Takimet bashkuan ish-partizanë italianë të batalionit Gramshi me veteranë shqiptarë, në një atmosfere ngrohtësie dhe malli. 96-vjeçari Battista Cavallotto, zëvendëskomandanti i formacionit Gramshi, ai i krijuar nga ushtarët italianë që kishin mbetur në Shqipëri, me gjithë moshën e shkuar nuk ka harruar atë periudhë dhe në takim çoi flamurin origjinal të Brigadës Gramshi. 

E si në një film, mes mallëngjimit të përgjithshëm, ai takoi pas 68 vjetësh shokun e tij të armëve, veteranin shqiptar Ziqiri Mero i ardhur posaçërisht nga Shqipëria.
 
Seria e fotografive bardhë e zi të ekspozuara, e që më pas do të mblidhen në një libër, i përkasin periudhës 1943-1944. Një periudhë e shtrenjtë për të gjithë ata ish-ushtarë italianë që shkuan në Shqipëri si pushtues dhe u kthyen në atdhe me Shqipërinë në zemër, aq sa nuk e kanë harruar as pas dhjetëra vjet.
 
Top Channel
 

1 Komente

Pèrveç pjestarve tè batalionit "Gramshi" tè cilèt meritojnè respekt se u kthyhen nè heronj pèr vendin e tyre(edhe se mè tè famshèm e tè njohur janè nè Shqipèrri se Itali)...gjithmon mè habit fakti se asnjè ish-ushtar italian qè kam takuar nuk mè ka folur keq apo tè mè ket lènè tè kuptoj diçka thellèsisht negative pèr sa i pèrket shqipèrisè apo shqiptarve!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).