I shpejtë, i hidhur

 

Fundi ishte i shpejtë, i hidhur.

E ngadaltë, e ëmbël ishte koha mes meje e teje,

Të ngadalta, të ëmbla ishin netët

Kur duart e mia s’e preknin njëra-tjetrën të dëshpëruara, por të dashuruara

Me trupin tënd që zuri vend

Ndërmjet tyre.

 

E kur hyra te ti,

M’u duk se lumturia e madhe

Mund të matej me saktësinë

E dhimbjes therëse. E shpejtë, e hidhur.

 

Të ngadalta, të ëmbla ishin netët.

E tanishmja është e hidhur, të bluan si rëra –

“Të tregohemi të ndjeshëm”, dhe mallkime të ngjashme.

 

E kur arrakatemi matanë dashurie,

I shumëzojmë fjalët,

Fjalët dhe fjalitë fort të gjata, të përpikta.

Po të kishim qëndruar bashkë,

Mund të ishim përkthyer në heshtje.

 

Fëmija im lëshon paqe

 

Fëmija im lëshon paqe.

Kur përkulem mbi të,

S’vjen era veç sapun.

 

Gjithë njerëzit ishin fëmijë që lëshonin paqe.

(E në tërë këtë tokë, s’mbeti

Mokërr pa ndalur së vërtituri).

 

Oh, kjo tokë e shqyer si rrobe

Që s’mund të arnohen.

Etër të ashpër, të vetmuar edhe në Vatrën e Mbrame,

Heshtje pa fëmijë.

 

Fëmija im lëshon paqe.

Ani i së ëmës i premtoi

Atë që Zoti s’mund

Të na e premtojë ne.

 

Poezi e përkohshme për kohën time

 

Shkrimi në hebraishte e arabishte shkon nga lindja në perëndim,

Shkrimi në latinishte, nga perëndimi në lindje.

Gjuhët janë si macet:

S’duhen ledhatuar së prapthi.

Retë i sjell deti, të nxehtit, shkretëtira,

Pemët i përkul era,

E gurë fluturojnë nga çdo anë,

Në çdo anë. Gjuajnë gurë,

Gjuajnë këtë tokë, njërin me tjetrin,

Por toka përherë bie sërish në tokë.

Gjuajnë tokën, duan ta heqin qafe.

Me gurë, me dhe, por s’e heqin dot qafe.

Gjuajnë gurë, më gjuajnë gurë

Më 1936, 1938, 1948, 1988,

Semitët gjuhen me semitët, anti-semitët me anti-semitët,

Gjuhen të ligjtë, gjuhen të mirët,

Gjuhen mëkatarët, gjuhen djajtë,

Gjuhen gjeologët, gjuhen teologët,

Gjuhen arkeologët, gjuhen kryehuliganët,

Veshkat gjuhen gurë, gjuhen fshikëzat e tëmthit,

Gurë koke, gurë balli, zemra guri,

Gurë në trajtën e gojës që piskat,

Dhe gurë që të shkojnë me sytë

Si një palë syze,

E shkuara e gjuan gurë të ardhmen,

E ata të gjithë bien në të tashmen.

Gurë që qajnë, gurë zhavorri që qeshin,

Edhe Zoti në Bibël gjuajti gurë,

Edhe Dritën, Përkryerjen, i gjuajtën,

Por ato mbetën në parzmoren e drejtësisë,

Edhe Herodi gjuajti gurë e nga kjo u krijua një Tempull.

 

Oh, kënga e brengës së gurtë,

Oh, kënga e gjuajtur mbi gurë,

Oh, kënga e gurëve të gjuajtur.

A ka kjo tokë

Ndonjë gur që kurrë s’është gjuajtur,

Kurrë s’është ndërtuar, kurrë s’është rrënuar,

Kurrë s’është gjetur, kurrë s’është zbuluar,

Kurrë në mure s’ka klithur, kurrë në duar s’është përpëlitur,

Kurrë s’është vënë krye varrit, kurrë s’qëndroi poshtë të dashurit,

Dhe kurrë në themele s’ka përfunduar?

 

Ju lutem, mos gjuani më gurë,

Po e shkulni tokën,

Tokën e shenjtë, të plotë, të hapur,

Po e flakni në det,

Por deti s’ka nevojë për të,

Deti thotë, jo tek unë.

 

Ju lutem, gjuani gurë të vegjël,

Gjuani fosile kërmijsh, gjuani zhavorr,

Drejtësi ose padrejtësi nga guroret e Qyteteve të Rrënuara,

Gjuani gurë të butë, gjuani krepa të ëmbël,

Gjuani gurë gëlqerorë, gjuani argjilë,

Gjuani rërë bregdeti,

Gjuani pluhurin e shkretëtirës, gjuani ndryshk,

Gjuani dhe, gjuani erë,

Gjuani ajër, mos gjuani asgjë,

Derisa t’ju lodhen duart,

Derisa të lodhet lufta,

Edhe paqja do të lodhet, gjallë do të mbetet.

 

Harrimi i tjetrit

 

Të harrosh tjetrin është si të harrosh të fikësh dritën

Në oborrin e pasmë e, kësisoj, ajo rri ndezur gjithë ditën në vijim,

 

Por pastaj vetë drita të detyron të kujtosh.

 

Përktheu: Ukë Zenel Buçpapaj

______

Marrë nga Mehr Licht

Ilustrimi: "Arka e Noes", Gazmend Leka

46 Komente

Me pelqyen.

...qifuti...

God-Full-of-Mercy, the prayer for the dead.
If God was not full of mercy,
Mercy would have been in the world,
Not just in Him.
I, who plucked flowers in the hills
And looked down into all the valleys,
I, who brought corpses down from the hills,
Can tell you that the world is empty of mercy.
I, who was King of Salt at the seashore,
Who stood without a decision at my window,
Who counted the steps of angels,
Whose heart lifted weights of anguish
In the horrible contests.

I, who use only a small part
Of the words in the dictionary.

I, who must decipher riddles
I don't want to decipher,
Know that if not for the God-full-of-mercy
There would be mercy in the world,
Not just in Him.

Translated from the Hebrew by Barbara and Benjamin Harshav

qifuti...

smiley

Perkthimet kane pak "liri" te tepruar.  Psh te poezia e pare vargu i fundit "we could have become a silence" nuk me duket dhe aq i sakte.

Me flagrante ishte poezia e fundit qe nuk u postua me te tjerat per arsye te pasaktesive:

Qen pas dashurie

 

Pasi më le,

E lashë qenin të m’u merrte erë

Gjoksit e barkut. Sapo t’i ngopë hundët,

Ai do të sulet me të gjetë ku të mundet.

 

Besoj se të dashurit tënd

Do t’ia shqyejë vetet e këpusë aletet,

Ja, të paktën,

Do të m’i sjellë mbathjet e tua mbërthyer në dhëmbë.

 

Origjinali:

 

A dog after love

 

After you left me

I let a dog smell at

My chest and my belly. It will fill its nose

And set out to find you.

 

I hope it will tear the

Testicles of your lover and bite off his penis

Or at least

Will bring me your stockings between his teeth.

Nje qen pas dashurise

 

Pasi ti me le

lashe nje qen ere t'u marre

gjoksit tim dhe barkut. Ta mbushe hunden

e te turret te te gjeje ty.

 

Shpresoj t'ia shqyeje

topet dashnorit tend dhe t'ia kepuse penisin

a me e fundit

t'i sjelle te une breket e tua mes dhembeve te vet.

 

*ndoshta.

Eshte: 

Will bring me your stockings between his teeth.

The rest, more to my liking smiley.

te m'i sjelle ? smiley

That too, but it's not underwear, it's stockings.  Damn it guys, you ought to be able to tell the difference smiley.

without seeing?

ain't you asking too much?

Losing your religion zoto? smiley

Blessed are those who believe without seeing smiley.

no losing.

weird answer though... must've been hard.

ne mos harroj, bardhyl londo e ka sjelle ne shqip poetin me liber te plote qysh kuri smiley

po carapet e nylonit nuk jane rasti pas kaces se qenit, poetikisht ta kam smiley

 

Po me habit petlle. Po me thua qe s'ka "poezi" ketu? smiley

 

po ajo lloj poezie nuk vje dot me nje llaf ne shqip, qe ta nxeje vargu dhe kuptimi shqip, monde smiley per me teper une e shoh si poezi ndeshkimore me fort se si poezi do te pres...

dat u?

ps: ku eshte poezia aty?

hmm jam me zoton ketu. mondaaaa

Tek "ndjeshmeria" tjeter qe thame me lart.  Po e krahasoj gjithmone me perzgjedhjen e Ukes, jo se po kerkoj poezine tek nje ilustrim. 

dakort me ndjeshmerine tjeter po jo ne stil reklame. reklama eshte anti-poezi. po te mos kishte lindur poezia ajo do te kishte lindur per te share nga robt reklamat, skjuz mi french.

Po jo pra, thjesht e solla ne replike e siper me petllen qe tha "poetikisht ta kam".  Ishte fotoja e pare qe doli.  Qe ne nje fare menyre petlla e dha pergjigjen per ate lloj poezie ne shqip.  

Pa u kapur, terkuzuar te shembulli/reklama.

petlla, nese mundem, nuk po fliste per 'seksi' po per kontrastin poetikisht te dyshimte (sipas tij, edhe nje here nese mundem) mes shqyerjes se te perjashtmeve dhe me pas te najloneve. breket sikur kane me shume substance per te shqyer. jo ceshtje seksi. nejse. une po shkeputem, befshi qejf, pa kafshime smiley

Tashi, ne mund te hamendesojme edhe me shume, varet nga anger management etj smiley.

Por per poezine ne fjale po flasim smiley.

PS: Sqarohna ma vone smiley.

pse veglat e burrnise te duket shume "ujore" ty poetikisht qe te mos kene edhe ato material te mjaftueshem sa te pembushin fizikisht presimin dhe terheqjen e nje kafshimi? smiley

@trop se mos harroj: nuk eshte fjala per material per te shqyer. eshte fjala per eren. aromen po qe se ere bie keq ne shqip. smiley

Jemi njerëz të zgavërt
Jemi speca të mbushur

Megjithte Ukzeneli ka muzike, me vjen pak si Johnny Cash.

Shume e bukur kjo e qenit. Aman vjersha ne kete dite te shpifur.

(Vetet dhe aletet me duket gjetje e lezetshme. Per stockings me vjen gjynah se kane nje ndjeshmeri erotike tjeter nga mbathjet, por, ndoshta Uku perkthen per derrat qe s'njohin najlone (eeeej, te kujtohet c'behej per najlone dikur apo jo? i sillnin dhurate nga jashtetit. ca derra marinare madje kane shkruar diku se durrsaket ta lejshin per najlone).)

Nuk e di per durrsaket, por fenomen i perhapur ne Europen Lindore ish-.

Me erdhi dhe mua keq per fjalen "stocking".  Apo dhe ndjeshmerine "stocking-garter" vs perkthimin.

Vajza,me duket se eshte e kote te limosh fjale e te perpiqesh te gjesh poezi kur flitet per shqyerje Hallatesh,,,,che crudelta'!1smiley

Une s'jam dakord me aletet dhe vetet. Pse * permbahet Buçpapaj?  

*duhet te

Eshte vertet per te ardhur keq qe Uku pas kaq vitesh perpjekje te sinqerta per te sjelle ne shqip ajken e poezise se anglishtshkruar, nuk ka arritur te na e vere ne tavoline pa iu ber kos ne dore me perpara.

Yehuda pastaj eshte i madh. 

ja ta shohim njehere kush vazhdon te marre vesh nga poezia ketu... dmth, kush vazhdon te jete "tralala"... smiley

ps: si i papermbajtshem qe jam vete, jam dakord me ajkun.

E e... Po ç'paska bere vaki qe jeni dakord me ajkun ju? smiley

une, i papermbajtshem... 

ti, tregove habi me permbajtjen. 

siehst du?

le te themi qe vjersha e qenit e permbush rolin e saj me qenin, aletet (vetet jane per rime dhe per trill, aletet i perfshijne te gjitha te mashkullit), dhe nje cope rrobe nga ajo. nuk eshte se ka ndonje gje pertej kesaj. prandaj licensa poetike merret pa shume perpjekje. problemi me 'shkollen e perkthimit' te ukes nuk shpaloset ne kete lloj vjershe, por ne ndonje tjeter.

Perkthimi i Ukes nuk shpalos zemerimin, dhe ne fund deshperimin (tek stockings).

Eshte nje poezi e thjeshte, me sakt vargje te nje proze mese te rrahur, por perkthimi deshton ne transmetim, per mendimin tim. 

Po pse mo Zotrules je kaq armiqesor ndaj artit (ne te gjitha format e tij)?! Nuk e di nese e shkruva qarte kete! smiley

Sepse lexoj komentet e cave dhe magjepsem me sasine e gjepurave qe mund te formuloje mendja dhe artikuloje robi ...

Gjepurat jane nje forme shprehjeje artistike. smiley

mos boj si razi brahimi ak smiley

Kush eshte ky? S'e njof! smiley

ben mire ta googllosh se kupton me shume per kete shqiperi te gjore. smiley

Poet? Shkrimtar? Kritik letrar?

edhe autor i "Kthesa te forta"

ai qe zbuloi grupin armiqesor ne arte n'ato vitet '70.

ps. ketij enveri i tha pas zbulonjes se armiqve: ty shoku razi natyra te ka krijuar te shkurter si trup por me mendjen te larte. une perkulem perpara teje, per sherbimin e larte qe kreve ne detyren tone te perbashket per te mbajtur perhere lart vigjilencen edhe ne gjirin e partise. smiley

s'mora vesh e kaloi jehudai provimin e peshkut?

Ah mu me pelqyensmiley

le te mos e shenjojme territorin si qeni.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).