I gjithë rrjeti rrugor kombëtar do të kalojë në një sistem koncesioni mirëmbajtjeje. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi bëri të ditur se kjo është mënyra më e mirë për të mirëmbajtur sistemin tonë rrugor kombëtar.

"Do të jenë tarifa minimale që do të përdoren për mirëmbajtjen e rrugëve", deklaroi ministri Olldashi në një nga mediet vizive në vend.
Në këtë kuadër, ministria e Transportit çeli të hënën procedurën konkurruese për dorëzimin e ofertave për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes dhe operimit të autostradës Milot-Morinë.

Në strategjinë e Transportit 2008-2013 rrjeti kombëtar rrugor në Shqipëri është rreth 18,000 km i gjatë duke përfshirë 3636 km rrugë rrugë kombëtare, 10,500 km rrugë ndër urbane dhe pjesa tjetër prej 4000 km është nën juridiksionin e njësive të pavarura, ndërmarrjeve ose firmave. Rrjeti kryesor rrugor është rreth 1138 km i gjatë me nëntë lidhje kryesore që përbëjnë rrjetin bazë. Rrjeti dytësor është 1998 km i gjatë.

17 Komente

Dakord.

Po per ne te tjeret qe nuk do te donim te qarkullonim ne rruge me pagese dhe nuk kemi leke ekstra per te paguar, pervecse taksave qe paguajme vit per vit per makinen dhe qarkullimin rrugor, a do kete ndonje rrjet alternativ, ne kushte normale, sic eshte kudo ne bote? A do te na garantohet e drejta per te levizur?

Fjala vjen, nese une do te doja te shkoja me makine nga Durresi ne Fier, jo nepermjet super-strades, a do te kete ndonje rruge paralele?

E postova kete artikull se para ca kohesh ne nje artikull per taksen e rruges se kombit u shpreha se do fillojne taksimet per cdo rruge te vendit(duke filluar me Tirane-Durres). Kur do tja beje bam ky milet akoma nuk e kuptoj?

Ohu, e njejta kritik gjithnje. Jo, per ata qe kane para te blejne makine, por nuk kane para te paguajne 5 euro, do kete nje helikopter... ose... nje autobuz.

 

PS: ideja ekonomike eshte qe sonte mirembajtjen e rrugeve e paguan i tere populli. Eshte me mire sikur pjesen me te madhe te paguajne ata qe e perdorin me shume, dhe pjesen me te vogel populli ne pergjithesi. Ne rast se ne shqiperi politikanet i bejne makina per vete te tyre keto taksat e rruges, atehere tjeter ceshtje... por nga ana ekonomike, ka kuptim qe rruget e shtrenjta per te mirembajtur te paguhen nga ata qe i perdorin me shume.

Mire, dakord. Hajde t'i japim edhe rruget brenda qyteteve me koncesion.

Olso, rruga duhet mirembahet. Kjo eshte e para.

Taksa e kalimit ne autostrade eshte takse liberale dhe e drejte. Paguan kush e perdor. Ti nuk e perdor, nuk e paguan.

Mirembajtja e autostrades, pa konçension, eshte iluzion qe nuk paguhet. Paguhet qe cke me te. Paguhet me parate e buxhetit, dmth me taksat tone. Eshte takse indirekte socialiste, qe barren ja ngarkon te gjithe. Ti psh qe nuk e perdor, por e paguan njesoj.

Ne fakt une nuk kam shkruar se jam i shqetesuar ose se nuk jam dakord me koncesionin.

Une thjsht dua qe te me garantohet e drejta e levizjes ne nje rrjet rrugor dytesor (jo autostrade) sic eshte kudo ne bote. Jo me kot i paguaj shtetit gjithe ato leke ne vit per makinen. Nqs. ato leke nuk mjaftojne  per autostraden... ok. Por te drejten per te qarkulluar ne rruge mormale nuk ka pse te ma heqi kush.

Nqs. Olldashi jep me koncesion segmentin Durres-Lushnje, une qe nuk kam leke per te paguar autostraden nga te kaloj?

Ah, ajo eshte e drejte.

Po atje ku nuk ka as rruge dhish?...

Mos te duket cudi kur te japin me koncesjon dhe ato rruget e dhive per "turizmin ekologjik" ..Taksat e rruges do vene tek fondi i mbjelljes se arroreve

Keta po kerkojne ta kthejne vendin si kohen e otomaneve me 4-5vilajete dhe cdokush te shikoje punen e vete...

Si ta kuptoj une kete koncesionin per te gjitha rruget kombetare? A ka ndonje eksperience boterore per kete ceshtje? Na e hapni pak horizontin kush di ,qe te mos i bie kot ne qafe kesaj deles une. 

Thjesht po i nxjerr ne shitje te gjitha rruget kombetare, Do kthenen rruget tona si puna e plazheve te vendit : cdo kilometer do kete diod bllokues dhe pronar...Pago taksen te kalosh..Welcome to Salistan

Thjesht po i nxjerr ne shitje te gjitha rruget kombetare

Ndoshta ti ke lexuar ndonje informacion tjeter me te hollesishem se te kjo qe ke sjelle, fjalia e pare thote: "I gjithë rrjeti rrugor kombëtar do të kalojë në një sistem koncesioni mirëmbajtjeje." Ashtu si e kuptoj une, i bie qe ate qe deri tani e ka pas bere ndermarrja "Rruga-Ura" do e bejne privatet. Gjithashtu fjala "koncesion" sikur s'do te thote shitje, por tip qiraje.

Nuk dihet se c'fare thuhet ne artikull. Per te tera rruget? Vetekuptohet qe jo.

Per rruge te shtrenjta si tunele, ura apo autostrada, eshte dicka normale mesa di une, dhe kur ndryshe nga c'mendojne shume nuk ka rruge alternative. Ideja eshte qe i qe ngane makinen duhet te paguaj per rrugen e makines me shume nga ai qe nuk e nget.

 

Ketij Olldeles duhet ti ndalohet qarkullimi me motivacionin 'antipatik i lindur' (AL). Eh mer zot cfare plerash ka pjelle ai vend.

Taksa e sheshte eshte e thjeshte por duhet levizur sipas shpenzimeve se po e mbajte tek 10% do fillosh te vesh lloj lloj taksash te tjera dhe puthe lamtumire thjeshtesine. Opsioni tjeter eshte te shesesh sa me shume prona shteterore e te marresh sa me shume borxhe, po s'e zgjat dot shume me te tilla matrapazlleqe. Nejse kur te dali n'pension Berisha do kete ngelur vetem nje levozhge shteti. 

Kur do nisi lidhja Perendim-Lindje, pra Durres-Maqedoni, Dhe Vlore-Greqi. 

PO pse budallenj jane ato ta bejne nje gje te tille. Ata e dine mire se kto segmentet qe ti permend do te ken ndikime pozitive ne ekonomi. Ata nuk e duan nje gje te tille!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).