Shume nga familjet tona, te aferm miq, te njohur, kane ne historine e tyre adoptime femijesh qe sot jane persona te rritur.

Ne te gjitha rastet ve re qe nuk jane histori te lumtura, edhe ne realitetin me te qete ekonomik te Italise. Personat e adoptuar ne pergjithesi jane te parehatuar, te palumtur, pa ekuiliber, ndonese te rritur me shume vemendje e dashuri. Per rrjedhim edhe prinderit adoptive gjenden ne kete situate, e madje edhe me keq me pyetjen "ku gabuam?".

Une mendoj se baza e kesaj palumturie eshte se fillohet me nje genjeshter te madhe. I thuhet femijes se ne jemi prinderit e tu.

A keni ju eksperienca te tilla dhe a mund te sillni mendimin tuaj ne lidhje me kete problem?

11 Komente

lidhjet e ndeprera te perkatesise dhe traumat e braktisjes.

ka dicka artificiale ne adoptim por eshte me mire se, le te themi, institucionalizimi apo lenia rrugeve.

Zana,nuk kam asnje eksperience te afert ose te larget,madje keto te fundit na jepen me informoacionet e shumta si tek"chi l'ha visto" apo "njerez te humbur" etj,por,mendoj dhe uroj se palumturia e ketyre personave ne kerkim te nenes natyrale te jete instikt,jo vetem kuriozitet,pa perjashtuar rastet e adhurimit per nenat adoptuse!

mua me duket se pashmangshmerisht, te adoptuarit, nga nje moshe e caktuar fillon dhe i mundon ''kriza e identitetit''....   nga ky moment pastaj, fillojne edhe ''irritimet  e pakendeshme''  ndermjet  tyre  dhe   prindereve qe i kane adoptuar.

Zana para ca ditesh na solle problemin e ndarjes, sot na sjell ate te adoptit etj etj.... Ti je per ministre e puneve sociale. Une kam njohur femij te adoptuar dhe kan qene te lumtur me veten dhe familjen e tyre. Besoj se eshte teme delikate, por per mendimin tim femijes eshte mire ti thuhet duke u rritur e duke ja shpjeguar nga pak, megjithate vetem i zoti e di ku i pikon catia.

Na vure ne mendime. Pothuajse te gjitha rastet e adoptimit qe njoh une ,jane raste qe jane bere brenda familjes,nga tezja ,halla .Njera ka qene shoqja ime e femijerise ,te cilen e kish marre tezja per ta rritur ,dhe  larg prinderve  biologjike.Sinqerisht ratet qe njoh une ,kane qene raste te lumtura,marredhenie te mira midis prinderve adoptive dhe femijeve.Shoqja jone ,nuk  eshte se hapesh me ne per te folur rreth kesaj ceshtje,por dukesh qe e dinte cilet qene prinderit e vertete ,i donte ,i respektonte te dyja palet ,pavaresisht se te vertetet si "kushurinje". 

U trishtova nga ato "statistka" rastesh te palumtura qe dalkan ne pergjithesi,e mendoja ndryshe.

Kete lloj adoptimi, brenda familjes, s'e pranoj dot. S'do te pranoja ta falja femijen tim as po te kisha 12 femije, as si nene biresuese t'ia merrja motres apo vellait tim. E di qe shumica e bejne per te mos perzjere gjakun, por pervete, do te preferoja te merrja nje femije qe s'ka familje fare e t'i siguroja nje jete me te mire.

Po me mire se ta deshtoje ,eshte Anasmiley

Kam njohur disa raste te lumtura, ku dhe femijet dhe prinderit benin nje jete me se normale. Nuk e perjashtoj faktin qe nderprerja e lidhjes fillestare me nenen dhe braktisja, sado i vogel te kete qene femija, le patjeter gjurme ne nenvetedijen e femijes, por me duket se nese trajtimi do te ishte njesoj sikur ta kishe tendin, pra jo me ato perkedheljet maksimale qe ndonjehere iu kushtohet edhe femijeve te vetem, gjerat do te shkonin me mire. Dua te them, qe marredheniet duhet te krijohen e te rrjedhin natyrshem, jo me frike, sidomos nga prinderit biresues, sepse nese ata ruajne perbrenda, edhe pa e shfaqur idene e frikes "se mos na iken nje dite", vetvetiu kjo ndjesi parehatie do te percillet dhe tek femija.

Ca ben ne Itali o goc? Sikur kishe borxh nje kafe apo ishte shkru me laps dhe e ke fshi ? smiley

Une borxhe?! Bah! do jete fshi me koke te vet, mbase smiley

 

 

Edhe une njof, ku motra i ka dhene motres djalin, vellai i ka dhene vellait djalin. Njof gjithashtu qe babai rrit gocen e tjetrit, pa e ditur sigurisht, sepse mendon qe eshte e tija. Dhe goca rritet me nenen e saj dhe me babane jobiologjike..smiley. Kam lexuar diku qe baballaret pa djenine e nenes shkojne dhe u bejne ADN femijeve, ne rastet kur dyshojne qe femija nuk eshte i tyre.

Isha nje dite ne dentist para dy diteve, dentisti ishte rus 62 vjec, dhe ne bisede e siper po me tregonte qe kishte dy goca, te cilat ishin martuar me burrat e tyre por te dyja femijet i kishin me burra te tjere. Shkak u be tha ngjyra e syve, sepse te dyja ciftet i kishin blu, kurse femijet kishin ngjyre kafe. 

Eshte me e ndershme te besh nje femije te lumtur nga shtepia e femijes sesa te hidherosh femijen tend e ta zhgenjesh nje dite per atesine..

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).