Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marrë ftesën zyrtare nga Bashkia Lezhës për të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare në përkujtim të 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës, por me anë të një njoftimi të dytë, nga Protokolli i Shtetit, Presidenti Topi është informuar se do t’i mohohet e drejta e fjalës dhe e përshëndetjes në këtë ceremoni.

Në sqarimin e presidencës thuhet se; “ Në prag të ceremonisë, më datë 2 mars 2012, Kabineti i Presidentit të Republikës ka marrë një njoftim të dytë nga Protokolli i Shtetit, sipas të cilit Presidentit i mohohet e drejta e fjalës dhe e përshëndetjes në këtë ceremoni”

Duke e konsideruar këtë akt përjashtues, si sjellje të padenjë zyrtare, si shkelje flagrante e normave të Protokollit të Shtetit, si mungesë respekti për institucionet e shtetit, për qytetarët e Lezhës si dhe për ngjarjen historike të cilën përkujtojmë sot, Presidenti nuk mund të bëhej pjesë formale e prezencës në këtë ceremoni, thuhet më tej në sqarim.

Në këto rrethana, Presidenti Topi i ka uruar të gjithë shqiptarët nëpërmjet një mesazhi nga Presidenca, mesazh që sipas tij, në rrethana normale të një vendi demokratik, do të duhej të lexohej në ceremoninë solemne në Lezhë.

____

Shekulli: Topi uron përmes mediave

Presidenti Topi e ka cilësuar Kuvendin e Lezhës si guri i themelit të shtetit shqiptar të Skënderbeut  që ka frymëzuar me dhjetëra breza shqiptarësh deri sot. “2 marsi mbetet dita – simbol e bashkimit, dita kur burrat e mençur e të fortë, lanë mënjanë dasitë e vogla dhe vendosën të bëjnë bashkimin politik të shqiptarëve. Ata hodhën themelet e shtetit të ri evropian të shqiptarëve, dhe me këtë akt, iu kundërvunë njërës prej perandorive pushtuese më të mëdha që ka njohur historia evropiane. Me një ndërgjegje të lartë atdhetare, me vizionin e qartë për identitetin dhe kombin shqiptar, me aftësinë politike për t’u bashkuar në një flamur dhe atdhe, prijësat shqiptarë nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit ia dolën të themelojnë Besëlidhjen Shqiptare dhe bashkë me të, shtetin e ri shqiptar.

Rrallë ndonjë ngjarje apo datë tjetër historike, e ka fituar natyrshëm këtë respekt dhe status sa Gjergj Kastrioti me besëlidhjen e prijësve në Lezhën e vitit 1444. Nder përjetë atyre burrave të shquar, shtetarë e fisnikë, të cilët me aktet politike dhe qëndresën e tyre ushtarake bënë që shteti shqiptar e Shqipëria të mbijetojnë, dhe sot, shqiptarët të mbetën ashtu si në kohën e Skënderbeut, populli më pro evropian në rajonin tonë.

Duke nderuar sot Kuvendin e Lezhës, madhështinë dhe aktet historike të prijësave shqiptarë, Skënderbeun dhe veprën e tij të pavdekshme, kemi detyrimin që sot në Lezhën e bekuar nga Zoti, të shohim së bashku nga e ardhmja, për një bashkim energjish dhe forcash në interes të qytetarëve dhe të vendit. Asnjë më shumë nuk mund të na frymëzojë sa simbolika e Besëlidhjes së Lezhës që politika dhe institucionet e saj vendimmarrëse, – ta përdorin mandatin e tyre me modesti dhe fisnikëri, me përulje dhe përgjegjshmëri; – si një detyrim moral, politik, institucional dhe atdhetar para qytetarëve, vendit dhe interesave madhore të tij”, shprehet Topi.

Duke e parë Besëlidhjen e Lezhës si model reflektimi, kreu i shtetit thekson se Shqipëria dhe kombi shqiptar ka nevojë për një besëlidhje rreth vlerave dhe normave demokratike, një sjellje e mentalitet politik që shikon larg nga selitë politike apo interesat e momentit, një bashkim të energjive dhe vullneteve politike e qytetare më të mira.

Berisha: Besëlidhja e Lezhës, zanafilla e shtetit shqiptar

Në 568-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, kryeministri Berisha u shpreh se në 2 marsin e vitit 1444 zuri fill parimi “Një komb, një qëndrim”, i cili u bë zanafilla e  krijimit të shtetit shqiptar.

Berisha u shpreh se 568 vjet më parë, fisnikët shqiptarë të udhëhequr nga Skënderbeu ndoqën vokacionin perëndimor dhe vendosën të krijonin shtetin shqiptar duke përballuar fuqinë më të madhe të kohës që kishte fshirë nga harta shtete dhe perandori të tjera.

“Ne bashkohemi nga të gjitha trevat shqiptare si njerëz të lirë. Ne nderojmë sot veprën madhore të prijësit tonë legjendar, të të gjithë kohërave, Skënderbeut. Ne nderojmë në këtë qytet shpirtin e bashkimit kombëtar. 568 vite më pare, në këtë qytet lindi parimi i bashkimit të shqiptarëve, parimi i shenjtë “Një komb, një qëndrim”. Këtu shqiptarët nisën kapitullin më të ndritur të gjithë historisë kombëtare. Me këtë parim ia dolën të krijojnë dhe  Lidhjen e Prizrenit e më pas krijimin e shtetit të tyre. Po të mos ishte Lezha, sot nuk do të ishte as Vlora, Kruja e Prishtina”, tha Berisha.

Duke folur për rëndësinë e kësaj date dhe parimeve të Kuvendit të Lezhës, Berisha u shpreh se falë kësaj ngjarje historike, ne mund “të bashkohemi nga të gjitha trevat shqiptare si njerëz të lirë. Ne nderojmë sot veprën madhore të prijësit tonë legjendar, të të gjithë kohërave Skënderbeut”, tha Berisha.

166 Komente

 

Skënderbeut i del “pronari”

Mediet gelojnë në këto momente nga lajmi se Presidentit të Republikës, Bami Topi i është ndaluar nga Protokolli i Shtetit mbajtja e fjalës sot në Lezhë, me rastin e 568 vjetorit të Kuvendit së Lezhës. Në lidhje me këtë ka reaguar sëfundmi edhe Zyra e Shtypi të Presidencës: “Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ka marrë ftesën zyrtare nga Bashkia Lezhë për të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare në përkujtim të 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës. 

Në përputhje me legjislacionin, praktikat dhe rregullat protokollare të shtetit shqiptar më datë 1 mars 2012, Presidenti i ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij dhe fjalën përshëndetëse Drejtorisë së Protokollit të Shtetit, e cila gjithashtu është shprehur dakord me këtë praktikë.
Në prag të ceremonisë, më datë 2 mars 2012, Kabineti i Presidentit të Republikës ka marrë një njoftim të dytë nga Protokolli i Shtetit, sipas të cilit Presidentit i mohohet e drejta e fjalës dhe e përshëndetjes në këtë ceremoni. 
Duke e konsideruar këtë akt përjashtues, si sjellje të padenjë zyrtare, si shkelje flagrante e normave të Protokollit të Shtetit, si mungesë respekti për institucionet e shtetit, për qytetarët e Lezhës si dhe për ngjarjen historike të cilën përkujtojmë sot, Presidenti nuk mund të bëhej pjesë formale e prezencës në këtë ceremoni.

zyrtarisht, jemi shtet tribal. 

 

Cfare skandali! Fton figuren me te larte te shtetit dhe i mohon fjalen. Madje ke guximin edhe e lajmeron per kete.

Kuptohet qe e kane bere per ta evituar dhe poshteruar, por keta harrojne qe ai nuk eshte thjesht Bamir Topi, por presidenti i Shqiperise. Keshtu poshterojne veten dhe te gjithe shqiptaret.

+1

Po ku e le Berishen qehajalleku te kete respekt e kukture shteti dhe institucionesh. S'ka faj xhanem, Enverit ju bene 40 vjet ne pushtet e politike, Berishes 22.

Sapo lexova nje reagim te kryetarit te bashkise Lezhe i cili thote se presidentit i eshte rezervuar e drejta e fjales.Te jete vertet kjo e dyta?!!!

Po edhe kryetari i bashkise Lezhe mund te kete te drejte. Problemi eshte se kush flet ne ceremoni e percakton Protokolli i Shtetit dhe jo kryetari i bashkise Lezhe. Sepse ne kete rast dhe per kete ceshtje kryetari i bashkise Lezhe ka ne dore aq sac mund te kem une ketu. Dmth ka ne dore celesat e kashtes.

A m´kuptove?

Shtaze te peshtira, soj talebanesh!!

Une them durim njehere,te marrim vesh si eshte tamam ky muhabet.

Presidenti ka kohe qe eshte shmangur ne menyre skandaloze ne festat publike, nuk eshte hera e pare...Sali talebani po e tregon fytyren e vertete, ate te 97s

E di.E vura re dhe kur derguan trupat Eagle 4 ne Afganistan.Me beri pershtypje se ne vend te mbante fjalim Presidenti si Komandat i Pergjithshem i Forcave te Armatosura mbajti Kryeministri.Hajde merre vesh.Sidoqofte per kete rast une prape them,te presim,se mund te jete ndonje lapsus protokollor.

Nejse me shume po du me bo optimistensmiley

Une te kuptoj fare mire por me Berishen ne krye gjithcka mund te ndodhe..Ai eshte gati ti vere serisht flaken vendit per ate karrige qe eshte ulur... Kafsha nuk civilizohet

Lapsus protokollar mohimi i fjales dhe pershendetjes?...Shancet jane minimale te mos them zero. Dihet konflikti i hapur i tij me Topin apo Ina Ramen.

Kur Kryeministri i nje vendi arrin dhe quan prokuroren e pergjithshme lavire bulevardesh, ne ketej te diskutojme lapsuset protokollare eshte ca naivitet femijnor.

Haha..Art ta thashe po du me bo optimisten...smiley

ore mos eshte akoma ne gjendje ''gripale'' presidenti.. si  cishte kur e ftuan te ambasada e Kosoves.smiley

Ju kujtohet presidenti Moisiu? Dukej si buf kenete por te gjitha perplasjet me Berishen i ka pasur per ceshtje te rendesishme politike. Presidenca e Topit vuan keq per nje strateg, qe ta beje presidentit te kuptojse se keto lloj mberthimesh ne tapet vetem tek roli ceremonial, keto me ftoi s'me ftoi, e lagu s'e lagu, e reduktojne presidentin ne nje femije qaraman. Harroje mo lali qe cunat e klases s'te pershendesin, qe te lene ta hash buken vetem, qe te hedhin boje te syzet, ti shiko te mbarosh shkollen.

Kur ishte Mojsiu president kishte shuuume here me teper kompetenca dhe fuqi sec ka Topi sot....Topin e zhveshen nga te gjitha fuqite ligjore dhe e kthyen ne nje kukull simbolike.

Eshte pikerisht per kete arsye qe presidenti duhet t'iu meshoje kompetencave te shkelura ne fushen e drejtesise dhe diplomacise - dy deshtime te renda te shtetit shqiptar - e jo cepit ku duan ta fusin per ta rrahur me mire.

Marrja me ftesat i ngjan te nesermes se vjedhjes se zgjedhjeve vendore te fundit, kur maskarenjte ne pushtet detyruan gjysmen e popullit shqiptar t'i futej me lupe Kodit Zgjedhor.

Presidenti nuk i jep dot kopetenca vetvetes, por te kalojme tek drejtesia, ne i kemi pare live sulmet banale te Salebanit kundrejt prokurores...Nga ana tjeter kemi nje armate rekrutesh gjyqtare qe i sherbejne pushtetit keshtu qe ata "te akuzuar" qe futen nga dera kryesore dalin nga dera e pasme.

Te kaloj tek diplomacia?..Hmm...Te gjithe e dime qe vendi eshte izoluar ne arenen diplomatike(BE&SHBA),si pasoje e kesaj qeverie tribalo-autokrate. Ky izolim vlen dhe per presidentin e vendit ne anen tjeter. Keshtu qe nderkohe qe presidentet Kroate,Maqedonas,Serbe,etj marrin ftesa neper Evrope si pasoje e raporteve reciproke mes qeverive te ketyre vendeve, presidenty yne mbetet i izoluar ne mes te ketij pirgu bajgash dhe plehu qe po i merr frymen vendit.

trop, nuk jam fare dakort me ty.

Kjo sepse duhet mbajtur gjithmone parasysh qe Presidenti nuk eshte nje person, por eshte Institucion.

Kjo qe thua ti, banalizohet ne veprime kalamajsh, por ceshtja nuk eshte kaq e thjesht, por ka nje domethenie shume te madhe.

Ketu ka te beje me ate, qe Shteti nuk eshte ceshtje e vullnetit te lire dhe te mire (ose ne kete rast te keq) te nje personi, por eshte nje kompleksitet rregullash dhe parimesh ligjore, qe e gjithe shoqeria shqiptare ka vendosur te percaktoje dhe si pasoje te gjithe, pa perjashtim, duhet ti ndjekin.

Presidenti i Shqiperise eshte Kreu i Shtetit Shqiptar dhe detyra e tij me e pare kushtetuese eshte drejtimi i mesazhit ndaj popullit.

Nuk me habit qe s'je dakort me mua, casaubon. Ne kohe kaq te keqija njerezit racionale kujtojne se shpetimi eshte tek ligji, tek interpretimi korrekt i detajeve te tij, tek drejtshkrimi. Mendimi im ngelet se ky profilizim i ngushte i presidentit nuk i ben mire figures se Topit (jo presidentit si institucion, se po te shohim pak nga Rusia mesojme se institucioni i presidentit mund te jete edhe nje kukull qe fryhet e shfryhet sipas deshires), i cili vetem se po i pergjigjet nen per nen, sado me te drejte e ligjshmerisht, nje axhende te percaktuar nga dikush tjeter.

(Zh)drejtshkrimin ja fal vetes dhe te tjereve, per aq kohe sa merrem vesh mire me tjetrin dhe vetedija ime me imponon tolerancen ndaj tjetrit, gjithmone kjo sipas imperativit kategorik te Kantit (pamvaresisht se mund te kete njerez qe mund te thone, qe Kanti nuk ka mundesi te kete pare yje ate mbremje, sepse ishte nate me re smiley )

Nuk luftohet nje e keqe duke bere nje te keqe!

Nuk behet civilizimi me rregullat e barbarizmes!

Ai shpetim i shtetit si rrjedhoje e zbatimit te ligjit, per te cilen ti me je dorezuar, ne popuj te tjere ka zgjatur me shekuj, por e kane arritur deri diku, sepse ka patur gjithmone njerez qe kane ngulmuar dhe luftuar per nje gje te tille

 

casaubon, po thoja se fryma e ligjit shpesh harrohet kur merresh me detajet.

Koh t'keqe zgjodhe per presidenc, o Bamir!

ps. at' dyfekun tim!

fjale te mencura na the o Ramiz!

p.s po si pata nanje borxh.

eh sa t'shko ai flamur...

po ti menoje i her, se pale t'lezetohet per fare amerika smiley

ps. jan koh te turbullta dhe menden dua ta kem t'kulluar. smiley

 

nuk e mohoj: amerika me pelqeu.edhe mikpritja!  opsioni qe dikur,ndofta, te vendosem ketu, nuk  eshte imediat, por tashme real.smiley

p.s:  urt e but e plot tigani.smiley

Belulo. Me tha njoni ne viziten time te pare: "North America eshte si corba e prishur. Po e hengre nje luge, do vjellesh gjithe jeten"

Nuk e besova ne fillim, po ja ku jam, me lugen breda ne corbe. smiley

Per cfare eshte ky Kuvendi Lezhes ?? A do rishikohet kjo Historia apo jo ? Enveri ka mashtruar qe thoshte ishte Kuvend Shqiptaresh se ja sic del tani .Kujtesa e kuvendareve si samari gomareve  , ka thene studiuesi HuribiTufe .  Ai ka qene Kuvend Jo shqiptaresh ose shqiptaresh shpellare te percare ne fise qe i mblidhte Venetiku i Europit me plotsue disa kushte . 12 pika me duket u kishte vue smiley

Theater kukllash kemi ne cdo Kohe me kete kllounin qe mburret  ne Vucidol  "jam k/minister or tie " , po shyqyr qe e kemi dhe FiqIr i dhente allahu , se na heq merzine or tie . Çfare palldemi qe eshte mor zot ! Po kur i shkon mbrapa dhe ajo percpercka si Figure  Historike . Si i thone ...te kesh 50 b.... 49 ti çash e nje ta mbash smiley

palldem

smiley

ps. je i pazevendesueshem!

E mushi kupen Saliu,presim per partine e Topit dhe ishalla kryeminister ne 2013.

puna esht se s'ka kup fare.

esht ber si holy grail.

Holy Grail, i bie te jete biri i Krishtit dhe Mary Magdalenes...Thua te kete mberritur valle ne Tirane? smiley

Ore peshq po mos i vini dhe shume faj. Po malok eshte i shkreti, biles shume progres ka bere ne kete jete. 

Nuk e mohoj qe m'u bo qejfi! 

Ky palla me baseta e ka dit qe diten nji se me ca lloj bicimsezesh ka pas te boje, po i ka pelqy! 

Ky, Bamiri, eshte nje nga perfituesit me te medhenj te bythqimlliqeve te Saliut me Fatos Nanon et. al. Mjafton te rikujtoni farsa legale nepermjet se  ciles u zgjodh Presednik! 

Kshu qe tani, mas 2 Kv fara lule dilli si nenkryetar i PD-se ( ku luji rolin e caktum nga Sala -medemek ne nuk jemi vetem maloke) si dhe mas 4 Kv fara si Presednik, mos na caj fort trapin me ankesa se nuk e la me fol ai i Lugut t'Verdhe! 

Kryetari i KLD-se ky ej!!  Komplet i papergjegjshem!

KOMPLET!! 

Mjafton te rikujtoni farsa legale nepermjet se  ciles u zgjodh Presednik!

Pikerisht! Dhe farsa nuk ishte vetem legale, mos te harrojme blerjen e 4 votave me para te thata. Problem i madh eshte ne Shqiperi mekati fillestar, se s'kemi institucione fetare te na lehtesojne vuajtjen dhe falemi tek bab Berisha (me kete te fundit s'po aludoj per Topin, se mos me hidhet njeri ne fyt, e kam per mekataret ne pergjithesi).

Ti nuk merito as pergjigje po hajd mo per sevap po boj si po boj.

E VETMJA farse ligjore (me qe Nohise nuk para i pelqejne keto fjalet e morme borxh) ne zgjedhjen e Presidentit ne 2007, ishte bojkoti i urdheruar nga Edi Rama, i cili e dinte shume mire qe Bamir Topi merrte shume me teper vota se ato te treja qe i duheshin nga e majta e asaj kohe. Kete farse ligjore, me qe ne tentativen e pare doli huq, ky zoteria ja "fali" Berishes ne 2008-n, sepse ishte i bindur se do fitonte ne 2009 dhe tha t'i merrte te gjitha. Po ne poker ti mund te ankohesh per fatin e .... se i vje as cdo dore, dhe merr nai lek borxh e vazhdo lojen te planeti (private joke mos u munoni ta kuptoni ju te tjeret), po ne politike po bone 'ALL IN', do dalesh ose me 'ALL' ose me bisht IN shale.

Sa per ata qe shkojne e falen te bab Berisha, gjeje vete se per ke e ke fjalen se une nuk e di. Mos harro qe Berishes i interesonte Topi President, se donte ta largonte nga PD-ja. Sjellja e tij e mepasshme e verteton plotesisht kete. Berisha mund te kete (ka) shume te zeza por vetem naiv nuk eshte. Ai nuk ka mendu kurre se Bamir Topi do behet vegel e tij ne Presidence, por sic thote Cimi, e ka pas te qarte qe cilido te ishte qendrimi i Topit ne Presidence, ai do mundohej te fitonte. Nese Topi i bindej absurditeteve te Berishes do diskreditohej ne syte e atyre qe e simpatizonin per rolin e tij ne politike, dhe nese nuk i bindej verberisht sic nuk i eshte bindur KURRE (as kur ka qene ne PD po ju beni mire te informoheni para se te flisni) do ta alienonte nga elektorati i PD-se, te cilin Berisha e shef thjesht si ajo tufa e idhtareve te tij.

Persa i perket ketyre konflikteve qe ti i quan te kota, ato jane opinionet e tua dhe te ftoj t'i pish longun. Para dy javesh per rastesi (po jo dhe aq rastesisht ne fakt) nje shok qe punon per OSBE po me thoshte se ne nje ceremoni nuk guxon kush qe t'i mohoje Presidentit te drejten e fjales sepse kjo do shkaktonte nje skandal te madh dhe nuk mund te kishte njeri si qytetaret e thjeshte ashtu edhe trupi dipllomatik, qe nuk do shokoheshin. Por ai e paska pas dyfish gabim. E para sepse ja ku jemi, ndodhi edhe kjo. E dyta sepse ka qytetare plot qe jo vetem nuk shokohen, po ose thone "mire ja beri" ose thone "he me se keto jane histori oborri shkolle". Sinqerisht bravo ju qofte! Jeni me te vertete njerez te cilet e meritojne dhe biles te inkurajojne qe te sakrifikosh gjithcka per tu marre me politike per te dhene kontribut dhe jo per te perfitu. Ketu e kam fjalen PA PIKEN E MODESTISE per veten dhe njerzit qe kontributin ne politike e shohin si une ne sherbim te njerzve dhe VETEM KAQ.

 

Lezhë, Tusha: Presidenti do mbante fjalim, por nuk erdhi 

 Presidenti do mbante fjalim, por nuk erdhi

 

 

LEZHE-Mospjesmarrja e Presidentit Bamir Topi në ceremoninë e Lezhës me rastin e përvjetorit të Kuvendit të Lezhës ka sjellë reagimin e radhës. Kryebashkiaku i Lezhës, Viktor Tusha theksoi se Presidenti e ka patur ftesën për në ceremoni dhe të drejtën e fjalës, por nuk e konfirmoi prezencën e tij. 
“Presidenti nuk e konfirmoi pjesmarrjen në këtë ceremoni. Është e pakuptimtë mospjesmarrja e Presidentit sepse në protokoll ishte shënuar se ai do të mbante fjalën”. 
Sipas Tushes, 568 vjet më parë Skënderbeu bashkoi princat e mbarë vendit në një kuvend, kurse sot klasa politike nuk gjen kurajo të bashkohet për një ditë të vetme. 

(d.b/BalkanWeb)

 

Bravo i qofte ketij Tushes, se na sqaroi.

"Ore, mos ka bere ndonje gje Mehmeti, se une e Enveri nuk dime gje!"

mua prap me mbeten ca dyshime t'vogla. s'mu duk shum bindes ne nja dy tri pika. po n'ato m'kryesoret bje takort.

E lagu se lagu.

Por asnje nuk i bie ne shenje nje ceshtjeje me te madhe.

Perse nuk shpallen 2 marsi dhe 10 qershori festa kombetare?

Na kem Bathoren na kem dhe Kinen

Na kem Mziun na kem dhe Ketlinen

Njaj asht shtet qe s'pvet per kend

E Sali Berisha burre per Kuvend

ta marre vesh hasmi si meno fshati

Njatij presidenti ja presim rrobat shtatit !

Keng e kenduar me rastin e ceremonise ne Lezhe nga rapsodi popullor me Lice .... Left me .....yyyyyyy ne fund!

 

Te na rrosh o Idrisoooo sa malet, por kete here e paske e qare me gjithe mend. smiley

Po mos e personalizo problemin se nuk e kisha per tye si ketline e PPU .Nuk prishemi per nje rime vargu  .  Me rimuan vergjet dhe e vura . Ti nderroje dhe vur Jozefinen smiley Ma kane heq " redakto " se do e kisha vene tani Krist-inen!

Rendesi ka rima, vazhdo e thur vargje qe te kenaqesh sadopak se je edhe plak, pi edhe  smiley qe te vije me shume frymezimi. smiley

Pleqeria eshte vende vende ...mos e pergjitheso smiley Pijen kam nja dy vjet qe kam lene .Po si i tha ai rusi Arben Imamit te ai filmi ...ben dhe ti ca vergje ne emrin tim ... dhe u lame smiley Megjithse beluli i mba mend me mire batutat .Ja psh nje sprove :

kem batuta me Belul

kem Kuvend e kem Liri

jena popull me gjongul ....

etj etj e s'kem roberi .

edhe matin e Ri si poet ta ftosh ta xebertheje ...si do e rimonte fjalen Gjongul pa ...Belul ? 

o'idriz ore i'driz,
ke dy morra ne kurriz,
nje te ha, e nje te gris...
etj etj.smiley

 

jo se kam ndonje problem,se si tha ai: ''tymi te na shkoje drejt, pa le te jete oxhaku i shtrember''.. rima ka rendesi! AB AB.smiley, po meqe me pyete ne vend te Belul, mund te vije: Baxhul pershembull.smiley

ai rusi (kuqua):  ja, pyetem ti mua per anetaret e  byrose politike, e une do t'i them te gjitha cdi...., sdi une terci e verci.smiley

Mos harroni genjeshtren qe beri per ftesen e ambasades se Kosoves ky person qe eshte ne zyren e presidentit.  Ky e ka vendosur ta degjeneroje deri ne diten e fundit kete institucion duke genjyer trashe dhe perdorur per  politike partiake.

po nese eshte e vertete qe protokolli shteteror me nje njoftim te dyte ja ka mohuar te drejten per te folur i pari, a ke ndonje koment per te bere o njeri i zotit, o shembelltyre e miresise?

Keto njoftimet qe merr presidenca jane si sms-te me gazetaret e Shekullit.  Kur arriti edhe Shekulli, gazeta ramiste me e mire ne qarkullim te nxjerre rrenacak Topin, vaj halli pastaj.

Ju, dmth ju apologjetet e PD-se, keni nevoje per nje kurs te pershpejtuar ne llogjike. Ne kushtet ku gjendet presidenti ai nuk ka ASNJE arsye te genjeje, sepse do te ishte sikur i burgosuri te shkele me kembe cigaren e fundit qe i ka ngelur. Por juve ne vend te hapjes se syve ju behet lobotomi, qe te mercenarizoni me mire.

Nuk ke faj se je shkeputur nga Shqiperia.  Per ty e vetmja Shqiperi eshte ajo qe del ne faqet e Shekullit, Temes dhe Peshkut prandaj je kaq e deformuar (menderisht e kam fjalen).  

Menyra e vetme qe ne te flasim per nje kufome politike si Topi eshte qe ky i fundit te genjeje per te tilla gjera dhe te jape idene se po e luftojne si president.  

Te ka marre ne qafe Edi Rama ty qe me corapet e kuqe.   

Shiko smiley, perdor pak variacionin ne narracion, mos me shaj per deformim mendor ne korrespondence 1-1 me lobotomine, thuaj p.sh. qe kam deformim fizik qe ate dite qe vesha corapet e kuqe.

Nuk ka civilizim per tribalet si ju o jo...

civilizimin e trimave te Tom Doshit qe godasin barbarisht rrugeve edhe adoleshentet qe thirrin emrin e Berishes nuk e dua une, ja u kam lene ju.    

As e njoh Tom Doshin dha as me interson as Doshi dhe as ndonje deputet tjeter..

Mua si shqiptar,me intereson kjo koka e marre qe ka zaptuar vendin..Por nuk eshte vetem ai, problemi por jane te marret e tjere qe i vijne pas dhe i mbajne ison per cdo shkelje ligjore...Kur do shkeputeni nga llogjika tribaliste o njerez..Kur do shkeputeni nga kultezimi i liderit te tribuse dhe fisit..

Keqardhja ime eshte per shtetin Britanik qe nuk mundi te civilizonte "ty" pas gjithe ketyre viteve..

Anglia ka shume emigrant ilegale qe mbijetojne skuthave te ereta dhe e ka te pamundur ti civilizoje nese nuk dalin ne drite. Ky eshte si puna e atyre krimbave qe rine zhytur ne balte e siper kane nga nje tulle qe si lejon te shohin pak drite.

te jape idene se po e luftojne si president.

Po pra Topi po jep idene se e luftojne,se s'kena degju 1cerek llafi per te.As1.Do me na hudh hi syve..Jarabi..

 

Lutje

 Shpures dhe vuvuzelerise qe e kane afer ! Jeni te LUTUR me pergjunjje ...AMANI .. sajoni cfare te doni dhe nxirreni njehere ne TV me ate pamjen e profesor Alber ( pa t ne fund ) me floke te rene  anash duke bertitur ..." Ne i themi Presidentit dhe Opozites ....Jo dhe Jo ... smiley

Përçarje në ditën e Besëlidhjes 
02/03/2012 

 
 

Përkujtimi i Besëlidhjes së Lezhës, shoqërohet me akuza mes krerëve më të lartë të shtetit. Sipas presidences, kryeministri ka ndikuar ne ndryshimin e protokollin te ceremonise, duke i mohuar te drejten e mbajtjes se fjalimit me tubimin festiv. Por Bashkia e Lezhes thote se presidenti do te fliste po të kishte ardhur. 

Në programin e ceremonive përkujtimore për 568-vjetorin e Kuvendit të Lezhës, parashikohet me detaje deri numri i valltarëve apo veshjet e tyre. Në programin e përpiluar nga Protokolli i shtetit, parashikohet se në ceremoni do të përshëndesnin Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Presidenti i Republikës dhe kryeministri. Por, Presidenti Topi, që i kishte konfirmuar Protokollit të Shtetit praninë e tij të enjten, të premten nuk mori pjesë në aktivitet. 

Çfarë ndodhi që e bëri këtë axhendë të re shkruhet se pas përshëndetjes së kryetarit të bashkisë, ky i fundit fton kryeministrin për fjalën e rastit. 

Këtë akt, Presidenca e konsideroi përjashtues, sjellje të padenjë zyrtare, shkelje flagrante të normave të Protokollit të Shtetit dhe mungesë respekti për institucionet dhe qytetarët e Lezhës. Në këto kushte, Presidenti, thotë njoftimi i Presidencës, refuzoi të bëhej pjesë formale e pranisë në këtë ceremoni. 

Kush ka të drejtë? Po t'i referohemi ceremonialit të Republikës së Shqipërisë, përshendetja zyrtare në manifestime dhe festa të rëndësishme bëhet menjëherë pas fjalës së hapjes, të cilën e mban autoriteti më i lartë mikpritës, në rastin konkret, kryetari i bashkisë. Përshendetjen, vijon ceremoniali, e mban autoriteti më i lartë i shtetit, i ngarkuar sipas programit të evenimentit ose i caktuar që më parë me protokoll. Dhe sipas protokollit të Republikës, përparësia në Republikën e Shqipërisë është President i Republikës, Kryetar i Kuvendit dhe pastaj kryeministër. 

Pra, në mungesë të Presidentit Bamir Topi, fjalën duhet ta kishte mbajtur kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe jo kryeministri Berisha. Mirepo ceremoniali i Republikës ka edhe një moment tjetër, që thotë se në asnjë rast nuk përshendesin në të njëjtin aktivitet Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri. Pra, nëse Presidenti Topi do të fliste, pas tij nuk mund ta marrte fjalën kryeministri Berisha. Kështu të paktën, thuhet në letër. Në praktikë, fjalën e rastit e mbajti kryeministri Sali Berisha.

Topi: Bashkim i energjive dhe vullneteve politike 

Kreu i shtetit ka përshëndetur nga Tirana qytetarët e Lezhës dhe të mbarë vendit me rastin e 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës.  

Presidenti u shpreh se "në historinë e një kombi, ashtu si në jetën e një njeriu, ka data e vende, të cilat me simbolikën dhe rëndësinë e tyre mbeten të pazëvendësueshme, kujtohen me respektin më të madh dhe frymëzojnë në rrugën drejt të ardhmes". 

"2 marsi mbetet dita – simbol e bashkimit, dita kur burrat e mençur e të fortë, lanë mënjanë dasitë e vogla dhe vendosën të bëjnë bashkimin politik të shqiptarëve. Ata hodhën themelet e shtetit të ri evropian të shqiptarëve, dhe me këtë akt, iu kundërvunë njërës prej perandorive pushtuese më të mëdha që ka njohur historia evropiane. Me një ndërgjegje të lartë atdhetare, me vizionin e qartë për identitetin dhe kombin shqiptar, me aftësinë politike për t’u bashkuar në një flamur dhe atdhe, prijësat shqiptarë nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit ia dolën të themelojnë Besëlidhjen Shqiptare dhe bashkë me të, shtetin e ri shqiptar",tha Topi në fjalën e tij. 

Kreu i shtetit vuri në dukje se "Shqipëria dhe kombi shqiptar ka nevojë për një besëlidhje rreth vlerave dhe normave demokratike, një sjellje e mentalitet politik që shikon larg nga selitë politike apo interesat e momentit, një bashkim të energjive dhe vullneteve politike e qytetare më të mira, për të kuptuar më mirë shansin historik të kombit shqiptar, për të përsosur modelin e shtetit në shërbim të qytetarëve, për ta bërë shoqërinë më humane dhe qytetarët më aktivë, për të nxjerrë në pah vlerat e vërteta, për të forcuar kulturën demokratike dhe pavarësinë politike dhe ekonomike të qytetarit të lirë dhe kështu, për të bërë gjithçka çfarë pritet nga ne, çfarë u kemi borxh qytetarëve dhe çfarë shqiptarët meritojnë, për shtet e komb shqiptar në mirëqënie, zhvillim, stabilitet demokratik dhe pa humbur kohë, - të bashkuar në familjen e madhe evropiane".

--------------------------------------------------------------------

Ja si eshte e shkruar e zeze mbi te bardhe, nga protokolli i shtetit.... nashi gjykoni or peshq.....

Kete do thoshja dhe une Alidemso, qe pas Presidentit ose ne mungese te tij, fjalen duhej ta mirrte numri 2 i Shqiperise, Kryetar/ja e Parlamentit, e me pas numri 3 qe eshte kryeministri. Mirpo siç duken bathet, Bualli nuk le njeri ti dali perpara. Keshtu eshte kur ke 22 vjet, qe te bejne temana, te perkulen, te sajdisin, nuk e kupton se je kthyer ne diktator. 

Sot duhet te jesh idiot i lindur nese nuk e kupton qe ceshtja nuk ka lidhje me politiken por me qyteterimin. Shoqeria shqiptare eshte e ndare tashme ne dy kampe lehtesisht te definuara. Qyteterim dhe Antiqyteterim. Per sa kohe PD eshte ne pushtet shoqeria shqiptare tregon se ka handikape ne qyteterim. 

rrëmujë e madhe, spo merr vesh i pari të dytin. Që Bamka është bërë president ashtu si u bë, kjo nuk do të thotë që të tolerohet një ndodhi akoma më e keqe. Dhe kjo çka ka ndodhur këtu, është fort e keqe. Është ndarje ZYRTARE. Ua kam llafin që, pavarësisht problemeve midis tyre, dikush ruan fytyrën e vet. I qëndron protokollit, sa për sy e faqe. Këto ndodhi ZYRTARE janë shumë të këqia. Përcjellin imazhe dhe mesazhe tepër të dëmshme. 

Protokollin me mire nga te gjithe e ruan ai Deputeti fatos Hoxha . Ai tere karieren e tij para se te behej DEPUTET e ka kaluar me protokoll. Hiq e vur Qilima kur ka ceremoni SALA smiley

Cfare sqaron pasj zotin o Oranj .Me fal po ku ka vend per LLOGJIKE ne ate vend te dominuar nga Histeria e Jozefperckes dhe Muallitjet e babasqapit ? Ai eshte vend ANORMAL !

A e kuptoni o njerez se sa i semure qe eshte ky njeri, qe nuk njeh as edukate e as moral..... Ky nuk eshte normal.Pra ne kete rast, sipas protokollit te Shtetit, fjalen duhej ta kishte mbajtur ajo biba, Zhozi, po ku te le radhe ky mer daj...

Pra, në mungesë të Presidentit Bamir Topi, fjalën duhet ta kishte mbajtur kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe jo kryeministri Berisha.

Po une kam nji llaf me keta gazetare e tv, po pse nuk e bojkotojne xhanem, te mos i shkojne ne asnje event..... Po une ja fus kot, po kot fare, po ky i ka blere te gjithe mer daj, i çon Sandri me dajak te gjithe ne rrresht.....

Pra ne kete rast, sipas protokollit te Shtetit, fjalen duhej ta kishte mbajtur ajo biba, Zhozi, po ku te le radhe ky mer daj...

 

O alidemso, ky nuk osht se i ka mur rradhen asaj, po ajo osht aq e qut, sa t´hapi krahun vet.

Si i tha Fevziut kjo, kur e pyeti, se a kishte ndermend te behej kryetare e PD?: "Kjo asht pytja ma budalle, qe mund t´ket n´ket bot.Duhet me ken budall me e cu n´men nji pytje t´till".

Ene ai Fevzo, gati sa nuk i puthte majat e kpucve, kur ajo i thoshte budall atij.

Po sic duket Fevzo duhet t´ket nonji fantazi me ket cucen, si puna ime. smiley

A ma lejo nji urim aaaaaaaaamon!

Mos tu realizofte kurre fantazia!

Hahahahaha Guçe, te shqefte Fatbardh Kadilli, jarebi!

Po pse mre, ene fantazin po ma bo harrom?!

Po nuk e boj me verte, mre, se masinej nuk quhet mo fantazi, por realitet.

Hajt pershendetje iher!

Na dil iher knej ka nahija jon, se bo vaki bohena ene me kevinjonin bashke e pijm nonji birr t´ftoft. smiley

Po nuk e boj me verte, mre, se masinej nuk quhet mo fantazi, por realitet

Me lejo nje korigjim "se masinej nuk quhet mo fantazi, por TURP"

Sa per Bardhin nuk po m'del perpara dreqi se ja kom bo hazer nje mini-vjershe (ta coj me PM). I cova haber me nje shok te perbashket, qe o e ardhmja e politikes shqiptare bashke me Mesila de Palma dhe Saimir lluku-lluku babashta.

Sa per birrat ti kshu me te futme ja ke shoqnise, do pa dermon qe t'i dali per hunesh birra.

Cjeni bo I dor e fort ju aty ndojcland. Grup grup.

Cimo ene ti e paske zili kete per shoqnine e zgjerume qe ka!

Çimo, po ene ti trupin e ke aty, se men´jen e ke knej ka dojçat.

Mos m´thuj, qe nuk t´ka shku icik men´ja per nonji schweinehaxe me njicik sauerkraut, rote beete ene apfelmuss, ene per ta shoqeru t´gjithen me njicik Hefeweizen ose ktu n´Frankfurt me Ebbelwoi.

smiley
Sa kalova securityn ne aerport. Sa bezdi, sikur me kalu te paskali I deges ushtarake. Kallxoja pal lizandrit se dro se ma men. smiley

Car te maj men me? Pse me plak si vetja me dini ju mu? Une 25 vjetorin e kom pas vetem 10 vjet para. Nji here kom qene ne dege dhe ishte nje takim grupi qe na majten ca ore ne oborr e masnej na bone ca furce per ushtrine popullore. Biles nga fillimi i viteve 90 kur do bojsha pasaporten me gjet belaja se u deshte more nje vertetim nga dega ushtarake dhe nuk figurojsha fare aty. Mos harro kom pas ik 14 vjec prej Shqipnie une, kshu qe nuk me ka kap zborlliku.

 

Na fal mer se u shprehem gabim: dro s'e din u desh me thon smiley
Ps. Veyem se dije qe robi qe ska bo tpakten dy muj zbor ne jeten e vet esht hala I paplotsum. smiley

Nuk e harroj kurre. Punoja me 3 serbe shume kohe me pare. Po grindeshin 2 serbe dhe i treti i thot dicka ku veshi me kap fjalen albanski. Fap serbet e lan sherrin menjehre. Mbas ca kohe mira vesh qe serbet paskan nje fjale qe kur grindet dikush per vogelsina thone "pune shqiptaresh".

Rono, m'duket edhe ne e themi ket per njoni-tjetrin. smiley

Per mua ishte e rende qe serbet e lane sherrin menjehere pas atyre fjaleve. Aty kuptova se frika se mos i ngjajn shqiptareve eshte force emancipuese per popujt e tjer te ballkanit.

O Sali o trim me flete

Ti je Skenderbeu vete

Qe ti te vije prape ne jet

Duhet te kalonin mbi 500 vjet.

Mezi pres diten kur Topin ta pallojne me shpulla ne bulevard dhe ta peshtyjne maloket. Ndoshta ate dite do i ngrihet delli i vjeter tirons dhe do bertase "O ju q!fsha robt. U bote garipa ju sa zbritet nga shpellat! Kujtoni se ju ka ardh dita me na hyp n'kurriz.". Sigurisht nese nuk do e kete gojen plot akoma duke pertypur farat. 

Nuk di a pati fatin njeri te degjoje Jozin tek Opinioni mbreme. E veshtire te pershkruhet ndjenja qe te ngjall kur flet kjo funderrine. Mbijetova vetem 2 minuta gjate se ciles plehra u shpreh shume e indinjuar se si prokurori i kish thene atij gardistit qe vrau 3 vete ne 21 janar :"Mbylle gojen se ty te ka denuar populli me vote". Ne fjalor duhet te shtohet nje definicion i ri per epitetin "debile e lindur".

Jo. Dalja e saj ne TV verteton pretendimin mashkullor per femrat. smiley

Jo, se harrova, e ka pas obskurantizmi kanunor qe femra floket i ka te gjata dhe mente te shkurtera.

Jo debile, por cope mishi me dy sy. smiley

Dajosho, ate Zdravkon, sikunder e thote dhe nje diskutant parashkruares e pafsha me keq se kaq ! smiley

Fantomasit ja ka zene vendin Zeneli (Ezeli) per shikueshemri ne Tv Kellira...As kjo shurrufulla nuk sherbeu per tia rri kthyer shikueshemrine.

smiley

master piece !!!

Vete e ke fajin mer Top qe se ke kuptuar ne car sahani me kllufa ke bashkejetuar ter keto vite. Po ti je tirons mer te marrte mortja, ca pune kishe ti me keta kellira?

Ju tironasit mund te formoni nje parti ne vete ( lidhja tironse per ndryshim)hajde llom llom hajde..

Po shifja pak kronike nga fjala ( Lehja ) e k/psikopatit te Shqiperise Berisha mbi Kuvendun e Lezhes . Kryepercaresi i Shqipetareve nga Injoranca dhe sherbimi ne "hije" i politikave te mbrapshta antishqiptare , flet

Per Bashkimin e Shqiptareve !!!!!!!!!!!

Ai vend eshte i Rrenuar ne cdo Qelize ne cdo Strukture jo vetem MORALE . Atje me te vertete nuk ka mbetur ASGJE Normale. Brezi qe vjen do kete shume PUNE po me e PARA e te PARAVE duhet me doemos ta HARROJE , ta HARROJE , ta HARROJE qe per 20 e ca vjet ka pas nje Grupim te tille Politik  me babasqap ne krye ! Ne se desheron te beje ndonje hap Perpara . Momentin qe do ta permend kete Monster , per Keq , per Justifikim apo per cfaredo shembelli le ta dije se do Gremiset ne HUMNERE !

Rezil milet!!!
Ne kshu rastesh te vjen te thuash mos U befshim...po prape s'ta nxe goja
Belulo...ptu.....fare e keqe

po cpate moj e Kozmait?!smiley

 

ene hoxhefeniu i ka ba lanet kamunistat!smiley

Car thu mi? Po Berisha e ka fut ne xhep prej kohesh KMSH-ne. Ai hoxhe qe guxo me fol jo shume mire per Bashrishen bohet lanet prihere, kurse ti thu qe ka bo lanet kamunistet.

P.S. : mos u trem Kananin e di permenç

 

 

   Nuk ka rast më të mirë se ky për të kuptuar edhe të vonuarit  në zhvillimin mendor, se e gjitha sa ndodhi  edhe me në këtë rast, është pjesë e “Poteres së të Marrit”, si pjesë e “Poteres së Modernitetit”, për të ashtu konceptuarat “funde kulturalë"( Fundi i artit, fundi i historisë, fundi i  politikës, fundi i shkencës,…. fundi i armikut tim etj.), si shetrim i të gjitha mundësive  të disiplinave përkatëse, shoqëruar me domozdoshmërinë,  për një teori unike.

  Mirëpo ku ta dijë ky i marri ynë, se një teori unike  do të jetë realisht edhe përfundimtaria, në kuptimin që do ti japi fund parimit arkaik ..të të bërit politikë, me urrejtjen në zemër e në shpirt, per ta asgjesuar ate qe mendon krejt ndryshe.

   Jezui u akuzua, prej Sinodit të Shënjtë se  asgjesoi dekalogun.Por..  historia tregoi se Ai jo vetëm nuk e asgjesoi, por përkundrazi e plotësoi dhe e sublimoi me një ligj të vetëm:me “Ligjin e Dashurisë” të UNGJILLIT ..............

Beson njeri, ne kete "Kube ALL -LLAHU" se ky i marre, t`ja kete haberin ketij LIGJI ?

 

A sbehet me ky vend jo, skemi ditur e sdo marrim vesh kurre ne te berit politik!! 

Aman sa komplikacione! Kryetari i bashkise te Lezhes, thote qe ai Presidenti Bamir Topi do te mbante fjalen.

Ceshtja eshte shume e thjeshte. Ne ate tribune ne Lezhe, Presidenti Bamir Topi do te gjendej ne mes ose perballe  Sali Berishes, Jozefina Topallit dhe Lulzim Bashes (kandidatit kundershtar te atij qe ai deshironte). Siklet i madh. S'ja mbante. S'i dihej, ndonje ngacmim i vogel e si do reagonte. Kshu qe e refuzon si i ofenduar.

Me nje gur, vret dy zogj. Nga njera ane eviton perballime te pakendshme, nga ana tjeter luan pak rolin e viktimes per te akumuluar ndonje pike.

Jo mre, po sikur t´kishte bo noi gjo Mehmeti dhe ky kryetari i bashkise bashke me Enverin t´mos kishin dit gjo?

Si i bohet atehere?

Se kryetari bashkis thot ate qe di, se gjo n´dor s´ka pas hic, po letrat tregojn tjeter gjo.*

 

*lidhja (ose sic i thojn n´shqip linku) thjesht per t´barazu provat e paraqitme nepermjet artikujsh gazetash e televizionesh, se llafi i Presidences nuk boka as nji lek.

PS. A e kuptoni ku osht ironia e gjith ksaj?

hm Enveri, Mehmeti, jane pune per to. Pa asteriks e pa footnote .

Sa leke be llafi i Presidences ndoshta mund ta kesh kuptuar te ajo historia tjeter e fteses te qeverise te Kosoves e cila e ftoi/nuk e ftoi/e ftoi/nuk e ftoi. smiley

Askush s'do ti mohonte fjalen Presidentit. Kryetari i bashkise Lezhes eshte i LSI, ish socialist, aspak konfliktual dhe s'ka asnje arsye per te menduar qe do te kerkonte konflikt me te. Presidenti do te fliste sipas vendit. Por duket qarte se ka bere si i ngelur hatri (sepse ndoshta, po supozoj, do te fliste pas Berishes) per tu mos gjendur perballe Sali Berishes, Jozefina Topallit, Lul Bashes (plus ndonje kontestim nga njerezit) dhe per te luajtur rolin e viktimes.

E veshtire per tu kuptuar?

Ca te them? boh, Peshku pa uje, Dele pa lendina.

Zoti t´rujt trupin, se.....!

aman kush te pyeti? kush te kerkoi bekimin/mallkimin/mendimin tend?

hunter,aman mos me boj te besoj se edhe ti nuk e ditke kush ja jep denimin, atij  robit qe flet  perçart, duke qene njesh me te mekateve te renda! As edhe   kur i jep te  drejte...me insinuate Atij, qe tere xhepat i ka mush me ...urrejtje, per cilindo qe nuk mendon, si Ai.Per ata qe i ka kundra  gjen menyren dhe i vret.Mso u bej antar i skuadres  Tij..... te "pushkatimeve" !

....Une nuk kam pat dhe nuk kam ndonje vleresim kushedi  ça per Bamirin, por  rasti  ben fjale per Presidentin dhe kjo  thote se nuk eshte e njejta gje.Ndersa duke qene me ALLA ILE XHANE si  njeri, Bamiri, e ka pas veshi, kush  ne qafe i bie...Nga Ai siper fare.. .........................................................................................................................

  Ben mire te mos hypish  persiper gardhit me tela me gjemba, kur je i veshur me pantallona te bardha  verore..Se  edhe po nuk u  shpove, nje dite kane per tu gris nga mbrapa.E une nuk du  me te pa Ty   ashtu.....

Kjo ndodhi turperon gjithe shqiptaret.

Jam shume dakord me disa me lart - kjo ngjarje i turperon shqiptaret... per presidentin pocaqi qe kane. Keto qe thote Topi & Co. jane thjesht cic-mice. Sa te mbushin mendjen qe figura te tilla qaramanesh eshte gabim te zgjidhen ne pozicione aq te larta. Cfare lloj udheheqesi, c'lloj lideri eshte ky qe dorezohet me pengesen me te vogel qe i del perpara? "O mami, s'vete ne marshim se me shau ai djali mua" smiley Pengese i thencin ne fakt. Sepse po te shkonte ne miting, askush nuk do ta pengonte per te folur. Vec imagjinojeni, do te shkonte Topi drejt mikrofonit dhe do t'i zinin rrugen e t'i thoshin "Jo or taj, se s'ke leje per te folur". Seriozisht? Po ta zeme se do te ndodhte ashtu. A s'do te ishte me mire qe ta shihnin te gjithe se kush, qysh e si? A s'do te ishte me mire te shihnim se si Topi do te vinte nderin e tij ne vend? Ka nje shprehje qe perdoret ketej nga keto ane, "live dying, or die trying" qe do i shkonte kesaj situate.

B. Topit i mungon nje cilesi themelore per te qene lider: te paturit e kurajos per te bere ate qe i takon! Nuk eshte thjesht ky rast ne te cilen Bamja fut bishtin nden shale e "lives dying". Ne fakt sa here qe "historia" e ka thirrur, ai vec eshte shmangur. Te njejten lloj "burrerie" ka treguar edhe kur e propozuan per te kandiduar per kryetar Bashkie kunder E. Rames (dha doreheqjen 4 dite para votimeve), edhe me 21 Janar kur i duhej te dilte mbi palet e te shuante "zjarret", edhe me 8 Maj kur votoi per E.Ramen, edhe kur u ftua nga ambasada e Kosoves per inagurim etj, etj. Thjesht eshte treguar rob pa kurajo, ndaj nuk ia vlen te diskutohet seriozisht as ne rastin ne fjale. Lereni te mbaroje mandatin deri ne fundin e te haje parate e pensionit i qete - eshte gjynaf te merresh me te. Ai thjesht po kerkon ca vemendje qe te mbetet relevant. Kaq.

O Permetar, mos ja defloro nonen muhabetit.

Si mer daj, ene ktu doni me marre ane?

Po je duke fol per President Republike mer vlla, dhe jo per t´fortin e lagjes gangsta rap Anakonda apo 50Cent, qe me del me kto lloj teorish "live dying or die trying" (cfare karin do te thote kjo?).

Ku i gjen kto lloj lirikash (mer amon)?

Cfare ane po marr mor casaubon? Une thjesht dhashe mendimin tim personal per Topin, si president. Dhe jo, nuk e kam fjalen fare per te bere te fortin e lagjes. Po hic ama. Por per kurajon e munguar, qofte intelektuale, qofte ate qe nje lider duhet te kete. Une nuk po kerkoj aspak qe presidenti te beje Stallonen. Megjithate, s'ma ha mendja qe shqiptaret do te ndiheshin krenare per nje president qe sa here perballet me ndonje situate, fut koken poshte jastekut, e nxjerr justifikime qe s'hahen as me buke e as me djathe. Ti po deshe kerko ne internet e shif cilat jane karakteristikat qe e bejne nje lider te dallohet nga turma. Ne se nuk eshte integriteti e kurajua ndermjet tyre, atehere do te thosha qe... s'ke pare mire

Nga gjithe presidentet qe ka pasur Shqiperia deri tani, ai eshte me me pa kurajo. Afrohet deri diku R. Mejdani por gjithsesi nuk binte ne kete nivel. Jam i bindur qe ne rastin e Lezhes do e kishte marre rrugen per te vajtur. As qe diskutohet pastaj po te ishte Sala, apo E. Rama. Madje mund te degjoje edhe ndonje retorike te tipit "kush eshte ai bir kurve te me marre mikrofonin prej dore... "

Po mire mer Permetar, se ne prap nuk prishemi me njeri-tjetrin. Por puna eshte se duhet me e diferencu pak, cili eshte modeli i te qeverisurit ne menyre feudale ne 2012 dhe cila eshte menyra e civilizuar.

Se po te nisesh nga argumenti, se "kush kishte per ta pengu Presidentin po ta kishte marr mikrofonin me zorr e te niste te fliste" dalim perseri tek i forti i lagjes dhe tek 50Cent, Noizy, Stresi a ku e di une.

Nuk ka ligj qe ta ndaloje Presidentin qe te marre fjalen, por keto lloj evenimentesh kane nje protokoll te caktuar dhe vetem dergimi i asaj letre ne mengjesin e 2 Marsit, pak para se te fillonte ceremonia, qe ti Nr. 1 i Shtetit nuk do ta marresh fjalen pershendetese, por as Nr. 2, e cila do te jete prezente, por nuk do te flase, por fjala do ti jepet Nr. 3 te Shtetit, e pra vete kjo leter perben nje skandal shume te madh, qe ne shtete prej verteti do kishte lene te papune shume vete.

 

Vecse keto lloj ngjarjesh te japin shprese per dicka: se keta lloj udheheqesish bien me se shumti nga pesha e arrogances se tyre. Jane si supernova e nje ylli, o Permetar, qe fryhen e fryhen, pastaj plasin per tu zhdukur njehere e pergjithmone.

Se ene Fatos Nanon ne 2005 nuk e rrezoi Sali Berisha, por u rrezua nga pesha e arrogances se tij. Dhe Sala ne keto momente po i afrohet shume figures se Fatos Nanos para renies se tij. Dhe kjo te mbush me shprese.

Po mire mer Permetar, se ne prap nuk prishemi me njeri-tjetrin.

Po c'eshte ai llaf? Pse per nje "kale te ngordhur" (te bardhe ama) do te prishim miqesine virtuale ne? smiley

Permetar, nuk e di a e di ndryshimin ndermjet harbuterise dhe respektit te ligjit e rregullit.

Gjembo, me thuaj: Cili ligj e ndalon presidentin te flase ne nje eveniment te tille?

Sikur lexova me siper qe perfaqsuesit e protokollit paskan cituar nje rregull (absurd - por rregull) qe nuk mund te fliskan te treja "kokat" e shtetit ne te njejtin takim. Apo ti po thua Presidenti te injoronte rregullat, ashtu sic i injoron perhere Berisha/Topalli e te shkonte te fliste atje dhe madje te fillonin te ziheshin e shaheshin nga motra ne podium - sigurisht qe permendja e motres do behej nga pala qe respekton rregullat kurdohere.

Se pari, kjo qe thua ti me lart eshte versioni i dhene nga presidenca, dhe une ne raste te tille, konfliktesh mes palesh, i marr pak me rezerva ato qe thote vetem njera pale. Se dyti, cdokush mund te "shpike" rregulla e ligje te paqena, apo qe s'kane piken e kuptimit (sic eshte rasti ne fjale). Pse duhet presidenti t'u bindet rregullave te tilla pa kuptim? Sipas kushtetutes se Shqiperise, Presidenti eshte kryetari i shtetit dhe ne se ai nuk i ushtron te drejtat qe kushtetuta ia jep, kot qe eshte ne ate vend. Personalisht jam i bindur se asgje (hic ama) s'do te kishte ndodhur ne se presidenti do te shkonte atje te fliste. E gjithe eshte nje flluske sapuni, sajuar nga zyrat e presidences. Gjithsesi, ky eshte thjesht mendimi im. Nuk po kerkoj qe ti - apo ndonje tjeter - te bjere dakord me te.

A mendon se citimi i protokolloit ku nuk do i jepej fjala presidentit eshte e trilluar apo e vertete? 

Pavaresisht se presidenti mund te insistonte te fliste gjithsesi, nese kjo kerkese nga qeveria por te mos marre fjalen eshte e vertete, atehere aty qendron problemi i vertete dhe jo tek reagimi i presidences. 

Ti thua te jemi te rezervuar, por qe fatkeqesisht eshte shume e lehte te besohet se Berisha me te vertete mund ta kete bere kete.

Po askush nuk e ka penguar mo daku. Thjesht ka dashur te evitoje te perballet me Sali Berishen, Jozefina Topallin dhe Lul Bashen (kundershtarin e kandidatit te zemres te tij, Ed Rama). Plus qe para disa kohesh, ka bere nje gafe mbi korrektesin e te folurit te gjuhes shqipe smiley S'i dihej si shkonin punet aty ne Lezhe smiley kshu qe, me mire nuk po shkoj...

 Përmetari -, nuk ben mire qe e etiketon ashtu Bamirin.Mbi te gjitha sepse nuk eshte i tille, si njeri.Perkundrazi. Ndersa Juve ...

".....kjo ngjarje i turperon shqiptaret... per presidentin pocaqi qe kane....!

    Une nuk kam dhe nuk kam patur asnje iluzion, se mund ta  bente persembari detyren e Presidentit pasi ka aftesi te cunguara intelektuale dhe ne jete ka qene i mbrethyer nga nje dembelizem, per te mesuar, per te nexene ato qe do t`i duheshin, ndersa i hyri rruges se politikes.Mbeti nje shabllon i rendomte intelektuali si formim.Le pastaj kur pranoi dhe  u be President, nepermjet kombinacioneve te peshtira, te   te marrit Sali dhe dallkaukut Fatos Nano.

   Por si njeri, te siguroj, se veç Jush, bilez as i marrosuri Sali, nuk mund t`i thote pocaqi Bamir Topit.Dhe se me te President, une nuk e ndjej vehten te  turperuar as sa nje e mijta e asaj qe me vjen prej nje te  marri, ne krye te qeverrise.Keto t`i thom me shume  bindje e sinqeritet.Ky nuk beri ato qe mund dhe duhesh te beheshin, por nuk prishi edhe  me tej prej atyre qe ka shkaterruar ne themel i marri

permetari, nje tjeter masturbues heroik dhe i perjetshem i Berishes.

Ne fakt mesazhi i berishes esht i qart, akoma pas  500 vjetesh ne kemi ngelur pata njerz,qe grupohemi ne fise,prijsa,ku mbizotron kaosi dhe anarshia, ku secili tregon dhe beson se esht me i forti 

Mohim fjale quhet kur te kete shkuar dhe nuk e kane lejuar te flasi,Presidenti nuk ka shkuar fare.

Brado, si ia arrin te shpjegosh dicka, qe ne te tjereve na duhen paragrafe, ne 1 rrjesht e nje cike? smiley

Te dergosh ftese dhe pastaj ti thuash presidentit s'do flasesh - eshte mos-ftese. 

Ai dhe mund te shkonte dhe te krijonte ndonje skene te pakenaqshme, pasi e organizonin ceremonine ne ate menyre qe mos i linin rend presidentit hic. 

Ose shkonte dhe nuk fliste fare (prape do hante te shara qe pse s'foli) 

Hyp se te vrava zhdryp se te vrava. 

Rrenja e problemit qe juve injoroni eshte tek kerkesa per te mos marre fjalen, kuptohet nqs presidenca s'e ka shpikur kete. Ndersa juve perqendroheni te bamiri. 

JA ku e keni dhe radhen e punes se kryebashkiakut te Lezhes.... hapini syte se gjonat kane nje radhe pune.....nuk bohet si te pazari i Roskovecit....

 

Skandali/ Viktor Tushës i zbulohet mashtrimi, ja axhenda ku flet vetëm për Berishën

Kjo më poshtë është axhenda e përgatitur nga Bashkia e Lezhës për festimet e 568 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës. Askund nuk parashikohet që të flasë presidenti i Republikës, por pas kryetarit të Bashkisë, Viktor Tusha, parashikohet fjala e Berishës dhe e përfaqësuesit nga Kosova. Meqë Thaçi nuk ka ardhur, në vend të tij ka përshëndetur nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Sipas protokollit, Presidenti është figura e parë që respektohet. Tusha e Berisha në fjalën e tyre i janë drejtuar së pari Kryetares së Kuvendit, që në protokoll vjen e dyta pas Presidentit.

BESËLIDHJA KOMBËTARE – 2 MARS 2012 – LEZHË

AXHENDA

ORA 11.00

TEK BASHKIA

PRITJA E MIQVE DHE PERSONALITETEVE NË HOLLIN QENDROR TË BASHKISË

(KOKTEIL I MIRESEARDHJES ME PIJE LOKALE)

NË DALJE JANË VENDOSUR:

4 LODËRTARË DHE FLAMURTARË NË TARRACAT E INSTITUCIONEVE QË GJALLOJNË RITMET POPULLORENJË KOLONË 2 RRESHTA ME “TRIMAT”

(14 VALLTARË NGA GJITHË KRAHINAT)

DHEPRURËSI I FLAKËS SË JUBILEUT (REXHEP ÇELIKU) PARAPRIJNË KALIMIN DREJT OBELISKUT TË NDJEKUR NGA PERSONALITETET QË I PËRSHËNDESIN BANORËT NË TË DY ANËT E RRUGËS

ORA 11.15

TEK “OBELISKU”NË SHESH GRUPET FOLKLORIKE KANË FILLUAR VALLETNË NJË ANË TË OBELISKUT PRET “BANDA E USHTRISË”

GRUPI I TRIMAVE ZËNË VEND NË DY ANËT E OBELISKUT

REXHEP CELIKU NDEZ FLAKADANIN

KRYEMINISTRI DHE K/BASHKISË AFROHEN TEK SHTIZA E FLAMURIT  FLAMURI NGRIHET NËN TINGUJT E HIMNIT KOMBËTAR

-    VENDOSET NJË KURORE

-    MBILLET “ULLIRI 100-VJECAR”

QENDËR ËSHTË VENDOSUR FOLTORJA

- PËRSHËNDET KRYETARI I BASHKISË DHE FTON

Z. KRYEMINISTËR PËR FJALËN E RASTIT

- PËRSHËNDET KRYEMINISTRI I KOSOVËS, ETJ, SIPAS PROTOKOLLIT

(NDËRKOHË BANDA VIJON PJESË FESTIVE DHE PERSONALITET LARGOHEN)

ORA 11.30

TË PRANISHMIT LARGOHEN DREJT MEMORIALIT PARAPRIRE NGA “TRIMAT”  NË PARK TAKOJNË DY GRUPE TË RINJSH ME PAJISJE TË INTERNETIT DHE PËRSHËNDETEN ME TA.

ORA 12.45

TEK “MEMORIALI”

-    TRIMAT I PARAPRIJNE DERI TEK SHKALLËT DHE VENDOSEN GJATË KOLONADËS

-    NJË GRUP FËMIJËSH ME NGJYRAT E FLAMURIT JANË VENDOSUR NË MURET ANTIKE

- KRYEMINISTRI DHE PERSONAT E TJERË HYJNË NË KATEDRALE, KU NË NJË CEP NJË KUARTET HARQESH LUAN MUZIKE

NË KOHËN QË KRYEMINISTRI VENDOS KURORËN (APO BUQETË) MBI VARR, NJË GRUP TË RINJSH ME VESHJE KOMBËTARE DHE SHPATA BËJNË RITIN E KRYQËZIMIT TË TYRE SI SIMBOL TË BESËLIDHJES.

- NË MBARIM TË FJALËVE PËRSHËNDETËSE, TË PRIRË NGA GRUPI I TRIMAVE, PERSONALITETET LARGOHEN DREJT MONUMENTIT TË GJERGJ FISHTËS KU VENDOSET NJË BUKETË ME LULE

- MË PAS I AFROHEN SHTËPISË SË KULTURËS PËR TË NDJEKUR KONCERTIN “BESËLIDHJA KOMBËTARE” ME ARTISTËT E T.K.O.B, A.P. SHTËPISË SË KULTURËS LEZHË DHE AKTORË T.K.e të ngjashme

 

 

Sipas protokollit,

smiley

ja, qe ktu e prish ti, patrioto. Per ca protokolli po fol o vlla, per protokollin e pickes se arushes?

Nje gje nuk kuptoj ne keto procedurat..Si mund te mbillet nje ulli 100vjecar?...Llogjikisht i bie te shkulet gjetke dhe ri-mbillet..Po c'kerkoj dhe une kot:C'hyne llogjika me keta tribalet e Kandaharit

Une e kuptoj qe ti e kupto, po e postova per ata qe nuk e kuptojne....thx bro...per mirekuptimin....

shpesh robt nuk e kuptojn ca i bojn vetes kur pranojn te hyjn ne diskutim per te tilla qelbsinlliqesh. Flas per "robt" qe e meritojn ket percaktim. esht njisoj sikur te hysh ne diskutim me nji qe t'i leron robt e shpis, mbi menyren me te mire te lerimit. me fal qe jom pak si me gjemba, por ky eshte nje kurth i vjeter sa bota: qe gjithfare zarbosh te terheqin zvarre ne nivelin e tyre te diskutimit, dhe atje te punojne qindin me batakcillik, dhe edhe qitje gjuhe.

nje urtesi e vjeter thote qe nqse mbreterve nuk do u interesonin aksiomat, ata do mundosheshin t'i pergenjeshtronin ato. Kjo permbledh gjithe agitpropin e historise sone 25+50+20 vjecare. mjere kush detyrohet te kaloje ne ato mokra, qe ta bojn trunin dhe shpirtin pluhur.

Te mira.

I agree.... per ne qe kena nji fare moshe, po duhet me ndriçue ata ma te rinjte...qe nuk i dine mire keto gjona, pranej ina ne "pleqte"....smiley

568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës,

Vari lesht me i' llaf, ky s'paska qene as vit jubile!

Paska qene e sajume kasten me mos me ftu ca rob! smiley

 

p.s.

po Princin Leke mer, e kishin ftu? smiley

 

p.s.1

KRYEMINISTRI DHE PERSONAT E TJERË HYJNË NË KATEDRALE, KU NË NJË CEP NJË KUARTET HARQESH LUAN MUZIKE

HAHAHAHAHAHAHA!!!

Mondanet e Saliut! smiley

ej mrrok, po kuartet harqesh jane edhe lahutat mer daj....

smiley

loooooooool

sa i keq qe je.

bad to the bone!

looooooooool

Ja nje foto ca e vjeter e festimeve ne Lezhe... smiley

Pse i paskon lidh kalin (kolt) me shall gure-kali, apo eshte e vete-shpjegushme kjo dhe s'po e kap una! smiley

Rri mrroklle se eshte pjese e dekorit..Shajet a jane blu?...Skederbeun a e kishim demokrat? smiley

Demokrat dhe Atlet e kishim, qe ju bofsha une kurbon! smiley

Pranej them c'ne me lazem, shall gurkali (kalit smiley &nbspsmiley dhe jo kshu, blu viqidolase? 

On secondo thought, what the fuck me i' llaf? 

Kolve i vejshin shomija t'kuqe dhe t'verdha (ssssst) neper dasma jo shomija gurkali! 

Sala ja ka shit Lezhen grekit ej! smiley

 

Blu gurekali i thone allashqiptarce....Ne anglisht i thone ndryshe "baby blue"(bluja foshnjore)...Personifikon hapat e pare te demokracise ....Eeee..Filozofi e thelle o mrroklle smiley

 

Po helbete, dhe ben vaki te jene ato flamujte zgjedhore nga zgjedhjet e kaluara dhe kane dale ca si boje nga koha smiley

"mrekullia blu", mrrok. e ka bo gjermoni n'fillim. qe ku e ke.

ke nigju besoj per blun saksone, ose t'prusis, si dhe ata te famshmit golfa blu saks i her vaktit.

HAHAHAHAHAHA!!

Rrofsh o Gjergj qe vdiqe n'Lezhe, se u bone sebep qe msume per blusaksin! smiley

Ej, e ma men boj-rosak?

 

 

gushpellumi.

ps: qe nji nen menge per dit t'keqe: zhizhing! smiley

Tradhti burraaa

Njerzit jane me te kuqe, kafshet jane me blu.

"Shqiptaret jane ashtu sic i duan armiqte." - Te zhurmshem, te pabashkuar adhe pa objektiva. 

Jane shqiptaret pas te Marrit  pa Objetiva e te Percare  te udhehequr nga Babasqapi .Jane llumi i shqiptareve qe marrin guximin e kurajon te Justifikojne e gjene shkaqe ne "protokolle " te te Marreve . Kush eshte i atij krahu le ti shkojee prapa dhe e marrte me vete . Ka popuj qindra here me ne ze se populli yne qe kane heqe derexhe e TURPE shpellaresh edhe me zi. Sot jane kampion ne shume fusha si Populli qe nxori Hito Mavrine. Ka popuj dhjetra here me te persekutuar e shuar me genocid Milionesh , lene me shekuj  pa Atdhe dhe sot jane kampion stabiliteti e Fortesie si iizraeli e nuk rrine duke Llomotitur me dhjetra vite se " Se Moisiu  zotrie , Poshte diktatura"

Popujt qe kane Udheheqes nuk duan LEHES Podiumesh e Ceremonialesh as kriminele bulevardesh as Minavenes fshatrash .. Populli eshte kokulur dhe nuk ja ka per Borxh askujt qe ben Detyren dhe i Udheheq ne rruge te mbare . Ne na ra me Vonese te kemi nje Hito karagjoz , nje kopje komike te Tragjizmit te Hitos . Kush e njeh "teorikisht " Gebelsin e kupton shume mire se cfare po them dhe se si e perse i sherbejne "protokollet " Hito karagjoztopalleve ! Dhe sa me te forte ta kemi Qendrimin perjashtues per te , Denoncues per te  per te , aq me shume nder do kemi nder Popuj te Qyteteruar .... Ai eshte Monster !

Hasell hasell shqiperia dhe shqiptaret ishin gjeja e fundit qe skenderbeu kishte ne mendje .Po ne na duhet nje MIt te na beje te ndjehemi te rendesishem.berisha ne fjalimin e vet e paraqiti si pararendes te bashkimit europian megjithese europes iu deshen 500 vjet qindra luftera e miliona te vdekur derisa ia arriti asaj dite.

Po ky kulufi vogel Lulezimi pse ka vajtur? Cfare funksioni ka ky dudum te jete aty? Nese eshte ky atehere i bie te jete cdo kryebashkiak i shqiperise aty, duke filluar nga bashkiaku i Vlores me se pari meqe eshte viti i 100 vjetorit te pavaresise. Palle k...

Po ky kulufi vogel Lulezimi pse ka vajtur?

E kane marre bac-babi dhe mami per dore dhe e kane cu ne ekskursion.

Kulufi ose kanakari nuk mund te mos i bashkoheshe malokeve te tjere se pastaj hynte ne gjak.

turp i madh per bese.kjo deshmon ,sipas meje, se Berisha asht fshatar me bindje.ne ashtin e vet ka ngel fshatar,ne kuptimin ma te keq te ksaj fjale.

Po Berisha historikisht percares ka qene. s'eshte gje e re.

 

“Beslidhja e Lezhës” nuk bashkoi as liderët shqiptar të Maqedonisë
Liderët e partive shqiptare të Maqedonisë morën pjesë dje në shënimi i 568 vjetorit të Kuvendit të Lezhës në qytetin e Lezhës, informon agjencia e lajmeve INA.

BDI u përfaqësua nga zëvendëskryeministri dhe anëtari i lartë partiak Musa Xhaferi, ndërsa PDSH nga vetë lideri Menduh Thaçi.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dy ditë para shënimit të këtij përvjetori njoftoi për ftesën dhe pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje që shënohet në kuadër të manifestimeve për 100 vjetorin e Ditës së Flamurit, mirëpo ai dje nuk është parë pranë liderëve politik dhe shtetëror të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe trevave tjera.

Përfaqësuesit politik shqiptar nga Maqedonia siç mësohet kanë qenë të ndarë gjatë gjithë ceremonisë  dhe aktiviteteve tjera, duke mos shkëmbyer mesazhe urimi me rastin e këtij përvjetori festiv.

Kryeministri Sali Berisha në mesazhet e tij ka shprehur nevojën e unifikimit dhe bashkimit të shqiptarëve, duke u bazuar në misionin historik dhe frymëzimin që kishte Kuvendi i Lezhës, që më pas u njoh si “Besëlidhja e Lezhës”. Në këtë ceremoni nuk kanë marrë pjesë as përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe lideri i saj, Edi Rama, mungesa e kreut të lartë të LDK-së opozitare dhe partive tjera nga Kosova, si dhe mosprania e presidentit shqiptar Bamir Topi.

Besëlidhja e Lezhës u krijua si një aleancë politike dhe ushtarake e luftës së përbashkët të fisnikëve shqiptarë kundër pushtuesve osmanë. Në krye të Besëlidhjes dhe të organeve ushtarake e financiare të saj u caktua një udhëheqje e vetme, e kryesuar nga Skënderbeu. Prandaj, edhe pse Besëlidhja kishte karakterin e një aleance politike e ushtarake, me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar përpara drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit të një pushteti qendror për të gjitha viset e lira shqiptare, pushtet që u përfaqësua nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Kryengritja fitimtare e vitit 1443 dhe Kuvendi i Përgjithshëm Shqiptar i 2 marsit 1444 shënuan një kthesë vendimtare në luftën kundër pushtimit të huaj osman dhe hapën rrugën e zhvilimit të vrullshëm të procesit të bashkimit politik dhe shpirtëror të banorëve të krahinave të ndryshme shqiptare. (INA)

-----------------------------------------------------------------------

A e kuptoni qe ne shqiptaret nuk bashkohemi dot? Ne na bashkon vetem nje lider i forte dhe frika e luftes, na bashkoi Skenderbeu per luften, na bashkoi Zogu se na vuri kembet ne rripin e dyfegut, na bashkoi Enveri prej luftes dhe me pas prej dhunes, diktatures se proletariatit..... ja vetem ne keto raste jemi bashkuar ne, ne asnje periudhe tjeter historike ne nuk kemi qene te bashkkuar.......

dhe ja sot, e njejta histori, i njejti avaz.....

mohimi i protokollit indirekt dhe ai i prezences se presidentit eshte nje gabim dhe mungese etike nga organizatoret,  dhe keto fenomene ndhodhin shume, ne nje vend qe komandohet nga NJESHI... por megjitheate une kame nje verejtje me Presidentin. Te tregohet nje here burre, perpara popullit, te flasi pak me ton, pak me hapur, sepse per momentin eshte President, dhe i takonte qe ato qe kishte per te thene, kunder kryeministrit dhe suites se tij, ti thoshte atje ne Beslidhjen e Lezhes, ne nje kohe te pershtatshme, fundja te perpiqej njehere te bente ligjin aty, duke i thene Kryeministrit;

Ti mba vendion aty ku je dhe mos fol para kohe, dhe para meje, se ste ka hije, mos u be maskara! smiley

Presidenti as që ka pas ndërmend të jetë atje. Ka punë tashi, po bën parti. Presidencën e ka part-time. Bëj gjoja se është idhnu, po në fakt s'kishte asnjë dëshirë të ishte në atë festë. Ja ve fajin protokollit që i ka mohuar fjalën. Protokolli është vetëm një drejtori ministrie...

Tashi kjo pune ka ndodh per here ne PD. Ajo parti me te futme eshte bo qe ne fillim. Te gjithe duke ja fut njoni tjetrit. Mua po me the PD mua kjo me vjen ne mendje:

Mos pret persidenti qe ta morin me air force one e ta cojne ne lezhe e ti thone shyqyr qe erdhe se pa ty nuk na pihej e nuk na haej e nuk na...

 

 

 

Zyra e Protokollit të Shtetit duke iu referuar ligjit për funksionimin dhe kompetencat e saj ka bërë të ditur se nuk është struktura përgjegjëse për anashkalimin e të drejtës së Presidentit të Republikës për të folur në ceremoninë e 568-vjetorit të “Besëlidhjes së Lezhës”.

Në këtë mënyrë faji për anashkalimin e Presidentit të Republikës në këtë ceremoni i kalon Bashkisë së Lezhës. Në reagimin e Protokollit të Shtetit thuhet se ky organ vepron në përputhje Ceremonialin zyrtar të Republikës së Shqipërisë dhe se ka qenë i pranishëm në ceremonitë ku marrin pjesë personalitetet e shtetit shqiptar për të mbikëqyrur mbarëvajtjen por nuk ka qenë pjesë e hartimit të listës së folësve.

“Protokolli i Shtetit vepron mbi bazën e Ceremonialit të Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të tij mbikqyr mbarëvajtjen, nga ana protokollare, të aktiviteteve ku marrin pjesë personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, përfaqësues të shteteve të tjera dhe të trupit diplomatik. Në këtë kuadër, Protokolli i Shtetit ishte i pranishëm në aktivitetin e përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës” thuhet në deklaratë.

Në ligjin e Ceremonialit Zyrtar të Republikës së Shqipërisë parashikohet se “në raste shkeljesh të përsëritura të udhëzimeve që lidhen me zbatimin e ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë, Protokolli i Shtetit rezervon të drejtën e propozimit për masa administrative ndaj zyrtarëve të sektorëve që mbulojnë protokollin”.

Por gjithashtu në këtë ligj pavarësisht se protokolli po zhvishet nga përgjegjësit thuhet se “Përgjigjet për organizimin e ceremonive për festat zyrtare, kombëtare dhe lokale, në rastet kur ato janë jubilare dhe kur për organizimin e të cilave ngrihet me akt normativ të Këshillit të Ministrave një komision shtetëror, ku merr pjesë edhe Protokolli i Shtetit.”

Protokolli i Shtetit, është zyrë që funksionon në Ministrinë e Punëve të Jashtme

http://www.shekulli.com.al/shekulli/2012/03/04/anashkalimi-i-presidentit-ne-lezhe-zyra-e-protokollit-te-shtetit-heq-pergjegjesite-fajeson-bashkine/

Tani e ka marre apo s'e ka marre ate njoftimin e dyte nga protokolli i shtetit presidenti, ta marrim vesh. Mos na behet si rasti i ambasades se Kosoves, se do ishte vertet per turp pastaj. Do kishim si perfundim thjesht nje president "zyre", rast unikal ne bote.

Në këtë mënyrë faji për anashkalimin e Presidentit të Republikës në këtë ceremoni i kalon Bashkisë së Lezhës. 

OK, atehere duhet qe sali krimineli per te mbrojtur moralin e shtetit te inicioje proceduren e shkarkimit te kryeplakut te Lezhes. 

e pata shkrujt diku qe ne jemi ' retarded' si komb po mu hodhen ca peshkaqen tu m' than:   cer je tuj shkrujt

 

Lide mos i ngatarro keto pune me kombin. Ne me vonese po na lejne ca tipa te mrapshte qe vazhdimisht e uzurpojne kete ven. Jo se ne nuk kemi asnje faj per kete po s'mund te thuhet se fajin e ka kombi. Nuk dua te luaj ketu ate lojen pula-vezen apo veza-pulen, po jo gjithmone populli ka te gjithe drejtuesit qe meriton.

Lexova diku qe ky bashkiaku i Lezhes eshte i LSI dhe ben transportin e droges me ambulances e Spitalit te Lezhes.. I griu kokmadhi anti-komunistet e 2012 dhe beseprerit.... Tani po tall dhe trapin..  smiley

 

po vjen nga shtresa e biznesmeneve dhe po nuk u mor me droge c'kuptim ka! lol

lol, si tha ky kaqoli i LSI-se se po te kishte ardhe Bomi une do tia kisha dhone fjalen, por ai nuk erdhi. Eh, cna ka gjet me keta maloket qe ene shtetin e konceptojne si kullen e vet.

nashi, a t'ju shpjegoj pak se u lodhem duke bo gjana pa lidhje.

duke qene se ftesat i kom bo une per te gjithe njerezit dhe jam lodhe nje dite te tane me zamke e me gershere, e vrap ne poste (Se kto pergjegjesi kam) po ju tregoj se si liste vazhdon me president topen, topallen, berishen, haxhinaston, etj, etj. 

eshte atifetja, hashimi, jakupi. eshte alia eshte menduhi, komuna tetove e struge. eshte komuna ulqin e tuz, komuna kline ne kosove(kemi binjakezim). deputetet shqiptare te malit zi s'ua kam bo une ftesat po erdhen. 

jane te gjithe kryetaret e bashkive qender qarku. nga te cilet ishte luli e hasani. 

presidenti topi nuk ka konfirmu pjesemarrje prandaj s'eshte fute ne program. 

edhe pse jemi cope cope si administrate prape ja arritem me bo i gjo t'mire. edhe pse sala se preu shiritin e rruges se kalase, prape erdhi e foli para zhozit. 

ah, une diten e festes nuk isha. isha ne tirane, perfaqesoja bashkine e lezhes ne nje takim ndaj nuk ju sjell dot shume detaje per festen. dhe me erdhi keq se kisha vendose me dale bashke me familjen ne mitingun e kreshnikut. qe edhe pse u mundu garda me e ndale prape e boni se e boni mitingun. 

ah se harrova eshe te gjitha partite parlamentare ishin ftu. dmth, kryetaret e tyre. 

Nuk dua te te ve ne dyshim ty por thjesht informacionin qe ke pas ti dhe po jep ketu. Presidenti ka konfirmuar pjesemarrjen sapo eshte kthyer nga vizita shteterore ne Katar. Biles stafi i Presidentit eshte lajmeru se do shoqeronte Presidentin ne Lezhe gjate aktivitetit. Gjithcka eshte anullu pas ndryshimit te programit nga ana e .... Ta ma me e thone? Jo se une nuk ja them emrin se kom fryke nga hunter hahahahahaha

 

shiko, qe kemi administrate cope cope dhe pa bole, kete as qe e ve ne dyshim. dhe qe programi i festes eshte hartu me date 29, kjo eshte me se e vertete. se tekti i fteses me date 1, mbasi u eshte dergu te gjithe personave, u kthy "nen kujdesin e kryeministrit" edhe kjo eshte e vertete por kjo per shkak paaftesie protokollare e servilizmi e jo per presion . 

por une do te doja qe presidenti te kishte ardhe ne Lezhe, te kishte tentu me mbajte fjalimin dhe masanej edhe une do e kisha perkrahe sincerisht nese do ia kishin mohu kete te drejte. por sikur eshte administrata pa "bole" ashtu eshte edhe presidenti. ndaj nuk e shoh te drejte as deklaraten e tij as te ed rames qe thote se nuk me erdh ftesa. 

te thone shqip, vlla, nuk du me ardhe se s'du me nejte ne te njejtin podium me salen. dhe e kuptojme. 

Po ta perseris, Presidenti dhe stafi ishin pergatit per te ardhe, por ti dhe disa te tjere qe mendojne se Presidenti mund te vije dhe te kerkoje fjalen aty ne vend E KENI SHUME GABIM. Duhet te kemi me teper respekt per shtetin dhe institucionet e tij, pra per veten, se ne duhet te na perfaqesojne. Ne menyre instinktive edhe mund te kemi deshire kur degjojme brockulla, qe Presidenti t'i bi ndonjonit m'grusht (ne menyre figurative) por nuk mund te funksionoje keshtu. Presidenti per rolin qe ka nuk mund te hapi konflikt ne cdo rast me cdo budalla, por duhet te aplikoje ate shprehjen popullore "budallait hapi rruge" kur kjo rruge nuk sjell deme te medha e te pariparueshme.

Shkinakso, a ma shpjego dot qe si ka mundesi qe ajo administrata cop cop sajon gjithnji gjona qe favorizojne salen? Apo rob me fat thuj?
Amon mer leji kto justifikime se osht turp. Se ne ven normal duhej te kish cu at helikopterin shtat bilionsh ene ta shkulte bamirin nga veni edhe sikur ky te ish fut ne greve urie, ti thoshte ajde thuji ato pes llafe se osht terb, I bojm me vone skuthlliqet.
Ja kshtu.

Tani qe duhen thene ca te verteta, duhen thene. Institucioni i Presidentit te Republikes u rrenua qe me zgjedhjen e Topit ne krye te saj. Nese ne Presidencen e Mojsiut kishte nje fare "rezistence" institucionale kjo eshte ne nder te plakut Mojsi qe kishte berthamen dhe njerezit me integritet prane tij ne menyre qe sulmet ndaj tij mos i ktheje ne ceshtje personale e mediatike apo dhe qendrimet e tij te mbeten gjithmone institucionale, te mirepeshuara dhe teper korrekte.

Topi me zgjedhjen e tij nu beri asgje tjeter vecse te pranoje ne heshtje dhe rrenimin e nje praktike te mire institucionale. Fillimisht ai nuk perfaqsonte unitetin kushtetues, kete e vertetoi nepermjet faktit qe pazarin e zgjedhjes se tij u mundua ta kaloje ne heshtje por dhe te mos harrojme dhe "sherbimet" qe i beri shefit te tij sa hap e mbyll syte, mbas zgjedhjes (shkarkimin joligjor te Sollakut, etj.).

Prandaj them se gjithe keto incidente, tashme institucionale, me shume dem i bejne shtetit/institucioneve te vendit sesa vete personave qe jane ne krye te tyre.Fatkeqesisht...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).