Serbia do t`i dëshmojë Qeverisë së Kosovës se nuk e ka njohur Pavarësinë edhe nëpërmjet shkeljes së drejtpërdrejtë të sovranitetit të shtetit që në bashkëpunimin regjional do të prezantohet me fusnotë.

Presidenti serb, Boris Tadiq, është marrë vesh me përfaqësuesit ndërkombëtarë që të heqë dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, por Serbisë do t`i mundësohet që në veri t`i mbajë zgjedhjet e përgjithshme dhe ato presidenciale nëse vendoset që në shtetin fqinj më 29 prill ose 6 maj të mbahen tri palë zgjedhje: presidencialet, të përgjithshmet dhe lokalet e jo vetëm ato të përgjithshme dhe lokale, siç është vendosur tashmë.

Sipas burimeve ndërkombëtare, Tadiq do ta arsyetojë mosmbajtjen e zgjedhjeve lokale me Rezolutën 1244, ose me pamundësi teknike, por sipas të njëjtave burime, sa u përket zgjedhjeve të përgjithshme për parlamentin e Serbisë, ato do të mbahen në veri, dhe po kërkohet nga Qeveria e Kosovës që mbajtja e zgjedhjeve të mundësohet edhe në pjesët e tjera të vendit, ku qytetarët serbë janë shumicë.

6 Komente

Ja kjo ta prish humorin.

Asgje s'merret vesh nga ky artikull. I ka bere dhe paragrafet nga nje fjali. 

Me gjithe mend artikull rremuje qenka. Por tregon se sa te pa-afte po tregohen politikanet Shqiptar si ne Shqiperi dhe ne Kosove!
Dhe sa te afte po tregohen serbt edhe pse kane vrare, prere dhe perdhunuar gjysmen e ballkanit, shkurt, kane bo gjenocit dhe prape nuk u vjen ndonje e keqe as nga Shqiperia, Kosova dhe BE.

Dy pyetje mbi kosovarqen: 

1. Do t'i mbaje? Deshiron t'i mbaje, apo do i mbaje?

Ne shqipen e perdhunshme te 72-shit, ky konfuzion eshte zgjidh nepermjet perdorimit te vetedijshem te t'i-se ose i-se.

2. Qfare leshin do te thote "mundeson" ne kosovarqe? 

Ben te mundur, apo lejon? 

 

p.s.

Nuk e keni juve fajin. E kam vete! 

Pavarsi me fusnote apo fusnote e pavarur?

Kjo eshte provokim. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).