Për vendin tonë, Shqipërinë, mund të thuhet se "Zëri i Amerikës" zuri vendin e parë dhe luajti rolin kryesor për nxitjen e demokracisë dhe ngjalljen e shpresës.

Ashtu si për shpikjet e mëdha të shekujve të fundit, lokomotiva me avull, elektriciteti, avionet etj., edhe për shpikjen e radios është folur shumë. Në raste shpikjesh të bujshme njerëzit me të drejtë përfytyrojnë të mirat e mëdha që do të kenë prej këtyre zbulimeve, lehtësitë disa herë fantastike, horizontet e reja që i hapen befas botës. Në kronikat e kohës mund të gjendet buja që ka bërë shpikja e radios.  Ka qenë një lajm i madh për njerëzimin, një lajm i shoqëruar me shpresa, me projekte, me ëndërrime.

Ndërkaq, mund të thuhet se nga gjithë të mirat që do të kishte njerëzimi prej radios, mrekullia më e madhe, nuk besoj se do të jetë parashikuar qysh në fillim. Kjo mrekulli  do të ishte roli kolosal që do të luante radioja për të shpêrndarë kudo në botë frymën dhe mesazhet e lirisë. Kjo u bë e qartë sidomos në shekullin e 20-të. Ky ka qenë shekulli i shquar për triumfet e tiranive, por edhe për përmbysjen e tyre. Mund të thuhet se kjo kohë ka qenë me të vërtetë kohë e radios.

Duke u bërë një nga kundërshtaret më të mëdha të robërisë, radioja u kthye njëkohësisht në një nxitje për lirinë dhe demokracinë e ardhshme. Miliona njerëz në vendet totalitare, të strukur pranë aparateve të radios, merrnin mesazhet e lirisë e të demokracisë.

Stacionet e mëdha radiofonike të botês së lirë u kthyen kështu në gjeneratorë të shpresês për gjithê njerëzimin. Midis tyre « Zëri i Amerikës » zinte një vend të pazêvendêsueshëm. Kurse për vendin tonë, Shqipêrinë, mund të thuhet se  « Zëri i Amerikës » zuri vendin e parë dhe luajti rolin kryesor për nxitjen e demokracisë dhe ngjalljen e shpresës. Në mënyrë të vetvetishme, pa ndërhyrje dhe pa organizim të veçantë, midis popullit shqiptar dhe emisionit shqip të kësaj radioje u vendos një lidhje e habitshme, emotive, që e kapêrcente kushtëzimin politik të kohës. Ky mirëkuptim i dyanshëm luajti një rol pozitiv të jashtëzakonshëm për orientimin e drejtë të shqiptarëve kudo ku ata jetonin, drejt lirisë dhe demokracisë.

Mund të thuhet plot gojën se në këte periudhë plot ngjarje dramatike, midis shqiptarëve dhe radios "Zëri i Amerikës" u krijua një histori prekëse që nuk do të harrohet kurrë.

25 Komente

Urime Zerit te Amerikes!
nje pershendetje te vecante zotit Elez Biberaj.smiley

mbahu Ismail, se ne mallengjeve dhe kendej nga Anglia...

I bashkangjitem edhe un urimit per pervjetorin e pershendetjes per zotnin Elez Biberaj, (zoni i tij nga ma te dashunit ne shqip). 

Mbase Prokop Mima, e Naim Frasheri kandidate te tjere te denje. 

Gezuar datelidjen 

Zoti Ismet Bellova dhe zonja Zheji gjithashtu. anetare te klubit: "artikulon dhe flet bukur gjuhen shqipe".smiley

Bellova ok po nuk esht ne 1 nivel me Mimen 

zonja Zheji nuk me kujtohet???

Ne shkoi menja ke ai komentatori i boksit po sja maj men emrin? 

Mima ne krahun tjeter esht figure e permasave te tjera.

Menyra se e artikulon fjalen me kujton Paul Scolfield.

Ka dhe nji ngjashmeri te forte midis te dyve.  

Te dy fytyrat sikur kane jetu 1000 vjet, distilim kohe big style. 

 

Vera Zheji ka qene folese ne radio Tirana, aktore.. por per mua dhe brezin tim eshte e njohur si ajo teta e mire qe tregonte perralla.  hidhi nje sy kesaj videos.

Tani, ditelindjen ta gezoje dmth. Po Elez Biberaj eshte nga te paktet (ose mbase dhe i vetmi) nga gazetaret qe nuk punojne per media shqiptare qe eshte tifoz i nje politikani: ne rastin e tij, Berishes. Po tifoz fare, dmth. Qe per hir te dashurise per artin, jo vetem qe i ka shkelur rregullat e lojes me te dy kembet, por shpesh i ka vene siper edhe kemben e trete.

Nejse, te shkuara te paharruara, sidomos reportazhet e vitit 1997 kur korrespondent i saj ishte Mero Baze, qe asokohe ishte akoma nuk ishte shnderruar ne doktor Jeckyll dhe ishte akoma Mister Hide.

Ah po. Pershendetje dhe korrespondentit vullnetar, komunistit te oreve te fundit; Xhevdetit. smiley

U katandis Ismaili si ndonje sekretar i ministrise se kultures qe con letra pershendoshese me firme te ministrit, me nje ton gomarlleqe mbi rolin e radios (nga ku mban fjalime edhe hitleri, ducja dhe ezra poundi sa per ate pune) dhe nje te vertete ne fund - se fiks ashtu ka qene VoA ato kohe (vitet 89-91).

Pune e tij. Personalisht kam qene tifoz i BBC (Dhelper e vjeter inglizi...smiley ) po dhe VOA para clirimit digjoheshe sikur transmetonte direkt nga Mali Sinai. Kohe te veshtira. Na kishte shkuar zemra ne fund te kembeve.

Yep, VoA u be zeri i Zotit ne ate kohe. Njerezit iknin me vrap se filloi zeri i amerikes, thoshin. Te kuptohemi, nuk eshte e veshtire ta besh kete ne nje popull qe shkreton rruget se po jepet seria e 124 e komisar katanit e bjutifullit, apo qe le lesht e kokes per bileta te Shamikuqes, sidoqofte, VoA u be ajo qe u be! Sa per BBC pastaj, ajo eshte tjeter League, eshte e pamundur te vije radio me e mire ne planet - ky eshte nje fakt absolut i botes per mendimin tim.

E kisha fjalen per Elezin e deri vitit 90-91,me pas nuk di se jam larguar nga Shqiperia.gjithsesi,thjesht si radiodegjues,ruaj respekt per te.

Nuk e harroj kurre intervisten ne VOA para disa muajve te "analistit dhe publicistit te njohur" (sic e pershkroi VOA)  Fahri Balliu..

Nesje, kronikat e sotme nga Malesie e Madhe 2 here ne muaj kunder komunizmit dhe permbytjet ne Shkoder jane hata fare..  smiley

hahahahahahahaha pse Zoti, shkelqesia e tij Fahrija qenka ftuar tek VOA? Pse nuk thua qe VOA qenka kthyer ne hale publike! smiley

E  kam degjuar ne ato vite shume  "Zerin e  Amerikes''.Por sa degjoj ne keto kohe,  qe flitet per Elezin, me  del perpara Bari Falliu.Mbase gaboj  por  me eshte dukur medioker si  gazetar.

Lidhur  me temen:  Ismaili  eshte bere me te vertete  interesant, ne keto vitet pas  90-tes.U ben parathenie "Veprave" te Bahri  Falliut,  e  me qe i riprohisi  veprat e kohes kur shkruante, qenka me kohe te  lire, per kete    pershendetjen...!!

 

VOA - Zeri i Lirise!

Zoti ju bekofte! smiley

akoma gjalle eshte 'ZiA'?

Pershendes Kozmain.

Luani.

Te nderuar te "VOA dikur nje Radio Dinjitoze qe ngjallte shprese nder Shqiptare sidomos kur komentonte Ligjerisht 'Tani po japim Qendrimin zyrtar te Dep Shtetit "  Cilesisht keni ftuar nje emer te nderuar I.Konomi !por e  keni menderosur qe kur fton Rajersonin si ...mik te shqiptareve  pfffffffff . pastaj per Balliun ...hajde mo shqiptar eshte smiley

Me kete rast dua te pershendes  Ruzhdien ne Shqiperi me ckolloboqerit ( cilimijte )  dhe gjithe kushurijte e rumaducet e lagjes , qe ndigjonin VOA ke dhoma pa drita me radio me bateri .Dua te pershendes gjithashtu edhe Zymylen ne Greqi qe e kishet qejf qomet filimin me "melodi me cifteli " ...etj etj

Nashi qe shtrember te rrime e drejte te flasem e meqe ketu jemi tanet e nuk na del llafi perjashta duke qene se renien e komunizmit ne shqiperi e kam pare me syte e mi dhe e mbaj mend mentalitetin e kohes .Shqipot nuk votuan kunder komunizmit se megjithemend iu hap barku per demokraci te stilit perendimor me ndarje te pushteteve , barazi para ligjit etj.Ata votuan se u hap fjala po te votojme PD do te na jape bota ndihma te medha e do hame me luge floriri.Kur ajo doli rrene pjesa me e madhe i beri naften vendit pjesa tjeter e humbi fare interesin se kush ishte ne krye e cfare bente .Prandaj kemi 20 vjet qe ikin e vijne debile ne pushtet duke bere c'te duan e populli as e rruan fare.Tani Kadareja mund ta dredhe si te doje se askujt si behete vone nese ka pare enderra apo thote te verteten.

Nashi Alba,ky komenti jot do ishte me i drejt nese do ta qartesoje ca me sakte kronologjikisht. dmth: zerin e amerikes e kemi e kemi degjuar ca me para se te krijohej PD. bile as qe e dinim nese do kishim ndonjeher pluralizem ne Shqiperi.

*****

nashi ketu me shum bie ne sy shkrimtarit se sa pordhet e voa,

keti j isakut ton qe pas 90 ju tha boja per penen,sepse nuk gjen me frymzim neper hotelet e diktatures ku e prisnin me tapet te kuq,apo si e ka hallin mavriu?

Altin, po ndoshta ka marre nje pushim te vogel. Pastaj, edhe ato qe shkruan I.K. njerezit do ngrihen ta shajne, "kritikojne" e t'i kujtojne se pse nuk ka shkruar per oreksin e tyre dhe qejfin e tyre. Hall me IK, e hall pa te! 

fleur,pushim i vogel 22 vjeçar,mos duhet quajtur shkrimtaropause ? smiley

shif sinqerisht para ca kohesh isaku shkruajti nje leter zotit basha,kur lexova ate leter pyeta veten nese kjo leter esht nga dora e isakut(letra nuk u pergenjeshtrua kurr)athere librat e tij duhet ti ket shkruar dikush tjeter !

neve si rrac veshtiresisht mund te na gjendet diçka/dikush qe nuk  na shkakton halle,por isaku me shum halle na ka shkaktuar sesa te mira,

dihet se per oreksin e kujt shkruante isaku,prandaj 'kritikat' le tja bejn ata

Sa pritshmeri kemi nga z. Kadare?! Ke provuar te shkruash apo te krijosh dicka tenden? Bdodh qe njeriu ka edhe pauza, apo 'writers block' sic e quajne ndryshe ketej pari. Sdq, une para ca kohesh lexova nje liber te Kadarese qe mbante vitin 2010/11 mos u gabofsha. S'e kuptoj kete mllefin e mbledhur kundrejt nje shkrimtari te vetem i cili nuk te imponon ta lexosh. Tani eshte mbushur me shkrimtare dhe poet dhe ke lirine e zgjedhjes. Dhe per respekt, mendoj qe s'na perket te deformojme emrat e njerezve me te cilet s'kemi aq afrimitet dhe s'na detyrohen asgje. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).