“S’ka mbetur rrugë tjetër për dëmshpërblimin, ku t’i gjejmë deputetët, do t’i godasim”

Ish-i burgosuri politik rrëfen përplasjet me politikanët.

“S’ka mbetur rrugë tjetër për dëmshpërblimin, ku t’i gjejmë deputetët, do t’i godasim”

Tavolina e lokalit përballë Parlamentit, ku rri ulur Gjergj Ndreca, është shumë e madhe dhe sërish nuk i merr të gjithë miqtë e tij. Shumica janë nga Tirana, por ka edhe nga rrethet.
Janë afërsisht 20 veta, që në komunizëm i bashkoi burgu politik, ndërsa në demokraci e drejta për të kërkuar dëmshpërblimin e viteve pas hekurave. Secili prej tyre ka nga një histori qelie për të treguar, por protagonisti kryesor i ditëve të fundit është pikërisht ai që identifikuam në fillim, Gjergj Ndreca. Ka bërë 6 vite burg për “agjitacion e propagandë dhe tentativë arratisjeje” nga 18 gjithsej që ishte dënuar. Lirimi para kohe ndodhi nga rënia e sistemit diktatorial. Ka vite që rri në krye të protestave të ish-të burgosurve politikë për kompensimin financiar, si dhe ka përballuar dy greva urie; njëherë 63 ditë dhe herën tjetër 10 ditë. Pavarësisht sakrificave, Gjergji asnjëherë nuk u kujtua për ato, por që prej dy javësh vështirë se do ta harrojë njeri. Për çdo katër ditë, ai ka keqtrajtuar një person, dy prej të cilëve me imunitet. I pari ishte ish-ministri i Drejtësisë, deputeti Ilir Rusmali, i cili teksa dilte nga makina për të hyrë në Kuvend u godit me grushte prej Gjergjit dhe shokut të tij, Lirak Bejko. Pas incidentit, këta të fundit u arrestuan për t’u liruar pas tri ditësh nga Gjykata, me vendimin “detyrim paraqitjeje çdo të enjte”. Ende pa u mbushur 24 orë, Gjergji dha goditjen e dytë. Hetues në komunizëm, aktualisht avokat penal, Agim Tirana, e denoncoi atë për “kanosje me vrasje”. Pas tri ditëve të tjera në qeli, Gjergji doli sërish me të njëjtin vendim Gjykate, por paraqitja në Prokurori do të bëhet edhe të hënave. Pavarësisht dënimeve, në datën 1 mars, ai guxoi sërish. Madje, kësaj here kundër një ministri me karrierë të gjatë në PD, siç është Ridvan Bode. Nuk ka mundur dot ta godasë si dy të tjerët, por dëshira nuk i ka munguar. “Nuk arrita dot t’i gjuaj Bodes, se kishte truproja. Që ta dinë të gjithë: Këtej e tutje, ku t’i gjejmë deputetët, do t’i rrahim me radhë. Në krye është një ministër”, thotë Gjergji për gazetën “Panorama”, ndërsa rrëfen planet e ish-të burgosurve politikë kundër parlamentarëve, pavarësisht ngjyrës së partisë. Nuk e dimë se sa seriozisht i ka ai këto kërcënime, por pas çdo fjalie, miqtë në tavolinë e miratonin me kokë. Dy dekada pas lirimit të tyre, pyetja e parë për Gjergjin dhe shokët e tavolinës është…
Kur keni pritur kaq vite, pse pikërisht tani po reagoni “me grushte ballit” ndaj politikanëve?

Sepse kemi provuar çdo mënyrë tjetër njerëzore dhe qytetare. U kemi dhënë kohën maksimale dhe kemi qenë shumë të duruar. U kemi dhënë të gjitha shanset që të na dëmshpërblejnë vitet tona pa të drejtë nëpër qeli, por tani nuk mund të presim dot më. Kur u liruam nga burgjet, ishim 6 mijë persona dhe aktualisht kemi ngelë 600. Nga këta, vetëm 100 lëvizim, ndërsa 500 të tjerë janë spitaleve ose mezi dalin nga shtëpia. Janë plakur, janë lodhur, janë mundur nga sëmundjet që i morën nëpër burgje apo punën e rëndë në miniera, këneta, fabrika etj. Pas dy dekadash pritje, ne kuptuam një gjë shumë të rëndësishme.
Që është…
Shteti, qeveria, ka bërë një llogari dhelparake me ne. Na gënjejnë nga viti në vit, duke e kuptuar që ne jemi specie në zhdukje. U dukemi si dinozaurë. Presin që edhe këta 100 veta që kemi mbetur, të vdesim të gjithë. Po ju jap një fakt. Ju kujtohet si mbushej sheshi më parë nga protestat e të burgosurve politikë? Plot, shtyheshim madje. Tani nuk arrijmë dot të organizojmë dot as protesta masive, pasi shumica prej nesh nuk jetojnë më. Megjithatë, kaq sa kemi mbetur, këtej e tutje do t’ua tregojmë vendin të gjithë politikanëve që na kanë gënjyer paturpësisht për 20 vjet me radhë. Do t’i rrahim të gjithë deputetët. Radha është e gjatë, aq dru sa ka pylli.
Kush është në krye të kësaj radhe?
Është një ministër.
Emrin?
Po t’ia themi emrin, ai do të dyfishojë truprojat. Vetëm po ju tregojmë se është një ministër që ka në dorë dëmshpërblimin tonë dhe po e zvarrit pa arsye. Megjithatë, po na doli ndonjë tjetër përpara, nuk bëjmë naze dhe nuk ka rëndësie se çfarë ngjyre ka partia e tij. Të gjithë deputetët janë fajtorë për mungesën e dëmshpërblimit tonë. Do të rrahim çdo parlamentar dhe tashmë procesi i “përpunim drurit ka filluar” që me Rusmalin. Ai ka hapur zyrtarisht tenderin e grushteve ndaj deputetëve.
Pse qëlluat të parin Rusmalin, e kishit planifikuar?
Jo, nuk e kishim planifikuar atëherë. Ashtu rastisi, por më mirë. Iliri është djali i Çajup Rusmalit që ka punuar në Sigurim në Përmet, por që kemi dëgjuar se ai vetëquhet si i përndjekur politik. Ai ka ndjekur dhe ndjek procesin e  dëmshpërblimit të të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, por vetëm për ta bllokuar. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai na ofendoi të vdekurin, mikun dhe bashkëvuajtësin tonë, Grigor Zaharia.
Në ç’mënyrë?
Grigor Zaharia, i diplomuar në Vjenë për Ekonomi bëri 17 vjet burg politik. Si njeri pa njeri, pa familje, nga kalvari i vuajtjeve vdiq në spitalin “Nënë Tereza”. Rreth 16 ditë më vonë, një infermiere na njoftoi në konfidencë për vdekjen, por edhe për faktin makabër që me kufomën e tij në morg po bëheshin eksperimente mjekësore. Menjëherë u bëmë një grup shokësh dhe ikëm në morg, ku gjetëm trupin e Grigorit si të shqyer nga hienat. Kërkuam që ta merrnim menjëherë dhe pasi u bëmë rreth 20 shokë, mblodhëm paratë për t’i bërë nderimet e fundit dhe për ta varrosur denjësisht. Nëse nuk do të kishte qenë kjo pseudopolitikë sot, Grigor Zaharia duhej të ishte minimalisht në vendin e djalit të Sali Bodes, si ministër Financash. Megjithatë, ai pati fatin e Dom Nikollë Kaçorrit që e futën në thes të zi plastik.
Të mos ikim padashur nga pyetja, çfarë tha konkretisht Rusmali që nga ju u konsiderua si ofenduese?
Ne e nxorëm trupin e Grigorit nga morgu dhe e sollën te Instituti i të Përndjekurve Politikë, që për fatin e keq të politikanëve ndodhet përballë Parlamentit, ku ata vijnë çdo të enjte në seancë plenare. Rastisi që kur po nisej kortezhi drejt varrezave, Ilir Rusmali na pret rrugën me një makinë luksoze. Ndalon dhe teksa zbret, i them: “Eja vëri një dorë arkivolit të Grigorit, se atje ku po e çojmë dhe që t’i ia preve rrugën, do të shkojmë të gjithë një ditë”. Rusmali u acarua dhe na ofendoi, duke kërkuar që të ikte e të futej në seancën parlamentare. Kaq u desh dhe ne shpërthyem. Shoku im bashkëvuajtës, Lirak Bejko, u shkëput me shpejtësi nga ne dhe e qëlloi Rusmalin.
Me çfarë e qëlloi?
Me grusht, në nofull. E qëlloi vetëm njëherë.
Kaq dëshironte?
Ai dëshironte ta rrihte mirë e mirë, por nuk mundi. Erdhën truprojat dhe e kapën Lirakun.
Po ju, ç’bënit ndërkohë?
E respektova dhe unë djalin e Çajupit. I gjuajta dhe unë. Grushti më doli huq, por me shkelma e godita sa munda. Derisa më kapën dhe mua truprojat.
Thatë që ishit shumë të burgosur politikë në kortezh. Nuk u përpoqën që t’ju ndanin ata?
Çfarë thua?! Ata si puna jonë, kush mundi ia veshi ndonjë shkelm.
Çfarë ndodhi më pas?
Duke qenë se ishte e enjte dhe kishte seancë plenare për “Homoseksualët”, oborri ishte plot me truproja të parlamentarëve, që u sulën në ndihmë të Rusmajlit. Për 2-3 minuta aty vendi u nxi nga policët e të gjithë komisariateve, madje edhe nga Forcat Speciale të rendit. Mua dhe Lirakun na morën policët e Komisariatit Nr.1. Nuk bëmë rezistencë se na paralizuan me mjete të posaçme policore. Në rajon filluam të vijmë në vete dhe në vend që të ishim ne të zbehtë, pamë të tillë oficerët e Policisë Gjyqësore, prokurorët. Ata kishin vërtet frikë. Ishin terrorizuar. Grushti ynë ndaj ministrit ishte konsideruar barabar si grusht ndaj shtetit.
Në fakt, a ishte i tillë?
Ne jemi për shtet ligjor, që të mbrojë të drejtat dhe liritë. Por, në Shqipëri ka 70 vjet që kemi një shtet, që me ligj mbron vetëm poshtërinë, mashtrimin, korrupsionin. Grushtet tanë janë kundrejt politikanëve për t’i bërë ata që të ndërtojnë një shtet demokratik dhe jo për të shkatërruar shtetin. Madje, një oficer roje, me zë të ulët na tha i çuditur: “Pash Zotin, çfarë keni bërë kështu. U pastrua parkingu nga të gjitha makinat e tjera dhe u mbush me ato të Ministrisë”.
Domethënë erdhi ndonjë ministër në rajon?
U dyndën aty me shefa policie, zëvendësministra e ministra.
Konkretisht, kush?
Aman, se të gjithë “një prerje” më duken. Por, tani e tutje do ua fiksoj pamjen mirë ministrave, se do të kenë punë me mua dhe me të gjithë ish-të burgosurit politikë. Rreth orës 2 të natës na morën në pyetje. Mos më pyet sërish për emra, se seriozisht as i mbaj mend, kanë qenë shumë. Emrat e tyre gjenden nëpër procesverbale dhe nuk besoj se është e rëndësishme.
Çfarë quani të rëndësishme ju në lidhje me atë natë?
Trajtimi që më bënë mua dhe Lirakut. Përbuzja dhe sjellja e tyre na kujtuan burgjet e Enver Hoxhës.
Ju qëlluan?
Që të jem i sinqertë, mua nuk më kanë qëlluar. Lirakun po, e goditën. Nuk ka rëndësi se kush, por di të them që është një emër shumë i njohur për miqësinë me Kryeministrin.
Një arsye më tepër për ta thënë…
Numri dy i Policisë së Shtetit, Agron Koliqi. Unë nuk e kam parë, por më tregoi Liraku. Ai ka edhe dëshmitar për këtë. Ndërkaq, i është bllokuar veshi i djathtë. Ka probleme dëgjimi.
Pse nuk e denoncoi atëherë?
Ku ta denonconte, pas hekurave? U përpoqëm që t’i bënim telefon edhe Avokatit të Popullit, por dështuam. Tentova të gjej numrin e tij dhe një polic më gjeti këtë numër 08001111. I rashë, por nuk ekzistonte. Më mirë t’i kisha rënë 0 900 të paktën, aty gjithmonë të del dikush që të plotëson çfarë nevoje ke… Për tri ditë jemi mbajtur në burg, pa e ditur edhe pse jemi aty. E pyetëm një oficer: “Ore, pse jemi ndaluar ne?”. Ai na u përgjigj: “Urdhër nga lart”. Aty kuptova që që shteti shqiptar funksionon me urdhra nga lart dhe jo me ligje.
Nuk kërkuat avokat gjatë këtyre tri ditëve?
Çfarë avokati thua ti. Për 3 ditë rojet e rajonit na komunikonin me shenja, ose ata më të guximshmit, gjenin mundësinë të flisnin fshehtas dhe të hidhnin ndonjë batutë, pasi çuditeshin se si për ne kishte ardhur e gjithë Policia e Shtetit aty. Avokatin e pamë për herë të parë në sallën e gjyqit, e kishin sjellë të gatshëm. Nuk kemi marrë asnjë kontakt me avokatin deri para gjyqit. Në gjyqin tonë që zgjati 1 minutë e gjysmë, ku avokati piu ujë dhe përshëndeti gjyqtarin, Kreshnik Omari, djalin e nipit të Enver Hoxhës, u pyetëm për 3 gjëra; emri, mbiemri, adresa. Me kaq u vendos për të dy ne “detyrim paraqitjeje, çdo të enjte, ora 9:45”.
A ka tentuar Rusmali gjatë kësaj kohe që të kontaktojë me ju?
Jo. Personalisht nuk na ka kontaktuar, por sekserët e tij na i kanë dërguar mesazhet që të ruajmë kokën dhe familjet, si dhe kërcënime të tjera. Janë bërë edhe të zgjuar tani të bijtë e Byrosë Politike. Nuk lënë më shenja me telefona, por çojnë njerëz që të na i thonë në vesh madje. Që të mos dëgjojë asnjeri, se kanë frikë se dekonspirohen.
Keni frikë pas këtyre kërcënimeve?
Unë nuk e njoh frikën. Atë e kam lënë në burgun e Enver Hoxhës.
Një ditë pas lirimit, ju qëlluat edhe avokatin Agim Tirana. Pse?
Kush e qëlloi atë? Unë e shtyva, ai ra përtokë dhe theu syzet.
Po pse e shtytë?
Ai më provokoi me një fjali ironike. Sapo më pa, më tha: “Hë ore, e nxore prapë kokën nga burgu?”. Vetëm pamja e tij menjëherë më bëri të mos e përmbaj veten dhe lëre pastaj fjalia që tha. Nuk durova dot, ngaqë m’u kujtua një skenë makabre e vitit 1984.
Çfarë skene?
Ishim te lulishte “1 Maji” dhe si zakonisht po pija kafe me miqtë e mi bashkëvuajtës. Ndërkaq, na u mbaruan cigaret dhe unë shkova që të blej jashtë lokalit, kur përballem me hetuesin dhe kryehetuesin e burgjeve të diktaturës dhe avokat i politikanëve të Shqipërisë, Agim Tirana. Siç ju tregova, ai më provokoi duke më kujtuar burgun, kur në vitin 1984 më ka fikur cigaren në fytyrë.
Pse?
Në këtë vit unë ndodhesha në burgun e Shkodrës. Isha i akuzuar për “agjitacion e propagandë”, “tentativë arratisjeje”, “tradhti ndaj atdheut” etj., për të cilat në vitin 1985 u dënova me 18 vjet burg. Para se të dënohesha, në vitin 1984, për hetues më erdhi pikërisht zotëria në fjalë, xhelati Agim Tirana. Ai më mori në pyetje dhe më tha: “Kush të futi në rrugën e krimit, o… nënën”. Unë ia ktheva me qetësi: “Gjithashtu, baba”. Ai u nxi në fytyrë dhe vijoi të më pyeste se ku më punonte babai. Unë i thashë sikur babai më punonte në minierë. Agim Tirana kërkoi që të dijë ekzaktësisht se në çfarë miniere dhe unë iu përgjigja se nuk e dija mirë, nëse punonte në Bulqizë apo Batër. Me kaq, ai doli nga Hetuesia, mori disa kolegë të tjerë me vete dhe u nis për te familja ime, në Milot. Atje kishte takuar kryetarin e Këshillit dhe i kishte kërkuar që të gjente tim atë, pasi kishte punë me të. Kryetari i Këshillit, gjithë frikë, por edhe plot habi, i kishte treguar që babai im kishte vdekur që në vitin 1967. Po atë ditë, Agim Tirana u kthye në Shkodër, ku kërkoi që të më nxirrnin nga qelia dhe urdhëroi të më rrihnin. Më bënë përshesh fytyrën dhe më thyen katër brinjë. Të nesërmen, pasi më la për disa orë që ta merrja veten në izolim, më nxorën sërish. Agim Tirana erdhi pranë meje dhe u kërkoi gardianëve që të më zgjidhnin. Më zgjati një cigare, që edhe sot ia mbaj mend markën, “Partizani”. Ma ndezi vetë dhe më tha që ta pija. E çova deri në gjysmë, ndërsa dëgjova zërin e Agim Tiranës që dha urdhër të më lidhni sërish. Cigarja më mbeti në gojë. Atëherë, ai erdhi përballë meje dhe ma hoqi nga goja. Me qetësinë e një krimineli të lindur, më pa thellë në sytë e mi të gjakosur nga rrahja dhe ma fiku në fytyrë.
Në ç’pjesë të fytyrës?
Ja, kjo në anën e majtë të hundës (tregon shenjën). Ndaj, kur e pashë Agim Tiranën, nuk rezistova dot. Isha gati që t’ia fikja njësoj cigaren në fytyrë.
Çfarë të përmbajti?
Nuk i kisha blerë akoma, por tani e tutje do ta ruaj gjithmonë një cigare. Xhelatët e diktaturës kanë përfituar nga toleranca jonë, nga humanizmi që kemi treguar ndër vite. Unë kam bërë 6 vjet burg. Do të kisha bërë 18, ose edhe më shumë, ose do të kisha vdekur nëpër burgje, në rast se nuk do të ishte përmbysur sistemi komunist. Më kanë pushkatuar xhaxhain, babain ma kanë dërguar në mal, ku edhe vdiq, na kanë djegur shtëpinë. Në total, janë qindra vite jetë që na ka marrë diktatura si familje dhe për to nuk po marrim asnjë lloj dëmshpërblimi. Ndërsa jam informuar për Agim Tiranën nëpërmjet llogarive që kemi bërë me shokët e mi bashkëvuajtës, se ai ka firmosur për 3 mijë vite burg si hetues në diktaturë. Secili nga ne ka nga një person që është dënuar nga ai, dhe Agim Tirana guxon e më denoncon mua, pse e shtyva. Se aq kam bërë, vetëm sa e kam shtyrë. Nuk e di se çfarë akuzash ka bërë ai, por nuk ka ndodhur ndonjë përplasje e madhe. Më mbajtën edhe nja tri ditë të tjera në burg për këtë dhe po ashtu si në rastin e Rusmalit, gjykata dha të njëjtin vendim. Do të paraqitem një herë në javë në Prokurori, por kësaj here të hënave. Ndërkaq, herën e dytë pata një avokate shumë të mirë, Vjollca Pustina. Ajo ndodhi rastësisht me punët e saj në rajon, madje debatoi me oficerët e Policisë dhe zgjodhi vullnetarisht që të jetë avokatja ime.
Pas Rusmalit dhe Tiranës, të enjten, datë 1 mars, jeni përplasur edhe me ministrin e Financave, Ridvan Bode. Tri incidente në më pak se dy javë. Pse iu kundërvutë Bodes dhe a nuk ju duket se tashmë e keni tepruar?
E kam tepruar? Jam shumë pas me realizimin e planit, nuk bëhet fjalë më për teprim. Ridvan Bode është ministri i Financave dhe si i tillë prej vitesh duhet të mbajë përgjegjësi për dëmshpërblimin e ish-të burgosurve politikë. Teksa ai po hynte në Parlament ne tentuam që t’i flasim për ta pyetur rreth këstit të stërpremtuar se çfarë po ndodh, kur do të jepen realisht etj. Ai as denjoi të na fliste dhe po ikte para. Dhe kur na foli, na ofendoi nëpër dhëmbë. Edhe ne nuk ia lamë mangët me fjalë, por nuk është se e kemi goditur. Jo se nuk duam ta qëllojmë tani e tutje, por që prej incidentit me Rusmalit, çdo të enjte oborri i Parlamentit po mbushet me forcat e rendit që po mbrojnë të gjithë deputetët. Pra, nuk i gjejmë dot vetëm që t’i rrahim.
Jeni bashkëshort dhe baba. Çfarë ju ka thënë familja juaj lidhur me incidentet e fundit?
Janë të lodhur dhe ata. Gruaja më tha me shaka që mos t’u kërkoj më dëmshpërblim qeveritarëve, por të kërkoj ndonjë dhomë pranë Komisariatit ose Gjykatës. Normalisht janë mërzitur, por edhe më kuptojnë që nuk ka rrugëzgjidhje tjetër. Fëmijët e mi u lindën dhe u rritën duke pritur dëmshpërblimin, me shpresën që të kemi një shtëpi së bashku. Të gëzojmë dhe ne një ditë.

106 Komente

Ca te thuash? Po ja le fjalen kulisheve te Berishes dhe PD-s.

Fantastike. Ju lumte Gjergj. Po beni punen qe duhet ta beje e gjithe shoqeria shqiptare. E keqja ka arritur deri aty sa fjalet dhe ligjet nuk funksionojne me. Goditeni kete shtet te ndyre.

sa majtas djathtas gjergj. jepini burra!

Te lumte palla, Gjergj.

Ku ngopen me grushta politikanet, ata duhen shfarrosur ne turren e druve!

Ta inkurajosh, s'mundesh dot. Për i "grusht ballit" Salibani të kalb burgjeve ose të fut plumbin.

Thjesht kam admirim për të. Forma më e mirë e kontestimit per atë realitet të fëlliq. Ka akoma njerëz që kanë i kanë kokrrat në vend. Ka akoma shpresë.

 

Respekte plako, tu bofte grushti top ene u bofsh si Braco di ferra. Intervista shume e kendeshme dhe e sinqerte. Me pelqeu dhe diskretitimi qe i ka bere ish hetuesit Agim Tirana. Keshtu duhet, kush di emra katilash ti publikoje dhe pastaj gazetaret mundesisht te na i publikojne edhe me fotot aktuale keto surater. E nese rastesisht do ti ndeshim ne rruge nje peshtyme/gelboqe edhe mund tia u hedhim. Ta fillojme me kete Agim Tirana, kush ka ndonje foto le te na i vendose ketu. 

kuazo, nuk e lexova mire dhe kujtova se e i the: u bofsh i forte si (Erjon) Brace...di ferra.smiley

mire mire, ne parlament ben behet trim ai se e di qe nuk e lene koleget apo rojet te konfrontohet.. po ne rruge eshte ndryshe ama.. ska roje atje.... kercet pungjishtja.smiley

I vogli smiley

Joo une nuk jam fare dakort qe te rrifen deputetet e akoma me pak hetuesit e monizmit!!!

Ho me mo, prape nuk mesova me rrejte une!!!!!

Eshte e veshtire te mos ndjesh simpati per Gjergj Ndrecen qe perdor shpullat te cilat jane nje mjet shume i ndershem, sado qe jo aq efikas sa duhet.

Gjergj Ndreca si Chuck Norris

Tjeter gjo eshte me i gjujt nje shpull mbas qafe apo bytheve, e tjeter gjo eshte me e hudh pertok si derr te felliqur. E pra, cunat e kon shtri pertoke ene kan qene tu e myt po te mos kishin ardhur trupat e sigurise mbretore. 

Ja ashtu I zgjdhni problemet si I ka hije races tone te lashte e fisnike ... me hu ne dore.

E thene keshtu me duket teper cinike. Grushtat e Gjergj Ndreces nuk kane asnje lidhje me zgjidhjen e problemeve me dhune.

Hahahaha!

Gjergji si The One Percent-i i Shqipnise! smiley

M'pelchen, m'pelchen!

Gjergj Okupusi i Tirones, ke Parku para Parlamentit!

Occupy sa te t'haje, tha! smiley

Nuk me pelqen kjo interviste sepse nuk zgjidhet gje me grushta: duhen kapur armet. smiley 

Ndërkaq, i është bllokuar veshi i djathtë. Ka probleme dëgjimi.

mos rrej o Gjergj, se veshin e ka hup ke burgu i pare...

ky burre flet si nga nentoka, s'e pengon asnje kompleks, asnje anesi, eshte njeri i thjeshte dhe shume me i qarte se te gjithe shkronjetaret. mua me ben per turp. shyqyr qe eshte, shyqyr qe jane keta njerez.

Druri ka dale nga xheneti...

HAHAHAHA....dmth.. I thua burgut hapu!!..tè enjten do ta fusin brenda pèrsèri...sa ju bèn rruga lart e poshtè parlament-burg,policve,deputetve, ministrave e zèvendès ministrave,drejtorve e drejtorve tè drejtorive etj etj...do i kishin blerè njè apartament Gjergjit e ishte mbyllur ky muhabet!!e pasi tè kenè rregulluar Gjergjin...tè fillojnè tè tjerèt tè vendosen nè radhè,me çfarè tu zè dora..e avash-avash njè grusht sot njè nesèr,brenda vitit rregullohen tè gjithè!!

te lumte dora e goja o rob zoti. jemi popull super legen. na vrasin e na presin, na shkretojne e varferojne cdo dite dhe ne i shohim keta plehra politikane me gjithe enturazhet e tyre sikur te jene yje te hollivudit. i shohim me gojen plot leng si qeni kur pret kocken...

te lumte or mik se po tregon qe ketu ne shqiperi jetojme ne nje pusete te qelbur dhe ti i ke ngritur kapakun ....

kom per ta ardh me ta dhon nji kafe e me ta shterngu doren. 

Legjendar,mendimi im esh ti rrah me keq se kaq,plotsisht e meritojne,deputete e avokate qe nuk kan marre denimin e duhur.
Haha per at komentin e Occupy,ata si ky te ishin,e jo ca Hippie qe e han bythve.

Futeni me prape ne burg kete tipin, se burgu i pare sja paska sjelle mendte ne koke. Seshte me koha e xhungles o tipi.

Hallall Gjergj. Nuk ka menyre tjeter vella, me kafshet si kafshe duhet sjelle. Je qe je, maj dhe naj gjys tulle n'xhep dhe shkarkoja Agim Tiranes apo kujt te doje palla ty. Shume ja ke zgjat (20 vjet) ktyne tipava. Po ta kishe lshu grushtin qysh para 20 vjetesh nuk do arrinte puna ktu sot. Me mire vone se kurre, mbase zgjohen edhe bashkevuajtesit e tu. Boll me qarravitje, gomarin e nxjerr vetem i zoti nga balta.

Jo ne xhep mer burre. Me qese letre nga ato te fruta-perimeve. E rras edhe poshte sqetlles sikur e ke buke, edhe te prifte e mara!

Megjithese ky sa duroi kaq, le te duroje edhe sa te fitoi PS-ja, se Edi e ka fut ne program zgjidhjen e problemit te te perndjekurve. Apartamentet do i shperndaje Ruci: cell-size. Plus nje bunker te vogel nga ato te artistikes, si dhurate per shtepine e re. 

Ose e mshtjell tullen me gazeten Bashkimi dhe u fut poshte sqetlles. PS-ja Gjergjit shum shum nej llogari Twiteri me discount mund t'i ofroje. Ruci nuk po ka shpi stabel per vete, nuk po di ku t'rrije, ke apartamenti i vjeter apo ke pallati i ri. Ka halle mileti, Gjergjit po 7 i rri sahati.

hallall grushti gjergj,  me duket nje zgjidhje e ndershme grushti.  e shikon tjetrin ne fytyre dhe anasjelltas....... 

...megjithate e kam nje dileme,,,.  Dilema eshte se si do te jete reagimi i peshqve nese grushtin e radhes do ta marre djali i xhelil gjonit apo i sul bushatit....   

Respekt, bile perulje. smiley

Sic tha dikush me lart, kete qe po bejne keta duhet ta bente gjithe shoqeria per ta, se kur injoron dhe le te vdesen si qen shtresen me te pervuajtur dhe me padrejtesisht te keqtrajtuar do te thote qe je(mi) shoqeri pa shtylle kurrizore, ose se paku pa ndjenja.

Dhe, ju thafte dora ama po ja dhate prap voten Berishes. Normal s'do ja jepni partise se Gramoz Rucit, po ose dikujt tjeter ose bejeni te pavlefshme me dicka deklamative te shkruar ne te.

Per mendimin tim z.Ndreca ka vepruar gabim. Per te gjithe ata qe mendojne qe "mire ia boni" une them qe me mire futini ca grushta vetes. Se NE e kemi fajin.

Ia futi me grusht Rusmajlit? I shkuli derrit nje qime! E di c`do derri?

E thame edhe tek tema e kaluar, qe me teper se elementi dhune qendron sensibilizimi i shoqerise qe Partia qe mori votat e te perndjekurve i perdori ata dhe i genjeu ne menyre mizore.

Ndarja fillon me nje grusht individi dhe perfundon me hedhjen ne kosh te ksaj organizate qe quhet PD, ku kelyshe te sigurimit dhe krimineleve ideologe diten me zgjuarsi jo vetem te mbijetonin ekonomikisht por te pasurohen. Te ishin pasuruar mbi profesionalizmin dhe aftesine ishte gjysma e te keqes, po perfitojne mbi shitjen e asteve dhe te pasurise te cilen e ngriten me djerse e gjak kjo shtrese te cilen e kane lene ne skamjen dhe moskujdesjen me indiferente dhe tallese.

Te jeni te sigurte qe Bode ka filluar te trembet me shume se Rusmaili qe hengri shpullen. Te keqen e shpulles kur mund te hash edhe ndonje shkop mbas koke, pasi nuk kane planifikuar "dhenien e shpagimit" me plumb, qe e meritojne kriminelet e tipit ATirana.

E lexova intervisten me shpresen se mos po dilte emri i Pjerit si disident por asgje per Pjerin. 

E cuditshme!

Tek keta 600 te gjallet, Sala mbeshtet gjithe dialektiken antikomuniste, sikur t'i dalin kunder te gjithe, Sala humb kalin e betejes.

Prandaj z. Gjergj ka kapur nje tel shume te rendesishem, ku jo gjithe policia e shtetit, po mire qe s'ka zbarkuar gjithe qeveria tek rajoni nr1.

Ka kuptuar qe eshte i paprekshem e ben mire qe ia ka nise me radhe atyre qe jane ne pushtet. Sot per sot, ky eshte robi pa rroba shteterore me i pushtetshem ne Shqiperi.

 

 

Po ky kur e ka radhen.....??????

 

Një kryeministër zvarrë pas vdekjes
  

Nga Iliran Blloshmi

Nuk do isha ulur të shkruaja këto rreshta po të mos ndjeja keqardhjen për shqiptarët. Në rrethanat kur Shqipëria është një vend i vogël, pothuajse pa infrastrukturë, me një kapital njerëzor që po i varfërohet çdo ditë, dhe me një shoqëri as të motivuar, as të frymëzuar për të ardhmen, më duket se nuk ka vend të flitet me bujë për sovranitet. Gati 1/2 shqiptareve janë pa pune dhe afërsisht 1/3 e popullsisë jeton e izoluar. Zoti kryeministër, sa herë shikoj dhe dëgjoj për lirinë e fjalës me kujtohet filozofi Theodor Adorno në një ese të shkruar në vitin 1949 ku shprehej se “Të shkruash një poemë pas Auschwitz-it është diçka barbare”. Atyre viteve bota po zbulonte, pak nga pak e dëshmi pas dëshmie, tmerrin e persekutimit të hebrenjve evropianë nga Nazizmi dhe eliminimin e tyre masiv në kampet hitleriane të shfarosjes. Ndonëse edhe sot e kësaj dite komentatorët nuk janë marrë vesh për çka dashur të thotë pikërisht Adorno me atë aforizëm, shumëkush mendon se kuptimi ka të bëjë disi me pamundësinë për të krijuar dhe shijuar art optimist pas katastrofës njerëzore të Luftës II Botërore.

Zoti kryeministër, nuk dua që të flasësh për ekonomi, nuk dua të flasësh për sistem drejtësie, nuk dua as të flasësh për takimet e tua me liderët e botës, por dua të shpëtosh shqiptarët nga kjo fakeqësi ka pllakosur vendlindjen time dhe tënden bashkë, nuk dua tu besh keq këtyre njerëzve dhe pse një numri të madh njerëzish u ke bërë një të keqe të pamasë, ke shkatërruar kushedi sa familje, ke detyruar turma të tëra bashkëpatriotësh të braktisin atdheun, ke zhytur në zi një numër të pallogaritshëm vatrash, ata që ti i quaje armiqtë e tu i përndoqe pa mëshirë, Shqipëria ime po vdes e sëmurë, duke vuajtur dëbimin, komplikimet e imunologjisë, efektet e tmerrshme dytësore të kurave që përpiqesh të injektosh ne vendin e shqiponjave qe shqiptaret e duan, organet e saj po shuhen një nga një, aftësitë e saj po e humbasin shkëlqimin që i karakterizonte, lëngjet dhe aromat e saj po grumbullohen në qeska plastike.

Në këto momente, para se ty të të bëjnë një injeksion për të të qetësuar sadopak dhimbjet e padurueshme që ke, a e ke kurajën të thuash se pendohesh? Për udhëtimet nëpër botë, për pallatet e mrekullueshme, për makinat 700 mije euro, për luksin e hoteleve me pesë yje dhe darkat madhështore të Shtetit… A e dëgjon dot popullin tënd, tani, që është në pikë të hallit?… Apo mendja jote nuk jeton më në atdheun tënd, je në tjetër botë, shumë larg, ndodhesh mes njerëzish që nuk i njeh…

Po, është e vërtetë se je në strehën tënde të ngrohtë, midis një bande kopukësh, të cilëve u ke dorëzuar vendin tim, çastet e tua të fundit dhe tragjike po i kalon midis rrufjanëve dhe gënjeshtarëve, midis lajkatarëve të oborrit tënd, të cilët të shfaqin “dashuri” vetëm sepse u ke dhënë para dhe pushtet. Ndërsa vendin tim e ke lënë në mëshirë të fatit.

Zoti kryeministër, kjo qeveri u mbyll ashtu siç dhe nisi. Në të dyja rastet ishte një rrufe në qiell të pastër. E lëvizur brenda këtyre dy ekstremeve identike, ajo zbuloi kotësinë e vet, paqëllimësinë, inkoherencën, duke përvijuar në historinë e shkurtër të politikës shqiptare dështimin më spektakolar të një lideri, i cili politikbërjen e mbështet në gjenerimin e konfliktualitetit dhe absurditetit. Kam përshtypjen se tani e ke kuptuar që je gabuar, sepse besove në një përrallë rrugësh, e pandehe veten revolucionar… të pavdekshëm, e bashkove veten me të vdekurit, me heronjtë e tu, me fantazmat e tua, të cilët besove se ishin gjallë, me Bolivarin, me Çenë, me Fidelin, me Marksin, të cilët nuk i njohe kurrë, por që i lexoje e i rekomandoje ata…

Ecja pas të vdekurve të çoi te magjia dhe magjistarët, u fute e rrëmove varret për t’iu blatuar një rrethi demonësh e shpirtrash të këqij që tani të shoqërojnë… A e ndien praninë e tyre aty ku je, i izoluar nga Perëndimi dhe BE? A e ndien se si vijnë të të vjedhin, të të grabitin edhe shpirtin, të vetmen gjë me vlerë që ke pasur në jetë, por që aq keq e fute në lojë me errësirën dhe të keqen? Epo tani, zoti kryeministër, dua të të them edhe këtë: tani do të ngelesh në histori si një tradhtar dhe burracak, sepse nuk u korrigjove kur pate mundësi, por e le veten në dorë të fudullëkut tënd, të idealeve të tua të marra, të ideologjisë sate të dështuar dhe hoqe dorë nga gjërat më të çmuara, nga liria jote dhe nga liria e të tjerëve, harrove se vetëm liria bën njerëz.

Ndonje te re nga Mero Baze, alidems? I ka rene pak vrulli, energjia me duket mua. Asnje Skandal !!!!, asnje Skup!!!, asnje E Fshehte e Zbuluar!!! Ndoshta gabohem.

po sa i mçefet qe je dhe ti, edhe ty ta ka qefi me e lexu Meron, po bo si carderr se nuk ta ma nga komandanti...eeeee

naaah Mero s'di te shkruaje. Mund te sajosh, por duhet pak doze humori. Ai s'e ka.

 po eshte njeri serioz daku, nuk mund te zgerdhihesh me te...... Ai e ka ... nje llaf nje gozhde.....

po eshte njeri serioz daku

smiley (smile ketu) rrofsh

Mero eshte nje skuth i keq.E ndjen se po afrohet pushteti i te majtes dhe po modifikon qendrimet per te qene sa me afer tortes.

Anti-politika eshte e keqe dhe e rrezikshme. Me mire politikan te keqinj se pa politikan.

Te pamjaftueshem grushtat e Gjergjit, sado simbolike.

Politikes ne Shqiperi, por edhe ne mbare boten i mungojne "grushtat", ndaj edhe eshte bere strofkulla me e mire e gjithfaresoj horrash.

"Nje popull delesh meriton nje politike ujqerish."

Halli eshte se nuk dalin numrat per te nxjerre me deputet ne Tirane e Durres nga PD.. pa per kte ky ti rraje te gjithe po deshi, nuk i prish njeriut pune... vetem voten mos t'ja jap Topit me gjithe fis se ja bejne hallall..smiley

 

Well done smiley

si quhen ato te ping-pongut ... pallaska(?) keshtu i paska duart dhe ky, hallall

Jam shume dakort me Gjergjin.

Bile do te isha dakort qe keto te fillonin qe ne 1991,kur te burgosurit te rrihnin hetuesit dhe torturuesit.

Do te na benin nje nder te madh,se do te shkaterronin PS-ne dhe do te pastronin PD-ne.

Cuditerisht shumica e perkrahesve te Gjergjit ne kete artikull jane ata qe shajne Sali Berishen,por mbrojne Gramoz Rucin apo bijte e atyre qe vrane e prene DIREKT kete popull dhe tani kane mare kryesine e PS-se.

Ky popull shpeton vetem nese PS-ja shkaterrohet me nam dhe nishan dhe PD-ja pastrohet nga hafijet e sigurimit.

Gjergji po ben dicka pavaresisht se me 20 vjet vonese,po ju cpo beni?Apo prisni twiterin e radhes se krietarit?

 

Ne??? Ne presim qe te luftojne dhe te fitojne Gjergjat dhe ne te ulemi ne kolltuke..... siç ka qene dhe do te jete gjithmone ne jete te jeteve......smiley

na e hap pak horizontin, na trego se cfare krimesh ka bere Gramoz Ruci. Se direkt kete popull e preu sali beu mu ne mes te bulevardit.

 

Te duartrokasesh kete artikull do te thote te duartrokasesh zhdukjen e shtetit. Fatkeqesisht ne ate drejtim po shkojne punet. Sillni mbrapsh duelin them une. Nje te gjuajtur me dorashke cdo deputeti "I demand satisfaction"

po a mundet ky i vetem ,me grushta ta zgjidh problemin?!po pse nuk revoltohen te gjith ish teperndjekurit?ne fakt i gjith populli po perndiqet nje her nga komunistet roze ,dy her nga komunistet blu

me vjen mir qe me ne fund ish teperndjekurit e kuptuan lojen qe beri shteti me ta 21  vjet,

Ndersa une do ja jepja pa frike voten nje politikani qe do kishte kurajon te thoshte boll me, nuk ka demshperblime per te perndjekurit. 

Nuk mund te taksohen 22 vjet pas renies se sistemi nje klase punetore qe ose ka qene ne fillesat e saj ose nuk ka qene ende ne pune gjate sistemit komunist, per te paguar demet e bera nga nje sistem me perpara. 22 vjet me vone do te thote qe ka patur kohe qe tani kane mbaruar universitetin njerez te lindur pas renies se sistemit, nqs njerezit nuk jane ri-integruar ne shoqeri mbas gjithe kesaj kohe, atehere mbase duhet te shohin dhe veten ne pasqyre. 

E di qe eshte tejet cinike, po eshte nderkohe dhe e verteta. Eshte gjeja me e lehte te taksosh te tjeret per te blere vota. Lider i vertete eshte ai qe i thote boll kesaj situate. 

jo, jo lider i vertete eshte ai qe ne formen e supertaksave fillon e u merr nje pjese te parave te gjithe ketyre borgjezeve te rinj qe nepermjet evazionit fiskal, korupsionit dhe kriminalitetit kane arritur qe brenda periudhash shume te shkurtera kohore te behen miljardere.  

edhe ai lider eshte, po ketu po flasim per gje tjeter berbero, qendro ne teme

Endrit, qenke nje coce locie, sa nuk e ben nena.

Te ta shpjegoj vertem anen ekonomike:

Nuk ka asnje politikan ose parti politike qe te mohoje punen e te burgosurve dhe persekutuarve politike nen regjimin e dkitatit. Pse?

Sepse kane dhene kontribut te pa paguar ne ndertimin e veprave hidro qe ti ngrohesh dhe paguan 60cent/kw.

Sepse kane ndertuar kryesisht te gjithe banesat 2-4 kateshe per strehimin edhe te kopukeve te diktatures dhe ndersa ata nuk jane paguar, trasheguesit ose shoqeria i perfitoi ato ndertesa per 5 cent/m2.

Kane bere rruget, thare kenetat, bere tarraca ne kodra, etj. dhe nuk jane paguar per 40 vjet pune.

Kane punuar dhe nuk jane paguar ne miniera dhe kampe ku nxirrej mineral dhe qymyr per shitje, dhe per ngrohje.

U eshte privuar ushqimi dhe arsimimi ne krahasim me pjesen normale te shoqerise. Kjo gje ka pasoja te dukeshme sot.

Te te bej nje pyetje: Perse u desh te paguhej borxhi kinez ne demokraci ndersa e kishte marre dhe e kishte detyrim diktatura? Kinezeve duhej tu paguhej detyrimi financiar, po pjeses tende te popullates nuk ka detyrim ti shlyesh borxh te pa paguar, ndersa perdoron akoma produktin e saj? Perse nuk duhet tu lidhet nje "Pension Detyrimi", ndersa eshte paguar dhe paguhet "Pension Mirenjohje" per mijra veterane te L.NC.

Shperblimi qe u eshte akorduar jo vetem qe eshte tallje por edhe ironizues. Pa llogritur kestet qe ata duhet te benin revolte sepse eshte nje lloj denimi sekondar.

Ky eshte nje pjese e diskriminimit material, ndersa morali eshte tjeter, dhe ti nuk e kap dot si pagator regjimi post-diktature.

 

keiendi

Ka punuar e gjith Shqperia jo vetem te burgosurit politik, prandaj mos ja fut asaj kot. Ata qe jan pendjekur politikisht dhe padrejtesisht nga shteti duhen rikompesuar dhe pike. S'ka rendesi fare sa kohe kalon edhe sikur mbas 100 vitesh, vitet e bera ne burg padrejtesisht ata nuk ja kane borxh ketij shteti, prandaj te rikompesohen, ne menyre qe ky shtet kurr te mos denoje me njeri padrejtesisht. Gjithashtu te rikompesohen edhe familjaret e Gerdecit, edhe te te vrareve te 21 janarit, te gjith ata qe kan vuajtur nga padejtesiste  e ketij shteti te kompesohen nje me nje. Nqs taksapaguesi popull shqiptar paska mundesi te pasuroje me miliarda te koruptuarit ne krye te shtetit dhe qeverise, do e gjej edhe aq fuqi te kompesoje ata per padrejtesite ndaj te cileve eshte edhe vete fajtor.

Me vjen keq nuk paske kuptuar asgje nga ato qe shkruajta me siper. Flitet per pune te pa paguar fare, pune e detyruar do te thote pune vetem per te marre tasin e supes per te mbijetuar, ndersa te tjerat shkojne per llogari te shoqerise.

Te gjitha kane punuar, po sigurisht, por kane patur nje pagese sado te vogel, dhe kane patur nje strehe, sado te keqe, pastaj kane patur mundesi te rrisin femite prane familjes si dhe ti arsimojne sipas mundesive. Ky pra ishte ndryshimi material.

Vllai ndryshon kampi dhe burgu me qytetin komunist, edhe me fshatin kolkoz. Nese beson ndryshe me jep shembullin e Fatos Nanos qe morri "te tera padrejtesite" qe iu bene, nje per nje, dhe ne cash.

Dakort jam,  mendova se the vetem keta kan punuar asokohe. Keta kan qene padyshim me te vuajturit nder te vuajturit. U eshte ber nje padrejtesi nga shteti shqiptar e duhet te vihet e vend. PIKE.

Po lere ate llafazanin te meditoje ...Pune e Papaguar ....

20 mijje ushtare nga dy vjet m evit pas viti  ..me nje tas fasule e gote cai ...Pune e papaguar .

Ng ca palo Hektare toke ne shqiperi qe mbillej BATHE ne qindramije hektare nga fshataresia ...Pune e papaguar .

lere llafazanin te meditoje se i duket se thote ndonje gje me mend, si analist sdhe ka zbuluar terra icognitto smiley

Cdo shoqeri normale e ka per DETYRE te shperbleje kategori njerzish , te Ndeshkuar Padrejtesisht .Te specifikuar jo sipas kesaj Formule Mashtruesisj por sipas Dinjitetit te Individit

Mor sigurims i qelbur, vrastar deri ne kocken tende plot ostoporoze, duhet te dish qe te gjithe kemi bere ushtri e kemi bere bunkere e tunele, e nuk thote kush qe nuk ishte ide idiotesh e pune hajvanesh, e pa paguar.

Por mor komunist qe ha buken e grurin amerikano verior, ate qe ke beshtyre tere jeten tende, duhet te mos na thuash dengla per 2-3 vjet ushtri, sepse ketu flitet per "lavoro sforzato" 10-15-20 vjecare per ata qe kane mbijetuar sepse per te tjeret, ose u jane tretur kockat, ose nuk u dihet as ne cfare gropash pa emer jane.

Mor sigurims i qelbur, vrastar deri ne kocken tende plot ostoporoze

smiley

Po ti ca pret, pret mirekuptim nga tipa te tille per te perndjekurit? smiley

oupps smiley

Jane "deme lufte" Endrit. Duhen paguar nje me nje. Demet e luftes nuk i paguajne vetem ato qe e humben, por femijte e tyre, niperit e tyre. Brezi jone s'ka asnje lidhje apo pergjegjesi, por ne jemi neshtetas shqiptare. Mbartim kredite e borxhet e shtetit shqiptar. Nuk mund ti lash duart duke thene, qe ne nuk jemi pergjegjes. Ne trashegimi, trashegon pasurine, por dhe borxhet. Nese shteti shqiptar ka dhunuar njerez, eshte e drejte qe keta njerez te demshperblehen.

Po te pergjigjem ty, duke iu pergjigj dhe keiendit me ate rast.

E para keiendo dhe e me e rendesishmja, ulu e qetesohu, une e pranoj vete qe ajo qe them nuk eshte e rehatshme e mund te duket dhe cinike. Nuk ke nevoje te fillosh te shash. Aq me teper qe besoj se po te pyesesh njerezit e te dyja kraheve ne kete blog, e dine qe une te pakten nje reagim dhe kunderreagim ndaj argumentave te mia e kam menduar gjithmone. Edhe kur them dicka kontroverse, qe ketu kam shkruajtur jo rralle, me shume gjasa ja kam bere vetes ato pyetje qe hidhesh per te mi bere ti. 

Te marrim disa nga gjerat qe thua. Kane punuar, e kjo pune duhet paguar. Ora e ka permendur drejt fare ate qe do thoja une. Pse vetem ata kane punuar? Po ja psh prinderit e mi i kane harxhuar tere verat e rinise neper aksione, nga Mati e deri ne Pogradec. Ashtu jane njohur biles. Sa here qe kemi dreka familjare, xhaja, daja te gjithe keto muhabete bejne aq sa te merzisin. Nga kjo del qe te gjithe i paskemi borxh te gjitheve, pra dalim te lare. Ti ke ndonje vleresim se sa me shume pune kane bere keta te persekutuarit, se une per vete nuk di te kete? Po duke qene se ke patur tere rinine neper aksione vit pas viti nuk besoj qe vellimi as te perafrohet. 

Me pas ne te dyja komentet permend faktin qe te tjeret gjithsesi jane vleresuar, keta hic fare. Ne fakt nuk eshte e vertete. Ne mandatin e pare te Berishes te persekutuarit kane marre lloj-lloj favoresh. Jane futur pafund me lista neper universitete. Nje pjese e atyre plepave qe mbaruan juridikun per nje vit ishin te gjithe te persekutuar. Shume familje komuniste qe kishin nje lloj stature jane larguar nga shtepite e tyre (kam pas fqinj, mos me thuaj kot jo) dhe u jane dhene te persekutuarve. Pra ato shperblimet qe u jane mohuar atehere ne nje fare menyre u jane dhene pas viteve 90. Tani, ka patur abuzime me ato lista? Plot, po c'faj kam une qe duhem taksuar dy here ne nje menyre ose tjeter per te shpaguar te njejtat borxhe??? Une jam dakort qe ata per nje fare periudhe pas renies se sistemi te kishin ca favore, po kur akoma mendon qe 22 vjet me vone kerkojne lista universitetesh etj etj, kjo eshte me te ik zari. 

Komenti i trete qe thote dhe hunteri, ekuivalenca me borxhin. E para sic te thashe, po te fillojme me kete llogari te gjithe i kemi borxh te gjitheve, dhe edhe ky borxh nje pjese eshte shpaguar. E dyta, dhe me e rendesishmja ne lidhje me komentin tend, ne fakt jane jo te pakta rastet ku vendet qe ndryshojne regjime o u jane eleminuar o u jane ristrukturuar ne nje forme borxhi per tu bere me te perballueshme. Mendo Jugosllavine apo shtete te Amerikes Latine, Gjermanine pas luftes etj. Kshuqe problemi i sistemit qe ka krijuar borxhin eshte i mirenjohur dhe ne financat publike. Nqs provon dicka me kete shembull provon ate qe them une, se nuk mund te mbash pergjegjes nje brez qe nuk ka marre pjese ne krim. 

*Ajo c'ka me intereson akoma me shume mua ne fakt, nga e gjitha kjo, eshte se problemet e komunizmit (dosjet, te persekutuarit, kush ka qene bllokmen e kush jo) jane ceshtje qe e mbajne mbrapa shoqerine. 22 vjet me vone ne kemi plot halle te sotmet per te zgjidhur. Pse pushteti politik eshte perqendruar ne dy duar, si te krijohen institucione te pavarura, si te ndryhsojme elitat, si duhen bere investimet publike etj etj. Keto jane ceshtjet qe jane thelbesore per ne. Ndersa sa here qe dyshja e forte kapet keq, hap nje nga keto temat dhe shperthejne emocionet. 

Ne radhe te pare dua te them, qe une nuk mendoj aspak, qe koment yt eshte budallallek apo cinik.

Per sa i perket demshperblimeve, favoreve, privilegjeve as diskutohet, qe sa here shteti vendos te shperndaje pasuri ka abuzime. Psh nese ne 10 vende te lira ne universitet, ministria e arsimit vendos ti rezervoje 30% per femite e persekutuarve, atehere personi i 8,9,10 ne klasifikim penalizohet pa te drejte.

Per sa i perket punes te borxhit, qe shteti shqiptar ka kundrejt viktimave te tij ai mbetet borxh. Vendimi per ta paguar apo mos paguar (ristrukturuar), sepse eshte i paperballueshem, eshte vendim politik. Por ky eshte hap i dyte. Ketu hyn politika. Te vendosesh ta shlyesh apo jo eshte vendim politik, por ekzistenca e tij nuk eshte vendim politik. Psh kete vit, me sa kam lexuar qeveria ka vendosur te rrise fondin per demshperblimin e te persekutuarve nga 1 miliard qe ishte parashikuar ne 3 miliard. Kjo do te thote, qe ne buxhet do te shpenzohen 2 miliard me pak per shkolla, spitale, rruge, etj. Per mua eshte ne rregull. Per ty ndoshta jo. Sidoqofte e kuptoj arsyetimin tend.

Kjo do te thote, qe ne buxhet do te shpenzohen 2 miliard me pak per shkolla, spitale, rruge, etj. Per mua eshte ne rregull. Per ty ndoshta jo. 

Shume dakort, kete doja te thoja dhe une me pak fjale.  

Ajo c'ka me intereson akoma me shume mua ne fakt, nga e gjitha kjo, eshte se problemet e komunizmit (dosjet, te persekutuarit, kush ka qene bllokmen e kush jo) jane ceshtje qe e mbajne mbrapa shoqerine. 22 vjet me vone ne kemi plot halle te sotmet per te zgjidhur. Pse pushteti politik eshte perqendruar ne dy duar, si te krijohen institucione te pavarura, si te ndryhsojme elitat, si duhen bere investimet publike etj etj. Keto jane ceshtjet qe jane thelbesore per ne. Ndersa sa here qe dyshja e forte kapet keq, hap nje nga keto temat dhe shperthejne emocionet.

Shume, qamet shume driteshkurter.

Nuk dua te te paragjykoj si pa ndjenja kur thua "boll me" per komensimin e te perndjekurve. Por, dhe kjo lidhet me keto qe thua, si mund te habitesh ti njeri, me sy e veshe, qe pas 5 dekadash krime monstruoze ku mijera njerez u vrane e dhjetra mijera u torturuan burgjeve dhe internimeve pa kurrefare arsye, qe akoma dhe sot keto tema ngacmojne emocionet e njerzve?

Akoma dhe sot thua? Po pse sa shekuj kane kaluar? Po keta viktima, packa se pakica tashme, jane ende gjalle. Cfare ti themi ne ketij Gjergjit, po ike ore ti vri veten dhe mos na ca trapin me jeten tende se Endrity ka vetem hallin e partise socialiste dhe te problemeve moderne?

Driteshkurte se nuk e shikon lidhjen me keto qe proklamon ti si problemet me te rendesishme. Po si mundet te krijosh ti demokracine dhe politiken moderne shqiptare keshtu sic e do si fyell pa palce kurrizore? Ankohesh per ceshtjen e hapjes se dosjeve si ceshtje te vjeter, po me ke do ta bejme politiken e re, me Rucin dhe rucerat qe jane ne ps e pd e ne profesionin e drejtesise, si ai krimineli qe i digjte cigaren ne lekure ketij viktimes qe te bezdis ty, e qe sot eshte akoma avokat?

Pastaj si mund te thuash boll me, boll me cfare? Cfare ka bere shoqeria dhe shteti shqiptar keto 22 vjet, jo vetem per keto viktima, po per te gjithe (hapja e dosjeve dhe largimi i xhelateve nga administrata, etj i perkasin te gjitheve, jo vetem ketyre), qe ti po thua boll me?

Nuk eshte demshperbilimi financiar me i rendesishme (anipse njerzit duhet te hane qe te jetojne) sesa eshte mungesa e hapjes se dosjeve dhe pasiviteti i shtetit shqiptar te ketyre 22 vieteve per te vendosur sadopak drejtesi per (dhe shkeputje nga) krimet monstruoze komuniste.

Duhet te kerkosh llogari pse kane kaluar 22 vjet dhe s'eshte bere pothuajse asgje, jo te thuash boll me se kane kaluar 22 vjet.

Nuk mund te shpresojme qe thjesht kalimi i viteve te shplajne nga memorja e njerzve dhe historise 45 vjet histori monstruoze te te sherojne vetvetiu plaget e asaj kohe. Kjo do ishte me keq se pasiviteti, do ishte te shpallnim impotencen si flamur kombetar.

Qofsh me jete Gjergj Ndreca. Kam frike se jeten qe nuk ja mori Enveri, do ja mari regjimi Saliut. Fjalet e ketij njeriu me shpirt te madh nxjerrin ne drite nje te vertete te hidhur: Te perndjekurit i masakroi regjimi Komunist burgjeve dhe i la te vdisnin ne skamje regjimi i neokomunisteve te Saliut.

 

Shpresojme qe te pakten ky Gjergji te mos filloje te perdori twitterin se pastaj na mori vertet lumi!

mendoj qe fisnikrine e vuajtejeve te tyne, do e nxirte  ne pah, nese do ta perfaqsonin ket shterse,njerez si Fatos Lubonja,Visar Zhiti,Daut Gumeni,Bashkim Shehu e ndonje tjeter, dhe jo njerez ordiner,mendoj une.

Ish-i burgosuri politik arrestohet pas intervistës në gazetën “Panorama”

Dëshmia në polici: Tani e tutje, politikanët të kenë kujdes.

Ish i burgosuri politik, Gjergj Ndreca, protagonist mediatik gjatë dy javëve të fundit për shkak të përplasjes së tij fizike me politikanë, është shoqëruar sërish dje në polici. Ai është mbajtur për disa orë në ambientet e Komisariatit Nr.1 në kryeqytet, ku sipas tij është pyetur për deklarimet e ditës së sotme (djeshme) në gazetën “Panorama”.

“U konfirmova oficerëve që më morën në pyetje atë çfarë kam deklaruar në intervistën për gazetën tuaj. Në seancën e së enjtes, zoti më dhashtë forcë, se do të qëlloj një tjetër ministër që ‘ia kemi vënë syrin’. Po nuk na doli ai, kë politikan të arrijmë të gjejmë pa mbrojtje, do ta qëllojmë me grushte”, tha Gjergj Ndreca për gazetën “Panorama”, pas lirimit nga komisariati.

Sipas tij, oficeri ka këmbëngulur që të dijë emrin e ministrit, por ai nuk ia ka treguar. Ish i burgosuri politik dukej edhe më agresiv pas lirimit, duke pretenduar se i kishin telefonuar ende pa zbardhur drita për t’u paraqitur në komisariat. Ndërkohë, efektivët e policisë së Komisariatit numër 1 deklaruan se “shoqërimi i Ndrecës erdhi në bazë të vendimit të gjykatës, e cila ka dhënë masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ për dhunën e ushtruar ndaj deputetit Ilir Rusmajli dhe avokatit Agim Tirana, si dhe nisje të procedimit penal në gjendje të lirë me akuzën ‘fyerje e kanosje për shkak të detyrës të zyrtarëve të lartë shtetërorë’, për rastin e ministrit të Financave, Ridvan Bode”. Por ky version i policisë është hedhur poshtë nga Ndreca, i cili thekson se është pyetur vetëm në lidhje me intervistën e dhënë për gazetën “Panorama”, ndërsa ia kanë vënë edhe gazetën përpara.

“Asnjë pyetje nuk më është bërë rreth incidenteve të mëparshme dhe nuk është e vërtetë që jam shoqëruar për ‘detyrim paraqitjeje’, sipas vendimit të Gjykatës. Orari që më ka vënë gjykata është vërtet çdo ditë të hënë, por në orën 12:00. Ndërsa nga komisariati më kanë telefonuar rreth orës 6:00 të mëngjesit, aq sa m’u trembën dhe fëmijët. U thashë që të presin sa të vishem dhe se do të shkoja vetë në komisariat. Kur u futa brenda, në një prej zyrave më vunë përpara gazetën ‘Panorama’ dhe nisën të më pyesin rreth intervistës. U thashë disa herë që u përmbahem deklarimeve të mia, por u kërkova që të shënojnë edhe diçka tjetër: Deri tani i kemi ofenduar politikanët, u kemi dhënë ndonjë grusht. Por tani e tutje të kenë kujdes, pasi do t’i vrasim. Do të marrin plumbat në ballë dhe funeralet do të kenë punë për 140 ditë me radhë”, thekson Ndreca, i cili mban edhe postin e sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës për Rehabilitim, Drejtësi dhe Dinjitet. Ai shton se nuk ka dijeni se çfarë ka shkruar zyrtarisht oficeri i policisë që e ka marrë në pyetje, pasi nuk i kanë dhënë kopjen e deklaratës. “Unë iu përgjigja çdo pyetjeje dhe në fund firmosa, por pa e lexuar. Më pas u kujtova që t’i kërkoj një kopje, për të qenë i sigurt se nuk më janë lëvizur shprehjet e mia, por nuk ma dhanë. Nuk e zgjata shumë, ngela ca kohë vetëm dhe pastaj rreth mesditës më lëshuan”, tregon Ndreca vetëm pak minuta pas lirimit.

Ndërkaq, rreth tij u mblodhën dhjetëra ish të burgosur politikë, disa prej të cilëve nga rrethet. I tillë ishte edhe Destani nga Devolli i Korçës, nipi i ish të burgosurit politik me 43 vite, Sami Dangëllisë, i cili sapo e pa Ndrecën i kërkoi që ta bënte dorën grusht dhe më pas i kërkoi leje për ta puthur. “Po puth grushtin që qëlloi Rusmajlin”, tha ai, ndërsa të njëjtin veprim nisën të bëjnë të gjithë ish të dënuarit politikë me radhë. Nga 20 të tillë që ishin një ditë më parë rreth tavolinës, dje ishin dyfishuar pas lajmit për shoqërimin e Ndrecës.


Destan Dangellia, ish- i persektuar politik nga Devolli, duke puthur grushtin e Gjergj Ndreces, dje pas lirimit nga policia

 

 

 

Gjergj Ndreca vijon rrëfimin për incidentet me deputetët e PD-së

(Vijon nga numri i kaluar)

Nuk beson te asnjë lider partie në Shqipëri, se do t’u mundësojë dëmshpërblimin real ish të burgosurve politikë. Paralajmërimi i Gjergj Ndrecës për të rrahur çdo politikan, nuk bën dallime sipas ngjyrave të partisë. Pas goditjeve që i bëri deputetit të maxhorancës Ilir Rusmajli, avokatit Agim Tirana dhe fyerjet ndaj ministrit të Financave, Ridvan Bode, ai ka hartuar një listë rrahjeje, në krye të së cilës gjendet një ministër. Në numrin e djeshëm të gazetës “Panorama”, Gjergj Ndreca sqaroi me detaje të tri incidentet e mësipërme, por nuk bëri të ditur emrin e titullarit, në mënyrë që të mos u dekonspirohet plani. Sot, në vijim të rrëfimit, ish i burgosuri politik që ka kaluar 6 vite pas qelisë për “agjitacion e propagandë dhe tentativë arratisjeje” nga 18 që ishte dënuar gjithsej, guxon sërish të sulmojë majat më të larta të shtetit dhe politikës. I liruar nga burgu para kohe për shkak të ndërrimit të sistemit, Ndreca ka vënë veton për politikanët e sotshëm: “Të valojë druri”!
 

 Ju po sulmoni vetëm politikanë të PD-së. Po të PS-së?
Nuk do të kursejmë asnjë politikan, i çfarëdo partie qoftë. Çdo të enjte do t’i presim teksa hyjnë në Parlament dhe shpresojmë që ndonjëri të drejtohet më këmbë drejt hyrjes. Të gjithë deputetët janë fajtorë për mosdëmshpërblimin tonë. Jo vetëm këta që janë në pushtet dhe që po vonojnë këstin, por edhe këta të PS-së që po heshtin për vonesën. Kohët e fundit kanë qenë të shqetësuar vetëm për miratimin e ligjeve “Për homoseksualët” ose “Për ligjërimin ose jo të prostitucionit”. Ndërsa për ne, që kemi ndërtuar veprat më të mëdha në vend, nuk kujtohet njeri. Ish të burgosurit politikë kanë lënë gjakun në tharjen e Kënetës së Maliqit, ndërtimin e kompleksit “Shallvare”, Sodën Kaustike në Vlorë, Uzinën e Rafinimit të Naftës në Ballsh, fabrikën e Çimentos në Fushë-Krujë, tharjen e kënetës së Thumanës, të Torovicës, ndërtimin e aerodromit të Kuçovës, kanalin Peqin-Kavajë, stadiumet kombëtare “Qemal Stafa” dhe “Dinamo”, Uzinën e Superfosfatit në Laç, uzinën e arit në Rubik, fabrikën e pasurim-bakrit në Reps, kombinatin tekstil “Stalin”, minierat e Bulqizës, Spaçit, Qafë-Barit etj. Në të gjitha këto vende, të burgosurit politikë kanë varre. Ne të mbijetuarit u konsideruam me fat që nuk vdiqëm, por sot po vuajmë për bukën e gojës. Me këto ligje çalamane për dëmshpërblimin e ish të burgosurve politikë, na është zbritur vlera e letrave me vlerë dhe vlera e shtëpisë. Ende nuk është shfuqizuar as ligji i mëparshëm, ai që na i ka dhënë shtëpitë falas. Unë ndërkohë jam duke paguar shtëpinë, që dikur ma dhanë falas. Zëre se jam me qira. Njësoj është.
Pak ditë më parë, kreu i PS-së, Edi Rama, organizoi një tryezë pikërisht me shtresën tuaj, duke propozuar skemën për dëmshpërblimin. A i besoni skemës së tij?
Kemi 20 vjet që shohim skema, skica, shkarravina. Nuk duam më premtime, duam vepra. Ai, ashtu si politikanët e tjerë, të mbajë përgjegjësi për vonesat e deritanishme të dëmshpërblimit. Nuk u bë dje kryetar partie Edi Rama. Tryezën e ka organizuar se e kupton që po afrohet koha e zgjedhjeve dhe po parapërgatitet që të kërkojë votat e ish të burgosurve politikë. Si ai bëjnë të gjithë kryetarët e partive çdo katër vjet. Tani na kanë dalë dhe nja dy turistë të tjerë që po flasin lart e poshtë për parti të reja. Edhe ata po kërkojnë votat tona.
Kur thoni “dy turistë”, për kë e keni fjalën?
I pari është Bamir Topi. Zyrtarisht mban titullin President. Ndërsa faktikisht është koleksionist dekoratash e medaljesh. Mjafton ta përshëndesësh duke i zgjatur dorën dhe ta lidh në qafë një dekoratë. Edhe ai, si të gjithë politikanët e tjerë, po luan me ish të burgosurit politikë. Po u jep dekorata personave që gjatë sistemit komunist na kanë spiunuar, na kanë dhunuar, na kanë dënuar. Këta persona të vetëquajtur si ish të përndjekur politikë po mbushin gjoksin me dekorata dhe paturpësisht po na fyejnë me mbajtjen e tyre, duke u hequr si martirë. Bamir Topi ka filluar tashmë fushatën elektorale “një dekoratë-një votë”, vetëm duhet ta dijë se taktika që po ndjek, është fyese për gjakun e mijëra shqiptarëve që vdiqën nga diktatura. Po ju jap vetëm një shembull. Para pak ditësh, z.President dekoroi ish-hetuesin me nam në burgjet e komunizmit, Skënder Breca. Ky person ka qenë shefi i hetuesisë kur u pushkatuan intelektualët Xhelal Koprëncka, Fadil Kokomani, Vangjel Lezhja e disa të tjerë. I çoi para plumbit, pse kërkuan që Shqipëria të hapej me vendet e tjera. I takonte vetëm një dekoratë Skënder Brecës, ajo e damkës së turpit, ndërsa Bamir Topi i bën heronj të rezistencës. Ku ishte zoti President kur unë dhe bashkëvuajtësit e mi kemi protestuar për kaq vite, kemi bërë greva urie? Tani iu dhimbs shtresa e ish të dënuarve politikë, kur po bëhet gati të formojë partinë e tij?! Ai bën gabim për mënyrën e joshjes që përdor, por gabimin më të madh e ka me ata që ka zgjedhur pranë, duke i lajkatuar me dekorata që jepen me komisione “kukulla”, pa u këshilluar saktë.
Po i dyti, kush është?
I dyti është Kreshnik Spahiu. Edhe ai ka tentuar dhe po tenton të ofrojë në partinë e tij ish të dënuar politikë. Ky është një person që po fshihet pas flamurit, vetëquhet nacionalist, por që ende nuk di historinë e Shqipërisë që mësohet edhe në shkollën 8-vjeçare. Dua t’i tregoj këtij personi se çfarë do të thotë të duash vërtet flamurin. Ta duash me mendje, me shpirt, me gjak. Në burgun e Spaçit, një i dënuar politik me 30 vite, i quajtur Luan Burimi, grisi copën e jorganit, duke i dhënë formën e një drejtkëndëshi të madh. I burgosuri tjetër, marangozi Gjet Kaceli, gdhendi një shkop, duke e bërë si shtizë. Më pas, bashkëvuajtësit tanë Mersin Vlashi dhe Ndrec Qoku filluan të shpojnë duart e tyre duke derdhur pika gjaku mbi flamur. Kështu bënë me radhë dhjetëra të burgosur, derisa u skuq krejt flamuri, që për herë të parë ia zhdukëm dhe yllin. Ajo copë e njomur me gjak është flamuri i vërtetë i shqiptarëve. Ndaj, të mos na tregojë nacionalizmin sot Kreshnik Spahiu. Nuk ka nacionalistë më të mëdhenj sesa ish të burgosurit politikë. Pas lirimit, ne patëm mundësinë që të përfitonim azil dhe përfitime ekonomike jashtë Shqipërisë, por qëndruam këtu, duke u përballur me urinë. Nuk mund të bëhemi pjesë e partive që luajnë me nacionalizmin.
Nuk do të votoni asnjë parti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?
Do të votojmë partinë tonë. Deri në zgjedhjet e ardhshme do të krijojmë edhe ne një forcë politike. Simboli i saj do të jetë ai flamuri i burgut që ju përshkrova.
Si do të quhet?
Nuk është se e kemi përcaktuar saktë, por vërtitet emri lidhur me Gjergj Kastriot Skënderbeun. Për momentin i themi “Partia e Kastriotëve” ose “Partia Kastriotiste”.
Çfarë ka në program?
Dom Nikollë Mazreku ka bërë një program partie në burgun e Burrelit, në vitin 1967. Bëhet fjalë për shkrimtarin shqiptar, polemist e analist kritik dhe sidomos për broshurën e famshme polemike “Nikë Barcolla”. Broshurë kjo që u përhap menjëherë në të gjithë Shqipërinë, jo aq për debatin shkencor-historik sesa për shfaqjen e ndjenjave nacionaliste dhe u konsiderua nga gjithkush si nji thirrje, kushtrim për luftë kundër okupacionit italian. Në ndjekje të kushtrimit të tij, ne do të çlirojmë Shqipërinë nga shitësit e saj, nga sekserët, nga kriminelët. Programin e rrallë të Dom Nikollës e disponojmë tashmë dhe duam që ta moderojmë e ta përshtasim me kushtet aktuale. Nuk ka nder më të madh për ne të burgosurit politikë, sesa të ndjekim rrugën e tij. Dom Nikolla, që në atë kohë kërkonte që të vihej përkrenarja e Skënderbeut në flamurin shqiptar, ndërsa si parullë kryesore të programit të partisë kishte: “Të mos vrasë shqiptari shqiptarin”. Madje, ishte aq interesant si personazh dhe aq me botë, saqë për t’iu përmbajtur parullës së tij, kishte propozuar që “edhe në rast se do të duhet domosdoshmërisht që të bëhen ekzekutime, të merret një person i huaj për të realizuar ekzekutimin”. Pra, shqiptari të mos vritet nga shqiptari.
Po me financat e partisë, si do t’ia bëni?
Kanë dalë plot vullnetarë nga diaspora shqiptare. Nacionalistët e vërtetë që i kanë mbetur Shqipërisë, por që për shkak të mizerjes këtu, janë detyruar që të jetojnë dhe punojnë jashtë. Të zhgënjyer ndër vite, ata janë të gatshëm që të kontribuojnë financiarisht që edhe ne, ish të burgosurit politikë, të kemi partinë tonë. Ndërkaq, jemi në pritje edhe të dëmshpërblimit. Nëse arrijmë ta marrim, një pjesë të tij do ta përdorim për financat e partisë. Duam që të përfaqësohemi në Parlament, në mënyrë që të marrim nisma ligjore për shtresën tonë. Kemi pasur dhe iniciativa të tjera për të krijuar parti, por një pjesë e ish të burgosurve politikë u përdorën nga pushteti. Nga ky shtet i plastmasës dhe i kartonit. Megjithatë, sa të fryjë mirë era dhe të fillojë shiu i fortë, do t’i ikë çatia këtij shteti. E bashkë me të, edhe atyre ish të burgosurve politikë që u shitën dhe që na braktisën për luksin e vetvetes. Edhe ata meritojnë të rrihen si deputetët, por i kemi falur se “nuk dinë çfarë bëjnë”.
A nuk mund të negocioni me politikanët për ndonjë zgjidhje tjetër, përveçse “drurit”?
E kemi nisur edhe një zgjidhje tjetër. Gjatë kësaj kohe po njoftojmë të gjitha kancelaritë botërore. Kemi hyrë në negocime për të sjellë këtu Gjykatën e Nurembergut, në mënyrë që të dënohen krimet e komunizmit. Mbase ju duket si utopi, por për ne nuk është, pasi kemi bërë dy raunde bisedimesh dhe kemi shpresa të mëdha. Është e vetmja mënyrë për të çrrënjosur njëherë e mirë diktaturën nga Shqipëria dhe mendësitë komuniste, që ndodhen deri në majat më të larta të shtetit shqiptar. E derisa të bëhen gjykime “simotra” si të Nurembergut, do të “valojë druri” mbi deputetët, duke filluar që nga kjo e enjte.
E dini që mbani përgjegjësi ligjore për këto deklarata?
Përgjegjësi ligjore jam i gatshëm të mbaj kur t’i bëj veprime konkrete. Nëse në Shqipëri mbahet përgjegjësi ligjore për deklarata, atëherë të shkojnë në burg të gjithë politikanët që nuk kanë mbajtur asnjëherë premtimet e dhëna

Do bejne parti?

"...Mjafton ta përshëndesësh duke i zgjatur dorën dhe ta lidh në qafë një dekoratë."

Thenia e vitit smiley

Gjergj

Bej parti se me keto qe ke thene une vetem ty ta jap voten.

Para pak ditësh, z.President dekoroi ish-hetuesin me nam në burgjet e komunizmit, Skënder Breca. Ky person ka qenë shefi i hetuesisë kur u pushkatuan intelektualët Xhelal Koprëncka, Fadil Kokomani, Vangjel Lezhja e disa të tjerë. I çoi para plumbit, pse kërkuan që Shqipëria të hapej me vendet e tjera. I takonte vetëm një dekoratë Skënder Brecës, ajo e damkës së turpit, ndërsa Bamir Topi i bën heronj të rezistencës.

Si lajm mu duk i vjeter ky, jo i para disa ditesh. Dhe faktikisht duke goglluar, ky eshte lajm i 2008.

Imazh

Bep Martin Pjetri

Sipas kronikës së lajmeve të TVSH të orës 20:00 të dt.17 janar 2009 transmetoi dy skandale në dy institucione miks për nga simpatia:
• Presedencial me në krye B.Topin

Ja si deklaroji e mbesa e Xhelal Koprenckës në TVSH:

”Në periudhën kur ishte president Sali Berisha dekoroji me medaljen e Martirit të Demokracisë Xhelal Koprencka për Rezistencën burrërore para torturave të xhelatve prokurorë dhe të hetuesave kanibalë si Skënder Breca, që e torturoji dhe dha vendim pushkatim.
Ndërsa presidenti Bamir Topi në maj të 2008 dekoroji xhelatin Skënder Breca.”

Mbesa e Koprenckës shprehë para ekranit indinjatë për dekorimin e ish hetuesit tiran që e torturoji dhe e zhduku fizikisht xhaxhain e saj Koprenckën. Ajo i lypë Skënder Brecës, që ti gjeji sëpaku trupin e zhdukur të Xhelal Koprenckës se ku ndodhet për ta varrosë.Mbesa e Martirit të Demokracisë i kërkon presidentit Bamir Topit arsyen e dhënies së dekoratës. Përse dhe në emër të kujt e bëre? S.Breca ka dërguar në litar, në pushkatim, në gjymtime fizike, hedhje prej kateve të larta etj. Shumë e shumë të dënuar politikë.
A nuk i dinte presidenti Bamir Topi si politikan mbi 16 vjet, si deputet.....banues në Tiranë këtë xhelat të njohur në tërë Shqipërinë? Të përsekutuarit kanë protestuar shumë për këtë dekorim ndaj mishngrënësit Skënder Breca.

Presidenca
PRESIDENTI TOPI DUKE DEKORUAR SKENDER BRECEN Presidenti Topi dekoron z. Skënder Breca me “Medaljen e Mirënjohjes”.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi z. Skërnder Breca “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin:
“Për përkushtim të lartë, korrektësi dhe ndershmëri në ushtrimin e funksioneve të prokurorit”.
Tiranë më dt. 8 Maj 2008

• Prokurori të Përgjithshme men në krye I.Ramën.

Ku punon Skënder Breca?
Pyetni presidentin Topi dhe kryeprokuroren I.Rama?
Ai punon si këshilltar personal i Ina ramës. E pabesueshme. Roli që ka prokurori këshilltar i Ina Ramës është shumë më i lartë se çdo prokuror apo drejtor në kryeprokurorinë e Shqipërisë.
E pra Bamiri e din se ku fshehet ky mizor komunistë nën sqetullën e Ina Ramës dhe të tij, meqënëse është presidenti Kryetar I Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

U bëjmë pyetje presidentit Bamir Topit: Ku është pa në botë që pasi të dekorohet viktima të dekorohet edhe krimineli, përsekutori?
Vetëm në Shqipëri dhe prej një djaloshit të pjekur 50 vjeçar i brezit të Edvin Ramës, Fatos Lubonjë, i Ardian Klosit kryhen këto soj veprimesh absurde, që kush e dëgjon i duhet të flasë me vete si i sëmurë psiqik! Ja ku e ka nisë punën e tij si presidentë që ka shumë njerëz për tu dekoruar, por siç duket ështe pengë i klaneve të nexhmijes.
Presidenti duhet të kërkojë falje në të kundërtën të kërkojë dorëheqje nga posti i pamerituar nga blloku i djathtë politik.
Tjetër del se presidenti si Kryetar i KLD-ës duhet ta pastronte institucionet e drejtsisë nga këta xhelata, që kapardisen dhe vazhdojnë të dëmtojnë sistemin demokratik.
Ku është Ina Ramë, që mbanë në zyrën e saj një xhahil, një vrasës si Breca dhe 13 të tjerë prokuror kriminela të periudhës enveriane?
Përse ju emruan dy të rinjë në poste si presidentë dhe kryeprokurore blloku i djathtë politik në parlamentë? Me shpresë se do të reformoni institucionet e drejtsisë. Ju keni bë të kundërtën.

E kemi nisur edhe një zgjidhje tjetër. Gjatë kësaj kohe po njoftojmë të gjitha kancelaritë botërore. Kemi hyrë në negocime për të sjellë këtu Gjykatën e Nurembergut, në mënyrë që të dënohen krimet e komunizmit. Mbase ju duket si utopi, por për ne nuk është, pasi kemi bërë dy raunde bisedimesh dhe kemi shpresa të mëdha. Është e vetmja mënyrë për të çrrënjosur njëherë e mirë diktaturën nga Shqipëria dhe mendësitë komuniste, që ndodhen deri në majat më të larta të shtetit shqiptar. E derisa të bëhen gjykime “simotra” si të Nurembergut, do të “valojë druri” mbi deputetët, duke filluar që nga kjo e enjte.
Se pari genjen .se dyti shumica e kamunisteve prehen te qete ne sharre.

....

Dje, sapo kane dale gazetat ne pike te mengjesit qenka mobilizuar shteti dhe pa vajtur ora 7:00 e kane marre Gjergjin ne komisariat per te siguruar shtetin. Hajde po mos te tallesh me keta skutha.

Keto deklarimet e Gjergj Ndreces behen shume serioze, sidomos po t'i perballesh me dekaratet e shtetit pas 21 janarit. Se i bie qe Ndreca te jete pucist qe sulmon ministra e deputete. C'zgjidhje do i japi Garda ketij kercenimi?

Prite kur ti fusin ndonje plumb qorr ketij Gjergjit...smiley

E ke gabim,ai do vdes ne nje aksident natyral gjate nje gjuetie zogjsh ne rrethinat e Korces.

p.s. Larg qofte..Pff-

Ky Gjergji a e ka qejf gjuetine?

Dhe mbi te gjitha a ka ndonje fuoristrade per kete pune?

Po tendenca vetvrasjeje ka treguar ndonjehere? Dhe nqs po me cfar i pelqen te vetvritet? Me pushke padashje? me litar nga hidherimi i thelle? ndone infarkt ne zemer? a ka treguar shenja sodomizmi qe mund ti aplikoje para vetevrsjes, si psh te torturoje vehten ? etj tj si kto? 

ps. Per gjah dale njehere se ska dal akoma Prifti, do dale ky! avash avash..

Ne pergjithsi   Vrasjetq qe ben shteti ngjajn te gjitha aksidente makinash dhe autori iken ne drentim te pa ditur 

Kishte plas Topi sot e? S'qeka nigju akoma zhurma ne peshk? 

epo shyqyr qe ja plasi edhe nje here ky Topi se vertete na plasi.....

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=230145

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka shpërthyer në një seri akuzash ndaj Kryeministrit Berisha. 

Akuzat vijnë një ditë pas sulmeve të kreut të qeverisë ndaj Topit, në një ceremoni në kujtim te disa viktimave te komunizmit, sipas te cilit Presidenti refuzoi te firmoste Ligjin per Lustracionin. 

Kryetari i shtetit deklaroi se eshte Berisha qe ka 22 vjet qe vetem u premton ish te perndjekurve dhe pronareve, por nuk u realizon asgje dhe kerkoi qe me pare se te akuzoje, te sqaroje pozicionin e tij si komunist qe ne 1968 
dhe fotot e shumta me anetaret e byrose politike. Per Topin, ai ka firmosur nje draft bashke me Majkon, por ky draft u deformua dhe u shnderrua ne nje ligj antikushtetues.
 
"Unë, natyrisht që jam në dijeni të deklaratave dhe të një inkursioni të organizuar. Sërisht, duke dalë mjaft njerëz e duke akuzuar, unë kam ruajtur një profil shumë institucional, nuk jam marrë me ta, por duke dalë Kryeministri, sigurisht një përgjigje për të e kam. Për ta parë çështjen e ligjit në fjalë: Ky është një ligj, që është kthyer si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Është një ligj, që mori një kontestim të ashpër, do të thoja, edhe nga Komisioni i Venecias, edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Përsa i përket moralit të ligjit, unë kam firmën time në vitin 2006 së bashku me zotin Majko, në një projektligj që asnjëherë nuk u miratua nga Parlamenti. Pra edhe sot e kësaj dite, ai ligj meriton që të miratohet dhe jo të deformohet për t’u bërë antikushtetues. Pastaj ka diçka tjetër që ka të bëjë me moralin. Ju e dini që njeriu që akuzon duhet të japë shpjegime për polifotot me anëtarët e Byrosë Politike të kohës së diktaturës. Ky personazh, ka marrë pak a shumë pamjen dhe fizionominë e David Koperfildit. Është bërë iluzionist. Ka njëzet e dy vjet që u thotë shqiptarëve se do t’u kthejë pronat dhe nuk ua kthen. U thotë të përndjekurve politikë që do të kompensoheni dhe për njëzet e dy vjet me radhë nuk e bën. Ndërkohë që ka qenë detyrimi i parë për ta realizuar. Pikërisht ky ka qenë programi i Partisë Demokratike, për të cilin ne jemi rivotuar në vitin 2005, për të cilin ne kemi bërë një luftë që ka qenë shumë parimore dhe kjo punë nuk mund të shkojë më me deklarata. E ka pasur mundësinë. Ka shtatë vjet që është për së dyti në pushtet dhe nuk e bën. Pra, kur bëhet pastaj ballafaqimi i figurave që nuk kanë të bëjnë fare me diktaturën, por që kanë konsumuar diktaturën e të tjerëve, ndërkohë që ky personazh që nga vitit 1968 është anëtar i Partisë së Punës, Sekretar Partie, dhe njëzet e dy vite të tjera bën përralla me komunizmin dhe nuk i kompenson realisht duke e pasur në dorë mekanizmin, atëhere thoni ju se ku qëndron e vërteta. Pra, unë jam edhe njëherë, për hapjen e dosjeve, dhe të jeni të sigurtë se me hapjen e dosjeve shqiptarët do të shohin çudira edhe tek ata që merren me politikë", tha kreu i vendit.

Gjylja e madhe plasi. Bravo Bamiri, me ne ne fund u zgjua nga gjumi i dimrit pasi e poshteruan si qen prej kaq kohesh. Me mire vone se kurre, zoti i shtofte inatin dhe shofim ca spektakel.

Kishte plas Topi sot e? S'qeka nigju akoma zhurma ne peshk?

Sic duket po pritet me u nigju ene pala tjeter.

Ja, doli Edi Paloqja ene the: "Mire Ai, qe ka dal n´fotografi me anetaret e Byrose Politike, po te na thote Bamir Topi, se me ke ka dale ne fotografi ne 2008"

E shikon o Qazimo?!

E shof mi pra mo e shof!

Edi paloka.nuk e di se si por shqiptaret kane nje aftesi te mrekulllueshme qe me debilet mes tyre to vene ne krye.

Sapo ja kalova per postim ketu tek PPU-ja moderatorit pjesen ose puntaten e dyte me zotin Gjerigji. Intervista vazhdonte sot prape tek "panorama" dhe ishte cuditerisht prape shume e kendeshme. Nese modratori nuk e publikon shikojeni ketu

Lexo me siper e ka postuar dikush tashme.

Ore Hunter, po pse bo te qutin mer daj, po çdo drejtues nuk i di te gjitha gjonat dhe per kete mban nje staf ne pune. njoni prej stafit ja kishte fut kot me ket Skenderin, dhe e hongri Bamka. Por ama mori masa, ja hoqi dekoraten atij Kenos dhe e pushoi prej pune ate specialistin qe mbulonte fushen... ja kaq ishte e gjitha.... e pse duhet me ja kujtu sot?  apo pse jua 10u me baben...... po bohuni pak me shume xheneroze, mer jahoo, se late nom per zotin...po ju tallin dhe kalamojt e lagjes, jo vetem Meroja........

hahhahahahha, perfytyroni Meron duke u tall me hunterin sepse ky i fundit ne vend qe te vriste nje derr te eger, vrau nje te bute qe ishte larguar pa leje pak metra nga stalla.  te kifte Meroja!!!!! hahahahahahahahhahahahhahhahahahhaha

Ngjarjet, paskan evoluar ne menyre spektakolare smiley jo vetem nga heroi i dites Gjergj Ndreca, por edhe nga perplasja e hapur tashme , ndermjet Presidentit dhe Kryeministrit. 

Do ishte kryeveper , sikur te organizohej nje demostrate e heshtur nga populli, shoqatat, partite, etj, ne mbeshtetje te heroit te dites, Gjergj Ndreces. 

Ky une eshte Ndreca Gjergj....

Ne kujtimet e saj  Zheni Marks,(e  shoqja) ka te perseritur  disa here fjalen "grusht" kur tregon se si  Marksi  shkruante artikuj dhe rrembimthi  ngrihej prej tryeze e i binte me grusht tryezez....

Si Gjergji, mumjeve te Parlamentit

  "Grushti, vetem grushti  e zgjidh problemin.Te behen te gjithe puntoret grushtabashkuar dhe ahere do te dridhen shtypesit, persekutoret e klases puntore.Revolucioni  do te jete  grushti   perfundimtar...!"

Grushti  shpie tek revolucioni  more i dashur  Gjergji.Atij jo vetem i ka ardhur, por duket  se po i kalon vakti.

Gjergj Ndreca, si një shembull frymëzues 

Gjergj Erebara

Gjergj Ndreca ndoshta nuk do të bëhet kurrë një lider, por siç e ka nisur, ka shumë gjasa që do të bëhet frymëzues për shumë shqiptarë. Megjithëse personalisht nuk jam dakord me mënyrat që ai ka zgjedhur për të shprehur protestën e vet, nuk mund të rri pa buzëqeshur kur mendoj se si një deputeti dhe një ministri iu bënë pis kostumet, të parit nga grushtat e Ndrecës dhe të dytit, nga sharjet e tij.

Një njeri i thjeshtë, z. Ndreca po personifikon këto ditë çdo shqiptar. Politikanët e prekur po përpiqen ta injorojnë. Nuk kanë këllqet e duhura për të bërë një denoncim në polici për dhunën që kanë pësuar prej tij. Është me të vërtetë një arritje shumë e madhe dhe një shembull i vlefshëm. Rusmajli nuk ka shance të bëjë denoncim. Jo për mëshirë ndaj Ndrecës, por për shkak se nuk ka çfarë t’i thotë në gjyq. Nuk mundet të thotë psh. që është sulmuar pa të drejtë. As nuk mund t’i thotë se nuk e meritonte.

E njëjta gjë vlen edhe për z. Bode. Ministri i Parave nuk mund të thotë se Ndrecës ia ka dhënë atë çfarë i takon për vitet e burgut. Ka shumë gjasa që edhe nëse Ndreca fyen apo godet kryeministrin e vendit, as ky nuk ka këllqe t’i bëjë denoncim. Ndreca ka të drejtën në anën e tij, siç e kanë të gjithë shqiptarët, por këta të fundit refuzojnë ta kuptojnë.

Ndreca mund të bëhet një lider i madh i të shtypurve në këtë vend. Ka me qindramijëra shqiptarë që nuk kanë marrë nga qeverisja atë që i takon. Ka shumë që janë ish të persekutuar, por ka edhe shumë të tjerë që vijojnë të persekutohen nga një klikë hajdutësh. Kudo që t’i hedhësh sytë mund të gjesh dikë që po vjedh. Del në bulevard dhe gjen një tufë me horra që në emër të ligjit marrin peng makinat e parkuara keq ose gjysëm keq. Del në çdo rrugë të Shqipërisë dhe shef policët e trafikut që janë bërë një bandë më vete. Ndalojnë, i bërtasin dhe gjobisin çdo shqiptar që ka një makinë të lodhur.

Shkon në gjykatë dhe shef një orgji makinash luksoze të parkuara me fodullëkun që i karakterizon hajdutët që ndjehen të sigurtë se asnjë Ndrecë nuk mund t’i sulmojë dhe t’i kërkojë llogari për paratë që kanë vjedhur.

Ndreca është sot një frymëzues. Ai refuzon të bëhet viktimë, ndryshe nga shumica e shqiptarëve që kanë zgjedhur të pranojnë viktimizimin.
 

lol, sa shpejt e hoqet mre! Ju shafa motren, apo gjinine?

ndonjë të re nga rrafja e ditës?

 

Rastesisht pashe ne Top Qen. Te ftuar te perndjekur politik. Doli shpuar Sokol Balla. Po e degjenerojne Ramen e PS. Bravo i thojne fiks gjerat si jane.

p.s. Kurt Kola, kokrra e genjeshtarit.

Beji ndonje permbledhje per ne refugjeterit o gjuetar pls smiley

tani si e do si histori gjuhetaresh apo si sajime gjahtaresh? 

Tha qe kane socio-komunistat kane votuar kunder ligjit per demshperblimit, kunder ligjit te lustracionit, qe pas '97 kane rikthyer gjithe sigurimsat ne pune. Qe pavaresisht cfare deklaron Edi Rama, me fakte kane vepruar kunder.

Jepuni leket ketyre se ngelet Rama, Topi, Spahiu... fajin te tjeret per cdo gje. E keni bo Salen si perendi. Boll i mashtruat per 20 vjet ping pong politik, po jepuni leket ate beni.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).