Një ushtar amerikan ka tensionuar edhe më shumë marrëdhëniet tashmë delikate midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Afganistanit, pasi qëlloi mbi një turmë civilësh dhe vrau 16 persona në një sulm të motivuar nga një moment depresioni.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një baze ushtarake në Kandahar, jashtë të cilës ushtari vrasës ishte duke shëtitur. Më pas, ai u dorëzua vetë tek autoritetet ushtarake amerikane.

Në një komunikatë, NATO deklaroi se është duke hetuar këtë “incident thellësisht për të ardhur keq”. Sipas raportimit të disa mediave vendase, një grua, një fëmijë dhe një burrë ishin viktimat e sulmit të çmendur, por bilanci i qartë nuk është konfirmuar ende.

”Ky është një incident për të cilin shprehim keqardhjen tonë më të thellë. i parashtrojmë familjeve të prekura të gjithë ngushëllimet tona, ndërsa do të hetojmë së bashku me kolegët tanë afganë për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje të tmersshme”, shkruhej në deklaratën e NATO-s.

Sipas disa ushtarëve të tjerë të bazës së Kandaharit, të cituar nga mediat amerikane, ushtari vrasës, emri i të cilit nuk është bërë ende publik, pati një moment krize nervore, përpara se të dilte nga baza së bashku me armën e tij dhe të vriste civilët mes të cilëve kishte edhe 9 fëmijë.

Incidenti vjen në një moment tejet të papërshtatshëm, pasi klima midis Uashingtonit dhe Kabulit është ashpërsuar, si rrjedhojë e djegjes së disa kopieve të Kuranit në një bazë amerikane, muajin e shkuar, ngjarje që ka sjellë protesta masive dhe sulme të talebanëve në vend, pavarësisht një ndjese zyrtare të paraqitur nga Pentagoni. 

Presidenti afgan Hamid Karzai ka bërë të ditur se mes viktimave janë 9 fëmijë dhe 3 gra duke e ka dënuar ashpër atentatin. Karzai ka kërkuar nga NATO të shpjegojë sa më parë këtë ngjarje.

“Bëhet fjalë për vrasje me qëllim dhe presim shpjegime sa më shpejt nga NATO”, është shprehur Karzai. 

28 Komente

Dicka me te vertete e merzitshme. 16 njerez te vrare pa ndonje faj. Ushtare te merzitur dhe te demoralizuar. Dhe pothuajse e sigurt qe kjo ngjarje do sjelli akoma me shume gjak.

Se fundi, nuk e kuptoj mire kete Hamid Karzai. Qe vjen nga grupi me i madhe i Afghanistanit eshte e ditur. Por miqesi as me talibanet nuk ka, as me uzbeket ose tajiket ne veri; atehere pse eshte sjellur ne shume raste sikur deshiron qe NATO te iki. Nuk e kuptoj nga e ka kete siguri, sidomos kur njeri mendon sec pesojti Najibullah ne duart e talibaneve dhe meqenese qe nga i njejti fis si talibanet.

Ngjarja eshte tronditese, por ndersa behet fjale, per nje te semure  eshte rasti vetem te  shprehish keqardhjen.

T`ju  tregoj per Karzain.Kam patur  rastin ta  takoj bashke me nje  mikun tim S.N., ne vitin 2009.Ne bisede e siper na  pyeti:

"Si e kam shokun Enver  Hoxha...".................... 

lesh, grave, lesh

H A V O C

Gabimi i dyte ca me i shtrenjte...Nuk vune mend nga Vietnami?.Amerikanet duhet te kishin studjuar ca britaniket apo ruset perpara se ti hynin asaj aventure te marresh ne token e pa-shtet...

E kuptoj dhe faktin qe ushtaret amerikane e kane humbur, qellimin idene se perse ndodhen aty...Paranoia ne anen tjeter ben punen e saj.Por dhe racjonet e LSD sikur ju a kane shtuar keto kohet e fundit....Ky eshte nje krim i paster depresjoni,marrezie dhe thekson faktin qe duhet te lagrohen nje ore me pare!

Kjo pjesa e fundit me ka shqetesuar mua shume personalisht. Thuhet qe racioni i LSD eshte rritur 40%. Me e keqja eshte qe tani kane filluar te perdorin shume LSD dhe brenda ne Amerike per te kontrolluar popullsine e brendshme. Vjen nga uji... qeveria thote qe eshte fluoride per dhembet, por te jesh i sigurte qe eshte LSD dhe ilace te tjera qe e kthejne popullin ne dele. Imagjino, ne 60 populli amerikan u ngrite kunder Vietnamit, dhe ne ate kohe fillojti "fluoridi" ne uje. Ne 70, populli perseri ne gjume.

Po ke te drejte, c'mund te persesh nga nje ushtri e dendur ne LSD e cila qellon gjithcka qe leviz perreth. Dihet boterish se drogerat si LSD,kokaina,heriona,amfetamina u zhvilluan vete nga vete qeveria amerikane per sherbim te ushtrise. Eshte gjithashtu per tu theksua shtimi alarmant i rasteve kancerogjene ne bote. Statistikish 1 ne 3 femra ne perendim, gjate jetes se saj do te preket nga nje semundje kancerogjene. Gjithca mbeshtillet nen mantelin e "Konspiracise".

muhameto, do jet nej gabim. Ushtaret amerikane marrin vetem vitamina dhe kane shendet mendor te plote. Ky robi kushedi si ka qellu. smiley

muhamet, ja paske fut i got me uje cesme para se shkrujte kte komentin per ujin.

Ushtaret nuk jane gje tjeter vecse 20 vjecare me nje pushke ne dore .

Me mire te kishte vrare veten lumadhi, sa vrau gjithe ata njerez te pafajshem.

I eshte dhimsur vetja Ket...

sa mire do te ishte keshtu sic thua ti. Jo per gjo, po me kete rast edhe krimineli sali do na kishte lene shendene.  

Bipolar, Bin Ladeni sulmon Ameriken.

Gjeni shesh, beni pershesh.

Perralla ne lesh, shneti prej nesh.

Terheqje e menjehershme ne : 3....2....1

Do ishte gjeja me e mire qe amerikanet kan ber ne kto 12 vjet.

Seriozisht deri sa kane ndermend te rrine ne Afganistan?

Nje minute mer. Dje CNN tha qe ky psikopati kishte naten ne 2 te mjesit nga kapanoni dhe kishte hyre neper shtepi duke vrare njerezit ne gjume, gra e kalamaj. Sot TCH thote qe qelloi mbi nje turme?!

Nji afghan qe vret veten bashk me 19 ushtare eshte terrorist.

Nje ushtare i NATOS qe vret 16 civil por veten nuk e vret, vuan nga depresioni.

Pak si tallje bythe me inteligjencen ky muhabet!

smiley

Pas disa muajsh trajtim me medikamente do ta lene te lire dhe me pensjon ushtarak....C'fare ironie....

pa dashur që të bëj "smartassin", se kjo ngjarje është shumë e rëndë, dhe meqë ka lidhje të tërthortë me gjendjen e shtetit shqiptar; ka një ndryshim mes afganit dhe ushtarit. Për ushtarin përgjigjet ushtria amerikane si institucion, merr dhe përgjegjësinë e rastit. Po për afganin, kush përgjigjet? 

Ky është dhe ndryshimi psh, i Serbisë me ne. Ata kanë institucione, dhe respektohen, apo penalizohet institucionalisht. Ndërsa shteti shqiptar, trajtohet si bandë kaçakësh. 

 

Megjithate Oranje, kjo filozofia e Nietzsche qeka e rrenjosur thelle, ....por teper thelle ne karakterin e amerikaneve dhe evropjaneve

Epo Niçja evropian ishte o Art.

 

Edhe Hitleri po ashtu smiley

"I Huaji " - kamyse , nen driten e vezhgimit thellesisht psikologjik Real , te I.kadarese tek " Autobiografia ...." erdhi perseri . Nga Vietnami ne Afganistan. USA qe dominon me konsensus NATO-n duhet me cdo KUSHT te rishikoje shume thelle kete STRUKTURE . Po tjeterson gjendjet shpirterore te vet Ushtareve te SAJ , kujto para ca koheve rastin me shqiptaret , dhe ja tani Ekstremi... Perse duhet nje dominim toksor ? me Baza apo forma te tjera . Eshte Plotesisht i pamundur , qofte edhe ne vende shume te Vogla . Ndoshta kesaj Strategjie , deri diku te pranueshme para Luftes se Ftohte ,  i ka ardhur FUNDI , po sic duket QARTE shume mendje te ngurtesuara nuk mund te dalin dot nga Klishete !

Bota eshte ne nje evoluim te shpejte te Jashtezakonshem dhe keta ne NATO me duket se e kapin dhe masin  Kohen me shume Javashllek e Konservatorizem per te mos thene se "entuziasmohen"  me fanfarat e fishekzaret e e vendeve ku Sundojne Berishistet  ...????? gje qe me Plot autoritet e kishte kuptuar dhe Arvizuja se tani "eshte rritur Siguria Fizike e Shqiperise "...

jo po e beri nga qejfi tashti... po ta pret mendja qe nje njeri qe vret ne ate far menyre eshte me te meta mendore.. sikur cfare na thane!

Edhe pak do na dalin ata te 11 Shtatorit me "depresion".

I ka lufta keto gjera.Ca vriten ne lufte frontale ,ca nga rikoshte,ca nga predhat,bombat atomike ,por dhe nga ushtare depresive ,te cilet i ka patur cdo lufte.Mjere ata qe vriten , mjere  ata te pafajshem qe jane te destinuar te perjetojne dhe te vuajne nga lufterat, dhe vdekshin ata qe shkatojne lufterasmiley

Ka një ndryshim midis depresionit dhe psikopatisë.

Një nga mësimet që mund të nxjerrim nga evokimi i kësaj ngjarjeje ka të bëjë me strukturën psikologjike/shpirtërore të lindur ose të kultivuar të atyre që punësohen në rradhët e ushtrisë... Bëhet punë selektive dhe trajnuese mbi këta elementë.

Një bir zoti kur bie në depresion, zakonisht i kthehet alkoolit, gjumit ose vetëvrasjes; nuk vret kalamajtë e botës.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).