Kë do votonit? Topin, Ramën apo Spahiun? 

achtung: do të preferoja përgjigje afermative dhe konstruktive, për të paktën një nga opsionet. 

(ka dhe një alternativë të katërt, që unë e përjashtoj kategorikisht, për arsye të vetkuptueshme - të paktën për mua)

92 Komente

Ramen! Sinqerisht!

Pse:

Sepse eshte me pak putane se keta dy tjeret!

Po pse e keni marre kaq ligsht kete punen e Topit dhe Kreshnikut? Pare ne nje kendveshtrim tjeter dilni ne avantazh; PS qiti vetem 1 LSI ka vite dhe pastaj s'polli dot me, deshtoi levizjet ndryshe ne muajin e 4tert. kurse PD do qise 2 binjake direkt. smiley

Keshtu na kane thone me fol smiley dihet qe Bamiri ne 2013 - en do jete ne koalicionin Qeverises te udhehequr nga Naltmadhnija e TIJE,e do puna smiley

Cili naltmadhni, Arvizu? smiley

Berisha merdhif ne 2013 sipas gjasave. Bamka me Nik xhelin s'besoj se bejne koalicion me Berishen (me PD pa Berishen mbase). Bile nuk do ishte shume cudi mos-futja e Ilir kokelopes ne koalicion parazgjedhor me Berishen.

Rama nga ana tjeter varet, po te dije te beje koalicione e fiton, po beri vetem revolucion ne Twitter do vrase miza dhe 4 vjet te tjera ne internet.

Sa larg qe je! Po pse Partine e Bamirit kush po e bon keshtu sipas teje,ata po llogarisin nje fitore alla 92 mor Xhib ne 2013 en.

xhibo, duhet te pranosh qe Rames i ka hyre ca meraku mos Bamiri me Kreshnikun marrin ca vota majtas, dmth te atyre te majteve qe nuk e durojne fare Ramen, por ne jete te jeteve mund te votonin Salen. Plus dhe votat e te pakenaqurve nga te tere, qe mund te votojne dike tjeter sa per disaprovim me sistemin. Ky lloj meraku i duket mire tek editoriali i fundit. Na jane dhene direktiva me e share Bamirin po mos me e tepruar shume. Dicka do te thote.

Asnjerin.

Asnjerin

smiley

Si qe kjo keshtu mor Mato?...Si rrufe ne qiell te paster

pese minuta i zgjat, ashtu e kap damllaja, ia do puna,

por prape te babe berisha shkon, me cdo postim qe te mundet.

Kot keta,rrijme ne pa votu i cike?

Une nuk kam votuar asnjehere dhe nuk kam per te votuar kurre. Mgjth ashtu them une, pa ku i dihet, ve bast qe do kem votuar apo jo Brad?

Nuk te le vllai jot ty me te shkuar vota dem.

Amon Brad vetem Spahies jo.... Do thosha edhe Berishes, po nuk kot qe te te thosha se nuk do te besoja po te thoshe qe sdo ja japesh Berishes voten time haha... me mire te vij ta hedh vete ate vote. EHHHHHHH ju te beni kontribues ne demokraci me zorr mer yahoo...

Mire o mire hajde,por shpenzimi modh mor burre.

Me mir ja le Berishes thua ti edhe e fle mendjen.

Jul une Spahiun nuk e njoh ,siqerisht...Kush eshte e ke perfaqeson(si elektorat)Pastaj nuk eshte e thene qe do dalin prap keta te dy kandidate.Kam shume shprese se PS mbase ia del te eleminoje Ramen

Spahiu eshte perfaqesues e patrioteve te youtube, i kalamajve patriote te kuptohemi. PS-ja nuk e heq kurr Ramen. Per te ndenjt Rama aty desh ju vu flaka Shqiperise.

Ne rast se jo do te abstenoja

AK! Spahiun!  sepse me duket formacion i besueshem dhe serioz (deri tani te pakten)..

Une me kenaqesi do e provoja te votoja Topin, pastaj Topi te votonte ke te donte..smiley

ket, e di qe po me bind se i  ke "naze ato" kur  ben sikur je kundra meje?

Grava femrave u kane "lezet nazet" smiley, po c'ti bejme politikes ne duart e disave qe duan te hiqen " te ndershem" smiley

Miqesisht te  perqafoj.

Flm, gjithashtu smiley

SPAHIUN.

u kane lezet nazet femrave o ketline... po cave ama:

po kesaj?

 

Une fola per nazet e mia smiley, per te Mesiles pastaj me vjen keq per veten time qe ndihem pak demokrate, por Mesila nuk ka naze ajo ka urrejte brenda vetes qe e shnderron ne rolin e shtriges se keqe.. gjithmone e kam shprehur dhe e shpreh per kete femer, ndiej urrejtje pa kufi..

qetesohu moj se shaka ishte de...

...edhe une per xhelistin...

mah...te gjithe barkmedhenj....

pse, ke pare qylaxhi elegant ti? smiley

rreshti i pare njehere, mbaje mend, jane motoret e aktiviteteve te "kultures"; perfaqesuesit e parise dhe ajkes se koksheshteve ne angli.

pjesa tjeter, te pashkolle/a, thashethemexhinj/esha, injorante te kalibrave te ndryshem; ne vartesi te moshes. smiley

zana, na nxirr ndonje foto nga ato te italise tani. po pate. smiley

...ke turpe te tregoshe eee.... po ti ne cfare rreshti ishe ne kete takim?

nuk e di a eshte ky takimi, se ne nje kam qene. kjo fotoja eshte bere ne 27/3/2011, por ne nje ore te cuditshme: 23:25. c'ka dmth qe ora e kameras (samsung Pl200) nuk do kete qene ne rregull. une kam qene ne nje takim qe eshte bere pasdite dhe me duket se ka qene vere (nuk e mbaj mend mire) ku me pat ftuar miku i mire Mati i ri. (as ai nuk eshte ne ate foto dhe as une)

PS: ketu jemi edhe une edhe i nderuari mati i ri. (gjeje me te madhe dhe te them se ku jam)

 

smiley
 

that's rite m8. smiley that's the 1.

Zotrules, ti duhet te jesh ai me bluze me vija, mbrapa rreshtit te pare qe duket ne foto,  me siguri je i dobet dhe tip nevrasteniku smileysmiley

Pjer ti gjej Matin e Ri se aty është dhe Zoto .Ai me vija është dhe tek foto tjetêr nê rrjeshtin e fundit.Tek kjo duhet të jenë tek rrjeshti parë.smiley

smiley O zoto ke pa ti që kshu të mendoj si prijsat e qëmotit.

Mati i Ri eshte te rreshti i parafundit.

Eshte regjistruar si aktivist i Aleances Kuqezi. smiley

miku yne, i nderuari, ''Mati i ri''  duhet te jet ose ai burri i thinjur me gjyslyke qe ka ulur koken, ose ai tjetri prane tij me xhaket bezhe qe mban nje bllok shenimesh ne dore...  nuk e di, po keta te dy kane pamje, fisnike, te qete prej poeti..  keshtu e perfytyroj Matin une.smiley

ndersa zotoja, pak e veshtire, po perpiqem te gjej ndonjerin aty qe nuk e ka koken me cepa.smiley     veshtiresia behet me e madhe  pasi zotoja me duket tip me ''low profile''... dmth jo nga ata qe ulet ne rreshtat e pare.smiley

Mati duket kush eshte, ne rresht te pare, tipik matjan. Me pardesy sigurimsi smiley Kurse kokpezhishka nuk eshte aty. Mos shikoni kot per zotrulsin se une e njoh dhe nuk eshte aty, te pakten jo tek rreshtat e pare.. eshte njeri andej nga fundi qe me duket pak si ai, po mezi duket. Tip Butafuori.

rob zoti je belulo. smiley

ne fakt matoja eshte diku ne mes te "turmes", dhe pavaresisht se po mundohesha te gjeja se per ke e ke fjalen, nuk arrij te kap dot ata me xhakete bezhe. po flasim per foton e dyte qe i kam sjelle linkun une, apo jo? - se aty jemi edhe matoja dhe une.

ps: une jam ulur ne fund te salles. mbaroi takimi, i dhashe doren matos (qe vazhdonte te me therriste "zotrules" smiley ) shkembyem ca plaisantries, dhe ja mbatha vrapit pa takuar asnje kokcepsh smiley se kisha ca pune nja 60 km krejt ne ane tjeter te londres dhe isha nja 2 ore me vonese gjithsesi... 

po po, per foton qe ke sjell ti e kam fjalen.

si more nuk e kap dot ate me xhaket bezhe?!  mu ne rresht te pare eshte.. duket qe eshte tip i kujdeshem. ka kombinuar bllokun e shenimeve me ngjyren e pulovres, lejla.smiley

nejse, nuk qenka ky, se ti po thua qe eshte ulur ne mes te turmes..

   edhe Pjeri, kur jemi takuar ne shtepine e tij edhe timen, vazhdon me therret natyrshem: Belulo.smiley.  pyete...

p.s  mos ta degjoj me ate: ''2 ore me vonese''.' kur flasim per evnimente te tilla  qe teme kane Atdheun, edhe 2 vjet me vonese te jesh... eshte pak.smiley

 

shiko, isha 2 ore me vonese. ne takim vajta. zgjati nja nje ore e pak. u takova dhe me maton, vajti 1 ore e gjysem. (3 ore e gjysem) nje ore e pak do me mbante rruga. po une ne takim vajta gjithsesi. po te kisha ndenjur, do te duhej te beheshin prezantime kot qe nuk kane lidhje me temen e atdheut. plus, qe ne ate takim kishte nga ata qe mezi arrinin te artikulonin mendimet ne shqip, dhe kerkonin te dinin nga Spahiu se c'po behej me ceshtjen e Pellazgeve. me merr vesh? plus, shihe rreshtin e pare. qe te gjithe jane idhtare te saliut. prania e tyre ne nje takim me nje teme te tille, eshte krejtesisht qesharake. ata dhe kur shkojne ne shqiperi, shkojne per pelegrinazh. po i di spahiu keto gjera? di leshte, te them une. ai me xhakete bezhe, eshte tropojan, psh. ai eshte me te vertete spahi i berishes. cudia eshte kombinimi gjithnje e me i persosur, ne raport te zhdrejte i IQ-se me perkushtimin ndaj bashkeshpellarit te vet. dmth, pervec matos (qe e takon me qejf), do i binte te shtrengoja duar qe... e kupton vete. spahiu flet kunder saliut, idhtaret e saliut duartrokasin. spahiu kerkon te firmoset peticioni kunder urdhrave te saliut, ata e firmosin. iken spahiu, fillojne e gumezhijne sikur kane bere kryengritje rilindese kombetare. vijne zgjedhjet... votojne per saliun, per vete po e po, po edhe per mua, edhe per ty, edhe per artdashesin e xhastin biberit. smiley

spahiu-n

Ouuu? dhe ti Spahiun ?

Po Kryetarin ku e late?

per kryetarin voton bamiri.

Ky spahiu eshte i huaj, qe nuk ia lakon emrin normalisht? lol

emrat e pervecem nuk duhen lakuar. 

ps. ky eshte mendimi im. Kam edhe argumenta per kete, [por nuk eshte vendi.

Edi Rama. p.s. Uroj tè bèhet realitet votimi pèr shqiptarèt jashtè shqipèrisè,do tè mè lehtèsonte punèn!

Cilen pune?

Ardhjen ne shqiperi per te votuar Ramen. Me pak fjale shoku ne fjale eshte i gatshem te shpenzoje 300 euro per ti dhene nje vote Rames. hahaha. Lum Rama qe i ka kto tipa. 

PO..shoku nè fjalè èshtè i gatshèm tè shpenzoj 300 euro pèr tè kryer detyrèn,tè drejtèn e tij (ose punèn quaje si tè duash) e hedhjes sè votès aty ku mendon se ajo vlen..dhe po...shoku mendon se i vetmi sot qè meriton votèn e tij èshtè Edi Rama.Shpresoj qè problemi juaj tè jetè Rama..shpresoj qè tè mos snoboni apo ironizoni tè drejtèn e detyrèn e dikujt pèr tè ushtruar votèn e lirè..do tè ishte fatkeqèsi!!

Po kshu i bie. Ne itali s'na pjerdhe kush, u bajshin ligje dhe pune pa pyt emigrantat, e emigrantat mbanin shtetin n'kambe. Autostima ka ra pertoke, vetem e drejta per t'votu diku mund t'na bajne me u ndi sadopak njerz, e sadopak te randesishem. lol

Mes ketyre te treve, do votoja per Qamushin

Me ben pershtypje dicka. Ne Greqi psh (por jo vetem) dy partite e medha nuk jane me te medha. Nuk e di a kane dale parti te reja po gjithsesi do votohen ne mase partite e vogla (ekstremiste apo jo) sipas parashikimeve.

Ne Shqiperi nuk ka shanse, po nuk ka shanse qe partite e medha te levizin nga instikami. Te gjitha partite e tjera qe nga Meta, Mediu etj deri me sot kane ecur para vetem me ndihmen e te medhenjve. Kurse Spahiu apo Topi sipas parashikime jalla po moren 5% te dy bashke.

Pervec atyre qe voten e kane detyre mbi detyrat (nje diplome apo nje vend pune i siguruar nga Nena Parti) dhe nje pakice idiotash qe votojne per ideal te partise, gjithe te tjeret votojne Ramen per inat te Berishes apo votojne Berishen per inat te kamunistave te bllokut.

Nuk e di, kjo tregon largpamesi apo dell trashesie? 

Që të gjykohet drejt situata, duhet bërë një sintezë e gjendjes në Greqi, dhe mandej krahasimit me të me Shqipërinë. Partitë e mëdha, janë krijuar në gjendje të jashtëzakonshme sociale, në momente kyçe të historisë. Kanë edhe një vullnet të brendshëm të komunitetit që i përbën. Që të shpërbëhen, duhet të ndodhë përsëri një situatë e jashtëzakonshme sociale. Por mbi të gjitha duhet fituar e drejta e të shprehurit të vullnetit të lirë - në Shqipëri flas. Pasokxhinjtë, mbështesin idenë se vullneti i lirë i popullit grek, u formësua në vitin 1982. 

Që një strukturë e tërë politike, të përmbyset pa gjakderdhje, është arritje për popullin grek. Në Greqi, ky është moment i veçantë evolucionaro-social. Unë pres me interes se çfarë ka për të ofruar e ardhmja... Shqipëria është shumë larg kësaj. 

 

Per krijimin e Partive situata ne Ballkan eshte njesoj. Nga luftrat kane dale  Partite edhe ne Shqiperi, Serbi e Maqedoni. PS (qe praktikisht mbahet akoma mbi bazat e `41) eshte formuar ne kohe lufte, ashtu si PD ne kohe "revolucioni".

Por e pranoj qe Shqiperise i mungon nje 17 Nentor (data, jo organizata). "Revolucioni" hermafrodit `92 qe polli nje mushke nuk mund te krahasohet me 17 nentorin grek. Per punen e `82 pasokistet kane te drejte, por ishte 17 nentori ai qe solli `82.

Mungesa alternative,mungese vitaliteti si nacion per me kriju alternativa te tjera,,,Plogeshti,nuk na kande me u mundu..asht shume e rehatshme Sale o Rame...

Partine e Gjelber do te votoja. Pse vetem 3 parti ka Shqiperia?

S'eshte problemi te partite, o jo ,por te ata qe jane ne krye te partive .

kto alternativa qe ti na imponon tregojne karakterin tend anti-demokratik. por ske faj keshtu ju mesoi xhaxhi, keshtu po veproni dhe ju sipas mesimeve, me perpikmeri te plote.

me mire pyetjen ta kishe bere ke do preferonit te kishit ne opozite ne 2013 midis ketyre tre mbetjeve te sistemit, sepse edhe vete e di qe keta vetem ne endrrat e idrizzit fitojne.

beni qef midis jush!

Qe nga menyra se si shtron pyetjen duket qe nuk e ke kap ndonjehere problemin. 

Te ne problemi eshte qe votohet per individet, per kryetaret, te cilet me vone kane pushtet absolut per te bere ca te duan, te ul e ngrit neper detyra ke te duan. 

Nqs kandidojne si Kreshniku e Bamja v. Saliut, asgje s'kane per te marre. Nqs kandidojne si parti te verteta vs. dy tribuve individuale atehere e kane nje shprese. Te pakten ky ka per te qene kriteri im per t'ua dhene voten nje nga ketyre te dyve. 

Nuk pres të më bëhet dhaskal kush justifikon vrasjet ditën për diell.

 

Nuk e njof, kush eshte ky?

TABLLO

Harabelat,
Që kërkojnë,
Në hapsirën.
Pa fund të qiellit,
Të fluturojnë,
Tragjikisht,
Në kthetrat e skifterëve,
                     ......përfundojnë.

Peshqit,
Që kërkojnë,
Nëpër hapsirat e detit,
Në ujra të pastra të notojnë,
Në dhëmbët e trishtë të peshkaqenëve,
                                                  .....përfundojnë.

Skifterët,
Që sulmojnë,
Pa mëshirë njeri tjetrin,
Duan të kontrollojnë,
Hapsirën pa fund të qiellit....
Peshkaqenët,
Që shqyejn njeri tjetrin,
Për të qenë,
Zot i hapsirave pa fund të detit.....

Sa shumë,

Skifterë, peshkaqenë,

                           Paska ky vend,

Na ruajtë perendia,

                        nga specie të tilla.....

 

Te pershendes, miku im!

Mos dalja juaj per disa kohe  ne basen, po me bind  me kete krijim, .... se paskeke qene.... duke mprehur "thikat".Urime!

Flm i nderuar GRAVA,

Duhet të shikojmë përpara,

Gjithmonë nga e ardhmja,

Duhet të pastrohet vendi nga merimangat......

Berisha nuk eshte ne sondazh?! Mos,nuk votoj fare! smiley

Mire e bere qe nuk e fute. Asnje person me 1 fije tru nuk do votonte PD-n ne keto zgjedhje. Edhe sikur PD-ja te kishte shkelqyer keto 8 vite, dy mandate jane mese te mjaftueshem per te dhene gjithcka kishin per te dhene.

Sa per alternativat e mbetura, Ramen jo qe jo, se per mendimin tim eshte po aq plehre sa Berisha, thjesht i nje lloji tjeter. 

Sa per Kreshnikun dhe Topin me duhet te shoh programet. Nese ato jane te detajuara, realiste dhe konkrete ateher do votoj ate qe ka program me te mire. Nese programet e tyre do te jene votoni per ne se ne "do e bejm shqiperin fush me lule", ateher do ngelem pa votuar, se edhe keto nje M si te tjeret qekan.

Po ca programesh pret mor aman? Programi (artistik) i Xhelit eshte: "Do e bojme Shqiperine qe nga Greqia deri ne Sllovenia, andaj viva Junajtid Stejts of Ellbenia".

Bamka? Tuli pa kocka maksimumi qoftè mund te behet.

Po prit ca, se shpejt eshte. AK me duket se eshte duke e perpunuar programin. Ndersa partia e Topit nuk eshte formuar akoma, pastaj te shohim per programin e saj.

Gjithsesi i ngelem asaj qe thash. Nese nuk kan nje program, do ngel pa votuar. Ndoshta atyre nuk ia ndjen per voten time, por kam pershtypjen se jan shume ata qe mendojn si une. 

Mos e caj koken. Edhe une si ty mendoj po ta thane edhe te tjeret qe nuk te ngel vendi bosh. E bejne te tjeret firmen tende me mire se ty. Po edhe po votove prape voto ke te duash se numeruesat i kemi alkimista. Nga 40 votues te nxjerrin 120 vota. 

 

 

 

 

      @Mati i ri smileysmileysmiley

smiley

Mendojne ca mendojne shqiptaret kur vjen puna per te votuar pastaj ja japin o PD o PS.

Gjithe naten bente shkopinj Aliu
Dhe betohej se do rrihte Masarin
Po ne mengjes kishte ftohte i ziu
Dhe ndizte i menduar zjarrin. 

 

Definitivisht Ramen! 

treshe treshe

buke pestetreshe

ke kjo treshja mo  ?

Po Ramen ere , normal qe Ramen, as qe behet llaf

Si ka then ajo plaka e  fus PS e del PD.Prandaj votoni ke te doni se Sali trimit do i dale gjithmon PD

 

 

treshe treshe

po ka nevoje robi per ca gjera ,,,smiley

per momentin AK megjithe kritikat per kokxhelizem dhe jutubizem.mendoj se pd-ps jo vetem s'duhen votuar por duhen shkrire fare.

Rama keto kater vjet qe vijne, pastaj bamirit, pastaj kater vjet blushit, pastaj kater vjet oketes, dhe behemi njerez, nese gjate ketyre mandateve jane denuar gjithe fajtoret e demeve te ketyre 22 viteve, e nuk lejohen te nderhyjne me ne politike, si Berisha me kopene e vet, ilir meta, nano, gramoz ruci e ca ka tjeter.

Topin , qe ta hudhim tuc salen dhe pastaj mos ta leme ramen te na behet si saliu ...

por kjo eshte e pamundur. rama ka per te fituar 70+ deputete ......

Pse eshte lone jashte sondazhit partia qe po formon ai i te perndjekmve qe rref deputete? Besoj qe eshte shume popullor, sidomos te rinia!

Uroj te jem jashte Shqiperie ate dite.

Nuk i ke besim dores? smiley

Qe kur votohet per nje njeri, e jo per kandidatet per deputete, partine, ideologjine, programin e ka mare ferra uraten.

dileme e madhe; neonaziskinet e aleances kuqezi apo dudumet e Topit.

Pyetja eshte se kujt do ti besojne ata qe votojne ende te painfluencuar nga vota aterore, apo konjukturale. Xhelistat kuqezi them se do ti thithin disa vota, sidomos te kontigjentit youtubisto nacionalist. Keta mua me bejne qe te rivlersoj lubonjen, e merr dot me mend...

Problemi eshte qe Ps, nuk duhet te vije ne pushtet ne kete menyre, si alternative e vjeter e re, por si nje riorganizim total ne fryme, ne njerez dhe alternativa. Nuk besoj se eshte nje parti mjaftueshem e transformuar. Rama i jep imazhin e tij, por nje parti ka nevoje per ide dhe thelb politik, jo per imazhe boshe, aq me teper qe imazhi i tij eshte i konsumuar prej 10 vjet ne bashki...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).