Me propozim të Ministrit të Brendshëm, z. Bujar Nishani, Këshilli i Ministrave ka vendosur që pasaportat jobiometrike do të jenë të vlefshme si dokument udhëtimi deri në datën 1 mars 2012.
pasaporta_shqiptare

Dita e sotme shënon daljen jashtë funksionit të pasaportave të vjetra. Të gjithë shtetasit që janë të pajisur me pasaportat jobiometrike nuk mund t’i përdorin më ato, pavarësisht datës së skadencës që shënohet në to.

“Me propozim të Ministrit të Brendshëm, z. Bujar Nishani, Këshilli i Ministrave ka vendosur që pasaportat biometrike do të jenë të vlefshme si dokument udhëtimi deri në datën 1 mars 2012. Duke filluar nga kjo datë, të gjithë shtetasit shqiptarë do të munden të udhëtojnë jashtë shtetit vetëm me pasaporta biometrike” u njoftua nga Ministria e Brendshme në janar të këtij viti.

Qytetarët tashmë do të duhet t’u drejtohet sporteleve të aplikimit për pasaportat biometrike nëse ata planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit.

39 Komente

Me propozim të Ministrit të Brendshëm, z. Bujar Nishani, Këshilli i Ministrave ka vendosur që pasaportat biometrike do të jenë të vlefshme si dokument udhëtimi deri në datën 1 mars 2012.

Bujaro, nuk vdiqe akoma ti e dreq?

e hidhur kjo...smileya thua zgjidhen te gjitha po te vdese Bujari?

Fatkeqesisht asgje nuk zgjidhet po vdiq Bujari. Ama mqns Jari ka vene firmen e vet ne nje dokument qe i hap telashe mijera njerezve vetem e vetem se qeveria plehre (ku Jari merr pjese me vullnet te lire) deshiron te vjele ca pak leke me teper une i uroj me shume kenaqesi tu befshin leket ilace Jari. Natyrisht qe kjo vjen ne mungese te aftesise per te bere ndonje gje qe Jari dhe shoket e tij (ilace dhe atyre ishalla) te sillen si zyrtare te pergjegjshem qe kane detyrime ndaj atyre qe mbeten ende shtetas te RSh.

me kete vendim qeveria shqiptare ne rradhe te pare prishi ne menyre te njeanshme kontraten 10-vjecare qe ka bere me individin per pajisjen me pasaporte. Kete qeveria e beri pa ofruar asnje kompesim per vitet e humbura nga pasaporta e vjeter. Ndonese shumica e shqiptareve bene zgjedhjen e lire per te aplikuar para afatit te skadences juridikisht ky eshte nje precedent i rrezikshem ku qeveria shkeli te drejten e mbi 3 milion individeve pa ofruar asnje lloj kompesimi. A nuk eshte ky vendim antikushtetues?!

Ne rradhe te dyte qeveria shqiptare nga momenti i vendimit (vendim Nr.913, datë 21.12.2011 i KM) i dha vetem 2 muaj kohe shqiptareve emigrante kudo qe jane ne bote te shkojne ne Shqiperi, Greqi apo Itali per te zevendesuar pasaportat e tyre jo-biometrike! Kjo shtrese e shqiptareve emigrante papritur konfrontohet me faktin qe pasaportat e tyre jane bere te pavlefshme. 50 ambasadat e tjera shqiptare neper bote nuk i ofrojne dot sot e kesaj dite sherbimin baze shtetasve shqiptare te aplikimit per pasaporte! Duke filluar nga 1 Marsi keto shqiptare emigrante nuk e kane mundesine e levizjes se lire. Kjo liri u eshte mohuar nga qeveria shqiptare. Keto shqiptare te cilet kontribojne aq shume ne ekonomine shqiptare me dergesat e tyre duhet te ndihen te braktisur nga shteti i tyre!

po ke shume te drejte per kompensimin per pashaportat e vjetra, se Une u bera 2 njerezve te familjes time pashaportat biometrike ne 2010, kur te vjetrat u mbaronin ne 2017 dhe ne 2018. Shteti duhet ti perpjesetoje vjetet e ngelura ne pashaportat e vjetra, dhe te paguhet vetem vitet e ngelura. Perndryshe kjo eshte vjedhje - dhe viktima jane popullsia.

Ça domethënë antikushtetues (???). Mund të mos jetë shumë i përshtatshëm, por nuk e cënon kushtetutën. I përpigjem këtij komenti se nuk më duket racionale kënaqësia që kemi për të shkelmuar sa herë që na do qefi shtetin tonë. Për çdo gjë e në çdo kohë.

Ka dy vjet që dëgjoj e lexoj se duhet marrë pasaporta biometrike. Edhe unë e kam shtyrë, sot e nesër. Kam pyetur, më kanë thënë s'bëhet jashtë. Vetëm në Itali e Greqi. Kjo më është dukur e padrejtë. Nëse bëhet atje përse nuk merren masa të bëhet dhe tjetërkund. Por kjo s'më bën të shpërthej në ekstrem. Mendoj se kaq kanë qenë mundësitë. Ata në administratë njerëzit tanë janë, përse duhet të jenë kaq të këqij sa dëgjojmë gjithë ditën nëpër bllogje.

Kam diskutuar njëherë me një mikun tim në Shqipëri dhe i kam thënë se emigrantët dërgojnë para dhe mbajnë ekonominë. Më pa me një vështrim plotkuptim dhe që atëherë tregohem i matur me këtë temë. Secili i dërgon shtëpisë së vet kur do e sa do. Mbështet ekonominë natyrisht, po jo sa ta ngatërrojmë me mbajtjen e frymës gjallë e ta përmendim sa herë që flitet dhe për pasaportat.

 

Antikushtetuese se cenon te drejten dhe lirite e individit,thjeshte kjo per te fituar pese pare te qelbura. Psh: Pasaporta ime ka daten e skadimit deri ne 2019, nuk eshte biometrike. Une (po e hipotezoj si shembull) jetoj si emigrant ne France dhe gjithe dokumentacjonin e kam me pasaporten e vjeter. Nuk di ne ndonje vend te botes qe nxjerr ne fuqi pasaporta biometrike dhe zhvlefteson njekohesisht ato te vjetrat me 7 vet afat skadimi. Pasaportat e vjetra ligjerisht duhej te ishin te vlefshme deri ne afatin e tyre te skadences(ose perndryshe te ribursoheshin ose te jepeshin falas per ata qe kane mbi 5 vite nga afati i skadimit)

Sa per emigrantet mos fol kot se kane ndihmuar se tepermi biznesin e vogel i cili ka qene dhe eshte jetik per shqiptaret. Psh shume njeres qe njoh une ne rrethin tim i kane hapor ato dyqanet me leket e familjareve emigrante nga Britania,Greqia,Italia..Ato "dyqanet" jane burimi i jeteses se tyre.

Ke harruar pas "lirive dhe të drejtave" të shtosh "themelore". Se vërtet që mund të kemi këtu një rast të rëndë të cenimit të të drejtave universale humane.

Natyrisht të gjithë që nuk flasin si ty, flasin kot. Por mua aq më bën. Do vazhdoj të flas si më pëlqen.

Kur i thua derrit daje, fillon edhe gerrhet si derrat me pas...

Hap ndonje libere perpara se te debatosh..Me vej ca per te qeshur me tipa si puna jote qe bejne avokatin e persosmerise ligjore talebaneve..Komed ie gjalle...Nje qeveri qe nuk pyet per instancat ligjore si prokurorine dhe presidencen,eshte ironike te presesh zbatime ligjesh per qytetaret e thjeshte.

Ne te drejtat e individit(Bazuar ne Universal Declaration of Human Rights)

ka nje paragraf kryesor per "Freedom of movement"..

 

Everyone has the right to freedom of movement and residence within the borders of each State. Everyone has the right to leave any country, including his own, and return to his country.

Kete qe po ben kjo qeveri eshte absurde. Nje qytetari shqiptar qe jeton ne Evrope po i mohon te drejten e kthimit ne atdhe.Te fusim ketu dhe shkeljen e kontrates me qytetarin. Qytetari paiset me nje pasaporte 10 vjecare dhe pas dy vitesh keta e nxjerin te pavlefshme.

Çfarë thua more trim. Duhet të kesh mësuar të flasësh vonë dhe ke dëshirë të madhe të flasësh, pavarësisht se ç'thua, që të kompensosh kohën e humbur.

Para se të debatoj këtu sapo kam mbaruar Kurbanin e Ramës. Më ka pëlqyer, të them të drejtën. Fjali të gjata e plot kuptim, po nejse.

Kush more ta ka ndaluar kthimin? Çfarë fantazon, çfarë thua, çfarë bën kështu. Ç'të shtyn t'ja mbysësh kot me gjithë fuqinë, s'e kuptoj. 

Ti ke regjistruar ne tru Kuranin e Sali Talebanit o mjeran..Cdo njeri qe ju kritikon e ktheni ne socjalist,...Por aq tru keni si talebane qe jeni..Edhe per talebanet cdokush qe nuk beson tek kurani e quajne infidel

Shteti i ndalon kthimin qytetarit qe jeton jashte i cili eshte i pajisur me dokumentacjon te rregullt 10vjecar te paguar...Dokumentacjon i cili eshte brenda afatit te skadences dhe duhet te kompesohet.Pasportat biometrike jane per ata qe shqiptare duan te levizin pa viza. Ne asnje vend ne te cilin u futen pasaportat biometrike nuk u zhvlefesuan pasaportat e tjera qe ishin brenda afatit.Te jap ketu shembull Serbine,Maqedonine dhe Kroacine

Por cte pres une te ndiqni ligje ju o te mjere e keni kthyer vendin ne gropen e zeze te Evropes,...

 

Më zbavit me takatin që tregon për të hamendsuar dhe për të llomotitur. Nuk të kthej dot unë në socjalist, siç di të thuash ti, se s'të pranon njeri ty për socialist me këto mend "me shumicë" që ke. Ndoshta kanë nevojë të shpërndajnë postera kur të vijë fushata. E deri atëherë do të jesh informuar se si shkohet në atdheun tënd, që ta kam bërë vrimë të zezë unë me shokët e mij talebanë, dhe bëje të kuq allë si njëherë e një kohë.

Edhe mua më ka marrë malli për atdheun tënd të kuq dhe aktivistët dallkaukë të frontit, për të cilët kam lexuar po nuk i njoh. Them duhet të jenë kështu si ty, të mençur. Ty të shoh atje në ballë të punëve, si zgalem. Dhe s'do të flasim për pasaporta, se nuk do na duhen më.

duke filluar nga dita e sotme te gjitha linjat ajrore jane ne dijeni nepermjet sistemit timatic qe pasaportat jo-biometrike jane te pavlefshme:

ALBANIA: ALBANIAN PASSPORTS

Effective from 1 March 2012, the government of Albania will

consider the old style non-biometric passports as an invalid
travel document.

Nationals of Albania will be required to travel with a
biometric passport. Albania has been issuing the new style
Albanian passports for several years.

Timaticweb Version 1.3
05 March 2012

Duke filluar nga sot shqiptaret neper bote jane ne meshiren e punonjesve te linjave te avionit apo policeve te doganave per ti lene te kthehen ne Shqiperi (uroj te gjithe te jene ne dijeni te te drejtave universale te individit). Udhetimet me destinacion tjeter pervec Shqiperise do refuzohen pa dyshim - dhe me akt liria dhe e drejta e shqiptareve per levizje te lire neper bote u hiqet ne menyre te njeanshme. Kjo eshte ne te pakten kontradiktore per vete faktin se i gjithe projekti per pasaporta biometrike u ndermorr per te siguruar levizjen e lire te gjithe shqiptareve por perfundon me cenimin e levizjes se lire te nje pakice shqiptaresh neper bote.

Edi, është tepër të thuhet heqje e të drejtës universale të lëvizjes. Mua s'më shkon të shkoj kaq larg. Nëse është thyer kontrata, siç thua ti dhe mund të jetë ashtu, nuk do të thotë se universalisht të kanë penguar. Por më kujtohet, nëse nuk gaboj, se para se të hiqeshin vizat për pasaportat biotmetrike ishin europianët që kërkonin që të nxirreshin jashtë qarkullimit pasaportat jobiometrike. Ishte pjesë e paketës për dokumentet. Rrezikohej që kriteri të shihej i paplotësuar. Nuk ishte normale që më pas vetë europianët thoshin se janë lëshuar shumë pasaporta biometrike dhe do të vërshojnë njerëzit lumenj. Kur kujtoj rradhët në ambasada, them se jemi më të lirë për të lëvizur se më parë. Projekti i pasaportave biometrike ka funksionuar. Natyrisht që duhet të ishte menduar dhe për ata që sot s'kanë marrë akoma pasaportat biometrike. Duhet të ishin hapur qëndra printimi jo vetëm në Itali, por edhe në vende të tjera.

Ok, duhet pranuar dhe fale angazhimit te qeverise qendrore, administratave lokale dhe firmes realizuese u plotesuan te gjitha kushtet per liberalizimin e vizave. Qeveria ne vecanti ka bere pune te mire edhe ne informimin dhe stimulimin e individeve per te aplikuar per pasaporta biometrike dhe keshtu u plotesua shpejt edhe kriteri i vendosur per pajisjen e mbi 2/3 te popullsise me pasaporte biometrike. Per me teper ky kriter u realizua pa i shkelur te drejte asnje individi - sepse te gjithe ato qe aplikuan per pasaporte biometrike bene zgjedhjen e tyre te lire per te aplikuar. Nxjerrja e pavlefshme e pasaportave jo-biometrike jo vetem nuk ishte me e nevojshme per liberalizimin e vizave por i mohoi levizjen e lire nje pakice shqiptaresh qe tashme jane te detyruar te aplikojne para afatit.

Saleban me korrespondence , mua me vjen ca neveri qe degjoj vazhdoni dhe i bini akoma daulles se budallallekut por megjithate eshte e kote te debatoj me ty. Kafshet e Vucidolit nuk njohin se ceshte debati..

Atdheu im i kuq?..Por e vertete i kuq eshte se ka nje kryekomunist cmendarak per lider...Ti duhet te jesh nga ata ciraket blu(Almir Rrapo e Co) qe khmeret blu i kane shperndare si zogjte e laraskes neper Evrope, nuk po bejne gje tjeter thjesht po na nxjerrin bojen...

 

Një këshill trim: rrudhi vetullat të të rrudhet balli, se ndoshta depërton rrudhja dhe tek truri. Provoje njëherë se nuk i dihet.

Nje keshille per ty..Shfleto ndonje liber pervec pamfleteve dhe programit te PD

Këshillë e mirë, trim, e pranoj me kënaqësi. Veç posterave në mure kur eci rrugës, s'kam lexuar ndonjëherë ndonjë program partie, megjithatë çdo gjë që bëhet me punë e inteligjencë ja vlen ta lexosh. Çfarë libri më rekomandon ti? Veç Kurbanit se e kam lexuar dhe s'e lexoj dyherë. Çfarë libri ke lexuar ti së fundi? Veç matematikës së shkollës, ku besoj je brryl.

Pse nuk provon te lexosh "Bathorja: C'ka qene, c'eshte dhe c'do te behet?" ose "Berisha, nje yll ne ngritje" smiley

Muhabet leprash, humor eskimezësh.

S'ka problem. Do ta kuptosh me vone. Ta them une kur ta kuptosh...

P.D. Me pelqen kjo loja e kecave dhe ujkut. Shpresoj qe kjo boja www te te mbaje me gjate.

xoxo

Ske lexuar program partie?  smiley  ...Duhet te jesh simpatizant kahinor atehere...Ballaboks shkrepash dhe gerxhash qe flen me posterin e saliut dhe kercu tek koka....

Si profesor Vicidolas qe je, me Phd n'matmatike, kritikes tende po i pergjigjem me nje buzeqeshje...Ju mblodhi ju ekonomistet e kombit "ai" dhe  e shendroi shqiperine "Mini-superfuqie" e Ballkanit..Me ekonomi me te forte se Gjermani, industri energjike si norvegjezi dhe frutore si Belgu..."Shkemb graniti ne brigjet e Adriatikut"..

Buzagas serisht po te pergjigjem...

"This jiz e mirraklle of fridom!" smiley

Ka kandari një gjë të rrumbullakët trim, që bën kundrapeshën. E di që mi ngjan ti asaj gjësë, sidomos kur je kshu buzagaz. Të mos të rritet mendja, po e meriton komplimentin.

Me propozim të Ministrit të Brendshëm, z. Bujar Nishani, Këshilli i Ministrave ka vendosur që pasaportat biometrike do të jenë të vlefshme si dokument udhëtimi deri në datën 1 mars 2012. Duke filluar nga kjo datë, të gjithë shtetasit shqiptarë do të munden të udhëtojnë jashtë shtetit vetëm me pasaporta biometrike

Kap Gazmira Ndojen e perplase per zedhenesen/in e Ministrise se Brendshme dhe mos shpreso per ndonje linje llogjike ne ate qe thuhet. smiley

Vertet nuk e kuptoj dot si mund ti behet atentat llogjikes kesisoj?! Edhe ne gjume te jesh prape.. dhjete rreshta jane, dreqi e mori... Ky eshte vendi i absurdit.

Te na rruajne leshte. Paskan ngele keq per leke zhulsat dhe hajde tju ja ngjeshim emigranteve..Pashaporta shqiptare qe posedoj, e ka afatin deri ne 2019, nuk eshte biometrike....Une nuk nxjerr me te re do, perdor ketej e tutje pasaporten suedeze dhe le te grije sallate Nishani dhe horrat e tij..Pftuhh!!

Sa klas. Qe te mos guxoje te vije me njeri ne Shqiperi...ec te lutem.

Eh, taksirat me harxhu kohe dhe leke per te bere pashaporte te re kur e vjetra ishte akoma me vize dhe e paskaduar... po nuk jane dhe keto te lagjes gjate javes ne orarin 9-3... e shtuna pushim... duhet te merrje leje/pushim nga puna per te pritur ne radhen e gjate dhe per te aplikuar.

Mire shqiperia qe i nxjerr te pavlefshme, po 300 e ca shtete te tjera si i quaje pashaportat shqiptare qe nuk kane arritur daten e skadences?

 

 

Te pavlefshme, teorikisht kane marre komunikim te gjitha nga shteti shqiptar keshtu qe as per to nuk vlejne dy lek.

300 e ca shtete te tjera

cfare ishte kjo, qasje antifederaliste?

Shtet karagjoz i kontrollar nga poliagjente ruso-serbo-greko-BE-iste. Mir te na behet qe skemi bythe ti vime ne litar keta njerez qe i kan shkaktuar kete drame Shqiperise dhe shqiptareve. Pakemi qene popull dele..

Pra me nje fjale une jam ketu e kudo tjeter ,n'punen teme ,kam nje dokeument te vlefshem ,papritur nuk jam ne gjendje te demostroj se kush jam.pra me duket si shume kafkiane.Le qe ça them ne kemi precedente te shkelqyer.A nuk na erdhen partizanet ne nje dite te bukur me diell me ligje te tilla :ne emer te popullit dyaqni ,punishtja shtepia nuk eshte me e jotja.Arbitrariteti nuk eshte kaq i panjohur per ne.Atehere une nuk kam besim te asnje ligj ei ketij shteti;nje investitor i huaj me keto ligje nuk te vjen as per nje xhiro ne Tirane.

Ka provuar njeri te udhetoje ne ndonje vend te trete apo te katert me pashaporten jo-biometrike? Ka mundesi per ndonje anashkalim te perkohshem, psh pajisja nga ambasda me ndonje leter?

Pasaporta e vjetër, problemi i ri i shqiptarëve në Itali

Shqiptarët me pasaportën biometrike duket se kanë mbetur në dorë të "zemërgjerësisë" së policisë së kufirit. Por edhe kjo nuk sillet gjithandej njësoj, edhe pse duket se shumica e aeroporteve po mbyll një sy përpara pasaportës jobiometrike kur është fjala për ata që udhëtojnë drejt Shqipërisë, por të gjithë nuk lejojnë njeri të shkojë në një vend të tretë e thonë shprehimisht që nuk mund të kthehesh në Itali me këtë pasaportë

duke filluar nga dita e sotme te gjitha linjat ajrore jane ne dijeni nepermjet sistemit timatic (apo sisteme te ngjashme me te) qe pasaportat jo-biometrike jane te pavlefshme. Ndonese ligjerisht pasaporta e vjeter duhet te jete e vlefshme per tu kthyer ne Shqiperi per te evituar vonesa apo probleme keshilla me e mire per ato qe ndodhen jashte Shqiperise do ishte te kontaktojne piken/pikat kufitare ku do kalojne ose te marrin leje kalimi apo Laissez Passer ne Ambasaden Shqiptare prane tyre.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).