnin ndonjë bonus për gratë, këtë vit bënë sikur nuk kishin kalendar në zyrë; farmacia e lagjes, u dhuronte një lule grave që blinin ilaçe. Por, dhurata e vërtetë për gratë dhe mësuesit ishte dhe amendimi i ligjit për prostitucionin, duke i shtuar një vesh të vockël ku dënohet dhe klienti. Anipse, shumicës së tyre, gra e mësues, të zënë në hallet e ditës e të ngarkuar me “10 minutëshat e urrejtjes” së përditëshme as u ka rënë në sy. Kur, në fakt, ai ligj do të vazhdojë të dënojë vajzat e tyre dhe nxënëset e tyre.

Nuk besoj se ndonjë prostitutë e këtij vendi, qoftë 1 mijë lekëshe, qoftë 300 dollarëshe, ka ndër mend të ngrejë gishtin ndaj përgjegjësve për gjendjen e vet. Por, unë mundem.

Shoqëria e prostitutave

Nganjëherë, në lajme del që aksione ‘të suksesëshme’ të policisë kanë  kapur ndonjë prostitutë të lodhur që nxjerr bukën e gojës me klientë 5mijëlekësha po aq të mbaruar. Është forma tipike e funksionimit të shtetit e të shoqërisë sonë: shteti bën sikur punon; prostitucioni, medemek po luftohet; dhe njerëzit më pa mbrojtje sigurisht, e hanë. Dhe të tërë jetojmë të lumtur.

Si një shoqëri që gënjen veten, ne, kaq na mjafton. Jeta e nja dy grave të mjera u shkatërrua dhe më keq nga ç’e kishin? Punë e madhe. “Dava kastravecash”, sipas baballarëve të kombit.

Parlamenti i të ndershëmve

Ndërkohë që parlamentarët ofruan një  show të turpshëm duke e kthyer debatin mbi prostitucionin në  muhabet kastravecash e domatesh (si për të na rikujtuar që as për humor nuk na shërbejnë më) vendi është i përmbytur në prostitucion.

Nuk e kam fjalën për prostitucionin politik e as për atë alla – S. De Bovuar: gratë që ofrojnë seksin për bashkëshortin që i mban me para në shtëpi.

E kam fjalën për prostitucion të mirëfilltë  që ushtrohet në të tëra nivelet e çmimet: për prostitutat e klasit të lartë që ofrojnë argëtim për të huaj e vendas, për shtetarë biznesmenë e eurozyrtarë; për studentet që e nisin për të përballuar shkollën e pastaj e vazhdojnë për të mbajtur standartin e jetesës luksoze; për vajza të reja që bëhen mantenutat e burrave të martuar, e që nuk kanë asnjë ambicie për t’ua prishur martesën, sepse, ato nuk po kërkojnë bashkëshort, por një çezmë parash që ta hapin aq herë sa u ‘pihet’; për të lodhurat e periferisë, që argëtojnë burrat e periferisë në mejhanet e periferisë; për vajza që i fitojnë bursat, shkollat, vendet e punës e ngritjet në detyrë në një shkëmbim të pastër prostitucional; e plot raste të tjera ku paguhet me para në dorë a në natyrë, prostitucion i mirëfilltë: më jep kaq e aq, në këmbim të seksit!

Kjo ndodh këtu, përditë, mes nesh, çfarë do që thonë raportet e ministrive, puritanët e moralit që refuzojnë realitetin apo ata që janë akoma te frazat që ne, populli shqiptar “s’jemi…, s’kemi qenë…,” e ku di unë.

Se pse, këto vajza vendosën ta ndërtojnë jetën kështu, mund të jetë një debat shumëkahësh. Por, nja dy përgjegjës, është mirë ti identifikojmë sot. Meqë dhe sapo kaluam javën e 7 / 8 marsit.

Shtatëdhjetëetetë marsi

Mësuesit, si dhe gratë, vazhdimisht i kemi justifikuar për rrogat e ulëta, nënvleftësimin profesional e personal, pabarazinë  e dhunën. Por, nëse është e drejtë të ngremë  gishtin kundër shtetit e sistemit, kundër patriarkalizmit e shoqërisë  që nëpërkëmb mësuesin e dhunon gruan, ka një ditë që gishti duhet kthyer nga vetja. Kjo ditë është më 7 dhe me 8 mars – më shtatëdhjetetetë mars, siç e shqiptonte gabimisht një nga analfabetët e shumtë që na rrethojnë.

Nuk po kërkoj që gratë e mësuesit të  ngrihen në protesta për të drejtat (që shpesh as i dinë e as u intereson të dinë që i kanë  e mund ti marrin). Në një vend ku edhe protesta është  përtaci, e ku demonstratën na pëlqen ta shohim nga kafja, nuk ka pse të bëhemi hipokritë e t’u kërkojmë atyre këtë. Por, nuk më duket e drejtë që më 7 dhe me 8 mars duhet të rrimë gatitu, me dhurata e me lule, sepse nuk ka asgjë për të festuar.

Gjatë tërë vitit, mësuesit nuk kanë  bërë punën e tyre e nënat nuk kanë mbajtur përgjegjësitë  e tyre. Prandaj, s’ka lule e dhurata, për to. Ato, kanë dështuar.

Prostitutat e këtij vendi, ato me 5mijë leksha (të vjetër), ato me 300 dollarë, e ato me shkëmbim në natyrë, janë aty e janë ashtu edhe me ‘kontributin’ herë të heshtur, herë të zhurmshëm, herë pasiv e herë aktiv të mësuesve e të grave.

Gishti mbi mësuesit

Këtë vit, si për vit, mësuesit lypën dhunshëm dhuratat “që u takojnë”. Deri dhe edukatoret e kopshteve i vunë para përgjegjësisë 4 vjeçarët: “sillni lekë, se dhuratën e blejmë vetë”.

Favoret për të privilegjuarit në klasë,  marrje parash e dhuratash për notat, të ashtuquajturat “kurse” jashtë klase për punën që duhej ta kishin bërë në shkollë, janë vetëm disa nga mëkatet e mësuesve të sotëm. Pa folur për ata që vijnë të pirë a ngacmojnë seksualisht fëmijët, pa folur për gratë në menopauzë që hallet familjare ua lëshojnë në kurriz vogëlushëve.

Sigurisht, mësuesit kanë halle. Sigurisht, rrogat nuk mjaftojnë. Sigurisht, janë në mëshirën e shefit të ri të arsimit, sapo ndërrohen pushtetet. Sigurisht ka emërime politike.

Por, askush nuk i detyroi të bëhen mësues. Dhe, ata janë zhgënjimi i parë i madh i vajzave që  dalin në jetë. Mësuesi duhej të ishte etaloni –  dhe ky etalon nuk ka gjë ndryshe nga “shkëmbimi i favoreve në natyrë”.

Gishti mbi gratë

Vajzat, tentojnë tërë jetën të  mos bëhen si nënat e tyre, por herët a vonë, ato do të jenë  pasqyra e tyre. Etaloni tjetër. Jo se baballarët e Shqipërisë së Re të Tranzicionit arrijnë të ofrojnë modele për fëmijët, por nënat…

Vajzat e sotme, më e pakta janë pasqyrë  e tyre. Kam një bindje, që shumë gra, po ta dinin që bijat e tyre të vogla janë prostituta, do habiteshin me të madhe. Nuk njohin më as fëmijët e tyre.

A thua më shumë gra në majat e politikës do sillnin ndryshimet e mëdha të gjendjes së  grave, të mentalitetit e do ndihmonin në sh-prostitucionizimin e shoqërisë?

Dyshoj. Shumë prej tyre nuk i kam parë  të ngrenë pyetjet e duhura për prostitucionin, e as të  bëjnë lobimin e duhur shoqëror për të. Në mos gabohem, edhe inisiativa për përmirësimin e ligjit erdhi nga prokuroria, që i bie të jetë institucioni më i mëshirshëm në vend.

Kam idenë, se shumë gra, edhe në pozitë, mendojnë se nuk është problemi i tyre. Fundja, të  gjithë ne, si ato, mendojmë se është vetëm problemi i atyre të shkretave, nivelit më të lodhur të  prostitutave që mbajë fëmijët me 5 mijë lek (të  vjetra!!!), e që policia i raporton me frazën bastarde: “u shkatërrua një çerdhe prostitucioni”.

Ligji i papërgjegjshmërisë

Ligji i ri për prostitucionin ndreq pak gjë. Vërtet, klienti duhet dënuar njësoj, si pjesëmarrës në një shkelje ligji. Por, ajo që do të ndodhë është që përveç prostituave më të varfra, që shiten për 5 mijë e 2 mijë lek (të vjetra!!!!!!!!!), ata që do ta hanë janë edhe klientët më të varfër e të pambojtur, fakirët që nuk kanë më shumë se 5 mijë lek për të shpenzuar.

Prostitutat e klasit të lartë e klientët e tyre, nuk do të pësojnë gjë. Përndryshe do kishim edhe plot parlamentarë pas hekurave.

Ligji i ribërë do të duhej të reflektonte kohën e re, lirinë e individit për të bërë me trupin çfarë të dojë, marrëdhëniet e reja tregëtare, dhe pseudo-ëndrrën e integrimit.

Një debat i gjërë duhet të çojë  drejt zgjidhjeve reale, një prej të cilave mund të  ishte legalizimi i prostitucionit. Edhe pse, një vend që  nuk kontrollon dot duhanin, nuk besoj se do arrinte të luftonte informalitetin e prostitucionit. Por, kjo nuk e pengon që të jetë. Tani! Këtu! Masiv!

Suedia, është shembulli më i mirë, dhe me sa di unë, vendi që e ka luftuar në mënyrën më  efikase prostitucionin. Aty, dënohen vetëm klientët.

Lufta e re e klasave

Prostitutat e varfra të vendit tim, janë  të tilla sepse sistemi nuk u ka ofruar mënyrë tjetër mbijetese.

Prostitutat e shtrenjta të vendit tim, janë  të tilla sepse shoqëria, mësuesit e familjet e tyre, u kanë  mësuar që nderi është relativ, që gjithçka shitet, që paraja ka rëndësi dhe jo mënyra si e fiton atë.

Në një farë mënyre ato janë  pararendëset e shoqërisë së re, ku, po nuk linde femër e bukur, do duhet të djersish shumë për të ecur në jetë.

18 Komente

Cili ishte kriteri i  perzgjedhjes se ketij artikulli kaq antifeminist ? Bravo qe promovoni dhe ju mizogjinine.. apo mbase ky ishte 

nuk e kuptoj perse i shenjterojne kaq shume mesueset. Mjafton te shikosh rezultatet e ketyre viteve ( pa perfshire ketu para 90-en, qe eshte debat tjeter) per tu bindur qe mesuesia me gjithe sistemin arsimor me teper ka c'edukuar se sa ka edukuar njerez, ne kutpimin e gjithanshem te fjales "edukim".

Megjithate kam nje debulese te vecante per mesueset sexy: bad teacher

Lufta e re e klasave

Prostitutat e varfera, prostituat e shtrenjta smiley

Po si nuk bejne pak autokritike keta analistat??? Po burrat qe shkojne me prostituta dhe qe i promovojne me para dhe ne natyre kaq budallenj te jene... ec e merre vesh kete milet 

Si thote Ollga : Kaq budallenje duhet te jene keta cunat e fisit tone qe i mbajne femrat me cokollata? smiley
 

Ligji i ribërë do të duhej të reflektonte kohën e re, lirinë e individit për të bërë me trupin çfarë të dojë, marrëdhëniet e reja tregëtare, dhe pseudo-ëndrrën e integrimit.

interesante!

pjesa tjeter, mire! smiley

Koloreto, ket artikullin e ke shkrujt colorectalce. 

Mua me duket nje shkrim realist per nga fryma dhe problemet qe ngre. Nuk eshte as autori dhe as shkrimi misogjinist.Perkundrazi, autori fshikullon moralin hipokrit dhe misogjinine e  shoqerise qe mbulohet me tufa lulesh. Nuk eshte as antifeminist.Perkundrazi, autori kete po shpjegon, qe me gjithe keto probleme qe prekin dhe statusin e femres ne shoqeri, levizja feministe ketu eshte akoma ne vitet e "vales se pare". Dhe s`ka si te ndodhi ndryshe kur nje drejtues  e nje organizate joqeveritare per grate deklaronte ne 8 mars ne nje emision televiziv: feministet kerkojne qiqra ne hell"

Eshte shkruajtur colorectualce.  Lexo pjesen per mesuesit.  

Mesuesit lypen dhunshem.

Askush nuk i detyroi te behen mesues

E trashlleqe te tjera.

Ku eshte problemi tek ketu dy fjali dhe tek pjesa per mesuesit ne pergjithesi? Sintaksa, arsyetimi? Argumenta ju lutemi.Te mohosh nuk mjafton te thuash jo.

Po pse ia keput capraz Kolua?  Ose thuj ky e ky e ky mesues/e, ose qepe, e mos ofendo nje profesion te tere.  

Sigurisht, mësuesit kanë halle. Sigurisht, rrogat nuk mjaftojnë. Sigurisht, janë në mëshirën e shefit të ri të arsimit, sapo ndërrohen pushtetet. Sigurisht ka emërime politike.

Por, askush nuk i detyroi të bëhen mësues.

Me fal, Poooor s'te duket capraz "zgjidhja" e ofruar?  S'i detyroi njeri thote.  Hajde mendje.  Fundja, per cdo hall ketej e tutje, meqe i paska dhene dum Kolua, do themi s'i detyroi njeri.  S'te detyron njeri te jesh njeri ne fund te fundit. 

Mesuesit kane halle-ti e do precizesmileyisa mesues kane halle. Te shqetson pergjithesimi dmth. Po problemi eshte si krimbi brenda molles o Monda. Per pohimine  fundit te Kolos po te bej nje leshim. Duhet marre ne konsiderate qe nje pjese prej tyre (jam korrekt e) nuk e kane zgjedhur vete kete profesion .Megjithate zgjedhja e lire e nje profesioni qe nenkupton perkushtim, respekt per profesionin dhe punen qe ben, jane ana subjektive.Sistemin nuk e zgjedhim vete.Dhe kur ai krimbi behet sistemik, ti vazhdo te ngushellohesh me faqet e molles qe kuqelojne.smiley

Me shqetesoi pergjithesimi i pare per lypjen dhunshem te dhuratave.  

Ndersa pergjithesimin e dyte, Kolua per dumllek e beri vete.

Nuk po merret me sistemin, ose ose marrja me sistemin eshte bere sic thashe colorecturale.  

Dhe pike smiley

PS: presje, se me duhet te dal smiley.

Dil moj dil smiley 

Me kaq shume info sa paska Koloreto per prostitucionin, cmimet, ofertat, etj, kot qe s'hap nje agjenci me emrin, fjala vjen, AlbProsTourism...for an additional 10$/hr you get a very, very bad teacher who just finished her masters in....

Pjesa per mesuesit me duket reale sepse sado disa persona ketu perpiqen ti dalin ne mbrojtje profesionit eshte e vertete qe shumica e mesuesve (madje edhe edukatoret) e kane kthyer noten ne biznes sot. Ndersa per prostitucionin te njejtat dukuri te ngjashme ekzistojne edhe ne vende te tjera. Pastaj per cfare ti qahesh politikes shqiptare per prostitutat kur eshte e "shqyer" vet.

" .... Nganjëherë, në lajme del që aksione ‘të suksesëshme’ të policisë kanë kapur ndonjë prostitutë të lodhur që nxjerr bukën e gojës me klientë 5mijëlekësha po aq të mbaruar..." 

smileysmiley

shume mire ka shkrujt ky. keto jane dukuri qe i dime qe te gjithe. jane me se te verteta. nuk kam mates te them se ca shkalle degradimi kemi mberritur, por e verteta keshtu eshte. jo se nuk ka patur me pare te tilla gjera as qe nuk vihet ne dyshim qe ka patur e qe do kete. por e keqja e tanishme eshte se eshte ngritur ne sistem, pra cdo gje eshet prekur qe ne qelize nga te gjitha keto, dhe e them me bindje se ne shume raste jane futja kot , i bojn vetem se kan nigju qe bohen, nota me lek apo vene pune me lek e seks, ky i funit me duket sikur i ka rene vlera sepse sot kerkohet vetem lek, kur i kane xhepat me lek fillojne e kerkojne nonji per seks... per qejf  kuptohet....ose per pordhe me u hap qe kan dhe nji qe shprazin bidonat..... pak rendesi ka kjo , po qe ne nje pjese te konsiderueshme jane leke qe kerkohen kot e favore qe bohen kot pa kuptim e qe mund te liheshin pa u bo se nuk ja vlen po qe injoranca e berihaji te con atje ku ste con mushka...

nejse faze qe do kaloje edhe kjo, se do i dale boja shpejt a vone, po qe  i vetmi rrezik jane universitet e tipit henri (naimi) cili .....se keto universitete jane me problematik per shkak te lekut t'modh qe kon.  e se leku e hedh ujin perpjet dalin i qind rob qe e mbrojne se kon morr i dor lekesh  e kur ska leke rob te tilel gjen sa te dush edhe per faktin qe skane integritet po jane  nga ata qe skan kellqe me bo noi gjo tjeter po vec hama ham si bucet..... 

hajt se e paskam zgjat i cik 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).