Nuk e harroj atë ecjen e saj, gjithmonë të ngutshme për të mbërritur në orar. Për të mbërritur në kohë kur me grushtin larg, gjithë shkolla betohej: “Pionierë, në emër të Partisë dhe të shokut Enver të jemi gati!”

 

Në kujtimet e mia ka shumë gjëra që ikin, rrëshqasin, harrohen. Por kujtoj fort mirë një fshat të vogël, ndarë mëdyshas nga një rrjedhë përroi dredharak, kujtoj një shkollë me çati të gjatë dhe me mure të ulëta, suva të rënë e të plasaritur, kujtoj mëngjeset, të gjitha mëngjeset kur shikoja tej, figurat e vogla që vinin e afroheshin drejt shkollës duke u zmadhuar, pak e nga pak. Vështrimi im qetësohej kur mes tyre dallohej ecja e ngutshme e një gruaje. Ishte mësuese Milika. Nuk e harroj atë ecjen e saj, gjithmonë të ngutshme për të mbërritur në orar. Për të mbërritur në kohë kur me grushtin larg, gjithë shkolla betohej: “Pionierë, në emër të Partisë dhe të shokut Enver të jemi gati!” Po të mos ishte, po të mos ishte në orar, i shtrëngonin prangat. Pa pyetur se kishte fëmijët e vegjël, të dy binjakë, lindur njëherësh, që qanin njëkohësisht, sëmureshin njëkohësisht. Pa pyetur në e kishte përcjellë bashkëshortin për në punën e vështirë të gurores. Pa i dhënë mundësi të ushtronte edhe ai profesionin e mësuesit!

Pastaj,… pastaj, klasa dhe gjuha e leximi nga magjia e mësuese Milikës ishte një mrekulli e vogël, një lule e qëndisur mbi një stof gjithë arna, kundërmimi i fjalës së saj poetike i ngjasonte manushaqes që mbyt aromën shpuese të ferrave. Fjala e saj, poezitë, gjuha shqipe ishin një ishull i magjishëm rrethuar nga dallgë të ashpra.

Isha e vogël. Pothuaj 10-11 vjeç. Nuk dija se në vendin tim të dashur kishte burgje, nuk e dija se kishte të dënuar politikë. Nuk e dija se kishte njerëz që për një shkak të paarsyeshëm, përndiqeshin, dënoheshin, hera herës qëllonte t’i sillnin të punonin në fshatin tim të vogël, ndoshta dënim me hatër, i butë, po të mendoje se mund të punonin në gurore, mund të punonin në ndërtim, mund të ishin në pranga.

Bota rreth meje ishte një iluzion i kuqërremtë. Mes atij iluzioni të rremë, ishte bardhësia e mrekullueshme e mësuese Milikës.

Mësuesja ime Milika Jaho është moshatare me nënën time. Edhe pse të dyja lindën pa pranga, mësuesja ime, ndryshe nga nëna ime, i ndjeu gjithë jetën  në duar. Por sot nuk po shkruaj për nënën. Sot dua të shkruaj për mësuesen time, të ngjashmen me personazhin e Kira Argunovës te libri “Ne të gjallët”. Të paepurën, të bukurën, njerëzoren deri në kufij të perëndishëm.

Nëna më rrëfente nën lëkurë dhe fshehurazi, si të ishte një përrallë, se meqë nuk ia shtrënguan prangat mësuese Milikës kur dashuroi dhe u martua me njeriun “me damkë” në biografi, e lejuan të jetonte duke ndjerë shtrëngimin e tyre në çdo hap të jetës, të punës. Ai pushtet u tregua “i butë” me mësuesen time. Mund ta linin edhe pa punë. Dhe ajo do endej udhëve, duke ruajtur krenarinë. Dhe këtë e provuan. Ajo nuk u mposht. Asnjëherë.

Është pak titulli “Mësuese e Popullit” me të cilin e kanë nderuar në vitin 1996. Është pak për pasionin me të cilin e kreu misionin e mësuesisë. Është pak për vullnetin e pathyeshëm që përçoi te ne duke na i bërë të dashur librat. Është pak për fuqinë që kishte për të mos e rrëfyer dhimbjen, fyerjen, poshtërimin, dhunën psikologjike që i lëshuan ca e nga ca për ta thyer. Të them që ishte një pemë dhe nuk i bënin dot gjë erërat e diktaturës, nuk e besoj, se më ngjasonte vështrimi i saj me brishtësinë e vështrimit të mjellmës. Megjithatë, kur e vështroj, ngre kokën lart e më ngjason si pemë e lartë dhe gjithë fëshfërima të buta dashurie. Të them se ishte një fole për botën tonë të vogël, nuk besoj se hera-herës më ngjasonte me ditën e fundit të shtegtimit të gjatë të një lejleku të lodhur. Megjithatë, ato kërcet e fjalëve të saj optimiste na mbronin të mos rrëzoheshim. Asnjëherë. Oh, mësuesja ime e dashur! Të falënderoj shumë për çka jam sot. Të puth duart! Mos më ik asnjëherë, e dashur mësuese. Pa ty nuk e përfytyroj dot botën, kur të jem e lodhur ku do ta vendos kokën?

22 Komente

Hartim relativisht i bukur !

Interesant ! Me kujtoi fiks hartimet qe benim ne shkollen tetevjecare. Tete mund te merrje me nje te tille nese zysha te kishte per zemer.

per nga pretencioziteti nuk i le gje mangut artikujve te shkruar ne monizem. Mund ta nderonte mesuesen e saj - ndjenjat per te cilet pa diskutim i ka te verteta, dhe mesuesja pa diskutim i meriton -  mund ta nderonte shume me teper po te mos e shkruante fare kete tekst kaq "bllah".

Pastaj nuk marr vesh cfare ka ketu per opinion. Opinion qe une dua dhe nderoj kujtimin e zyshes, e cila kishte nje problem me autoritetet moniste per pune biografe (nga i shoqi)?

Saktesoj qe formula e pionereve ne shkolle ka qene:

Pioniere, ne lufte per ceshtjen e popullit dhe te partise te jeni* gati!

Gjith-mon ga-ti!

* (ose jemi, nuk e mbaj mend kete)

Me shqeteson kjo eskapada e pershkrimeve "kshu ma do trapi mua" te monizmit, persa kohe qe ne qe e jetuam ate jemi gjalle. Me pas le te shkruajne se si vrane 500 gjermane te stani i Abas Serkos, ne vazhdimesi te futja-pordhes nisur qe me veteranet e luftes, kur keta i hoqen kapat me yll dhe vune borsalinot dhe vinin nga qyteti nje here ne vit per biseda me bashkefshataret "50 leksh per dite pune" - brezi me i ri - pasi keta bashkefshatare nuk vinin dot ne kasaba pa leje nga brigadieri. Ose bisedat e Pilos xhanem - nje grup i perfshin. Ose prangat qe rrezikonte mesonjesja me problem ne biografi po te vinte me vonese ne mesim o llah (my ass)... ose shpata e mprehte e diktatures qe prape se prape e la mesonjese ... merr vesh... jo per gje, po keshtu u bie me qafe edhe atyre qe me te vertet iu tha "s'keni c'u mesoni femijeve tane, zonja borgjeze, hapni kanal ose beni llac" edhe pse zonja dinte 5 gjuhe dhe lexonte filozofet gjermane ne origjinal.

Kjo gara e viktimizimit (qe eshte relativiste, pasi ne monizem veshtire te mos gjesh elemente te viktimes tek gjithkush) eshte ne rastin me te mire e neveritshme.

Hartimi merr nje 6, sepse fjalite deftore me shenjat perkatese te pikesimit jane ndertuar mire.

 

Kjo gara e viktimizimit (qe eshte relativiste, pasi ne monizem veshtire te mos gjesh elemente te viktimes tek gjithkush) eshte ne rastin me te mire e neveritshme.

Mund të duket paradoksale, por e kaluara tenton të mbijetojë edhe pasi është shembur sistemi, mbi të cilin qëndroi. Komunizmi u soll në Shqipërí gati, në mos edhe më keq se një pushtues i huaj. Asnjë uzurpator nuk do të guxonte ta katandiste shumicën e një populli, sa t’i bëhej vdekja më e ëmbël se jeta. Kurse diktatura komuniste, pasi u rrëmbeu njerëzve pasurinë, pasi u zhduku fëmijëve prindërit, i dëboi këta nga shtëpitë, i la pa shkollë e pa profesion;  u kërkoi të kishin kryefamiljarin në punë për t’u dhënë një triskë buke (kur këta kryefamiljarë ua kishte zhdukur vetë!). Në fund, u kërkoi dhe vërtetim nga këshilli i lagjes se nuk takonin të atin që dergjej në burg, apo nënës, që ua degradonte në psikiatri, pastaj u kërkonte me dajak që të bëheshin dhe spiunë. Se vetëm kështu, të degraduar, ajo mund t’i punësonte të pastronin fekalet e qytetit. L.M.

 

Mua me preku vleresimi dhe dhembshuria qe kjo grua tregon per nje tjeter njeri/femer qe s'e ka gje ne gjak, per mesuesen e saj. Pak njerzillek, edhe pse duhet te jete normal, duket gje e ralle kur e has ne media, ku shumica e shkrimeve jane me ger-ver dhe sharje te njeri-tjetrit.

Ndaj dhe kisha vendosur tjeter gje si nentitull. Peshku mesa duket ka pare oportunitet per ger-vere dhe ka qitur ate thenien e pioniereve te Enverit. Dhe i ka dale fiks, se ja, paska mberritur departamenti i komunales per te bere dhjerjen e radhes dhe per te treguar keshtu epersine intelektuale? Yes, of course, intelektuale. lol

mos e tepro!

Eh mo xhibo mo xhibo. Po sikur kete

Për të mbërritur në kohë kur me grushtin larg, gjithë shkolla betohej: “Pionierë, në emër të Partisë dhe të shokut Enver të jemi gati!” Po të mos ishte, po të mos ishte në orar, i shtrëngonin prangat.

te mos paraqitej ne kete menyre kaq negative, por sikur te paraqitej si nje moment simpatik, interesant, i cili forconte kohezionin mes nxenesve. mmmm

Ahh pastaj sikur autorja te kishte shprehur keqardhjen, lol jo jo me mire dhimbjen, per degradimin e shkolles SOT ne krahasim me ate qe ishte dikur, aaah atehere do ta shikoje ti "Perla, E bukur, 5 Yje, 6 Yje"

Po pra, Zysha ne boten e Peshkcudirave. Te njejtat tipa qe sa here vjen fjala tek te persekutuarit mundohen te bejne diversion me 'ngjarjet aktuale' tani po bejne avokatin e te persekutuarve dhe po ankohen qe kjo s'ishte persekutuar mjaftueshem. Te keqen e tryezes qe do bente Rama me Rucin dhe te burgosurit politike. smiley

kaluara tenton të mbijetojë

E kaluara don te vdese sipas parimit te kujteses selektive qe e debon te keqen ne funksion te mbijeteses se species. Eshte natyrore kjo - thone qe nenat psh i harrojne dhimbjet e lindjes, gje qe po te mos e benin, nuk do ishin me "per shtrat".

Perkundrazi, neve e kaluara na futet me force per te mos thene perdhune, qe ne ta kujtojme ate medoemos, nen paradigmen e Brechtit qe "barku qe e polli nuk eshte shterpezuar (ende)", per te justifikuar cdo kob e te zeze qe e tashmja kryen.

Kjo ndodh sot e gjithe diten ne mediat/politiken shqiptare. Uroj qe kjo te mos zgjatet ne jetet e perditshme te njerzve, se do ishte vertet krim!

Nuk eshte e para here qe M.Haxhia shkruan  ose e sjellin ketu.Gjithmone nje krijese e bute e delikate.Me ndjenja e kendveshtrime te holla edhe per periudha guroresh e prangash.Keto rreshta i bejne nder....nuk eshte kollaj te provosh mirenjoje e admirim ne kohen tone e ne Shqiperi.Duhet karakter t'i provosh e Haxhia i ka.

Nuk eshte e para here qe M.Haxhia

Kete nuk e ka gje. Kam nje bindje qe edhe ti e di - nisur nga preferencat qe deften per letersine dhe tekstin ne pergjithesi. Se pse "leshon pe" ketu, nuk e di.

Sidoqofte, secili me te veten.

Mbremje te mire. Vete po e mbyll ketu.

Thjesht permbajtja Em,artistikisht me duket se nuk u shpreha.

me ktheve. ja edhe kete:

njoh njerez vertet te mrekullueshem, te cilet edhe vete, edhe familjet e tyre kane vuajtuar ne menyre skajore neper internime, kane punuar ne bujqesi duke patur talente te padiskutueshme dhe prirje artistike! Me keta njerez jap e marr, flasim, tek ata te shtang nje perkorje dhe vertetesi ne veprime, sa qe me ben te ndihem i vockel e i paplote perballe raportit te tyre me vuajtjen e djeshme, padrejtesine, shformimit ne diktature.

Lutem te respektohet qenia e tyre sublime!!!

Keta te pervuajturit e monizmit, te cilet megjithate prap ishin "kuadro" (inxhiniere, mesues, mjeke etj, ti me kupton mua) nuk i kuptoj dot! Mbase jam i trashe. Por s'di pse, ndihem mire ne trashesine time.

Flm.

Po mundohem te kuptoj Em.Vuajtja mbase eshte edhe relative.Nuk eshte e thene se pse nuk e pushkatuan po e lane ing diku nga Tirana ne nje miniere te Kukesit apo mesues ne Peshkopi nuk qenka vuajtje ,eshte edhe shume madje.Kariera te nderprera ,jeta me frike ,endrra te thyera.Te ishe pianiste ne Shkoder ose ne TOB,e te perfundosh ne Berat (qytet)mesuese muzike eshte shume vuajtje,shume frike(ku do te ndalet persekutimi)......

Pse jo oportunitetet e mohuara,pamundesia me zgjedh se ça ke deshire te behesh te gjitha jane mungese lirie ,e mungesa e lirise eshte vuajtje e madhe...e te kondicion jeten te gjithe.Nuk di nese te kuptova vertet.

Zana, nje mjek mund te ishte me mire ne Spitalin Universitar se ne Kukes. ( Edhe sot po te jesh mjek nga Tirana e te te cojne ne Kukes eshte mallkim ) Inxhinier mund te ishe po njelloj. Po mund te quheshe me fat nese kishte rruge makine.

Nje shoku im ishte ne Iballe ekonomist , djale i vetem e babane komisar nga ata te Kur Kusarit. ( meqe i ke qejf keta )

Ne Elbasan, ne metalurgji kishte rreth 550 personel i larte, inxhinier, ekonomist, mjek etj etj. Nga keta shumica ishin jo nga Elbasani.

Desha te them qe mund te numuroj aq shume shembuj sa do lodhemi.

Hartimi eshte ne frymen qe jam i persekutuar sepse me foli kryetari i frontit se nuk dola te beja pastrim ne te shtunen komuniste.

OK, jam back dhe me duket se kjo duhet shtjelluar edhe pak.

Askush nuk e mendonte ne ate fillim se lufta kunder komunizmit do uzurpohej nje dite jo te vone. Ashtu si lufta kunder shfrytezimit njerezor ishte uzurpuar me pare nga kastat drejtuese ne monizem. E vecanta ne uzurpimin e dyte ishte se ai ndodhi shume shpejt, dukej sikur kete here nuk kish shume kohe per te humbur. Dhe c'ndodhi: klasa drejtuese ne monizem, asesi dhe absolutisht jo e permbysur, por e rrokadezuar dhe e pasuruar me elemente te tjere jo klasore (pasi edhe pasuria qe qarkullonte tani ishte ku e ku me e madhe dhe lejonte me shume hiena), tha (sprach): doni lufte kunder komunizmit ju? OK, e bejme vete. Po ashtu, me te njejtin mekanizem djallezor qe punon me korrupsionin, ta zeme. Korrupsioni shnderrohet ne mogul kur arrin te fundit, te korruproje luften kunder vetes se vet duke thene: doni lufte kunder korrupsionit ju? OK, e bej vete ate. Pse i them keto dhe c'lidhje kne kto me mirenjohjen e thelle te nje mesueseje te feminise prej dikujt shpirt-qashter si mund te jete autorja? Po ja, ver re paradigmen e rrenjosur te "personazhit pozitiv", i cili aq, po aq fort i therret "emotional appeal-it" si ndozot burri me pantallona te shkurtra apo hoselitoja, pra mesuesja eshte nje figure e perkryer dhe e veneruar, ne kutpimin qe ne perzjerjen e perkryerjes se saj nuk mund te mos kete pak perndjekje nga bisha komuniste (me injorante te zinj nga jugu mundesisht), nuk mund te mos kete nje padrejtesi biblike qe fqinjeron me nje vuirtut te vene ne prove prej Anselmi (burri me biografi te keqe, por ajo mbi te gjitha zgjodhi njerine, beri c'i desh zemra, kunder bishave me fytyre njeriu te sigurimit te shtetit dhe partise se punes etj), dhe dalta vazhdon fiks sipas te njejtit rit, i cili skaliti edhe ate komisarin memo te gur kusarit.

OK, deri ketu ishte pune stili (i cili reflekton ama mendesine dhe uzurpimin - qe nuk luan asnje mm nga psh "nuk me la beu i Zemblakut te majmem" >> per me teper na thote Beluli) - puna rendohet me shume kur anatemat kunder komunizmes se vete-cofur vijne nga burime dhe organe te cilat nuk kane asnje, po ASNJE sensitivitet ndaj plageve sociale te sotme, te cilat c'eshte e drejta vijne ne paketen e kapitalizmit te ashper te fillimit te tij te perziere nga nje malokeri dhe mungese qytetarie skajore si ajo qe eshte ne Shqiperi. Eshte se brendshmi e korruptuar cdo perpjekje per analize, pershkrim dhe stigme te ynereve klomuniste te djeshme, qe natyrisht jane me ton, kur perballesh me kete shurdheri te llahtarshme ndaj 97-es, 15 marsit te 2008 apo 21 Janarit te 2011. Sepse eshte ashiqare qe duke perjashtuar aspektet personale (ta zeme Agron Tufa te atille e ka biografine, qe ne vend te rruazave te kuqe do kete rruaza mllefi e vreri me se s'ben jo te kuqe), gjoja-lufta kunder krimeve te komunizmit nga njerez qe nuk e kane problem fare krimin e sotem, behet e pasinqerte, behet per tymnaje dhe sidomos per te fshehur dhe hequr vemendjen ndaj asaj qe ndodh sot. Dhe momenti i uzurpimit te jep kenaqesi perverse; ti mbase nuk je aktive aq sa une ne peshk, por eshte e neveritshme te shikosh jarget e gjithfare ligavecesh te cilet vete-vihen a priori ne pozita te prosekutoreve te komunizmes, te sensit te drejtesise, edhe marrin poza nga ato te te djegurve per atme e drejtesi njerezore, thone "na jena t'djathte" kurse "ju te tjeret, kelyshet e te kuqve, nuk e dini c'eshte liria, ju vret syte ajo" e gjithfare gomarlleqesh te marra direkt nga stili i Enver Hoxhes kur iu turrej armiqve te brendshem e te jashtem, 95% imagjinare dhe kusurin te bere nga vete ai. Duke u thene kesaj skote qe ju nuk keni goje te flisni per krimet e komunizmes, ne fakt i behet nje sherbim luftes kunder mendesise moniste ne pikpamje kulturore dhe te stilit, se tjeter gje nuk ka mbetur nga te kapesh ne ate nahije. Mirepo duke qene se kjo, lufta donkishoteske ndaj mullinjve me ere komunist eshte kaq lire, biznes me perfitim te siguruar, skota luftuese behet keq kur ua ve ne dukje, se i duket se po i heq nga podiumi i gjeneraleve fitues, me te drejta denimi dhe fshehje pas gaxhoit te komunizmes. Edhe hidhen perpjete si kurvicka te fyera ne nder.

Dola shume nga fokusi i ngushte i temes, por me ty e vlen, sepse e di qe ke njohjen e duhur per cfare po flasim. Nqse do kete reagime ndaj c'po flasim nga nje takem i njohur i ketushem, une do i injoroj per vete, te njejten gje do ta rekomandoja edhe ty.

Pershendetje dhe ben mire qe vjen ketu, edhe kur je kontroverse.

Cimi

 

 .......kujtoj mëngjeset, të gjitha mëngjeset kur shikoja .......

O Zot ,sa memorie kane ca njerez! Une s'mbaj mend detaje te tilla,pervec rasteve kur kemi vajt ne ditelindjen e ndonje shoqeje/ku,te mesuesja per 7 Marsin,episode te shemtuara apo te bukura ,por pa shume detaje .Me kalojne si nje vetetime dhe humbasin ne mjegullen e harreses.....

Mos eshte dhe ky kujtim-imagjinate si ai i PF-sesmiley

Respekt per mesuese Miliken qe me perkushtimin dhe embelsine e saj ka ditur te lere mbrese tek nxenesja e njome Miranda,e cila me shume dashuri,ne dukje e tepruar,ja kthen  mirenjohjen duke percjelle respekt edhe per vehten tek lexuesi!    flm xhib!

 

Te gjithe kemi patur dhe vazhdojme t'i  kemi ne zemer mesueset tona. Njera me e dhimbsur se tjetra, me e bukur, me e dashur, per syte tane feminore.

Njerez me fat. Zyshat e mija me dukeshin debile

Ndoshta ke qene femije "i hedhur" qysh femije qe te dukeshin te tilla. smiley

jo , I krahasoja me nenen time

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).