Mbi ceremoninë e hapjes së konkursit ndërkombëtar për projektin e zgjatimit të Bulevardit dhe lumit të Tiranës

Zoti Basha, Këto ditë mora një ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së konkursit ndërkombëtar për projektin e zgjatimit të Bulevardit dhe lumit të Tiranës. Në pamundësi për t’u ndodhur në atë ceremoni, ku nuk di a do të kisha edhe mundësinë e marrjes së fjalës, më lejoni t’ju shpreh publikisht disa mendime që do të kisha dashur shumë t’i shprehja atje. Janë mendime të një qytetari të Tiranës, i angazhuar, me sa ka mundur, në mbarëvajtjen e kryeqytetit, por që i gjej edhe mes shumë bashkëqytetarësh, që bëjnë pjesë edhe ata, ashtu si unë, në kategorinë e atyre që ndjehen gjithnjë e më të zhgënjyer e më mosbesues në klasën tonë politike.

Së pari, tashmë dihet nga të gjithë, zoti Basha, se praktika e konkurseve ndërkombëtare – e futur nga paraardhësi juaj – ka një shije të hidhur për qytetarët e Tiranës. Kjo, pasi më shumë se sa për krijimin e projekteve më të mira, një praktikë e tillë ka shërbyer për të legjitimuar – duke shfrytëzuar kompleksin e inferioritetit të shqiptarëve ndaj perëndimorëve – projekte që kanë rezultuar masakruese për qytetin. E për këtë nuk janë për t’u fajësuar të huajt, por fakti se konkurset ndërkombëtare kanë shërbyer si marrje e një porosie për t’i qepur Tiranës një kostum në shërbim të një kaste që u pasurua në kurriz të shëmtimit të qytetit dhe përkeqësimit dramatik të cilësisë së jetës të qytetarëve të tij.

Personalisht mendoj se ne nuk vuajmë nga mungesa e ekspertëve, por nga mungesa e ndërgjegjes publike të politikanëve tanë, më së pari, dhe të specialistëve që punojnë për ta, më së dyti. Pra, në këtë kontekst, gjykoj se s’ka pse shpenzohen paratë e shqiptarëve të varfër edhe për ekspertë ndërkombëtarë e projekte ndërkombëtare nëse keni synim të sinqertë t’i shërbeni publikut. Por, edhe nëse gjithçka është “skicuar” tashmë nga interesa si ato që kanë qëndruar prapa paraardhësit tuaj, përsëri më duket i kotë konkursi ndërkombëtar.

Së dyti, lidhur me të parën, nga sa jam informuar, ideja juaj nënkupton hapjen e një blloku tjetër ndërtimesh të larta në Tiranë. Personalisht kam qenë i mendimit se Tirana do të ishte dashur të zhvillohej në atë zonë duke e ruajtur Tiranën historike, atë brenda Unazës dhe po ashtu rrethinat e saj në formë kurore të gjelbëruar, sa më të paprekur – kuptohet duke restauruar shumëçka. Për fat të keq, ajo që ka ndodhur në këto zona është e kundërta e kësaj: një masakër ndërtimesh me leje dhe pa leje. Ndërkaq, pas njëzet vjetësh, kjo masakër ndërtimesh ngre pyetjen për çdokënd që e sheh: a ka kalkuluar kush se sa ndërtime janë bërë në Tiranë, duke filluar që nga pallatet deri në shtëpitë dy-trekatëshe dhe se sa banorë ka Tirana? Sa nevojë ka, pra, për ndërtime të reja dhe se ku do të punësohen këta njerëz për të cilët po ndërtohet kaq shumë? Mendimi im, fatkeqësisht jo i bazuar mbi ndonjë numërim e studim serioz, por në mjaft të dhëna megjithatë, përveç atyre që na sheh syri dukshëm: tejshtrirja dhe tejdendësia e ndërtimeve, numri i stërmadh i ndërtimeve që janë të pambaruara, si dhe i atyre të mbaruarave që s’ua sheh ndonjëherë dritat ndezur, është se ndërtimet në Tiranë i tejkalojnë shumë nevojat për banim të tiranasve – pavarësisht se ka edhe njerëz të pastrehë për shkak të polarizimit etj. Kjo është pasojë e mungesës së strategjive të zhvillimit të qëndrueshëm, e faktit se prej kohësh industria e ndërtimit ka punuar thjesht për të ricikluar e mbajtur veten, duke bërë, mes të tjerash, edhe riciklim parash të pista, duke krijuar një lloj zhvillimi tumoral, dhe jo një zhvillimi të shëndoshë. Atëherë, kujt i shërben ideja që të vazhdojnë ndërtimet në Tiranë? Mos vallë qarkullimit e riciklimit të parasë me të njëjtën filozofi tumorale, si dhe atyre industrive të çimentos që po bëjnë një dëm ekologjik të paparë duke i zgjatur metastazat e tumorit në krejt trupin e vendit? Kësaj pyetjeje i shtoj edhe një argument tjetër shumë të rëndësishëm: faktin se, edhe nëse për këto ndërtime gjenden blerës, grumbullimi i të gjithë popullsisë së Shqipërisë në Tiranë jo vetëm se krijon një metropol edhe më të pamenaxhueshëm se sot me problemet e mëdha të punësimit, krimit, shërbimit etj., por edhe pakëson mundësitë për të shfrytëzuar tërë burimet natyrore që ka vendi. Ngulmoj se politika zhvillimi afatgjatë dhe të qëndrueshëm duhet të synonin një popullsi sa më të shpërndarë në të gjithë territorin, dhe jo këtë grumbullim të popullsisë në pellgun Tiranë-Durrës, siç stimulon edhe projekti juaj.

Së treti, duke pasur parasysh edhe gjithë sa thashë më lart, gjykoj se ju nuk mund ta bëni fakt të kryer realizimin e këtij projekti pa asnjë konsultim apo debat me qytetarët, siç ndodh rëndom në vendet demokratike, çka nuk e keni bërë përpara hapjes së këtij konkursi. Sepse pyetja që duhet t’u shtronit si kryetar Bashkie qytetarëve të Tiranës, sipas meje, duhet të ishte: për çfarë ka nevojë qyteti ynë sot: për t’u ngritur edhe një kantier tjetër çimentifikimi në veri të qytetit, apo për rikuperim dhe çlirim të hapësirave të gjelbra brenda zonave që ata banojnë, për shkolla, parqe, fusha sportive etj.? Përgjigjja ime, si qytetar i Tiranës, është se ne kemi nevojë që paratë tona publike të investohen për këtë të dytën. E në përgjithësi do të thosha se kështu mendojnë shumica e tiranasve që janë shumë mosbesues ndaj këtyre ideve të mëdha të lançuara me bujë për qëllime që kanë shkuar kundër interesave të tyre. Mirëpo ju duket sikur nuk doni t’ia dini se ç’mendojnë ata. Mos harroni se jo më shumë se disa muaj më parë ju u kritikuat se projektin e sheshit “Skënderbej” e realizuat pa u konsultuar me askënd – dhe rezultati nuk ishte aspak entuziazmues – ndërkohë që në fushatën elektorale, një nga premtimet kryesore patët konsultimin me qytetarët e Tiranës.

Me shpresë (të vakët) se këto shqetësime do të merren në konsideratë,
Fatos Lubonja

79 Komente

Paraprakisht, ju lutemi te mos shani rende per dy prurjet nga autori ne fjale smiley

Per kete artikull:

Duke shfrytëzuar kompleksin e inferioritetit të shqiptarëve ndaj perëndimorëve

Kjo fjali nga i njejti autor i :

Prandaj, gjykoj se vendimtare në këtë kontekst për Shqipërinë do të jenë ndryshimet nga jashtë. Kur flas për këto, kam parasysh se për ato shoqëri që kanë ushqyer idealet e demokracisë, të lirisë dhe barazisë, kthimi nga postdemokracia në demokraci është tashmë një çështje e shtruar për zgjidhje në një kontekst të ri, që është ai i globalizimit nga i cili s'del dot as Shqipëria. Këto ndryshime do të vinin në formën e ndërtimit të institucioneve globale, që do të siguronin kontrollin e abuzimit me pushtetin të elitave ekonomike, lokale dhe ndërkombëtare, në  emër të interesave të shumicave të nëpërkëmbura prej tyre; që do të bënin të mundur, pra, që prioritetet politike të vendosen në emër të interesave të shumicës.

Po ashtu:

Ndërkohë që në fushatën elektorale, një nga premtimet kryesore patët konsultimin me qytetarët e Tiranës.

Fushate te cilin autori e ka pas cilesuar si me:

Inteligjencës që ka treguar Basha në këtë fushatë elektorale.

____

O Zoteri, pervec TV Klanit, bile dhe ABC News se fundmi, ku jeton ti? 

po shaj rende.

Ok, nuk po shaj.

Tiranes i duhen vetem me shume NJEREZ se eshte mbushur me frymore, gjysma arusha e gjysma jokurrizore. 

P.S Gezuar 8 Marsin (...megjithese nuk eshte Feste).

 

I pranojme gezimet me feste e pa feste.  Flm e per gezime u lexofshim smiley.

PS: Fryme ligjore.  Tip "ndalohet tek semafori ne mes te nates per kulture apo se e qan me ligja.

@ emo: mbaka cibane. 

u bona gati me sha ...por e lash meqe eshte 8 marsi smiley

Une personalisht jam pro perqendrimit te popullesise ne trekendeshin Tirane-Durres-Kavaje. Te kufizojme demin vetem ne kete zone te pakten.

Pastaj, pro apo kundra, Tirana eshte rritur si pasoje e fenomenit bidon-ville, i mirenjohur ne vendet e botes se trete. Njerezit migrojne ketu per te mbijetuar. Ne fakt rruget e Tiranes jane te tejmbushura me lypsa te te gjthe llojeve qe nga ai tipi qe te kerkon 100 leke per te mos te gervishur makinen qe ti parkon e deri tek ajo plaka e shkrete qe del ne rruge per te shitur dy shkrepse e nje pakete cigare.

Kete lloj fenomeni nuk mund ta kontrolloje vetem kryebashkiaku, por shteti ne teresi, politika e shendetshme, patriotike, iluministe, strategjike, planifikuese...

Per aq kohe sa do kemi ish-spiuna, bythe-lepiresa, copa injorantesh e armiq te vendit ne krye te shtetit... bjeri se i bi mire gjithologu Lubonja.

"parardhesi juaj" smiley

per monden: kush e vrau kaporal pelegrinin?!

+++++

Vetekuptohet qe popullsia duhet te perqendrohet tek zona Tirane-Durres. Qytetet jane motorat e zhvillimit te nje vendi, dhe e arrijne kete status nga qe perqendrojne dhe mundesojne aktivitete ekonomike qe zona te vogla nuk mund te arrijne. Flas ketu nga qeveria, tek edukacioni, tek zyrat e kompanive te medhaja te vendit apo zyrat e kompanive te huaj,kerkime etc... si dhe katigoria me e rendesishme nga ana sociologjike: njerezit qe i sherbejne ketyre institucioneve.

PS. varferia ne zonat e Tiranes eshte dicka pozitive. Tregon epersine e Tiranes midis c'do lloje zoneje tjeter ne shqiperi: eshte i vetmi vend ku i varferi vjene dhe ka shpres qe nje dite, apo nje gjenerate me vone, te largohet nga varferia. Ardhja e varferise ne zonat periferike tregon ne nje fare menyre shpresen qe nje qytet i madhe ofron, mundesite ekonomike qe zonat e tjera te vendit nuk i kane. Te mos kishte "bidon-ville" ne Tirane, do qe dicka e termershme...

Monda, po me detyron te komentoj pa cinizem ne nje artikull te Lubonjes.

Jane 2 gjera krejt te ndryshme perfundimi se Shqiperia nuk mund te prodhoje dot vete frymezime ideologjike dhe sugjerimi se shqiptaret nuk duhet te jene menderisht te kolonizuar deri ne akordimin e cdo kontrate konsultimi qafekuqit me te fundit nga Belgjika. Te urosh se kapitalizmi boteror do te behet me njerezor, ne menyre qe ca perkedhelje te bien edhe te bishti i kavallit, nuk i vihet kunder parimisht kerkeses per pak dinjitet ne punet e vogla te shtepise.

Me tej, eshte e qarte prej kohesh tashme dhe e vertetuar stilistikisht dhimbshem ne kete artikull se Lubonja ane nuk merr, por te drejten e dyshimit ia jep vetem njeres ane. Thelle-thelle edhe ai e kupton se te mos mbash ane eshte e pamundur, te urresh nje kryetar bashkie te detyron te mirepresesh nje tjeter, e me radhe.

Me tej akoma, sugjerimet e artikullit ne pergjithesi qendrojne, pavaresisht dhimbjes qe me shkakton kjo lloj miresjelljeje ndaj ketij lloj njeriu, te ashtuquajturit zoti Basha.

Pa harruar te shtoj, se qarja e hallit te nje zhvillimi me te ekuilibruar eko-socio-demografik te Shqiperise me "zotin Basha" ishte kulmi komik i artikullit.

Me tej, eshte e qarte prej kohesh tashme dhe e vertetuar stilistikisht dhimbshem ne kete artikull se Lubonja ane nuk merr, por te drejten e dyshimit ia jep vetem njeres ane. Thelle-thelle edhe ai e kupton se te mos mbash ane eshte e pamundur, te urresh nje kryetar bashkie te detyron te mirepresesh nje tjeter, e me radhe.

E di qe s'ishte qellimi yt, por ketu ka nje thes me kontradita, e kjo jo per fajin tend.  

Nqs do kishte shtylle kurrizore ky analist, qe gjithesesi ka te drejte n'dac apo sidomos paanshmerisht te kerkoje zhvillim "eko-socio-demografik" te Tiranes e Shqiperise, ta bente jo me qarje e qurravitje halli e jo me kete ton zvarranikes.

Shkrim honorari.  Intelektual honoraresh.

 

e de e... po kur e hapim trasten e sharjeve ne per lubonjen, na i fshini komentet se... smiley cave, edhe llogarine. smileysmiley

Te lutem jo me numrin shumes. 

kur behet fjale per me shume se nje, atehere eshte numri shumes. keshtu eshte rregulli, edhe pse 100% i dickaje me te madhe se "1", eshte gjithnje i perfshire ne shumes.

quod scripsi, scripsi. smiley

Mendimi ashtu zhvillohet Monda, nepermjet kontradiktave, po ashtu edhe qendrimi - ishte qellimi im ta ilustroja kete me rastin e Lubonjes.

Asnjehere nuk e kam lexuar dhe as mendoj se ka arsye ta lexoje kush Lubonjen si gazetar honoraresh. Termi 'intelektual honoraresh' per mua nuk ka kuptim.

Mire o hegeliane mire smiley.  Nuk e kisha me mendimin tend, por me thesin e autorit.

Termi "intelektual honoraresh" ishte tip bouillon, kur s'ke kohe te therresh pulen e me radhe.  E meqe (per mendimin tim) ketij artikulli i mungon guximi intelektual, pavaresisht problematikes se rendesishme, atehere ka shume kuptim per mua ta cilesoj te tille.  Por meqe kontraditat na bejne mire, atehere le te mos biem dakort smiley.

Ne Borizan Jovan Bregu! Ske per ta pare ndonjehere ate magazine!

Mua me duket ide e mire zhvillimi i planifikuar e qytetit ne drejtim te veriut.

E para i jep frymen qytetit me nje aks qendror, ku gjysma e vet eshte administrative e ngjeshur dhe jo per qytetarin, e dyta arteri kryesor shtrihet deri tek Lumi i Tiranes gje qe mundeson nje zhvillim te zonave veriore qe po kthehen ne geto te llumit dhe pa asnje infrastrukture.

Me vazhdimin e Unazes se Madhe rreth zones veriore, deri ne Tufine ku puqet me rrugen e Arberit, atehere Tirana merr nje kuptim, lehtesim, me teper ajer, dhe policentrizem, ku hspetojme nga nje Bllok i mbingarkuar dhe anarkik.

Duke ndertuar Pallatin e Drejtesise ne kete pjese marrin forme gjykatat dhe ministra e drejtesise, KLD, etj.

Sa per kapacitetin e urbanisteve tane ka pas thene nje fjale M Velo, qe universiteti yne ka pas nxjerre vetem gjeometra dhe jo arkitekte. Ndersa per urbaniste eshte njohje e re dhe ndryshim radikal i kocepteve moderne te qyteteve.

 

tirana ka nevoje per nje linje tramway, ose me e mira (por gati e pamundur per vete gjeologjine e tiranes) nje metro.

tirana ka nevoje per mbikalime te permasave te medha, nje unaze (tangenziale) te vertete, me shume korsi.

tirana ka nevoje per nje rrjet krejtesisht te ri te shperndarjes se ujit. me keto, te shtrohen edhe kabllot elektrike te rrjetit te ri elektrik, edhe fibrat optike, edhe te telefonise.

mundesite per te bere kete gje, jane te bollshme. njerez qe i arrijne, ai vend, ka.

nese populli i do keto gjera, kur te beje zgjedhjet, te mos zgjedhe kandidatin me zgjebarak te mundshem...

shume e thjeshte.

Une mendoj se qytete si Gjirokasta apo Durresi kane nevoj per metro, por Tiranes i duhet dhe nje metro dhe disa nga ata trenat magnetik qe ecin me 300 km ne ore. Eshte kaq i madhe qyteti sa nje metro nuk arrin.

Une them Tirana ka nevoje sot per shtylla aq te larta ne qender sa te duhen nja 500 vjet tu hipesh ne krye..... Duhen disa qindra te tilla te pakten..

po nja 4 linja metroje kryq dhe nja 2 rrumbullak ne 1/3ten dhe ne periferi .

Dhe nja 10-12 linja me tram ne siperfaqe, bone gjysmen e rruges vetem per bicikleta ...dhe atehere bohet tirana smiley

lulishte gjenerale, parqe tematike, kende lodrash, salla leximi, qendra kulturore, zona kembesoresh, zona per bicikleta, zona fantashkence, qendra sportive, dy teatro operash, dy llixha, pishina me ambjente dallgesh artificiale, lokale vegjetarianesh, qendra te kultures budiste, restorante indiane, kinema verore, qendra "doppo lavoro", kende te kultures anglo-saksone dhe biblioteka frankofone, koloni utopike qe qarkullojne vetem lende organike, tete spitale te specializuara per semundje te organeve te brendshem, parkinge te kapacitetit nje parkim per 1.25 banor, pika te lexim-diskutimit te poezise, pese pallate per moshat deri 13 vjec, 94 monumente historike ne mermer, laboratore kompiuterike, cezmat karakteristike afer pazareve orientale lokale, qender e re per Ballon Vieneze te Operas, nje Burgteater, restorante me kuzhina mikste me vetsherbim te lira popullore te tipit bufe, qendra xhazi, streha falas per te ardhrit qe nuk njohin njeri me kuzhine dhe mini bar dhe TV 42 polc dhe nje pike per pritjen e alieneve nqse keta vijne, si ne new mexico.

ah, po, sikur te kishim edhe ca qereste!

Si e do akulloren me shije luleshtrydhe apo cokollate?smiley

Flm Belulo smiley per keto probleme une kam folur qysh me 1995, intervista tek VQ , qe ti e ke lexuar, dhe sikur te me kishin ndigjuar me kohe, nuk do ishin keto probleme, qe fatkeqesisht jane akumuluar aq shume , sa eshte bere e veshtire zgjidhja e tyre. 

m'fal, po pse jo?

3 estrada & cirqe roncalli, rihapje e bar pezes per birre dhe sanduic, 6 qendra pingpongu, 4 fusha golfi dhe 18 qendra minigolfi, hapje kanalesh artificiale per gondola, nje park per rollercoaster, 18 fusha sporti mikste dhe 8 vetem per futboll, 19 pika te alternuara stinore per hashure dhe akullore/kasata falas me limit 4 per person brenda 6 oresh, 13 liqene te vegjel dhe te mesem per mjellma, 4 qendra do-it-yourself ne binjakezim me Home Depot, 8 poligone qitje sportive, 19 fusha badmintoni te kthyeshme ne fusha cricket, 14 qendra te qetimit narko-ezoterik "hashijuana", 23 qendra tenisi te kthyeshme edhe ne fusha volejbolli, 64 qendra masazhi, 32 qendra meditimi dhe hipnoze, 4 akuariume gjigande, 16 klube shahu-dame-treshi (yci) dhe dominoje me opsione te lojes me zara dhe kopaca per qeflinj te ashtuquajtur "te kerkesave minore", 21 qendra te modes, 4 te arteve grafitike, 3 pika te kultures reggea me kuzhine jamaiciane, 3 pallate sporti per hokei ne akull dhe patinazh artistik, qendren "hafsa zyberi", mujin xon zyberi, krijimin e shoqates se qoftexhinjve gazmore "lym lela", ringritjen e kompleksit per konfeksione elitare Xingoni.

smiley

 

"13 liqene te vegjel dhe te mesem per mjellma, 8 poligone qitje sportive, 14 qendra te qetimit narko-ezoterik "hashijuana"

ueeee, keto i deshiroj me gjithe mend smiley 

nje koncert lajv te xhastin biberit. smiley

te pakten t'i largonte merzine e humbjes se dalles. smiley

@ zoto: u regjistru kjo smiley

smiley

 

po nga merzia edhe lubonja eshte bere i padurueshem... smiley

Tirona ka me shume nevoje per dy cunat! smiley

do ndertohet ndonje Tirane tjeter e re,se ajo qe eshte shkatrruar,mballosur,ngushtuar e zgjeruar si mos me keq,ska Zot nene qe e rregullonsmiley

mrroklla, duam nasin smiley !

Ky Lubonja e shau dhe e shau Ramen sa nuk i la gjo pa lone.....sepse e betonizoi Tironen. Ky Lubonja e lavderoi, e lavderoi Bashen sa e boni shprese per nje dite te re...... PO tani kur edhe Basha nuk do ja vari,(se e parashikon ai, me shprese te vaket) me ke do te shkoje dhe kujt do t'ja adresoje levdatat??????

mua dhe ty s'do na e vershelleje me siguri sepse s'i sigurojme ndonje bonus pas cdo shkrimi si ky i sotmi. njeri pa shtylle kurrizore demek opinionist...pfff

po edhe ate kena manget ne..... te na lefdoje ky....... dhe u bome menjehere major..... e kush e ba masanej.......

Tirana ka nevoje per banja publike se mbeten mileti poshte Lanes.

Tirana ka nevoje per Edin, ashtu si Edi ka nevoje per Tiranen dhe pike. smiley

Tirana duhet prish, dhe duhet rindertu ne Nroq. Kjo eshte e vetmja gje qe e shpeton. smiley

Kam qene dy here vitin qe kaloi dhe me ato qe pashe u binda perfundimisht qe Tirana nuk ka me shprese per te dale nga getoizimi ku e kane futur.

I'm sorry guys! smiley

Cfare gjeje ne kete bote te jep sigurine ose edhe besimin, qe nese qe neser e prishin Tiranen dhe vendosin te bejne nje Tirane te re, kete Tiranen e re do ta bejne persembari?

 

Sepse une per vete jam i bindur, qe ekzistojne 1024 universe paralele, ku ne cdo univers ka nje planet Toke, ku ne secilen Toke ka shqiptare dhe nje shtet me emrin Shqiperi, shtet i cili ka nje kryeqytet me emrin Tirane dhe ne secilin nga keto universe ky qytet osht ne kufinjte e pabanueshmerise dhe krejtesisht i dhjere.

Cfare gjeje ne kete bote te jep sigurine ose edhe besimin, qe nese qe neser e prishin Tiranen dhe vendosin te bejne nje Tirane te re, kete Tiranen e re do ta bejne persembari?

 Asigjo. Po kur ta dhjesin edhe te dyten mund te ndertojne nje te trete ne Ishull Lezhe. P.S. Meqe ra llafi pashe ato planet per Tiranen futuristike. Jam kurioz, a thuhet kostoja e zbatimit te atyre projekteve dhe ku mendojne ti gjejne leket? Se projektet me duken si shume Dubajse!!!

Nuk doja te komentoja fare, po hic fare ne kete teme, por ti mi nxjerr komentet me grep.

Nuk ka as edhe miligramin me te vogel te rendesise, nese keto projekte kushtojne qimet e kokes dhe as se sa qindra vjet i duhen Tiranes qe keto projekte te jetezohen.

Gjeja me e rendesishme sot eshte qe njerezise tu vihet perpara nje imazh, qe do ti mbaje me shprese. Sepse nese meperpara njerezit kandiseshin vetem me llafe dhe premtime gojore, si

"sa te vime ne, pa do te hame me luge floriri"

"ja sa te arrijme ne komunizem, pastaj shpetuam"

"ja sa te ndertohet Korridori i Tete, pastaj u pasuruam"

"ja sa te hyjme ne BE, pastaj ta shihni"

sot, or lum miku, duhet patjeter dicka nga ana vizive, nje imazh, nje rendering qe te tregoje nje qender futuriste ku nje shqiponje fluturon pa patur frike se do te thyeje qafen tek teleferiku, qe con studentet e shkences nga fakulteti i shkences direkt tek Gjiri i Kurvave (pa ndalese te ndermjetme). Duhet nje rendering te nje ndertese parlamenti si disko volante (TM Jozefina Topalli), por qe u harrua me shpejt se sa u mendua. Kane nevoje per gjera ekzotike per shqiptaret, qe nuk i kane patur ndonjehere, per tramin thote njeri, jo thote tjetri nuk do e bejme tram, por do e bejme tramvaj, e merr vesh ti apo jo, medemek pse nuk kemi ne ndonje McDonalds ne Shqiperi dhe perse Shqiperia eshte vendi i vetem qe nuk perkthehen veprat e Stephen King?

 

Tirona bohet, do kohe shume qe te bohet, por bohet.

Vecse ama duhet me u marre seriozisht me punet e urbanistikes dhe mbi te gjitha te merren ata qe dine me u marre me punera te tilla. Jane ca gjera shume te vogla qe duhen bere ne Tirane, por jane gjera qe per fat te keq nuk prodhojne spektakel, keshtu qe jane gjera te destinuara per te mos u bere ndonjehere.

Ah, se harrova: ky prezantim i projekteve i nevojitej edhe Berishes si tribune, qe te dilte dhe te deklaronte, qe Edi Rama ka qene piktor i deshtuar dhe nuk ka patur vizione per Tiranen.

Pa piken e respektit per Edi Ramen si politikan, doja ne fund te thoja, qe Lulezim Basha duhet te beje njehere VEZEN e Edi Rames si kryetar bashkie dhe pastaj hajt e flasim se kush ka vizion e kush osht piktor me i talentuar.

Nji kaq. Ndoshta mund te jete komenti im i fundit ne kete teme, nqs nuk bo vaki nonji cudi tjeter.

O Fatos ! O kuksian !

Sot per fat te keq isha ne Sharre per nje vaki. Ne shkonim e disa ktheheshin tek ajo rruge i thencin . U bllokuam per jo pak per rrreth 20 minuta sepse kur shkembeheshin autobuzat nuk kishte vend per te kaluar dy autobuza, plus gropa e balte se shi sot.

Tani per keto punet e medha do flasim me gjate e me gjere kur te kaloje Plani Urbanistik andej nga fundi i pranveres , por meqe gre e shkreh opinione ne media a mundesh dot me i thane Kryeministrit qe t`i shpalle varrezat e Tiranes zona me rendesi te vecante dhe te merren ne mbrojtje nga NATO ? Ata komandot te mos shkojne te behen deshmore ne Afganistan por te marrin ne mbrojtje ata qe nuk flasin e qe jane me shume se te gjallet.

Evjava paraprakisht nese do shkrush ndonje novele per kete.

Ku/kush eshte ai Fatosi qe i drejtohesh ti? Dhe cfare lidhje ka me Kukesin?

e ngatrron ai se nuk perqendrohet, e kam vene re dhe ne komente te tjera, ngaqe fatos lubonja eshte nga paskuqani, ky tipi kujton se ai eshte kuksian

une them kshu, berisha nuk e rregullon dot kete ceshtje, rama vetem se e shkaterroi perfundimisht. nuk e kam lexu shkrimin, po a jam ne linjen e duhur apo jo?

Jo vetëm që je në vijën e duhur, por sapo zbulove se Tiranës i duhet një metro underground. 

(këtu unë shaj rëndë Lubonjën) tm zotrules. 

 

Ljubo, you hypocrite...

Tashi fillon dhe e ngre zerin per prishjen e kurores se gjelber te qytetit, tashi qe ka marre ferra uraten.

E shifni  Lubonjen? Arkitek i persosur ...popullor..

Flet me kopetence qe ndertuesit  pastrojne para te pista.Ja fut katundit.

Te gjithe ndertuesit jane ne borxha dhe ndertimi ne krizen me te thelle, por jo pper ata  faktore qe kujton Tosi...

Ndertimi eshte ne krize ne gjithe boten.megjithate duhet durim.pas 15-20 vjeteve kjo krize do te kaloje.

Alba2265, krizat  nuk jane "viroza" qe te kalojne me nje saber(durim)...me hiq te ngrohta e vur te ngrohta.Jane demtime te njerit prej  organeve me jetesore.Sherimi kerkon bisturi  

prap ky sot? Ore pse nuk na sillni e Fahri Balliun. Apo nuk ben me publicistik?

Tirana - edhe para se te behej kryeqytet - shihej nga te huajt si qytet i gjelbert. Normal se asokohe ishte me shume nje katund i madh. Gradualisht i humbi gjelberimi se u zmadhua, vendin e gjelberimit, idene e fshatit, e zuri tulla e betoni, ideja e qytetit.

Nga medreseja eshte plot me shtepi perdhese/private, kjo eshte absurde per nje zone aq qendrore te kryeqytetit, ne asnje kryeqytet te botes nuk gjendet nje lagje e atille aq afer qendres, biles edhe pallatet jane krejt obsolete.

Une jam per ekzistencen e ndonje parku ne zona jostrategjike -kodrinore ose zona hije- te Tiranes(si ne çdo qytet), por ideja e Tiranes se gjelbert, qe vjen prej historise se qytetit, duhet braktisur sa me pare.

Mbikalimet e/o tangjencialet, jane te domosdoshme, ato ne nje menyre a tjetren duhen bere , edhe sikur te rrezohen pallate te vjetra, jane jetike.

Në pamundësi për t’u ndodhur në atë ceremoni, ku nuk di a do të kisha edhe mundësinë e marrjes së fjalës, më lejoni 

 

smiley

Ik moj chavije!

Keto rob jane t'pabesushem per zotin!

Kjo baxhella e Sales nuk e di a do e kishte edhe mundesine e marrjes se fjales!

Kupto ti, nuk e di kshu me 100 per 100 qe ne nje mexhlis ku do flitet per pune arkitekturlliku, a do marre fjalen! smiley

Kupto ti?  

Ore ju qe flisni per metro, a jeni ne metro apo jo?!

Po, jam. Dhe ta jap projektin ne dore brenda nje muaji me gjithe studimin gjeologjik. Ca gjera duan vizion dhe jo thjesht shikim.
PS: Kokpezhishke

Hello UK! How are you? Here Tirana, Albania.
UK, 2 pike!

sa shpejt mrrite mor amico smiley

The power of Blackberry amica. Cheers! smiley

tani tjeter gje eshte o olso qe ty te duket qesharake te hipesh e ta mbushesh me kokrra katnaresh si ajo siper metrone; ose me keq akoma, ta ndertosh per ta; qe te kene mundesi levizjeje, lidhje mes zonave te ndryshme te cecenise... e kuptoj; une po them qe behet, eshte e mundur deri diku, nuk eshte ide ekstravagante, dhe eshte nje cope modernizmi qe mund t'i jepet nje qyteti qe mund te quhet megakatundopoli (jane shume te shumte ata). ideja eshte te largosh faktore nga mbipopullimi siper, etj.

Sal Berisha tha dicka te mencur fort sot ne kete prezantim, Edi Rama duke qene nje piktor (deshtak gjithsesi) ne 11 vitet e (keq) qeverisjes se tij te Tiranes, u fokusua tek shikimi, dmth. duke ju dhene qytetareve vetem gjera per te shikuar, por jo per ti prekur, shkelur e shfrytezuar.  Shikimi ka rendesi por pa permbajtje, pa perfitime te tjera per qytetarin dhe qytetin ne fund del pa vlere.  Rama beri ca bojra e make-up te tjera per Tiranen, por pune me vizion jo, keshtu qe Basha praktikisht fillon nje pune teper te rendesishme qe do ti jape fizionomine dhe drejtimin per shekullin qe sapo kemi filluar Tiranes.  

Sapo pashe disa nga skicat dhe akoma jame i shokuar. Si ka mundesi qe njerez  te bejne projekte te tilla me fytyre serioze. Ndertesa te larta, gjelbersi, liqene te vogla artificiale, Tirana e shtruar deri tek lumi tjeter por elefanti i madhe ne dhome sic thone nga kjo ane e Atlantikut: ku eshte paraja dhe ku eshte nevoja? Ketu nuk gjenden investues per projektin e liqenit, do gjenden per anen tjeter?

Skica te bukura per c'fare? Gradacela kur ne Tirane nje kulle 25-kateshe nuk mbaron dote nga qe nuk ka kerkim? Kur ke ndertesen e Xhillarit mu ne qender te tiranes (rruga e durresit) dhe tjetren ne Bllok nuk i ka prekur njeri per 5 vjet nga mungesa e financave? Keta perseri imagjinojne kulla dhe bulevarde madheshtore... me shume skica me shume genjeshtra... me shume zhurme per asgje.

Te isha Basha, ose Basha te qe kryebashkiak normal, e fillonte nga gjerat e vogla dhe te mesme. Nje stacion treni te ri mbase, apo autobuzi, dhe unaza e re me shume se arrine per 4-vjet mandate ne nje qytet me ekonomine dhe gjendjen e tiranes. Te tjerat, thjeshte fokusohu tek gjerat e vogla: sistemo zhvillimin ne zonat periferike, shkollat, gjelbersia, ndonje park, ndonje ndryshim ne taksa per te rritur ekonomine. Skica te tilla... humbje kohe... te pakten per aq kohe sa ne ate vend me zore nje kulle 25-kateshe ngrihet.

Eshte ne plan stacioni i ri i autobusave ndersa per te trenit ka per te pasur nje zhvendosje ne mos gaboj.  Stacionet e medha jane edhe gjenerator punesimi dhe zhvillimi te zones afer, keshtu qe Basha e di kete shume mire.  Puna per gjelberimin ka filluar ku po shfrytezohen zonat e lira dhe te tjera me pas.

Nuk eshte e thene qe ato qe shohim sot si projekte te behen ne nje mandat a dy, kerkojne kohen e tyre por ketu po hidhen piketat.  

Pallatet medha e ndertesat e tjera jane gjera me te cilat merret privati dhe ne si shoqeri shpresojme qe do ecim perpara, nuk do ndalemi ne vend.  Ndersa financimet per liqenin, bulevardin, lumin a parqet ato behen me financime te shtetit, bashkise e qeverise qendrore.  Njehere njeri projekt, njehere tjetri e keshtu ecet perpara.  

Shiko Shqiperine sot, rruget i ka krejt te ndryshuara, ne 05 nuk ja merrte kujt mendja.    

 

 

E veretete. Edhe ne krahasim me vitin 38' madje.

per qikyt ka nevoje tirona :

 

Lubonja e mori inat Ramen qe kur karrotreci i bashkise ja ngrejti zgupthi makinen qe e kishte parkuar si nje tip qe eshte bere shofer 50 vjec. Si inatci qe eshte e mori zet ne kulm Edin dhe ndaj edhe u be me Lulezimin, per karshillek. Edhe keto shkrime nuk i ben se i dhimbset Tirana po i ben qe ta legjitimoje dalengadale nje 'kryetar' bashkie qe ne syte e shume qytetareve tiranas eshte ilegjitim.

Tirana ka nevoje per nje "big dildo" ne mes te qendres. Dicka te ngjashme me kete:

Nga nje ane dildo, nga ana tjeter sheshi ne forme asorbenti... "You make the connection"!

e per çfare ka nevoje Tirana?

Per ate qe e kane thene brezat qe me pare dhe e ndertuan mbi kete motiv, te zes e te kuq....

Tirana ka nevoje per hapsira qe te marrre fryme dhe po kaq nevoje ka per gjelberim.......

 

Keshtu e projektuan te paret Italianet....

keshtu e la edhe Enveri....

.....biles edhe e zbukuroi pak me shume.....

dhe i vuri edhe pak ngjyre te gjelber......

Po tani, ku eshte, e si eshte??????

 

..keto lloj projektesh gjigande kerkojne pa tjeter nje shkalle me te gjere konsultimesh  me qytetaret e Tiranes dhe pse jo te gjithe shqiptareve.

Koth i nerum .....them se dhe kjo gjeja e Huazuar nga ato te Hitos i duhet Urgjentisht Tiranes . Kuptoeht pas Tuajes

Tirana ka nevojë për qytetarë që e duan dhe e nderojnë dhe jo për indiferentë dhe shkatrimtarë të pangopur.

Me thënë të drejtën tirana ka marrê pamjen e një qyteti Modern nê qendër dhe bidonvili në periferi.Ju nostalgjikët qaheni për gjëra që dhe i kalon koha por dhe jo me shumë vlera për një qytet të madh.Tirana ka nevojë për ujë , kanalizime e infrastrukturë që ti përgjigjet rritjes së saj.Kto planet rregullues janë si parrullat tek filmi "parrullat" po ashtu dhe nostalgjia për tregun e vjetër tê Tiranës ka në krujë një treg të vjetër a po harrova  "poshtë monopolet "  Vietnami do fitojë!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).