Qeveria miratoi dje një vendim të posaçëm për prodhimin dhe përdorimin e ambalazheve në vendin tonë, pjesë e të cilit ishin specifikisht ato plastike

Data 1 janar 2013 do të jetë dita e fundit e përdorimit të qeseve plastike në vend .Qeveria miratoi dje një vendim të posaçëm për prodhimin dhe përdorimin e ambalazheve në vendin tonë, pjesë e të cilit ishin specifikisht ato plastike. Sipas vendimit, bizneset ndalohet të prodhojnë ambalazhe plastike duke filluar nga data 1 shtator e këtij viti, ndërsa doganat do të udhëzohen që të mos lejojnë futjen e qeseve plastike duke filluar po nga jo datë. Pas ndalimit të importit dhe prodhimit do të ndalohet edhe përdorimi.

Vendimi ndalon prodhimin apo futjet e qeseve plastike që përbëhen nga material plastike që nuk degradohet. Megjithatë, ekzekutivi ka planifikuar të lejojë përdorimin e një lloji tjetër qesesh plastike por kësaj radhe të përbëra nga material që degradohet në natyrë. Materiali në fjalë degradohet në kushtet kur trajtohet në lanfillde. “Ndalohen prodhimi, importimi dhe hedhja në treg e qeseve plastike nën 30µ (mikro). Pas datës 1 shtator 2012, ndalohen prodhimi dhe hedhja në treg e qeseve plastike të pabiodegradueshme nga të gjithë operatorët ekonomikë. Pas datës 1 shtator 2012, ndalohet importimi i qeseve të plastikës të pabiodegradueshme”, – përcaktohet në vendimin e djeshëm.

Por pas ndalimit të importit dhe prodhimit të qeseve në shtator 2012, qeveria parashikon edhe ndalimin e përdorimit të tyre përsëri me vendim. Sipas vendimit të djeshëm, të gjithë njësitë tregtare në territorin e vendit ndalohen të përdorin qese plastike të padegradueshme duke filluar nga janari i vitit 2013. “Pas datës 1 janar 2013, ndalohen përdorimi dhe tregtimi i qeskave plastike të pabiodegradueshme nga të gjitha njësitë tregtare”, – përcakton vendimi.

Krahas ndalimit të përdorimit, ekzekutivi ka ndërmarrë rregullime edhe në drejtim të trajtimit të mbetjeve. Vendimi i djeshëm ndalon transportin e përbashkët të mbetjeve urbane. “Ndalohet transporti i mbetjeve të ambalazheve me mjetet që transportojnë mbetje organike të përziera shtëpiake/bashkiake”, – vijon vendimi.

28 Komente

lajmi me i bukur i dites.

smiley me ne fund! Jam e lumtur qe nuk jam lodh kot  

Maloqke smiley bete fushata a si? Ec na trego pak.

jo vetem smiley pa pike modestir kam bo nje draft memo  qe ja kemi nis qeveriut si levizje e FML  smiley i permbante te gjitha vendimet qe jane marre biles ma shum po mir qe fillun smiley 

Hallall smiley

Ca eshte FML?

Eh shyqyr!Lajm smiley.Hajt per hajersmiley

lajm i mire... po pse e kane shkruar kaq remujshem.  te njejten gje e rilexova nja 4 a 5 here..smiley

do u kthekemi te cantat  prej rrobe  smiley

 

sa mire do ishte ,  ,,por valle a do tu kthehemi?????

Sigurisht,nga halli do u kthehen kuptohetsmiley

Me cfare do i mbajne ,duke qene se letrat si perdorin dot ,se nuk kane te gjithe makinasmiley

ose prej kashte.. smiley

http://onemoregeneration.org/2011/04/17/...

mire do qe te nisej lufta me ngadale dhe me shishet plastike.

`Plastic bottles do not decompose quickly. In fact, it takes up to 500 years for the process to even begin, and if the bottle is compressed and protected by other debris, it can take up to 1,000 years.`

 

sa mire ku marrim ndonje lajm te mire..

Wow ndaluan tymosjen dhe u pastruan klubet, tani qe ndaluan qeset s'do kete me plehra. Next ndalimi i korrupsionit dhe ia hudhem. 

Aha tymosja eshte turrele ne cdo lokal, edhe te ato qe kafja ben 250L! Po mire qe do i heqin qeset plastike, por duhet te gjejme canta te mira per environmentin - canta lecke ose ato qe degradohen.

te presim pyjet me rrenje po vec te mos kemi qese. rroft njeriu i ri!

ja ç'te bojne qeset plastike.....

..keshtu ka qene bazamenti (shtrati) i Lanes dikur.....

ja si o bo sot...dhe po flasim per Pellgun e Sharres, qe nga ky nivel ka qene nja 1.5m me poshte....

...tashti ne ven te pelllgut, osht bo i mal me plena.....dhe po ta shifni pjesa me e madhe osht nga qeset e plastmasit

 

kush ka nai histori per pellgun e Sharres te na e thote.....

dhe bohet llaf per Lanen knej nga funi, te Kodra e Priftit..... atje ku ka ndalu unaza....per te bo....

 

shiko kur te dali ndonje (nga ata komplotistet) ketu, dhe te thote se qeset  plastike nuk i japin asnje problem ambjentit dhe se kjo eshte vetem nje fushate e ca organizatave per te fituar para dhe fonde.

smiley

Po si ta kuptoj une kete, ashtu sic moren masa me ligje e me vendime per ndalimin e duhanit? Po duhani vazhdon e thithet normalisht neper mbjentet publike e ato te mbyllurat megjithese ne cdo qoshe e mur thuhet "ndalohet duhani". 

a ç'te bojne qeset plastike.....

Faji nuk eshte i qeseve plastike ne vetvete, por i menyres se si i perdorim ato.

Nuk eshte faji i qeseve plastike nese njerezit jane te papergjegjshem.

Kush e ka kap biznesin e cantave dhe zarfave te letres?

Ndonje perfaqesues i popullit ma do mendja: nga populli, per popullin. 

Epo, i paska ardhur vdekja edhe qeverisë sonë?! Normal, fundi i botës vjen njëlloj edhe për shtetet e prapambetura.smiley Shyqyr që u bëmë me ndërgjegje ekologjike pa tani le të shkojmë të qetë !

Kshu merret statusi kandidat.

Vendim shume i mire!

Duke vendosur akciza apo taksa te larta per qeset e shishet plastike, mendoj se tregtaret dhe shoqeria, do mendohen mire para se ti hedhin. Para ca viteve, kishte ca firma qe shisnin birre, vere, limonatra ne menyre te hapur,  shkonte klienti me shishet e veta, dhe minifirma ia mbushte shishen/t klientit, e mbesnin te kenaqur te gjithe, firma, klienti, natyra, bashkia, qeveria, shteti dhe shoqeria. Tani nuk i shohim me keto firma, qe normalisht duhej te mbeshteteshin nga bashkite dhe qeveria. 

shkonte klienti me shishet e veta, dhe minifirma ia mbushte shishen/t klientit, e mbesnin te kenaqur te gjithe, firma, klienti, natyra, bashkia, qeveria, shteti dhe shoqeria.

Shpesh harrojm qe zgjidhjet e thjeshta jane me te mirat. Flm, man, qe na e kujton ket parim te harrum!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).