Ne gazeten Shqip ka nje artikull ku nder te tjerash permenden disa shifra nga Eurostati: 

Sipas të dhënave të “Eurostat”, sot 43 për qind e meshkujve në Europë merren rregullisht me kuzhinën në shtëpi. Në vitet ‘80-të maksimumi ishin 28%. Mosha mesatare e të regjistruarve priret të ulet gjithmonë e më shumë: aktualisht ata që i preferojnë më shumë këto kurse janë meshkujt e moshës 30 deri në 45 vjeç dhe me një rrogë mesatare apo të lartë. Në një nga shkollat më të famshme të kuzhinës në Milano, të Italisë shumë kurse në mbrëmje arrijnë deri në 50 për qind për sa i përket pjesëmarrjes së meshkujve, ndërsa në kurset individuale kjo, përqindja shkon në 70. Kurioziteti për pjatat dhe recetat  e ndryshme vazhdon të rritet dhe nga kjo po përfitojnë shumë shkollat e kuzhinës që po përballen me një fluks të madh të regjistruarish, kryesisht meshkuj. Në Francë, në Itali, apo edhe në Britani në shkollat e kuzhinës, numri i meshkujve ka kohë që e ka kaluar atë të femrave. Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve përbëhet nga i ashtuquajturi seksi i fortë, ai që dikur nuk futej as në derën e kuzhinës. Sipas ekspertëve, ndryshe nga femrat që pëlqejnë pjatat tradicionale të familjes të gatuara mirë, meshkujt kanë shumë fantazi në kuzhinë.

Sipas artikullit, arsyet kryesore qe kane shtyre meshkujt t'u hyjne me themeli kusive, garuzhdeve jane: "te joshin gruan e zemres dhe te ndajne me te tjeret eksperiencat". 

Arsyet menjane, (ose neqoftese e ndieni nevojen te rrefeheni, si ne shtepine tuaj, kuptohet) sa prej peshqëve gatuajne?

smiley

576 Komente

Ka te beje me teper me faktin qe gocat jane shume me praktike dhe pershtaten me situaten, ndersa ne kemi nje si skeme mendore nga e cila s'duam apo e kemi veshtire qe te dalim.

Gjithsesi shefat me te mire jane ne shumice dermuese meshkuj. Cfare do te thote kjo? Do te thote qe ato fiksimet mashkullore ne momentin qe dalin nga banaliteti i jetes se perditshme (per te cilen femra eshte me e pergjegjshme si nene e dizenjuar qe eshte), fillojne dhe behen Art.

ndersa ne...

kush jeni ju? 

olso, kujt kujton se ja hedh kete ti?

fundi i fundit, "shefat me te mire..." e kush po pyet per ta mer aman? ata qe kane restorante po thua ti? ata qe dalin ne televizione? ata qe lene pa fryme publiqe si ai anglez, belg, danez, italian... publiqe qe ankesen dhe qyrravitjen e kane si kromozom ashtu dhe stil jetese? me mire se ime më, olso, nuk gatuan njeri. nuk mund te gjykoje tjetri per gjithe boten bazuar thjesht te shijet - qe jane ekskluzivisht personale.

me kupton?

Meshkujt gatuajne shuuume me mire. Eshte fakt. Objektiv.

Femrat dhe nonat gatuajne qe te te heqin urine.

po meshkujt nga mesuan te gatuajne mer? smiley

Kemi lind te ditur. smiley

aaaa sa i dua meshkujt e ditur smileysmiley

olso, kete mendim do ta imponosh, apo si?

Meqenese (per fat te keq do shtoja smiley ) rolet jane ndare keshtu sic jane ndare atehere ajo me siper qe "meshkujt gatuajne shuuume (sa "u" duhen tamam tamam?) me mire" eshte brockull.

Nqs rolet do ishin ndryshe, dhe kuzhinen do e mbulonin rregullisht meshkujt atehere do gatuanin njesoj: per te hequr urine. 

Kur gatuan njehere ne kaq kohe, edhe ben nje tenxhere pilaf, me mire leje fare e mos u merr me ate pune. (eklips, mos e lexo ket postin smiley)

Nqs rolet do ishin ndryshe, dhe kuzhinen do e mbulonin rregullisht meshkujt atehere do gatuanin njesoj: per te hequr urine.

Po pikerisht pra! Kete po them.

Mos e dridh! smiley. Nuk gatuani "shuuume" me mire.  Thjesht gatuani me rralle smiley

Edhe i cik Ratatuille:

Anyone can cook. But I realize, only now do I truly understand what he meant. Not everyone can become a great artist, but a great artist can come from anywhere

Dhe nga qe gatuajme me rralle dhe nga qe gatuajme jo se na detyron presioni shoqeror, por thjesht sepse na do qejfi... atehere gatuajme edhe shuuuume me mire.

po ju as pergjigje s'dini te gatuani o ju mbyllte... me ju per kundershtare kokpezhishk kakavia e merr lopen nen sqetull dhe u hyn paraleleve me veshe.

Po ja kemi ty qe te than per kundershtime, ndaj s'eshte nevoja e bejme sehir smiley

@ Anonim, nuk eshte ceshtje gjinie e kam fjalen.  Apo e do me shume zanore ti?

Eshte konstruktim social. Si rrjedhoje edhe perceptim i tille.  Sepse mashkull apo femer cdo gje qe e ben per kokerr te qejfit e per pasion patjeter qe del me mire.  Si seksi psh: seks thjesht per riprodhim vs seksit me pasion.

PS: mos me bini, jam brenda temes smiley.

s'po kundershton njeri, o u befsh lemsh ti u befsh. te mbeti mendja te seksi dhe e ngaterron me gatimin. si anonim karavidhja qe i jane errur syte nga uria dhe e kujton veten "frut deti"... qe ta zesh me rrip, ta zesh. (nga ana e tokzes) a thua se ju femrat e beni seksin keshtu, me shumice, kurse ne e bejme vetem per riprodhim. 

 

qe te dy!

PS: olsua po kundershton veten... e beri shtarre duke ja hedhur kripen me grushta.

Ti do jesh pangrene rrezik qe lexon perseprapthi.

snap right back at ya!  With a smile for garnish smiley.

haet ajo qe gatuani ju ketu? shtarre thashe, shtarre!

degjove ti anonim karavidhe? uuuuuuu, c'me hipen kacabunjte tani. 

@ Anonim, nuk eshte ceshtje gjinie e kam fjalen. Apo e do me shume zanore ti?

Shi prape...

Nuk eshte ceshtje gjinie ne kuptimin qe nuk eshte se dikush lind kuzhinjer me i mire apo me i keq si pasoje e gjinise, por nga ana tjeter kthehet ne nje ceshtje gjinie.

Sepse kur une them "meshkujt jane shefa me te mire dhe me te njohur se sa femrat" (vecse ketu tek peshku s'e ditkan kete apo bejne sikur s'e dine) eshte ceshtje gjinie dhe s'ka asgje te keqe ne te pranuarit e kesaj.

Pastaj se "perse, si e qysh..." keto jane muhabete te tjera te cilat i permenda pikerisht une ne kete teme.

Seksizmi ne boten kulinare eshte fakt i njohur e i trajtuar 100 here.  Fajin e kane "mjeshtrat" francez te qemotit (e njejta France qe u dha femrave te drejten e votes ne 1944.)  

Shef-izmi eshte vertete ceshtje gjinie, por ceshtje diskriminimi gjinie.  Ashtu si ne profesione te tjera, sepse eshte thjesht nje profesion, nje tjeter "glass ceiling" qe duhet thyer. 

lol

Monda, tek postimi im nuk thashe qe di te gatuaj "shume mire" apo qe jam "shef kuzhine" (se me akuzuan sikur "u ofrova" lol) por qe "di" te gatuaj... nje nder ato pak gjera ishte dhe pilafi (me del fiks fare pasi heret e para gaboja ne raportin e ujit me orizin smiley ) po tani jo me dhe kjo nuk eshte pak!  Tani sdo mend qe nuk me del si "kos me pilaf te llogarase" po çoç hahet dhe pilafi im... smiley

Sa per enet... une nuk e di ça e si bejne te tjeret, kur gatuhet ne shtepi me grup shoqerie ndahen detyrat qe ne fillim, njeri gatuan, tjetri do laje enet, e te tjeret akoma do  shtrojne dhe do pastrojne tavolinen ne fund...

Me ke thyer zemren anonimsmiley
Me ket si ke thon,ke turpru veten,slutwalk,femen e gjithe femnat kudo si nodhensmiley

 smiley

meqe jemi tek e ngrenja, po ha sweet potatoe with maple syrup and feta cheese smiley

Une vduqa per buke. Do darkoj pas nje ore. Per koincidence, kuzhinjeri i restorantit ku do shkoj eshte mashkull. Po ndihmes kuzhinjeren e ka femer ama. smiley

hahahah pas nje burri eshte gjithmone nje grua smiley

Po pikerisht mo lal, pikerisht! Po te le zotrulsi me Monden qe te sqarohesh... smiley

ti e di mire qe kur "kapesh" me lebrit, o ti, o ata smiley

Femrat dhe nonat gatuajne qe te te heqin urine.

..kjo nuk eshte gjithmone e vertete dhe jo e drejte te besh nje pergjithesim te pamerituar, mbase nga eksperienca personale...

E di si eshte puna... me ju qe jetoni jashte Shqiperise, nuk mund te flasesh per kete teme sepse nuk ju le malli qe te gjykoni objektivisht.

po ti mer olso, flet ngaqe te ka ardhur ne maje te hundes apo si?

ka shume gjera per te cilat flasim edhe pse - sipas teje - nuk duhej te na linte malli. a thua na mungon objektiviteti kur themi qe shqiperia eshte hale e kaluar hales? apo na ben malli ashtu?

Or zoteri, me permend 3 emra shefesh te njohura ne bote.

1 pyetje - 1 pergjigje.

kur te pergjigjesh, do pergjigjem; megjithese pyetje... pyetje i thencin. sikur doje ta lije amanet ngaqe te ra te fiket.

Pergjigja e pyetjes 1: Jo

Pergjigja e pyetjes 2: Malli per Shqiperine dhe malli per kuzhinen e nones jane 2 gjera krejt te ndryshme.

Pres pergjigjen tende.

pergjigjiu te dytes aty. leri denglat. koksapllak.

PS: ke dhe pyetje te tjera me siper ore. se mos kujton se shpetove.

Ore koke-pezhishke... nqs. s'i pergjigjesh dot pyetjes qe te bona, thjesht thuj: "S"mund te pergjigjem! Dorezohem! Ke te drejte!" smiley

Per ca gjona edhe Google-i s'te shpeto dot.

jep pergjigje.

jepe ti i pari!

smiley

Do ta kesh bo fertele Google-in per te gjet kete.

..me vjen keq ta permend por noti nuk mesohet po nuk u zhyte ne uje ...me gjethe perpjekjet e tuj lapidare per dije e njohje ne shume raste eshte ambjenti qe te ben te ndeshesh per dite me keto figura edhe sikur mos te dush...mbase ndryshon menje ene ti kur te vish knej...

Ore kot me t'pyt... Cne "former" kjo? smiley

kush eshte guzhinieri yt i preferuar mer? thuje mos ki turp smiley

Ai ose Ajo qe me ben qe te cohem nga tavolina me i lumtur dhe i realizuar se kur u ula. smiley

dridhe like me lesh fabrike smileysmiley

Po te le Monda me zotrulsin... smiley

ky e dredh me cdo lloj leshi. edhe i paperpunuar qofte.

i vetmi diskriminim (qe do kuptoja) do ishte lesh femre apo lesh mashkulli. smiley

Po ti me ca e dredh? Me lesh deleje?! smiley Pergjigju pyetjes aty e leni llafet!

Provoje nje here edhe me "Bing" nqs. Google-i s'te ndihmo dot. smiley

hahahahaha po ziheni si dy desh me këmborë smileysmiley

E kupton tani kush i ben luftrat?lere ti helena,molla,aferdita...smiley

ta tregoj une gugllin ty

Mos me bej mua si i forte thashe se e di ca te boj apo jo...

smiley

Ky eshte google-i qe po ta rras me grusht ty se ke nje ore qe po kerko e s'po gje 3 (vecse 3) shefe te njohura femra. smiley

Pranoje! Pranoje qe deshtove dhe qe fitova une! Pranoje thashe! smiley

Gjyshja

mami ime

una smileysmiley

Ah... sa pergjigje e bukur qe ishte kjo! smiley

E sheh sa "shpejt" mesoi belja? Kjo dmth qe pas nje jave ka shance qe dhe ajo ta qaje byrekun.

Ajo me tre fjale tha ate qe ti u perpoqe me e thene me nje faqe.

Pergjigja e belles eshte carmatuese. smiley

Olso po po fitove ti del dhe llafi im. smiley
keshtu qe s'kam ndonje aresye per ta kundershtuar. Pse te bera pyetje? Qe ta kuptosh se ca po them une dhe, dhe se cfare po thua ti.
Nga ana tjeter, po behet fjale per pune shijesh, dhe nuk pi uje argumenti I fames. Po fare fare ama. Nuk ka lidhje me veshtiresine time imagjinare per te pranuar kur e kam gabim.
C't'i bej une tani... edhe me argument te gabuar ti I vure femrat para si tufe pulash ... shllau, edepsez. Dmth,mire ua bere. Po kjo thjesht tregon qe llafet I gatuajme shume me mire ne meshkujt. Kjo pastaj ka te beje me llogjiken, dhe jo me shijet. Argument I pakundershtueshem, flet vete.

Olso po po fitove ti del dhe llafi im. smiley
keshtu qe s'kam ndonje aresye per ta kundershtuar.

Fitoreeeeeeeeeeeeee!!!!!!! smiley

Ika tani se avatari nuk do shohe veten.

Ika edhe une se vduqa per te ngron. Do me shijoje me teper darka me kete fitore. smiley

PS: Hej, gjysmat e gjonave i them me shaka, keshtu qe mos ma merr per ters. smiley

Aaaa dmth ti do qe te marr per ters gjysmen tjeter? smiley
e sheh? Kur te thomi u qe je kokpezhishke ti, a te kam faj?
Futi nje tegel shembullor te ngrene zigzag aty, e po te ndihmoi ideja e fitores per oreksin, beje kete vaktin turbo diesel fare. 4x4 lale. smiley

..sepse tani ka kaluar ne fushen e show e foodnetwork

mgja kjo tjetra e ka doren akoma me te omel;e si mund te thuhet fjale e keq per chefe o burre...

Po une s'thashe ndonje llaf te keq. Ju mu sulet me vrap... per te mbrojt kuzhinen e mamit.

le te ishte kuzhina e base c'do behej, do kerciste hahahahah smiley

Te dhembi vellaaa?
Hajt se pas ketij sulmi frontal do te te shijoje me shume çapa bukessmiley

Jo mi fare. Une thjesht hapa rrugen.

E konsideroj thjesht si nje apertiv kete. smiley

Gatimi eshte art,  kush gatuan duhet te kete pak talent.

Jo, gatimi s'është art, është shkencë. Domosdo që duhet të jesh pak i mençur, ama kuzhinier nuk lind, por mësohesh.

Po unë erdha këtu të pyes a i numuroi njeri peshËqit që dinin të gatuanin? 

Sot isha per dreke tek nje mikesha ime qe gatoi nje pule me patate qe te lepije gishtat.

U ndjeva shume fajtor (ndersa lepija ato kofshet e shijshme te pules), per ate cfare kisha shkruar as 24 ore me pare ketu tek "peshku pa uje" rreth femrave dhe gatimit. Pulen e hengra gjithsesi. Patatet e furres gjithashtu.

Kerkoj kesisoj ndjese publike ndaj te gjitha gocave qe kam ofenduar (jo me dashje dhe ne menyre indirekte) dhe qe sot e tutje premtoj se do t'i bashkohem edhe une kauzes:

"Jepini edhe femrave nje shans (ne artin kulinar)!"

I juaji (shume i penduar),

Anonim Kakavia

 

PS: Ofrohem si degustator pjatash gjate fundjaves. smiley

uh legen

pse na paske sha kshu ?

skam kohe me lexu komentet, por turp te te vije smiley

te ngecte pula ne fyt smiley

Me gjuaj!

E meritoj!

jo jo se me duhesh

edhe kete e paske bo?! smiley

Po! E bona! Qellon qe gabon i shkreti njeri ndonjehere ne jete. smiley

Meshire! smiley

xhan xhan smiley

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).