Vlorë, fillimi i viteve ’30 të shekullit të shkuar. Një grup nxënësish të klasës së fundit të Shkollës Tregtare, që tashmë e konsiderojnë veten burra të vërtetë shkojnë në njërën prej shtëpive publike të qytetit. “Vajtëm një pasdreke të gjithë së bashku. Shtëpia publike ishte pranë spitalit. Aty ishin nja tri gra të thata, të shëmtuara. Shkuan disa shokë, po, kur më tha njëra mua: ‘Eja, mor çapkën’, - unë ika me vrap. Qysh atëherë kam një neveri të madhe për ato të mjera…”, do të shkruante vite e vite më pas njëri prej këtyre djemve. Ai ishte Petro Marko i famshëm. “Të mjerat” e asaj kohe na u kujtuan sërish tani që debatet mbi prostitucionin, sidomos mbi diskutimin e kotë nëse duhet lejuar e zyrtarizuar apo jo, janë shtuar shumë këto ditë të fillimit të ndrojtur të pranverës. Themi debat i kotë, sepse sigurisht që duhet lejuar me një ligj të posaçëm, puna është se si e qysh e tek duhet të jenë lidhjet e zejes më të vjetër në botë me shtetin dhe shoqërinë. Sikurse ndodh rëndom, sidomos në vendin tonë krenar, çdo brez mendon se brezat paraardhës nuk kanë bërë asgjë të mirë për këtë vend, çdo brez harxhon kohë, nerva, energji, për të zbuluar gjëra që paraardhësit i kanë gjetur me kohë, ndonëse sipas mënyrës së tyre. I tillë është edhe rasti i prostitucionit, ndaj për t’i ardhur në ndihmë të gjithë të interesuarve në këtë debat, duke përfshirë këtu edhe prostitutat edhe kodoshët, po rreshtojmë më poshtë disa shënime historike të nxjerra nga dokumentet e shtetit Shqipërisë së fillimit të shekullit të XX. Nëse keni durim t’i lexoni atëherë do të kujtoheni se ndokush prej nesh ka qenë mënjehaoru që asokohe.

Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Prostitucioni në një vend tipik oriental si Shqipëria e asaj kohe s’mund të vinte ndryshe përveçse si një import që vinte bashkë me ushtritë pushtuese. Dhe bashkë me të vinin edhe masat e para për ta kontrolluar atë. Deri asokohe bejlerëve u lejohej që në oborrin e tyre të mbanin një grup femrash jevga (që sot zyrtarisht u thonë egjiptiane), të cilat luanin rolin e kërcimtareve, por edhe të kurtizaneve të deklaruara. Kujtoni këtu kryeveprën e Kutelit “Vjeshta e Xheladin beut” dhe do ta keni të qartë atë lloj mantenute orientale. Por këto duket se kanë hasur problemet e para me shtetin që në kohën e pushtimit austro-hungarez. Një elbasanas, me sa duket me ngjyrë, lodhet për shumë kohë në 1917 për të nxjerrë nga “spitali” ku ishte shtruar për të zhdukur një infeksion venerian, bashkëshorten e tij, Shahun e Tushit. “Gruja ime është nasmusqare”, ankohet i shkreti burrë derisa çingia kthehet në vendin e vet të punës. Kjo ndodhte në Elbasan në dhjetor të 1917. Duket se fenomeni ka marrë përmasa serioze sepse “katundaria” (bashkia) e Elbasanit në shtator të të njëjtit vit, vendos që “tashti e paskëtaj të ndalohet dëfryemja nëpër kafet me gra të përdaluna ngaqë këto po shkaktojnë sëmundje të rrezikshme, prishje morali dhe humbje ekonomike ndër nji shumicë të djelmnisë së vendit. Gjithashtu u vendos që edhe gratë e huaja të përdaluna të çohen sa ma parë ndër vendet e tyne…”. Në fillim të shekullit të shkuar pra ishin mjaft të përhapura të dy llojet e kësaj kategorie: si çingiet, ashtu edhe prostitutat e mirëfillta, këto të fundit kryesisht të huaja.

Një nga masat e para që ndërmori djaloshi Ahmet Zogu, kur ishte ministër i Brendshëm ishte miratimi i një ligji të posaçëm mbi rregullimin e prostitucionit. Në fillim duket se ka një hallakatje të madhe në lidhje me terminologjinë. Dikush këto gra i quante “gra të përgjithshme”, dikush tjetër “gra të përdaluna”, të tjerë akoma, “gra botore”. Ahmet Zogu, si zakonisht, i ra shkurt. Me iniciativën e tij qeveria e atëhershme, e drejtuar nga Xhaferr Ypi, miratoi një rregullore prej 26 nenesh e cila u quajt “Rregullore mbi rregullimin e kurvënis”. Zogu thjesht kishte përkthyer një rregullore që ishte në fuqi në Sarajevë gjatë pushtimit austro-hungarez. Pikërisht për këtë kjo rregullore u quajt edhe “Rregullorja e Sarajevës”. Ky akt nënligjor hyri në fuqi që në shkurt të vitit 1922. Për Zogun nuk kishte më diskutime të tepërta. Prostitutat cilësoheshin me termin më të përhapur “kurva”. Rregullorja, e cila u plotësua disa muaj më pas me disa nene të tjera, përcakton në mënyrë të detajuar se cili i jep lejet për ushtrimin e profesionit, se si dhe ku duhet të jenë shtëpitë publike, detyrimin për t’u vizituar dy herë në javë nga mjeku i bashkisë, detyrat dhe detyrimet e “drejtorit të shtëpisë publike”. Me një fjalë thuajse gjithçka. “Kurvat” duhet t’i paguanin bashkisë një taksë mujore prej 2 frangash ari. Bëhej kujdes edhe për korrupsionin. Në asnjë mënyrë nuk lejohej që vetë “kurvat” të paguanin mjekun. Këtë pagesë duhej t’ia bënin Bashkisë së Policisë Bashkiake, e cila kishte të drejtë të kontrollonte pa paralajmërim shtëpitë publike, në të cilat ishin të ndaluara pijet e forta alkoolike, ndërsa birra dhe vera mund të shërbeheshin vetëm me leje të posaçme.

Ndërkohë korçarët ishin treguar më të shpejtë. Ata këtë punë e kishin rregulluar që në maj të 1921-it. Në një vendim të “Këshillit Administrues të Prefekturës së Korçës lexojmë veç të tjerash: “…Çdo grua e cila kurvëron brenda në qarkun, është e detyruar ta deklaronjë në Drejtorinë e Policisë, e cila do t’i dorëzonjë një defterkë (radhua) të veçantë, ku të shënohen ditët dhe orët e vizitave. Doktori duhet të vejë në gruaja për ta vizituar dy herë në javë, në ditën dhe orën e caktuar. Do të ketë të ndenjurin në familiet e rezervuara për gratë publike, në Korçë në familet e caktuara, d.m.th. Në Vash të poshtë dhe në Kull’e Hirit. Në një dhomë vetëm një grua mund të rrijë për të ushtruar mjeshtërinë e saj… Eshtë e ndaluar për gratë publike e hyra ose e shëtitura në Bulevardin e Shën Gjergjit, të famullisë së Mitropolisë dhe të dy xhamive. Çdo kundërvajtje mbi këto urdhërime do të dënohet me burg që me 15 ditë deri në 3 muaj dhe me gjobë që me 5 gjer 100 franga ar. Në qoftë se përsëritet kundërvajtja gjoba dhe burgu do jenë për dy…”. Në disa pika korçarët ishin treguar shumë më të rreptë se sa Zogu disa muaj më pas.

Rregullorja e “kurvënies” mobilizoi një armatë të tërë nëpunësish civilë dhe policorë. Në fillim duhet të ketë pasur reaksione të mëdha, dhe kjo ishte e kuptueshme nëse imagjinojmë sadopak Shqipërinë e asaj kohe. Disa muaj më vonë, këshilli bashkiak i Durrësit njoftonte Ministrinë e Brendshme se nuk ishte dakord që në Durrës të hapej një shtëpi publike. Preteksti ishte një gënjeshtër: Në Durrës nuk ka asnjë prostitutë! Lart, në Veri, në Shkodër, zhvendosja e një shtëpie publike në brendësi të lagjes Parrucë, diku në afërsi të një xhamie të vogël, shkaktoi një stuhi të vërtetë mes banorëve myslimanë, të cilët protestuan fuqishëm. Gjithsesi zeja më e vjetër e botës vazhdoi udhën e patrazuar nën kontrollin e rreptë të një shteti të vërtetë policor. Të gjitha gratë e përgjithshme ishin nën vrojtim të rreptë policesk e burokratik aq shumë saqë ndonjërës prej tyre, tashmë plakë e shtyrë i duhej të paguante ende taksën e “kurvënisë”. Në gusht të 1926 Dilja e Xexes, një çingie nga lagjja “Xhamia e Sherifit” në Tiranë lutej që të çregjistrohej nga lista e grave të përgjithshme dhe të mos kryente më vizitën e detyrueshme mjekësore. “Vërtet – shkruan ajo me lutje të thellë – kam qenë në grupin e çingieve, por vetëm deri kur ka qenë Austro-Hungaria këtu, se masanej u vjetrush dhe që atëhere kam hek dorë prej atyne punve qi shkaktojnë vizitë. Tashti ndodhem në shtëpinë puq me dajën tim dhe merrem me punë vetjake e nuk jam ma prej grave të përgjithshme”. Historia e Diles së Xexes këputet këtu. Askush nuk di të na thotë nëse vazhdoi ta paguante taksën e profesionit të saj të vjetër edhe në moshë të shtyrë.

Kjo puna e dhënies së informatave mbi prostitutat ku kthye gati-gati në mani, aq sa u vunë në vëzhgim të gjitha të huajat që vinin në Shqipëri. I tillë qe rasti i një fisnikeje të re e të pashme franceze, e afërt me Kontin Tucholsky, i cili bënte biznes në Durrës. Kur vajza e re guxoi të shkonte nga Durrësi, ku jetoi disa muaj, në Elbasan, atëherë u konsiderua menjëherë si një prostitutë ilegale. Vetëm kohë më pas, spiunët nisën të raportonin të vërtetën: “nuk gjetëm asnjë fakt që zonjusha të jetë grua e përgjithshme”.

Duket se Zogu, që ndërkohë bluante në kokë telashe të tjera, nuk u mor vetë personalisht me këtë fenomen. Por vetëm disa muaj pasi u bë mbret në 1928, atij iu desh të zgjidhte një tjetër telash. Në lagjen e Tabakëve, vetëm pak metra larg Pallatit Mbretëror, thuajse çdo natë kërciste ahengu i qejflinjve tiranas bashkë me çingiet e tyre të preferuara. Një pamje jo moderne për mbretin e porsazgjedhur të shqiptarëve. Zogu mobilizoi Ministrinë e Brendshme dhe Bashkinë e Tiranës. Në pranverë të 1929 në vendin e pabanuar Brrakë, në rrugën e sotme ku ndodhet Prokuroria e Tiranës, nisi ndërtimi i një lagjeje të re, krejtësisht me shpenzimet e shtetit. Çingiet u zhvendosën nga lagja e tyre e vjetër në shtëpitë e reja, larg syrit të Mbretit dhe të kureshtarëve. Hera-herës na bien në dorë të dhëna statistikore. Në 1938 Bashkia e Tiranës kishte të regjistruara 5 bordello, 71 gra publike, nga të cilat 5 greke, 2 jugosllave, 2 franceze, dhe 62 shqiptare. Në të njëjtin dokument thuhet se “Janë zanë tue ba kodoshllëk e tue majt ndër shtëpia gra me qëllim prostitucioni, 13 persona… Masa administrative për këta asht internimi dhe masa gjyqësore burgimi. Brenda vitit janë ekspulsue 4 gra, prej të cilave 1 çekosllovake 43 vjeç, 2 gjermane 17 e 46 vjeç e një bullgare 30 vjeç..”. Peqini në këtë drejtim ishte më pak ndërkombëtar dhe fare më modest. Lista e grave publike në 1930 përbëhet nga Sanija, Rukija, Lahja, Fatushja, Sabja. Në fund të listës është një tjetër Sabe, ajo është cilësuar si “Sabe Jevga e Vogla”.

17 vjet pasi Zogu legalizoi prostitucionin Shqipëria u pushtua. Zeja e vjetër lulëzoi sërish. Lufta është parajsa e saj. Asokohe pakkujt i shkonte mendja se bashkë me shumë gjëra po zhdukeshin edhe shtëpitë publike, prostitutat e deklaruara, kodoshët me licencë, çingiet… Gjatë viteve të komunizmit këto gjëra dënoheshin me dënime të egra. Porse ja ku jemi tani, të gjithë duke diskutuar për një gjë që paraardhësit tanë, me sa duket më praktikë, e kishin zgjidhur me kohë. Mos vallë jemi tepër vonë?

21 Komente

Po historine e Zogut te Zi e di njeri?

Zogu i Zi quheshin zakonisht zonat ku ishin bordellot.Meqe si rregull te punesuarat ishin ne pergjithesi nga evropa lindore dhe veri-lindore,me e udhes do te ishte qe keto zona te quheshin...Zogu i Verdhe.smiley

Ne Fier Zogu i Zi ka qene nje udhekryq midis gjimnazit te vjeter dhe stacionit te trenit.Ne Tirane Zogu i Zi u be qender kryesore e debatit politik ne Shqiperi...a duhet te hapeshin tek Zogu i Zi edhe kalime te tjera,apo thjesht duhet te mbetej rrethor,mbi toke...si dikur smiley

 

Faleminderitsmileys'e dija qe Zogu i Zi paska qene rrjet sherbimeshsmiley Franchising ma ha mendjasmiley

Dikush këto gra i quante “gra të përgjithshme”, dikush tjetër “gra të përdaluna”, të tjerë akoma, “gra botore”. Ahmet Zogu, si zakonisht, i ra shkurt. Me iniciativën e tij qeveria e atëhershme, e drejtuar nga Xhaferr Ypi, miratoi një rregullore prej 26 nenesh e cila u quajt “Rregullore mbi rregullimin e kurvënis”.

smiley

Baxhaku eshte flori, ben reportazhe te mirfillta. Nashti, sikur ta kishte vene dhe kete rregulloren e kurvenise te plote te skanuar diku ne internet do ishte gallate ta lexonim, I am sure.

Gjithashtu, vini re perdorimin e termave te ndryshem per prostitutat, domethenese. Ja prit sa te zbarkojne feministet ne teme smiley

Ketyre qe po kerkojne dhe po mbeshtesin ligjin ju uroj qe te bijat dhe te bijte te jene te punesuar ne keto shtepi te kurvenise!

Ne vend qe te punohej me shume per te kapur trafikanten e femrave shqiptare, keta anal-istat kerkojne amnesti per kryekriminelet.

Trendi ne bote eshte se edhe ne ato vende qe deri tani e kane lejuar, tani po e delegailzojne(Norvergjia, Suedia dhe se shpejti si duket edhe Hollanda). 

Ca pune te prish ty ligjerimi i prostitucionit o taleban, me fal Ipasherr? E palluara te kompromenton moralin personal ty, apo eshte me mire qe pallimi me para te jete i jashteligjshem (se per te egzistuar ka egzistuar gjithmone) se keshtu e keni me te qete ndergjegjien tuaj hipokrike juve?

Ketyre qe po kerkojne dhe po mbeshtesin ligjin ju uroj qe te bijat dhe te bijte te jene te punesuar ne keto shtepi te kurvenise!

Sipas logjikes tende ata qe jane pro ushtrise ju vrafshin femijet ne lufte dhe ata qe jane pro komunaleve ju punfshin femijet neper hale. Po ata qe jane pro synetllekut, ju punofshin femijet lafshepreres? smiley

Kur ja fillon me ad hominem sulme, tregon se nuk ke argumente.smiley

Ligji pervec se legalizon kurvenine, qe eshte ne kundershtim te plote me kulturen shqiptare, eshte edhe diskriminues per femrat. Jep signale se femrat jane mish qe mund te shitet dhe blihet per te shuajtur epshet. Ato qe behen viktima te kesaj dukurie jane vajzat e reja nga familjet e papriveligjuara ne kerkim te nje mireqenie dhe padashur por detyruar nga rrethanat socio-ekonomike i hyn nje pune qe le gjurme te pashlyeshme dhe shkaterruese.

Egzistimi i kesaj dukurie nuk eshte dicka per t'u krenuar. Ka egzistuar dhe eshte ringjallur per shkak te funksionimit te dobet te shtetit, shkaperderdhjes morale dhe me se shumti varferise se skajshme.

Argumentit tim se vendet qe me heret e kane legalizuar tani po e delegailzojne nuk ju pergjigjet.

Nese e ndjekim logjiken tuaj atehere ne Shqiperi duhet te legalozohen shume gjera se per shembull grabitjet, korrupcioni, vjedhjet etje.

i pasherr me fal qe po futem ne mes si pilaf, gjithsesi besoj se xhibi mund te te pergjigjet ani pse po nderhyj un. 

1.Nuk mendon ti se nje pjese e perdhunimeve qe ekzistojne sot mund ti faturohetr mungeses se legelizimit te prostitucionit ? 

2. Cfare te ben te mendosh se ne kete boten e avancuar ku ka filluar te deligjitimohet ky lloj biznesi, te mos ekzistojne burra qe prostituojne, qofte per marredhenie hetero e qofte per homo. 

 Per ta mbyll  promovimi i gruas ka platforma te tjera per tu implementuar ne menyre aktive e jo forcerisht duke mos leju  shtepite publike. 

 

 

Promovimi i gruas?

 

What's going on? lol

Me sa e kam kuptuar une prostitucioni eshte de facto i ligjshem ne Shqiperi. Keshtu qe nje legalizim ne leter nuk do te ndryshoj shume. Do ta bej me te lehte shperlarjen per pimpat dhe asgje me shume.

Une vetem po konstatoj se shtete ku me heret prosititucioni ne rruge ishte i ligjshem si Norvegjia dhe Suedia, e kane bere te paligjshem blerjen e ketyre sherbimeve. Kam lexuar kohet e fundit se edhe shume shtete tjera po konsiderojne te njejten gje.

Nje legalizim edhe do te demtoj imazhin e Shqiperise si vend turistik dhe gjitheashtu do te terheq ate sojin e turisteve qe Shqiperia nuk i deshiron. As shoqeria shqiptare nuk besoj eshte e gatshme per kete. 

Argumenti i taksimit eshte aq qesharak sa qe nuk ia vlen te permendet. Administrata tatimore nuk arrin te mbledh taksat nga bizneset e rregullta ku kontrolli eshte shume me i lehte. 

Po, ad hominemi im "taleban" s'ishte argument, po si mund ti pergjigjem une urimit tend qe ata qe jane pro legalizmit te prostitucionit ti punojne femijet ne shtepi publike? Une vetem ate mentalitet di qe i perligj keto mendesira kafsherore, kafsherore ne kuptimin e shtazerise, te mos tolerances per mendimin ndryshe te tjertit, te te marrit ne dore ne menyre donkishoteskte te auroles se moralit.

Kurveri eshte term subjektiv. Kurveri per mua eshte p.sh. shitblerja e moralit, apo njehesimi i moralit tend dhe femijeve te tu me aktivitetet seksuale, me apo pa pagese, te te tjereve.

Keshtu qe meqe ti do argument, hiq epitetet dhe me thuaj cfare demi i vjen shoqerise nga legalizimi dhe mbajtja nen kontroll nga shteti i nje fenomeni qe ka egzistuar dhe do egzistoje gjithmone, dhe cfare te mira ka shoqeria dhe shteti nga lenia e ketyre puneve nen rrogozin e ligjit, vetem e vetem qe disave te mos u preket sedra e tyre morale qe lidh moralin e vetes se vet me pallimin e te tjereve?

''Në gusht të 1926 Dilja e Xexes, një çingie nga lagjja “Xhamia e Sherifit” në Tiranë lutej që të çregjistrohej nga lista e grave të përgjithshme dhe të mos kryente më vizitën e detyrueshme mjekësore. “Vërtet – shkruan ajo me lutje të thellë – kam qenë në grupin e çingieve, por vetëm deri kur ka qenë Austro-Hungaria këtu, se masanej u vjetrush dhe që atëhere kam hek dorë prej atyne punve qi shkaktojnë vizitë. Tashti ndodhem në shtëpinë puq me dajën tim dhe merrem me punë vetjake e nuk jam ma prej grave të përgjithshme”. Historia e Diles së Xexes këputet këtu. Askush nuk di të na thotë nëse vazhdoi ta paguante taksën e profesionit të saj të vjetër edhe në moshë të shtyrë''.

aty ishte gjithe muhabeti: çishte kjo puna vetjake?smiley  nuk ja hidhje dot aq kollaj hyqymetit aso kohe, joo.   ''qeveri e forte kjo, e kap lepurin me qere...''

Kush jane ata burra o Baxhak,rrezikokan tre vjet burg.

ne te pafete e Europes po dalim edhe ma ortodoks ne sjellje. Hallall qeverija! 

un ju them prostitutave nese me lexon nonjona, ulni cmimet se prandaj u bo kjo nderhyrje taksuse  smiley 

un ju them prostitutave nese me lexon nonjona, ulni cmimet se prandaj u bo kjo nderhyrje taksuse  smiley 

 

Hahahahahahaha Iloveyou!!!! smiley

 

Sikurse ndodh rëndom, sidomos në vendin tonë krenar, çdo brez mendon se brezat paraardhës nuk kanë bërë asgjë të mirë për këtë vend, çdo brez harxhon kohë, nerva, energji, për të zbuluar gjëra që paraardhësit i kanë gjetur me kohë.

Ahmet Zogu, si zakonisht, i ra shkurt. Me iniciativën e tij qeveria e atëhershme, e drejtuar nga Xhaferr Ypi, miratoi një rregullore prej 26 nenesh e cila u quajt “Rregullore mbi rregullimin e kurvënis”.

 

Nuk e lexoj shtypin shqiptar, pervec ndonje artikulli ne internet, ose kur jam tek berberi duke pritur radhen. Arsyeja eshte e thjeshte, nga ana informative kam burime te tjera, nga ana gazetareske eshte "çamur" do thoshte gjyshja ime. F.Baxhaku eshte padyshim nje perjashtim nga te rrallet.

Artikulli ishte interesant smiley dhe ajo qe me beri pershtypje ishte forma e administrimit nga bashkite, gje qe i afrohet edhe formes perendimore, ku jane bashkite ato qe i kontrrollojne dhe mbledhin te ardhurat e ketij aktiviteti smiley

Z.Baxhaku na e beri lemsh termin korrekt te atyre qe ushtrojne  zanatin me te vjeter ne bote.Une me fjalen "çingie" nenkuptoj kercimtaret e ahengjeve,qellimi i te cilave ishte zbukurimi i  atmosferes dhe "rritja e moralit" tek dasmoret,e kurresesi "rruspien" .Ndryshe nga geishat japoneze(prostituta luksoze),prezenca e çingieve jo-domosdo nenkuptonte seksin.Cingiet ishin "ikone mbrojtese" e qytetit te Sarajeves,e qe per çudi,vazhdojne te jene edhe sot smiley

Me pengon dhe futja ne nje thes e kurvnis' dhe prostitucionit.Ato jane dy gjera kongurente,por,ne asnje menyre identike.Gjersa prostitucioni eshte zanat,kurvenia eshte mungese e moralit,ose,ne rastin me te mire,teprice e libidos.

Perndryshe,termi zyrtar i prostitutave ne Kosove eshte "kamariere e lokaleve ekzotike"  smiley

 

 

Ah sikur te kisha jetu ne kohen e Zogut! Ne vend qe te rija si budall perpara kompjuterit e duke shkrujt ne blogun e PPU-se, iksha e i futsha nje  loje seksi me gra botore. 

 

 

 

 

Sa i pakenaqur qe je nga femrat e shqipnise! smiley

Njelloj eshte o kozi,vetem se jane shtuar ca fjale te reja pershembull:

'' Mbretni,prostituta,euro dhe koks"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).